Nga Thoma Nika
Trendi i zhvillimit në shumë fusha është që e sotmja ngrihet mbi të djeshmen, por e lë pas atë. Ndërsa me notin e Sarandës është duke ndodhur e kundërta: e djeshmja qesh dhe përqesh të sotmen.
Ishte një kohë kur Saranda quhej “shtëpia e notit”. Aq sa thuhej se fëmijët e këtij qyteti, më shpejt mësojnë të notojnë, se sa të ecin. Dhe ky masivitet solli cilësinë.
Plot 60 vite më parë, vajzat notare të “Butrintit” bënë vërtet histori duke u shpallur për herë të parë ekip kampion i Shqipërisë. E kjo ishte historike, një histori që zgjati për 10 vite radhazi.
Kjo histori noti e notaresh, me autoritet absolut kampionesh, është ndoshta pjesa më e shndritshme e librit “Mozaik noti në Sarandë”, shkruar nga gazetari sportiv sarandiot Xhorxhi Vasili. Një libër, për të cilin ai thotë se i janë dashur 3 vite kohë dhe shfrytëzimi i arkivave e mediave në dy kohë. Është një libër i shkruar prej tij me dashuri, por edhe me nostalgji dhe sidomos duke dashur të bëjë që e djeshmja t’i flasë të sotmes.
Notarë e notare femra kishte shumë, por ende nuk kishte kampionë, deri sa do vinte viti 1965, që vajzat notare sarandiote do bëheshin yje të Shqipërisë.
Vajzat notare kanë meritën që për herë të parë në të gjitha llojet e sportit, e ngjitën Sarandën në podiumin e numrit 1.
– Dy gjëra më kanë mbrtur në kujtesë nga historia e notit dhe nga puna për përgatitjen e librit-thotë ai. Dhe rendit të parën dashurinë e qytetit për Notin dhe sakrificat e panumërta të notarëve dhe notareve që stërviteshin pa asnjë lloj trajtimi dhe pa asnjë lloj investimi, se stërviteshin në det të hapur.
Këto ndjesi iu kthyen në detyrim dhe motivim për të shkruar librin “Mozaik Noti”, edhe si njeriu që ka shoqëruar ekipin si komentator i garave, në 40 vite, në të gjitha kampionatet kombëtare
– Nuk është thjesht një libër, por një enciklopedi nga përjetimet e rritjes së emrave të atyre që bënë historinë e notit në nivel lokal dhe në shkallë vendi-shprehet autori.
Ja çfarë veçon ky botim nga shkëlqimi i “Butrintit” në not.
– Shkëlqimi erdhi në 1965. Stavri Caka grumbuloi vajza nga qyteti dhe nga Shtëpia Fëmijës. Dhe në gusht 1965 erdhi kampionati që u kthye në festë. 80% e banorëve mbushën shkallët e zadrës. Qyteti, me të madh e të vogël, me të rinj, burra, gra e vajza, përfshi edhe ata pak turistë që vinin atëherë, të gjithë jetuan me emocionet e garave të notit.
Dhe ndodhi e pabesueshmja: 42 rekorde kombëtare u thyen, që nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Nga këto, 10 rekorde kombëtare i thyen vetëm vajzat e Sarandës, që nuk ishin më shumë se 14-15 vjeçare. Dhe mbetën Kampione për 10 vite radhazi. Do të ishte bërthama e ekipit kombëtar të femrave, që shkoi në Kinë.
Por tjetër është historia e tjetër e sotmja. Një kalim nga shkëlqimi në një mbijetesë. Përpjekjet që bëhen nga trajnerë dhe elementë që e duan dhe e ushtrojnë notin, nuk mungojnë. Por ky sport kampionësh, po mbijeton i shpërfillur nga kampionët e premtimeve. Kur dhjetëra hotele kanë pishina fantastike, një qytet nuk ia ka dalë të bëjë të shumëpremtuarën pishinë olimpike, në vend të zadrës arkaike të ngritur 60 vite të shkuara, me ndihmën e atyre që ndërtonin atëherë Hidrocentralin e Bistricës.
Referuar momentit historik të 60 viteve më parë, kur vajzat notare i dhuruan Sarandës kupën e parë si kampione vendi dhe dëshirës për ta nxjerrë këtë lloj sporti nga mbijetesa, autori i librit “Mozaik noti në Sarandë”, Xhorxhi Vasili, është me idenë që viti 2025 të shpallet “Viti i titullit të parë Kampione në Not për femra”.
Nuk është një ide për t’u anashkaluar, nëse duam që ajo pjesë e të djeshmes, që përmban maja arritjesh, të vihet nëshërbim të të sotmes, t’i flasë asaj e të motivojë për ta rikthyer notin në “shtëpinë” e vet.
Month: January 2025
-

Noti i Sarandës: E djeshmja qesh të sotmen
-

Personazh: 64-vjeçari që sportin e ka stil jete
Nga Thoma Nika
E sigurt është që Çim Beqon do ta shohësh përditë të lëvizë nëpër hapësirën detare të Gjirit të Sarandës, apo te rëra e plazheve poshtë shetitores. Duke bërë vertikale apo pompa, duke bërë not në disa stile, duke u dhënë lopatave mbi kajak e mjete të tjera të sporteve të ujit. Po nuk e pe në det, të shfaqet si papritur majë biçikletës.Me fizikun plot muskuj, me një veshje shumë të lehtë edhe në palcë të dimrit, me syzet karakteristike dhe duke mbajtur në shpatull papagallin e tij PIKO, aq të njohur nga të gjithë.
Ky është rituali i çdo dite. Jo vetëm në ditët verore apo në ditë diellore, siç janë edhe më të shumtat e janarit të sivjetëm, por edhe kur moti dhe deti egërsohen, kur bie shi apo fryjnë erëra të forta detare.12 muaj viti, Çim Beqon e ke pranë sporteve të ujit e të tokës. Shumë e thjeshtë arësyeja. Sepse ai thotë që ka një dashuri të pakushtëzuar nga asgjë.Në vlerësimin e tij, sarandiotët janë me fat që jetojnë në këtë mrekulli, ku mund të bësh sport çdo ditë të vitit.
Ai bën një kombinim të shkëlqyer mes punës dhe marrjes me sport, duke vënë një kufi të artë mes të dyjave. Thotë se merr kënaqësi të merret me punë, ndërkohë që sportin e ka stil jetese
Në këtë Qytet të Turizmit, ka biznese turistike: klinikën Doktor Fish, anijen turistike “Vikingët” dhe Hotel “Porto Eda”, që e ka dhënë me qera.Ja si është dita e këtij biznesmeni modest të Sarandës, që prioritet nuk ka fitimin, por stilin e jetesës, ku Deti mbetet Kryefjalë.
Thotë se ditën e fillon me një gotë pije të shëndetshme, që e përgatit vetë.
Flet për zhytjen në termus me ujë të akullt në shtëpi, pastaj për ushtrimet në palestrën brenda banesës, për mëngjesin e shëndetshëm kryesisht me fara të ndryshme
Mos prit që Çim Beqon ta shohësh të lëvizë nëpër qytet me makinë. Sepse lëviz sa më pak me automjete, përderisa ka mjete, si: Kajak, sap, stand up.
Zhytjen dhe vozitjen me lloj-lloj mjete sportive të ujit, e ka një nga rutinat dhe nga kënaqësitë e përditshme. Thotë se nuk ka orare fikse, por e gjen kohën për të gjitha, duke e prishur rutinën
E pyesim nëse i ndodh që edhe të sëmuret ky njeri i detit dhe i ushtrimit të sporteve të ujit. E ai pranon se nuk është super njeri. Veçoria e tij është se, falë detit, çdo shqetësim, çdo virus e virozë, e kalon me lehtësi dhe vetëm në këmbë. Sepse ky është avantazhi i të marrit me sport.
Kur e pyet se çfarë dëgjon për këtë histori dashurie që nuk mbaron: me detin, me sportet e ujit e të tokës, ai çmon ata që e admirojnë dhe mbështet ata që kërkojnë asistencën e tij.
– Marr komente pozitive nga njerëzit për këtë jetë të shëndetshme. Ata që më kërkojnë, i asistoj.A ka ai një vështirimi kritik edhe për ata të rinj që u rrinë larg sporteve dhe sporti i vetëm i tyre është të vrasin kohën në kafe?
– Është për të ardhur keq që një pjesë kanë përparësi rehatin. Ne nuk jemi makina, jemi njerë ëz dhe kemi nevojë edhe për kafe, problemi është çfarë përparësi vendosim- shprehet ai.
– Ta ruajmë shëndetin, përpara se ta humbasim- është qasja e tij.
Sipas tij, ka kohë për të gjitha dhe porosit që të bëhet kujdes me ushqimet e presuara, sidomos me sheqerin, që Çimi e klasifikon ndër drogat e lejuara.Fiziku i tij i bronxuar nga deti dhe plot muskuj nga ushtrimi i sporteve, i fsheh thellë nën lëkurë vitet. Po ai nuk e ka problem ta thotë se këtë verë prek 64 vite, ndërkohë që e rëndësishme për Çim Beqon nuk është sa shkruhet, por sa ndjehet. E ai e thotë me zë të plotë se ndjehet si 20.
Këtu e ndihmon efhe pëqimi për humorin dhe për jetën sportive, përdor fb, ku shpesh publikon ushtrime matematikore, sepse hap sytë me dfidën për të zgjuar nga gjumi edhe trurin.64 vjeçari Shkëlqim Beqo thotë se ka disa motive që e udhëheqin në jetë,
“Nëse do të jesh i lumtur ji”-thotë ai, duje cituar thënien e kençur angleze. Në palestër thotë se ka vënë të shkruar thënien tjetër filozofike: “Trupi është i vetmi vend ku ti jeton, kujdesu për të”. Dhe kurrë mos bëj keq-shton ai. – Atë që nuk do doje të ta bënin, mos e bëj.
Ky është modeli atipik që jep Shkëlqim Beqo i Sarandës, si kontributor në zhvillimet turistike të Qytetit të Turizmit, që sportet e ujit e të tokës i ka stil jetese dhe ku ka një zë edhe si qenie sociale dhe si qytetar i paqtë. -

Resortet’ me 4-5 yje pa taksa deri në 2026! Komisioni i Ekonomisë pro zgjatjes së afatit! PD: Qokë oligarkëve! Klosi: Janë në treg 11 ‘brand name’
Deri në fund të vitit 2026, të gjitha resortet me 4-5 yje që kanë një kontratë me një ‘brand name’ ndërkombëtar do të bëjnë biznes pa taksa. Nisma ligjore e deputetit të PS, Blendi Klosi për të zgjatur me 2 vite afatin për përjashtimin e këtyre bizneseve nga tatimi mbi të ardhurat, u miratua nga Komisioni i Ekonomisë.
Për Klosin kjo zgjatje e afatit të këtij favorizimi zhvillon turizmin elitar pasi janë 11 brande të tjera globale që kanë aplikuar për investime në vend.
“Janë investime, hotele të reja që marrin përfitimin. Një investitor që lidhet me një brand, ai nuk mund të bëjë punime sipas qejfit, por çdo detaj e diskuton me brandin. Flasim për investime me minimumi 150-200 dhoma. Është vetëm një pjesë e sektorit që e përfiton, si mënyrë për të tërhequr sektorin drejt standardeve. Nga 11 subjekte që kanë përfituar këtë lehtësi, që janë investime të reja. Nga 11 që janë futur në Shqipëri, janë shtuar edhe 11 brande të tjera”, u shpreh Klosi.
Ndërsa për opozitën, ky favor është qoka e radhës për oligarkët në prag të zgjedhjeve.“Ky është ligj special dhe me porosi, prek vetëm disa biznese. Ligji lidhet me qëllime elektorale. Ke një pakicë të favorizuar, dhe 95% e strukturave të tjera paguajnë të gjitha tatimet e ligjshme”, pohoi Tabaku.“Është rasti tipik i qokës që i bëhet oligarkëve. Janë vetëm 11 hotele dhe shikoni kujt i bëhet qoka. Shikoni pronësinë e hotelit për të parë kujt i jepen këto para”, tha Edmond Spaho.Por Klosi tha se përmes këtyre strukturave synohet turizmi i luksit.“Është një politikë që synon që të thithë ajkën e brandeve botërore. Është një politikë për të zhvilluar turizmin e niveleve të larta, që synon rritjen e standardeve. Këto janë hotele të ndërtuara për turizmin e luksit”, tha Klosi.Ndërsa deputeti i PS-së Erion Braçe ka kërkuar të vihet në kontroll turizmi i apartamenteve, që nuk i shërbejnë turizmit por tregtisë së pronave.“Jam kundër turizmit me Vila për tu shitur, që funksionojnë vetëm 15 ditë. Jam kundër politikës së turizmit ndërto për të shitur. Turizmi i apartamenteve për të shitur duhet të vihet në kontroll, Spanja 100% tatim për të huajt që blejnë në Spanjë, mbrojmë blerësit vendas që duan të blejnë shtëpi”, deklaroi Braçe.
Përjashtimi i investimeve me 4-5 yje me kontratë me ‘brandet’ ndërkombëtare u bë në vitin 2019, dhe këtë status special e kanë marrë 11 investime që janë bërë prej atij viti. Po ashtu këto biznese nga taksa e ndërtesës, taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe kanë TVSH të reduktuar prej 6%.
-

Zvicër/ Lidhja e mjekëve shqiptarë organizon takim informues për shëndetin
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.
-

Robin Hudi nga Kosova (tregim)
Ngjarja është e vërtetë dhe nuk ka ndodhur në Shqipëri, por në një trevë të KOSOVËS, mes viteve ’30-të të shekullit të shkuar. Ky që unë e quaj ROBIN HUD, nuk është askush tjetër, por ISUF JEAHIQI.
PrologNga të mençmit, gjithmonë ke se ç’mëson. I madhi AT GJERGJ FISHTA, edhe kur këndoi me vargje për “Lahutën e Malcis”, thotë: “… ah, atje nuk kemi kanë, por ashtu na kanë thanë”, Tjetri është po një i madh: është KADAREJA. Ky thotë:” …një autor mund t’i rikthehet një shkrimi të tij dhe mund ta rishkruajë edhe ndryshe”.
Të dy, këta të mëdhenj, po shfrytëzoj dhe unë, kur do tregoj për “ROBIN HUDIN” nga KOSOVA.
* * *Siç kuptohet, kam shkruar po për të ,por me një titull tjetër. Pra, nuk jam dëshmitar okular për këtë, ROBIN HUDIN nga KOSOVA, por asnjë presje nuk i heq asaj që do lexoni.
Ngjarja është e vërtetë dhe nuk ka ndodhur në Shqipëri, por në një trevë të KOSOVËS, mes viteve ’30-të të shekullit të shkuar. Ky që unë e quaj ROBIN HUD, nuk është askush tjetër, por ISUF JEAHIQI.Isufi ish bërë tmerr për pushtuesët serbë. Kish dalë “kaçak”, sulmonte, i bastiste, sidomos të pasurit dhe, ç’rrëmbente prej tyre, ua dhuronte të varfërve. Xhandarmëria serbe, dhe as i pari i trevës në pushtet, nuk hante bukën thatë: ngaqë nuk arrinte që ta vinte në pranga, kish taksur një “qese të madhe me florinj” kush e njoftonte dhe, ca më shumë ta kapte”. Por ISUFIN e mbronte bash nahija ku ai sulmonte mbi karvanet serbe dhe qe e pamundur.
Nuk e kishin kapur dot, ama emri i tij lakohej në gjithë nahijen dhe, sa për kundërshtarët e tij, qe ca më keq. U dridheshin jo vetëm gjunjët, por edhe gjuha. Sulmonte ku s’e prisnin dhe mezalla s’e binte në dorë. E ndryshonte vendin, sot këtu e nesër diku gjetkë, sa dukej sikur ishte kudo.
* * *
Ishte dita e Bajramit dhe ISUFI kishte ra drejt e në vorreza, me nderue të parët e vetë që prehen atje. Por gjithmonë “tebdil”, se e njihte rrezikun. I ka ba ato “adetet” dhe, kur po bën me u largue, kur po ndjen dy sërbë që po i mshojnë zanit në guhën e tyne. Por Isufi e dinë bash si ata atë gjuhë, dhe pa shih, çka po i ndjejnë veshët: -Vuk, – ka fol njani-tjetrit: -Sot këta kosovarët e mutit e kanë atë festën e tyne. A po shlohemi vetit dhe po ua bëjmë nga një mut të madh bash mu ke vorret.
-Kuku, – ka ba me vete ISUFI dhe mendon me i heq qafe, por ndaloi nji grimë e po ban sehir.
U shluan, qebesa, boll mirë dhe, pasi lidhën pantollat, kanë thanë me nji za: -Oh ju baftë mirë për këtë ditë feste, se ma mirë se sa muti jonë kund s’kini me gjetë… E, brraf ka ba “tebdili” me dy “shoki” në duar dhe u ka bërtit: -Ku doni, burra? Jam ISUFI. Sa ka thanë: -Jam ISUFI, janë ba bash shafran dhe po dridheshin.
Asht afrue me dy “shokit” në duar dhe si me lshue një “britmë lufte”: -Çfarë thatë dhe çfarë kini ndye? Alltitë të dyve në kokë dhe i ka vre se si po dridheshin. E prapë: -Çfarë ndytë, o majka tu ibem”*. Ata veç dridheshin dhe tuj u mbyt në lot, i flasin në gjuhën e tyne, por ISUFI: -Kthehuni dhe haheni!!! -Aman… dhe i ranë në gjunjë.
I vuri të dy, me “shokit” mbi kokë, bash atje ku u shluan rehat. Eh, kasavet i madh vallah… dhe nuk mbarohej muti.
Duket ka qenë pranverë dhe aty afër dikush nga familjarët ka mbjellë për sevap ca qepë e hudra dhe njani i paska thanë: -A po marrë dy qepë e hudhna? Dhe me “qepë” e hudhna; secili, more jaran, e ka mbarue “racionin e vet”.
E, ju baftë mirë, -i ka urue ISUFI. Bajagi patët me hangër… Dhe nuk i vrau.
Epilog
Këtë histori ma ka treguar BACË HASAN MAKA që kishte për grua kushërirën e “ROBIN HUDIT”. Kjo familje erdhi në fshatin Petovë të Fierit dhe qenë jo vetëm komshitë tanë, por gati si një familje. Këta erdhën në vitin 1947 dhe qenë boshnjakë. Por aty njoha dhe familjarët e ISUFIT alias ROBIN HUDIT që ishin vendosur në fshatin Hamil të FIERIT. JO vetëm kaq, njëri nga djemtë e familjarëve të ISUFIT, u pagëzua me emrin ISUF dhe u bë ekonomist. Baban e Isuftit të dytë, Lutfiun, e njihja mirë dhe qe kryetar i këshillit të fshatit Hamil. Isufi, sado më i ri nga unë, është dashmir imi. Tregimi lindi krejt rastësisht: me BACË HASANIN po flisnim për një person me karakter të dobët dhe Bacë HASANI më tha: -Aj, nuk hahet as me qepë dhe as me hudra! Kur kërkova të ma shterte këtë thënie, më tregoi gjithë historinë që unë e solla për ju. Shpesh i jam referuar të folmes së Bacë Hasanit.
* majak tu jebem-sharje nga nëna.
Tiranë, 18 janar 2024 -

SHBA / Sabrina Leka, gazetarja që la profesionin për jogën
Sabrina Leka është gazetarja shqiptare që la fushën e medias për t’u bërë instruktore e jogës. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” nga SHBA, ajo ka treguar se gjithçka nisi me vdekjen e motrës së saj në moshë të re dhe lehtësimin e dhimbjeve të jetës.Leka ka zbuluar se ka tashmë ka dhe një studio të saj në Neë York, ku ushtron jogën, e cila i është kthyer tashmë në profesion.“Motra ka vdekur në 2015 dhe ka qene 35 vjeç. Ajo ka lënë dy fëmijë. Ka ndërruar jetë në mënyrë të paparashikueshme. Joga ka qënë e vetmja mënyrë se si unë kam gjetur qetësi. Ai moment më ka ndryshuar gjithçka në jetë. Hana ka pasur probleme me zemrën dhe pësoi arrest kardiak.Nëse përkthejmë në shqip fjalën ‘joga’ do të thotë unifikim, i trupit, shpirtit dhe mendjes. Më duhej diçka që mund të ulesha dhe gjeja qetësi.Janë katër rrugë që mundesh me mbërri te rruga e jogës. Unë kam zgjedhur rrugën e fizikut dhe frymëmarrjes”, u shpreh ajo./ ABC NewsMaterialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Sabrina Leka është gazetarja shqiptare që la fushën e medias për t’u bërë instruktore e jogës. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” nga SHBA, ajo ka treguar se gjithçka nisi me vdekjen e motrës së saj në moshë të re dhe lehtësimin e dhimbjeve të jetës.Leka ka zbuluar se ka tashmë ka dhe një studio të saj në Neë York, ku ushtron jogën, e cila i është kthyer tashmë në profesion.“Motra ka vdekur në 2015 dhe ka qene 35 vjeç. Ajo ka lënë dy fëmijë. Ka ndërruar jetë në mënyrë të paparashikueshme. Joga ka qënë e vetmja mënyrë se si unë kam gjetur qetësi. Ai moment më ka ndryshuar gjithçka në jetë. Hana ka pasur probleme me zemrën dhe pësoi arrest kardiak.Nëse përkthejmë në shqip fjalën ‘joga’ do të thotë unifikim, i trupit, shpirtit dhe mendjes. Më duhej diçka që mund të ulesha dhe gjeja qetësi.Janë katër rrugë që mundesh me mbërri te rruga e jogës. Unë kam zgjedhur rrugën e fizikut dhe frymëmarrjes”, u shpreh ajo./ ABC News
-

SHBA/ Prof. Dr. Rifat Latifi publikon librin e ri “Surgical Decision Making”
Shtëpia botuese prestigjioze “Springer” ka publikuar librin më të ri të Prof. Dr. Rifat Latifi, titulluar “Surgical Decision Making”. Ky botim shënon një tjetër arritje të rëndësishme në fushën e kirurgjisë dhe vjen si një udhërrëfyes i vyer për ekspertët, studiuesit dhe profesionistët e kësaj fushe në mbarë botën.Libri ofron një qasje gjithëpërfshirëse mbi proceset e vendimmarrjes në kirurgji, duke eksploruar vendime të ndërlikuara kirurgjikale, si dhe faktorët që ndikojnë në to. Përmes përmbajtjes së rishikuar dhe të zgjeruar, autori analizon sfida të rëndësishme si ndërhyrjet në kushte kritike, vendimet për ri-operacione dhe trajtimi i rasteve në grupmosha të ndryshme. Gjithashtu, libri trajton në mënyrë unike elemente që shpesh nuk marrin vëmendjen e duhur në literaturën kirurgjikale, si ndikimi i intuitës dhe përvojës personale në vendimmarrjen mjekësore.Në një postim në rrjetin social LinkedIn, Prof. Latifi e ka prezantuar botimin e ri me fjalët:“Me kënaqësi njoftoj se edicioni i ri i një prej librave të mi të preferuar që kam shkruar/redaktuar është publikuar dhe do të jetë i disponueshëm më 24 janar 2025: ‘Surgical Decision Making – Marrja e Vendimeve Kirurgjikale’. Ky edicion adreson elementë kyç të procesit të vendimmarrjes intraoperative dhe perioperative, duke përfshirë qasjen bazuar në prova, intuitën profesionale dhe përvojën klinike.”Libri ndriçon procesin e vendimmarrjes në kirurgji nga një perspektivë teorike dhe praktike, duke mbështetur kirurgët që janë në trajnim, si dhe ata që praktikojnë në nivele akademike dhe komunitare. Në të trajtohen tema si ndërgjegjësimi mbi gjendjen fiziologjike të pacientit, parametrat biokimikë dhe sfidat komplekse të operacioneve të paparashikuara, duke ofruar një burim të vlefshëm për përmirësimin e praktikave kirurgjikale.Botimi i këtij libri përfaqëson një vlerë të shtuar për botën akademike shqiptare dhe më gjerë. Prof. Latifi, me përvojën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kirurgjinë globale, vijon të inspirojë breza të rinj profesionistësh mjekësorë, duke çuar më tej emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Shtëpia botuese prestigjioze “Springer” ka publikuar librin më të ri të Prof. Dr. Rifat Latifi, titulluar “Surgical Decision Making”. Ky botim shënon një tjetër arritje të rëndësishme në fushën e kirurgjisë dhe vjen si një udhërrëfyes i vyer për ekspertët, studiuesit dhe profesionistët e kësaj fushe në mbarë botën.Libri ofron një qasje gjithëpërfshirëse mbi proceset e vendimmarrjes në kirurgji, duke eksploruar vendime të ndërlikuara kirurgjikale, si dhe faktorët që ndikojnë në to. Përmes përmbajtjes së rishikuar dhe të zgjeruar, autori analizon sfida të rëndësishme si ndërhyrjet në kushte kritike, vendimet për ri-operacione dhe trajtimi i rasteve në grupmosha të ndryshme. Gjithashtu, libri trajton në mënyrë unike elemente që shpesh nuk marrin vëmendjen e duhur në literaturën kirurgjikale, si ndikimi i intuitës dhe përvojës personale në vendimmarrjen mjekësore.Në një postim në rrjetin social LinkedIn, Prof. Latifi e ka prezantuar botimin e ri me fjalët:“Me kënaqësi njoftoj se edicioni i ri i një prej librave të mi të preferuar që kam shkruar/redaktuar është publikuar dhe do të jetë i disponueshëm më 24 janar 2025: ‘Surgical Decision Making – Marrja e Vendimeve Kirurgjikale’. Ky edicion adreson elementë kyç të procesit të vendimmarrjes intraoperative dhe perioperative, duke përfshirë qasjen bazuar në prova, intuitën profesionale dhe përvojën klinike.”Libri ndriçon procesin e vendimmarrjes në kirurgji nga një perspektivë teorike dhe praktike, duke mbështetur kirurgët që janë në trajnim, si dhe ata që praktikojnë në nivele akademike dhe komunitare. Në të trajtohen tema si ndërgjegjësimi mbi gjendjen fiziologjike të pacientit, parametrat biokimikë dhe sfidat komplekse të operacioneve të paparashikuara, duke ofruar një burim të vlefshëm për përmirësimin e praktikave kirurgjikale.Botimi i këtij libri përfaqëson një vlerë të shtuar për botën akademike shqiptare dhe më gjerë. Prof. Latifi, me përvojën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kirurgjinë globale, vijon të inspirojë breza të rinj profesionistësh mjekësorë, duke çuar më tej emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
-

Fluturime direkte Shqipëri-Izrael
Kryeministri Edi Rama e cilëson si një lajm fantastik, nisjen e fluturimeve direkte Shqipëri-Izrael. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se kjo do të forcojë lidhjet mes dy vendeve.“Ky është një lajm fantastik për forcimin e lidhjeve mes Izraelit dhe Shqipërisë! Fluturimet direkte jo vetëm që bëjnë udhëtimin më të thjeshtë, por hapin mundësi për shkëmbime kulturore, turizëm dhe mundësi biznesi. Lidhja historike mes dy shteteve, përfshirë rolin heroik të Shqipërisë në strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, është një bazë e fortë për një lidhje më të qëndrueshme.Inkurajimi i izraelitëve për të zbuluar bukuritë natyrore të Shqipërisë, traditat e saj të pasura dhe ekonominë në zhvillim do të kontribuojë në forcimin e miqësive dhe partneriteteve të forta. Një e ardhme e përbashkët e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë mund të sjellë mundësi të jashtëzakonshme për të dyja vendet. Për shumë momente të paharrueshme dhe një miqësie që po lulëzon.Faleminderit, një njeriu të jashtëzakonshëm, një lideri frymëzues dhe mikut tim të dashur Isaac Herzog për sjelljen e një grupi të shkëlqyer sipërmarrësish izraelitë në Shqipëri dhe për fjalët e tij inkurajuese për komunitetin hebre të biznesit, duke i nxitur ata ta shohin Shqipërinë si një vend vëllazëror mundësish”, shkruan Rama në X.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryeministri Edi Rama e cilëson si një lajm fantastik, nisjen e fluturimeve direkte Shqipëri-Izrael. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se kjo do të forcojë lidhjet mes dy vendeve.“Ky është një lajm fantastik për forcimin e lidhjeve mes Izraelit dhe Shqipërisë! Fluturimet direkte jo vetëm që bëjnë udhëtimin më të thjeshtë, por hapin mundësi për shkëmbime kulturore, turizëm dhe mundësi biznesi. Lidhja historike mes dy shteteve, përfshirë rolin heroik të Shqipërisë në strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, është një bazë e fortë për një lidhje më të qëndrueshme.Inkurajimi i izraelitëve për të zbuluar bukuritë natyrore të Shqipërisë, traditat e saj të pasura dhe ekonominë në zhvillim do të kontribuojë në forcimin e miqësive dhe partneriteteve të forta. Një e ardhme e përbashkët e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë mund të sjellë mundësi të jashtëzakonshme për të dyja vendet. Për shumë momente të paharrueshme dhe një miqësie që po lulëzon.Faleminderit, një njeriu të jashtëzakonshëm, një lideri frymëzues dhe mikut tim të dashur Isaac Herzog për sjelljen e një grupi të shkëlqyer sipërmarrësish izraelitë në Shqipëri dhe për fjalët e tij inkurajuese për komunitetin hebre të biznesit, duke i nxitur ata ta shohin Shqipërinë si një vend vëllazëror mundësish”, shkruan Rama në X.
-

Vendimi i ERE/ Ulet çmimi i energjisë elektrike për abonentët familjarë
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar uljen e çmimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë.
Çmimi i ri i energjisë ulet nga 9.5 Lekë në 8.5 Lekë për konsumin 700 KWH, pra ulet me 1 Lek.Ndërsa për konsumin mbi këtë fashë tarifa do të jetë e pandryshuar, 9.5 Lekë.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga data 1 Shkurt 2025 dhe do të jetë në fuqi deri më 31 Dhjetor 2025.
Ulja e çmimit të energjisë me këto tarifa ishte propozim i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.Aktualisht çmimi i energjisë elektrike për familjet është 9,5 Lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11,4 Lekë.
-

SHBA/ Takimi vjetor “Urat shqiptaro-amerikane në kujdesin shëndetësor”
Më 8 shkurt 2025, nga ora 14:00 deri në 16:00, organizohet aktiviteti i parë vjetor “Building Bridges in Healthcare” në Qendrën për të Rritur “Vatra” (50 Messina Drive, Braintree, MA). Në këtë bashkëpunim mes Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane, Katedrales së Shën Gjergjit dhe Qendrës Kulturore “Fan Noli,” do të zhvillohen diskutime dhe rrjetëzime mes profesionistëve dhe studentëve në fushën e shëndetësisë.Diskutimet do të përfshijnë figura të shquara shqiptare nga mjekësia, farmaceutika, kërkimet shkencore, dhe shumë të tjera. Synimi është të frymëzohen dhe udhëzohen profesionistët e rinj për një karrierë të suksesshme në fushën mjekësore.Regjistrimi është i hapur, dhe lista e të ftuarve përditësohet çdo javë. Për më shumë informacion dhe për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj, vizitoni: Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Më 8 shkurt 2025, nga ora 14:00 deri në 16:00, organizohet aktiviteti i parë vjetor “Building Bridges in Healthcare” në Qendrën për të Rritur “Vatra” (50 Messina Drive, Braintree, MA). Në këtë bashkëpunim mes Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane, Katedrales së Shën Gjergjit dhe Qendrës Kulturore “Fan Noli,” do të zhvillohen diskutime dhe rrjetëzime mes profesionistëve dhe studentëve në fushën e shëndetësisë.Diskutimet do të përfshijnë figura të shquara shqiptare nga mjekësia, farmaceutika, kërkimet shkencore, dhe shumë të tjera. Synimi është të frymëzohen dhe udhëzohen profesionistët e rinj për një karrierë të suksesshme në fushën mjekësore.Regjistrimi është i hapur, dhe lista e të ftuarve përditësohet çdo javë. Për më shumë informacion dhe për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj, vizitoni: