Day: March 28, 2025

  • ZYRTARE/ Humbja 4-1 nga Argjentina nuk tolerohet, Brazili shkarkon trajnerin

    ZYRTARE/ Humbja 4-1 nga Argjentina nuk tolerohet, Brazili shkarkon trajnerin

    Dorival Xhuniori nuk do do tw jetw mw trajneri i Kombwtares sw Brazilit. Humbja e thellw 4-1 pwrballw njw rivali historik si Argjentina nuk wshtw toleruar nga Federata Braziliane e Futbollit. Kjo e fundit ka reaguar pwrmes faqes sw vetw zyrtare, ku ka njoftuar shkarkimin nga deryra tw 62-vjeçari.
    “Federata Braziliane e Futbollit informon se trajneri Dorival Xhunior nuk do tw jetw mw nw krye tw ekipit kombwtar tw Brazilit. Bordi e falenderon profesionistin dhe i uron seksese nw vazhdim tw karrierws. Nga tani e mw tej, Federata Braziliane e Futbollit do tw punojw pwr tw gjetur njw zwvendwsues”, ka njoftuar Federata Braziliane e Futbollit./Sport Ekspres/

  • Shkëputja e Barcelonës në krye? Ançeloti: Kemi ende “El clasico”-n për të luajtur

    Shkëputja e Barcelonës në krye? Ançeloti: Kemi ende “El clasico”-n për të luajtur

    Karlo Ançeloti ka mohuar zërat që e lidhin atë me stolin e Kombëtares së Brazilit. Trajneri italian ka thënë në konferencë për shtyp në prag të sfidës me Leganesin se e gjithë vëmendja e tij tashmë është re fitimi i titujve me Realin e Madridit. Sa i përket shkëputjes së Barcelonës në krye të La Ligës, Ançeloti i ka kujtuar gazetarëve se është ende “El classico”-ja për t’u zhvilluar.
    “Barça është përpara nesh, por ende kemi El classico-n për të luajtur. Unë trajneri i ardhshëm i Brazilit? E vlerësoj Brazilin, por nuk ka pasur asnjë kontakt mes meje dhe federatës në ditët e fundit. Jam plotësisht i përqendruar te Reali i Madridit. Jam nën kontratë me Realin e Madridit dhe përqendrimi im është te fitimi i trofeve. Kemi objektiva të rëndësishëm tani”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Shënoi golin e përmbysjes, VAR-i mohon golin futbollistit shqiptar

    VIDEO/ Shënoi golin e përmbysjes, VAR-i mohon golin futbollistit shqiptar

    Lokomotiva e Zagrebit nuk ka shkuar dot më larg se një barazim 1-1 kundër Goricës. Kjo e fundit kaloi e para në epërsi me anë të golit të shënuar nga Haliloviçi në minutën e 30. Por kryeqytetasit rikthyen baraspeshën brenda pjesës së parë. Mudrazhija u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 41-të të ndeshjes dhe i dha barazimin Lokomotivës së Zagrebit.
    Topin arriti ta dërgonte në rrjetë edhe Art Smakaj falë një goditjeje në hyrje të zonës. Por goli i përmbysjes u anullua nga sistemi VAR. Shkak u bë dalja jashtë vijës anësore të topit në çastin e ekzekutimit të goditjes së këndit, pas së cilës ndodhi edhe gjuajtja e Smakajt në minutën e 49./Sport Ekspres/

  • Shtylla i mohon golin Granit Xhakës, Leverkuseni e sheh Bajernin vetëm 3 pikë larg

    Shtylla i mohon golin Granit Xhakës, Leverkuseni e sheh Bajernin vetëm 3 pikë larg

    Bajer Leverkuseni ka marrë sot një fitore 3-1 kundër Bohumit. Garsia zhbllokoi rezultatin në minutën e 20 për “aspirinat”, por vetëm 6 minuta më vonë Paslaku ktheu sërish baraspeshën. Megjithatë Bajer Leverkuseni arriti ta kthente sërish rezultatin në favorin e vetë në pjesën e dytë të lojës. Bonifejsi tundi rrjetën në minutën e 60 dhe Adli në të 87-n.
    Me golin “flirtoi” edhe Granit Xhaka, por goditja e tij në sekondat e fundit të lojës u ndaj nga shtylla. Në fund Leverkuseni triumfoi me shifrat 3-1 dhe tashmë e sheh Bajernin e Mynihut vetëm 3 pikë larg./Sport ekspres/

  • Olti Çaçi takon përfaqësuesit e Programit Italo-Shqiptar: Mbështetje për bizneset vendase

    Olti Çaçi takon përfaqësuesit e Programit Italo-Shqiptar: Mbështetje për bizneset vendase

    Kryetari i Bashkisë Sarandë, Olti Çaçi, ka pritur sot përfaqësues nga Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) dhe bankat partnere.
    Takimi u fokusua në prezantimin e skemave mbështetëse dhe instrumenteve financiare që synojnë të ndihmojnë bizneset vendase në rritjen e investimeve dhe lehtësimin e qasjes në financa. Ky bashkëpunim shihet si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik lokal, duke krijuar më shumë mundësi për sipërmarrësit dhe nxitjen e ekonomisë në rajon.
    Bashkia Sarandë vijon angazhimin për të mbështetur bizneset dhe për të forcuar lidhjet me partnerë ndërkombëtarë që sjellin investime dhe ekspertizë në zhvillimin e sektorit privat.

  • Në Prishtinë shtrohet iftar i myslimanëve te Katedralja katolike

    Në Prishtinë shtrohet iftar i myslimanëve te Katedralja katolike

    Përparim Rama, i pari i komunës së Prishtinës, përmes një postimi të bërë në rrjetin social në Facebook, ka njoftuar se kryeqyteti ka shtruar iftar në katedrale, shkruan Gazeta Express.
    Në postimin e tij, Rama ka shkruar  ‘‘Bashkë – Gjithmonë’’.

    Në fotografitë e postuara nga kryetari i Prishtinës, shihen të pranishëm prijës fetarë myslimanë e katolikë.

  • Xheneta: Nuk e lë me kaq. Kërcënimet dhe shantazhet do të dorëzohen në gjykatë

    Xheneta: Nuk e lë me kaq. Kërcënimet dhe shantazhet do të dorëzohen në gjykatë

    Showbiz E Premte, 28 Mars 2025 21:55
    Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht pas shpërndarjes së një videoje në të cilën Drilon Rama, dëgjohet duke e lutur Xhenetën të takohen. Ajo theksoi se videoja është publikuar për të treguar një realitet që shpesh nuk njihet nga publiku dhe për të ekspozuar tentativat për nënshtrim.

  • Borxhi i jashtëm arrin në 10 mld euro, ekspertët: Të zbulohen borxhet e fshehta dhe të mirëmenaxhohet kursi i këmbimit

    Borxhi i jashtëm arrin në 10 mld euro, ekspertët: Të zbulohen borxhet e fshehta dhe të mirëmenaxhohet kursi i këmbimit

    Në 10.1 miliardë euro ka arritur huaja që vendi ynë ka ndaj institucioneve ndërkombëtare sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, duke u zgjerua me 139 mln euro në fundvit.
    Ekspertët e ekonomisë e shohin me optimizëm ecurinë e këtij treguesi, duke u bazuar në situatën ekonomike të vendit.
    “Në raste kur ulet kostoja e borxhit të jashtëm që nuk është një ulje e përhershme se ne nuk e komandojmë dot kursin e këmbimit, qeveritë bëhen më dorëlëshuara për shpenzime dhe kur kostoja rritet nga valutat, ne prodhojmë një borxh të madh që dëmton rritjen ekonomike, stabilitetin financiar dhe redukton mbështetjen reale për shtresat në nevojë”, shprehet Arben Malaj, ekspert ekopnomie.
    “Shqipëria duke patur një trend pozitiv dhe vlerësim të mirë nga Standard and Pours por dhe nga inst. Ndërkombëtare ka bërë të mundur që kostoja të vij në rënie dhe interesi që merret ky borxh të vij në rënie. Kjo jep shenja pozitive për atë çfarë ne do të paguajmë”, thotë eksperti bankar, Artur Ribaj.
    Por një forcim i monedhës vendase dhe zhvlerësim i euros duket se e ka ndihmuar borxhin e jashtëm i cili në raport më PBB shënoi rënie në fund të 2024 në 41.5%. Teksa rreth 71% e borxhit të jashtëm është në euro dhe pjesa e mbetur në valutat e tjera.
    “Kur euro ishte me 120-140 borxhi ishte shumë i lartë. Kur euro vajti me 100 borxhi i jashtëm ra por kjo nuk ishte merita e menaxhimit të financave por nga luhatjet e kursit të këmbimit”, shton Malaj.
    “Forcimi i lekut dhe rediktimi me euron ka ndikuar shumë. Nëse do të ksihim të kundërtën do rrezikonim që masa e borxhit të rritej deri në 30%. Ruajtja e një raporti të tillë do të vazhdojë të kemi një ecuri nën kontroll”, përfundon Ribaj.
    Ekspertët japin sugjerimet për evidentimin e borxhit dhe menaxhimin e duhur të tij.
    “Besoj që borxhi i përgjithshëm do të ketë një trend ulës nëse do ketë rritje të madhe ekonomike menaxhim i kursit të këmbimit, dhe të jemi më të përgjegjshëm kur marrim borxh”, tha më tej Malaj.
    “Ndoshta duhet të bëjmë ushtrimin e FSAP-it, Shqipëria ka bërë në 2013 një vlerësim të situatës financiare mund të zbulonte borxhe të tjera të fshehta që mund të mos jenë të evidentuara. Ashtu sic ndodhi në atë periudhë u gjetën borxhe të kompanive me kapital shtetëror dhe punime të bëra nga buxheti i shtetit dhe të papaguara ende”, thekson eksperti bankar.
    Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 46% e borxhit të jashtëm të Shqipërisë zotërohet nga qeveria, ndërkohë që pjesa e mbetur paraqitet e shpërndarë midis sektorëve të tjerë, bankave të nivelit të dytë dhe Bankës Qendrore. (TCH)

  • Berisha: Reforma në drejtësi në Shqipëri është eksperimenti më i shëmtuar i ekstremit të majtë në Europë

    Berisha: Reforma në drejtësi në Shqipëri është eksperimenti më i shëmtuar i ekstremit të majtë në Europë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar reformën ne drejtësi, si eksperimentin më të shëmtuar të ekstremit të majtë në Europë.
    Duke folur në tryezën ‘Reforma në Drejtësi, sfidat, pasojat dhe rruga e drejtë’ e organizuar nga Albania Policy Center dhe fondacioni ‘Konrad Adenauer’, Berisha u shpreh se ‘reforma në drejtësi në Shqipëri, të jemi të hapur, u projektua në mënyrë të fshehtë në një dokument të fshehtë të fondacionit Shoqëria e Hapur.

    Dokument, i cili u bë publik në një nga këto pikat e njohura, në të cilat ne pamë se ky fondacion kishte hartuar një strategji në të cilën përcaktonte ndryshime të thella, reformën e Kushtetutës, reformën e sistemit të drejtësisë dhe reformën elektorale’.
    Pjesë nga fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:
    Do ta nis këtë fjalë me një falënderim dhe mirënjohje për drejtuesin e fondacionit ‘Adenauer’ në Shqipëri, zotin Tomas Kunc, mbështetjen e tij të çmuar në shumë fusha, por edhe angazhimin e këtij fondacioni për të ndihmuar shqiptarët në një nga problemet më të rëndësishme dhe më të komplikuara me të cilat përballen sot.
    Dua të falënderoj zonjën Nagler për misionin që ka marrë nëpërmjet fondacionit Adenauer, për një shqyrtim të asaj që u quajt reformë në drejtësi, por që de facto është eksperimenti më i shëmtuar i ekstremit të majtë në Europë dhe me disa ngjashmëri me disa elementë në SHBA dhe pastaj në vende ku demokracia nuk ekziston.
    Unë dua të falënderoj Editin dhe Dianën, të cilat me guxim morën përsipër të trajtojnë me fondacionin Adenauer këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme, e cila mbart në vete disa të vërteta realisht të pabesueshme për një vend anëtar i NATO-s, që aspiron të integrohet në BE.
    Reforma në drejtësi në Shqipëri, të jemi të hapur, u projektua në mënyrë të fshehtë në një dokument të fshehtë të fondacionit Shoqëria e Hapur.
    Dokument, i cili u bë publik në një nga këto pikat e njohura, në të cilat ne pamë se ky fondacion kishte hartuar një strategji në të cilën përcaktonte ndryshime të thella, reformën e Kushtetutës, reformën e sistemit të drejtësisë dhe reformën elektorale.
    Unë nuk do ndalem këtu tani në historikun 10-vjeçar, por është normale dhe ne kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë, e fondacionit Adenauer që të studiohet ky realitet, që të mos pranohet si tabu, se tabutë janë fenomene tipike për diktaturat dhe autokracitë.
    Për sistemin e lirë e demokratik janë reformat, ato të cilat janë konstantja e tij.
    Por, në rast se bëjmë bilancin 10-vjeçar të kësaj reforme të realizuar nga ekstremi i majtë, cili është?
    E para, është mohimi i të drejtës së shqiptarëve, jo me ligj, por me fakte dhe realitet, për të pasur një proces ligjor të drejtë.
    Shqiptarët, kurrë që nga vitet ‘90 gjersa u zbatua ky proces, nuk kanë pasur një proces ligjor të përsosur, por kanë pasur një proces ligjor të pranueshëm.
    Ky proces ligjor i pranueshëm, i ka bërë të mundur Shqipërisë, të anëtarësohet në Këshillin e Europës, të firmosë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, të firmosë marrëveshjen e liberalizimit të vizave, të marrë rekomandimin e KE për statusin e kandidatit dhe të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.
    Cilido që lexon raportet e KE, që unë i kam vlerësuar gjithnjë ato, këto raporte, për një vend që të progresojë, kishin dy kërkesa madhore, shteti ligjor funksionues, ekonomia e tregut funksionuese.

  • Apeli i Gjykatës së Posaçme lë në fuqi vendimin për Arben Meskutin në lidhje me dosjen e “Mikrokredive

    Apeli i Gjykatës së Posaçme lë në fuqi vendimin për Arben Meskutin në lidhje me dosjen e “Mikrokredive

    Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Arben Meskutin, i cili u arrestua në kuadër të hetimeve për dosjen e “Mikrokredive”. Këtë të fundit do ta vazhdojë dënimi në qeli.

    Procedimi penal për skemën e mashtrimit me mikrokreditë ka nisur në shkurt të vitit 2020 nga Prokuroria e Tiranës, pas një kallëzimi të bërë nga Ministria e Drejtësisë. Ky kallëzim zbuloi se pesë shoqëri të mikrokredisë, “Micro Credit Albania”, “ADCA”, “SHP Zig”, “FS”, dhe “FLASH”, kishin marrë nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi, të cilat konsideroheshin të këqija dhe të pashlyera për vite me radhë, duke shkaktuar një humbje totale prej rreth 7.3 milionë euro. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë për këtë dosje, duke e dërguar për hetim në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”