Cristian Shpendi drejt Serie A, klubet që e kërkojnë

Cristian Shpendi drejt Serie A, klubet që e kërkojnë

E ardhmja e Cristian Shpendit mund të jetë në Serinë A. Sipas raportimeve nga Italia, janë tre klube që duan shërbimet e shqiptarit. Bëhet fjalë për Bolognan, Torinon dhe Fiorentinën. Këto klube janë në kërkim të një sulmuesi në merkato dhe kanë hedhur sytë nga “bomberi” i Cesenas. Skuadra bardhezi dështoi të ngjitet në elitë dhe për këtë arsye shitja e Shpendit duket më e mundshme për të ndodhur. 22-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2028, ndërsa Cesena kërkon 15 milionë Euro për ta lënë të lirë.
Burimi: Vizionplus.tv