Category: Mjekësi

  • Mjekët shqiptarë në Britani ndajnë ekspertizën me studentët në Ballkan

    Mjekët shqiptarë në Britani ndajnë ekspertizën me studentët në Ballkan

    Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar (UKAMS), në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Londër dhe me mbështetjen e ALSA UK, organizon më 10 maj 2025 një mini-konferencë me fokus shkëmbimin e dijes dhe eksperiencës mes profesionistëve të mjekësisë dhe studentëve shqiptarë.Eventi, që do të zhvillohet në format hibrid – fizikisht në Londër dhe njëkohësisht virtualisht nëpërmjet platformës Zoom – ka për qëllim forcimin e lidhjes profesionale dhe akademike mes mjekëve shqiptarë që punojnë në Britani dhe brezave të rinj në fushën e mjekësisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.Programi i ditës parashikon një seancë takimi dhe rrjetëzimi në orën 12:00 (sipas orës lokale në Londër), ndërsa sesionet akademike do të zhvillohen nga ora 13:00 deri në 16:00 (në Londër), respektivisht 14:00 – 17:00 në Tiranë.Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të dëgjojnë ekspertë të fushave të ndryshme të mjekësisë, të cilët do të ndajnë përvoja praktike dhe njohuri të avancuara, me synimin për të frymëzuar dhe orientuar studentët shqiptarë drejt standardeve më të larta ndërkombëtare.Për të marrë pjesë në këtë aktivitet, të interesuarit mund të regjistrohen përmes këtij linku: https://lnkd.in/dbNuums2, ku do të marrin dhe detajet për lidhjen në Zoom dhe vendndodhjen fizike të aktivitetit në Londër.Ky aktivitet vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar rrjetin profesional të diasporës shqiptare dhe për të krijuar ura bashkëpunimi me vendet e origjinës.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar (UKAMS), në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Londër dhe me mbështetjen e ALSA UK, organizon më 10 maj 2025 një mini-konferencë me fokus shkëmbimin e dijes dhe eksperiencës mes profesionistëve të mjekësisë dhe studentëve shqiptarë.Eventi, që do të zhvillohet në format hibrid – fizikisht në Londër dhe njëkohësisht virtualisht nëpërmjet platformës Zoom – ka për qëllim forcimin e lidhjes profesionale dhe akademike mes mjekëve shqiptarë që punojnë në Britani dhe brezave të rinj në fushën e mjekësisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.Programi i ditës parashikon një seancë takimi dhe rrjetëzimi në orën 12:00 (sipas orës lokale në Londër), ndërsa sesionet akademike do të zhvillohen nga ora 13:00 deri në 16:00 (në Londër), respektivisht 14:00 – 17:00 në Tiranë.Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të dëgjojnë ekspertë të fushave të ndryshme të mjekësisë, të cilët do të ndajnë përvoja praktike dhe njohuri të avancuara, me synimin për të frymëzuar dhe orientuar studentët shqiptarë drejt standardeve më të larta ndërkombëtare.Për të marrë pjesë në këtë aktivitet, të interesuarit mund të regjistrohen përmes këtij linku: https://lnkd.in/dbNuums2, ku do të marrin dhe detajet për lidhjen në Zoom dhe vendndodhjen fizike të aktivitetit në Londër.Ky aktivitet vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar rrjetin profesional të diasporës shqiptare dhe për të krijuar ura bashkëpunimi me vendet e origjinës.

  • Qeveria i jep spitalit Memorial të Fierit autonomi financiare

    Qeveria i jep spitalit Memorial të Fierit autonomi financiare

    Kryeministri Edi Rama ka dhënë Spitalit Memorial të Fierit kartën e autonomisë financiare, duke e çuar këtë spital në një fazë të re të menaxhimit të burimeve financiare. Po ashtu, gjatë një ceremonie, pesë spitale të tjera të vendit morën kartën e autonomisë menaxheriale.Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për të vlerësuar performancën e spitaleve dhe për të shpërblyer ato sipas rezultateve të arritura. Ai shpjegoi se ky model i ri mundëson që shpërblimi financiar të jetë më i drejtpërdrejtë dhe të bazohet në performancën e punonjësve, ku ata mund të marrin më shumë sesa tavani i kategorisë së tyre, në varësi të rezultateteve.“Kjo do të thotë se dhe shpërblimi financiar nga një shpërblim i barabartë sipas kategorive, kthehet në shpërblim ku sipas performancës, dikush mund të marrë më shumë sesa tavani i kategorisë së vet, ose dikush mbetet te tavani i kategorisë së vet”, u shpreh Rama.Kryeministri njoftoi gjithashtu se autonomia menaxheriale, e cila është testuar me sukses për një vit në Spitalin Memorial të Fierit, do të aplikohet në pesë spitale të tjera të vendit. Autonomia financiare, sipas tij, do të përfshijë edhe pesë spitale të tjera pas një viti, duke e shtrirë kështu këtë model menaxherial edhe në pjesën tjetër të sistemit spitalor.Gjatë këtij takimi, gjashtë spitale të tjera, përfshirë Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Maternitetin “Koço Gliozheni”, Spitalin Rajonal të Korçës, Spitalin Rajonal të Elbasanit, Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe Spitalin Universitar të Traumës, morën gjithashtu kartën e autonomisë menaxheriale. Kartat u dorëzuan nga vetë kryeministri Rama, që vlerësoi përpjekjet dhe angazhimin e stafit të këtyre spitaleve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend.

  • Zvicër/ Lidhja e mjekëve shqiptarë organizon takim informues për shëndetin

    Zvicër/ Lidhja e mjekëve shqiptarë organizon takim informues për shëndetin

    Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.

  • SHBA / Sabrina Leka, gazetarja që la profesionin për jogën

    SHBA / Sabrina Leka, gazetarja që la profesionin për jogën

    Sabrina Leka është gazetarja shqiptare që la fushën e medias për t’u bërë instruktore e jogës. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” nga SHBA, ajo ka treguar se gjithçka nisi me vdekjen e motrës së saj në moshë të re dhe lehtësimin e dhimbjeve të jetës.Leka ka zbuluar se ka tashmë ka dhe një studio të saj në Neë York, ku ushtron jogën, e cila i është kthyer tashmë në profesion.“Motra ka vdekur në 2015 dhe ka qene 35 vjeç. Ajo ka lënë dy fëmijë. Ka ndërruar jetë në mënyrë të paparashikueshme. Joga ka qënë e vetmja mënyrë se si unë kam gjetur qetësi. Ai moment më ka ndryshuar gjithçka në jetë. Hana ka pasur probleme me zemrën dhe pësoi arrest kardiak.Nëse përkthejmë në shqip fjalën ‘joga’ do të thotë unifikim, i trupit, shpirtit dhe mendjes. Më duhej diçka që mund të ulesha dhe gjeja qetësi.Janë katër rrugë që mundesh me mbërri te rruga e jogës. Unë kam zgjedhur rrugën e fizikut dhe frymëmarrjes”, u shpreh ajo./ ABC NewsMaterialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Sabrina Leka është gazetarja shqiptare që la fushën e medias për t’u bërë instruktore e jogës. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” nga SHBA, ajo ka treguar se gjithçka nisi me vdekjen e motrës së saj në moshë të re dhe lehtësimin e dhimbjeve të jetës.Leka ka zbuluar se ka tashmë ka dhe një studio të saj në Neë York, ku ushtron jogën, e cila i është kthyer tashmë në profesion.“Motra ka vdekur në 2015 dhe ka qene 35 vjeç. Ajo ka lënë dy fëmijë. Ka ndërruar jetë në mënyrë të paparashikueshme. Joga ka qënë e vetmja mënyrë se si unë kam gjetur qetësi. Ai moment më ka ndryshuar gjithçka në jetë. Hana ka pasur probleme me zemrën dhe pësoi arrest kardiak.Nëse përkthejmë në shqip fjalën ‘joga’ do të thotë unifikim, i trupit, shpirtit dhe mendjes. Më duhej diçka që mund të ulesha dhe gjeja qetësi.Janë katër rrugë që mundesh me mbërri te rruga e jogës. Unë kam zgjedhur rrugën e fizikut dhe frymëmarrjes”, u shpreh ajo./ ABC News

  • SHBA/ Prof. Dr. Rifat Latifi publikon librin e ri “Surgical Decision Making”

    SHBA/ Prof. Dr. Rifat Latifi publikon librin e ri “Surgical Decision Making”

    Shtëpia botuese prestigjioze “Springer” ka publikuar librin më të ri të Prof. Dr. Rifat Latifi, titulluar “Surgical Decision Making”. Ky botim shënon një tjetër arritje të rëndësishme në fushën e kirurgjisë dhe vjen si një udhërrëfyes i vyer për ekspertët, studiuesit dhe profesionistët e kësaj fushe në mbarë botën.Libri ofron një qasje gjithëpërfshirëse mbi proceset e vendimmarrjes në kirurgji, duke eksploruar vendime të ndërlikuara kirurgjikale, si dhe faktorët që ndikojnë në to. Përmes përmbajtjes së rishikuar dhe të zgjeruar, autori analizon sfida të rëndësishme si ndërhyrjet në kushte kritike, vendimet për ri-operacione dhe trajtimi i rasteve në grupmosha të ndryshme. Gjithashtu, libri trajton në mënyrë unike elemente që shpesh nuk marrin vëmendjen e duhur në literaturën kirurgjikale, si ndikimi i intuitës dhe përvojës personale në vendimmarrjen mjekësore.Në një postim në rrjetin social LinkedIn, Prof. Latifi e ka prezantuar botimin e ri me fjalët:“Me kënaqësi njoftoj se edicioni i ri i një prej librave të mi të preferuar që kam shkruar/redaktuar është publikuar dhe do të jetë i disponueshëm më 24 janar 2025: ‘Surgical Decision Making – Marrja e Vendimeve Kirurgjikale’. Ky edicion adreson elementë kyç të procesit të vendimmarrjes intraoperative dhe perioperative, duke përfshirë qasjen bazuar në prova, intuitën profesionale dhe përvojën klinike.”Libri ndriçon procesin e vendimmarrjes në kirurgji nga një perspektivë teorike dhe praktike, duke mbështetur kirurgët që janë në trajnim, si dhe ata që praktikojnë në nivele akademike dhe komunitare. Në të trajtohen tema si ndërgjegjësimi mbi gjendjen fiziologjike të pacientit, parametrat biokimikë dhe sfidat komplekse të operacioneve të paparashikuara, duke ofruar një burim të vlefshëm për përmirësimin e praktikave kirurgjikale.Botimi i këtij libri përfaqëson një vlerë të shtuar për botën akademike shqiptare dhe më gjerë. Prof. Latifi, me përvojën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kirurgjinë globale, vijon të inspirojë breza të rinj profesionistësh mjekësorë, duke çuar më tej emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Shtëpia botuese prestigjioze “Springer” ka publikuar librin më të ri të Prof. Dr. Rifat Latifi, titulluar “Surgical Decision Making”. Ky botim shënon një tjetër arritje të rëndësishme në fushën e kirurgjisë dhe vjen si një udhërrëfyes i vyer për ekspertët, studiuesit dhe profesionistët e kësaj fushe në mbarë botën.Libri ofron një qasje gjithëpërfshirëse mbi proceset e vendimmarrjes në kirurgji, duke eksploruar vendime të ndërlikuara kirurgjikale, si dhe faktorët që ndikojnë në to. Përmes përmbajtjes së rishikuar dhe të zgjeruar, autori analizon sfida të rëndësishme si ndërhyrjet në kushte kritike, vendimet për ri-operacione dhe trajtimi i rasteve në grupmosha të ndryshme. Gjithashtu, libri trajton në mënyrë unike elemente që shpesh nuk marrin vëmendjen e duhur në literaturën kirurgjikale, si ndikimi i intuitës dhe përvojës personale në vendimmarrjen mjekësore.Në një postim në rrjetin social LinkedIn, Prof. Latifi e ka prezantuar botimin e ri me fjalët:“Me kënaqësi njoftoj se edicioni i ri i një prej librave të mi të preferuar që kam shkruar/redaktuar është publikuar dhe do të jetë i disponueshëm më 24 janar 2025: ‘Surgical Decision Making – Marrja e Vendimeve Kirurgjikale’. Ky edicion adreson elementë kyç të procesit të vendimmarrjes intraoperative dhe perioperative, duke përfshirë qasjen bazuar në prova, intuitën profesionale dhe përvojën klinike.”Libri ndriçon procesin e vendimmarrjes në kirurgji nga një perspektivë teorike dhe praktike, duke mbështetur kirurgët që janë në trajnim, si dhe ata që praktikojnë në nivele akademike dhe komunitare. Në të trajtohen tema si ndërgjegjësimi mbi gjendjen fiziologjike të pacientit, parametrat biokimikë dhe sfidat komplekse të operacioneve të paparashikuara, duke ofruar një burim të vlefshëm për përmirësimin e praktikave kirurgjikale.Botimi i këtij libri përfaqëson një vlerë të shtuar për botën akademike shqiptare dhe më gjerë. Prof. Latifi, me përvojën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kirurgjinë globale, vijon të inspirojë breza të rinj profesionistësh mjekësorë, duke çuar më tej emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. 

  • SHBA/ Takimi vjetor “Urat shqiptaro-amerikane në kujdesin shëndetësor”

    SHBA/ Takimi vjetor “Urat shqiptaro-amerikane në kujdesin shëndetësor”

    Më 8 shkurt 2025, nga ora 14:00 deri në 16:00, organizohet aktiviteti i parë vjetor “Building Bridges in Healthcare” në Qendrën për të Rritur “Vatra” (50 Messina Drive, Braintree, MA). Në këtë bashkëpunim mes Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane, Katedrales së Shën Gjergjit dhe Qendrës Kulturore “Fan Noli,” do të zhvillohen diskutime dhe rrjetëzime mes profesionistëve dhe studentëve në fushën e shëndetësisë.Diskutimet do të përfshijnë figura të shquara shqiptare nga mjekësia, farmaceutika, kërkimet shkencore, dhe shumë të tjera. Synimi është të frymëzohen dhe udhëzohen profesionistët e rinj për një karrierë të suksesshme në fushën mjekësore.Regjistrimi është i hapur, dhe lista e të ftuarve përditësohet çdo javë. Për më shumë informacion dhe për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj, vizitoni: Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Më 8 shkurt 2025, nga ora 14:00 deri në 16:00, organizohet aktiviteti i parë vjetor “Building Bridges in Healthcare” në Qendrën për të Rritur “Vatra” (50 Messina Drive, Braintree, MA). Në këtë bashkëpunim mes Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane, Katedrales së Shën Gjergjit dhe Qendrës Kulturore “Fan Noli,” do të zhvillohen diskutime dhe rrjetëzime mes profesionistëve dhe studentëve në fushën e shëndetësisë.Diskutimet do të përfshijnë figura të shquara shqiptare nga mjekësia, farmaceutika, kërkimet shkencore, dhe shumë të tjera. Synimi është të frymëzohen dhe udhëzohen profesionistët e rinj për një karrierë të suksesshme në fushën mjekësore.Regjistrimi është i hapur, dhe lista e të ftuarve përditësohet çdo javë. Për më shumë informacion dhe për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj, vizitoni: 

  • Nis rrugëtimin me specialisten shqiptare, Klinika për Fëmijët Autik në Londër

    Nis rrugëtimin me specialisten shqiptare, Klinika për Fëmijët Autik në Londër

    Në Londër ka nisur aktivitetin klinika për fëmijët autik çelur nga shqiptarja Esmeralda  Capja. Klinika hapi dyert  me një përurim të veçantë të mbajtur në bashkëpunim me organizatën BACA (British Albanian Culture Artist). Të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme ishin përfaqësues nga Ambasada e Republikës së Kosovës, përfshirë diplomatin Vlorat Gashi dhe bashkëshorten e tij, si dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare, miq, familjarë, prindër të interesuar dhe kolegë të fushës.Ashtu sikurse u shpreh edhe vet Znj. Esmeralda Capja specialiste për këtë fushë, themeluese e klinikës, “Të punosh në këtë drejtim është sa e veçantë por edhe të vështirë!Duhet qartësi që familjet ta kuptojnë edhe më mirë situatën, eksperienca duhet të jetë gjithëpërfshirëse”!Në ceremoninë e përurimit gjithashtu ishin të pranishëm përfaqësues shoqatash shqiptare, miq, familjarë, kolegë në këtë fushë, prindër të interesuar etj.Esmeralda Capja prej vitesh është marrë me edukimin e fëmijëve në shkollat angleze në Londër duke qënë edhe e ngarkuar në detyrën e drejtimit të vet shkollës si edhe ka dhënë kontribut në vitet e saja të para në emigrim si ndër mësueset e para të gjuhës shqipe në shoqatën “Ardhmëria”.Ajo është shembull i gruas shqiptare në Londër me një karriere të përmbushur.Të tregosh profesionalizëm dhe të jesh në zemrën e këtyre fëmijëve duhet mbi të gjitha pasion dhe dedikim. Të gjitha punonjëset e kësaj klinike janë vajza me entuziazëm dhe me prejardhje shumëkulturore.Vështirësia shpesh haset, jo vetëm tek fëmija por edhe tek prindi, i cili i papërgatitur me situatën ku ndodhet anashkalon evidencën, nuk i përshtatet rrethanës dhe vetëmbrohet duke e minimizuar problemin. Ndaj prindi i stërvitur, i mirinformuar, i ndihmuar dhe i shoqëruar në këtë rrugë aspak të lehtë, nga terapistë dhe profesionistë që e njohin mirë këtë fushë, bëhet edhe një prind i ndërgjegjshëm.Ky është edhe motivi që dy autorët Esmeralda Capja dhe Nicholas Flook promovuan në ditën e përurimit të qendrës, i cili shoqëroi edhe prezantimin e librit të tyre “Navigating Autism: 101 Tips for Parents with Extraordinary Kids”.Një libër që duhet të përkthehet patjetër edhe në shqip por edhe në gjuhë të tjera, pasi aty shfleton një botë të pasur dhe të re gjithëkush që e lexon.Klinika ndodhet në adresën: 2 West End Lane, Kilburn High Road, NW6 4NT, Londër, dhe është e hapur çdo ditë për të mirëpritur të gjithë të interesuarit në ofrimin e mbështetjes për fëmijët autik dhe familjet e tyre.   

  • Teknologjitë e reja në stomatologji, si aplikacionet ndihmojnë shëndetin oral

    Teknologjitë e reja në stomatologji, si aplikacionet ndihmojnë shëndetin oral

    Teknologjia ka bërë një revolucion në shumë fusha të kujdesit shëndetësor, përfshirë edhe stomatologjinë. Përparimet teknologjike kanë ndryshuar mënyrën se si pacientët trajtojnë dhe menaxhojnë shëndetin e tyre oral, duke ofruar zgjidhje më të lehta, më të shpejta dhe më efikase. Ndër teknologjitë më të rëndësishme që po ndryshojnë stomatologjinë janë aplikacionet mobile, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në rezervimin e vizitave, kujtesën e trajtimeve dhe edukimin për kujdesin oral.Aplikacionet Mobile dhe Roli i tyre në Kujdesin për Shëndetin OralNë një botë gjithnjë e më dixhitale, aplikacionet për shëndetin oral janë bërë mjete të dobishme që u japin pacientëve më shumë kontroll mbi kujdesin e tyre dentar. Përmes këtyre aplikacioneve, njerëzit mund të mbajnë një evidencë të mirëmbajtjes së tyre dentare, të ndjekin udhëzimet për higjienën orale dhe të informohen për problemet e mundshme që mund të hasen. Një nga përparësitë më të mëdha është lehtësimi i procesit të rezervimit të vizitës tek dentisti.Rezervimi i Vizitës tek DentistiNjë nga shqetësimet kryesore të pacientëve shpesh është rezervimi i një vizite dentare. Teknologjia e ka bërë këtë proces shumë më të thjeshtë me aplikacione që ofrojnë mundësinë e rezervimit online. Pacientët mund të zgjedhin orare që përputhen me kalendarin e tyre personal, duke eliminuar nevojën për telefonata të shumta ose pritje të gjata në klinika. Aplikacionet për rezervimin e vizitës tek dentisti gjithashtu mund të dërgojnë kujtime dhe paralajmërime për takime të afërta, duke i ndihmuar pacientët të mos harrojnë terminet e tyre të rëndësishme.Monitorimi i Higjienës OraleNjë tjetër aspekt i rëndësishëm që këto aplikacione mbulojnë është monitorimi i rutinave të përditshme të higjienës orale. Aplikacionet për kujdesin dentar ofrojnë mjete që ndihmojnë përdoruesit të mbajnë shënime për sa herë dhe si pastrojnë dhëmbët, përdorin fijet dentare dhe shpëlarësit oralë. Këto mjete ofrojnë kujtesa dhe sugjerime për përmirësimin e këtyre rutinave, duke u siguruar që pacientët të ndjekin praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit të tyre oral.Edukimi për Shëndetin OralNjë aspekt tjetër i rëndësishëm i teknologjive të reja në stomatologji është edukimi që aplikacionet ofrojnë për pacientët. Shumë prej këtyre aplikacioneve përfshijnë video, artikuj dhe udhëzues që i mësojnë përdoruesve për shëndetin oral dhe përkujdesjen e duhur. Këto burime edukative ndihmojnë pacientët të kuptojnë rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe të ndërgjegjësohen për simptomat që mund të kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dentare.Teknologjitë të Avancuara në Diagnostikimin dhe TrajtiminPërtej aplikacioneve mobile, teknologjia në stomatologji ka bërë përparime të mëdha edhe në fushën e diagnostikimit dhe trajtimit të problemeve dentare. Pajisjet me rreze X dixhitale, skanerat 3D dhe laserët dentar janë vetëm disa nga teknologjitë që kanë përmirësuar në mënyrë dramatike saktësinë e diagnozave dhe efektivitetin e trajtimeve.Radiografia DixhitaleRadiografia dixhitale është një nga përparimet kryesore që ka ndryshuar mënyrën se si dentisti identifikon problemet me dhëmbët dhe mishrat e pacientëve. Duke përdorur radiografi dixhitale, imazhet e dhëmbëve dhe kockave janë më të sakta dhe mund të ruhen dhe ndahen lehtësisht me profesionistë të tjerë. Kjo teknologji ndihmon që problemet dentare të kapen në fazat e hershme, duke reduktuar nevojën për trajtime më komplekse dhe më të dhimbshme.Skanimet 3D dhe Printimi 3DSkanimi 3D i dhëmbëve është një tjetër hap drejt përmirësimit të stomatologjisë. Ky proces lejon krijimin e modelimeve të sakta të dhëmbëve, duke ndihmuar në dizajnimin dhe prodhimin e protezave dentare, kurorave dhe mbushjeve me saktësi të madhe. Printimi 3D është gjithashtu një zgjidhje e avancuar që lejon krijimin e pjesëve dentare të personalizuara, të cilat përshtaten në mënyrë të përkryer me gojën e pacientit.Ndikimi i Aplikacioneve në Përmirësimin e Kujdesit të PacientitNjë nga përfitimet më të mëdha të teknologjisë dhe aplikacioneve në stomatologji është përmirësimi i përvojës së pacientit. Duke përdorur aplikacione që i ndihmojnë pacientët të qëndrojnë të informuar dhe të organizuar, dentistët mund të ofrojnë një kujdes më të mirë dhe më gjithëpërfshirës. Pacientët janë në gjendje të ndjekin më mirë trajtimet e rekomanduara, të përmirësojnë rutinat e tyre të kujdesit oral dhe të komunikojnë më lehtë me profesionistët dentarë.Komunikimi me Dentistët përmes TeknologjisëAplikacionet moderne për kujdesin dentar shpesh ofrojnë opsione për komunikimin e drejtpërdrejtë me dentistët, përmes mesazheve ose thirrjeve video. Kjo mundëson konsultime të shpejta për pyetje dhe shqetësime të pacientëve, pa qenë e nevojshme të shkojnë fizikisht në klinikë për çdo problem të vogël. Ky lloj komunikimi e bën kujdesin dentar më të arritshëm dhe më të përshtatshëm për të gjithë pacientët.PërfundimiTeknologjitë e reja në stomatologji, veçanërisht aplikacionet mobile, po revolucionarizojnë mënyrën se si pacientët përkujdesen për shëndetin e tyre oral. Ato ofrojnë lehtësi në rezervimin e vizitës tek dentisti, ndihmojnë në monitorimin e rutinave të përditshme të higjienës orale dhe edukojnë pacientët për kujdesin dentar. Me përparimet teknologjike që vazhdojnë të zhvillohen, stomatologjia po bëhet gjithnjë e më e sofistikuar, duke ofruar zgjidhje të personalizuara dhe të lehta për përdorim që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme të pacientëve.Nga Ana Asllani*Titulli origjinalTeknologjitë e Reja në Stomatologji: Si Aplikacionet Ndihmojnë në Kujdesin për Shëndetin Oral

  • Itali/ Shoqata “Korabi” dhuron inkubatorë për spitalet e Kukësit dhe Vlorës

    Itali/ Shoqata “Korabi” dhuron inkubatorë për spitalet e Kukësit dhe Vlorës

    Shoqata “Korabi” në Bolonjë, e përbërë nga sipërmarrës të suksesshëm shqiptarë dhe profesionistë arbëreshë në Itali, po vazhdon traditën e saj të bamirësisë dhe solidaritetit. Pas një viti, shoqata ka organizuar përsëri një nismë të rëndësishme për donacion në spitalet e Shqipërisë, duke dhuruar dy inkubatorë modernë për repartet e maternitetit të spitaleve në Kukës dhe Vlorë.Inkubatorët, të cilët janë pajisje jetësore për të shpëtuar jetën e foshnjave të sapolindura, do të dorëzohen përmes dy ceremonive zyrtare nga Presidenti i shoqatës, Alberto Astrit Poti, dhe anëtarët e shoqatës “Korabi”.“Kjo është një nismë me vlerë të madhe humanitare. Shoqata jonë përbëhet nga sipërmarrës shqiptarë që jetojnë në Itali prej 30 vitesh dhe profesionistë arbëreshë të shquar, të cilët bashkëpunojnë për të ndihmuar në fusha të ndryshme, nga ato kulturore te ato sociale dhe bamirëse,” tha Presidenti i Shoqatës “Korabi”, Alberto Astrit Poti. Ai shtoi se qëllimi kryesor i shoqatës është promovimi i solidaritetit dhe mbështetja e qytetarëve shqiptarë, veçanërisht e atyre që kanë nevojë për trajtime shëndetësore që nuk mund të ofrohen në Shqipëri.Kjo iniciativë vjen pas suksesit të vitit të kaluar, ku shoqata “Korabi” dhuroi dy inkubatorë për spitalet e Shkodrës dhe Durrësit, duke vazhduar përkushtimin e saj ndaj ndihmës për ata që janë në nevojë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Shoqata “Korabi” në Bolonjë, e përbërë nga sipërmarrës të suksesshëm shqiptarë dhe profesionistë arbëreshë në Itali, po vazhdon traditën e saj të bamirësisë dhe solidaritetit. Pas një viti, shoqata ka organizuar përsëri një nismë të rëndësishme për donacion në spitalet e Shqipërisë, duke dhuruar dy inkubatorë modernë për repartet e maternitetit të spitaleve në Kukës dhe Vlorë.Inkubatorët, të cilët janë pajisje jetësore për të shpëtuar jetën e foshnjave të sapolindura, do të dorëzohen përmes dy ceremonive zyrtare nga Presidenti i shoqatës, Alberto Astrit Poti, dhe anëtarët e shoqatës “Korabi”.“Kjo është një nismë me vlerë të madhe humanitare. Shoqata jonë përbëhet nga sipërmarrës shqiptarë që jetojnë në Itali prej 30 vitesh dhe profesionistë arbëreshë të shquar, të cilët bashkëpunojnë për të ndihmuar në fusha të ndryshme, nga ato kulturore te ato sociale dhe bamirëse,” tha Presidenti i Shoqatës “Korabi”, Alberto Astrit Poti. Ai shtoi se qëllimi kryesor i shoqatës është promovimi i solidaritetit dhe mbështetja e qytetarëve shqiptarë, veçanërisht e atyre që kanë nevojë për trajtime shëndetësore që nuk mund të ofrohen në Shqipëri.Kjo iniciativë vjen pas suksesit të vitit të kaluar, ku shoqata “Korabi” dhuroi dy inkubatorë për spitalet e Shkodrës dhe Durrësit, duke vazhduar përkushtimin e saj ndaj ndihmës për ata që janë në nevojë.

  • Thirrja e Federatës së Mjekëve shqiptarë: Zbuloni abuzimin me drograt te fëmijët

    Thirrja e Federatës së Mjekëve shqiptarë: Zbuloni abuzimin me drograt te fëmijët

    Në Shqipëri dhe Kosovë, përdorimi i drogave është një problem i madh dhe në rritje. Në Kosovë, numri i përdoruesve të drogës është në trend të rritjes, dhe konsumues gjithnjë e më të shpeshtë po bëhen adoleshentët.Federata e Mjekëve shqiptarë në Europë mbajti me sukese Konferencën e XXIII europiane në Qytetin e bukur të Prizrenit. Kjo konferencë u realizua në kuadër të Sensibilizimit mbi “Drogat dhe Shëndeti Mendor” dhe si vazhdim i misionit humanist të mobilizimit të mjekëve në Europë, organizoi në bashkëpunim me Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, Konferencën e XXIII-të Shkencore të akredituar (8 Kredite).Konferencën e Federatës dhe bashkëpunimin me Universitetin e Prizrenit e përgëzoi zyrtarisht Z. Albin Kurti– Kryeministri i Republikës së Kosovës.Në fjalën e mirëseardhjes – Dr. Aurora Dollenberg – President of AMFE (Federata e Mjekëve në Europë) falenderoi pjesëmarrjen e gjerë dhe folësit/Profesorat e Nderit për kontributin e tyre vullnetar.Konkluzionet nga kjo konference mjekesore ishin:Sipas të dhënave të Qendrës Mediko-Psikoterapeutike Labirint, janë 5,000 – 6,000 përdorues të varur drogash në Kosovë, që kanë probleme me sjelljen dhe rrethin, ndërsa numri i përgjithshëm i përdoruesve kalon 30,000. Në Shqipëri, droga trafikohet përmes Kukësit ose Prizrenit, pastaj përmes Ferizajt dhe Gjilanit në KosovëShqipëria është një nga vendet kryesore tranzit të trafikimit të heroinës dhe kokainës Përdorimi i drogave ka pasojat e mëdha në shëndetin mendor. Përdorimi i substancave narkotike ndikon në shëndetin mendor të adoleshentëve.Përdorimi i substancave ka simptoma të zakonshme të sjelljes. Disa shenja dhe simptoma të të gjitha çrregullimeve të përdorimit të substancave përfshijnë: Duke pasur nxitje intensive për të përdorur substanca4. Është e rëndësishme që të merret parasysh se përdorimi i drogës dhe varësia nga droga janë çështje serioze të shëndetit mendor dhe kërkojnë trajtim profesional. Nëse ju ose dikush që e njihni po përballen me këto çështje, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë nga një profesionist i shëndetit mendor.Dekorim me titullin ´´ Goodwill AMBASADOR´´, për meritën e lartë të kontributit në federatë, e morën këto personalitete shqiptare: Z. Shaqir Totaj, Kryetar i Qytetit të Prizrenit, Dr. Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Mentor Alishani, Rektor i Universitetit-Prizren “Ukshin Hoti” , Dr. Fatmire Kollçaku, Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë në Parlamentin e Republikës së Kosovës, Dr.Jusuf Ulaj, Këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Dr. Narqize Hoxhaj, Drejtoreshë e Spitalit Prizren.                                                                                                            Paneli me të ftuarit e Nderit: Prof. Gazmend SH Bojaj, Prof. Fadil Çitaku, Prof. Lule Elezi, Dr. Edmond Nushi, Gjergji Pasha dhe Erdi Rexha, dhanë një kontribut të vyer organizativ. Një Urim i përzemërt i shkon referentave të konferencës, të cilët paraqiten punime të shkëlqyera:1- ´´Drogat dhe urgjencat më të shpeshta mjekësore´´- Dr. Aurora Dollenberg-Specialiste e Urgjencës dhe Mjekësisë Familjare, Psikoterapiste, CEO Dollenberg Clinic2- “Ndikimi i substancave psikoaktive në gjendjen mendore të adoleshentëve – Dr.Behar Kamberi, Specialist i Pediatrisë3-´´Sfida institucionale për evidentimin dhe trajtimin e rasteve të abuzimit me drogat´´- Dr. Arsim Gerxhaliu-Specialist i Mjekësisë Ligjor                                                         4-´´Mbështetje psikologjike dhe psikoterapeutike për familjarët e përdoruesve të drogës´´ Arton Ademi – Specialist i Psikologjisë                                                                         5-´´ Varësia nga droga si problem social dhe zvogëlues i aftësisë për punë´´ Dr. Salih Bytyqi – Specialist i mjekësisë së punës                                                                          6-´´Efekti i substancave psikoaktive në procesin e detoksifikimit në mjedisin spitalor: objektivat dhe sfidat´´- Dr. Nik Agani– Specializimi në Psikiatri                                        7-´´Substancat narkotike dhe përdorimi i tyre tek adoleshentët dhe të rinjtë´´ Dafina Broqi- Specialiste e Psikologjisë8-´´Situata e përdorimit të drogës në Kosovë, droga të reja – sfida të reja´´ Safet Blakaj – Specialist i trajtimit të drogës9-´´Ndikimi i Inteligjencës Artificiale (AI) në trajtimin e çrregullimeve mendore´´- Erdi Rexha– Drejtor-bordi studentor AMFE – KosovëIshte privilegj që konferenca jonë u nderua nga familja e 2 heronjëve të Kombit: Dr. Fahrije Jashari-Zv. Kryetare e Federata europiane Mjekëve AMFE-Suedi nga Familja e Adem Jasharit dhe Familja e Dr. Fahredin Hoti deshmor i Kombit, ku personalisht Djali i heroit-Z. Besnik Fahredin Hoti.Nje homazh i merituar u dha me ngritje ne kembe dhe duartrokitje te zgjatura nga gjithe salla e konferences, per heronjte e kombit.Falenderojmë moderatorët e konferencës, gazetarët e njohur Z. Hajriz Mamaj & Znj. Alketa Gashi Fazliu dhe fotografin Edon Mamaj për punën e tyre shumë profesionale në konferencë.Falenderimi më i përzemërt i shkon pjesëmarrëve të shumtë , të cilët me pyetjet dhe diskutimet e tyre shkencore e bën këtë konferencë shumë dinamike dhe të frytshme.