Mirela Kumbaro vijon takimet elektorale me strukturat e PS në Gjirokastër. Bashkë me kandidatët Piro Dhima e Shyqyri Hysi, ajo është takuar me organizatat socialiste të lagjes “Kodra e Shtufit”.
“Nuk ka gjumë për Partinë Socialiste të Gjirokastrës. Vazhdojmë punën celulë më celulë me Organizatat Socialiste. Me socialistët e Kodrës së Shtufit në Gjirokastër, bashkë me Shyqyriun dhe Piron, duke bashkërenduar punët për një fitore të padiskutueshme në 11 maj që hap dyert e Shqipërisë Europiane”, shkruan Kumbaro teksa publikon video nga takimet.
Day: March 26, 2025
-

Koço Kokëdhima nuk duron më, futet në fushën e lojës dhe përplaset me arbitrat (VIDEO)
Biznesmeni kontrovers Koço Kokëdhima, prej kohësh larg zhurmës mediatike, është rikthyer sërish në vëmendje. Ish-deputeti socialist që është edhe president klubit Apolonia ka tentuar sot të godasë arbitrat gjatë ndeshjes mes Apolonisë dhe Gramshit në futbollin e femrave.
Sfida u mbyll me fitoren 1-0 të fierakeve që u ndëshkuan me dy kartonë të kuq në një ndeshje me tensione që u mbyll me 25 minuta shtesë për shkak të ndërprerjeve.
Një prej tyre ka ndodhur si pasojë e hyrjes në fushë të drejtuesve të klubit Apolonia, me në krye presidentin Koço Kokëdhima, i cili protestonte ndaj vendimeve të kryesorit Dorian Maletaj.
Incidenti është denoncuar nga drejtoresha e klubit të Gramshit, Edonisa Aliu, e cila nëpërmjet rrjeteve sociale ka treguar momentet e tensionit ku shihet Kokëdhima me zyrtarët e tij duke goditur e ofenduar arbitrat e ndeshjes.
“Që të gjithë na kanë frikë, kjo nuk diskutohet. Por që të futet presidenti i Apolonisë bashkë me zyrtarët e klubit në fushë për të dhunuar arbitrin e ndeshjes, këtë nuk e kisha menduar. Ja ku e keni presidentin Kokëdhima bashkë me zyrtarët e tij që godasin e shtyjnë, ofendojnë me fjalorin e rrugës arbitrat e ndeshjes. Turp! Turp! Turp!”, shkruan drejtuesja e Gramshit. -

Emrat/ Kandidatët për deputetë që japin dorëheqjen në KQZ
Pa nisur ende fushata zyrtarisht, shtatë kandidatë kandidatë të partive të vogla kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën e dorëheqjes nga gara për zgjedhjet e 11 Majit.
Në dokumentin e tyre të dorëheqjes ata kanë kanë paraqitur si shkak kryesor për këtë vendim “arsyet shëndetësore”. Ndërsa, një prej tyre ka pasur arsye familjare të cilat e kanë bërë që të marrë këtë vendim.
Kandidatët që janë tërhequr janë tre nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, dy kandidatë nga PSD , një nga Partia Mundësia, një tjetër e “Lëvizjes Bashkë”.
Kandidatët që janë tërhequr:
1-Averdi Syla-“Nisma Shqipëria Bëhet”, për arsye shëndetësore
2-Hyda Kuci-PSD, për arsye shëndetësore
3-Joan Sotir-Nisma Shqipëria Bëhet, për arsye shëndetësore
4-Daniela Alite-PSD, për arsye shëndetësore
5-Xhilda Boçari-Lëvizja Bashkë, për arsye shëndetësore
6-Fadil Bekaj-Partia Mundësia
7- Edi Piring- ADR, për arsye familjare. -

Moise Kean rigjen veten! Sezon i jashtëzakonshëm dhe ajo klauzolë nga e cila trembet Fiorentina
Moise Kean ishte më i miri në Gjermani-Itali per ekipin e Spallettit, me një dygolësh që dha shkendijha në Dortmund, pas një pjese të parë për t’u harruar nga 4 herë kampionët e botës.
Por mbrëmja e së dielës nuk ishte një perjashtim për sulmuesin e datelindjes 2000, por vetëm vazhdimi i një sezoni me shifra të rëndësishme. 15 gola në 26 paraqitje në Serie A, që bëhen 20 gola në të gjitha garat duke marrë parasysh edhe Kupën e Italisë dhe Ligën e Konferencës.
Versioni i ri nga Moise Kean është një sulmues konkret, i rrezikshëm, shpesh vdekjeprurës. Nuk është rastësi, në fakt, që ai u bë titullar i rregullt edhe në kombëtare (duke përfituar nga mungesat për shkak të dëmtimit të Scamacca dhe Retegui).
Me pak fjalë, një lojtar vite dritë larg atij (jo) të vlerësuar te Juventus: vitin e kaluar ai grumbulloi 0 gola në të gjitha garat në 20 paraqitje në total. Në verë ai u shit nga Giuntoli për 13 milionë plus bonuse te Fiorentina, por sa vlen Moise Kean tani?
Jo vetëm golat për kombëtaren, tre duke pasur parasysh fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, por Moise Kean ka bërë paraqitje të rëndësishme që nga gushti. Dhe Arsenali dhe Chelsea tashmë janë paraqitur në portat e Fiorentinës, dhe jo vetëm kaq.
Megjithatë, ka një klauzolë lirimi në kontratën e Moise Kean. Fiorentina e kishte përfshirë, me kërkesë të lojtarit kur u hartua kontrata. Bëhet fjalë për 52 milionë euro. Kjo është shuma për të liruar sulmuesin, por ka një kornizë kohore specifike.
Më pas Fiorentina do të jetë në gjendje të vendosë të mos e shesë lojtarin, ose të kërkojë shifra shumë më të larta për të lënë të largohet lojtari i lindur në 2000. Sipas tuttomercatoweb, në fakt, 52 milionë euro do të mjaftonin për të blerë Kean, por vetëm nga 1 korriku deri më 15 korrik. -

NGA SPANJA | Nesër Xabi Alonso njofton vendimin e tij “big”!
Prej muajsh ka pasur spekulime për të ardhmen e trajnerit të Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, emri i te cilit është lidhur vazhdimisht me një kalim te Real Madrid. Por vetë nga Spanja janë te sigurt se së shpejti do të ketë qartësi për këtë çështje, me AS që raporton se Xabi Alonso ka marrë vendimin e tij, të cilin do ta shpallë nesër gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes përpara ndeshjes së së premtes në Bundesligë kundër Bochum.
Sipas burimit spanjoll, burime pranë Xabi Alonso kanë rrjedhur informacionin se 43-vjeçari dëshiron të qëndrojë përtej verës. Kjo mospërfillje vjen pothuajse saktësisht një vit pasi Alonso njoftoi se do të qëndronte në krye të Leverkusenit edhe për sezonin 2024/25, vendim që habiti shumë vëzhgues të futbollit europian të asaj kohe, duke marrë parasysh ofertat e shumta që sigurisht kishte marrë.
Prandaj, vendimi i afërt i Alonso do të çonte në një sezon tjetër në krye të klubit gjerman, ku ai po bën një punë të jashtëzakonshme, duke zhvilluar talente të rinj dhe duke zbatuar një filozofi të lojës sulmuese dhe proaktive që ka marrë një vlerësim të gjerë.
Lidhjet e tij me Real Madridin, ku luajti si futbollist me shumë sukses, mbeten të forta dhe nuk mund të përjashtohet ardhja e tij në Santiago Bernabeu në të ardhmen.
Skenari më i mundshëm është që Alonso mund të ulet përfundimisht në pankinën e Blancos në vitin 2026, kur i skadon kontrata e Carlo Ancelottit si trajner i klubit spanjoll. -

Piro Dhima takime nëpër biznese: Gjirokastra është një shembull i gjallë i forcës dhe vullnetit të njerëzve punëtorë
Kandidati i PS për deputet, Piro Dhima, ka vijuar takimet elektorale në Gjirokastër. Së fundi ai ka qenë nëpër disa biznese e tregtarë të qytetit.
“Me njerëz të palodhur që punojnë çdo ditë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten, familjet dhe komunitetin tonë. Nga bizneset e vogla,te sipërmarrjet më të mëdha që krijojnë vende pune, Gjirokastra është një shembull i gjallë i forcës dhe vullnetit të njerëzve punëtorë”, shkruan Dhima teksa publikon foto nga takimet. -

Dhunimi i 44-vjeçarit me aftësi të kufizuara, gazetari tregon gjendjen e tij: Ja çfarë thanë agresorët…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar më 20 Mars në qytetin e Lushnjes. Bëhet fjalë për sulmin ndaj Fabjol Hysit, 44 vjeç, i cili është një person me aftësi të kufizuara, nga dy persona, konkretisht 20-vjeçari Irdi Nasufi dhe 17-vjeçari E.K.
Për të na dhënë më shumë detaje mbi këtë ngjarje të rëndë në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ndodhet gazetari Merin Maçi, i cili shprehet se 44–vjeçari i dhunuar sapo kishte lënë ambientet e xhamisë dhe siç duket edhe në videon e transmetuar ai shfaqet i qetë.
Gazetari ka treguar më shumë mbi jetën e tij dhe vështirësitë shëndetësore ndër vite.
“Ngjarja është regjistruar në 20 Mars kur dy persona Irdi Nasufi dhe E.K sulmojnë Fabjol Hysin personin që është vënë përpara nga grushtet e njëpasnjëshme. Gjithçka nis kur 44-vjeçari shfaqet në afërsi… Ngjarja zhvillohet rreth orës 20:30 të datës 20 Mars, kur Fabjol Hysi sapo kishte lënë ambientet e xhamisë dhe në kryqëzim është hasur me dy persona dhe ky është momenti. Ai është në punë e vetë dhe nga pamjet filmike gjithë kohës mban duart në xhep. 44-vjeçari kishte probleme me dëgjimin dhe me të folurën. Është një person i cili trajtohet me ndihmë sociale dhe jeton me nënën e tij. Në vitet 1993 i është nënshtruar dy operacioneve të vështira në shtetin grek që t’i sillnin dëgjimin dhe plagët në kafkë mendohet se janë agravuar si pasojë e goditjeve. Fillimisht është goditur me grushte dhe më pas me një mjet të fortë, me një gur që është gjetur aty afër”, shprehet gazetari.
Ndër të tjera sa i takon dëshmive të autorëve të kësaj ngjarje gazetari shprehet se sipas tyre shkak ka qenë sjellja e 44-vjeçarit kundrejt shakave që ata kanë bërë me të.
“Të paktën sipas dëshmive të dy personave të vënë nën akuzë gjithçka ka ardhur për shkak të sjelljeve që ai kishte kundrejt shakave që perosna të tjerë bënin kundrejt tij, por nga informacionet që unë kam 44-vjeçari shpesh ishte në qendër të sulmeve bullizuese që i vinin në dukje mangësitë që ai kishte sa i takon vështirësive të tij në të folur dhe të dëgjuar. Në momentin që e kanë goditur ata janë justifikuar se kur ata kanë bërë shaka në drejtim të tij dhe nga e tij është bërë një veprim që sipas tij ka qenë ofendues dhe kjo ka agravuar situatën. Është në gjendje të rëndë dhe të gjitha goditjet i ka në kokë. Këtij sulmi fizik i bashkohet edhe një 17-vjeçari E.K që e godet edhe me shkelm”, thotë Maçi.
Sa i takon gjendjes shëndetësore të tij gazetari shprehet se ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rënduar shëndetësore.
“I është dhënë ndihma në Spitalin e Lushnjes dhe më pas është në spitalin e Traumës ku vijon të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore. Është një gjendje që nuk mund të ndahet pasi goditjet i ka në pjesën e kokës”, thotë gazetari. -

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 27 Mars 2025
Dashi
Pas një dite të rënduar më në fund kjo e enjte do ju gjejë më të qetë. Duhet të kuptoni se çfarë duhet të bëni dhe se në cilën rrugë duhet të ecni si në dashuri edhe në punë. Këshillohet që të reflektoni dhe ti besoni vetëm instinktit. Në të kaluarën keni vepruar nxitimthi dhe jeni penduar.
Demi
Me kalimin e kohës do të merrni konfirmimet që prisnit. Do të ndiheni të rënë fizikisht, me gjasë për shkak të ndonjë viroze të stinës. Në dashuri do të ketë momente tensioni. Bëni mirë që të ruani qetësinë.
Binjakët
Nëse nuk ndiheni të dashuruar dhe të rrethuar nga persona që ju vlerësojnë, ndiheni keq. Ndonëse keni një karakter të fortë, keni nevojë për konfirmime. Kohëve të fundit jeni ndjerë disi vetëm në përballimin e problemeve të jetës. Por ditët e fundjavës do të sjellin më shumë qetësi, duke favorizuar takimet.
Gaforrja
Keni një personalitet të dyanshëm, ku nga njëra anë pëlqeni të veproni dhe anën tjetër jeni dembel. Këshillohet që të qartësoheni në orët në vijim, sidomos sa i takon ndjenjave, sidomos nëse vini re se diçka nuk shkon.
Luani
Jeni treguar shumë shpesh kritik dhe autokritik, ndoshta për shkak se jeni shumë krenar dhe ambicioz. Kjo bën që të dukeni arrogant, por në fakt jeni vetëm të vendosur dhe besnik dhe aspak diplomatik. Mundohuni që të mos përsërisni të njëjtat debate.
Virgjëresha
Jeni mjaft konkret dhe nuk ndaleni kurrë para aparencës. Pëlqeni që të eksperimentoni dhe nuk ndikoheni dhe nëse e vlerësoni dikë, e bëni me sinqeritet. Në punë do të jeni mjaft të vendosur, ndërsa në sferën sentimentale do të ketë probleme.
Peshorja
Nëse po sakrifikoni shumë në dashuri, këtë po e bëni, pasi e dini se ia vlen. Me njeriun e zemrës do të gjeni një kompromis me leverdi. Ata që janë vetëm, do të jenë të rrethuar nga një klimë pozitive. Në sferën profesionale situata do të jetë mjaft pozitive, ku do të ndiheni tejet të kënaqur.
Akrepi
Kjo e enjte nuk do të jetë shumë pozitive, ku këshillohet që të bëni gjërat më të domosdoshme, pa u munduar. Prisni para se të hidheni në veprim.
Shigjetari
Është një moment pozitiv nga pikëpamja profesionale, por jo sa i takon ndjenjave. Nuk do të ketë tensione të pazgjidhshme, por diskutimet dhe debatet do të shoqërojnë gjithë ditën.
Bricjapi
Ky është një moment jo shumë pozitiv nga pikëpamja ekonomike, ku bëni mirë që të hapni sytë ndaj të papriturave me të cilat do të përballeni, shkruan noa.al. Nga pikëpamja sentimentale, situata do të jetë e favorshme.
Ujori
Kjo e enjte do të jetë mjaft e favorshme, ku do të keni mundësi që të sistemoni disa situata, të cilat janë zvarritur gjatë, sidomos në sferën sentimentale. Nga pikëpamja profesionale, ndonëse parashikohet një moment pozitiv, nuk duhet ti bëni gjërat nxitimthi.
Peshqit
Nuk do të jetë një ditë aspak pozitive sa i takon sferës sentimentale, ku nëse po jetoni një raport të rëndësishëm, mund të lindë dëshira për të tradhtuar njeriun e zemrës. Nga pikëpamja profesionale, është një moment i qëndrueshëm. -

Hurmat e Arabisë, Nëntë Llojet më të Shëndetshme
Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme.
Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term që përfshin me dhjetëra varietete frutash që janë të shëndetshme.
Në Shqipëri, dyqane të ndryshme kanë lloje të ndryshme të hurmave të arabisë.
Në këtë artikull, AgroWeb.org ka renditur 9 hurmat më të mira të Arabisë.
Hurmat Ajwa
Këto njihen si ‘Mbretëresha e Hurmave’ sepse besohet të kenë qenë të preferuarat e Profetit Muhamed të fesë Islame.
Ato janë të buta dhe më të thata.
Këto hurma njihen për aftësinë që kanë në forcimin e imunitetit.
Hurmat Medjool
Ky frut rritet në vende me klimë të nxehtë e të thatë siç është Lindja e Mesme, Afrika dhe Kalifornia.
Ato nuk përmbajnë sheqer dhe janë ideale për pacientët diabetikë.
Këto hurma janë të pasura me vitamin, minerale dhe energji.
Hurmat Kalmi
Këto fruta e kanë origjinën nga Omani.
Janë fruta të zeza, të vogla me formë cilindrike.
Ato janë të pasura me kalium dhe parandalojnë diarenë.
Hurmat Mabroom
Këto hurma njihen si fruta të cilësisë së parë.
Janë natyralisht të pasur me minerale dhe antioksidantë.
Janë të ëmbla dhe përtypen me lehtësi.
Hurmat Ambera
Këto hurma mbajnë vulën e cilësisë më absolute të frutave të thata.
Ato vijnë nga Medina, në Arabinë Saudite.
Janë të mëdhaja në përmasa dhe kanë aftësi të përmirësojnë shërimin natyral të organizmit.
Hurmat Khudri
Kanë formë cilindrike dhe gjenden në përmasa mesatare ose të mëdha.
Kanë ngjyrë kafe me nuance të kuqe dhe të japin energji të menjëhershme që në kafshatën e parë.
Hurmat Zahidi
Janë hurmat më të shijshme të Iranit.
Kanë një ngjyrë të çelët të verdhë dhe formë rrumbullake.
Këto hurma përmbajnë sasi të larta të vitaminave A, B, C dhe minerale që përmirësojnë qarkullimin e gjakut.
Hurmat Safawi
Vijnë nga Arabia Saudite dhe janë të ëmbla e të mëdha.
Këto hurma përdoren kryesisht për të trajtuar aneminë dhe intoksikimin.
Hurmat Sukarri
Edhe ky varietet vjen nga Arabia Saudite.
Janë tejet të ëmbla dhe të qullëta.
Ato të japing një dozë të menjëhershme energjie./AgroWeb.org -

Pse Keni Dhimbje Koke Kur Ndryshon Moti?
Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës.
Për të deshifruar lidhjen midis kushteve meteorologjike dhe dhimbjes së kokës, si dhe mënyrat për t’i shmangur ato AgroWeb.org ju fton të vazhdoni leximin.
A mund të shkaktojë moti dhimbje koke?
Përgjigjja e shkurtër është po! Kjo sepse njerëzit ndikohen nga ndryshimet e presionit barometrik, drita, temperatura dhe lagështia.
Por si ndodh kjo?
Ndryshimet e presionit barometrik
Ndryshimet në presionin barometrik (ose të ajrit) shpesh ndodhin gjatë një stuhie kur ajri i ftohtë dhe i ngrohtë përzihen së bashku.
Këto ndryshime, të cilat ndryshojnë forcën (ose peshën) e ajrit, mund të prishin ekuilibrin e lëngjeve në sinuset tuaja dhe të shkaktojnë dhimbje koke.
Në veçanti, rënia e presionit barometrik është një nga shkaktarë e njohur të migrenës.
Gjatë luhatjeve të presionit të ajrit, enët e gjakut në tru zgjerohen dhe më pas ngushtohen, duke shkaktuar një dhimbje tillë.
Nxehtësia dhe rrezet e diellit
Jo të gjitha dhimbjet e kokës vijnë nga moti i keq ose i ftohtë. Për të tjerë, migrena është më e shpeshtë në ditët e bukura me diell.
Ditët e nxehta me diell mund të jenë problematike për njerëzit që vuajnë nga migrena fotosensitive.
Një kombinim faktorësh
Studimet zbulojnë se njerëzit raportojnë dhimbje koke nga migrena gjatë ditëve me re por edhe gjatë ditëve me diell.
Dhe kjo mund të tregojë se një sërë variablash dhe kushtesh atmosferike mund të shkaktojnë migrenë. Këto faktorë ndryshojnë nga një person në tjetrin.
Si të parandaloni dhe menaxhoni dhimbjet e kokës
AgroWeb.org ndan disa këshilla për masat parandaluese që mund të merrni për të minimizuar dhimbjet e kokës.
Mbani një ditar – Rregjistroni dhimbjet e kokës për të parë se sa ditë keni dhimbje koke. Kjo do t’ju ndihmojë të identifikoni shkaktarët dhe të hartoni mënyra për të shmangur ose kufizuar ekspozimin ndaj tyre.
Krijo një strategji për të parandaluar dhimbjen – Strategjia juaj duhet të përqendrohet rreth parashikimit dhe zbutjes së shkaktarëve. Kjo mund të përfshijë rritjen e hidratimit, përdorimin e përkohshëm të medikamenteve dhe shmangia e ushqimeve dhe faktorëve që aktivizojnë migrenën.
Përvetësoni zakone të shëndetshme – Ndjekja e zakoneve të shëndetshme të jetesës si ushqimi i duhur, stërvitja e rregullt, gjumi mund të ndihmojnë në ndërtimin e një sistemi të fortë imunitar. Kështu ju mund të zvogëloni rrezikun nga sulmet e migrenës.
Mbani syze dielli – Nëse rrezet e diellit janë një nga shkaktarët e migrenës, syzet e diellit mund të jenë një zgjidhje e dobishme.
Dhe për shkak se drita blu e ekraneve dhe ndjeshmëria ndaj dritës mund të shkaktojë migrenë , ju gjithashtu mund të mbani syze me filtrim të dritës blu ndërkohë që jeni në ambiente të brendëshme./AgroWeb.org
