Category: Turizëm

  • Rënia e efektit “Albania”/ Turistët italianë po braktisin bregdetin shqiptar

    Rënia e efektit “Albania”/ Turistët italianë po braktisin bregdetin shqiptar

    Efekti “Albania”, që në tre vitet e fundit tërhoqi mijëra turistë italianë drejt bregdetit shqiptar për shkak të bukurisë natyrore dhe çmimeve të lira, duket se po zbehet ndjeshëm këtë vit. Sipas një raportimi të publikuar nga media italiane “Corriere della Sera” dhe deklaratave të operatorëve turistikë, interesi i italianëve për të kaluar pushimet verore në Shqipëri ka rënë ndjeshëm në vitin 2025.Michele Viola, drejtues i agjencisë turistike italiane “Goodays”, thotë se sinjalet e para të rënies ishin të dukshme që në fund të sezonit të kaluar, por këtë vit situata është përkeqësuar më tej. “Shumë pak njerëz po telefonojnë për të rezervuar pushimet në bregdetin shqiptar. Grupet organizohen për destinacione të tjera”, shprehet ai.Sipas të dhënave të kësaj agjencie, kërkesat për Shqipërinë kanë rënë më shumë se gjysma krahasuar me tre vite më parë, kur fluksi i turistëve italianë në Shqipëri ishte në rritje me 30%, falë çmimeve të përballueshme dhe natyrës së paprekur.Viola thekson se problemet ekonomike të familjeve italiane po ndikojnë gjithashtu: “Të ardhurat po bien dhe pushimet janë bërë një luks. Më parë, raporti çmim-shërbim në Shqipëri ishte i favorshëm. Sot, kjo nuk vlen më.”Nga ana tjetër, Massimo Salomone, koordinator për turizmin në Confindustria Puglia, thekson se Shqipëria ka përparuar si destinacion turistik, falë investimeve të shpejta në infrastrukturë dhe një administrate më efikase, por paralajmëron për kujdes: “Ideja që Shqipëria është një destinacion ‘low-cost’ është shpesh e gabuar. Ka probleme me cilësinë e shërbimeve, transparencën e çmimeve dhe ofertën turistike, që shpesh janë ngritur nga vetë udhëtarët.”Sipas tij, nuk është qëllimi që të rritet konkurrenca me Shqipërinë, por të krijohet një bashkëpunim rajonal, pasi Shqipëria dhe Puglia ndajnë të njëjtin det dhe trashëgimi kulturore.Ndërkohë, Piero Innocenti, nga Shoqata Rajonale e Agjencive Turistike në Puglia (Fiavet), nënvizon se konsumatorët që dikur toleronin shërbime më modeste për një çmim të lirë, tani nuk e shohin më këtë si përfitim: “Tarifat në Shqipëri janë rritur dhe kjo po i dekurajon pushuesit. E njëjta gjë po ndodh edhe me destinacione të tjera si Kroacia dhe Mali i Zi. Ndërsa Greqia po qëndron mirë në treg.”Në përfundim, duket se mungesa e avantazhit ekonomik, rritja e çmimeve dhe pritshmëritë në rritje të turistëve italianë po ndikojnë ndjeshëm në rënien e fluksit nga Italia drejt bregdetit shqiptar këtë sezon.

  • The Economist: Si po e përballon Shqipëria bumin turistik

    The Economist: Si po e përballon Shqipëria bumin turistik

    “The Archers”, një serial i njohur radiofonik i BBC-së për jetën rurale në Angli, ndiqet çdo javë nga më shumë se 4 milionë dëgjues. Këtë verë, familja imagjinare Archer po mendonte të kalonte pushimet në Shqipëri.Deri pak vite më parë, kjo do të tingëllonte si një ide e rrezikshme – Shqipëria shihej si një vend i egër dhe i pasigurt. Por udhëtimi i mundshëm i Archerëve pasqyron qartë transformimin e Shqipërisë në një destinacion turistik kryesor – me pasoja të papritura.Kështu e nis analizë e saj për boom-in turistik që po përjeton Shqipëria, prestigjozja “The Economist” .Një analizë tejet e saktë dhe realiste e cila përballë realiteetn në vend me reklamat idilike me të cilat vendi ynë po prezantohet nëpër botë. “Në kohën e komunizmit, vendi priste rreth 5 mijë turistë në vit. Tirana kishte vetëm dy hotele për të huajt dhe në restorantet jashtë kryeqytetit menuja shpesh kufizohej në një konservë toni me një qepë të njomë.Megjithatë, deri në vitin 2014 Shqipëria kishte arritur në rreth 3.4 milionë vizitorë të huaj, ndërsa vitin e kaluar u raportua një shifër zyrtare prej 11 milionësh.Kjo shifër është disi e fryrë, pasi shumë prej tyre janë pjesëtarë të diasporës shqiptare që kanë pasaporta të huaja dhe regjistrohen disa herë në vit sa herë hyjnë në vend. Por është e qartë se turizmi po rritet me shpejtësi.Komplekset hoteliere dhe vilat po mbijnë përgjatë bregdetit.Së shpejti pritet të hapet një aeroport i ri për të shërbyer zonën turistike të Vlorës në jug. Edhe pse diaspora nuk është “turistike” në kuptimin klasik, ajo blen apartamente pushimi, frekuenton plazhet dhe restorantet njësoj si çdo vizitor tjetër.Italianët vijnë për të kryer trajtime dentare me kosto të ulët. Madje, shtetasit e Kosovës kanë nisur të ankohen se tashmë Turqia është më e lirë se Shqipëria.Po përflitet gjithnjë e më shumë edhe mbingarkesa turistike, pasi vendpushime dikur të qeta si Saranda dhe Ksamil janë tejmbushur. Hotelet, për shkak të mungesës së stafit të kualifikuar, po rekrutojnë punonjës nga Filipinet.Ky bum turistik ka nisur të krijojë edhe tensione për një pasuri të pakët: ujin. Në parim, Shqipëria ka mjaft burime ujore. Por pas një shekulli me investime të pamjaftueshme, qytetet e saj po përballen me mungesa.Ndërkohë që ndërtimet përgjatë bregut shtohen me ritme të vrullshme, po vendosen tuba për të sjellë ujë nga zonat e brendshme. Banorët aty thonë se mezi kanë ujë për vete dhe për bujqësi; tani ai po kanalizohet për të mbushur pishinat e turistëve.Një rast i bujshëm lidhet me planet për të devijuar ujin e lumit Shushicë drejt rajonit bregdetar të Himarës. Pjesa më e madhe e lumit ndodhet brenda një parku kombëtar.Astrit Balilaj, kryeplaku i fshatit Kuç, një nga mbi 30 komunitetet që po protestojnë, thotë se lumi ka gjithnjë e më pak ujë për shkak të ndryshimeve klimatike. Ai shton se autoritetet lokale i kanë informuar instancat më të larta për shqetësimet, “por janë injoruar”.Olsi Nika, drejtues i organizatës mjedisore EcoAlbania, paralajmëron se humbja e ujit do të dëmtonte ekosistemin lokal. Ai thekson gjithashtu se brenda parkut janë ndërtuar restorante turistike pa leje dhe se në afërsi ka rrjedhje nafte nga puse të amortizuar.Vitin e kaluar, banorët e fshatit Dukat në jug të Vlorës bllokuan punimet për një projekt 9 milionë eurosh për devijimin e ujit drejt zonave turistike luksoze. Në mars, edhe fshatarët e Tragjasit fqinj u përleshën me policinë për të njëjtin projekt. Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka ujë për të gjithë.Por sipas Olsi Nikës, kjo do të ishte e vërtetë vetëm nëse shteti do të kishte planifikuar në mënyrë afatgjatë. “Qeveria kujdeset vetëm për interesat e veta,” thotë Salibe Daupi, një pronare restoranti lokal. “Ata duhet të kujdesen për ne.”Edhe kufizimi i turizmit mund të nxisë zemërim. Javën e kaluar në Theth, një fshat malor në veri, protestuesit hodhën koktej Molotovi ndaj fadromave që po prishnin kabina të ndërtuara pa leje për turistët alpinistë. Pronarët thonë se qeveria u kishte premtuar legalizimin e tyre.Ndërkohë, Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump-it, ka pasur më shumë fat me qeverinë shqiptare. Ai ka shprehur interes për të ndërtuar një resort në Zvërnec, një zonë e virgjër mes detit Adriatik dhe lagunës së Nartës, e njohur për kolonitë e flamingove.Gjithashtu dëshiron të zhvillojë ishullin e Sazanit, 10 kilometra larg. Pak përpara betimit të Trump-it si president, qeveria shqiptare miratoi një plan fillestar që i hapte rrugë një investimi prej 1.4 miliardë eurosh në Sazan. Por Zvërneci ndodhet në një zonë të mbrojtur. EcoAlbania ka çuar në gjykatë qeverinë për një ligj të ri që lejon zhvillimet luksoze në këto zona të mbrojtura.Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime uji edhe për këto projekte. Nika thotë se të luftosh të pasurit dhe të fuqishmit në Shqipëri është dekurajuese, sepse zakonisht e marrin çfarë duan. Por shpresa, njësoj si uji, buron gjithmonë. Përveç në rastet kur devijohet”.

  • Shqipëria, jo thjesht destinacion rinor: Agroturizëm dhe investime strategjike

    Shqipëria, jo thjesht destinacion rinor: Agroturizëm dhe investime strategjike

    I larguar në Itali që prej afro 30 vitesh, Fundim Gjepali është një nga shefat shqiptarë më të njohur dhe më të vjetër në vend. Ai ka qenë për vite me radhë shef dhe bashkëpronar i restorantit “Antico Arco” në Romë, ndërsa rreth një dekadë më parë hapi në Tiranë “Padam” – një butik hotel, restorant dhe bar koktejsh që solli frymë të re në kryeqytetin shqiptar. Ky është një ambient ambicioz, me frymë ndërkombëtare, që u bë shpejt një pikë referimi për Shqipërinë e re, e cila po hapet ndaj botës.Në “Padam”, Gjepali nisi të punojë me traditën lokale, duke e vlerësuar dhe rinovuar, me synimin për t’i dhënë zë trashëgimisë gastronomike shqiptare, duke qenë i bindur për vlerën e lëndëve të para vendase.Por kjo nuk mjaftoi. Disa vite më parë ai realizoi ëndrrën e tij, duke hapur një agroturizëm në tokën bujqësore të familjes, një pronë që iu sekuestrua gjatë periudhës së socializmit. E quajti thjesht “Agroturizëm Gjepali”, duke theksuar lidhjen e fortë me historinë e tij personale. Ky agroturizëm u bë një destinacion pushimesh që synon të tërheqë një turizëm të ndryshëm nga ai bregdetar, i cili po zhvillohet shpejt, por që nganjëherë rrezikon të krijojë probleme mjedisore për shkak të mbipopullimit turistik. Kjo çështje është ngritur edhe nga emra të njohur si Bledar Kola, shef dhe pronar i “Mullixhiu”, megjithatë Gjepali mbetet optimist.Si është situata e turizmit në Shqipëri sot?“Është mirë – thotë ai. Vitin e kaluar u regjistruan afërsisht 12 milionë turistë dhe pritet që edhe këtë vit të vazhdojë ky ritëm. Çdo vit hapen hotele të reja dhe të gjithë po punojnë.”A ka problem mungesë stafi?“Mungesa e stafit ekziston, si në Romë apo kudo tjetër. Shumë kolegë me të cilët flas janë në situatë të vështirë. Po hapen shumë struktura të mëdha: në zonën e Durrësit ka hapur një hotel ‘Melià’, në jug një hotel 5 yjesh ‘Green Coast M Gallery Collection’ dhe së shpejti do të hapet edhe një ‘Hyatt’. Kjo falë edhe politikave fiskale që janë të favorshme.”A e mbështesin institucionet turizmin?“Po, ka pasur ndihma të rëndësishme për strukturat luksoze dhe zhvillimin në zonat rurale, edhe pse disa mendojnë se mund të bëhet më shumë. Por nuk ka kuptim të ankohemi. Kemi kaluar periudha të vështira, tani po shijojmë lirinë. Komunizmi ka ikur prej 35 vitesh. Kur vijnë zinxhirët e mëdhenj të luksit, do të thotë që po hyn në një nivel më të rëndësishëm, edhe nëse disa nuk pajtohen.”Pse disa nuk janë të kënaqur?“Disa shqiptarë nuk i pëlqejnë këto zhvillime, si kullat dhe ndërtesat luksoze që po ndërtohen në qendër të Tiranës. Çmimet aty janë rritur. Është një problem, por mendoj se pagat brenda dy vjetësh do të arrijnë nivelin e vendeve të tjera evropiane. Nuk ka rrugë tjetër, sepse shqiptarët janë udhëtarë, si italianët; nëse nuk u jep pagë të denjë, ata do të largohen.”Sa është paga mesatare në restorante?“Në Tiranë rreth 1,000 euro, në zonat rurale 600-700 euro, ndërsa në bregdet dhe zonat turistike janë më të larta.”Çfarë thoni për ata që ankohen për çmimet e larta për klientët?“Në fakt, Shqipëria kushton një të tretën e destinacioneve të tjera në Mesdhe. Në Europë, ku mund të shpenzosh 300 euro në një vend bregdetar që punon vetëm gjatë sezonit veror? Sigurisht, varet nga vendi dhe infrastruktura. Nuk ka kuptim të bëhen krahasime të thjeshta.”A është Shqipëria një destinacion për të rinjtë?“Nuk është si Salento dikur apo Ibiza, por ka shumë të rinj. Saranda është shumë e reklamuar në rrjetet sociale dhe është bërë një destinacion për të rinjtë. Por nuk është turizëm i zhurmshëm; vendet janë të kontrolluara, nuk ka raste të njerëzve që dehen në rrugë. Më pëlqen që ka shumë të rinj; ata nuk kanë paragjykime, kanë nevoja dhe shije të ndryshme nga më të moshuarit.”Ka rrezik për mbipopullim turistik?“Shqipëria nuk ishte strukturalisht e përgatitur për kaq shumë njerëz. Mendoni fshatra me 2,000 banorë që presin 50,000 vizitorë – janë shifra të çmendura. Por këto gjëra janë nisur të rregullohen vetëm 5-6 vjet më parë. Njerëzit po e marrin seriozisht turizmin. Jemi vend në zhvillim, ekonomia po rritet, pagat janë trefishuar, dhe kjo do të përmirësojë shërbimet.”A është turizmi shqiptar i kategorisë së ulët?“Duket që në zonat bregdetare shpenzimet janë të ulëta, por nga ana kulturore është shumë mirë që Shqipëria po bëhet e njohur në botë. Në këtë mënyrë ka kthim investimesh. Rrjetet sociale, koncertet, dj-setet ndihmojnë shumë. Kjo është një pjesë e rëndësishme e historisë, pasi Shqipëria ishte e mbyllur për 50 vjet.”A është vetëm një modë kalimtare?“Nuk mendoj. Ka shumë njerëz që vijnë, flasin dhe kthehen. Ka një rritje prej 20% kërkesash çdo vit, edhe turizmi i brendshëm po rritet. Ka edhe turizëm të organizuar nga vendet skandinave dhe vende të tjera evropiane me java të shkurtra pune, që nuk është turizëm kalimtar.”Jeni optimist?“Jam shumë optimist dhe nuk është nacionalizëm. Jetoj në Romë prej 30 vitesh, ndihem qytetar i botës, por këtu ka klimë të mrekullueshme, vende të bukura – male, dete, lumenj. Me këtë ritëm Shqipëria do të bëhet destinacion i mirë turistik. Ka edhe pozicion strategjik, aty ku fillon Lindja, afër vendeve arabe. Nëse nuk do të kishte luftë, turizmi nga lindja do të kishte ardhur tashmë.”Shqipëria sot është shumë ndryshe nga ajo e më parë?“Po, ka shumë zhvillime, shumë arkitektë ndërkombëtarë po punojnë këtu dhe u kam besim. Për shembull, aeroporti i Tiranës po ndërtohet nga Casamonti, i cili ka projektuar edhe Alban Tower dhe stadiumin. Rrugët janë përmirësuar, u ndërtua tuneli nën mal Llogara, aeroporti po zgjerohet. Linjat low cost kanë lidhur Shqipërinë me kryeqytetet europiane dhe së shpejti do të ketë fluturime direkte Tiranë-Nju Jork. Po ashtu, vitin tjetër do të hapet aeroporti në Vlorë.”Ju hapët “Padam” në Tiranë 10 vjet më parë. Çfarë ka ndryshuar që atëherë?“Është ndryshuar gjithçka, duket sikur janë dy vende të ndryshme. Konsumatorët janë më të avancuar, udhëtojnë shumë dhe janë kuriozë.”Si po ecën “Padam”?“Ka klientelë të qëndrueshme. Kanë vizituar Shqipërinë shumë njerëz të njohur ndërkombëtarë, por kemi edhe klientelë lokale. Në dimër 80% janë vendas dhe 20% të huaj, në verë është e kundërta. Turizmi masiv nuk na prek, vijnë njerëz kuriozë, dashamirës të ushqimit.”Si ka ndryshuar oferta?“Kemi përqendrim më të madh tek produktet lokale. Shqipëria ka qenë shumë e mbyllur dhe kur u hap, popullsia u tërhoq nga gjithçka e huaj, përfshirë edhe në kuzhinë. Tani po kthehemi drejt vlerësimit të kuzhinës tradicionale. Edhe sektori bujqësor po modernizohet, nga bujqësia e mbijetesës po kalojmë në një bujqësi më etike dhe moderne.”Keni edhe një tjetër strukturë jashtë qytetit?“Po, hapëm “Agroturizëm Gjepali” në tokën e familjes, një nga arritjet më të mira në karrierën time si sipërmarrës. Ka qenë një projekt pilot në Shqipëri. Në vitet e fundit shumë kanë marrë tokat që iu sekuestruan gjatë socializmit dhe po i rindërtojnë, edhe me ndihma financiare për zonat rurale. Pika e fortë e Shqipërisë, përveç detit, janë agroturizmet e reja.”Si po shkon aty?“Agroturizmi ka vetëm 8 dhoma dhe jemi plot deri në mes të shtatorit. Është një turizëm i qetë, i edukuar, i rritur, që kërkon autenticitet dhe është kurioz të provojë ushqimin lokal. Gatuajmë si dikur në shtëpitë tona, por me një frymë.https://www.gamberorosso.it/notizie/rubriche/interviste/turismo-massa-albania-fundim-gjepali/

  • Berati 17-vjeto në UNESCO, nga qytet-muze në histori suksesi turistik

    Berati 17-vjeto në UNESCO, nga qytet-muze në histori suksesi turistik

    Më 8 korrik 2008, qyteti i Beratit iu bashkua Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke u njohur ndërkombëtarisht për vlerat e tij unike arkitektonike, historike dhe kulturore. Sot, 17 vjet më pas, Berati nuk është vetëm një qytet në UNESCO e qytet i shpallur muze nga Shqipëria që nga viti 1961, por një destinacion i gjallë që mishëron më së miri bashkëjetesën mes së lashtës dhe të sotmes.Që prej vitit 2008, shumëçka ka ndryshuar. Infrastruktura rrugore, dikur pengesë për të vizituar qytetin, është përmirësuar ndjeshëm, duke e bërë Beratin më të arritshëm për vizitorët vendas e të huaj. Por vetëm në vitet e fundit qyteti ka njohur një hov të vërtetë zhvillimi, duke u kthyer në një nga pikat më dinamike të turizmit kulturor në Shqipëri.Janë shtuar ndjeshëm strukturat akomoduese, numri i bar-kafeneve dhe restoranteve është rritur, dhe janë kryer punime restauruese jo vetëm në fasadat e shtëpive karakteristike, por edhe në mjediset publike dhe monumentet kryesore.Lagje historike si Mangalemi dhe zona pranë urës së Goricës, që dikur shfaqeshin të braktisura, sot janë kthyer në zona plot jetë, ngjyra dhe gjallëri. Kjo falë investimeve publike dhe private, por edhe kthimeve të emigrantëve që kanë rikthyer në jetë banesat e të parëve, duke i transformuar në bujtina mikpritëse, restorante autentike dhe hapësira kulturore.Sot, Berati është një qytet që jeton turizmin gjatë gjithë vitit. Vetëm gjatë periudhës janar-maj 2025 priti 370 mijë turistë, një shifër që dëshmon se trashëgimia, kur shoqërohet me përkujdesje, vizion dhe dashuri për vendin, mund të kthehet në motor zhvillimi.Një trashëgimi që frymëzon edhe sotBerati, për shkak të objekteve muzeale me vlera të mëdha kombëtare, ishte shpallur qytet-muze që në vitin 1961. Kalaja e Beratit, ura me 7 harqe e Goricës, katedralja “Fjetja e Shën Mërisë”, Muzeu Onufri, Epitafi i Gllavenicës, Kodiku i Purpurt i Beratit, etj., përbëjnë pasurinë historike të qytetit 2400-vjeçar.Pas hyrjes në UNESCO (Organizatën për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara), ku vendi ynë aderon që prej vitit 1958, qyteti i “një mbi një dritareve” filloi të promovonte vlerat monumentale dhe të përfaqësohej ndërkombëtarisht së bashku me qytetin e Gjirokastrës, si një sit i përbashkët për shkak të ngjashmërisë arkitektonike dhe historike.Berati, sipas UNESCO-s, është dëshmitar i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore përgjatë shekujve. Në kriterin e tretë të arsyes së nënshkrimit të Beratit në UNESCO shprehimisht thuhet se: Berati dhe Gjirokastra janë një dëshmi e shquar e diversitetit të shoqërive urbane në Ballkan, dhe të jetëgjatësisë së mënyrave të jetës të cilat sot pothuajse janë zhdukur.Kriteri i katërt përmend se dy qytetet janë dëshmi e jashtëzakonshme për llojet e ndryshme të monumenteve dhe banesave popullore urbane gjatë periudhës Klasike Osmane, në vazhdimësi me kulturat mesjetare që e paraprinë atë. Ky është një vlerësim mjaft i rëndësishëm për qytetin e Beratit, i cili sot renditet mes 600 vendeve të botës që janë në UNESCO si rrjedhojë e trashëgimisë së tyre universale./Diaspora Shqiptare/.

  • Berati 17-vjet në UNESCO, nga qytet-muze në histori suksesi turistik

    Berati 17-vjet në UNESCO, nga qytet-muze në histori suksesi turistik

    Më 8 korrik 2008, qyteti i Beratit iu bashkua Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke u njohur ndërkombëtarisht për vlerat e tij unike arkitektonike, historike dhe kulturore. Sot, 17 vjet më pas, Berati nuk është vetëm një qytet në UNESCO e qytet i shpallur muze nga Shqipëria që nga viti 1961, por një destinacion i gjallë që mishëron më së miri bashkëjetesën mes së lashtës dhe të sotmes.Që prej vitit 2008, shumëçka ka ndryshuar. Infrastruktura rrugore, dikur pengesë për të vizituar qytetin, është përmirësuar ndjeshëm, duke e bërë Beratin më të arritshëm për vizitorët vendas e të huaj. Por vetëm në vitet e fundit qyteti ka njohur një hov të vërtetë zhvillimi, duke u kthyer në një nga pikat më dinamike të turizmit kulturor në Shqipëri.Janë shtuar ndjeshëm strukturat akomoduese, numri i bar-kafeneve dhe restoranteve është rritur, dhe janë kryer punime restauruese jo vetëm në fasadat e shtëpive karakteristike, por edhe në mjediset publike dhe monumentet kryesore.Lagje historike si Mangalemi dhe zona pranë urës së Goricës, që dikur shfaqeshin të braktisura, sot janë kthyer në zona plot jetë, ngjyra dhe gjallëri. Kjo falë investimeve publike dhe private, por edhe kthimeve të emigrantëve që kanë rikthyer në jetë banesat e të parëve, duke i transformuar në bujtina mikpritëse, restorante autentike dhe hapësira kulturore.Sot, Berati është një qytet që jeton turizmin gjatë gjithë vitit. Vetëm gjatë periudhës janar-maj 2025 priti 370 mijë turistë, një shifër që dëshmon se trashëgimia, kur shoqërohet me përkujdesje, vizion dhe dashuri për vendin, mund të kthehet në motor zhvillimi.Një trashëgimi që frymëzon edhe sotBerati, për shkak të objekteve muzeale me vlera të mëdha kombëtare, ishte shpallur qytet-muze që në vitin 1961. Kalaja e Beratit, ura me 7 harqe e Goricës, katedralja “Fjetja e Shën Mërisë”, Muzeu Onufri, Epitafi i Gllavenicës, Kodiku i Purpurt i Beratit, etj., përbëjnë pasurinë historike të qytetit 2400-vjeçar.Pas hyrjes në UNESCO (Organizatën për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara), ku vendi ynë aderon që prej vitit 1958, qyteti i “një mbi një dritareve” filloi të promovonte vlerat monumentale dhe të përfaqësohej ndërkombëtarisht së bashku me qytetin e Gjirokastrës, si një sit i përbashkët për shkak të ngjashmërisë arkitektonike dhe historike.Berati, sipas UNESCO-s, është dëshmitar i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore përgjatë shekujve. Në kriterin e tretë të arsyes së nënshkrimit të Beratit në UNESCO shprehimisht thuhet se: Berati dhe Gjirokastra janë një dëshmi e shquar e diversitetit të shoqërive urbane në Ballkan, dhe të jetëgjatësisë së mënyrave të jetës të cilat sot pothuajse janë zhdukur.Kriteri i katërt përmend se dy qytetet janë dëshmi e jashtëzakonshme për llojet e ndryshme të monumenteve dhe banesave popullore urbane gjatë periudhës Klasike Osmane, në vazhdimësi me kulturat mesjetare që e paraprinë atë. Ky është një vlerësim mjaft i rëndësishëm për qytetin e Beratit, i cili sot renditet mes 600 vendeve të botës që janë në UNESCO si rrjedhojë e trashëgimisë së tyre universale./Diaspora Shqiptare/.

  • Voskopoja, perla e kulturës ballkanike që mikpret vizitorë në çdo stinë

    Voskopoja, perla e kulturës ballkanike që mikpret vizitorë në çdo stinë

    Fshati turistik i Voskopojës, në zemër të juglindjes shqiptare, vazhdon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj. E njohur për trashëgiminë e saj kulturore, fetare dhe natyrore, Voskopoja mbetet një nga qendrat më të rëndësishme historike e artistike të Ballkanit dhe Evropës Juglindore.Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga turistët që po vizitojnë këtë fshat të lashtë, duke theksuar se Voskopoja është një nga thesaret më të bukura të juglindjes shqiptare që mikpret vizitorë çdo ditë të vitit.Ajo çka e bën të veçantë këtë fshat malor është pasuria e objekteve të kultit, të cilat kanë mbijetuar kohës dhe vijojnë të ruhen me kujdes si monumente kulture të kategorisë I. Vizitorët mund të zbulojnë kisha të rralla si “Shën Nikolla”, “Shën Maria”, “Shën Ilia”, manastirin e Shën Prodhromit, “Shën Thanasi” dhe “Shën Mehilli”, që përfaqësojnë vlera të jashtëzakonshme arkitektonike dhe shpirtërore.Voskopoja ofron një përvojë unike në çdo stinë: në dimër me dëborë, në verë me freski malore, ndërsa pranvera dhe vjeshta sjellin ngjyra të jashtëzakonshme për ecje dhe eksplorime kulturore.Përveç vizitave në monumente, turistët shijojnë edhe ushqimet tradicionale, ku spikasin lakrorët dhe produktet bio, të prodhuara në vetë fshatin.Voskopoja mbetet një thesar i gjallë i trashëgimisë shqiptare që dëshmon lidhjen e fortë mes historisë, artit dhe natyrës, duke ftuar çdo vizitor në një përvojë të paharrueshme.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Fshati turistik i Voskopojës, në zemër të juglindjes shqiptare, vazhdon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj. E njohur për trashëgiminë e saj kulturore, fetare dhe natyrore, Voskopoja mbetet një nga qendrat më të rëndësishme historike e artistike të Ballkanit dhe Evropës Juglindore.Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga turistët që po vizitojnë këtë fshat të lashtë, duke theksuar se Voskopoja është një nga thesaret më të bukura të juglindjes shqiptare që mikpret vizitorë çdo ditë të vitit.Ajo çka e bën të veçantë këtë fshat malor është pasuria e objekteve të kultit, të cilat kanë mbijetuar kohës dhe vijojnë të ruhen me kujdes si monumente kulture të kategorisë I. Vizitorët mund të zbulojnë kisha të rralla si “Shën Nikolla”, “Shën Maria”, “Shën Ilia”, manastirin e Shën Prodhromit, “Shën Thanasi” dhe “Shën Mehilli”, që përfaqësojnë vlera të jashtëzakonshme arkitektonike dhe shpirtërore.Voskopoja ofron një përvojë unike në çdo stinë: në dimër me dëborë, në verë me freski malore, ndërsa pranvera dhe vjeshta sjellin ngjyra të jashtëzakonshme për ecje dhe eksplorime kulturore.Përveç vizitave në monumente, turistët shijojnë edhe ushqimet tradicionale, ku spikasin lakrorët dhe produktet bio, të prodhuara në vetë fshatin.Voskopoja mbetet një thesar i gjallë i trashëgimisë shqiptare që dëshmon lidhjen e fortë mes historisë, artit dhe natyrës, duke ftuar çdo vizitor në një përvojë të paharrueshme.

  • TTW: Shqipëria tërheq turistët e huaj në kërkim të përvojave autentike dhe unike

    TTW: Shqipëria tërheq turistët e huaj në kërkim të përvojave autentike dhe unike

    Ndërsa qytetet kryesore turistike si Venecia, Barcelona dhe Athina vazhdojnë të përballen me protesta nga vendasit e zhgënjyer nga ndikimet negative të turizmit masiv, duke përfshirë rritjen e qirave, ndotjen dhe mbipopullimin – një ndryshim në peizazhin e udhëtimeve është duke u zhvilluar, sipas “Travel and Tour World” (TTW).Gjithnjë e më shumë, turistët po kërkojnë destinacione më pak të njohura dhe më të qeta që ofrojnë të njëjtën bukuri dhe pasuri kulturore pa barrën e turizmit masiv.Destinacioni që ka tërhequr një vëmendje të konsiderueshme, vitet e fundit është Shqipëria.Kjo perlë në Evropën Juglindore po përjeton një rritje të popullaritetit, veçanërisht midis vizitorëve të etur për një përvojë autentike.Dikur e e panjohur, Shqipëria tani po vlerësohet nga blogerët e udhëtimeve dhe platformat ndërkombëtare – si një destinacion që duhet vizituar me patjetër.Kombinimi i bukurisë natyrore, çmimeve të përballueshme dhe atmosferës mikpritëse të vendit po e shndërron atë – në një alternativë popullore për turistët e lodhur nga turmat e mëdha dhe kostot e larta të destinacioneve më tradicionale evropiane.Peizazhet natyrore të Shqipërisë luajnë një rol të madh. Nga plazhet e saj të pastra përgjatë deteve Jon dhe Adriatik deri te malet dhe luginat e saj të gjelbëra – Shqipëria ofron një gamë të larmishme mjedisesh si për adhuruesit e natyrës ashtu edhe për kërkuesit e aventurave.Riviera Shqiptare, me ujërat e saj të pastra ngjyrë bruz, qytetet bregdetare dhe shtigjet piktoreske të ecjes, është një atraksion i spikatur.Vizitorët mund të eksplorojnë shumë plazhe të pacenuara të vendit, dhe shpesh jo të mbipopulluara krahasuar me destinacionet e tjera bregdetare të Mesdheut.Ndryshe nga qendrat turistike të njohura që shpesh janë të populluara me vizitorë, Shqipëria ofron një përvojë më të qetë dhe autentike që u lejon vizitorëve të njihen me historinë e pasur të vendit, kulturën e gjallë dhe traditat lokale.Qytetet e Shqipërisë, si kryeqyteti, Tirana dhe qyteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Gjirokastra, janë shtëpi të vendeve historike dhe monumenteve që shfaqin të kaluarën interesante të vendit.Në Tiranë, vizitorët mund të shëtisin nëpër rrugët shumëngjyrëshe të veshura me arkitekturë të epokës sovjetike, ndërsa rrugët me kalldrëm të Gjirokastrës, kështjellat e lashta dhe shtëpitë tradicionale prej guri ofrojnë një pamje të ndikimit osman në vend. Një nga faktorët më të rëndësishëm që nxit rritjen e popullaritetit të Shqipërisë është përballueshmëria e saj.Krahasuar me destinacione të shumta evropiane, Shqipëria krenohet me një kosto jetese dukshëm më të ulët, duke e bërë atë një zgjedhje shumë tërheqëse për turistët me buxhet të kufizuar.Nga akomodimet e lira deri te ushqimet e përballueshme në restorantet lokale, vizitorët mund të përjetojnë pushime me cilësi të lartë pa shpenzuar shumë.Kjo përballueshmëri e ka bërë Shqipërinë veçanërisht tërheqëse për turistët e rinj dhe nomadët digjitalë, të cilët kërkojnë një alternativë më të përballueshme kundrejt destinacioneve turistike më të shtrenjta në Evropën Perëndimore.Përveç bukurisë natyrore dhe përballueshmërisë, Shqipëria po fiton reputacionin si një destinacion që ofron një përvojë të vërtetë dhe autentike.Vizitorët përshëndeten nga vendasit mikpritës, të cilët janë të etur të ndajnë traditat e pasura dhe trashëgiminë kulturore të atdheut të tyre.Qoftë duke provuar kuzhinën e shijshme lokale, e cila përfshin pjata – si byreku dhe ushqimet e freskëta të detit, apo duke marrë pjesë në tradita të lashta si vallet dhe muzika popullore, turistët po zbulojnë se Shqipëria ofron një nivel autenticiteti që shpesh është i vështirë për t’u gjetur në destinacionet turistike më të komercializuara.Vendi është gjithashtu në mes të përmirësimeve të rëndësishme në infrastrukturë, duke rritur më tej atraktivitetin e tij për vizitorët ndërkombëtarë.Qeveria shqiptare ka punuar për të përmirësuar infrastrukturën e saj turistike, duke përfshirë zgjerimin e aeroporteve, zhvillimin e hoteleve moderne dhe përmirësimet në rrjetet e transportit. Kjo ua bën më të lehtë turistëve të eksplorojnë vendin.Këto përmirësime, të kombinuara me reputacionin në rritje të Shqipërisë si një perlë e fshehur, e pozicionojnë atë si një destinacion me potencial të madh për rritje të vazhdueshme në tregun global të turizmit.Për vizitorët që kërkojnë një përvojë më të qetë dhe më të relaksuar, bregdeti shqiptar është kthyer në një mundësi gjithnjë e më popullore.Ndërsa destinacione të tjera mesdhetare si Greqia dhe Italia janë të njohura për mbipopullimin e tyre, qytetet bregdetare të Shqipërisë mbeten relativisht të qeta, duke ofruar një arratisje të qetë nga zhurma e vendeve turistike.Dhërmiu, Jala dhe Ksamili po bëhen të njohura në mesin e turistëve që kërkojnë plazhe të bukura, ujëra kristalore dhe atmosferë lokale të qetë.Me peizazhet e saj mahnitëse, kulturën e pasur dhe infrastrukturën në rritje, Shqipëria po bëhet shpejt një destinacion kryesor për turistët që kërkojnë një përvojë evropiane më autentike dhe të përballueshme.

  • Si Viaggia: Det kristal dhe bukuri e vetmuar plazhet më të fshehta të Shqipërisë

    Si Viaggia: Det kristal dhe bukuri e vetmuar plazhet më të fshehta të Shqipërisë

    Gjithnjë e më shumë turistë po e vlerësojnë Shqipërinë si një destinacion kryesor për pushimet e tyre verore: deti, është vërtet një xhevahir dhe ka plazhe për të gjitha shijet.Përveç kësaj, nuk është e vështirë të shkosh në Shqipëri nga Italia dhe gjuha italiane është një gjuhë – padyshim e përhapur kudo.Nëse doni të kaloni disa ditë në bregdet, ne ju rekomandojmë disa nga plazhet më të fshehura dhe më pak të njohura në Shqipëri.Plazhi i Gjipesë: një kanion që hapet në detRiviera Shqiptare përfshin vendpushimet bregdetare më të njohura si Saranda, Ksamili apo Dhërmiu.Këto vende janë shumë të bukura dhe shpesh vizitohen nga një numër i madh turistësh, veçanërisht në pikun e sezonit veror.Plazhi i Gjipesë, nga ana tjetër, është një plazh në Rivierën Shqiptare, ku turmat janë më të kufizuara.Pse është më pak i mbushur me turistë se plazhet e tjera nëse është kaq i bukur?E thjeshtë: duhet të ecni pak për të arritur atje. Vendi ku mund të parkoni automjetin tuaj është rreth katër kilometra larg nga Dhërmiu. Nga aty, duhet të vazhdoni më këmbë përgjatë shkëmbit për rreth 40 minuta.Rruga është e mirë, por duhet të ecësh me këpucë të përshtatshme dhe sigurisht jo me shapka.Plazhi i Gjipesë përbëhet nga rërë dhe gurë të vegjël, të gjithë me ngjyrë të çelët. Uji i detit është kristal i pastër dhe ngjyrë bruz.Gjipeja është një plazh unik, i vendosur në fund të një kanioni shkëmbinjsh.Kjo e bën atë sugjestionues dhe të izoluar. Mjedisi është plotësisht natyror, pa asnjë lloj ndërhyrje. Ky plazh është perfekt për ata që kërkojnë qetësi dhe një arratisje nga jeta e përditshme.Plazhi i Livadhit: pjesa veriore, ku heshtja takon detinNjë nga plazhet më të arritshme lehtësisht, ndër shumë plazhet e bukura në Shqipëri, është Plazhi i Livadhit.Zakonisht është shumë i njohur dhe i frekuentuar në pjesën qendrore, por, nëse doni diçka më natyrale dhe të qetë, këshilla jonë është të largoheni nga zona ku do të gjeni shumë turistë dhe të shkoni, duke ecur përgjatë vijës bregdetare, drejt veriut.Pjesa veriore e Plazhit të Livadhit është ajo ku nuk lejohen resortet e plazhit dhe gjatë pikut të sezonin – frekuentimi është më i kufizuar.Ashtu si plazhet e tjera të mrekullueshme në Shqipëri, Plazhi i Livadhit gjithashtu krenohet me detin blu dhe kristalor si një xhevahir i çmuar.Plazhi i AkuariumitA përfshin udhëtimi juaj në Shqipëri edhe kalimin e disa orëve, ose ndoshta disa ditëve, në një varkë? Shkëlqyeshëm. Plazhi i fshehur i Akuariumit është vendi ideal.Është një vend i cili frekuentohet nga shumë pak turistë. Në fakt, arrihet më lehtë nga deti. Gjeografikisht, ky plazh ndodhet në veri të Plazhit të Livadhit, praktikisht në gjirin e vogël ngjitur.Emri i tij vjen nga transparenca e ujit, i cili duket si një akuarium. Si gjatë agimit ashtu edhe gjatë perëndimit të diellit, ky plazh është një nga vendet më romantike në Rivierën Shqiptare.Plazhi i Pasqyrave, ku dielli i verbon të gjithëNë jug të Sarandës, në rrugën drejt Ksamilit, ndodhet Plazhi i Pasqyrave.Pse quhet kështu ky plazh i fshehur dhe i bukur në Shqipëri? Sepse ngjyra e rërës së tij – reflekton dritën – si pak vende të tjera në botë.Më shumë se e nevojshme, nëse shkoni atje – gjatë udhëtimit tuaj përgjatë Rivierës Shqiptare – ju duhen syze dielli dhe shumë krem ​​mbrojtës.Për të arritur këtu, është më mirë të parkoni përgjatë rrugës kryesore dhe pastaj të ecni më këmbë.Është më pak i mbushur me turistë se Ksamili dhe ofron një pamje madhështore të Korfuzit, ishullit grek, i cili është pikërisht përballë.Plazhi i Pasqyrave është një tjetër vend i përsosur për të admiruar perëndimet e diellit shumë romantike.Plazhi i BorshitPlazhi i Borshit sigurisht që nuk është një plazh i panjohur për ata që udhëtojnë në Shqipëri, por ka një element për t’u marrë në konsideratë, nëse jeni duke kërkuar një vend ku turmat janë vetëm një “kujtim i largët”.Ky plazh, përfaqëson një nga plazhet më të gjatë në të gjithë Shqipërinë. Bëhet fjalë për rreth 7 kilometra vijë bregdetare.Sapo të largoheni nga pjesa e plazhit ku ka bujtina, bare dhe restorante, qetësia do të jetë shoqëruesi juaj më besnik i udhëtimit.Këtu do të gjeni një ndërthurje midis një mjedisi tipik mesdhetar me ullishte dhe bimësi, dhe rërës, shkëmbinjve dhe një deti me ngjyrën e safirëve.Plazhi i Shën Andreut: një vend i mbrojtur ku respektohet natyraNjë tjetër plazh i arritshëm që duhet vizituar në Shqipëri, është Plazhi i Shën Andreut, një vend pranë Karaburunit, brenda Parkut Detar Karaburun-Sazan.Ky plazh është një nga vendet më të pacënuara dhe të mbrojtura në Shqipëri.Ai ndodhet brenda një parku natyror. Është ideal për ata që e duan detin e pastër, natyrën e pandotur dhe qetësinë.Mjedisi detar këtu është ndër më të pastrit në të gjithë Adriatikun.Idealja është të niseni me varkë nga Orikumi ose Vlora. Plazhi është i vogël, me rërë dhe shtrati i detit është i cekët.Plazhi i Krorëzës: ujëra të thella dhe rërë e artëPlazhi i Krorëzës konsiderohet si një nga plazhet më të izoluara dhe më të ruajtura në Shqipëri.Ky vend karakterizohet nga rëra e artë dhe ujëra vërtet të pastra. Ju mund të notoni në det të hapur dhe të shijoni peizazhin.Aksesi në plazhin e Krorëzës, është i mundur vetëm nga deti.Varkat që sjellin njerëz këtu nisen gjithashtu nga Porto Palermo, me ture të organizuara të hartuara posaçërisht për të respektuar mjedisin, por duke i lejuar turistët të shijojnë një nga pikat më të bukura bregdetare në Shqipëri.Krorëza është plotësisht e egër, kështu që do të keni mundësi të shijoni nga afër rërën, detin dhe natyrën.https://siviaggia.it/idee-di-viaggio/spiagge-albania-meno-conosciute/537743/

  • Hapet në Kuç “Via Ferrata” e parë në Shqipëri, atraksion i ri për turistët

    Hapet në Kuç “Via Ferrata” e parë në Shqipëri, atraksion i ri për turistët

    Via ferrata e parë në Shqipëri është tashmë realitet dhe ndodhet në fshatin Kuç, në rajonin e Himarës. Quhet “Via Ferrata Himarë” dhe është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët vendas e të huaj, të apasionuar pas ecjes dhe aventurave në natyrë.Ky projekt u zhvillua me mbështetjen e Platformës së Inovacionit në Turizëm (TIP) dhe u zbatua nga organizata Çeta Hiking, e cila fitoi vendin e parë në një konkurs për ndërtimin e një via ferrate në Shqipëri.100 metrat e parë të shtegut u financuan nga GIZ, ndërsa 150 metra të tjerë u mundësuan nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH). Përmes një Memorandumi Mirëkuptimi mes GIZ, FSHZH dhe Bashkisë Himarë, ky produkt i ri turistik po merr formë.E ndodhur në një zonë të virgjër dhe ende të pashfrytëzuar turistikisht, Via Ferrata në Kuç ofron një përvojë të veçantë përpara se vizitorët të zbresin drejt bregdetit jugor. Ajo kontribuon në diversifikimin e ofertës turistike të rajonit dhe krijon mundësi të reja për zhvillim ekonomik për komunitetin lokal dhe operatorët turistikë.Pamje nga kjo atraksion i ri ndau sot edhe Kryeministri Edi Rama, i cili shkroi në rrjetet sociale: “Përveç detit ka dhe kështu si në Kuç.”Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Via ferrata e parë në Shqipëri është tashmë realitet dhe ndodhet në fshatin Kuç, në rajonin e Himarës. Quhet “Via Ferrata Himarë” dhe është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët vendas e të huaj, të apasionuar pas ecjes dhe aventurave në natyrë.Ky projekt u zhvillua me mbështetjen e Platformës së Inovacionit në Turizëm (TIP) dhe u zbatua nga organizata Çeta Hiking, e cila fitoi vendin e parë në një konkurs për ndërtimin e një via ferrate në Shqipëri.100 metrat e parë të shtegut u financuan nga GIZ, ndërsa 150 metra të tjerë u mundësuan nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH). Përmes një Memorandumi Mirëkuptimi mes GIZ, FSHZH dhe Bashkisë Himarë, ky produkt i ri turistik po merr formë.E ndodhur në një zonë të virgjër dhe ende të pashfrytëzuar turistikisht, Via Ferrata në Kuç ofron një përvojë të veçantë përpara se vizitorët të zbresin drejt bregdetit jugor. Ajo kontribuon në diversifikimin e ofertës turistike të rajonit dhe krijon mundësi të reja për zhvillim ekonomik për komunitetin lokal dhe operatorët turistikë.Pamje nga kjo atraksion i ri ndau sot edhe Kryeministri Edi Rama, i cili shkroi në rrjetet sociale: “Përveç detit ka dhe kështu si në Kuç.”

  • The Telegraph për liqenin e Shkodrës:Potencial për turizmin natyror dhe kulturor

    The Telegraph për liqenin e Shkodrës:Potencial për turizmin natyror dhe kulturor

    Një ndër mediat më të njohura britanike, “The Telegraph”, i ka kushtuar një artikull liqenit të Shkodrës, duke e cilësuar një prej perlave të fshehura të Evropës Jugore dhe një thesar natyror dhe kulturor që ndan Shqipërinë me Malin e Zi.Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau një pasazh nga artikulli i prestigjozes britanike që shkruan se “Liqeni më i madh i Evropës Jugore dhe një rezervat natyror i mbrojtur… male karstike mbresëlënëse, ishuj, manastire, xhami historike dhe laguna të fshehura”.“Liqeni i Shkodrës, i njohur për biodiversitetin, bukuritë e rralla dhe vlerat kulturore, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen ndërkombëtare. Ky vlerësim është një tjetër dëshmi se Shkodra ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit natyror dhe kulturor”, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai cilësohet si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit.Ky liqen është gjithashtu një nga zonat më të pasura në Evropë për biodiversitetin, me larmishmëri peshqish dhe shpendësh ujorë. Në Censin Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë për vitin 2025, Liqeni i Shkodrës u rendit në vendin e dytë me 23 899 individë, për numrin e specieve.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një ndër mediat më të njohura britanike, “The Telegraph”, i ka kushtuar një artikull liqenit të Shkodrës, duke e cilësuar një prej perlave të fshehura të Evropës Jugore dhe një thesar natyror dhe kulturor që ndan Shqipërinë me Malin e Zi.Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau një pasazh nga artikulli i prestigjozes britanike që shkruan se “Liqeni më i madh i Evropës Jugore dhe një rezervat natyror i mbrojtur… male karstike mbresëlënëse, ishuj, manastire, xhami historike dhe laguna të fshehura”.“Liqeni i Shkodrës, i njohur për biodiversitetin, bukuritë e rralla dhe vlerat kulturore, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen ndërkombëtare. Ky vlerësim është një tjetër dëshmi se Shkodra ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit natyror dhe kulturor”, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai cilësohet si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit.Ky liqen është gjithashtu një nga zonat më të pasura në Evropë për biodiversitetin, me larmishmëri peshqish dhe shpendësh ujorë. Në Censin Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë për vitin 2025, Liqeni i Shkodrës u rendit në vendin e dytë me 23 899 individë, për numrin e specieve.