Stenda gjigante e Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin 2025 tërhoqi vëmendjen e shumë vizitorëve.
“Shqipëria bën për vete Berlinin”, u shpreh Rama, ndërsa ndau opinione të të huajve të cilët vizituan stendën e Shqipërisë.
Kryeministri theksoi se “Ceremonia e Hapjes kushtuar ‘Vendit të Nderit’ dhe stenda gjigante në ITB Berlin tërhoqën vëmendjen e shumë vizitorëve, të cilët pohojnë se përmes saj u nxor në pah Shqipëria e vërtetë”.
“Albania All Senses”, sipas Ramës, “nuk është thjesht një slogan, por gjithçka që përfaqëson Shqipëria si një nga destinacionet kryesore më të bukura turistike”.
“Jemi këtu për t’u njohur me njëri-tjetrin. Nuk e dija më parë që Shqipëria ishte ‘Vendi i Nderit’. Interesante ishte se si ju nxorët në pah Shqipërinë e vërtetë në Ceremoninë e Hapjes. Mora një panoramë shumë të qartë të peizazheve, Alpeve, deteve, kulinarisë, një diversitet i madh që na rrëfyet. Prej kësaj jam shumë e interesuar që ta vizitoj Shqipërinë. Do të vij. Gjithashtu pashë Shkodrën Elektronike. Ata me të vërtetë përfaqësuan muzikën tuaj, ishte vërtetë shumë e këndshme”, u shpreh një prej vizitoreve.
Ndërkohë një tjetër vizitore u shpreh se Shqipëria do të jetë destinacioni i saj i radhës.
“Në Shqipëri nuk kam qenë ndonjëherë, por duke parë stendën tuaj të bukur mendoj se do të jetë destinacioni im i ardhshëm. Kam dy fëmijë të cilëve dua t’i tregoj botën. Dua t’i tregoj Shqipërinë e bukur”, u shpreh ajo.
“Jam shumë i interesuar për Shqipërinë veçanërisht për natyrën. Natyra është e mrekullueshme atje. Ne kemi një revistë të titulluar “Mondberge Magazin”, ku publikojmë artikuj rreth kulinarisë, por edhe për lëvizshmërinë elektrike. Unë nuk kam qenë, por një kolegia ime ka mbetur e surprizuar për mundësitë e karikimit për makinat elektrike në Tiranë”, tha një tjetër.
“E dua Shqipërinë. Kam qenë në Theth, Valbonë, Vlorë, Durrës, Berat, Përmet, Himarë, Ksamil”, u shpreh një tjetër vizitore që ka vizituar Shqipërinë.
“Jam i interesuar për Rivierën shqiptare. Dua të gjej një vend të këndshëm në bregdet, dua të shkoj në Tiranë dhe të eksploroj kryeqytetin për disa ditë. Kështu që mendoj të kaloj 8-9 ditë në shtator”, tha një tjetër.
Category: Turizëm
-

Rama: Shqipëria bën për vete Berlinin, një nga destinacionet kryesore më të bukura turistike
-

Olti Çaçi: Saranda fiton çmimin Bronze “Green Destinations” në ITB Berlin!
Kryebashkiaku i Sarandës, Olti Caci, ka ndarë një lajm pozitv nga Berlini.
Ai shprehet se Saranda ka fituar çmimin bronze “Green Destinations” në ITB Berlin!
“Pas një angazhimi të gjatë në vlerësimin e më shumë se 100 kritereve të qëndrueshmërisë dhe një auditi të pavarur në terren, Saranda është vlerësuar me Çmimin Bronze Green Destinations!
Ky çmim konfirmon përkushtimin e qytetit tonë ndaj një turizmi të përgjegjshëm, menaxhimit të mbetjeve, mbrojtjes së natyrës dhe klimës.
Një arritje që na motivon të vazhdojmë drejt një të ardhmeje më të gjelbër!”, shkruan Olti Caci. -

“Mund të mos e duash qeverinë time të poshtër”/ Rama-komentuesit: Suksesi i Shqipërisë turistike, punë e kësaj partie! 11 maji, ditë e bekuar!
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy më Sy” i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në Facebook, ku tha se suksesi i Shqipërisë turistike sot, është falë punës dhe vizionit të qeverisë së tij.
Rama iu përgjigj njërit prej komentuesve duke i thënë se duhet të gëzohet për arrtijet e Shqipësisë, edhe pse mund të mos i pëlqejë qeveria, e cila sipas kryeministrit, do të jetë në pushtet të paktën derisa vendi të futet në BE.
“Pavarësisht se ti mund të mos e duash këtë qeverinë time të poshtër, kjo nuk duhet të të pengoj mor vëlla të gëzohesh për Shqipërinë. Pse mos të gëzohesh. Qeveritë venë e vijnë dhe pse kjo e PS do jetë edhe ca vite, deri sa të fusim Shqipërinë në BE të paktën”, tha Rama.
Komentuesi: Ne ja kalojmë Greqisë për turizëm?? Kush i nxjerr këto marrëzira!!Vetëm ne portin e Pireut po te shkosh dhe te shikosh se sa turiste lëvizin neper ishujt, në as qe do ti kemi për gjithë jetën tonë..
Rama: I dashur Paulin, këtu flitet për rritje krahasimore me vitet e mëparshme jo për numra absolutë. Për numra absolut ne as krahasohemi dhe sa kemi pse krahasohemi, sepse është absurditet. Këtu flitet për cilin vend është zhvilluar më shumë në vitin që lamë pas, është rritur më shumë në % në raport me vetveten. Pavarësisht se ti mund të mos e duash këtë qeverinë time të poshtër, kjo nuk duhet të të pengoj mor vëlla të gëzohesh për Shqipërinë. Pse mos të gëzohesh. Qeveritë venë e vijnë dhe pse kjo e PS do jetë edhe ca vite, deri sa të fusim Shqipërinë në BE të paktën. Shqipëria mbetet përjetë, kur Shqipëria shkëlqen nuk ke pse ia kursen vetes një buzëqeshje.
Rama: Nuk e kuptova çfarë kishin parasysh për pyetjet për vitin ku jemi, por që jemi në 2025 e kam të qartë, sepse ky është viti i mandati të ri qeverisës që do e marrim më 11 maj. Nuk kam sesie e ngatërroj. Por dhe ju gëzoheni, mos kini frikë të gëzoheni. Këtë muhabetin që vetëm ne kishim mbetur pa u zhvilluar dhe kjo do ndodhte, mos e bëni është, se nuk është serioze, por shumë qesharake.
Fakti që po ndodh, lidhet me punën kolosale që është bërë për të pastruar imazhin, llumin e plehrat, për të mbështet investimet në turizëm, bujqësi e me radhë… Suksesi i Shqipërisë turistike sot është vizioni, puna e kësaj qeverisë dhe askujt tjetër dhe aleanca jonë me sipërmarrjet shqiptare. Të tjerat janë llafe që i merr era. Era e 11 maj, yyy sa llafe do të marri me vete, ja erdhi, do ta shohim sa llafe do marri me vete ai 11 maj, i bukur do të jetë. -

Kryebashkiaku Golemi: 10 mijë turistë në dy muajt e parë të vitit në Gjirokastër
Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke tërhequr çdo vit një numër në rritje të turistëve, ku pjesa më e madhe janë të huaj.Edhe pse jemi në stinën e dimrit, rrugët e kalldrëmta, kalaja, monumentet e tjera të kulturës dhe rrethinat e qytetit, janë të mbushura me vizitorë.Kryetari bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi tha për ATSH-në se “qyteti i Gjirokastrës dhe rrethinat kanë mirëpritur vizitorë gjatë stinës së dimrit ndërsa janë regjistruar 10 mijë turistë. Tashmë në Gjirokastër kemi një zhvillim të turizmit të qëndrueshëm dhe vizitueshmëria shtrihet përgjatë gjithë vitit”.“Ndërkohë që muzetë e qytetit si ai Etnografik, “Kadare”, “Tuneli” dhe muzeu në “Kala” u vizituan nga 10 mijë vizitorë gjatë muajve janar dhe shkurt”, tha Golemi.Golemi u shpreh se “fluksi gjithnjë e në rritje i vizitorëve në qytetin e mbrojtur nga UNESCO, po angazhon edhe më shumë strukturat lokale për të pasuruar akoma më shumë guidën turistike, duke e bërë Gjirokastrën një nga pikat kryesore të turizmit në vend”.Gjithashtu, tha Golemi, zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm po ndikon pozitivisht në ekonominë lokale jo vetëm në bizneset me profil turistik, por në tërësi në aktivitetin ekonomik të rajonit jugor.Bashkia e Gjirokastrës përveç një numri të madh aktivitetesh po përgatitet për sezonin veror.“Po përgatisim fletëpalosje për të informuar vizitorët që vijnë në qytet, në të cilat pasqyrohen hartat, pikat turistike, të cilat duhet të vizitojnë, për të lehtësuar lëvizjen e tyre nëpër qytet”, tha Golemi.Ndër destinacionet më të preferuara për vizitorët në Gjirokastër janë pazari karakteristik, banesat e ndryshme karakteristike dhe muzetë e qytetit, të cilët vazhdojnë të ngelen më të veçantët për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja.Përgjatë vitit 2024, Gjirokastra u vizitua nga mbi 700 mijë turistë vendas dhe të huaj, duke u cilësuar si një vlerë e spikatur në hartën kombëtare dhe ndërkombëtare të turizmit të qëndrueshëm dhe cilësor.
