Category: Mjekësi

  • Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë themelon degën e saj në New York

    Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë themelon degën e saj në New York

    Një hap i rëndësishëm për komunitetin mjekësor shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shënua këtë javë me themelimin zyrtar të degës së Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë – AMFE-USA. Ceremonia u mbajt pranë selisë qendrore të shoqatës historike kulturore-atdhetare “Vatra” në New York, e cila priti ngjarjen me nderim dhe mbështetje të plotë.Në emër të Vatrës, z. Marjan Cubi dhe z. Sokol Paja përgëzuan krijimin e degës së re dhe shprehën mbështetjen e tyre të palëkundur për misionin profesional dhe atdhetar të AMFE-USA.Kryesia e Zgjedhur e AMFE-USAStruktura drejtuese e degës së re përbëhet nga profesionistë të shquar të mjekësisë:Dr. Zana Nikolla – KryetareDr. Ermal Zatriqi – NënkryetarDr. Shpresa Xhakli – NënkryetareAnëtarë të Bordit:Renina Varfaj – Koordinatore e marrëdhënieve me publikunDr. Fatjona Lubonja – Koordinatore e kërkimeve shkencoreDr. Leana Sapunxhiu – Koordinatore e projekteve vullnetareDr. Arjan Bregu – Koordinator i të dhënave epidemiologjikeDr. Lydra Tapia, Dr. Skender Murtezani, Dr. Tana Bregu – Koordinatorë të eventevemjekësoreOlsi Beçi – Koordinator mediatikMbështetje Ndërkombëtare dhe Roli ShkencorPresidentja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Dr. Aurora Dollenberg, përshëndeti themelimin e degës AMFE-USA dhe përgëzoi kryesinë e sapozgjedhur për nisjen e një pune me  vlera të mëdha profesionale, shkencore dhe kombëtare.Në kuadër të Konferencës së 25-të Ndërkombëtare mbi “Sepsis dhe Infeksionet Jetëkërcënuese”, të organizuar në bashkëpunim me shoqatën simotër Albanian American Medical Society, Inc., AMFE-USA dha kontribut të vlefshëm me referenca shkencore dhe aktivitete sensibilizuese për parandalimin e infeksioneve dhe ndërgjegjësimin kundër abuzimit me antibiotikët në komunitetin shqiptar.Pjesëmarrje dhe Solidaritet MbarëkombëtarNgjarja u përkrah nga bordi ndërkombëtar i AMFE dhe nga përfaqësues të ardhur enkas në New York nga degë të tjera të Federatës:Nga AMFE-Suedi: Nënkryetarja Dr. Dhurata AllaNga AMFE-Angli: Dr. Blerta SulajNga AMFE-Shqipëri: Dr. Vjola Fera, Marinale SemaMjekësia Shqiptare në Diasporë – Një Shtyllë e Fortë për përparimin shëndetësorMe moton “We make Medicine”, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë vijon të zgjerojë rrjetin dhe ndikimin e saj në diasporë, duke forcuar lidhjet profesionale, shkencore dhe kombëtare mes mjekëve shqiptarë anembanë globit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një hap i rëndësishëm për komunitetin mjekësor shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shënua këtë javë me themelimin zyrtar të degës së Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë – AMFE-USA. Ceremonia u mbajt pranë selisë qendrore të shoqatës historike kulturore-atdhetare “Vatra” në New York, e cila priti ngjarjen me nderim dhe mbështetje të plotë.Në emër të Vatrës, z. Marjan Cubi dhe z. Sokol Paja përgëzuan krijimin e degës së re dhe shprehën mbështetjen e tyre të palëkundur për misionin profesional dhe atdhetar të AMFE-USA.Kryesia e Zgjedhur e AMFE-USAStruktura drejtuese e degës së re përbëhet nga profesionistë të shquar të mjekësisë:Dr. Zana Nikolla – KryetareDr. Ermal Zatriqi – NënkryetarDr. Shpresa Xhakli – NënkryetareAnëtarë të Bordit:Renina Varfaj – Koordinatore e marrëdhënieve me publikunDr. Fatjona Lubonja – Koordinatore e kërkimeve shkencoreDr. Leana Sapunxhiu – Koordinatore e projekteve vullnetareDr. Arjan Bregu – Koordinator i të dhënave epidemiologjikeDr. Lydra Tapia, Dr. Skender Murtezani, Dr. Tana Bregu – Koordinatorë të eventevemjekësoreOlsi Beçi – Koordinator mediatikMbështetje Ndërkombëtare dhe Roli ShkencorPresidentja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Dr. Aurora Dollenberg, përshëndeti themelimin e degës AMFE-USA dhe përgëzoi kryesinë e sapozgjedhur për nisjen e një pune me  vlera të mëdha profesionale, shkencore dhe kombëtare.Në kuadër të Konferencës së 25-të Ndërkombëtare mbi “Sepsis dhe Infeksionet Jetëkërcënuese”, të organizuar në bashkëpunim me shoqatën simotër Albanian American Medical Society, Inc., AMFE-USA dha kontribut të vlefshëm me referenca shkencore dhe aktivitete sensibilizuese për parandalimin e infeksioneve dhe ndërgjegjësimin kundër abuzimit me antibiotikët në komunitetin shqiptar.Pjesëmarrje dhe Solidaritet MbarëkombëtarNgjarja u përkrah nga bordi ndërkombëtar i AMFE dhe nga përfaqësues të ardhur enkas në New York nga degë të tjera të Federatës:Nga AMFE-Suedi: Nënkryetarja Dr. Dhurata AllaNga AMFE-Angli: Dr. Blerta SulajNga AMFE-Shqipëri: Dr. Vjola Fera, Marinale SemaMjekësia Shqiptare në Diasporë – Një Shtyllë e Fortë për përparimin shëndetësorMe moton “We make Medicine”, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë vijon të zgjerojë rrjetin dhe ndikimin e saj në diasporë, duke forcuar lidhjet profesionale, shkencore dhe kombëtare mes mjekëve shqiptarë anembanë globit.

  • Kush është Anxhela Paparizo, shqiptaro-kanadezja që merr drejtimin e QSUT-së

    Kush është Anxhela Paparizo, shqiptaro-kanadezja që merr drejtimin e QSUT-së

    Anxhela Paparizo, shqiptaro-kanadezja me një karrierë të gjatë në administratën publike dhe fushën e artit dhe kulturës, është emëruar drejtore e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Shqipëri. Ky emërim shënon një kapitull të ri për institucionin më të madh spitalor në vend, duke sjellë një eksperiencë ndërkombëtare dhe një përkushtim të veçantë ndaj shërbimit të pacientëve dhe standardeve të kujdesit shëndetësor.Nga Shqipëria në Kanada: rruga e një karriere ndërkombëtareAnxhela Paparizo ka ndjekur një rrugë të veçantë arsimore dhe profesionale. Fillimisht u shkollua në Shqipëri, duke përfshirë fusha si gazetaria, historia dhe planifikimi kulturor e administratë publike. Eksperienca dhe edukimi i fituar në vendin e origjinës i kanë shërbyer si bazë për zhvillimin e mëtejshëm profesional jashtë vendit. Pas transferimit në Kanada, Anxhela ndoqi studime për Planifikim Kulturor në Universitetin e British Columbia-s dhe trajnime për Lidership Ekzekutiv Bashkiak në Ivey School of Business, duke ndërthurur njohuritë teorike me praktikën në administratën publike, shkruan Diaspora Shqiptare.Në Kanada, ajo ka punuar në Bashkinë e Burlingtonit, Ontario, si Manaxhere për Art dhe Kulturë. Në këtë rol, ajo ka qenë përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e politikave artistike dhe kulturore, drejtimin e Programit të Artit Publik, Programin e Grantit për Artin dhe Kulturën, organizimin e Ditëve të Kulturës për qytetin dhe bashkëpunimin me muze, qendra arti, biblioteka dhe institucionet e turizmit për të promovuar kulturën lokale dhe ndërkombëtare.Aktivizimi në komunitetin shqiptar dhe roli në diasporëAnxhela është gjithashtu aktive në komunitetin shqiptar në Kanada. Ajo është anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe, prej pak muajsh, kryetare në detyrë e këtij Këshilli. Përzgjedhja e saj si imazhi i “Javës së Qeverisjes Vendore” në Burlington dhe vlerësimi me titullin “Elita e gruas shqiptare në botë” në vitin 2017 e kanë bërë atë një figurë të njohur për kontributin e saj në promovimin e kulturës dhe përfaqësimin e grave shqiptare jashtë vendit, shkruan Diaspora Shqiptare.Ajo është pjesë e Komitetit Strategjik të Emigrantëve në nivel rajonal (Partneriteti i Emigracionit Lokal) dhe anëtare e Bordit Drejtues të Organizatës Rajonale të Turizmit. Përmes certifikimit në Procesin e Pjesëmarrjes së Publikut nga Shoqata Ndërkombëtare për Pjesëmarrjen e Publikut (IAP2), Anxhela ka integruar në mënyrë efektive marrëdhëniet me publikun dhe median në punën e saj.Roli në art, kulturë dhe turizëmGjatë viteve në Kanada, Anxhela ka menaxhuar projekte të ndryshme që promovojnë artin dhe kulturën në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Ajo ka organizuar aktivitete kulturore dhe multikulturore në qytet, duke përfshirë Ditët e Kulturës, ekspozita arti dhe bashkëpunime me institucione të ndryshme artistike. Pjesëmarrja e saj aktive në “Tourism Burlington” ka kontribuar në zhvillimin e politikave turistike dhe promovimin e qytetit, duke u fokusuar veçanërisht tek përvoja e vizitorëve dhe sigurimi i paketave të sigurta turistike gjatë periudhave sfiduese, si pandemia COVID-19.Në këtë kontekst, Anxhela ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për organizatat dhe individët shqiptarë që punojnë për promovimin e kulturës, duke sugjeruar që edhe qeveria shqiptare të kontribuojë në mënyrë më të drejtpërdrejtë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore jashtë vendit.Vlerësime dhe çmimeEmërimi i Anxhelës në pozicione të larta në Kanada dhe, më pas, në krye të QSUT-së, është pasuar nga vlerësime të shumta për kontributin e saj profesional. Përveç titullit “Elita e Gruas Shqiptare në Botë”, ajo është njohur si figurë me integritet profesional dhe si ambasadore e kulturës shqiptare në diasporë. Çmimet dhe njohjet që ka marrë nuk përfaqësojnë vetëm suksesin e saj individual, por gjithashtu janë një frymëzim për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare që punojnë me përkushtim dhe pasion jashtë vendit.

  • Një kapitull i ri për QSUT-në, Ministrja i “beson” drejtimin Anxhela Paparizos

    Një kapitull i ri për QSUT-në, Ministrja i “beson” drejtimin Anxhela Paparizos

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, prof. dr. Evis Sala, ka prezantuar sot emërimet e reja në dy institucione kyçe të sistemit shëndetësor në vend: Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).Në krye të QSUT-së do të qëndrojë Anxhela Paparizo, e cila rikthehet në Shqipëri për të marrë drejtimin e institucionit më të madh spitalor në vend. Ministrja Sala theksoi se emërimi i saj synon të sjellë një qasje të re dhe të freskët në drejtimin e QSUT-së, duke u fokusuar në përmirësimin e standardeve të kujdesit shëndetësor dhe në garantimin e shërbimit cilësor për pacientët.Ndërkohë, në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është emëruar Arti Papajani, i cili sjell një eksperiencë të gjatë në administratën publike dhe institucione të rëndësishme të vendit. Papajani do të ketë si prioritet forcimin e menaxhimit të fondeve shëndetësore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, duke garantuar transparencë dhe eficiencë në veprimtarinë e FSDKSH.Gjatë prezantimit, ministrja Evis Sala falënderoi ish-drejtuesit, Florenc Spaho dhe Spartak Zekja, për kontributin e tyre në përmirësimin e shërbimeve dhe menaxhimin e institucioneve, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe stabilitetit në drejtimin e sistemit shëndetësor.“Ky është një hap i rëndësishëm për të forcuar kapacitetet udhëheqëse të institucioneve tona shëndetësore. Jemi të bindur se drejtuesit e rinj do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve shëndetësore dhe do të jenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe sistemit tonë shëndetësor,” u shpreh Ministrja Sala gjatë prezantimit.Emërimet e reja vijnë në një moment kur sistemi shëndetësor po përballet me sfida të shumta, përfshirë nevojën për modernizim të infrastrukturës, avancim të standardeve të kujdesit dhe menaxhim më efikas të fondeve shëndetësore. Me qasjen e re dhe angazhimin e drejtuesve të rinj, pritet që institucionet të ndjekin një rrugë zhvillimi të qëndrueshëm dhe të ofrojnë shërbime më të mira për të gjithë qytetarët.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, prof. dr. Evis Sala, ka prezantuar sot emërimet e reja në dy institucione kyçe të sistemit shëndetësor në vend: Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).Në krye të QSUT-së do të qëndrojë Anxhela Paparizo, e cila rikthehet në Shqipëri për të marrë drejtimin e institucionit më të madh spitalor në vend. Ministrja Sala theksoi se emërimi i saj synon të sjellë një qasje të re dhe të freskët në drejtimin e QSUT-së, duke u fokusuar në përmirësimin e standardeve të kujdesit shëndetësor dhe në garantimin e shërbimit cilësor për pacientët.Ndërkohë, në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është emëruar Arti Papajani, i cili sjell një eksperiencë të gjatë në administratën publike dhe institucione të rëndësishme të vendit. Papajani do të ketë si prioritet forcimin e menaxhimit të fondeve shëndetësore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, duke garantuar transparencë dhe eficiencë në veprimtarinë e FSDKSH.Gjatë prezantimit, ministrja Evis Sala falënderoi ish-drejtuesit, Florenc Spaho dhe Spartak Zekja, për kontributin e tyre në përmirësimin e shërbimeve dhe menaxhimin e institucioneve, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe stabilitetit në drejtimin e sistemit shëndetësor.“Ky është një hap i rëndësishëm për të forcuar kapacitetet udhëheqëse të institucioneve tona shëndetësore. Jemi të bindur se drejtuesit e rinj do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve shëndetësore dhe do të jenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe sistemit tonë shëndetësor,” u shpreh Ministrja Sala gjatë prezantimit.Emërimet e reja vijnë në një moment kur sistemi shëndetësor po përballet me sfida të shumta, përfshirë nevojën për modernizim të infrastrukturës, avancim të standardeve të kujdesit dhe menaxhim më efikas të fondeve shëndetësore. Me qasjen e re dhe angazhimin e drejtuesve të rinj, pritet që institucionet të ndjekin një rrugë zhvillimi të qëndrueshëm dhe të ofrojnë shërbime më të mira për të gjithë qytetarët.

  • Amerika miraton medikamentin për trajtimin e fëmijëve me autizëm!

    Amerika miraton medikamentin për trajtimin e fëmijëve me autizëm!

    Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë miratimin historik për përdorimin e leucovorinës – një formë e veçantë e acidit folik – për trajtimin e fëmijëve që vuajnë nga deficit cerebral i folatit (Cerebral Folate Deficiency, CFD). Ky çrregullim i rrallë pengon transportin normal të folatit në tru dhe mund të shkaktojë vonesa në zhvillim, probleme të të folurit, vështirësi në socializim dhe simptoma që ngjajnë me ato të spektrit autik.Vendimi i FDA-së mbështetet në mbi një dekadë kërkimesh, ku janë dokumentuar raste të fëmijëve që kanë përfituar përmirësime të gjuhës, komunikimit dhe aftësive sociale pas trajtimit me leucovorin. Autoritetet shëndetësore theksojnë se ky ilaç nuk është një kurë për autizmin në përgjithësi, por një terapi specifike për pacientët me CFD. Përfitimet janë më të dukshme kur ilaçi kombinohet me ndërhyrje jo-mjekësore, si terapitë sjellore dhe programet e zhvillimit të gjuhës.Barnat që përmbajnë leucovorinë, përfshirë “Wellcovorin”, pritet të përditësojnë etiketat për të përfshirë këtë përdorim të ri, ndërsa sigurimet shëndetësore publike në SHBA mund të mbulojnë trajtimin për fëmijët që plotësojnë kriteret mjekësore.Në një konferencë për shtyp, Presidenti Donald Trump e quajti vendimin “një nga hapat më të rëndësishëm mjekësorë” për familjet që përballen me autizmin. Ai gjithashtu bëri një paralajmërim për përdorimin e acetaminophen-it (Tylenol) gjatë shtatzënisë, duke këshilluar përdorimin e tij vetëm në raste emergjente dhe për periudha të shkurtra.Deklaratat e Trump kanë ngjallur debate mes ekspertëve, të cilët theksojnë se studimet ekzistuese tregojnë vetëm një lidhje statistikore, jo prova që acetaminophen shkakton autizëm. Shkencëtarët theksojnë nevojën për kërkime më të gjera për të nxjerrë përfundime të sigurta.Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm për fëmijët me deficit të folatit cerebral, por ekspertët paralajmërojnë se leucovorina nuk duhet parë si zgjidhje për të gjitha rastet e autizmit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë miratimin historik për përdorimin e leucovorinës – një formë e veçantë e acidit folik – për trajtimin e fëmijëve që vuajnë nga deficit cerebral i folatit (Cerebral Folate Deficiency, CFD). Ky çrregullim i rrallë pengon transportin normal të folatit në tru dhe mund të shkaktojë vonesa në zhvillim, probleme të të folurit, vështirësi në socializim dhe simptoma që ngjajnë me ato të spektrit autik.Vendimi i FDA-së mbështetet në mbi një dekadë kërkimesh, ku janë dokumentuar raste të fëmijëve që kanë përfituar përmirësime të gjuhës, komunikimit dhe aftësive sociale pas trajtimit me leucovorin. Autoritetet shëndetësore theksojnë se ky ilaç nuk është një kurë për autizmin në përgjithësi, por një terapi specifike për pacientët me CFD. Përfitimet janë më të dukshme kur ilaçi kombinohet me ndërhyrje jo-mjekësore, si terapitë sjellore dhe programet e zhvillimit të gjuhës.Barnat që përmbajnë leucovorinë, përfshirë “Wellcovorin”, pritet të përditësojnë etiketat për të përfshirë këtë përdorim të ri, ndërsa sigurimet shëndetësore publike në SHBA mund të mbulojnë trajtimin për fëmijët që plotësojnë kriteret mjekësore.Në një konferencë për shtyp, Presidenti Donald Trump e quajti vendimin “një nga hapat më të rëndësishëm mjekësorë” për familjet që përballen me autizmin. Ai gjithashtu bëri një paralajmërim për përdorimin e acetaminophen-it (Tylenol) gjatë shtatzënisë, duke këshilluar përdorimin e tij vetëm në raste emergjente dhe për periudha të shkurtra.Deklaratat e Trump kanë ngjallur debate mes ekspertëve, të cilët theksojnë se studimet ekzistuese tregojnë vetëm një lidhje statistikore, jo prova që acetaminophen shkakton autizëm. Shkencëtarët theksojnë nevojën për kërkime më të gjera për të nxjerrë përfundime të sigurta.Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm për fëmijët me deficit të folatit cerebral, por ekspertët paralajmërojnë se leucovorina nuk duhet parë si zgjidhje për të gjitha rastet e autizmit.

  • Dr. Alida Ramaj, shkencëtarja shqiptare që frymëzon infermierët në mbarë botën

    Dr. Alida Ramaj, shkencëtarja shqiptare që frymëzon infermierët në mbarë botën

    Dr. Alida Ramaj, shkencëtare, ligjëruese dhe një zë frymëzues për infermierët në mbarë botën, mori pjesë në konkursin ndërkombëtar Speaker Slam në Gjermani, ku u vlerësua për një fjalim të fokusuar tek roli dhe rëndësia e infermierëve.Mesazhi i saj iu drejtua atyre që çdo ditë kujdesen për të tjerët, por shpesh harrojnë të vendosin veten në radhë të parë.“Çdo infermiere është një diamant – së pari për veten, më pas për sistemin shëndetësor”, theksoi Ramaj, duke sjellë një thirrje të fuqishme për rishikim të rolit të tyre.Në fjalimin e saj, ajo theksoi se infermierët mësojnë gjatë shkollimit të tyre të llogarisin me përpikëri miligramë dhe mililitra për të administruar medikamente. Por në jetën e përditshme, sipas saj, kufizime të tilla nuk ekzistojnë.“Kufijtë e vetëm janë ata që i vendosim vetë”, nënvizoi ajo, duke inkurajuar kolegët e saj të marrin përgjegjësi jo vetëm për shëndetin e pacientëve, por edhe për mirëqenien e tyre personale – trupin, mendjen, sigurinë financiare dhe zhvillimin individual.Si e vetmja shqiptare mes 149 pjesëmarrësve nga 22 shtete, Ramaj u dallua për autenticitetin dhe fuqinë e mesazhit që tejkaloi kufijtë e sallës. Fjalimi i saj nuk ishte thjesht një apel, por një ftesë për guxim: infermierët duhet të jenë krenarë për formimin e tyre profesional, por mbi të gjitha të kenë kurajon të shpalosin potencialin e tyre pa frikë.“Kush ka mësuar të marrë përgjegjësi për jetën e të tjerëve, ka edhe forcën të marrë përgjegjësi për veten,” theksoi Ramaj.Për të, kujdesi është një dhuratë, por dhurata më e madhe mbetet jetesa e plotë e potencialit vetjak.

  • OBSH-ja, publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk e gjejmë dot origjinën!

    OBSH-ja, publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk e gjejmë dot origjinën!

    Më shumë se tre vite kërkimesh dhe debatesh nuk mjaftuan që bota të ketë sot një pohim të qartë mbi origjinën e virusit shkaktar të pandemisë gjunjëzuese të 2019-tës.Një grup ekspertësh i emëruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se çështja se si filloi COVID-19, mbetet e pazgjidhur. Raporti përfundimtar mbi sëmundjen përmend mungesën e qasjes tek të dhënat kyce sidomos nga Kina, si arsyen kryesore për këtë situatë.Edhe pse shumë prova shkencore duket se e mbështesin teorinë se virusi e ka origjinën nga kafshët dhe është përhapur te njerëzit, ekspertët e OKB-së thonë se nuk e përjashtojnë dot plotësisht edhe idenë e zanafillës në laborator. Pa qasje në qindra sekuenca gjenetike virale dhe të dhëna të detajuara të biosigurisë nga Kina, grupi nuk mundi të arrinte në një konsensus.Aktualisht, nuk ka prova që të tregojnë se COVID-19 është projektuar qëllimisht ose që virusi ka qarkulluar jashtë Kinës para dhjetorit 2019. Pavarësisht kërkesave të përsëritura drejtuar autoriteteve kineze, grupi i OBSH-së tha se iu mohua qasja në të dhëna kyçe që mund të kishin konfirmuar ose përjashtuar një aksident në laborator.Sipas Venter, teoria se virusi doli nga laboratori mbetet spekulative, e politizuar, dhe “e pambështetur nga shkenca” – e megjithatë, ajo nuk mund të përjashtohet krejtësisht. Qeveria kineze ka mohuar vazhdimisht mundësinë e një rrjedhjeje informacioni në laborator dhe ka sugjeruar që kërkimi për origjinën duhet të shtrihet në vende të tjera.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Më shumë se tre vite kërkimesh dhe debatesh nuk mjaftuan që bota të ketë sot një pohim të qartë mbi origjinën e virusit shkaktar të pandemisë gjunjëzuese të 2019-tës.Një grup ekspertësh i emëruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se çështja se si filloi COVID-19, mbetet e pazgjidhur. Raporti përfundimtar mbi sëmundjen përmend mungesën e qasjes tek të dhënat kyce sidomos nga Kina, si arsyen kryesore për këtë situatë.Edhe pse shumë prova shkencore duket se e mbështesin teorinë se virusi e ka origjinën nga kafshët dhe është përhapur te njerëzit, ekspertët e OKB-së thonë se nuk e përjashtojnë dot plotësisht edhe idenë e zanafillës në laborator. Pa qasje në qindra sekuenca gjenetike virale dhe të dhëna të detajuara të biosigurisë nga Kina, grupi nuk mundi të arrinte në një konsensus.Aktualisht, nuk ka prova që të tregojnë se COVID-19 është projektuar qëllimisht ose që virusi ka qarkulluar jashtë Kinës para dhjetorit 2019. Pavarësisht kërkesave të përsëritura drejtuar autoriteteve kineze, grupi i OBSH-së tha se iu mohua qasja në të dhëna kyçe që mund të kishin konfirmuar ose përjashtuar një aksident në laborator.Sipas Venter, teoria se virusi doli nga laboratori mbetet spekulative, e politizuar, dhe “e pambështetur nga shkenca” – e megjithatë, ajo nuk mund të përjashtohet krejtësisht. Qeveria kineze ka mohuar vazhdimisht mundësinë e një rrjedhjeje informacioni në laborator dhe ka sugjeruar që kërkimi për origjinën duhet të shtrihet në vende të tjera.

  • Kriza e shëndetësisë në Shqipëri si pasojë e keqmenaxhimit të burimeve njerëzore

    Kriza e shëndetësisë në Shqipëri si pasojë e keqmenaxhimit të burimeve njerëzore

    Një letër e hapur, e sinqertë dhe rrënqethëse, e dërguar nga ish-këshilltari holandez i Ministrisë së Drejtësisë, Ton Daans, ka ekspozuar me forcë dramatike dështimet sistematike të sistemit shëndetësor shqiptar.Por pas rrëfimit të tij prekës, fshihet një krizë më e thellë: ajo e lidershipit të dobët dhe e menaxhimit të paaftë të burimeve njerëzore në institucionet publike të Shqipërisë. Kur mungon lidershipi, vuajnë qytetarët.Letra e z. Daans nuk është thjesht një dëshmi personale. Ajo është një pasqyrë ku çdo qytetar shqiptar mund të shohë veten dhe përvojën e tij me institucionet publike. Ajo shtron një pyetje të qartë dhe tronditëse: A mund të quhet një shtet i civilizuar ai që nuk garanton kujdes shëndetësor bazik për qytetarët e vet? Në çdo rresht të kësaj letre ndihen pasojat e një mungese totale të lidershipit vizionar dhe të një kulture përgjegjësie në sektorin publik. Rënia e sistemit shëndetësor shqiptar nuk ndodhi brenda natës. Ajo është ndërtuar në vite nga një kombinim shkatërrues i emërimeve klienteliste, mungesës së transparencës, mungesës së investimeve në staf dhe teknologji, dhe një indiference të frikshme ndaj cilësisë së shërbimeve.Keqmenaxhimi i burimeve njerëzore: Zemra e problemitNë analizën e z. Daans, bie në sy një shqetësim i thellë për mënyrën se si funksionon – ose më saktë nuk funksionon – organizimi i punës në spital. Mjekë dhe infermierë të pamotivuar, pa mjete pune, pa koordinim, me mungesë të theksuar trajnimi dhe komunikimi. Ky është një alarm i qartë për çdo menaxher që ka studiuar sadopak menaxhimin e burimeve njerëzore: mungesa e trajnimit, e mbikëqyrjes, e motivimit dhe e vlerësimit të stafit shëndetësor ka pasoja të drejtpërdrejta mbi jetën e pacientëve. Në çdo spital modern, roli i një departamenti efektiv të burimeve njerëzore është jetik për garantimin e cilësisë së shërbimit. HR (Burimet njerëzore) duhet të sigurojë që çdo anëtar i stafit të jetë i trajnuar, i motivuar dhe i vlerësuar. Ai duhet të monitorojë performancën, të ndjekë procedurat disiplinore kur është e nevojshme dhe të krijojë një kulturë profesionale dhe etike në vendin e punës. Në rastin shqiptar, siç u përshkrua nga z. Daans, asgjë nga këto nuk ekziston në praktikë. Pasojat: Diagnostikim i gabuar, kushte çnjerëzore dhe rrezik për jetën Nga mungesa e ujit dhe çarçafëve, deri te pajisjet e viteve ’60 dhe diagnozat e gabuara, çdo element i përvojës së tij pasqyron një sistem që ka dështuar në misionin e tij themelor – të mbrojë jetën e njeriut.Në vend të një strukture që i jep pacientit siguri dhe kujdes, ai përjetoi një sistem të çoroditur, pa protokolle të qarta, pa mbikëqyrje dhe pa përgjegjësi. Por më shqetësuesi është mungesa e reflektimit institucional mbi gabimet. Në vend që të funksionojnë si një mekanizëm vetërregullues që mëson nga gabimet, këto institucione thjesht vazhdojnë rutinën, duke i ekspozuar qytetarët rrezikut të përditshëm. Në një shtet të drejtë dhe të qytetëruar, askush nuk duhet të vdesë kot. Lindita Semanjaku është eksperte në burimet njerëzore dhe zhvillimin e lidershipit. Si themeluese e kompanisë “Ti Mundesh,” ajo ofron trajnime dhe programe për zhvillimin e kapaciteteve individuale dhe për forcimin e lidershipit në organizata.

  • “CaPAW, një thirrje për jetën”, sjell mjekët e disaporës në Tiranë më 9 Maj

    “CaPAW, një thirrje për jetën”, sjell mjekët e disaporës në Tiranë më 9 Maj

    Në një vend ku rreth 1400 gra humbasin çdo vit jetën si pasojë e tumoreve – dhe 10% e tyre janë më të reja se 50 vjeç – një konferencë nuk është vetëm një ngjarje formale. Është akt politik, human dhe etik. Më 9 maj 2025, në Hotel Rogner, Tirana pret konferencën përmbyllëse të projektit CaPAW – Cancer Prevention for Albanian Women, një nismë njëvjeçare që ka për qëllim të ndalë valën në rritje të sëmundjeve onkologjike në vend, përmes ndërgjegjësimit, edukimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.Në qendër të projektit: gruaja shqiptare. Ajo që jeton në qytet apo në periferi, që shpesh nuk ka qasje në kontrolle të specializuara, që ndonjëherë nuk është e lirë të vendosë për shëndetin e vet, që jeton nën presionin e normave të trashëguara apo dhunës së padukshme të patriarkatit. CaPAW u mbështet nga programi global i GIZ “Formësimi i Migracionit të Orientuar drejt Zhvillimit” (MEG), në partneritet me organizatën Europa Donna Albania, dhe gjeti aleatë të natyrshëm në rrjetin e diasporës shqiptare në mjekësi.Konferenca përmbyllëse do të shërbejë si një platformë shkëmbimi ndërkombëtar për ekspertë të diagnostikimit, trajtimit dhe rehabilitimit të pacientëve me kancer, me qëllimin e ndërtimit të një sistemi më gjithëpërfshirës të kujdesit onkologjik në Shqipëri. Me 9 kredite gjermane për profesionistët e shëndetit dhe pjesëmarrje falas, ngjarja përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit europian të standardeve të kujdesit mjekësor në vend.Shifrat që tronditinSipas regjistrit kombëtar të kancerit, Shqipëria shënon çdo vit rreth 6000 raste të reja me tumore. Vdekshmëria e lartë, mungesa e diagnostikimit të hershëm dhe qasja e pabarabartë në shërbime shëndetësore krijojnë një terren të rrezikshëm për gratë, sidomos në zonat rurale. Kjo është arsyeja pse projekti CaPAW nuk mbeti vetëm në sallat e konferencave, por u shpërnda në terren: me fushata ndërgjegjësimi në shkolla, me postera dhe video informuese, me webinare dhe trajnim profesional për mjekë dhe infermierë – ku çdo pjesëmarrës mori kredite falas si motivim për të përhapur mesazhin.Diaspora si aktore e shëndetit publikNjë risi e veçantë ishte angazhimi i mjekëve shqiptarë nga diaspora – nga Gjermania, Zvicra, Italia, Austria – të cilët përmes webinareve online dhe shkëmbimit të praktikave të mira u kthyen në ambasadorë të barazisë dhe shëndetit të grave. Ata ofruan terapi psikologjike, informim mbi vetëkontrollin, dhe ndihmuan në ndërtimin e një kulture të re, që nuk sheh trupin e gruas si tabu, por si prioritet publik.Më 9 maj, Tiranës do t’i shtohet zëri i grave. Jo vetëm për të folur për sëmundjen, por për të vendosur të ardhmen e tyre. Konferenca është e hapur për të gjithë dhe regjistrimi mund të bëhet online në këtë link: https://forms.gle/HpDi8hBLBAkUoPpE9

  • Konferenca e 24-të Ndërkombëtare për Parandalimin e Kancerit tek Gratë Shqiptare

    Konferenca e 24-të Ndërkombëtare për Parandalimin e Kancerit tek Gratë Shqiptare

    Më 9 maj 2025, në ambientet e Hotel Rogner në Tiranë, do të mbahet Konferenca e 24-të Ndërkombëtare me temë: “Cancer Prevention for Albanian Women”, një aktivitet i rëndësishëm në fushën e shëndetit publik, i cili synon të forcojë ndërgjegjësimin dhe veprimin konkret në parandalimin e kancerit tek gratë shqiptare.Ngjarja organizohet nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë (AMFE) në kuadër të Projektit CAPAW (Cancer Prevention for Albanian Women), në bashkëpunim me PO-Europa Donna Albania dhe me mbështetjen financiare të GIZ – German International Cooperation.Pjesëmarrja në konferencë është falas, ndërsa pjesëmarrësit do të përfitojnë 9 kredite gjermane akreditimi, një vlerë e shtuar për profesionistët e shëndetit që ndjekin zhvillimin profesional.Konferenca do të sjellë përvoja ndërkombëtare, qasje inovative dhe diskutime mbi politikat më efektive në parandalimin e kancerit tek gratë, me qëllimin për të ndikuar pozitivisht në sistemin shëndetësor dhe komunitetin shqiptar.Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen duke skanuar kodin QR në posterin zyrtar apo përmes linkut të regjistrimit online.👉 NXITO të regjistrohesh – Vendet janë të kufizuara!🗓 Data: 9 Maj 2025📍 Vendi: Hotel Rogner, Tiranë🎓 Akreditim: 9 Kredite gjermane💬 Tema: Parandalimi i Kancerit tek Gratë Shqiptare (CAPAW)Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Më 9 maj 2025, në ambientet e Hotel Rogner në Tiranë, do të mbahet Konferenca e 24-të Ndërkombëtare me temë: “Cancer Prevention for Albanian Women”, një aktivitet i rëndësishëm në fushën e shëndetit publik, i cili synon të forcojë ndërgjegjësimin dhe veprimin konkret në parandalimin e kancerit tek gratë shqiptare.Ngjarja organizohet nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë (AMFE) në kuadër të Projektit CAPAW (Cancer Prevention for Albanian Women), në bashkëpunim me PO-Europa Donna Albania dhe me mbështetjen financiare të GIZ – German International Cooperation.Pjesëmarrja në konferencë është falas, ndërsa pjesëmarrësit do të përfitojnë 9 kredite gjermane akreditimi, një vlerë e shtuar për profesionistët e shëndetit që ndjekin zhvillimin profesional.Konferenca do të sjellë përvoja ndërkombëtare, qasje inovative dhe diskutime mbi politikat më efektive në parandalimin e kancerit tek gratë, me qëllimin për të ndikuar pozitivisht në sistemin shëndetësor dhe komunitetin shqiptar.Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen duke skanuar kodin QR në posterin zyrtar apo përmes linkut të regjistrimit online.👉 NXITO të regjistrohesh – Vendet janë të kufizuara!🗓 Data: 9 Maj 2025📍 Vendi: Hotel Rogner, Tiranë🎓 Akreditim: 9 Kredite gjermane💬 Tema: Parandalimi i Kancerit tek Gratë Shqiptare (CAPAW)

  • Virologia shqiptare shkëlqen në programin Fulbright

    Virologia shqiptare shkëlqen në programin Fulbright

    Dr. Arta Lugaj, lektore dhe studiuese në Virologjinë Molekulare pranë Universitetit të Tiranës, ka përfunduar me sukses programin prestigjioz Fulbright për Studiues të Huaj në Universitetin Shtetëror të Mississippi-t, SHBA.Gjatë qëndrimit të saj akademik, Dr. Lugaj u fokusua në studimin e evolucionit gjenetik të viruseve kryesore të frymëmarrjes te gjedhët, duke analizuar strategjitë më efikase për kontrollin e tyre. Puna e saj kontribuon në rritjen e sigurisë biologjike në fushën veterinare dhe ka rëndësi të veçantë për sektorin e bujqësisë dhe shëndetit publik.Pjesë e përvojës së saj në SHBA ishte edhe pjesëmarrja në seminarin pasurues për studiuesit Fulbright – Fall 2024 Fulbright Scholar Enrichment Seminar – mbajtur në Cleveland, Ohio. Aty ajo pati mundësi të krijojë kontakte me studiues nga vende të ndryshme të botës dhe të vizitojë klinikën e njohur Cleveland Clinic, një nga institucionet kryesore mjekësore në Shtetet e Bashkuara.Me energjinë e kësaj eksperience ndërkombëtare, Dr. Lugaj kthehet e përkushtuar për të çuar përpara kërkimin shkencor në Shqipëri dhe për të forcuar kapacitetet akademike në fushën e virologjisë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Dr. Arta Lugaj, lektore dhe studiuese në Virologjinë Molekulare pranë Universitetit të Tiranës, ka përfunduar me sukses programin prestigjioz Fulbright për Studiues të Huaj në Universitetin Shtetëror të Mississippi-t, SHBA.Gjatë qëndrimit të saj akademik, Dr. Lugaj u fokusua në studimin e evolucionit gjenetik të viruseve kryesore të frymëmarrjes te gjedhët, duke analizuar strategjitë më efikase për kontrollin e tyre. Puna e saj kontribuon në rritjen e sigurisë biologjike në fushën veterinare dhe ka rëndësi të veçantë për sektorin e bujqësisë dhe shëndetit publik.Pjesë e përvojës së saj në SHBA ishte edhe pjesëmarrja në seminarin pasurues për studiuesit Fulbright – Fall 2024 Fulbright Scholar Enrichment Seminar – mbajtur në Cleveland, Ohio. Aty ajo pati mundësi të krijojë kontakte me studiues nga vende të ndryshme të botës dhe të vizitojë klinikën e njohur Cleveland Clinic, një nga institucionet kryesore mjekësore në Shtetet e Bashkuara.Me energjinë e kësaj eksperience ndërkombëtare, Dr. Lugaj kthehet e përkushtuar për të çuar përpara kërkimin shkencor në Shqipëri dhe për të forcuar kapacitetet akademike në fushën e virologjisë.