Category: Big Brother Vip

  • Për herë të parë në BBV/ Rozana dhe Gjesti bashkojnë forcat, fikin dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri

    Për herë të parë në BBV/ Rozana dhe Gjesti bashkojnë forcat, fikin dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri

    Për herë të parë në historinë e Big Brother VIP, dy konkurrentë për çmimin e madh kanë bashkuar forcat për të fikur dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Rozana dhe Gjesti, të dy pretendentë për fitoren kanë ulur levën për fikjen e dritave dhe sinjalizuar kështu fundin e një rrugëtimi plotë sfida, debate të forta dhe emocione. Një eksperiencë, të cilën kanë për ta mbajtur mend gjatë.

    “Kurrë në jetë s’kam për ta harruar këtë eksperiencë, shumë faleminderit”- tha Gjesti pak para fikjes së dritave.

    “E dua këtë shtëpi saç kam dashur 45 vitet e mija sepse i kam jetuar brenda 120 ditëve. Faleminderit publikut”- tha Rozana.

    Me këtë mesazh është mbyllur televotimi për fituesin e sezonit të 4-të të BBV, ndërsa Rozana ka ftuar Gjestin që të dy të tërheqin levën: “Shkojmë Gjesti, të dy bashkë.”

  • Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

    Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

    Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania.

    Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes tij dhe Rozanës, publiku ka përzgjedhur atë si fitues.

    Në një mesazh pas fitores, Gjesti – i mbështjell me flamurin e Kosovës – ka falenderuar familjen dhe publikun për mbështetjen duke shtuar: u kry çdo sen’.

    “Faleminderit të gjithë shqiptarëve që keni votuar për mua anë e mbanë botës. E di që e kam merituar. Faleminderit Zotit, familjes, publikut të dashur. U kry çdo sen’!”- tha Gjesti.

  • Rozana finaliste e dytë e BBV, përgëzon Gjestin për fitoren: E kam dashur shumë ‘nubin’ e vogël…

    Rozana finaliste e dytë e BBV, përgëzon Gjestin për fitoren: E kam dashur shumë ‘nubin’ e vogël…

    Rozana zyrtarisht finaliste e dytë e Big Brother VIP Albania 4.

    Në intervistën e parë pas shpalljes së fituesit, artistja u shpreh e lumtur për fitoren e Gjestit duke shtuar; “E kam dashur shumë ‘nubin’ e vogël”.

    Rozana: Ka qenë një natë shumë e bukur, jam shumë e lumtur që e ka fituar Gjesti këtë rrugëtim. Këtë e them me sinqeritet sepse e kam dashur atë nubin e vogël me të gjithë ato pislliqet që bënte.

    Ledioni: Ju të dy keni pasur një marrëdhënie shumë të bukur, një marrëdhënie shumë të lezetshme që publiku e ka dashur.

    Rozana: Unë falenderoj motorin e Top Channel, ai Vëllai i Madh, flotën e madhe të Top Channel. Faleminderit ju, opininistëve, të gjithë publikun kudo që ndodheni në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë dhe ish-konkurrentëve.

  • Gjesti zyrtarisht fitues i edicionit të 4-të të BBV Albania, ngre çekun 100 mijë euro: Natën e mirë!

    Gjesti zyrtarisht fitues i edicionit të 4-të të BBV Albania, ngre çekun 100 mijë euro: Natën e mirë!

    Gjesti është fitues i Big Brother Albania VIP 4.

    Banori ka mbërritur në studio si fitues për të marrë Çmimin e Madh prej 100 mijë eurosh, ndërsa nuk kanë munguaer batutat mes tij dhe moderatorit të spektaklit Ledion Liço.

    Ledioni: Merre këtë zarfin, është emri i fituesit.

    Gjesti i buzëqeshur: Pse më keni rrejt…

    Ledioni: Përtej kësaj kemi edhe çekun, je gati sepse është pak i madh?

    Gjesti: Mos u rrit çmimi?

    Me çekun e fituesit në dorë, Gjesti ka bërë edhe mbylljen e këtij sezoni spektakolar dhe plot emocione me thënien e tij të famshme; Natën e mirë!

  • Publiku vendosi/ Laerti dhe Egli përmbyllin rrugëtimin, ja renditja e tyre si finalistë të BBV

    Publiku vendosi/ Laerti dhe Egli përmbyllin rrugëtimin, ja renditja e tyre si finalistë të BBV

    This programme has been produced by: Top ChannelBased on the format Big Brother, created by Endemol Shine Nederland Producties B.V./John de Mol and owned by Endemol Shine Nederland Producties BV., part of the Banijay Group, distributed by Banijay Rights.Copyright © Endamol Shine Nederland Producties B.V.

  • Rozana dhe Gjesti drejt podit/ Hapet televotimi, gara për çmimin e madh vijon

    Rozana dhe Gjesti drejt podit/ Hapet televotimi, gara për çmimin e madh vijon

    Spektakli vazhdon.

    Pavarësisht shpalljes së Laertit dhe Eglit si vendi i 3-të dhe 4-të finalist i Big Brother VIP, gara vazhdon.

    Me Rozanën dhe Gjestin drejt podit, kush do të jetë fituesi i padiskutueshëm i këtij sezoni të 4-të dhe marrë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh në shtëpi?

    Televotimi është hapur. Fati i finalistëve është në dorën e publikut. Mund të votoni kudo ku ndodheni, me SMS në 56666 nga Shqipëria dhe 55099 nga Kosova, në website e Voto.Top-channel.tv apo nëpërmjet aplikacionit MyvodafoneApp.

  • “Stacioni më i bukur i jetës time”/ Rozana për rrugëtimin në “Big Brother Vip”: Dita t’i mbjellë lulet që furtunat e jetës…

    “Stacioni më i bukur i jetës time”/ Rozana për rrugëtimin në “Big Brother Vip”: Dita t’i mbjellë lulet që furtunat e jetës…

    120 ditë plot të papritura, në një ndër rrugëtimet më dinamike dhe të veçanta brenda BBV ka qenë ai i Rozana Radit.

    Nga amfiteatri i Tiranës, me të cilin e lidhin aq shumë emocione – pasi nga njëra anë është përkujtimorja e xhaxhait të saj, artistit të mirënjohur Françesk Radi, e nga ana tjetër skena që e do dhe i ka dhënë aq shumë -, finalistja ka shprehur mirënjohjen për të gjithë njerëzit që i kanë qëndruar afër në të tatëpjetat e saj, për t’i dhënë dorën që të ringrihej sërish. Duke falenderuar Vëllain e Madh për eksperiencën, banorja u shpreh se ky “ka qenë stacioni më i bukur i jetës time.”

    Rozana: Falenderoj të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar afër dhe kanë dhënë dorën për t’u ringritur 100 herë në jetën. U jam mirënjohëse. Dua të falenderoj njeriun që më dërgoi ftesën për të ardhur këtu dhe përballur me veten. Falenderoj flotën e madhe të një Big Brotheri që mu bë më vëlla se vëllai që nuk e pata, i cili më la në garë me veten time, me gabimet më të mëdha të mijat, me humbjet që nuk i kisha pranuar kurrë deri më sot, me lotët, me gëzimet. Dhe që mendoj se ka qenë stacioni më i bukur i jetës time.

    Në klipin me momentet më të bukura në shtëpinë më të famshme, Rozana ka veçuar nga BBV takimin me Livian dhe forcimin e miqësisë me Laertin. Pavarësisht se ai i krijoi zhgënjimin më të madh, fakti që në fund u tregua mik i vërtetë duke i falur suksesin dhe e konsideruar atë fituese do të thotë shumë për artisten.

    “Unë kam ditur ti mbjellë të gjitha lulet që furtunat e jetës m’i kanë prerë në mes. Ndjeva që asgjë nuk ishte ashtu sikurse e kisha menduar. Pata emocione të forta, shpeshëherë doja të hapja derën dhe të largohesha, por ajo që më mbajti ishte dita ime zero. Vendosa të filloja një jetë tjetër, një jetë të shoqëruar me sytë e të gjithë njerëzve që më kanë duartrokitur në skenë dhe që për herë të parë doja t’i bëja pjesë e përditshmërisë time. Jam deri më sot në ditën e fundit dhe mendoj se kam bërë hapin më të rëndësishëm të historisë time. Nga Big Brother doja të të veçoja takimin dhe miqësinë me Livian. Në lojën e BBV shoqëria vendoset në një peshore shumë të madhe. Përveç miqësive që krijova, pata zhgënjimin më të madh nga Laert Vasili.

    Miqtë që nuk janë të vërtetë, të falin çdo gjë përveç suksesit. Laertit ju desh pak kohë që të bëhej një mik i vërtetë dhe të më falte suksesin. Big Brotheri im ka qenë më i rëndi që mund të kisha përjetuar ndonjëherë. “Unë jam nënë e dy fëmijëve dhe kam atë që nuk ke ti” (fjalët e Gertës)– më prekën në një pikë që nuk duhet ta bëjë askush.

    Shpeshherë jam gjetur përballë faktit për të lënë shtëpinë, sepse më dhimseshin njerëzit jashtë. BBV më ka mësuar se jam e brishtë, më dhemb kur më lëndojnë. Unë mendoj se nuk më kanë bërë asgjë, përveçse më kanë forcuar më tepër. Njeriu nuk e kupton kurrë sa i fortë është deri në momentin që përballet me defektet e tij. Unë kam bërë një Big Brother të momentit, prandaj e kam shijuar shumë me të mirat dhe të këqijat, por ka pasur edhe netë që kanë qenë netë që nuk i zbardha dot. Momentet e bukura në BBV kanë qenë si ditëlindje e pervjetore. Ardhja e mbesës time ka qenë një moment mjaft i bukur që do të mbetet në memorjen time gjatë.

    Lulet e para i kam marrë në BBV pas 12 vitesh. Ky format më ka mësuar të mos ju iki gjërave të mira që më ka dhënë jeta. Ky BBV më ka bërë të kem ngjyra. Asnjë Rozanë nuk do të ishte nëse nuk do të kishte këtë Rozanën e jetës. Unë i kam hequr pengjet nga jeta ime. Mendoj që kur të mbyll derën e BBV çdo gjë do të mbetet si në këtë dhomën këtu prej xhami. Ka lojëra, ka këngë, ka të qeshura, ka lot, surpriza, ka magji. Në momentin që gjithë këto bien, perdja mbyllet dhe ti vazhdon një rrugëtim tjetër. Atë të jetës përtej kamerave, atë të vërtetin fare që Vëllai i Madh të ka përgatitur ta përballësh më mirë sesa kur hyre në shtëpi”- tha Rozana.

  • E veshur si nuse, në një vallëzim me babain e ndjerë/ Rozana ‘shpërthen’ në lot kur i dëgjon zërin, merr surprizën e jetës nga motra dhe Kori i Fëmijëve të Qendrës “Pentagram”

    E veshur si nuse, në një vallëzim me babain e ndjerë/ Rozana ‘shpërthen’ në lot kur i dëgjon zërin, merr surprizën e jetës nga motra dhe Kori i Fëmijëve të Qendrës “Pentagram”

    Lot dhe emocione në këtë finale të madhe të Big Brother VIP 4, ndërsa nuk kanë të reshtur surprizat. Dhe këtë herë është radha e Rozanës. Finalistja ka shpërthyer në lot teksa dëgjonte zërin e babait të saj, Ferdinand Radi, i cili recitonte një poezi të shkruar për të.

    Momenti i shoqëruar nga një video, pamjet e të cilës shprehin mënyrën se si Rozana e shikon shpesh të atin në ëndërr, me atë kërcimin e pamundur në dasmën babë e bijë në dasmën e saj.

    Imazhet e krijuara përmes Inteligjencës Artificiale kanë lënë pafjalë finalisten, e cila u shpreh se atë kërcim e ka ëndërruar gjithë jetën.

    Rozana: Faleminderit Ledion, unë pash babin në një kërcim që e kam ëndërruar gjithë jetën. I kam shkruar shumë këtij kërcimi me babin. E pash në teatër dhe këtu pranë meje kam Frankon. U bëmë si një familje e madhe, sikur mi sollët këtu në vend.

    Ledioni: Jam i bindur që të dy ëngjejt e tu mbrojtës, mami dhe babi, përveç gjithë dashurisë, një nga dashuritë më fantastike që të kanë lënë trashëgimi është ajo e fjalës. Talentit për ta shkruar dhe përdorur fjalën. Dhe ti në të gjithë karrierën tënde ke shkruar mijëra fjalë dhe tekste të cilat jetojnë sot e kësaj dite dhe janë në gojën e të gjithë publikut. Sonte, copëza të këtyre fjalëve, vargjeve dhe mendimeve të tua ndër vite do të vijnë të performuara si kurrë më parë.

    Në këtë moment, copëza tekstesh të Rozana Radit kanë ardhur në jetë përmes performancës së shkëlqyer të Korit të Fëmijëve të Qendrës Pentagram. Finalistja e habitur nuk ka reshtur dot lotët.

    Pas performancës së fëmijëve, Rozana është surprizuar nga motra e saj, Andeta Radi e cila e ka përqafuar fortë duke i thënë disa fjalë zemre.

    Rozana: Të kërkoj falje sepse të kam hequr nga fëmijët e tu për të ndenjur me mua.

    Andeta: Ne kemi thënë gjithmonë që derisa të kemi jetë, ne do të jemi të dyja. Ne vërtetë nuk kemi një vëlla, por nuk ja kemi nevojën sepse jemi të dyja edhe motra, edhe vëlla, edhe nënë, edhe babë. Ti je më e fortë se mua.

    Rozana: Ti e di sa të vështirë e kam unë të flas me ty. Gjithmonë i kam fshehur gjërat e mija nga ty sepse nuk kam dashur të të rëndojë më tepër. Dua të të them më fal shumë për gjithçka që të kam bërë.

    Andeta: Nuk ke pse të kërkosh fare falje…

    Rozana: Uroj që ti të thinjesh dhe të jesh gjithmonë në jetën time. Të largohesh nga kjo jetë pas meje sepse jeta ime nuk ka kuptim pa ty.

  • A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti në udhëkryq, Egli: Më dhëmb shumë, por…

    A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti në udhëkryq, Egli: Më dhëmb shumë, por…

    Një histori me plot dinamika ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania.

    Nëse 100 kamera kanë qenë duke i vëzhguar dhe ne i kemi parë ata në çdo moment të tyre… çfarë do të ndodhë me çiftin kur të dalin nga dera e kuqe?

    Nga anon peshorja, nga përputhshmëria apo nga mos përputhshmëria mes tyre? I pyetur për këtë, Gjesti shihet në udhëkryq.

    “50/50”- tha ai.

    Ndërsa, për Eglin marrëdhënia ka qenë e fortë. Duke theksuar se ka bërë shumë dhe ndoshta edhe më shumë sesa do të duhej, finalistja u shpreh se dëshiron ta vazhdojë romancën me këngëtarin edhe jashtë.

    Por, po nëse Gjesti jashtë nuk do të dojë ta vazhdojë marrëdhënien?

    “Nuk kam as minimalisht dëshirë për të bërë asnjë përpjekje, më dhëmb shumë por jeta vazhdon. Nëse ai do të vazhdojë jetën e tij, dhe unë do vijoj timen”, u shpreh artistja.

  • Egli hap kutinë e artë! “Një yll mbi hënë”, ja surpriza që e priti banoren në studion e BBV

    Egli hap kutinë e artë! “Një yll mbi hënë”, ja surpriza që e priti banoren në studion e BBV

    Egli është finalistja e radhës që hapi Kutinë e Artë që iu dha nga Vëllai i Madh në fillim të natës finale.

    Në të gjendej një yll. Pasi hapi kutinë, finalistja u surprizua nga motra e saj.

    “Kam qenë një nga njerëzit që të kam thënë mos u kthe. Sot jam këtu të të them që e kisha gabim. Ke bërë gjënë më të mirë që je rikthyer që të dalësh ashtu siç e meriton”, tha motra e Eglit.

    “Që kur jam futur kam qenë në frikë nga barra që kisha. Atë e superova, por nuk munda të superoja mendimet që i kisha tek ti dhe e gjithë familja. Mendoj që jam kthyer dhe e kam bërë vetën të qesh sërish. Dhe ja arrita vetëm me forcën që më dhatë ju”, u shpreh Egli.

    Pas surprizës nga motra Egli shkoi drejt studios së Big Brother VIP, ku u surprizua nga disa personazhe publik, që treguan mbështetjen e tyre duke i thënë se fakti që ajo e përballoi rrugëtimin e saj me zemër të hapur dhe iu dorëzua dashurisë nuk është dobësi, por guxim.

    Në fund, Egli u surprizua nga mamaja e saj e cila i tha se rrugëtimi i saj ka treguar se nuk është e rëndësishme sa herë rrëzohesh, por sa herë dhe sa e fortë ngrihesh.

    “Zemra ime, unë dhe babi jemi shumë krenarë për ty. Krenarë për vajzën që kemi edukuar, për vajzën që ka treguar në këtë format se është shumë e fortë, që kur rrëzohet ngrihet edhe më e fortë. Për vajzën me shpirtin e madh, të pastër, shumë e ndjeshme, jemi shumë krenar për ty zemra ime”- tha e ëma e Eglit në mesazhin e saj për të bijën, ndërsa nuk reshti së falenderuari të gjithë personat që mbështetën të bijën gjatë rrugëtimit në BBV, duke theksuar se është thellësisht mirënjohëse.