Ka përfunduar sfida mes Luftëtarit dhe Butrintit me rezultatin 2-1.
Butrinti kaloi i pari në avantazh me golin e Ohuh në minutën e 11-të, por Luftëtari përmbysi rezultatin me golat e Miranit në minutën e 32-të dhe Mërkurit në minutën e 50-të.
Ndërkohë, Delvina ka arritur një barazim dramatik në transfertë ndaj Maliqit, duke e mbyllur ndeshjen në shifrat 2-2.
Maliqi shënoi i pari me golat e Devollit në minutat 41 dhe 57, ndërsa Delvina reagoi me golin e Mustës në minutën e 71-të dhe barazoi në minutën e 90-të me një finalizim të Boçit.
Day: March 9, 2025
-

Çipa: Nevoja të larta për burime njerëzore, marrja e punonjësve të huaj zgjidhje praktike
KryesoreKronikëEkonomiEmisioneÇipa: Nevoja të larta për burime njerëzore, marrja e punonjësve të huaj zgjidhje praktikeE Diel, 09 Mars 2025, 13:40
Kryetari i Operatorëve Turistikë të Shqipërisë Arben Çipa në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV teksa foli për sfidat e sektorit të turizmit u shpreh se ka nevoja të larta sa i përket burimeve njerëzore ku kërkohen më shumë profesionistë sesa punëtorë të thjeshtë.
Ai tha se marrja e punëtorëve tëhuaj është në zgjidhje praktike pasi ata janë dhe me një kosto më të ulët se punonjësit vendas dhe se prioritete u është dhënë atyre nga Nepali dhe Afrika.
Sipas tij është i paevitueshëm punësimi i të huajve, teksa thekson se këtë vit çmimet do jenë më të logjikshme për vizitorët.
“Tipologjia e akomodimit është e ndryshme dhe klientela kësaj i referohet. Kjo është një pjesë që e përballojmë për momentin pastaj ka dhe një përshkrim të situatës para rezervimeve dhe kërkesat që kemi aktualisht i përballojmë, por trendi që presim në të ardhmen e shpejtë kërkon shtimin e kapaciteteve.
Do theksoja se për staf ka nevojë të madhe hoteleria. Në rastin e operatorëve turistikë kërkojnë më tepër profesionistë sesa punonjës të thjeshtë. Pra hoteleria është dhe industria që kërkojnë më tepër punonjës të specifikuar dhe të thjeshtë.
Shpirtërisht nuk është zgjidhje marrja e punonjësve të huaj, por praktikisht është e vetmja që mund të zgjidhë këtë situatë. E kemi thënë se trendi për kërkesën e punonjësve të huaj po rritet se s’po e përballon dot me vendas.
Vetëm për Sarandën dhe Ksamilin aplikimet për një javë kishin arritur në 830 punonjës të huaj. Janë punonjës të gatshëm për të bashkëpunuar, janë me kosto më të ulët sa i përket krahasuar me një punonjës vendas, por mbete për tu parë se si ata janë sjellë më punët e mëparshme.
Punësimi i tyre është vetëm për sezonin e verës sepse gjatë dimrit aktiviteti është pothuajse i mbyllur apo me kapacitet të ulët, prandaj kërkesa është për punonjës sezonal nga maj deri shtator”
Më tej ai shtoi se i kanë dhënë prioritete punonjësve nga Nepali pasi janë mjaft të mirë në akomodimin e dhomave, po tentojmë dhe po sjellim nga Afrika, pra Nepali dhe Afrika janë dy vendet më të dukshme në territorin tonë.
“Krahasuar pagat e një punonjësi vendas me një të huaj është që në lidhje me një punonjës të huaj që ka pranuar si rrogë mujore pagën minimale të Shqipërisë, i bie të pranojë gjysmën e pagesës që kërkon një punonjës shqiptar, plus që i ofrohet akomodimi dhe bileta e ardhjes dhe largimit.
Me punonjësit tanë dy vitee e fundit kemi pasur një stres të madh pasi pretendimet janë të larta dhe ajo që ofrojnë nuk e justifikon. Ndoshta e kanë parë që ne kemi nevojë në këtë industri dhe ata kërkojnë më shumë pagesë.
Kërkesat nga turistët janë të konsiderueshme dhe kur ka kërkesa kjo është në favor të biznesit dhe jo klientit, por duke parë një problem që u shfaq vitin e kaluar bëmë gabime frangmentale dhe dua të besoj se çmimet këtë vit do jenë më të studiuara dhe mirë menduara. Në rast se kemi kërkesa të larta është e paevitueshme që të ngrihen disi çmimet por nuk dua të ndodhë ajo që ndodhi një vit më parë.” -

Trajneri i arrestuar me urdhër të SPAK, Delvinën në Kategorinë e Dytë e drejton… mjeku
Kategoritë inferiore në futbollin shqiptar prodhojnë shpesh episode të çuditshme. Një prej tyre vjen sot në ndeshjen mes Maliqit dhe Delvinës.
Trajneri i Delvinës, Markelian Alinani, mungon pas shoqërimit me urdhër të SPAK disa ditë më parë. Kështu në stadiumin “Jovan Asko” bie në sy se mjeku i ekipit po bën edhe trajnerin te miqtë.
Përveç hyrjes në fushë, kur duhet të japë ndihmë mjekësore, ai udhëzon edhe lojtarët e Delvinës në Kategorinë e Dytë. -

“Lonely Planet” sugjeron kohën më të mirë për të vizituar Shqipërinë
Shqipëria ka qenë një nga destinacionet më të nxehta vitet e fundit dhe nuk ka asnjë arsye për të menduar se fluksi i turistëve do të “qetësohet” së shpejti, shkruan Joel Balsam në një artikull të botuar në “Lonely Planet”.Vendi ballkanik ka plazhe të bukura me ujëra të kristalta – në fakt, një prej tyre u shpall së fundmi si më i kaltërti në botë – qytete të trashëgimisë së UNESCO-s me rrugica magjepsëse dhe tunele nëntokësore, së bashku me shtigje ecjeje të mrekullueshme në Bjeshkët e Nemuna (Alpet Shqiptare).Shumica e turistëve vizitojnë Shqipërinë në sezonin e verës (qershor-gusht), kur plazhet janë më të ngrohta dhe malet janë pastruar nga bora. Kjo është koha e shkëlqyer për ta vizituar vendin ballkanik.Vizitoni Shqipërine në maj ose tetor – me më pak turma dhe temperatura të ngrohta. Megjithatë, kjo periudhë mund të mos jetë ideale për të notuar në det pasi është ende i ftohtë.Shumica e objekteve turistike jashtë qyteteve të mëdha dhe përgjatë bregdetit në Shqipëri, mbyllen në dimër (dhjetor-mars).Industria e turizmit fillon të hapet sërish pas festës së bektashinjve të pranverës, Ditës së Nevruzit, më 22 Mars. Nëse shkoni gjatë dimrit, qëndroni në kryeqytet, Tiranën, ose qytetin verior Shkodër, i cili organizon karnavale dimërore.Planifikoni udhëtimet tuaja në Shqipëri gjatë gjithë vitit me këtë guidë sezonale.Muajt qershor-shtator përbëjnë pikun e sezonit verorRiviera Shqiptare në jug të vendit është quajtur Maldivet e Evropës – një vlerësim i cili merr kuptim kur mendon për ujin e kaltër në brigjet e Ksamilit dhe përreth.Zbulimi i Shqipërisë ka ndihmuar në rritjen e numrit të turisteve të huaj – kështu që gjatë pikut të sezonit pritet të ketë turma të mëdha vizitorësh.Për t’i shpëtuar turmave më të mëdha, merrni me qira një makinë dhe udhëtoni deri në plazhin e Borshit dhe të Gjipesë.Ju gjithashtu mund të bëni një turne me varkë nga Himarë në plazhet e izoluara ku mund të jeni vetëm ju dhe deti i hapur.Në qershor, shkoni në Dhërmi për të marrë pjesë në festivalin e muzikës “Kala”. Nëse mund të prisni deri në shtator, do të gjeni temperatura më pak të nxehta në bregdet dhe me më pak turma vizitorësh.Në përgjithësi, në Shqipëri ka vizitorë gjatë gjithë vitit, megjithëse mungesa e ndonjë flladi detar mund të shkaktojë nxehtësi ekstreme në korrik dhe gusht, me temperatura që rriten mbi 30°C. Zonat më të freskëta janë Bjeshkët e Nemuna, ku temperaturat mesatare lëvizin midis 17°C dhe 22°C në verë.Gjithashtu, zbuloni një tjetër destinacion alternativ veror – Pogradecin, i cili pret “Festivalin Balkan Film Food” në fund të qershorit ose në fillim të korrikut.Vizitoni Shqipërinë në maj ose tetor për klimë më të butë dhe me më pak turmaTë vizitosh pothuajse çdo vend jashtë pikut të sezonit është një ide e mirë. Ka më pak turma, mot të butë dhe çmime më të arsyeshme. E vetmja pengesë është rreziku i motit të keq – si psh shiu në pranverë.Muajt maj-tetor janë veçanërisht ideal në Shqipëri. Në maj, do të keni më shumë hapësirë për t’u shtrirë në plazhet e Rivierës Shqiptare, megjithëse mund të jetë pak freskët – temperaturat mesatare në Ksamil variojnë nga 16°C – 22°C.Ndërsa maji është gjithashtu teorikisht një kohë e mirë për të ecur në male pasi ka më pak vizitorë në Shqipëri, vini re se bora mund të mos jetë shkrirë deri në fund të muajit.Vjeshta (tetor dhe nëntor) është gjithashtu një kohë e shkëlqyer për të vizituar Shqipërinë, pasi do të keni mundësinë të shihni ndryshimin e gjetheve në vende si Parku Kombëtar i Thethit.Vjeshta është gjithashtu perfekte për të vizituar qytetet e UNESCO-s si Gjirokastra dhe Berati.Ngrohja në dimër (dhjetor-mars) në baret e modës së Tiranës dhe karnavalet e ShkodrësShumica e akomodimeve në Shqipëri mbyllen gjatë dimrit, por ka ende argëtim gjatë sezonit dimëror. Nëse fluturoni drejt kryeqytetit – Tiranës, shkoni në Bllok dhe relaksohuni me një koktej në “Radio Bar”. Ose provoni rakinë në bar “Komiteti”.Dimri është gjithashtu një kohë e mirë për të vizituar muzeun magjepsës të Shtëpisë me Gjethe të Tiranës, i cili dokumenton historinë e spiunazhit gjatë diktaturës paranojake të vendit nën drejtimin e Enver Hoxhës.Kuzhina shqiptare, e karakterizuar nga mishrat e pjekur në skarë, është e shijshme në çdo kohë të vitit. Provoni gatimet më të mira vendase si qoftet dhe tavën e kosit me mish qengji të pjekur – në restorantet e Tiranës si “Era” dhe “Oda Garden”.Nëse mund ta përballoni të ftohtin në veri të Shqipërisë, vizitoni Shkodrën. Në shkurt, qyteti pret festime të karnavaleve me interpretues të maskuar dhe parada në rrugë.Provoni verën shqiptare nga tetori deri në dhjetorShqipëria është një destinacion në lulëzimin përsa i përket prodhimit të verës, me një histori që shtrihet prej shumë dekadash. Shijoni verën unike të vendit duke përfshirë “Kallmeti”, “Sheshi”, “Debin”, “Vranac” dhe “Vlosh” në qytetin e Beratit.Një ndër të preferuarat është Kantina e Verës Çobo, e vendosur në një kopsht.Adhuruesit e verës mund të vizitojnë në dhjetor qytetin e Pogradecit – i cili pret Festivalin e Verës dhe Gështenjës. /ATSH/
