Konsultime intensive diplomatike po zhvillohen për të bindur Greqinë për dërgimin e një letre, në emër të Këshillit Evropian, në Tiranë, në mënyrë që Shqipëria të fillojë negociatat për grupin e parë të kapitujve të anëtarësimit në BE, shkruajnë Vassilis Nedos dhe Alexandra Voudouri për të përditshmen e njohur greke ”Kathimerini”.
Diskutimi për këtë çështje pritet të zhvillohet të mërkurën gjatë takimit të Përfaqësuesve të Përhershëm në BE (Coreper), pasi të premten e kaluar Shqipëria përfundoi me sukses fazën e parë të negociatave të anëtarësimit në BE (procesi i shqyrtimit) pas 14 muaj konsultimesh.
Nuk është ”sekret” se Athina ka qenë nën presion për të qenë e përfshirë dhe, në një koment për ”Kathimerini”-n, burime diplomatike evropiane thanë se kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë përmes kanaleve diplomatike se procesi i anëtarësimit nuk duhet të jetë një çështje dypalëshe.
Më tej, sipas një zyrtari evropian, edhe presidenca spanjolle e BE-së shfaqet veçanërisht e irrituar nga qëndrimi i palës greke.
”Në këtë kontekst, Greqia nuk mundet të vazhdojë të bllokojë letrën në fjalë edhe shumë kohë pasi të ketë përfunduar procesi i shqyrtimit i Shqipërisë. Për këtë arsye, dhe në rast se përfundimisht vendos të dërgojë letrën e lartpërmendur të Këshillit Evropian, Athina po shqyrton mundësinë e “bllokimit” të fazës tjetër të procesit përkatës, i cili përfshin një raport që përshkruan të gjitha standardet për atë që është miratuar tashmë ose duhet të ishte përmbushur nga Tirana (marrëdhënie e përhershme anëtarësimi), si dhe thirrja e një konference ndërqeveritare përkatëse”, theksojnë burime diplomatike.
Greqia është zotuar të bllokojë aspiratat e Tiranës për në BE derisa të zgjidhet çështja e kryebashkiakut të zgjedhur etnik grek Fredi Beleri, i cili është burgosur në Shqipëri që prej majit, duke theksuar se të drejtat e tij të njeriut po shkelen.
Në përgjigje të akuzave se Greqia po e bën këtë çështje dypalëshe, ministri i Shtetit, Stavros Papastavrou theksoi se qëndrimi i Athinës është të mbrojë parimet evropiane.
”Çështja Beleri është thellësisht evropiane, nuk është dypalëshe. Ka të bëjë me respektimin e shtetit të së drejtës”, tha Papastavrou.
Year: 2023
-

”Kathimerini”: Athina nën presionin e BE-së për Shqipërinë
-

“Beleri”, Gjermania “rrëzon” Greqinë: Rruga e integrimit të Shqipërisë nuk duhet të ndërpritet
“Çështja Beleri nuk duhet të bilaterizohet dhe të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE”- është përgjigjja që ministria e Jashtme gjermane i ka dhënë gazetës greke Ta Nea, në një reportazh të saj që publikon orët e fundit.
Për Shqipërinë, kancelaria dhe qeveria gjermane besojnë se është vendi me më shumë hapa drejt anëtarësimit në BE dhe se kjo rrugë nuk duhet të ndërpritet për shkak të një “bilateralizimi” të mosmarrëveshjeve me Greqinë për çështjen Beleri- thuhet në artikullin e gazetës greke.
“Për rastin e kandidatit për kryebashkiak në Himarë, Fredi Beleri , aktualisht po kryhen hetime nga autoritetet shqiptare. Duhet të presim procesin aktual në Shqipëri”, thuhet në reagimin e ministrisë gjermane. “Përcaktues për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është ekskluzivisht plotësimi i kritereve të anëtarësimit, përfshirë edhe “acquis”-në e BE-së”, thuhet në përgjigjen e saj, e cila konkludon: “Është e rëndësishme që kjo të jetë gjithashtu pikë referimi për të gjitha shtetet anëtare në vendimet e tyre për hapat individualë në procesin e anëtarësimit. “Bilateralizimi” i procesit të anëtarësimit nuk është i pranueshëm”.
Sipas artikullit çështja Beleri është diskutuar në vizitën e kryeministrit Mitsotakis në Berlin dhe takimin e tij me kancelarin Scholz, jo aq shumë sa ka zënë vend të gjërë në bisedimet e dy delegacioneve qeveriatare atje. Qëllimi kryesor i qeverisë gjermane -thekson gazeta ta NEA- është të parandalojë ndërprerjen e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, për shkak të konflikteve me një vend tashmë anëtar të BE-së, përtej përmbushjes së vetë kritereve të anëtarësimit.
Një rast i “bilateralizimit” është konflikti aktual i Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut, ndaj dhe qeveria gjermane nuk do të donte që çështja Beleri të rezultonte me një “bilateralizim” edhe të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, nëse Athina vendos të marrë masa specifike dypalëshe kundër Tiranës.
Për këtë arsye, në rastin Beleri, Ministria e Jashtme gjermane insiston në qëndrimin se “bilateralizimi i procesit të anëtarësimit” është i papranueshëm thotë gazeta, e cila gjithsesi thekson se vendet anëtare të BE-së, midis tyre edhe Greqia kërkojnë si kriter anëtarësimi, zbatimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtës europiane që në rastin e Shqipërisë lidhet edhe me mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek.
-

Mitsotakis në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit, mediat greke: Do të kërkojë që Beleri të bëjë betimin
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis do të jetë i pranishëm në Samitin që do të mbahet ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit.
Mediat greke shkruajnë se kjo vizitë e kryeministrit grek, vjen edhe pas tensioneve të zhvilluara mes dy vendeve për shkak të çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Mediat greke raportojnë se Mitsotakis do të ngrejë çështjen e kryebashkiakut Beleri i cili ndodhet në qeli për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit.
Kujtojmë se më herët, kryeministri grek e kishte bërë të qartë se çështja Beleri do të ketë pasoja në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe do të ndikojë në vendimet e Greqisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. -

Disfata e aleatëve të Belerit: Kush është Harri Douka, kryetari i ri i Athinës
Një distatë totale për dy nga personazhet politike më të rëndësishme të partisë në pushtet në zgjedhjet lokale në Greqi. Siç bën të ditur CNN Greek, kryetari i bashkisë së Athinës, Kostandin Bakojanis ka pranuar dhe ka përshëndetur kryetarin e ri, Harri Dukas.
CNN Greek thekson se edhe në Selanik kemi ndërrim stafete, ku Stelios Angeloudis fitooi ndaj Konstantinos Zervas. Nipi i kryeministrit Micotaqis, Kostandin Bakojani-kryetar i bashkisë së Athinës dhe kryebashkiaku i Selanikut, Zervas ishin në Himarë ku mbajtën një miting pë lirimin e Belerit.
Në Selanik, zoti Angeloudis mori 67% kundrejt 33 të z. Zervas.
Në Patra, Kostas Peletidis po shkon drejt rizgjedhjes, pasi mbledh më shumë se 57%.
Me rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve vetëqeverisëse në bashki dhe qarqe, rezulton se rezultati është vendosur në bashkitë e Athinës, Selanikut dhe Patrës. Kostas Bakojanis përgëzoi Haris Doukas për zgjedhjen e tij.
Kostas Peletidis rizgjidhet në Patra.
Haris Doukas, një profesor i asociuar në Shkollën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (ECE) të Universitetit Teknik Kombëtar të Athinës (NTUA), shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet lokale i mbështetur nga PASOK.
Doukas ishte një kandidat i një liste të pavarur Athens Novv, ku mori mbështetjen e 70 individëve të shquar nga fusha të ndryshme, duke përfshirë politikën, shkencat, artet dhe ekologjinë.Lista e nënshkruesve që mbështetën kandidaturën e Doukas përfshin akademikë të shumtë, përfaqësues nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, artistë, aktivistë mjedisorë, si dhe ish-kryebashkiaku i Athinës, Giorgos Kaminis dhe ish-kryebashkiaku i Selanikut, Yiannis Boutaris. -

Dy zjarrfikëse shqiptare u nisën drejt zjarreve në Aleksandropoli, Greqia refuzon ndihmën
Edhe pse situata me zjarret në Greqi është alarmante, vendi fqinj e ka refuzuar ndihmën e Shqipërisë, e cila ofroi dy zjarrfikëse.
Sipas burimeve për Top Channel, dy automjete zjarrfikëse dhe 9 punonjës të shërbimit të zjarrfikëses janë nisur prej mëngjesit nga Maliqi dhe Korça me destinacion Aleksandropolinë.
Ata kanë qëndruar për disa orë në hyrje të qytetit të Bilishtit, kanë marrë rrugën e kthimit në drejtim të Korçës, kanë ndaluar në vendin e quajtur “Kthesat e Cangoit”, dhe janë kthyer përsëri në drejtim të Bilishtit.
Ende është e paqartë situata se pse ndihmat shqiptare nuk u pranuan nga autoritetet greke, ku zjarret kanë krijuar një situatë emergjente.
Ministria e Mbrojtjes është duke pritur një konfirmim, për pranimin e forcave zjarrfikëse, të ofruar nga Shqipëria, pas kërkesës së Greqisë në sistemin europian të mbrojtjes civile.
Sipas deklaratave, për momentin ka pasur një plotësim nevojash nga vendet e tjera, ku sipërfaqe të mëdha me pyje por edhe banesa, përfshirë një zonë të mbrojtur në të cilën ndodhej një manastir, janë përfshirë nga zjarret masive ditën e djeshme, ndërsa vijon puna për shuarjen e tyre. -

Mitsotakis nuk fton Ramën në darkën me liderët e rajonit
Sipas gazetës greke “Protothema”, në Athinë do të jenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevksi. Të pranishëm do të jenë edhe liderët e shteteve të rajonit që janë anëtarë të Bashkimit Evropian, si kryeministri bullgar Nikolay Denkov, ai i Kroacisë, Andrej Plenkovic dhe ai i Rumanisë, Ion-Marcel Ciolakou.
-

Rënie e ndjeshme e shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regjistroi në muajin shkurt të këtij viti rreth 277 mijë shtetas shqiptarë me leje qëndrimi të rregullta në Greqi,nga rreth 424 mijë që ishin regjistruar në shkurtin e vitit 2022.
Sipas të dhënave zyrtare shqiptarët tani përbëjnë 60% të të huajve të rregullt në Greqi nga 62,7 % që përbënin një vit më parë.
Sipas ministrisë greke për Emigracionin dhe Azilin lejet e qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta të vlefshme në shkurt të këtij viti janë gjithsej rreth 463mijë duke shënuar një rënie prej 32%, krahasuar me shkurtin e vitit 2022 .
Tre vendet kryesore të origjinës së shtetasve të vendeve të treta me leje qëndrimi të vlefshme janë Shqipëria me 60.0%, Kina me 5.0% , pasuar nga Gjeorgjia me 4.3%, thotë ministria greke e Emigracionit.
Në shkurt të vitit 2023 janë dorëzuar gjithsej 15,807 kërkesa për lejeqëndrimi nga të cilat 7,370 për lejeqëndrimi të reja dhe 8,437 për ripërtëritjen e lejeqëndrimeve, me një rënie prej 29% krahasuar me shkurtin e vitit 2022.
Autoritetet greke kanë lëshuar 10, 232 leje qëndrimi, me një rënie prej 10% krahasuar me shkurtin e vitit 2022.
Sipas ministrisë greke për Emigracionin dhe Azilin numri më i madh i lejeve të reja të qëndrimit për këkresat e depozituara në dy muajt e parë të vitit 2023 në Greqi ka qenë për shtetasit nga Shqipëria, Kina dhe Rusia.
Ndërkohë rreth 13,700 shtetas nga Shqipëria pjesëtarë të pakicës greke që prej vitesh jetojnë e punojnë në Greqi kanë “statusin e homogjenit”. Ky është një status i posaçëm, që u lejon prej vitesh qëndrim të rregullt në Greqi dhe lëvizjen pa pengesa në kufi edhe kur Greqia aplikonte për Shqipërinë “regjimin e vizave”.
Rënia e ndjeshme e numrit të emigrantëve të rregullt shqiptarë në Greqi sidomos në harkun e një viti lidhet sipas analistëve të emigracionit me shumë faktorë.
Sipas analistëve një faktor madhor në uljen e numrit të shqiptarëve në Greqi lidhet me një prirje të re të emigrantëve shqiptarë që punonin e jetonin prej vitesh në Greqi të emigrojnë drejt vendeve të tjera europiane.
Migrimi i ri i brezit të dytë është kthyer në një dukuri pasi shumë të rinj shqiptarë po largohen tani nga Greqia drejt vendeve si Anglia, Gjermania, Holanda dhe zonat e Europës Veriore, pas vështirësive në Greqi me punësimin dhe pagat e ulta.
Ndërkohë faktorët e tjerë të rënies së numrit të shqiptarëve me lejeqëndrimi lidhen me procedurat e lëshimit të lejeve të cilat vijojnë të ecin me ngadalësi, ndërsa një kategori e emigrantëve shqiptarë të brezit të dytë kanë përfituar nënshtetësinë greke duke mos aplikuar më për leje qëndrimi. /VOA