Kryeministri Edi Rama ka dhënë Spitalit Memorial të Fierit kartën e autonomisë financiare, duke e çuar këtë spital në një fazë të re të menaxhimit të burimeve financiare. Po ashtu, gjatë një ceremonie, pesë spitale të tjera të vendit morën kartën e autonomisë menaxheriale.Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për të vlerësuar performancën e spitaleve dhe për të shpërblyer ato sipas rezultateve të arritura. Ai shpjegoi se ky model i ri mundëson që shpërblimi financiar të jetë më i drejtpërdrejtë dhe të bazohet në performancën e punonjësve, ku ata mund të marrin më shumë sesa tavani i kategorisë së tyre, në varësi të rezultateteve.“Kjo do të thotë se dhe shpërblimi financiar nga një shpërblim i barabartë sipas kategorive, kthehet në shpërblim ku sipas performancës, dikush mund të marrë më shumë sesa tavani i kategorisë së vet, ose dikush mbetet te tavani i kategorisë së vet”, u shpreh Rama.Kryeministri njoftoi gjithashtu se autonomia menaxheriale, e cila është testuar me sukses për një vit në Spitalin Memorial të Fierit, do të aplikohet në pesë spitale të tjera të vendit. Autonomia financiare, sipas tij, do të përfshijë edhe pesë spitale të tjera pas një viti, duke e shtrirë kështu këtë model menaxherial edhe në pjesën tjetër të sistemit spitalor.Gjatë këtij takimi, gjashtë spitale të tjera, përfshirë Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Maternitetin “Koço Gliozheni”, Spitalin Rajonal të Korçës, Spitalin Rajonal të Elbasanit, Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe Spitalin Universitar të Traumës, morën gjithashtu kartën e autonomisë menaxheriale. Kartat u dorëzuan nga vetë kryeministri Rama, që vlerësoi përpjekjet dhe angazhimin e stafit të këtyre spitaleve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend.
Day: March 17, 2025
-

Dame Joanna Lumley, një Edit Durham e kohëve moderne
Ashtu si edhe Edit Durham, eksploruese dhe studiuese e njohur britanike që në fillim të shekullit XX vizitoi trojet shqiptare dhe dokumentoi jetën e shqiptarëve, Dame Joanna Lumley ka treguar një interes të veçantë për kultura të ndryshme dhe për trashëgiminë e popujve që ka vizituar.Në një aktivitet të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, ajo solli magjinë e udhëtimeve të Edit Durham duke lexuar pjesë të zgjedhura nga libri i saj i famshëm High Albania. Përmes interpretimit të saj, Lumley i riktheu emocionet e rrëfimeve të Durhamit, duke nxjerrë në pah frymën e pavarësisë, mikpritjes dhe qëndresës së shqiptarëve, të cilat Durham i kishte përshkruar me aq pasion më shumë se një shekull më parë shkruan Diaspora Shqiptare.Si një eksploruese e kohëve moderne, Lumley, ashtu si Durham, ka treguar një kuriozitet të thellë për historinë dhe kulturën e popujve që ka vizituar, duke sjellë në ekran histori të paharrueshme për miliona shikues në mbarë botën.Përkushtimi i saj ndaj kulturës, historisë dhe eksplorimit e bën atë një figurë të shquar që pasuron trashëgiminë e udhëtareve të mëdhenj, duke i sjellë botës një perspektivë të re mbi vendet dhe popujt që shpesh mbeten në hije. Dame Joanna Lumley mund të konsiderohet një Edit Durham e kohëve moderne.Po kush është Dame Joanna Lumley Dame Joanna Lumley është një nga aktoret, shkrimtaret dhe aktivistet më të njohura britanike, e cila ka lënë gjurmë të thella në botën e artit dhe dokumentaristikës. Me një karrierë të pasur që shtrihet për më shumë se pesë dekada, ajo është e njohur jo vetëm për rolet e saj ikonike në televizion dhe film, por edhe për pasionin e saj për eksplorimin e kulturave të ndryshme dhe mbështetjen e kauzave humanitare.Lumley u bë e famshme në vitet ‘70 me rolin e saj si Purdey në serialin “The New Avengers”, por ajo fitoi një status të pakrahasueshëm me interpretimin e personazhit legjendar Patsy Stone në komedinë britanike “Absolutely Fabulous” (1992-2012). Ky rol i dha asaj disa çmime dhe e bëri një figurë të dashur për publikun.Përveç karrierës në aktrim, ajo është shquar si një nga dokumentaristet më të njohura të kohës sonë. Përmes serive të saj dokumentare, Lumley ka udhëtuar në vende të largëta, duke eksploruar kultura dhe histori të pasura. Disa nga dokumentarët më të njohur të saj përfshijnë:“Joanna Lumley’s Nile” (2010) – Një udhëtim epik përgjatë lumit të Nilit, nga burimi në Ruandë deri në Detin Mesdhe.“Joanna Lumley’s Greek Odyssey” (2011) – Një eksplorim i kulturës, historisë dhe peizazheve të mrekullueshme të Greqisë.“Joanna Lumley’s Trans-Siberian Adventure” (2015) – Një udhëtim i jashtëzakonshëm nga Moskë në Pekin me trenin legjendar Trans-Siberian.“Joanna Lumley’s India” (2017) – Një rikthim në vendin e lindjes së saj, ku zbulon historinë e Indisë moderne dhe trashëgiminë e saj të pasur.“Joanna Lumley’s Silk Road Adventure” (2018) – Një eksplorim i rrugëve të lashta tregtare që lidhën Lindjen dhe Perëndimin.“Joanna Lumley’s Hidden Caribbean: Havana to Haiti” (2020) – Një rrugëtim në Karaibe, duke zbuluar historinë dhe kulturën unike të Kubës dhe Haitit./ Diaspora Shqiptare/
