Month: February 2025

  • Në “Kodrën e Gjashtës” Sarandë do ndërtohet hotel për nomadët dhe artistët, FSHZH 3.8 milionë euro

    Në “Kodrën e Gjashtës” Sarandë do ndërtohet hotel për nomadët dhe artistët, FSHZH 3.8 milionë euro

    Qeveria ka vendosur që në zonën ku sot ndodhet vila qeveritare në Kodrën e Gjashtës në Sarandë të ketë një transformim total duke parashikuar sipas një projekti disa nivele ndërhyrjeje.
    Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi këtë të enjte çeljen e procedurës së prokurimit “Investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë të zhvillimit, Loti 3 “Poli i Zhvillimit turistik në Sarandë – Faza 1” me një fond limit 378 milionë lekë apo 3.8 milionë euro që ka në fokus këtë transformim. Referuar raportit teknik janë disa ndërhyrje që parashikohen të bëhen në këtë zonë.
    Por cilat janë në fakt ndërhyrjet që parashikohen?
    Niveli 1 Hapësirë rekreacioni
    “Në Nivelin 1 të projektit, është parashikuar krijimi i një hapësire për komunitetin, duke u fokusuar në zhvillimin e zonave rekreative që nxisin relaksimin, argëtimin dhe ndërveprimin social.
    Ky nivel përfshin: Zonat e pushimit, të konceptuara si hapësira të qeta dhe të hijezuara, të rrethuara nga gjelbërim i dendur dhe elemente dekorative natyrore. Këto zona ofrojnë stola dhe mobilje të përshtatshme për relaksim, duke krijuar një ambient ideal për banorët dhe vizitorët që duan të kalojnë kohë në natyrë.
    Këndet e lojërave, të dizajnuara për të qenë të sigurta dhe argëtuese për fëmijët. Pajisjet janë të ndërtuara me materiale të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin, duke krijuar një hapësirë që inkurajon aktivitetin fizik dhe socializimin mes të rinjve.
    Pishina publike, një atraksion kryesor i këtij niveli, e cila ofron mundësi për freskim dhe relaks gjatë muajve të ngrohtë. Pishina është projektuar për të plotësuar standardet moderne të sigurisë dhe higjienës, duke u shoqëruar me hapësira ndihmëse si tualete, dushe dhe zona shërbim” përcakton raporti teknik.

    Niveli 2 objekt qeveritar, restorant dhe hotel
    Konkretisht parashikohet funksionaliteti i objektit qeveritar.  Restorant i integruar ne terren.  Hotel si rezidence për artistet dhe vizitores e zonës.
    “Në Nivelin 2 të projektit, fokusi është vendosur në zhvillimin e funksioneve të ndryshme kulturore, sociale, dhe akomoduese, të cilat krijojnë një ekosistem të integruar shërbimesh dhe aktivitetesh.
    Ky nivel është konceptuar për të qenë një qendër dinamike që mbështet krijimtarinë, kulturën dhe ndërveprimin social, duke kombinuar hapësira të brendshme dhe të jashtme të menduara me kujdes. Funksionaliteti i objektit qeveritar: Vila qeveritare do të ruajë identitetin e saj historik, ndërsa transformohet për të përmbushur funksione bashkëkohore.
    Ky objekt do të shërbejë si një pikë referimi dhe një komponent kryesor për ndërthurjen e traditës me modernitetin. Një restorant i vendosur në një mjedis të natyralizuar, i cili ofron përvoja kulinare të lidhura me traditën dhe produktet lokale. Ky hapësirë do të jetë një atraksion i veçantë për vizitorët dhe një pikë takimi për artistët, studentët dhe komunitetin.
    Hoteli: Në këtë zonë do të ndërtohet një strukturë akomoduese me konceptin e apart-hotelit, e cila do të funksionojë si rezidencë për artistët, nomadët digjitalë, studentët dhe turistët. Hapësirat e saj do të jenë të disponueshme gjatë gjithë vitit dhe do të përfshijnë zona të veçanta për aktivitete dhe shërbime outdoor, duke mundësuar relaksim dhe frymëzim kreativ në një ambient unik. Në tërësi, ky nivel përfaqëson zemrën sociale dhe kulturore të projektit, duke krijuar një hapësirë të shumëdimensionale që promovon artin, edukimin dhe përvojat kolektive.

    Niveli 3 shkolla, hapësirë për evente
    “Në Nivelin 3 të projektit, fokusi kryesor është krijimi i një hapësire multifunksionale që i shërben njëkohësisht komunitetit, arsimit dhe aktiviteteve kulturore. Ky nivel është konceptuar për të përmbushur nevojat praktike të komunitetit, duke integruar një infrastrukturë të avancuar dhe elemente të qëndrueshme në dizajn. Funksionaliteti i shkollës 9-vjeçare si institucion arsimor: Në këtë nivel, shkolla 9-vjeçare do të funksionojë si një institucion arsimor i mirëfilltë, me hapësira të pajisura për zhvillimin e procesit mësimor në përputhje me standardet bashkëkohore.
    Shkolla do të ofrojë mjedise moderne dhe të përshtatura për mësimdhënie, duke përfshirë klasa, laboratorë dhe zona për aktivitete jashtëshkollore. Krijimi i një hapësire komunitare për nxënësit e shkollës: Për nxënësit do të krijohet një zonë komunitare që promovon ndërveprimin dhe aktivitetet jashtë mësimit, si klube, projekte kreative dhe lojëra edukative. Kjo hapësirë do të jetë e disponueshme për zhvillimin personal dhe shoqëror të fëmijëve në një mjedis të sigurt dhe frymëzues. Funksionaliteti i parkimit nëntokësor: Një parkim nëntokësor do të ofrojë lehtësi për stafin e shkollës, prindërit dhe vizitorët.
    Kjo infrastrukturë do të ndihmojë në reduktimin e trafikut në sipërfaqet e jashtme, duke çliruar më shumë hapësira për aktivitete rekreative dhe arsimore. Përdorimi i i shufrave të aluminit në formë vertikale dhe formimin e një gridi për krijimin e një strukture të përshtatshme në mbështetje të gjelbërimit vertikal.
    Forma e propozuar do të krijoje efektin vizual të kompozimit natyral të shkëmbinjve. Gjelbërimi vertikal me bimësi kacavjerrëse i propozuar është i përshtatur sipas kahut të drejtimit të objektit me varietetin përkatës.
    Hapësirë për artistët: Një zonë e dedikuar për artistët do të integrohet në këtë nivel, duke ofruar studio krijimi dhe ambiente pune që mbështesin artin dhe frymëzimin. Kjo hapësirë do të inkurajojë bashkëpunimin mes artistëve dhe nxënësve, duke sjellë kulturën më pranë komunitetit.
    Hapësirë për evente promovuese: Një zonë multifunksionale është dizajnuar për të pritur evente të ndryshme promovuese, si ekspozita, konferenca dhe aktivitete komunitare. Kjo hapësirë do të funksionojë si një pikë takimi për njerëzit e interesuar në kulturë, edukim dhe zhvillim komunitar” thuhet në raportin teknik.

  • Air Albania nis fluturimet direkte Tiranë-Vjenë

    Air Albania nis fluturimet direkte Tiranë-Vjenë

    Air Albania ka njftuar nisjen e fluturimeve të reja direkte midis Tiranës dhe Vjenës. Fluturimet operohen me Airbus A320 dhe zhvillohen çdo të enjte dhe të diel. Sipas njoftimit të Air Albania kjo linjë e re do të krijojë një lidhje më të shpejtë midis dy kryeqyteteve çka pritet të sjellë forcimin e shkëmbimeve turistike, ekonomike dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Austrisë.Kjo linjë ajrore vjen si një mundësi e re për shqiptarët që jetojnë, punojnë apo studiojnë në Austri, si dhe për të gjithë ata që udhëtojnë shpesh mes dy vendeve.Orari i fluturimeve:🔹 Tiranë – Vjenë: Nisja në 20:15, mbërritja në 21:25🔹 Vjenë – Tiranë: Nisja në 22:25, mbërritja në 00:10Ndërkohë, më herët, më 19 shkurt 2025, Air Albania ka njoftuar edhe nisjen e  fluturimit të drejtpërdrejtë Tiranë-Gjenevë, duke krijuar një tjetër urë ajrore të rëndësishme mes Shqipërisë dhe Zvicrës.Për më shumë informacion dhe rezervime, vizitoni www.airalbania.com.al ose kontaktoni në [email protected]. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Air Albania ka njftuar nisjen e fluturimeve të reja direkte midis Tiranës dhe Vjenës. Fluturimet operohen me Airbus A320 dhe zhvillohen çdo të enjte dhe të diel. Sipas njoftimit të Air Albania kjo linjë e re do të krijojë një lidhje më të shpejtë midis dy kryeqyteteve çka pritet të sjellë forcimin e shkëmbimeve turistike, ekonomike dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Austrisë.Kjo linjë ajrore vjen si një mundësi e re për shqiptarët që jetojnë, punojnë apo studiojnë në Austri, si dhe për të gjithë ata që udhëtojnë shpesh mes dy vendeve.Orari i fluturimeve:🔹 Tiranë – Vjenë: Nisja në 20:15, mbërritja në 21:25🔹 Vjenë – Tiranë: Nisja në 22:25, mbërritja në 00:10Ndërkohë, më herët, më 19 shkurt 2025, Air Albania ka njoftuar edhe nisjen e  fluturimit të drejtpërdrejtë Tiranë-Gjenevë, duke krijuar një tjetër urë ajrore të rëndësishme mes Shqipërisë dhe Zvicrës.Për më shumë informacion dhe rezervime, vizitoni www.airalbania.com.al ose kontaktoni në [email protected]. 

  • Kënga e humbur shkodrane për Ali Pashë Tepelenën

    Kënga e humbur shkodrane për Ali Pashë Tepelenën

    Figura magjepsëse dhe hijerëndë e Ali Pashë Tepelenës është studiuar nga shumë romancierë europianë perëndimorë të cilët kanë shprehur vlerësime të merituara për të.

     

     
    Për të janë kënduar këngë dhe poema nga më të ndryshmet por ndër to spikat dhe një këngë jo edhe aq e njohur për këtë kolos, e krijuar dhe e kënduar nga artisti i madh shkodran Bik Ndoja.

    Edhe pse ky këngëtar, që me të drejtë quhet “Bilbili i Shkodrës”, ka kompozuar për figura të mëdha të Veriut të Shqipërisë si: Oso Kuka, Dedë Gjo Luli, Luigj Gurakuqi, ai me të drejtë tregon admirimin e tij për Ali Pashën nëpërmjet këtyre vargjeve:
    O të hanën kur topi krisi, amaneIa dha kalasë anë o për anë, amaneO mbreti pashallarët i nisi, more mbi vezirMbi vezir Ali Pashën, amaneAli Pasha i ngratëLufton ditë e natëÇu ba muhaserëBini gegë e biniSe fishekë tek kiniBini toskë e gegëFishekë ju nap vetë
    Njizetekatër pashallarë, amaneO dojn me i hi kalasë përmrendë, amaneAli Pasha del i parë, o more Ali PashëAli Pashë TepelenaAli Pashë BeratiÇ’po luftonte i atiAli Pashë tërhallaÇ’po t’shkëlxhente pallaBini gegë e biniSe fishekë tek i kiniBini toskë e gegëFishekë iu nap vetë.

  • Hotele, resorte, dhe nën/stacione elektrike, ja lejet për ndërtime që KKT miratoi për Sarandën

    Hotele, resorte, dhe nën/stacione elektrike, ja lejet për ndërtime që KKT miratoi për Sarandën

    Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar këtë javë disa leje ndërtimi për hotele e resorte që do të ndërtohen në territorin e bashkisë së Sarandë.
    Gjithashtu është miratuar dhe leja për ndërtimin e një nën/stacioni elektrik me vendndodhje në Piqeras.
    Më poshtë vendimet e plota të KKT te sigurara nga Sarandanews.com.

    Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel 6 kate mbi tokë me pishinë”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me zhvillues Z. Taulant Veliaj.
    Leje Zhvillimi për objektin: “Ksamil Seaside Resort and Residential “The Mirrors”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Premium Finance Invest” sh.p.k
    Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë turistike me 1, 4 dhe 5 kate mbi tokë dhe pishinë”, me vendndodhje në Rrugën “Sarandë-Butrint”, Bashkia Sarandë, me zhvillues Z. Ilir Hodaj.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë turistike me 1, 2, 3, 4 dhe 5 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Sarandë-Butrint”, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Karolina Janina” sh.p.k.
    Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë me funksion miks, banim, hoteleri dhe shërbime 7 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues Z. Adim Dema dhe Z. Joani Muço.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt shërbimi hotel me 8 kate mbi tokë dhe pishinë”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Salaez” sh.p.k.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel “Port Side” me 2-5 kate mbi tokë, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë”, me zhvillues Z. Frederik Haderi dhe Znj. Fatmira Haderi.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë banimi dhe shërbimi 6 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues Znj. Blerina Sejko.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i nën/stacionit 110/20/10 kV”, me vendndodhje në Xarrë, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a.
    Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i nën/stacionit 110/20/10 kV”, me vendndodhje në Piqeras, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a

     

  • Turizmi, Ksamilit i shtohet Qendër Mirëseardhjeje për panaire e ekspozita dhe një Kullë Vrojtimi

    Turizmi, Ksamilit i shtohet Qendër Mirëseardhjeje për panaire e ekspozita dhe një Kullë Vrojtimi

    Projekti Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin parashikon që në Ksamil të financojë një Qendër Mirëseardhjeje dhe një Kullë Vrojtimi.
    Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si autoritet kontraktor për këtë projekt njoftoi se do të presë ofertat për këtë zë deri më 8 prill 2025 nga ana e operatoreve të interesuar.
    Në një shpjegim të bërë në faqen e këtij autoriteti sqarohet se Qendra e Mirëseardhjes që parashikohet të vendoset në qytetin bregdetar të Ksamilit është krijuar për të shërbyer si një qendër e gjallë për aktivitete kulturore, sociale dhe rekreative.
    “Duke përbërë dy struktura të dallueshme – Qendrën e Mirëpritjes dhe Kullën e Vëzhgimit – projekti integron pa probleme hapësirat publike me shumëllojshmëri funksionale” thuhet në njoftim.
    Qendra e Mirëseardhjes
    Por çfarë parashikohet të jetë e integruar brenda kësaj qendre?
    “Një strukturë dinamike, me shumë nivele, Qendra e Mirëseardhjes ofron hapësira të ndryshme për angazhimin e publikut:
    Kati përdhes: Një treg i hapur me një plan urbanistik fleksibël lejon shitësit lokalë, panairet sezonale dhe mbledhjet e komunitetit. Baret dhe zonat e ndenjëseve të integruara krijojnë një atmosferë të gjallë.
    Kati i parë: Pret një Shkollë Verore Arti, duke ofruar workshope krijuese, ekspozita dhe ngjarje kulturore.
    Kati i dytë: I dedikuar sportit dhe fitnesit, me zona stërvitore, dhoma zhveshjeje dhe të gjitha ambientet e nevojshme sportive.
    Tarraca e tavanit: Një hapësirë e gjithanshme në natyrë, e adaptueshme si për aktivitetet sportive ashtu edhe për ngjarjet në komunitet, duke maksimizuar mjedisin piktoresk bregdetar të Ksamilit.
    Kulla e Vrojtimit
    “Duke qëndruar si një pikë referimi vizuale dhe funksionale, Kulla e Vëzhgimit shërben për qëllime të shumta:
    Qendra Informative e Turizmit, që ofron udhëzime dhe të dhëna për vizitorët.
    Platforma e shikimit panoramik, duke përfituar nga lartësia e kullës për pamje mahnitëse të bregdetit. Zona e Bar & Lounge, duke ofruar një mjedis të relaksuar me pamje piktoreske. Zonat e ruajtjes dhe shërbimit, duke mbështetur nevojat operacionale të qendrës. Qarkullim vertikal, duke siguruar akses të qetë në të gjitha nivelet” thuhet në shpjegimin e FSHZH.
    Projekti për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik ka nisur prej disa vitesh dhe mbështetet nga Banka Botërore me një kredi 63.8 milionë euro dhe mbështet disa aktivitete në qytete si Berati, Gjirokastra, Përmeti dhe Saranda.

  • GJUHA SHQYPE

    GJUHA SHQYPE

    Poezi nga: Ndre Mjeda

    Përmbi za që lshon bylbyli,gjuha shqype m’shungullon;përmbi er’ që jep zymbyli,pa da zemren ma ngushllon.

    Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera,ku e shkoj jetën tash sa mot,veç për ty m’rreh zemra e mjerae prej mallit derdhi lot.

    Nji kto gjuhë që jam tue ndie,jan’ të bukra me themelpor prap’ kjo, si diell pa hije,për mue t’tanave iu del.

    ***
    Ku n’breg t’Cemit rritet trimime zbardh, Shqype, zanin tand,e ku Drinit a burimiqë shpërndahet kand e kand.
    Geg’ e tosk’, malsi, jalliajan’ nji komb, m’u da, s’duron;fund e maj’ nji a Shqypniae nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon.

    Qoftë mallkue kush qet ngatrrimendër kto vllazën shoq me shoq,kush e dan me flak’ e shkrimeçka natyra vet’ përpoq.

    Por me gjuhë kaq t’moçme e mjerasi nj’bij’ kjo që pa prind mbet:për t’huej t’mbajshin dhenat tjera,s’t’kishte kush për motër t’vet.

    E njat tok’ që je tue gzue,e ke zan’ tash sa mij’ vjet,shqyptaria, që mbet mbluesot nën dhe, edhe shqyp flet.

  • 58- vjeçari sarandiot, gati për maratonën e Napolit

    58- vjeçari sarandiot, gati për maratonën e Napolit

    Nga Thoma Nika
    Atletika europiane është në prag të ngjarjes sportive të 23 shkurtit, siç është Maratona e Napolit, Ndërsa Alush Çukari, i njohur për përfshirjen e tij në vrapime të gjata, bën çdo përgatitje të jetë pjesë e këtij eventi.
    Pas ërfundimit të procedurave të regjistrimit, thotë se po bëhet gati edhe fanella, me mbishkrimin “Saranda-Albania”, me të cilën do vrapojë.
    58-vjeçari Alush Çukari, i njohur edhe si Maratonomaku i Sarandës, thotë se ka disa eksperienca si garues i ecjeve të gjata në Maratona të ndryshme dhe vrapime individuale.
    Maratona e Napolit do të jetë pjesëmarrja e tij e parë në evente të tilla evropiane.Alushi bën një jetë modeste, pasi është një punëtor buxhetor. Por pasioni e bën që në eventet sportive zakonisht të shkojë me shpenzimet e veta. Por nuk harron të jetë falenderues për faktin që mjaft biznese vendore të Sarandës, me dëshirën e tyre, i janë ofruar edhe për Maratonën e Napolit.
    Alush Çukari shkon në Maratonën e Napolit, me përgjegjësinë për të garuar e dhënë më të mirën e tij në 21 km, ndër më shumë se 4 mijë maratonistëve të grupmoshës +50, ku dëshiron të spikatë me fanelën “Saranda-Albania”.
    Çdo ditë e tij deri më 23 shkurt, është e mbushur me stërvitje, pasi thotë që po shkon në Napoli jo thjesht si pjesëmarrës, por edhe për të kapur një vend nderi.

  • Sarandë, kampionat shahu mes shkollave

    Sarandë, kampionat shahu mes shkollave

    Saranda është e vendosur të mbajë flamurin e kampiones së shahut në shkallë vendi. Si për të konfirmuar se cilësia vjen nga bërja masive e atij që njihet si “sporti i mendjes”, në këto dy ditët e fundit, (më 15 e 16 shkurt), është organizuar Kampionati individual i shahut. Dje dhe sot ky sport i dashur ka vënë përballë njeri-tjetrit 30 nxënës të shkollave publike e jopublike të Sarandës.

    – Është aktiviteti që ka shënuar ngritjen e siparit të garave në shah për vitin 2025- tha për Blu TV, trajneri Lime Mihasi.
    Ai tha se ky vit është vit sfidash të mëdha për shahistët e rinj e të rritur të “Butrintit”, pasi i presin gara dhe kampionate të mëdha.
    Ruajtja e standardeve të larta që janë vendosur prej vitesh, për trajnerin Mihasi është faktor parësor që Shahun e Sarandës e ka vendosur në avangardë në shkallë vendi.

    Prandaj ai shprehet falenderues ndaj Bashkisë për gjithë mbështetjen që jep për Ekipin dhe Akademinë e Shahut, pa harruar donatorët, që i kanë suportuar në Kampionate Botërore.

    “Butrinti” në shah është kampion vendi prej 7 vite radhazi. Puna me brezat e shahistëve të rinj, që e duan këtë sport, po tregon se shahu në këtë qytet, është bërë prioritar, siç.ka qenë noti dekada më parë.

  • “Beteja e Anghiarit”, kryevepra e humbur e titanit të Rilindjes, Leonardo da Vinçit

    “Beteja e Anghiarit”, kryevepra e humbur e titanit të Rilindjes, Leonardo da Vinçit

    Në vitin 1505, Firence dëshmoi një përballje të paparë artistike. Dy titanë të Rilindjes, Leonardo da Vinci dhe Michelangelo, u ngarkuan të pikturonin muret kundërshtare në Sallën e Madhe të Pesëqindëshit të Palazzo Vecchio-s. Ajo që pasoi do të bëhej një nga misteret më intriguese të historisë së artit.

    Kontributi i Leonardos, “Beteja e Anghiarit”, premtoi të ishte vepra e tij më e madhe dhe më ambicioze. Pjesa qendrore përshkruan katër kalorës në një luftë të tërbuar për një standard beteje, duke kapur intensitetin e papërpunuar të luftës.

    Skena u interpretua me aq mjeshtëri sa Giorgio Vasari, historiani i njohur i artit, vlerësoi “aftësinë e jashtëzakonshme” të Leonardos për të përshkruar “guxim, muskuj dhe bukuri të këndshme” të kuajve.

    Por fryma novatore e Leonardos rezultoi se ishte zhbërja e pikturës. Duke refuzuar të përdorë teknikat tradicionale të afreskut pas përvojës së tij zhgënjyese me Darkën e Fundit, ai eksperimentoi me ngjyra vaji direkt në mur.
    Kopje e Betejës së Anghiarit e bërë në shekullin e 16-të dhe në pronësi dhe zgjeruar nga Rubens . Me sa duket, nga e majta në të djathtë janë Francesco Piccinino , Niccolò Piccinino , Ludovico Trevisan dhe Giovanni Antonio Del Balzo Orsini .
    Qasja e tij romantike përfshinte një shtresë të trashë të trashë, ndoshta të përzier me dyll. Teksa boja filloi të pikonte, Leonardo u përpoq me dëshpërim të shpëtonte punën e tij duke varur mangale me qymyr pranë murit për të shpejtuar procesin e tharjes. Vetëm pjesa e poshtme mbijetoi e paprekur, ndërsa pjesa e sipërme humbi pasi ngjyrat u bashkuan së bashku.
    Për shekuj me radhë, historianët e artit besonin se kryevepra humbi përgjithmonë kur Vasari rinovoi sallën në vitet 1560. Megjithatë, në vitin 2012, studiuesit e udhëhequr nga Maurizio Seracini bënë një zbulim joshës – dëshmi që sugjerojnë se piktura mund të ekzistojë ende pas një zgavër në murin e ri të Vasarit. Kërkimet u ndërprenë përfundimisht për shkak të konflikteve mes palëve hetuese.

    Megjithatë, historia mori një kthesë tjetër në vitin 2020 kur historianët e artit propozuan një teori tjetër: piktura mund të mos jetë përfunduar fare. Hulumtimi i tyre sugjeroi se teknika eksperimentale e Leonardos do ta kishte bërë të pamundur ngjitjen e duhur të bojës në mur.
    Sot, ne mund të shohim vetëm vizionin e Leonardos përmes studimeve përgatitore dhe një kopje të famshme në pronësi të Rubens. Këto vepra të mbijetuara lënë të kuptohet për atë që mund të ketë qenë një nga arritjet më spektakolare të Rilindjes – një kryevepër që vazhdon të magjeps imagjinatën tonë pesë shekuj më vonë.

    Përgatiti: Albert Vataj

  • Enea Lapa, sarandioti që ngre lart flamurin shqiptar në SHBA

    Enea Lapa, sarandioti që ngre lart flamurin shqiptar në SHBA

    Nga Thoma Nika
    Enea Lapa, djaloshi sarandiot, erdhi këto ditë nga Amerika në qytetin e zemrës. Nxorri mallin e 8 viteve pa u takuar nga afër me familjarët e njerëzit e dashur këtu.
    Dhe kjo i mjafton për ta marrë si fillim të mbarë të 2025-ës. Për të vijuar kështu i gjithë ky vit i ri, në planet që ka në Amerikën e largët. Amerika i dha mundësinë të zhvillojë pasionin që i lindi atje për të bërë emër në një sport fare të veçantë. Jujitsu brazilian, ku ai ushtrohet dhe tashmë jep mësim, thotë se ngjason me xhudon, por ndryshon kaq shumë nga ajo, sa njihet si një “arti xhentil apo i butë”
    Ishte njohur 8 vite më parë me këtë lloj sporti në Sarandë, por e kishte lënë në skaj të vëmendjes. Iu kthye si një nevojë ppr t’u kthyer te linjat e mira trupore, por tani e quan sportin e zgjidhjes së problemeve.
    Tregon se fillimi nuk ishte i lehtë dhe se iu desh të stërvitet fort për të fituar teknikat. Dhe vetëm 5 vite më parë, në vitin 2020, Enea Lapa do të bëhej emri i kampionit të botës në kategorinë e në peshën e tij, ndërsa më 2023 zuri vendin e dytë në klasifikimin panamerican.
    Ngjitja ka qenë e pandalshme dhe sot ai koleksionon 15 medalje ari, shumë medalje argjendi e disa bronzi. E këto e kanë bërë të marrë jo pak vëmendje nga mediat vendase.
    Pasioni tashmë 35 vjeçarit i është bërë profesion. E ai ka bërë emër në atë spirtin jujitsu brazilian, për të cilin thotë se në Amerikë ka përhapje të gjerë, ndërkohë që në botë është në zhvillim.Ëndrra më e afërt e Eneas është të krijojë një Akademi të vetën më jujitsu brazilian dhe të kapë vendin e parë në kampionatin panamerican, që përgatitet për këtë vit.
    Kthimi në Amerikë do të jetë për Enean vazhdimi i punës për ëndrrat e tij. Përhapja e këtij sporti në Sarandë, bën pjesë gjithashtu në projektet e tij jo të largëta. Pasi jujistsu brazilian në vlerësimin e tij, përveçse një art luftarak, është edhe një mënyrë mbrojtjeje personale.
    Jo më kot për jujistu brazilian thuhet se, nëse shikoni një njeri që di lëvizje të jujitsu, këshillohet të mos i afroheni, sepse do përfundoni në spital.