Category: Turizëm

  • Shqipëria promovon turizmin dhe artizanatin në Panairin “Wine Vision” në Beograd

    Shqipëria promovon turizmin dhe artizanatin në Panairin “Wine Vision” në Beograd

    Në edicionin e tretë të Panairit Ndërkombëtar “Wine Vision” në Beograd, Shqipëria prezantoi ofertën e saj turistike dhe mjeshtërinë artizanale në një stendë të përbashkët me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vizitorët patën mundësinë të njiheshin me destinacionet natyrore, thesarët e trashëgimisë kulturore dhe artizanatin unik shqiptar.Gjatë tryezave të punës, përfaqësuesit e tre vendeve shkëmbyen përvoja dhe diskutuan mbi rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe trashëgimisë jomateriale. Energjia dhe ritmi i kulturës shqiptare u sollën nga Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore, duke e bërë prezantimin edhe më të veçantë.Agjencia Kombëtare e Turizmit theksoi në rrjetet sociale se panairi është një mundësi e jashtëzakonshme jo vetëm për promovimin e kantinave shqiptare, por edhe për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal drejt tregjeve ndërkombëtare.Gjatë panairit, Drejtoresha e Përgjithshme e AKT, Zana Çela, zhvilloi takime me Marija Labović, drejtoreshë e Organizatës Kombëtare të Turizmit të Serbisë, dhe zv.ministren e Turizmit, Višnja Rakić. Diskutimet u përqendruan mbi promovimin e ofertave të përbashkëta, me fokus tregjet e largëta si Kina dhe SHBA, si dhe organizimin e eventeve të përbashkëta.Përfaqësimi i Shqipërisë u kompletua nga 7 kantina, ndërsa media ndërkombëtare shfaqi interes të veçantë për zhvillimin e turizmit shqiptar gjatë dy viteve të fundit, duke vënë në pah rritjen e imazhit të vendit si destinacion irresistues turistik dhe kulturor.

  • Vjeshta në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër, destinacioni që nuk njeh stinë me turistë të shumtë

    Vjeshta në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër, destinacioni që nuk njeh stinë me turistë të shumtë

    Edhe pse jemi në stinën e vjeshtës, numri i vizitorëve në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër vijon të mbetet i lartë. Turistë vendas dhe të huaj zgjedhin ta vizitojnë këtë mrekulli natyrore edhe në muajt e freskët të vitit, për të shijuar qetësinë, ajrin e pastër dhe pamjet mahnitëse që ofron ky destinacion.
    “Kam ardhur disa herë gjatë verës, por këtë herë në vjeshtë është krejt ndryshe. Ka më pak zhurmë, gjithçka është më e qetë dhe mund ta shijosh më shumë natyrën. Uji është po aq mahnitës, ngjyrat e vjeshtës e bëjnë edhe më të bukur. Është një vend që të qetëson dhe të bën të kthehesh sërish”, u shpreh një turist.
    “Kam dëgjuar shumë për Syrin e Kaltër, por nuk e prisja të ishte kaq i bukur. Edhe pse është vjeshtë, duket sikur koha ka ndalur këtu. Uji është i pastër, natyra përreth është fantastike dhe gjithçka shumë e mirëmbajtur. Më pëlqen që nuk ka shumë njerëz dhe mund të ndihesh pjesë e qetësisë së këtij vendi”, tha një turiste tjetër.
    “E vizitoj për herë të parë Syrin e Kaltër dhe sinqerisht më ka lënë pa fjalë. E kisha parë në foto e video, por nga afër është shumë më mahnitës. Uji është aq i pastër sa. Më pëlqen që edhe pse jemi në vjeshtë, ka gjelbërim, ajër të pastër dhe qetësi absolute. Ngjyrat e pemëve përreth përzihen me blunë e ujit dhe krijojnë një peizazh që s’e gjen askund tjetër. Mendoj se është një vend që duhet vizituar jo vetëm në verë, por në çdo stinë të vitit”, theksoi turistja.
    Ndryshe nga shumë destinacione që boshatisen pas verës, Syri i Kaltër vazhdon të jetë plot jetë edhe në vjeshtë. Mes ngjyrave të arta të natyrës dhe ujërave të kristalta, ky park dëshmon se bukuritë e jugut nuk njohin sezon.

  • Syri i Kaltër mirëpret vizitorë edhe në vjeshtë, uji kristal dhe ngjyrat e natyrës tërheqin turistët

    Syri i Kaltër mirëpret vizitorë edhe në vjeshtë, uji kristal dhe ngjyrat e natyrës tërheqin turistët

    Edhe në ditët e vjeshtës, Parku Natyror i “Syrit të Kaltër” vijon të jetë një nga destinacionet më të vizituar në jug të vendit. Bukuria e ujit kristal, gjelbërimi përreth dhe qetësia që ofron natyra, tërheqin dhjetëra vizitorë vendas e të huaj çdo ditë.
    Edhe pse temperaturat kanë rënë, turistët nuk hezitojnë të shijojnë shëtitjet përgjatë rrugicave të parkut dhe  të bëjnë foto pranë burimit magjik. Shumë prej tyre e cilësojnë Syrin e Kaltër si “një mrekulli të natyrës që nuk humbet bukurinë në asnjë stinë të vitit.
    “E kam parë shumë herë në foto, por nga afër është diçka krejt ndryshe. Uji është aq i pastër dhe ngjyrat ndryshojnë sipas dritës, sa duket sikur po sheh një pikturë. Është një vend që të qetëson dhe të bën ta duash natyrën edhe më shumë”, u shpreh një turiste.
    “Kam udhëtuar në shumë vende të botës, por Syri i Kaltër është ndër më mbresëlënësit. Kombinimi i ujit të ftohtë kristal, pyjeve përreth dhe paqes që ndjen këtu është i rrallë. Është një vend që të mbetet gjatë në kujtesë”, tha një turist tjetër.
    Në mesin e vizitorëve ka nga ata  që rikthehen çdo vit. Për ta, “Syri i Kaltër” është simbol i mrekullive që ofron Shqipëria
    “Këtë park e vizitoj çdo vit, që nga hera e parë kur e pashë rastësisht gjatë një udhëtimi familjar. Çdo herë ndjej të njëjtën mrekulli, sikur po e zbuloj për herë të parë. Edhe tani në vjeshtë, ka një bukuri të veçantë që më bën të rikthehem përsëri”, theksoi një turiste tjetër.
    Vëmendja ndaj mirëmbajtjes dhe ruajtjes së ekosistemit të parkut është thelbësore, në mënyrë që “Syri i Kaltër” të mbetet një destinacion i pastër dhe i gjallë për brezat që vijnë. Vjeshta i ka dhënë parkut një ngjyrë të veçantë, duke e bërë edhe më magjepsës për çdo vizitor.

  • Plazhet më të bukura të Shqipërisë sipas medias italiane “Wom Travel”

    Plazhet më të bukura të Shqipërisë sipas medias italiane “Wom Travel”

    Në një Europë të mbipopulluar dhe me destinacione turistike të shtrenjta, Shqipëria shfaqet si një perlë e pakontaminuar, ku natyra e paprekur, plazhet e magjepsëse dhe çmimet e përballueshme ofrojnë një eksperiencë të veçantë pushimesh, shkruan Rosanna Carrizzo për “Wom Travel”. Por cilat janë plazhet që nuk duhet t’i humbisni gjatë vizitës tuaj në vendin tonë?Plazhet dhe deti në ShqipëriBregdeti shqiptar, i quajtur shpesh “Karaibet e Evropës”, është destinacioni i ardhshëm i shkëlqyer veror.Ju mund të shijoni plazhet spektakolare, të pastra dhe detin bruz, në një atmosferë autentike dhe me çmime të përballueshme.Mikpritja është e ngrohtë, kuzhina e shijshme dhe ndërthurja e historisë së lashtë dhe bukurisë natyrore e bën këtë vend një destinacion magjepsës.Shqipëria është një perlë mesdhetare, me një vijë bregdetare prej 363 kilometrash – e lagur nga detet Adriatik dhe Jon – me peizazhe marramendëse të Rivierës.Deti Adriatik kundrejt detit Jon: Cilin duhet të zgjidhni?Zgjedhja e bregdetit varet nga lloji i pushimeve që po kërkoni.Deti Adriatik, i cili shtrihet nga kufiri me Malin e Zi deri në Vlorë, karakterizohet nga plazhe të gjata me rërë të artë dhe ujëra të cekëta, ideale për familjet me fëmijë.Vende si Durrësi, Golemi dhe Velipoja janë të njohura për lagunat dhe rezervatet natyrore.Sapo të keni kaluar Qafën e Llogorasë, do të shfaqet peizazhi spektakolar i Rivierës Shqiptare në detin Jon.Kjo zonë, e cila shtrihet nga Vlora deri në kufirin me Greqinë, ofron një sërë gjiresh të izoluara, shkëmbinj të pjerrët, plazhe me guralecë të bardhë dhe ujëra verbuese bruz.Këtu do të gjeni detin më të bukur, perfekt për zhytje me maskë dhe për ata që kërkojnë peizazhe perfekte si në kartolina.Destinacionet që duhet të vizitohen përfshijnë, Dhërmiun, Himarën, Borshin, Sarandën dhe Ksamilin.Plazhet më të bukura të Shqipërisë nga veriu në jugJa një përzgjedhje plazhesh që nuk duhen humbur gjatë një udhëtimi në Shqipëri, nga plazhet më të famshme deri te ato më sekretet:Ksamili: Perla e Rivierës, e famshme për gjiret e saj me rërë të bardhë dhe tre ishujt e arritshëm me not ose me varkë. Një parajsë e vërtetë Karaibesh, shumë e njohur në verë.Plazhi Pasqyrave: Pranë Ksamilit, merr emrin nga qartësia e jashtëzakonshme e ujërave të saj, të cilat shkëlqejnë si një pasqyrë. Një gji piktoresk i rrethuar nga shkëmbinj.Gjipeja: Ndoshta plazhi më i egër dhe më spektakolar. I fshehur në fund të një kanioni, ai mund të arrihet me një ecje 30-minutëshe ose me varkë.Dhërmiu: Një nga vendpushimet më të gjalla, me një plazh të gjatë me guralecë të bardhë, ujëra kristalore dhe bare e restorante të shumta në plazh.Borshi: Me një gjatësi prej 7 kilometrash, është plazhi më i gjatë në bregdetin Jon. Më pak i mbushur me njerëz se plazhet e tjera, ideal për shëtitje të gjata dhe për ata që kërkojnë qetësi, me një peizazh të mrekullueshëm ullishtesh.Livadhi: I vendosur pranë Himarës, është një plazh i madh dhe i bukur me guralecë të bardhë.Porto Palermo: Një gji i vogël dhe piktoresk i dominuar nga Kalaja e Ali Pashës. Ujërat e tij janë të qeta dhe transparente, perfekte për zhytje me maskë.Durrësi: Plazhi më i madh dhe më i populluar në vend, në bregdetin e Adriatikut. Me rërë dhe me ujëra të cekëta, është perfekt për familjet dhe ofron çdo lloj shërbimi.Velipoja: Plazhi më verior në Shqipëri, pranë kufirit me Malin e Zi. Një hapësirë ​​e gjerë me rërë të errët me veti terapeutike, ideale për ata që kërkojnë relaks.Kakome dhe Krorëza: Dy gjire binjake të arritshme pothuajse nga deti me ture me varkë nga Saranda. Ato ofrojnë një përvojë ekskluzive në një mjedis natyror të virgjër.Saranda, kryeqyteti i Rivierës ShqiptareSaranda, e njohur edhe si “Qyteti i Bardhë”, është destinacioni më i rëndësishëm turistik në jug të Shqipërisë.E vendosur në një gji të bukur përballë ishullit grek të Korfuzit, është një qytet i gjallë dhe modern që ofron një ndërthurje perfekte plazhesh, jete nate, histori dhe kulturë.Emri i saj rrjedh nga manastiri bizantin i “Dyzet Shenjtorëve” (Agioi Saranda), rrënojat e të cilit ende dominojnë qytetin nga lart.Bregdeti i Sarandës është i mbushur me bare, restorante dhe bare ku mund të shijoni ushqime të freskëta deti ose të pini një pije në perëndim të diellit.Përveç plazhit, Saranda është një bazë strategjike për të eksploruar mrekullitë përreth: nga plazhet magjepsëse të Ksamilit dhe Plazhit të Pasqyrave, te vendi arkeologjik i Butrintit (një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s), te mrekullia natyrore e Syrit të Kaltër.Mos e humbisni një vizitë në Kalanë e Lëkurësit, e cila ofron pamje panoramike marramendëse të të gjithë gjirit.https://travel.thewom.it/albania/spiagge-mare-albania.html

  • Plazhet më të bukura të Shqipërisë sipas mediave italiane “Wom Travel”

    Plazhet më të bukura të Shqipërisë sipas mediave italiane “Wom Travel”

  • Saranda edhe në vjeshtë destinacion i kroçerave, “Seabourn Encore” sjell 597 turistë

    Saranda edhe në vjeshtë destinacion i kroçerave, “Seabourn Encore” sjell 597 turistë

    Në këto ditë të para vjeshte, ku temperaturat i ngjajnë atyre të verës, në portin e Sarandës mbërriti një tjetër kroçerë.
    “Seabourn Encore”, një anije luksoze e kompanisë “Seabourn”, e njohur për shërbimin e saj të nivelit të lartë, ofron udhëtime në destinacione të ndryshme në botë, duke përfshirë Mesdheun, Deti i Zi, Karaibet dhe më gjerë.
    Porti i Sarandës bën të ditur për ATSH-në se “kroçera u ankorua orët e para të mëngjesit në port dhe në bordin e saj ndodhen 597 turistë të kombësive të ndryshme, kryesisht amerikanë, australianë, anglezë dhe kanadezë”.
    Sipas portit, kroçera vjen për herë të dytë gjatë këtij sezoni turistik në Sarandë, pasi për herë të parë erdhi në muajin prill dhe kishte në bord 600 turistë nga vende të ndryshme.
    Turistët u organizuan në grupe për të vizituar pikat turistike të Sarandës si Butrintin, Ksamilin, Syrin e kaltër, kalanë e Lëkurësit, Mesopotamin, etj.
    Qyteti i Sarandës ka filluar që në muajin prill të këtij viti të presë turistët e parë me kroçera, të cilët gjatë pikut të sezonit turistik shënuan edhe një fluks të shtuar.
    Nga 1 janari deri më 3 shtator në portin e Sarandës kanë hyrë dhe kanë dalë 560 mijë udhëtarë me tragete, kroçera dhe anije turistike, duke shënuar një fluks 21% më shumë se në periudhën janar-gusht 2024.

  • Shqipëria, destinacion turistik – Çifti anglez zbulon Syrin e kaltër falë fotove në internet

    Shqipëria, destinacion turistik – Çifti anglez zbulon Syrin e kaltër falë fotove në internet

    Çifti Meri dhe Xhoni Drost nga Anglia kanë zbuluar Shqipërinë falë rrjeteve sociale. Fotot mbresëlënëse të Syrit të Kaltër që panë në internet i frymëzuan të planifikojnë udhëtimin e tyre në jug të vendit. Për ta, ky ishte një vendim spontan, por që premtonte aventura dhe zbulime të reja.
    “Kur pamë fotot e Syrit të Kaltër në rrjetet sociale, mbetëm pa fjalë. Nuk kishim menduar kurrë se Shqipëria kishte kaq shumë bukuri natyrore”, shprehet turisti.
    “Rrjetet sociale na frymëzuan vërtet. Fotot që pamë na bënë të planifikonim këtë udhëtim spontanisht donim të shihnim me sytë tanë atë që dukej si një mrekulli natyrore”, shprehet turistja.
    Sapo mbërritën pranë Syrit të Kaltër, Meri dhe Xhoni u mahnitën nga bukuria e natyrës dhe u ndjenë të mirëpritur nga vendasit. Ata tregojnë se uji në këtë park natyror dhe natyra janë shumë më bukur  se  sa në fotografitë që kishin parë.
    Përveç Syrit të Kaltër, çifti planifikon të udhëtojë përgjatë rivierës shqiptare, duke ndalur në disa pika turistike të jugut për të eksploruar plazhet dhe kulturën lokale.
    “Kur mbërritëm pranë Syrit të Kaltër, pamja ishte edhe më mahnitëse se në fotografi. Uji ishte i kristaltë, dhe natyra përreth ishte e paprekur”, tha turisti.
    “Ky udhëtim është një përvojë unike, natyra, kultura dhe njerëzit këtu e bëjnë Shqipërinë një destinacion që do ta rekomandojmë patjetër tek miqtë tanë”, shprehet turistja.
    Eksperienca e tyre tregon ndikimin e madh të rrjeteve sociale në promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik. Meri dhe Xhoni shprehen se do ta ndajnë këtë aventurë me miqtë e tyre në Angli, duke i inkurajuar edhe ata të vizitojnë vendin tonë.
    Ky rast tregon se imazhet e natyrës shqiptare në internet po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj, duke e kthyer Syrin e Kaltër dhe jugun e Shqipërisë në pika të preferuara për turizmin.

  • Udhëtime/Rangetravel:Plazhi i Pasqyrave në Ksamil, një nga më të bukurit në botë

    Udhëtime/Rangetravel:Plazhi i Pasqyrave në Ksamil, një nga më të bukurit në botë

    Nëse ëndërroni të notoni në ujëra kristal të pastër apo të shijoni qiej të kaltër të pafund, disa plazhe në botë duket se janë destinacionet që çdo udhëtar dëshiron t’i vizitojë të paktën një herë në jetë, sipas faqes së njohur të udhëtimeve rangetravel.com.Mes tyre, faqa përfshin edhe Plazhin e Pasqyrave në Ksamil, duke e vlerësuar për “reflektimet vezulluese që dielli hedh mbi detin Jon”.Lista përfshin si destinacione të njohura, ashtu edhe plazhe të rralla e magjike, që ruajnë bukurinë e tyre të paprekur dhe ofrojnë përvoja të paharrueshme për vizitorët.Plazhi i Pasqyrave – KsamilDestinacioni më i popullarizuar i plazhit?Sipas të dhënave të kërkimit, të analizuara nga kompania ”Planet Cruise”, është Ksamili, në Shqipëri, ku i ashtuquajturi ”Mirror Beach” ose ”Plazhi i Pasqyrave” renditet ndër më të mirët për reflektimet vezulluese që dielli hedh mbi detin Jon.Plazhi Whitehaven – AustraliNjë zgjedhje kryesore për udhëtarët si dhe zgjedhje e ”Lonely Planet” si nga më të mirët në botë.Plazhi Elafonissi – GreqiRëra rozë, ujërat bruz dhe shtigjet e ecjes janë ndër arsyet pse ky plazh quhet “Karaibet e Mesdheut” dhe u emërua plazhi më i mirë në botë nga udhëtarët e ”TripAdvisor” këtë vit.Plazhi Coopers Beach – SHBANdërtesa historike dhe plazhi në Long Island, renditet si plazhi më i mirë në Shtetet e Bashkuara. Shtatori është muaji ideal për ta vizituar, me më pak turma njerëzish dhe ujëra më të ngrohta.Plazhi Cala Goloritze – ItaliFalë përpjekjeve të jashtëzakonshme për ruajtjen e natyrës gjatë 30 viteve të fundit, Cala Goloritze ka mbetur mahnitëse dhe ishull i virgjër, duke fituar vendin e parë në listën e 50 plazheve më të bukura në botë.

  • Rritja e turizmit, ministrja Kumbaro: Gjirokastritët kanë nisur të mësojnë spanjisht

    Rritja e turizmit, ministrja Kumbaro: Gjirokastritët kanë nisur të mësojnë spanjisht

    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se rritja e numrit të vizitorëve të huaj po e zgjeron tregun turistik shqiptar.
    Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në muajin gusht u regjistrua një rritje prej 10% të vizitorëve të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    “E rëndësishme nuk është vetëm të sjellim turistë, por edhe t’i mbajmë ata, sepse secili kthehet në një promotor natyral të Shqipërisë” tha ministrja.
    Duke sjellë shembullin e Gjirokastrës, Kumbaro theksoi se bizneset po përshtaten me kërkesat e reja të tregut, madje shumë sipërmarrës vendas po mësojnë spanjisht, për t’u përgjigjur më mirë fluksit të turistëve nga Amerika Latine dhe Spanja, që sipas saj janë të shtuar ndjeshëm falë “efektit të ambasadorëve bio”.
    “Në Gjirokastër për shembull… mos qeshni! Bizneset private po interesohen të mësojnë spanjisht sepse shikojnë një rritje të kësaj lloj klientele sepse është rezultat i ambasadorëve bio” u shpreh Kumbaro.
    Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë i ka bërë thirrje bizneseve që rritin kualitetin e shërbimit pasi objektivi i viteve të ardhshme nuk është sasia por cilësia e turistëve me qëllim që të shpenzojnë sa më shumë në vendin tonë.

  • Çipa: Numri i turistëve s’ka rënë, por nuk gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme

    Çipa: Numri i turistëve s’ka rënë, por nuk gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme

    Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Sarandës, Arben Çipa, thotë se pritshmëritë e turizmit për qytetin bregdetar kanë qenë më të larta.
    Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se numri i turistëve nuk ka rënë këtë vit, por se nuk kanë gjeneruar të ardhura të konsiderueshme.
    Pritshmëritë kanë qenë më të larta në Sarandë, por nuk na rezultoi i tillë lidhur me gjeneratorin ekonomik, numri nuk ka pasur rënie.
    Rënie e vogël u shënua në qershor, ndërkohë shtatori vazhdon me ritme pozitive. Nga 1 deri në 10 tetor mbyllet sezoni, por ndërkohë jemi aktiv në terren.
    Përshtypja te operatorët dhe politika lokale lidhet me tipologjinë e turistit i cili nuk gjeneron të ardhura të konsiderueshme.
    Operatori duhet të krijojë ide të reja për tu eksploruar. Një turist në Shqipëri qëndron mesatarisht nga një javë deri në 10 ditë, i të gjitha tureve kulturore që në përgjithësi fillojnë në Tiranë dhe përjeton eksperienca si gastronomi, hiking etj.
    Duhet të ketë progres me rritjet e çmimit por vetëm duke studiuar tregun. Çdo gjë e re që fillon për turizmin, nis nga Saranda.
    Në çdo vend të botës në periudhën e pikut të sezonit, sjell dhe mbingarkesën. Është e vërtetë që Saranda e ka problem parkimin dhe trafikun. Kemi dalë në terren për të përfshirë politika të reja për terminalin, i cili përfshin edhe një parkim.
    Edhe në zonën veriore të Sarandës është planifikuar një parkim. Ne nuk disponojmë hapësira publike që t’i shfrytëzojmë.
    Saranda ka një tipologji krejt ndryshe afron shumë gjëra dhe ta nxjerrë lekun shumë më kollaj nga xhepi se shumë destinacione të tjera, pasi çdo gjë është e prekshme në një kohë shumë të shkurtër.
    Kur ekziston produkt i pasur turistik, konsiderohet destinacion i pasur në vetvete. Ne jemi destinacion në Mesdhe, por ata kanë diferencë, qëndrojnë në sistem dhe reagojnë në kohë. Ne jemi më klasik, ne reagojmë nga feedbacku.
    Eksperienca e operatorëve shqiptarë është maksimumi 20 vjet. Për aq sa Saranda mbarte turizëm familjar të moshave të treta dhe një pjesë të moshave të reja, ka qenë më i pastër.
    Ndërsa tashmë shohim një sjellje krejt ndryshe nga turisti i cili është i pasjellshëm. Kjo tipologji turisti me sjelljen e tyre gjeneron papastërti.
    Kjo na detyron të ulemi në dimër në tavolina të rrumbullakëta, për një strategji për vitin e ardhshëm. Të gjitha çështjet duhen parë në periudhën e dimrit, për tu zgjidhur për sezonin e ardhshëm.
    Sa i takon deklaratës së Kryeministrit Edi Rama për të kthyer Dhërmiun dhe Ksamilin në plazhe publike, ai vlerësoi rikthimin e menaxhimit te pushteti vendor.