Year: 2024

  • Testamenti i rrallë i aktorit të madh

    Testamenti i rrallë i aktorit të madh

     “Njeriu këndon pas luftës” nga Dushan Vasiljev, është poezia që Bekim Fehmiu e kishte lënë testament, për t’u recituar në mbledhjen komemorative në Prishtinë.

     

     

     
     
    Unë kam shkelur në gjak deri në gjuDhe ëndrra më nuk kam.Motra ime është shitur, nënës flokët e thinjur ia kanë prerëUnë nuk kërkoj hise në këtë botë lavire dhe të baltosur.Unë jam i etshëm për ajër, qumështDhe për këtë vesë të bardhë mëngjesi.Unë kam shkelur në gjak deri në gjunjëDhe nuk kam ditur pse?Vëllanë armik të madh e kam quajturDhe jam sulur në errësirë përpara duke klithurDhe atëherë edhe Zoti, edhe njeriu, edhe istikamiFluturojnë në ferr.Dhe sot i qetë shikoj se si cikërrimtari zgjebanTë dashurën grua ma përqafonSe si vërshima pullazin ma shpartallonDhe nuk kam dëshirë e as fuqi që t’i hakmirrem.Oh, më jepni vetëm një grusht ajër dhe qumështDhe pakëz vesë,Vesë të bardhë mëngjesiTë tjerat i paçit për nder.

     
    Aktori Bekim Fehmiu është një nga emrat më të dëgjuar shqiptarë të aktrimit. I lindur në Sarajevë në vitin 1936, ai do të bëhej i famshëm me filmin “Unë kurrë nuk kam parë ciganë të lumtur”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.

     

     
     
    Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga përsonalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.

  • 699 fermerë nga zonat e Sarandës, Delvinës, Konispolit dhe Finiqit përfitojnë nga skema e ABZHR

    699 fermerë nga zonat e Sarandës, Delvinës, Konispolit dhe Finiqit përfitojnë nga skema e ABZHR

    699 fermerë nga zonat e Sarandës, Delvinës, Konispolit dhe Finiqit janë shpallur fitues në skemat mbështetëse të qeverisë për mbarështimin e dhive, dhenëve dhe bletëve.
    Mbështetja financiare synon të zhvillojë më tej sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në këto zona me potencial të lartë rural dhe bujqësor.
    Sipas të dhënave zyrtare, mbështetja është shpërndarë si më poshtë:

    103 fermerë nga Saranda
    137 fermerë nga Finiqi
    203 fermerë nga Delvina
    256 fermerë nga Konispoli

    Ky program për mbështetjen e blegtorisë dhe bletarisë pritet të sjellë rritje të ndjeshme në prodhimin dhe zhvillimin ekonomik të zonës, duke ndihmuar fermerët në sfidat e tyre të përditshme.

  • Sa do të jetë bonusi për pensionistët në pranverë? Zbardhet vendimi i Qeverisë: Nga 5 mijë, deri në 10 mijë lekë

    Sa do të jetë bonusi për pensionistët në pranverë? Zbardhet vendimi i Qeverisë: Nga 5 mijë, deri në 10 mijë lekë

    Qeveria ka ndryshuar për të tretën herë buxhetin e vitit 2024.
    Përmes një deklarate për mediat, ministri i Financave, Petrit Malaj, ka bërë të ditur se në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë.
    Po ashtu, bëhet e ditur se do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh të gjitha familjet që trajtohen me ndihmë Ekonomike, personat me aftësi të kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre.

    Deklarata për shtyp e ministrit të Financave 
    Këshilli i Ministrave në një mbledhje të posaçme ditën e djeshme, miratoi Aktin Normativ, për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024.

    Ministria e Financave, propozoi disa masa, pas një analize të kujdesshme të ecurisë së ekonomisë dhe treguesve fiskalë për periudhën janar – nëntor 2024.
    Në këtë prag fundviti, e gjithë vëmendja jonë shkon në mbështetje të shtresave më në nevojë, kryesisht pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta.

    •             Do të shpërndajmë 2.2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël.
    •             Konkretisht do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre.
    •             Nga ana tjetër do të vëmë në jetë premtimin për garantimin e bonusit të Pranverës, duke siguruar krijimin e një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë, në mbështetje të pensionistëve në të cilën do të transferohet një fond prej 6.3 miliardë lekësh.
    •             Në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 Euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 Euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë .
    Me një fond shtesë në masën 1.4 miliardë lekë do të mbështesim fermerët, duke siguruar investim të vazhdueshëm për një nga sektorët më prioritarë të ekonomisë, bujqësinë.
    Gjithashtu do të alokojmë një fond shtesë prej rreth 1.6 miliardë lekë për për të mbështetur bashkitë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, si dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve.

    Angazhimi i Minstrisë së Financave mbetet i pandryshuar për të siguruar edhe në vijim trajektoren rënëse të nivelit të borxhit publik në raport me PBB-në, si dhe për të garantuar konsolidimin fiskal e qëndrueshmërinë e ekonomisë në tërësi.

  • Jazz muzika në Mitrovicë-Një urë Kulturore që bashkon komunitetet

    Jazz muzika në Mitrovicë-Një urë Kulturore që bashkon komunitetet

     

    Mitrovica, një qytet me histori të pasur kulturore, ka gjetur në muzikën jazz një mjet të fuqishëm për të bashkuar komunitetet dhe për të promovuar diversitetin kulturor. Përmes festivaleve dhe iniciativave të ndryshme, jazz-i ka luajtur një rol kyç në ndërtimin e urave të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në këtë qytet të ndarë.

    Një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Mitrovicë është festivali “Mitrovica International Jazz Days”, i cili mbahet çdo vit në muajin gusht. Ky festival mbledh artistë të njohur nga vendi, rajoni dhe bota, duke ofruar performanca të jashtëzakonshme që pasurojnë skenën muzikore të qytetit. Edicioni i fundit, i mbajtur nga 22 deri më 24 gusht 2024, solli emra të njohur të skenës jazz, si Gunhild Carling dhe Kinga Glyk, të cilët performuan për një audiencë të gjerë dhe entuziaste.
    Roli i jazz-it në bashkimin e komuniteteve

    Muzika jazz ka shërbyer si një platformë për të bashkuar komunitetet e ndryshme në Mitrovicë. Nën moton “Muzika na bashkon”, festivali ka krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe përfshirëse, duke promovuar tolerancën dhe mirëkuptimin ndërmjet qytetarëve. Përmes muzikës, artistët dhe audienca kanë ndërtuar lidhje të reja, duke kontribuar në ndërtimin e një qyteti më të bashkuar dhe të hapur ndaj diversitetit kulturor.
    Jazz-i në Mitrovicë është më shumë se një zhanër muzikor; është një simbol i bashkimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë. Përmes festivaleve si “Mitrovica International Jazz Days”, qyteti vazhdon të promovojë vlerat e paqes, tolerancës dhe diversitetit, duke dëshmuar se muzika ka fuqinë të kapërcejë barrierat dhe të ndërtojë ura ndërmjet njerëzve.
    Pyetje për lexuesit tanë: A keni marrë pjesë ndonjëherë në “Mitrovica International Jazz Days”? Cili ishte momenti juaj i preferuar? Na tregoni përvojat tuaja në komentet më poshtë!

  • Roli i Teatrit në Epokën Moderne

    Roli i Teatrit në Epokën Moderne

    Zana Islami

    Teatri, si një nga format më të vjetra të shprehjes artistike dhe kulturore, ka evoluar dhe përshtatur veten në kohë dhe hapësira të ndryshme. Në epokën moderne, teatri ka marrë një rol të ri, duke u bërë një reflektim më i thellë i shoqërisë dhe individëve, si dhe një mjet për të përballuar dhe përpunuar krizën e shoqërisë moderne.

    Përfaqësimi i Shoqërisë dhe Krizave Sociale Teatri modern është një pasqyrë e realitetit të shoqërisë. Pjesë të rëndësishme të trupës teatrale janë temat që lidhen me pasigurinë sociale, globalizimin, ndryshimet klimatike, krizën e identitetit dhe frikën nga e panjohura. Regjisorët dhe dramaturgët modernë shpesh përdorin teatër eksperimental për të sjellë tema të ndjeshme dhe të mprehta që shoqëria ndoshta ka tendencë t’i injorojë ose t’i shtypë.
    Transformimi i Formave dhe Stileve Ndryshe nga periudhat e mëparshme, teatri modern është një mozaik i larmishëm i formave dhe stilistikave. Nga teatri eksperimental dhe performancat ndërdisiplinore, deri te teatrot që shfrytëzojnë teknologjinë digjitale, teatri ka shpërthyer kufijtë e saj tradicionalë. Performanca nuk është më e kufizuar në skenë, por mund të shtrihet edhe në ambiente të hapura, në rrugë, ose përmes mediumeve digjitale.

    Ndikimi i Teknologjisë dhe Multimedia Teknologjia ka revolucionarizuar teatër në mënyra të papara më parë. Përdorimi i projeksioneve, efekteve speciale dhe dritave të sofistikuara ka krijuar mundësi të reja për dramaturgët dhe regjisorët që të shprehin mesazhe dhe emocione të fuqishme. Performancat teatrale tani mund të integrojnë elemente vizuale, muzikore dhe digjitale për të krijuar një përvojë tërësisht të re për publikun.
    Teatri si Mjet Ndikimi dhe Protestë Në shumë raste, teatri modern ka shërbyer si një formë proteste dhe qëndrese. Kjo ndodh kur aktorët dhe krijuesit përdorin hapësirën teatrale për të ngritur çështje të tilla si të drejtat e njeriut, liritë individuale, dhe padrejtësitë sociale. Nga komeditë politike deri te dramat që adresojnë çështje të drejtat e gruas, minoriteteve dhe emigrantëve, teatri mbetet një hapësirë për shprehje dhe reflektim kritik mbi botën që jetojmë.
    Pjesëmarrja e Publikut dhe Të Reja Të Krijimtarisë Në kohën moderne, marrëdhënia midis aktorit dhe publikut ka ndryshuar. Teatri ka kaluar në një fazë ku përfshirja e publikut në performancë është bërë gjithnjë e më e zakonshme, përmes improvizimit, pjesëmarrjes aktive, dhe shpesh herë duke e shndërruar audiencën në pjesëmarrës të drejtpërdrejtë. Ky lloj interaktivizmi rrit fuqinë e mesazhit dhe i jep mundësi individëve të ndihen si pjesë e përvojës kolektive.

  • Nis rrugëtimin me specialisten shqiptare, Klinika për Fëmijët Autik në Londër

    Nis rrugëtimin me specialisten shqiptare, Klinika për Fëmijët Autik në Londër

    Në Londër ka nisur aktivitetin klinika për fëmijët autik çelur nga shqiptarja Esmeralda  Capja. Klinika hapi dyert  me një përurim të veçantë të mbajtur në bashkëpunim me organizatën BACA (British Albanian Culture Artist). Të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme ishin përfaqësues nga Ambasada e Republikës së Kosovës, përfshirë diplomatin Vlorat Gashi dhe bashkëshorten e tij, si dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare, miq, familjarë, prindër të interesuar dhe kolegë të fushës.Ashtu sikurse u shpreh edhe vet Znj. Esmeralda Capja specialiste për këtë fushë, themeluese e klinikës, “Të punosh në këtë drejtim është sa e veçantë por edhe të vështirë!Duhet qartësi që familjet ta kuptojnë edhe më mirë situatën, eksperienca duhet të jetë gjithëpërfshirëse”!Në ceremoninë e përurimit gjithashtu ishin të pranishëm përfaqësues shoqatash shqiptare, miq, familjarë, kolegë në këtë fushë, prindër të interesuar etj.Esmeralda Capja prej vitesh është marrë me edukimin e fëmijëve në shkollat angleze në Londër duke qënë edhe e ngarkuar në detyrën e drejtimit të vet shkollës si edhe ka dhënë kontribut në vitet e saja të para në emigrim si ndër mësueset e para të gjuhës shqipe në shoqatën “Ardhmëria”.Ajo është shembull i gruas shqiptare në Londër me një karriere të përmbushur.Të tregosh profesionalizëm dhe të jesh në zemrën e këtyre fëmijëve duhet mbi të gjitha pasion dhe dedikim. Të gjitha punonjëset e kësaj klinike janë vajza me entuziazëm dhe me prejardhje shumëkulturore.Vështirësia shpesh haset, jo vetëm tek fëmija por edhe tek prindi, i cili i papërgatitur me situatën ku ndodhet anashkalon evidencën, nuk i përshtatet rrethanës dhe vetëmbrohet duke e minimizuar problemin. Ndaj prindi i stërvitur, i mirinformuar, i ndihmuar dhe i shoqëruar në këtë rrugë aspak të lehtë, nga terapistë dhe profesionistë që e njohin mirë këtë fushë, bëhet edhe një prind i ndërgjegjshëm.Ky është edhe motivi që dy autorët Esmeralda Capja dhe Nicholas Flook promovuan në ditën e përurimit të qendrës, i cili shoqëroi edhe prezantimin e librit të tyre “Navigating Autism: 101 Tips for Parents with Extraordinary Kids”.Një libër që duhet të përkthehet patjetër edhe në shqip por edhe në gjuhë të tjera, pasi aty shfleton një botë të pasur dhe të re gjithëkush që e lexon.Klinika ndodhet në adresën: 2 West End Lane, Kilburn High Road, NW6 4NT, Londër, dhe është e hapur çdo ditë për të mirëpritur të gjithë të interesuarit në ofrimin e mbështetjes për fëmijët autik dhe familjet e tyre.   

  • Teknologjitë e reja në stomatologji, si aplikacionet ndihmojnë shëndetin oral

    Teknologjitë e reja në stomatologji, si aplikacionet ndihmojnë shëndetin oral

    Teknologjia ka bërë një revolucion në shumë fusha të kujdesit shëndetësor, përfshirë edhe stomatologjinë. Përparimet teknologjike kanë ndryshuar mënyrën se si pacientët trajtojnë dhe menaxhojnë shëndetin e tyre oral, duke ofruar zgjidhje më të lehta, më të shpejta dhe më efikase. Ndër teknologjitë më të rëndësishme që po ndryshojnë stomatologjinë janë aplikacionet mobile, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në rezervimin e vizitave, kujtesën e trajtimeve dhe edukimin për kujdesin oral.Aplikacionet Mobile dhe Roli i tyre në Kujdesin për Shëndetin OralNë një botë gjithnjë e më dixhitale, aplikacionet për shëndetin oral janë bërë mjete të dobishme që u japin pacientëve më shumë kontroll mbi kujdesin e tyre dentar. Përmes këtyre aplikacioneve, njerëzit mund të mbajnë një evidencë të mirëmbajtjes së tyre dentare, të ndjekin udhëzimet për higjienën orale dhe të informohen për problemet e mundshme që mund të hasen. Një nga përparësitë më të mëdha është lehtësimi i procesit të rezervimit të vizitës tek dentisti.Rezervimi i Vizitës tek DentistiNjë nga shqetësimet kryesore të pacientëve shpesh është rezervimi i një vizite dentare. Teknologjia e ka bërë këtë proces shumë më të thjeshtë me aplikacione që ofrojnë mundësinë e rezervimit online. Pacientët mund të zgjedhin orare që përputhen me kalendarin e tyre personal, duke eliminuar nevojën për telefonata të shumta ose pritje të gjata në klinika. Aplikacionet për rezervimin e vizitës tek dentisti gjithashtu mund të dërgojnë kujtime dhe paralajmërime për takime të afërta, duke i ndihmuar pacientët të mos harrojnë terminet e tyre të rëndësishme.Monitorimi i Higjienës OraleNjë tjetër aspekt i rëndësishëm që këto aplikacione mbulojnë është monitorimi i rutinave të përditshme të higjienës orale. Aplikacionet për kujdesin dentar ofrojnë mjete që ndihmojnë përdoruesit të mbajnë shënime për sa herë dhe si pastrojnë dhëmbët, përdorin fijet dentare dhe shpëlarësit oralë. Këto mjete ofrojnë kujtesa dhe sugjerime për përmirësimin e këtyre rutinave, duke u siguruar që pacientët të ndjekin praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit të tyre oral.Edukimi për Shëndetin OralNjë aspekt tjetër i rëndësishëm i teknologjive të reja në stomatologji është edukimi që aplikacionet ofrojnë për pacientët. Shumë prej këtyre aplikacioneve përfshijnë video, artikuj dhe udhëzues që i mësojnë përdoruesve për shëndetin oral dhe përkujdesjen e duhur. Këto burime edukative ndihmojnë pacientët të kuptojnë rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe të ndërgjegjësohen për simptomat që mund të kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dentare.Teknologjitë të Avancuara në Diagnostikimin dhe TrajtiminPërtej aplikacioneve mobile, teknologjia në stomatologji ka bërë përparime të mëdha edhe në fushën e diagnostikimit dhe trajtimit të problemeve dentare. Pajisjet me rreze X dixhitale, skanerat 3D dhe laserët dentar janë vetëm disa nga teknologjitë që kanë përmirësuar në mënyrë dramatike saktësinë e diagnozave dhe efektivitetin e trajtimeve.Radiografia DixhitaleRadiografia dixhitale është një nga përparimet kryesore që ka ndryshuar mënyrën se si dentisti identifikon problemet me dhëmbët dhe mishrat e pacientëve. Duke përdorur radiografi dixhitale, imazhet e dhëmbëve dhe kockave janë më të sakta dhe mund të ruhen dhe ndahen lehtësisht me profesionistë të tjerë. Kjo teknologji ndihmon që problemet dentare të kapen në fazat e hershme, duke reduktuar nevojën për trajtime më komplekse dhe më të dhimbshme.Skanimet 3D dhe Printimi 3DSkanimi 3D i dhëmbëve është një tjetër hap drejt përmirësimit të stomatologjisë. Ky proces lejon krijimin e modelimeve të sakta të dhëmbëve, duke ndihmuar në dizajnimin dhe prodhimin e protezave dentare, kurorave dhe mbushjeve me saktësi të madhe. Printimi 3D është gjithashtu një zgjidhje e avancuar që lejon krijimin e pjesëve dentare të personalizuara, të cilat përshtaten në mënyrë të përkryer me gojën e pacientit.Ndikimi i Aplikacioneve në Përmirësimin e Kujdesit të PacientitNjë nga përfitimet më të mëdha të teknologjisë dhe aplikacioneve në stomatologji është përmirësimi i përvojës së pacientit. Duke përdorur aplikacione që i ndihmojnë pacientët të qëndrojnë të informuar dhe të organizuar, dentistët mund të ofrojnë një kujdes më të mirë dhe më gjithëpërfshirës. Pacientët janë në gjendje të ndjekin më mirë trajtimet e rekomanduara, të përmirësojnë rutinat e tyre të kujdesit oral dhe të komunikojnë më lehtë me profesionistët dentarë.Komunikimi me Dentistët përmes TeknologjisëAplikacionet moderne për kujdesin dentar shpesh ofrojnë opsione për komunikimin e drejtpërdrejtë me dentistët, përmes mesazheve ose thirrjeve video. Kjo mundëson konsultime të shpejta për pyetje dhe shqetësime të pacientëve, pa qenë e nevojshme të shkojnë fizikisht në klinikë për çdo problem të vogël. Ky lloj komunikimi e bën kujdesin dentar më të arritshëm dhe më të përshtatshëm për të gjithë pacientët.PërfundimiTeknologjitë e reja në stomatologji, veçanërisht aplikacionet mobile, po revolucionarizojnë mënyrën se si pacientët përkujdesen për shëndetin e tyre oral. Ato ofrojnë lehtësi në rezervimin e vizitës tek dentisti, ndihmojnë në monitorimin e rutinave të përditshme të higjienës orale dhe edukojnë pacientët për kujdesin dentar. Me përparimet teknologjike që vazhdojnë të zhvillohen, stomatologjia po bëhet gjithnjë e më e sofistikuar, duke ofruar zgjidhje të personalizuara dhe të lehta për përdorim që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme të pacientëve.Nga Ana Asllani*Titulli origjinalTeknologjitë e Reja në Stomatologji: Si Aplikacionet Ndihmojnë në Kujdesin për Shëndetin Oral

  • Nga nesër SKY express nis fluturime të reja direkte midis Tiranës dhe Athinës

    Nga nesër SKY express nis fluturime të reja direkte midis Tiranës dhe Athinës

    Një partneritet i ri mes Shqipërisë dhe Greqisë për komunikimin dhe shkëmbimet kulturore dhe ekonomike. Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka njoftuar nisjen e fluturimeve direkte midis Athinës dhe Tiranës, në bashkëpunim me kompaninë ajrore SKY express.Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me themeluesin e SKY express, Ioannis Grillos, për të diskutuar rëndësinë e kësaj nisme. “Ky partneritet është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet mes dy vendeve tona dhe për të rritur shkëmbimet në turizëm dhe ekonomi,” theksoi Hajdaraga.Fluturimi inaugurues pritet të jetë më 14 tetor 2024.Ndërsa udhëtimi i parë sipas website të kompanisë do të realizohet me datë 15 tetor. Ndërsa do të ketë pesë udhëtime në javë që do të lidhin drejtpërdrejt kryeqytetet Tiranën dhe Athinën. Ky shërbim i ri ajror është një hap përpara në lehtësimin e udhëtimeve dhe shkëmbimeve mes dy vendeve fqinje. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një partneritet i ri mes Shqipërisë dhe Greqisë për komunikimin dhe shkëmbimet kulturore dhe ekonomike. Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka njoftuar nisjen e fluturimeve direkte midis Athinës dhe Tiranës, në bashkëpunim me kompaninë ajrore SKY express.Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me themeluesin e SKY express, Ioannis Grillos, për të diskutuar rëndësinë e kësaj nisme. “Ky partneritet është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet mes dy vendeve tona dhe për të rritur shkëmbimet në turizëm dhe ekonomi,” theksoi Hajdaraga.Fluturimi inaugurues pritet të jetë më 14 tetor 2024.Ndërsa udhëtimi i parë sipas website të kompanisë do të realizohet me datë 15 tetor. Ndërsa do të ketë pesë udhëtime në javë që do të lidhin drejtpërdrejt kryeqytetet Tiranën dhe Athinën. Ky shërbim i ri ajror është një hap përpara në lehtësimin e udhëtimeve dhe shkëmbimeve mes dy vendeve fqinje. 

  • Itali/ Shoqata “Korabi” dhuron inkubatorë për spitalet e Kukësit dhe Vlorës

    Itali/ Shoqata “Korabi” dhuron inkubatorë për spitalet e Kukësit dhe Vlorës

    Shoqata “Korabi” në Bolonjë, e përbërë nga sipërmarrës të suksesshëm shqiptarë dhe profesionistë arbëreshë në Itali, po vazhdon traditën e saj të bamirësisë dhe solidaritetit. Pas një viti, shoqata ka organizuar përsëri një nismë të rëndësishme për donacion në spitalet e Shqipërisë, duke dhuruar dy inkubatorë modernë për repartet e maternitetit të spitaleve në Kukës dhe Vlorë.Inkubatorët, të cilët janë pajisje jetësore për të shpëtuar jetën e foshnjave të sapolindura, do të dorëzohen përmes dy ceremonive zyrtare nga Presidenti i shoqatës, Alberto Astrit Poti, dhe anëtarët e shoqatës “Korabi”.“Kjo është një nismë me vlerë të madhe humanitare. Shoqata jonë përbëhet nga sipërmarrës shqiptarë që jetojnë në Itali prej 30 vitesh dhe profesionistë arbëreshë të shquar, të cilët bashkëpunojnë për të ndihmuar në fusha të ndryshme, nga ato kulturore te ato sociale dhe bamirëse,” tha Presidenti i Shoqatës “Korabi”, Alberto Astrit Poti. Ai shtoi se qëllimi kryesor i shoqatës është promovimi i solidaritetit dhe mbështetja e qytetarëve shqiptarë, veçanërisht e atyre që kanë nevojë për trajtime shëndetësore që nuk mund të ofrohen në Shqipëri.Kjo iniciativë vjen pas suksesit të vitit të kaluar, ku shoqata “Korabi” dhuroi dy inkubatorë për spitalet e Shkodrës dhe Durrësit, duke vazhduar përkushtimin e saj ndaj ndihmës për ata që janë në nevojë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Shoqata “Korabi” në Bolonjë, e përbërë nga sipërmarrës të suksesshëm shqiptarë dhe profesionistë arbëreshë në Itali, po vazhdon traditën e saj të bamirësisë dhe solidaritetit. Pas një viti, shoqata ka organizuar përsëri një nismë të rëndësishme për donacion në spitalet e Shqipërisë, duke dhuruar dy inkubatorë modernë për repartet e maternitetit të spitaleve në Kukës dhe Vlorë.Inkubatorët, të cilët janë pajisje jetësore për të shpëtuar jetën e foshnjave të sapolindura, do të dorëzohen përmes dy ceremonive zyrtare nga Presidenti i shoqatës, Alberto Astrit Poti, dhe anëtarët e shoqatës “Korabi”.“Kjo është një nismë me vlerë të madhe humanitare. Shoqata jonë përbëhet nga sipërmarrës shqiptarë që jetojnë në Itali prej 30 vitesh dhe profesionistë arbëreshë të shquar, të cilët bashkëpunojnë për të ndihmuar në fusha të ndryshme, nga ato kulturore te ato sociale dhe bamirëse,” tha Presidenti i Shoqatës “Korabi”, Alberto Astrit Poti. Ai shtoi se qëllimi kryesor i shoqatës është promovimi i solidaritetit dhe mbështetja e qytetarëve shqiptarë, veçanërisht e atyre që kanë nevojë për trajtime shëndetësore që nuk mund të ofrohen në Shqipëri.Kjo iniciativë vjen pas suksesit të vitit të kaluar, ku shoqata “Korabi” dhuroi dy inkubatorë për spitalet e Shkodrës dhe Durrësit, duke vazhduar përkushtimin e saj ndaj ndihmës për ata që janë në nevojë.

  • Erlind Sulo largohet nga KESH, caktohet drejtor i AKBN

    Erlind Sulo largohet nga KESH, caktohet drejtor i AKBN

    Ndryshimet në kabinetin qeveritar, kanë sjellë lëvizje në drejtimin e disa institucioneve.
    Pas emërimit të Petrit Malaj Ministër i Financave, në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, është vendosur Erlind Sulo.
    Sulo i cili prej pak muajsh drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.