Fshati Vuthaj është një vend mjaft i bukur, por që fatkeqësisht dita-ditës po zbrazet. Madje, ata pak banorë që kanë mbetur, thonë se tash e thuajse e 50 vjet autoritetet malaziase nuk kanë investuar dot në këtë fshat. Por, shpresat janë ngjallur nga diaspora, e cila ka nisur të lëvizë me investime në këtë vend që mbledh turistë nga shumë vende.Idriz Sokoli tashmë rreth të 80-tave me nostalgji e kujton kohën e shkuar dhe ditët e paharruara në vendlindjen e tij Vuthaj e Gucisë, në këtë perlë që të lë pa frymë, kur fshati ishte i mbushur plot jetë me malësore e malësor të të gjitha moshave.“Jeta këtu është ken e bukur, n’daq me burrni, n’daq me sojni, me qika e me djem. N’daq me bari, me bujari e tana t’mirat i kemi pas. E havale s’kem pas, një grua me ardhë ka folë me ty t’ka thanë a je etshëm, a je lodhë a mos po do ujë, e ka hjekë burinë prej krahu e ta ka dhanë ujin”, tha ai.Po bëhen gati 50 vjet dhe në këtë pjesë të Malësisë nuk është investuar asgjë thonë ata pak banorë që i kanë mbetur besnik vatrave të tyre shekullore. Kjo ka bërë që banorët vazhdimisht të shpërngulën nga fshati thonë ata.“Shembulli më i mirë për këtë është se kemi një rrugë të shtruar para 45 viteve, nuk është investuar asnjë sen. Mirëpo për fat të keq as kapitali privat nuk ka depërtuar që të na ndihmojë të punësohen të rinjt dhe mos të shpërngulën sepse kështu po e lëmë një fshat të cilin e kanë mbajt me mundime të mëdha gjyshërit tonë”, tha Sefë Dedushaj.“Fatkeqësisht kanë mbet pak se vend ma të bukur s’ka. Këtu është vend patriotik, heroik, ky katund ka dhanë gjithçka”, tha Ismet Dedushaj.“3/4 e popullsisë shqiptare tani janë jashtë këtij trolli këtu. Por ishte një fat i madh, Kosova ishte djepi i edukatës sonë atdhetare. Ne të rinjtë jo vetëm që ishim të mirëpritur në institucionet shkollore në qendrat kryesore duke filluar nga Peja, Gjakova, Prizreni Prishtina, Ferizaji, Mitrovica sepse këtu nuk kemi guxuar ta manifestojmë dashurinë për atdheun për pjesën e ndarë të atdheut për pjesën e ndarë të atdheut. Fatmirësisht i bartën me veti, nuk e harruan këtë truall, nderin burrërinë, besnikërinë, por mbi të gjitha dashurinë për atdheun”, tha Binak Ulaj.Nga dashuria e madhe për vendlindje ne vijmë së paku tri herë gjatë vitit thonë vëllezërit Dedushaj të cilët migruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në vitet e 70-ta. Kohëve të fundit ata përfundimisht janë duke e menduar kthimin në vendlindje. Madje tashmë i kanë bërë edhe investimet e para.“Jemi të lidhur me këtë vend, kemi mjaft dëshirë me ardhë edhe kemi ba një investim që sado pak me e ngjallë këtë këtë vend këtu. U kemi dhanë mundësi edhe tjerëve në qoftëse duan me bë investim se rruga së paku 150 mijë euro na ka kushtuar vitin e kaluar sepse turizmi malor këtu është shumë në zhvillim e sipër. Fshati Vuthaj llogaritet si qendra kryesore për Mal të Zi sa i përket turizmit malor. Vijnë nga Deçani, nga pjesa këtej e Shqipërisë meqë këtu Valbona është shumë afër edhe vazhdojnë në anën tjetër për Theth”, tha Shaban Dedushaj.Me potencialet e mëdha për zhvillimin e turizmit malor, me monumentet kulturore dhe trashëgimore që ka si Syri i kaltërt dhe krojet e Ali Pashës, fshati Vuthaj, gjithnjë e më shumë po shëndrrohet në zonë të preferuar turistike për vizitorë nga e gjithë bota./ Bota Sot/
Year: 2024
-

Scandinavian Airlines nis fluturimet direkte Tiranë-Copenhagen
Aeroporti i Tiranës vazhdon të zgjerojë me shpejtësi numrin e destinacionave. Këtë të mërkurë, TIA priti fluturimin inaugurues Copenhagen-Tiranë, që do të operohet nga Scandinavian Airlines. Sipas aeroportit, tashmë pasagjerët mund të fluturojnë direkt nga Tirana në Copenhagen për 2 herë në javë.Ky është destinacioni i radhës inaugurues. Dy javë më parë Aeroporti i Rinasit lançoi linjën direkte Shqipëri-Oman, që operohet nga Salam Air. Kjo kompani do të lidhë Tiranën me kryeqytetin e Omanit, Muscat, po dy herë në javë.Në tre vitet e fundit numri i destinacioneve direkte nga Rinasi është rritur me gati 4 herë. Kjo së bashku me çmimet e ulëta të biletave ka bërë që tashmë aeroporti i Tiranës të përdoret gjerësisht edhe nga qytetarët e vendeve fqinje si Mali i Zi dhe Maqedonia duke përmbysur kështu një traditë shumë vjeçare. Në të kaluarën ishin shqiptarët ata të cilët detyroheshin të fluturonin nga aeroportet e vendeve fqinje për shkak të çmimeve të larta në Rinas, por edhe numrit të kufizuar të destinacioneve.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Aeroporti i Tiranës vazhdon të zgjerojë me shpejtësi numrin e destinacionave. Këtë të mërkurë, TIA priti fluturimin inaugurues Copenhagen-Tiranë, që do të operohet nga Scandinavian Airlines. Sipas aeroportit, tashmë pasagjerët mund të fluturojnë direkt nga Tirana në Copenhagen për 2 herë në javë.Ky është destinacioni i radhës inaugurues. Dy javë më parë Aeroporti i Rinasit lançoi linjën direkte Shqipëri-Oman, që operohet nga Salam Air. Kjo kompani do të lidhë Tiranën me kryeqytetin e Omanit, Muscat, po dy herë në javë.Në tre vitet e fundit numri i destinacioneve direkte nga Rinasi është rritur me gati 4 herë. Kjo së bashku me çmimet e ulëta të biletave ka bërë që tashmë aeroporti i Tiranës të përdoret gjerësisht edhe nga qytetarët e vendeve fqinje si Mali i Zi dhe Maqedonia duke përmbysur kështu një traditë shumë vjeçare. Në të kaluarën ishin shqiptarët ata të cilët detyroheshin të fluturonin nga aeroportet e vendeve fqinje për shkak të çmimeve të larta në Rinas, por edhe numrit të kufizuar të destinacioneve.
-

Thirrja e Federatës së Mjekëve shqiptarë: Zbuloni abuzimin me drograt te fëmijët
Në Shqipëri dhe Kosovë, përdorimi i drogave është një problem i madh dhe në rritje. Në Kosovë, numri i përdoruesve të drogës është në trend të rritjes, dhe konsumues gjithnjë e më të shpeshtë po bëhen adoleshentët.Federata e Mjekëve shqiptarë në Europë mbajti me sukese Konferencën e XXIII europiane në Qytetin e bukur të Prizrenit. Kjo konferencë u realizua në kuadër të Sensibilizimit mbi “Drogat dhe Shëndeti Mendor” dhe si vazhdim i misionit humanist të mobilizimit të mjekëve në Europë, organizoi në bashkëpunim me Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, Konferencën e XXIII-të Shkencore të akredituar (8 Kredite).Konferencën e Federatës dhe bashkëpunimin me Universitetin e Prizrenit e përgëzoi zyrtarisht Z. Albin Kurti– Kryeministri i Republikës së Kosovës.Në fjalën e mirëseardhjes – Dr. Aurora Dollenberg – President of AMFE (Federata e Mjekëve në Europë) falenderoi pjesëmarrjen e gjerë dhe folësit/Profesorat e Nderit për kontributin e tyre vullnetar.Konkluzionet nga kjo konference mjekesore ishin:Sipas të dhënave të Qendrës Mediko-Psikoterapeutike Labirint, janë 5,000 – 6,000 përdorues të varur drogash në Kosovë, që kanë probleme me sjelljen dhe rrethin, ndërsa numri i përgjithshëm i përdoruesve kalon 30,000. Në Shqipëri, droga trafikohet përmes Kukësit ose Prizrenit, pastaj përmes Ferizajt dhe Gjilanit në KosovëShqipëria është një nga vendet kryesore tranzit të trafikimit të heroinës dhe kokainës Përdorimi i drogave ka pasojat e mëdha në shëndetin mendor. Përdorimi i substancave narkotike ndikon në shëndetin mendor të adoleshentëve.Përdorimi i substancave ka simptoma të zakonshme të sjelljes. Disa shenja dhe simptoma të të gjitha çrregullimeve të përdorimit të substancave përfshijnë: Duke pasur nxitje intensive për të përdorur substanca4. Është e rëndësishme që të merret parasysh se përdorimi i drogës dhe varësia nga droga janë çështje serioze të shëndetit mendor dhe kërkojnë trajtim profesional. Nëse ju ose dikush që e njihni po përballen me këto çështje, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë nga një profesionist i shëndetit mendor.Dekorim me titullin ´´ Goodwill AMBASADOR´´, për meritën e lartë të kontributit në federatë, e morën këto personalitete shqiptare: Z. Shaqir Totaj, Kryetar i Qytetit të Prizrenit, Dr. Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Mentor Alishani, Rektor i Universitetit-Prizren “Ukshin Hoti” , Dr. Fatmire Kollçaku, Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë në Parlamentin e Republikës së Kosovës, Dr.Jusuf Ulaj, Këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Dr. Narqize Hoxhaj, Drejtoreshë e Spitalit Prizren. Paneli me të ftuarit e Nderit: Prof. Gazmend SH Bojaj, Prof. Fadil Çitaku, Prof. Lule Elezi, Dr. Edmond Nushi, Gjergji Pasha dhe Erdi Rexha, dhanë një kontribut të vyer organizativ. Një Urim i përzemërt i shkon referentave të konferencës, të cilët paraqiten punime të shkëlqyera:1- ´´Drogat dhe urgjencat më të shpeshta mjekësore´´- Dr. Aurora Dollenberg-Specialiste e Urgjencës dhe Mjekësisë Familjare, Psikoterapiste, CEO Dollenberg Clinic2- “Ndikimi i substancave psikoaktive në gjendjen mendore të adoleshentëve – Dr.Behar Kamberi, Specialist i Pediatrisë3-´´Sfida institucionale për evidentimin dhe trajtimin e rasteve të abuzimit me drogat´´- Dr. Arsim Gerxhaliu-Specialist i Mjekësisë Ligjor 4-´´Mbështetje psikologjike dhe psikoterapeutike për familjarët e përdoruesve të drogës´´ Arton Ademi – Specialist i Psikologjisë 5-´´ Varësia nga droga si problem social dhe zvogëlues i aftësisë për punë´´ Dr. Salih Bytyqi – Specialist i mjekësisë së punës 6-´´Efekti i substancave psikoaktive në procesin e detoksifikimit në mjedisin spitalor: objektivat dhe sfidat´´- Dr. Nik Agani– Specializimi në Psikiatri 7-´´Substancat narkotike dhe përdorimi i tyre tek adoleshentët dhe të rinjtë´´ Dafina Broqi- Specialiste e Psikologjisë8-´´Situata e përdorimit të drogës në Kosovë, droga të reja – sfida të reja´´ Safet Blakaj – Specialist i trajtimit të drogës9-´´Ndikimi i Inteligjencës Artificiale (AI) në trajtimin e çrregullimeve mendore´´- Erdi Rexha– Drejtor-bordi studentor AMFE – KosovëIshte privilegj që konferenca jonë u nderua nga familja e 2 heronjëve të Kombit: Dr. Fahrije Jashari-Zv. Kryetare e Federata europiane Mjekëve AMFE-Suedi nga Familja e Adem Jasharit dhe Familja e Dr. Fahredin Hoti deshmor i Kombit, ku personalisht Djali i heroit-Z. Besnik Fahredin Hoti.Nje homazh i merituar u dha me ngritje ne kembe dhe duartrokitje te zgjatura nga gjithe salla e konferences, per heronjte e kombit.Falenderojmë moderatorët e konferencës, gazetarët e njohur Z. Hajriz Mamaj & Znj. Alketa Gashi Fazliu dhe fotografin Edon Mamaj për punën e tyre shumë profesionale në konferencë.Falenderimi më i përzemërt i shkon pjesëmarrëve të shumtë , të cilët me pyetjet dhe diskutimet e tyre shkencore e bën këtë konferencë shumë dinamike dhe të frytshme.
-

Federata e Mjekëve Shqiptar në Europë bashkon mjekësinë shqiptare në Çeki
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë edhe në këtë vit e ka nisur aktivitetin e saj në organizimin e Konferencave në shtete të ndryshme të Evropës për të përmbushur qëllimin e saj në promovimin e arritjeve shkencore në diasporë nga mjekët shqiptarë të cilët tashmë në shumë vende kanë bërë emër në fusha të ndryshme mjekësore. Një aktivitet i tillë u mbajt ditë më parë në Lokalet e Ambasadës së Kosovës në Pragë.Kontribut të madh në këtë organizim dhanë personeli i ambasadës dhe në veçanti ambasadorja, Znj. Albesjana Iberhysaj e cila në koordinim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Pragë, Z. Ilir Tepelena dhe kryetaren e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë Znj. Dr. Aurora Dollenberg ia arritën qëllimit të realizojnë një Konferencë të suksesshme dhe me plot interes për të pranishmit.Këtë herë Znj. Dr. Aurora Dollenberg aktivitetin e konferencës e kishte orientuar në luftën kundër stresit andaj edhe moto e punimeve të paraqitura nga mjekët ishte: “Si ta luftojmë stresin” në punë, tek pacienti dhe tek personeli mjekësor i cili është edhe i atakuar çdo ditë në profesionin që e ushtron. Në këtë drejtim organizatorët e Konferencës së XXII me radhë e kishin planifikuar natën e parë të premten më 19 Prill 24 ta hapin me “Ekspozitën” e anëtares së Federatës Dr. Amire Demolli, e cila përveç profesionit të mjekes ka të mbaruar edhe Fakultetin e Arteve- dega Pikturë. Këtë zgjedhje Dr. Dollenberg e kishte konceptuar si parahyrëse në temën qendrore që ishte e paraparë për ditën e dytë të konferencës “Stresi në punë, në jetën e përditshme dhe në shëndetin e njeriut”.Në hapjen e punimeve të Konferencës së cilës i parapriu ekspozita e Dr. Amire Demollit, ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm mjekësh dhe qytetarë që jetojnë në Pragë. Pjesëmarrësit i përshëndetën të dy ambasadorët e akredituar në Republikën e Çekisë, Z. Ilir Tepelena- ambasador i Shqipërisë dhe Znj. Albesjana Iberhysaj- ambasadore e Kosovës në Pragë. Një vështrim të thukët rreth veprave të Dr. Demollit e bëri gazetari Hajriz Mamaj, pjesë e aktivitetit të federatës, i cili u ndal në një analizë të shkurtër ty veprave të zonjës Demolli me theks të veçantë në rolin që luan arti në largimin e stresit.Në fjalën e saj përshëndetëse kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Znj. Dr. Aurora Dollenberg falënderoi të dy ambasadorët për përkrahje dhe motivim në punën e Federatës dhe të gjithë mjekëve të cilët dijen e fituar në mërgim mundohen ta bartin kudo ku ka shqiptar nëpërmjet konferencave të tilla e që po përkrahet nga ambasadat dhe konsulatat shqiptare kudo që ne po organizojmë konferenca të tilla. Andaj në emër të gjithë anëtarëve të federatës ju shprehë falënderimet e mia për përkrahje dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Znj. Dr. Dollenberg në mbyllje të fjalimit të saj falenderues ftoi të gjithë që ishin prezent që të nesërmen me 20 Prill 24 të jenë në po të njëjtin vend për të përcjellë punimet e mjekëve që kanë përgatitur për këtë konferencë. Ndonëse e shtuna zbardhi me temperatura të ulëta sikur organizatorin e vuri në siklet për numrin e pjesëmarrësve. Ky dyshim u largua shumë shpejtë.Fluksi i ardhjes së pjesëmarrësve filloj të rritej me shpejtësi aty nga ora 9.00 dhe radha për tu regjistruar rritej në çdo moment. Këtë herë numri më i madh i mjekëve vinin nga Kosova, ndoshta për shkak të qarkullimit të lirë pas liberalizimit të vizave si dhe nga Shqipëria dhe vende tjera evropiane. Edhe në ditën e dytë nuk munguan dy ambasadorët tanë në Pragë Znj. Iberhysaj dhe Z. Tepelena me fjalët e tyre përshëndetëse në fillimin e punimeve të ditës së dytë të Konferencës shkencore. “Jam shumë e lumtur që sot po i drejtohem pjesës më vitale të kombit tim” e nisi kështu fjalimin e saj ambasadorja Iberhysaj, “ngase ju jeni ata që na jepni shpresë për jetë, ju na bëni të qeshim në momente më të vështira , po edhe të qajmë kur përpjekjet tuaja për të shpëtua jetë shterrën, prandaj edhe jeni të stresuar më shumë se sa ne që ju shikojmë në sy se çfarë do na thoni.Uroj të kaloni sa më mirë në mesin tonë edhe pse një numër kaq të madh mjekësh nuk e kemi pritë. Po mikut dhe mysafirit i hapet dera e konakut me zemër dhe me atë çka ka andaj ndihuni si në shtëpinë tuaj dhe sukses”, vazhdoi tutje. Edhe ambasadori Tepelena i përshëndeti të pranishmit dhe uroi suksese gjatë punimeve të Konferencës. Në emër të Federatës punë të mbarë për të pranishmit uroi kryetarja e Federatës Znj. Dr. Dollenberg, për të vazhduar me fjalë përshëndetëse edhe nga ana e Bordit të Federatës si Dr. Skënder Brataj, Fadil Çitaku, Dr. Fadil Avdiu, Dr. Kledisa Shemsi Vice, Merjola Skendaj Prifti, Prof. Arsim Gerxhaliu, dhe Elona Gjini. Pas një pushimi të shkurtër filloj punën seanca shkencore së cilës i parapriu Dr. Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Emergjente në QKUM.Z. Brataj trajtoj temën: Menaxhimi i stresit në Departamentin e Qendrës Emergjente në Tiranë. Punimi i tij u mirëprit dhe ishte i mirëseardhur nga mjekët e rinj që ballafaqohen me situata të tilla në vendet e tyre të punës. Dr. Brataj u përgjigj edhe në shumë pyetje nga të pranishmit. Edhe Dr. Aurora Dollenberg si mjeke specialiste e emergjencës dhe Mjekësisë familjare si dhe Psikoterapeute punimin e saj e kishte orientuar në përvojat e marra gjatë punës shumëvjeçare me pacientë dhe stresin e fituar gjatë punës.Në këtë drejtim ajo arriti me shembuj konkret të shpjegoj se si duhet larguar stresi nga pacienti po edhe nga vet mjeku që për çdo ditë ballafaqohet gjatë punës së përditshme. Me shembuj konkret të vëna në tabela shpjeguesja e rrumbullakoi punimin e saj duke iu ofruar gjeneratave të reja material konkretizues gjatë punës. Këtë përvojë zonja Dollenberg e kishte përmbledhur në një libër të cilën e shpalosi gjatë pushimit të drekës me pjesëmarrësit. Edhe Fadil Çitaku, PhD nga Akademia e Lidershipit dhe Shkencës në Zvicër paraqiti punimin: “Stili i jetës nga ana mjekësore dhe menaxhimit i stresit në përditshmëri”. Një vëmendje të veçantë gjatë konferencës zgjoi punimi i Dr. Lediona Troni, Specialiste e Pediatrisë në Republikën e Çeke që për trajtim kishte zgjedhur temën: Depresioni dhe Suicidi, (vetëvrasja) të fëmijët. Ky problemi i prekur nga Dr. Lediona u mirëprit dhe u shoqërua me shumë pyetje nga të pranishmit.Në këtë konferencë ishin edhe dy kirurg që punimet e tyre i karakterizonte puna e tyre në këtë fushë dhe stresi që i shoqëron ata gjatë operacionit. Kirurgu nga Kosova Dr. Arbër Morina u ndal në përditshmërinë e punës se tij si kirurg dhe problemet që paraqiten në momente të caktuara gjatë operacionit, ku kirurgu duhet të gjej në zgjedhje në të mirë të pacientit. Kjo punë jo vetëm që të streson dhe të mban në ankth derisa të kalohet faza kritike me të cilën ballafaqohet pacienti gjatë operimit, por dhe përqendrimi që i duhet një kirurgu për të arritur rezultatin që dëshiron duhet të jetë maksimal. Dr. Morina çdo gjë e konkretizoi me shembuj dhe “stresin e heq kur e shohë duke më buzëqeshë pacienti, vetëm atëherë lirohem nga stresi, dhe i gëzohem suksesit tim gjatë punës”, tha ai. Ndërsa Dr. Haki Kryeziu, një kirurg viseral dhe operator kryesor në Spitalin e Salsburgut solli përvojën e tij shumëvjeçare si kirurg në Austri e fituar nga kirurgë me renome në fushën e kirurgjisë në botë.“Kirurgu duhet të nisë operacionin me plotë optimizëm, por gjithmonë nuk na dele ashtu si e nisim. Por beteja kundër stresit duhet të kihet parasysh gjithmonë për shkak të papriturave të cilat janë të paevitueshmen ndonjëherë” tha Dr. Kryeziu. Ai premtoi që përvojat e fituara në qendrat botërore me padurim presë ti aplikoj edhe në Kosovë dhe vendet tjera shqipfolëse.Me një punim shumë të pëlqyer u prezentua edhe Dr. Eriona Bytyçi, mjeke e përgjithshme dhe ish studente e dalluar nga Universiteti i Prishtinës. Ajo stresin e trajtoi në një dimension më ndryshe, atë të stresit organik, për të plotësuar këtë konferencë edhe me një shembull molekular të stresit. Gjendja apo stresogjeni që ajo mori shembull ishte Rhabdomieliza (si stresogjen akut) dhe ndikimi i saj në dështimin akut të veshkave (si organ viktimë) si dhe menaxhimi/ trajtimi i kësaj gjendjeje.Gjendja apo stresogjeni që ajo mori shembull ishte Rhabdomieliza (si stresogjen akut) dhe ndikimi i saj në dështimin akut të veshkave (si organ viktimë) si dhe menaxhimi/ trajtimi i kësaj gjendjeje.Në mbyllje të Konferencës Federata zgjodhi edhe kryesinë e Degës së Federatës për Republikën Çeke në këtë përbërje. Dr. Lediona Toni, pediatër- Kryetare, Arbër Prifti, Specialist Angiologjisë, Reanimacionit- nënkryetar. Merjola Skendaj, Psikologe- anëtare e kryesisë dhe Krist Ikonomi- Fizioterapist, anëtar i kryesisë.Vlen të theksohet në fund të këtij shënimi se në Konferencë një kontribut të madh dhanë edhe Prof. Lule Elezi, pianiste me renome botërore dhe gazetarja Alketa Gashi Fazliu e cila në një bashkëbisedim me gazetarin dhe moderatorin Hajriz Mamaj diskutuan rreth librit “Ato gdhendin dhimbjen”, rrëfimin e 15 nënave shqiptare zemërshpuara për humbjen e më të dashurve të tyre gjatë luftës së fundit në Kosovë.Në këtë bashkëbisedim kontribut të veçantë dhanë edhe Prof. Dr. Ariana Reli, psikiatre nga Tirana, Prof. Dr. Arsim Gërxhaliu nga Prishtina si dhe Latif Hoxha, Phd Psikolog Klinik.Në mbyllje moderatori i konferencës zotëri Mamaj falënderoi ambasadorët për angazhim dhe të gjithë pjesëmarrësit në Konferencë dhe i ftoi të gjithë të interesuarit që të bashkohen në aktivitetet e federatës e cila aktivitetin e radhës do e mbaj me 15 Qershor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren në sallën e Amfiteatrit të madh. Mirë se vini!Nga Hajriz Mamaj
-

Ndodh në Korfuz: Ena prej balte hidhet nga bashkia mbi kokën e së resë
Një incident i pabesueshëm ndodhi në Korfuz të Greqisë këtë të shtunë, teksa bëhej hedhja tradicionale e enës prej balte.
Një vajzë e cila duket se nuk e kishte dëgjuar thirrjen e policisë për çfarë do të ndodhte, po kalonte poshtë ballkonit të bashkisë, në San Giacomo, kur në prani të kryebashkiakut Stefanos Poulimenos e zëvendësit të tij, u lëshua ena e madhe pa e ditur se e reja ishte duke kaluar në trotuarin poshtë në atë moment.
Përfundimi? Ena u thye mbi kokën e saj… Të pranishmit vrapuan menjëherë për t’i ardhur në ndihmë dhe sipas mediave greke, e reja u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Ndonëse në pamje duket se e mori me sportivitet, ajo nuk i shpëtoi dy qepjeve.
Fatmirësisht, distanca e hedhjes nuk ishte e lartë.
Ceremonia e thyerjes së enëve prej balte zhvillohet çdo vit gjatë Pashkës Ortodokse në ishullin grek të Korfuzit. Disa thonë se është një refuzim simbolik i shpirtrave të ligë të Judës. Të tjerë besojnë se ka të bëjë me përtëritjen dhe lidhet me një traditë më të vjetër që nuk ka lidhje me krishtërimin. Cilado qoftë ajo, është një justifikim shumë i mirë për të thyer gjëra. -

Pas 30 marsit Greqia nuk lejon hyrjen e shqiptarëve pa leje qëndrimi? Reagon ambasada shqiptare në Athinë
Ambasada shqiptare në Athinë ka sqaruar vendimin e autoriteteve greke lidhur me lëvizjen e shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit deri në 31 dhjetor 2024.
Të gjithë ata që janë në proces aplikimi për paisje/ripaisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës në Republikën e Greqisë mund të hyjnë e dalin lirshëm nga 31 marsi por duhet të disponojnë vërtetimin e vlefshëm të aplikimit për pajisje për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi.
Reagimi i ambasadës shqiptare:
Pas komunikimeve të vazhdueshme të Ambasadës Shqiptare në Athinë me institucionet kompetente Greke, ju bëjmë me dije se:
Me Vendimin Nr. 4000/3/98-ib, publikuar në Fletoren Zyrtare të Qeverisë së Republikës Greke, sot, në datën 19 mars 2024, mbi “Daljen dhe rihyrjen e shtetasve të huaj të vendeve të treta me leje qëndrimi, afati i vlefshmërisë së të cilave ka përfunduar dhe të shtetasve të huaj të vendeve të treta që kanë aplikuar për pajisje me leje qëndrimi”, përcaktohet se:
Gjatë periudhës 31-03-2024 deri më 31-12-2024, lejohet dalja në një vend të tretë, jashtë shteteve anëtare të shengenit, dhe rihyrja e shtetasve të vendeve të treta që banojnë ligjërisht në Greqi, mbajtës të:
-Një vërtetimi të vlefshëm aplikimi për pajisje për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi, sipas neneve 10 dhe 11 të ligjit nr. 5038/2023 ose
Një vërtetimi të vlefshëm të posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, sipas nenit 16 të ligjit nr. 5038/2023, me kusht që të dalin nga Greqia brenda periudhës së sipërpërmendur dhe të posedojnë pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi të njohur nga Greqia.
✔️ Nga ky Vendim përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në proces aplikimi për pajisje/ripajisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës. -

Greqia “tregon dhëmbët” dhe merr vendimin e papritur ndaj emigrantëve
Komuniteti Shqiptar në Greqi sipas një vendimi të fundit bërë publike në rrjetet sociale, thuhet se ndalon emigrantët shqiptarë të hyjnë apo dalin nga territori grek pa leje qëndrim.
Raportohet se pritet të vihet në zbatim pas datëa 30 Mars 2024, ku pas kësaj date emigrantët duhet të jenë kthyer në Greqi ose në të kundërt nuk do I’I lejohet hyrja.
Regullorja e re thuhet në njoftim se është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare.
Të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit, mund të udhëtojnë drejt vendeve të tyre vetëm me leje qëndrimi. Nëse jeni në pritje të lejes së qëndrimit dhe keni në duar vërtetimin, nuk mund të udhëtoni as drejt vendit tuaj, pas datës 30 mars 2024.
Mos bëni gabimin të udhëtoni, sepse nuk do të lejohet hyrja. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë ata që ndodhen jashtë Greqisë sot. Duhet të jenë kthyer deri në datën 30 mars, ndryshe nuk do lejohet hyrja e tyre.
Kështu thotë rregullorja e re që është dërguar në të gjitha pikat kufitare. Nga policia e aerodromit më thanë që presin ndryshime, por nuk e dimë a do ketë ndryshime dhe si do funksionojnë ato. Për momentin bëni kujdes”.
Ky vendim vjen në vijim të ftohjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, për shkak të burgosjes së Fredi Belerit dhe moslejimin e tij si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.
Beleri është dënuar gjithashtu nga GJKKO, me mbi dy vjet burg nën akuzën e korrupsionit në zgjedhje.
Më 19 Mars, pritet të mbahet edhe një seancë gjyqësore për këtë çështje në Gjykatën e Apelit
