Category: Big Brother Vip

  • “Jam i plotësuar”/ Laerti për rrugëtimin e tij në “Big Brother Vip”: Ishte si një katarsis

    “Jam i plotësuar”/ Laerti për rrugëtimin e tij në “Big Brother Vip”: Ishte si një katarsis

    Laerti ka kaluar 120 ditë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, në një rrugëtim të mbushur me debate, përjetime dhe emocione të forta.

     Ai e përshkroi këtë rrugë si një “katarsis” që e ka rilindur shpirtërisht, e po ashtu e ka formësuar. Ai madje tha se tashmë ndihet i plotësuar.

    Laerti: Është e vështirë për të ardhur këtu, do u jem borxhli sepse duke marrë vendimin për të hyrë këtu, pata mundësinë të kaloj gjithë jetën nëpërmjet një katarsisi shpirtëror dhe të më shërbejë si dikur, në kohën e prindërve, kur ushtria ishte 4 vite dhe shkoje çun, e dilje burrë nga aty. Unë jam i plotësuar. Mund të lumturohesh dhe me një gëzim të çastit, mund të fluturosh një moment nga lumturia, por të qënit i plotësuar është një ndjesi që… Ata që e kanë krijuar këtë format, e kanë menduar që 120 ditë është ajo periudha nga formimi deri tek lidnja e personalitetit tënd të formuar. Dëshira do ishte që të vazhdoja të rija, sepse një xhiro bëmë me makinë dhe isha si pa frymë dhe doja të kthehesha në shtëpi. Por përgjegjësitë që kam aty jashtë… Fatmirësisht tani ju njihni dhe nënën time kështu që… Unë jam djalë ushtaraku. Ka qenë ajo që më ka dhënë kurajë dhe kur humba tim atë.

  • “Sagapao Laerti”/ Finalisti hap Kutinë e Artë, takon familjarët brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”

    “Sagapao Laerti”/ Finalisti hap Kutinë e Artë, takon familjarët brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”

    Laerti ka qenë finalisti i parë që ka hapur mbrëmjen e sotme Kutinë e Artë, për të zbuluar se çfarë fshihej brenda saj.

    Kështu, në këtë kuti, Laerti ka gjetur një qeleshe, e më pas në shtëpi për ta surprizuar u futën një grup valltarësh dhe këngëtarësh popullorë të veshur me veshje tradicionale, të cilët e morën për ta çuar në “Storm Arena”, ku në fakt e prisnin familjarët e tij.

    Banori nuk i mbajtur dot lotët teksa ka takuar nënën e tij Rebeka dhe të afërmit e tjerë. Më pas, i gjithë takimi u mbyll me këngë dhe valle.

  • Laerti shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës! Kryebashkiaku Erion Isai i dorëzon titullin

    Laerti shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës! Kryebashkiaku Erion Isai i dorëzon titullin

    Laerti ka marrë një surprizë tepër emocionuese në këtë finale të madhe.

    Përveç se takoi familjarët e tij, në shtëpi hyri dhe kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, i cili i dorëzoi atij titullin “Qytetar Nderi” i Kolonjës. Laerti ia dedikoi këtë babait dhe gjyshit të tij të ndjerë.

    “Me motivacionin për merita të larta në art, promovimin e zonës së Leskovikut dhe për të gjithë kontributin e tin në këtë zonë e shpall Laert Vasilin qytetar nderi. Nga sot skam më ‘sagapao’, ka ‘të dua’.”– tha Erion Isai.

    “Shpresoj që babai im të jetë i lumtur. Edhe gjyshi im“- tha Laerti.

  • Surpriza e Laertit me këngë e valle si dasmë, mami Rebeka “plas perlën”: Sill Valbonën këtu…dhe 100 të tjera

    Surpriza e Laertit me këngë e valle si dasmë, mami Rebeka “plas perlën”: Sill Valbonën këtu…dhe 100 të tjera

    Mes familjarëve dhe miqve Laert Vasili ka kaluar disa çaste fantastike në shtëpi me këngë e valle popullore.

    Sigurisht nuk mungonte nëna e tij, që ne të gjithë e njohim tashmë si mami Rebeka. Ndërsa prezantuesi Ledion Liço bëri batutë duke thënë se duket si një dasmë, më e shtrenjta në histori, e pyeti nënën e tij nëse do që aty t’i sjellë edhe Valbonën.

    “Dasma më e madhe do të jetë kur ta martoj Laertin… Sille Vlabonën… dhe 100 të tjera”, tha ajo duke shkartuar të qeshura.

  • Nuk ka më pritje! Nis në mënyrë spektakolare finalja e madhe e “Big Brother Vip Albania 4”

    Nuk ka më pritje! Nis në mënyrë spektakolare finalja e madhe e “Big Brother Vip Albania 4”

    Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë.

    Në dy studio paralele, është çelur sipari i kësaj finaleje që do të jetë më e madhja ndonjëherë. Nën ritmin e muzikës dhe duke kërcyer, janë futur në studio së bashku me prezantuesin Ledion Liço ish-banorët e asaj shtëpie që i dhuruan emocione për muaj me radhë.

    Ndërsa ata, yjet mbi yje që kanë arritur të prekin finalen, po presin me padurim momentin final, ku një prej tyre do të rrëmbejë çmimin e madh.

  • “I dedikohet çdo shqiptari”/ Opinionistët tregojnë përjetimet e tyre: Emocione të forta…

    “I dedikohet çdo shqiptari”/ Opinionistët tregojnë përjetimet e tyre: Emocione të forta…

    Pas rreth 4 muajsh, sezonit të katërt të “Big Brother Vip” i erdhi fundi. Me shumë dinamika, emocione dhe përballje të forta, ky edicion rrëmbeu zemrat dhe ekranet e të gjithë shqiptarëve.

    Opinionistët Neda Balluku dhe Arbër Hajdari kanë shprehur përjetimet e tyre nga ky rrugëtim. Neda Balluku u shpreh se ka “BBV” është një program që i dedikohet çdo shqiptari. Nga ana tjetër, Arbër Hajdari tha se Top Channel ka vërtetuar që është media më e madhe në Shqipëri.

    “Na kanë dhënë emocione të mrekullueshme, Big Brother është emision që bën bashkë të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe sonte nata finale i dedikohet çdo shqiptari që me vite me radhë kanë qenë ambasadorët e Big Brother”, u shpreh Neda Balluku.

    “Një rrugët emocionues, falënderoj Top Channel për këtë program që ka marrë zemrat e gjithë shqiptarëve dhe Top Channel ka vërtetuar se është media më e madhe e shqiptarëve. Kam emocion sikur po dal për herë të parë dhe këto janë emocionet e finales dhe dua t’i shpreh mirënjohje çdo shtëpie që na ka ndjekur ditë pas dite dhe e kanë përqafuar këtë program, dhe më vjen mirë që këtë studio e kam ndarë me një profesionist si ti Ledion”, u shpreh Arbër Hajdari.

  • Katër finalistët përballë Kutive të Arta/ Çfarë ka rezervuar “Vëllai i Madh” për ta?

    Katër finalistët përballë Kutive të Arta/ Çfarë ka rezervuar “Vëllai i Madh” për ta?

    Finalja e “Big Brother Vip” rezervon gjithmonë surpriza për banorët që kanë mbërritur deri në fund të këtij rrugëtimi.

     Por mbrëmjen e sotme, ndodhi diçka e veçantë, teksa Egli, Rozana, Laerti dhe Gjesti u gjendën përballë katër kutive të arta. Banorët do mund t’i hapin këto kuti vetëm kur t’u thotë “Vëllai i Madh”.

    Çfarë ndodhet brenda këtyre kutive?

  • “Edhe një muaj e kisha shtyrë”/ Gjesti për fundin e rrugëtimit në “Big Brother VIP”: Nuk më dilet

    “Edhe një muaj e kisha shtyrë”/ Gjesti për fundin e rrugëtimit në “Big Brother VIP”: Nuk më dilet

    Sonte finalizohet edicioni i katërt i Big Brother Vip Albania 4 që theu çdo rekord shikueshmërie.

    Të pyetur nga moderatori Ledion Liço, banorët treguan sesi ishte kjo javë e fundit. Gjesti u shpreh se do i mungojë shumë shtëpia e “Big Brother Vip” dhe se do e shtynte edhe një muaj tjetër aty.

    “Jo dhe javë aq e gjatë, ka qenë  e mbushur plot me emocion”-tha Egli.

    “Unë edhe një muaj e kisha shtyrë. Nuk po më dilet, jam vetvetja 100%”-tha Gjesti.

  • Egli, Rozana, Gjesti apo Laerti, cili do shpallet fitues? Me surpriza të mëdha dhe spektakël të garantuar, ku do mund ta ndiqni finalen e “Big Brother Vip”

    Egli, Rozana, Gjesti apo Laerti, cili do shpallet fitues? Me surpriza të mëdha dhe spektakël të garantuar, ku do mund ta ndiqni finalen e “Big Brother Vip”

    Pas rreth katër muajsh, shumë emocionesh, dinamikash dhe ngjarjesh që “mbërthyen” publikun para ekranit, sezonit të katërt të “Big Brother Vip” i erdhi fundi.

    Mbrëmjen e sotme spektakli më i ndjekur në Shqipëri kurorëzon një rrugëtim të gjatë, teksa një prej Eglit, Rozanës, Laertit dhe Gjestit do shpallet fituesi.

    Megjithatë, finalja e sotme premton suropriza që nuk duhen humbur. Përveç studios kryesore, ku spektakli është zhvilluar që prej 21 dhjetorit 2024, sot do të ketë dhe një studio paralele, në të cilën do të perforomojnë artistë të përzgjedhur dhe të ftuar specialë.

    Besa Kokëdhima, Tiri, Klajdi, Redon, Kelly, Vserlo, Petro, Riki dhe Gjesti do të përformojnë këngët e tyre më të reja, duke e kthyer spektaklin edhe në një koncert të veçntë.  Ashtu si në tre sezonet e mëparshme, “Vëllai i Madh” ka rezervuar surpriza të mëdha për të katërt finalistët, që do të prekin zemrat e të gjithëve.

    Finalen e madhe do të mund ta ndiqni në ekranin e Top Channel, e po ashtu dhe në dy kanalet e dedikuara në DigitAlb, “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2”, por gjithashtu, edhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.

    Por prisni, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të ndjekin spektaklin në DigitAlb, do të mund ta ndjekin atë në Top Albania Radio. Prej orës 19:00, me intervista ekskluzive nga “Tapeti i Kuq“, e më pas deri në shpallejn e fituesit, gjithçka do mund ta ndiqni aty për të mos humbur asgjë.

  • Dasmë në Big Brother VIP! Të ‘kurorëzuar’ nga Ledion Liço, Gjesti dhe Egli i thonë ‘PO’ njëri-tjetrit

    Dasmë në Big Brother VIP! Të ‘kurorëzuar’ nga Ledion Liço, Gjesti dhe Egli i thonë ‘PO’ njëri-tjetrit

    Një tjetër dasmë ka ndodhur në “Big Brother VIP 4”, vetëm pak ditë nga finalja e madhe e 19 prillit.

    Nisur nga kërkesa e Gjestit, “Vëllai i Madh” organizoi një dasmë tradicionale për të dhe Eglin. Një event special i organizuar në zonën “Storm Arena”, ku nuk munguan të ftuarit specialë. Shumë ish-banorë si Loredana, Valbona, Tiri, Livia, Klajdi etj. morën pjesë në këtë ceremoni si të ftuar, ndërsa dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku kishin rolin e dëshmitarëve.

    Por surprizat nuk mbaruan me kaq, sepse ai që i kurorëzoi ishte pikërisht moderatori i këtij programi, Ledion Liço, i cili shpalli burrë dhe grua Eglin e Gjestin pasi i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit. Pasi shkëmbyen puthjen e tyre, filloi muzika, me dy artistët e mirënjohur, Remzie dhe Nexhat Osmani, të cilët “ndezën” atmosferës e dasmës me këngët e tyre.

    Ceremonia vijoi për disa orë, e cila u transmetua drejtpërsëdrejti në dy kanalet e “Big Brother VIP” në DigitAlb.