Category: Sociale

  • Ndizen dritat e festave në Durrës, qindra qytetarë dhe fëmijë i bashkohen ceremonisë së përvitshme

    Ndizen dritat e festave në Durrës, qindra qytetarë dhe fëmijë i bashkohen ceremonisë së përvitshme

    Durrësi u shndërrua këtë të shtunë në një panoramë drite dhe hareje, teksa qyteti ndezi dritat festive që do të ndriçojnë çdo cep gjatë ditëve të ardhshme.

    Në një ceremoni emocionuese të mbajtur në sheshin kryesor të qytetit, qindra qytetarë mes tyre edhe fëmijë u mblodhën për të ndarë së bashku momentin magjik të fillimit të festimeve.

  • “Lajme dezinformuese”, Urdhri i Stomatologut: Nuk ka zgjedhje të reja, Presidenti është zgjedhur dhe njohur ligjërisht

    “Lajme dezinformuese”, Urdhri i Stomatologut: Nuk ka zgjedhje të reja, Presidenti është zgjedhur dhe njohur ligjërisht

    Pas disa lajmesh se është zgjedhur presidenti i Urdhrit të Stomatologëve, ky i fundit ka mohuar këto zëra.

    Në një reagim për mediat, Urdhri i Stomatologëve Shqiptarë sqaron se nuk ka pasur zgjedhje. Në deklaratë sqarohet gjithashtu se President i USSH është zgjedhur Almiro Gurakuqi me proces të rregullt ligjor dhe me mandat 2025-2030.

    “Zgjedhjet e ligjshme për organet e zgjedhura të USSH, përfshirë Presidentin, zv. Presidentin e USSH për mandatin 2025 – 2030 janë përmbyllur me sukses në datë 16.4.2025. Këto zgjedhje nuk janë kontestuar në asnjë organ gjyqësor dhe njëkohësisht janë njohur nga të gjitha organet publike në Republikën e Shqipërisë, përfshirë edhe Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka caktuar përfaqësuesit e saj në organet e USSH”, sqaron Urdhri i Stomatologut.

    Reagimi:

    Në lidhje me lajmin e publikuar në disa portale për zgjedhjen e “Presidentit të USSH”, njoftojmë stomatologët, ndihmësstomatologët dhe të gjithë opinionin publik se zgjedhjet e ligjshme për organet e zgjedhura të USSH, përfshirë Presidentin, zv. Presidentin e USSH për mandatin 2025 – 2030 janë përmbyllur me sukses në datë 16.4.2025. Këto zgjedhje nuk janë kontestuar në asnjë organ gjyqësor dhe njëkohësisht janë njohur nga të gjitha organet publike në Republikën e Shqipërisë, përfshirë edhe Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka caktuar përfaqësuesit e saj në organet e USSH. Për këtë arsye, USSH përgënjeshtron çdo lajm, i cili ka si qëllim dezinformimin dhe çorientimin e stomatologëve, ndihmësstomatologëve dhe opinionit publik në lidhje me këtë çështje. Organet e USSH janë duke e ndjekur këtë çështje pranë institucioneve kompetente ligjore. Gjithashtu, USSH vazhdon veprimtarinë e saj në përmbushje të missionit të përcaktuar me ligj.

  • Europa përballet me rënien më të madhe historike të lindshmërisë – Shqipëria dhe Kosova në trend uljeje. Rënie më të theksuar Ukraina

    Europa përballet me rënien më të madhe historike të lindshmërisë – Shqipëria dhe Kosova në trend uljeje. Rënie më të theksuar Ukraina

    Sipas raportit më të fundit të Kombeve të Bashkuara (UN World Population Prospects 2025), lindshmëria në shumicën dërrmuese të vendeve evropiane vazhdon të bjerë në nivele historikisht të ulëta, duke e vendosur kontinentin përballë një krize të thellë demografike. 

    Monako është i vetmi vend në gjithë kontinentin që arrin nivelin e zëvendësimit të popullsisë me 2.1 fëmijë për grua. Të gjitha vendet e tjera mbeten nën këtë prag të domosdoshëm për stabilitet afatgjatë demografik. 

    Rënia më e theksuar 

    Në fund të listës qëndron Ukraina me vetëm 1.0 fëmijë për grua, një nga nivelet më të ulëta në botë, e ndikuar nga lufta, emigracioni masiv dhe pasiguria ekonomike. 

    Italia, Spanja, Malta dhe Andorra renditen gjithashtu shumë poshtë, me norma prej 1.1–1.2, duke e bërë Evropën Jugore njërin nga rajonet me fertilitet më të ulët globalisht. 

    Shqipëria dhe Ballkani 

    Shqipëria regjistron 1.3 fëmijë për grua, në linjë me trendin rajonal të lindshmërisë së ulët. Kosova, megjithëse tradicionalisht kishte nivele më të larta, ka rënë në 1.5, duke u afruar me mesataren evropiane. 

    Franca, dikur kampione e lindshmërisë në BE, bie në 1.6 

    Franca, që për vite me radhë mbante titullin e vendit me natalitetin më të lartë në BE, ka rënë në 1.6, duke treguar se politikat sociale shtetërore nuk po mjaftojnë më për të ruajtur numrat e mëparshëm. 

     

     

  • Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

    Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

    Denie Qafa, e cila prej vitesh vuan nga zhurmat në vesh dhe rënia e dëgjimit, rrëfen, se pa një reklamë në internet, që shfaqte një “doktoreshë” dhe premtonte një ilaç gjerman, që heq zhurmat në vesh dhe rikthen dëgjimin. Në këtë mënyrë, Denia e porositi produktin.

    Por kur e mori pakon në shtëpi, zbuloi, se brenda kishte vetëm dy shishe ujë të distiluar nga 100 ml, një produkt që në farmaci kushton fare pak. Në etiketë pretendohej, se ishte për heqjen e dyllit të veshit, problem, që Denia nuk e kishte. Ajo ndjeu zhgënjim nga mashtrimi, sidomos kur bëhej fjalë për shëndetin e njerëzve.

    Denia kontaktoi faqen mashtruese në Messenger dhe u tha, se do t’i denonconte, për të mos lejuar, që edhe të tjerë të bien pre e mashtrimit. Pas Denies, edhe “STOP” porositi produktin dhe i erdhi ujë i oksigjenuar, i shitur si kurë për veshët.

     

  • Finiqi në prag katastrofe: Shtëpi të rrënuara, njerëz të braktisur, drama që nuk i sheh askush

    Finiqi në prag katastrofe: Shtëpi të rrënuara, njerëz të braktisur, drama që nuk i sheh askush

    Në fshatrat e Finiqit, shirat e ditëve të fundit nuk morën vetëm çatitë. Morën qetësinë, morën shtëpitë, morën jetën dhe sigurinë e dhjetëra familjeve që sot jetojnë mes rrënojave, frikës dhe një heshtjeje të rëndë institucionale.
    Aty ku duhej të kishin mbërritur ndihma, ka mbërritur balta. Aty ku duhej të ishin shteti dhe strukturat, ka mbërritur vetëm vetmia.
    Fiks Fare në Brajlat: “Sapo e mbarova shtëpinë… tani ma mori uji”
    Në fshatin Brajlat të Finiqit, rrëshqitjet e tokës kanë copëtuar rrugën, kanë çarë muret dhe kanë detyruar banorë të largohen natën, me rrobat e trupit. Manthjo Kaçi pret Fiksin në derën e një banese që nuk është më e tij. Shtëpia kalëvizur, dyshemeja është ulur, muri është përkulur si të ishte prej letre.Bashkia e ka evakuuar atë dhe bashkëshorten. Por evakuimi nuk është zgjidhje. Evakuimi është thjesht të të thonë “ik nga shtëpia jote, tani shiko ku do jetosh”. Me lot në sy, Manthjo thotë: “Sapo e kisha mbaruar shtëpinë… tani ma mori uji.Gruaja ime ka kancer. Po jetojmë te vëllai, por nuk mund të rrimë gjithë jetën atje. Ju lutem, na ndihmoni.”Drama nuk mbaron këtu. Në të njëjtin fshat, edhe Niko është prekur rëndë. Shtëpia e tij u mbyll përgjithmonë pas reshjeve. Ai dhe bashkëshortja sot flenë në një dhomë të xhaxhait. Zoti Niko flet me vështirësi, jo se s’do, por sepse ka kaluar një operacion në kokë dhe zëri e tradhton. Por dhimbja shihet. Mosbesimi shihet. Braktisja shihet.
    Dhivër/ Një jetë e mbetur nën rrënoja
    Në fshatin Dhivër, historia bëhet akoma më e rëndë. Grigori, një person me probleme të shëndetit mendor dhe pa asnjë njeri në këtë botë, jeton në një shtëpi të gjysmë-rrënuar, me çati që pikon dhe dhoma të mbushura me lagështi. Kur Fiks Fare trokiti, ai nuk hapi derën. Ndoshta nga frika, ndoshta nga trishtimi, ndoshta sepse nuk pret më askënd.Pamja është e frikshme. Gjysma e shtëpisë është shembur. Bashkia ka bërë një ambient të vogël që të mos flejë në rrugë… por çatia pikon, lagështia e ka pushtuar. Ai nuk ka familjarë. Ky njeri duhet ndihmuar tani.Në Finiq ka fshatra të tërë të shkatërruar. Ka të moshuar që nuk mund të largohen. Ka të sëmurë pa trajtim. Ka familje që nuk kanë më çfarë të quajnë “shtëpi”. Por nuk ka këmbë që troket në derën e tyre. Nuk ka institucion që të qëndrojë pranë tyre. Nuk ka plan, nuk ka ndihmë, nuk ka zgjidhje. Finiqi ka njerëz që duan të jetojnë, por sot nuk kanë më shtëpi ku të jetojnë.

  • Kalimi i emigrantëve të paligjshëm, Shqipëria vend tranzit/ Do ngrihen 20 qendra pritjeje në Vlorë, Gjirokastër e Korçë

    Kalimi i emigrantëve të paligjshëm, Shqipëria vend tranzit/ Do ngrihen 20 qendra pritjeje në Vlorë, Gjirokastër e Korçë

    20 qendra të reja pritjeje për emigrantët e paligjshëm do të ndërtohen në Shqipëri, të shpërndara në 3 qarqe kryesore të vendit, Korça, Gjirokastra dhe Vlora. 

    Këto qendra të reja pritet ngrihen gjatë periudhës 2026-2028 dhe parashikohet të akomodojnë emigrantë që kryesisht vijnë nga vende të pasigurta apo në krizë si Afganistani, Pakistani, Irani, Siria, Libani apo Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë si një vend-kalimi tranzit me destinacionin final vendet e Bashkimit Evropian. 

    Në dokumentin e depozituar tashmë në Kuvend, për Planin Kombëtar për flukset e përziera migratore për 3 vitet në vijim, parashikohet që qendrat pritëse do të jenë me kapacitet nga 100 deri në mbi 400 shtretër dhe synojnë të ofrojnë akomodim të menjëhershëm të migrantëve në kushte emergjente apo për t’u përballur me flukset e papritura migratore. 

    Për ngritjen e këtyre qendrave do të shfrytëzohet infrastruktura ekzistuese publike, hapësirat e braktisura ose truallin e lirë. Më konkretisht parashikohet që në qarkun Korçë të ngrihen 10 qendra, duke shfrytëzuar ambientet e ish-Tap në fshatin Floq, hapësira në qytetin Bilisht dhe në fshatin Bitinckë me mbi 11,500 m²,  ish-depot e Rezervave Shtetërore në Lozhan të Maliqit, apo hapësira të tjera si fusha sportive e Pustesit dhe Goricës së vogël. Po ashtu edhe bashkia Pogradec dhe Kolonjë do të krijojnë mundësinë e ngritjes së qendrave me kapacitet të konsiderueshëm. 

    Në qarkun e Gjirokastrës parashikohet të ngrihen të paktën 3 qendra pritëse në struktura ekzistuese ish-Rezervat Shtetërore, pranë Stadiumit “Karafil Çaushi” në Memaliaj si dhe spitali i qytetit dhe konviktet në qytetin e Përmetit. 

    Vlora pritet të kthehet në një nga qendrat kryesore të pritjes së emigrantëve, me hapësira të dedikuara në konviktet e “Qytezës së Studentit” dhe të Shkollës Industriale, si dhe objekte që mund të përshtaten si Pallati i Sportit “Flamurtari”, Shkolla e Marinës dhe zyrat e Njësisë Administrative Novoselë me kapacitete deri në 300 shtretër. Fshati Peshkopi në Selenicë ofron po ashtu një terren me kapacitet deri në 250 persona. Në Bashkinë Delvinë dhe Himarë janë identifikuar stadiumet e qytetit dhe ambientet e shkollave publike. Ndërsa Bashkia e Konispolit do të vërë në dispozicion tre shkolla dhe Qendra Komunitare në Mursi ofrojnë një kapacitet total prej rreth 410 personash. 

    Përveç këtyre strukturave parashikohet edhe ngritja e një qendre të re pritëse specifike për fëmijët e huaj të pashoqëruar deri në vitin 2026, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian.

    Plani Kombëtar i Kontigjencës parashikon shpenzime për paga, shpenzime korrente dhe investime për periudhën 2026–2028, të cilat mund të varijojnë sipas katër skenarëve të ndryshëm të përshkallëzimit të flukseve migratore, nga 195.6 milionë lekë në rreth 708.7 mln lekë në raste krizash. 

    Sipas statistikave, në Shqipëri në vitin 2023 u futën në mënyrë të paligjshme 178,000 mijë emigrantë, ndërsa në vitin 2024 ranë në 63,600. Sirianët, Afganët, Marokenët dhe Pakistanezët janë kombësitë kryesore që kalojnë nga Turqia, ndërkohë që një numër gjithnjë e më i madh i grave dhe fëmijëve të pashoqëruar kërkojnë mbrojtje, duke nënvizuar nevojën për një përgjigje më të ndjeshme ndaj këtij grupi vulnerabël. 

  • Polakët sjellin “Tapetin Magjik” për fëmijët shqiptarë

    Polakët sjellin “Tapetin Magjik” për fëmijët shqiptarë

    Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuara, e cila festohet në 3 dhjetor, ishte momenti më kuptimplotë për dorëzimin ceremonial të paisjeve novatore, arsimore, për Shkollën Speciale / Qendrën e Burimeve „Luigj Gurakuqi” në Tiranë, në kuadrin e projektit të programit të ndihmës zhvillimore „Ndihma Polake”, të realizuar nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Polonisë në Tiranë. I ngarkuari me Punë i Ambasadës Polake në Tiranë, z. ëojciech Unolt, i dorëzoi zyrtarisht paisjet drejtorit të shkollës,  z. Taulant Çala, në prani të Drejtores së Arsimit Parauniversitar, Arta Dollani; si dhe të përfaqësueses së organizatës partnere Beyond Barriers Association, Ana Mullanji.

    Shkolla Speciale „Luigj Gurakuqi”, prej 50 vjetësh,  është i vetmi i institucion në Tiranë për fëmijët me nevoja të veçanta, duke ofruar realizimin e programit bazë arsimor, si dhe mbështetje rehabilituese. Aktualisht, në këtë shkollë ndjekin mësimin 140 fëmijë, me nivele të ndryshme të aftësive të kufizuara intelektuale, çrregullime të sjelljes dhe mungesë të qendrueshmërisë emocjonale, në moshën nga 6 deri 19 vjeç.

    Në kudrin e zbatimit të projektit, Shkolla „Luigj Gurakuqi” mori në dorëzim dy komplete paisjesh novatore për arsimimin dhe rehabilitimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

    „Tapeti Magjik”, i prodhuar nga kompania polake Funtronic, është një paisje, e cila kombinon përdorimin e projektorit, kompjuterit dhe sensorit të lëvizjes. Duke projektuar në dysheme lojra multimediale, i mundëson përdoruesit të përjetojë botën e realitetit të zgjeruar (virtual). Kjo paisje, e thjeshtë, gjen përdorim të gjerë për qëllime arsimore, rehabilituese dhe korrigjuese. I mundëson përdoruesit përvetësimin e njohurive dhe zhvillimin, nëpërmjet lëvizjes, zbavitjes dhe ndërveprimit me të tjerët.

    Lojërat, e krijuara me qëllime rehabilituese, mbështesin nxitjen e perceptimit të dëmtuar, përmirësojnë aftësitë motorike, vënë në funksion somatosensimin (orientimin sipas skemës trupore) dhe ndërgjegjësimin hapësinor; si dhe ofrojnë gjithashtu mundësi për zotërimin e emocioneve dhe mësojnë mënyra për t’i shprehur ato. Paketat e lojrave dhe aktiviteteve zbavitëse janë përgatitur nga ekspertë, që në punën e tyre të përditshme trajtojnë fëmijë me probleme emocionale, si dhe me nevoja të veçanta arsimore.

    Dyshemeja Ndërvepruese, e dorëzuar në kuadrin e projektit, është përshtatur me nevojat e trupës pedagogjike të shkollës. Prodhuesi i paisjes, mësuesit e shkollës dhe përfaqësuesit e organizatës partnere Beyond Barriers bashkëpunuan për krijimin e programimit në versionin e gjuhës shqipe. Përdorimi i paisjes nga fëmijët kryhet nën mbikqyrjen dhe kujdesin e mësuesve të shkollës, si dhe të vullnetarëve të organizatës Beyond Barriers. Organizata Beyond Barriers, partnere në zbatimin e projektit, bashkëpunon me shkollën prej më shumë se 20 vjetësh, dhe falë ndihmës së projekteve dhe angazhimit të vullnetarëve ka zgjeruar mundësitë arsimore për nxënësit e shkollës.

    Shkollat speciale në Shqipëri pranojnë fëmijë me probleme dhe çrregullime të shumëllojshme, me diapazon të gjerë moshe, por mundësitë arsimore dhe rehabilituese janë të kufizuara, për shkak të mungesave në infrastrukturë dhe aksesit ndaj praktikave bashkëkohore mësimore dhe rehabilituese. Paisjet arsimore për nxënësit me nevoja të veçanta, me çrregullime sensorike dhe  psikofizike, që sigurojnë mundësi për shanse të barabarta në fushën e arsimimit dhe përftimit të aftësive shoqërore, janë pak të njohura dhe të paaksesueshme në tregun lokal.

    Në Shqipëri, fëmijët me aftësi të kufizuara përbëjnë një nga grupet shoqërore më delikate dhe të rrezikuara nga përjashtimi shoqëror. Atyre iu duhet të  përballen me stigmatizim dhe vështirësi të shumta për të aksesuar kujdes shëndetësor, shërbime sociale dhe arsimim të një cilësie të lartë.

     

     

  • Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata, zonat ku do ketë prezencë bore

    Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata, zonat ku do ketë prezencë bore

    Ditën e sotme (5 dhjetor) vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

    Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët fillimisht në jug e gradualisht pas mesdite reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në orët e pasdites, reshjet pritet të fitojnë intensitet deri mesatar kryesisht në jug dhe në qendër të vendit. Hera-herës, do të ketë dhe shtrëngata afatshkurtra.

    Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.

    Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

    Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.

  • Në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër parashikohet hapja e 20 qendrave pritëse për emigrantët

    Në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër parashikohet hapja e 20 qendrave pritëse për emigrantët

    Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistan, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si rrugë kalimi drejt Greqisë.

    Qendrat do të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër. Plani bazohet në projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028”.

    Projektvendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit konsultativ të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) që funksionon si institucion në varësi të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

    Aktualisht, kapacitetet pritëse janë kryesisht të përqendruara në Tiranë dhe disa pika të tjera, si Gërhot, Kakavijë dhe Kapshticë. Plani i ri synon shpërndarje më të balancuar në territor, duke shfrytëzuar hapësira publike ekzistuese, truall të lirë dhe objekte të braktisura, për të garantuar reagim të shpejtë në rast fluksesh emergjente.

    “Plani i parashikuar për ngritjen e kapaciteteve pritëse emergjente për menaxhimin e flukseve migratore mbështetet mbi një shpërndarje të balancuar të qendrave në qarqet Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Këto qendra synojnë të shfrytëzojnë infrastrukturën ekzistuese publike, hapësirat e braktisura apo truallin e lirë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe funksional në rast të flukseve të papritura migratore”, thuhet në relacion.

    Qarqet dhe qytetet ku parashikohen të ngrihen qendrat e reja

    Sipas relacionit të projektvendimit, parashikohet që shpërndarja e qendrave të bëhet në 3 qarqe: Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Për ngritjen e tyre, synohet të shfrytëzohen infrastrukturën ekzistuese publike, hapësirat e braktisura apo truallin e lirë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe funksional në rast të flukseve të papritura migratore.

    Në qarkun e Korçës parashikohet ngritja e disa strukturave të akomodimit emergjent.

    Në Bashkinë Korçë është identifikuar fshati Floq në Njësinë Administrative Mollaj, në ambientet e ish-TAP. Në Bashkinë Pogradec, krijohen mundësi për ngritjen e qendrave me kapacitet të konsiderueshëm. Në Bashkinë Devoll, hapësirat e qytetit Bilisht dhe të fshatit Bitinckë ofrojnë gjithsej mbi 11.500 m², duke e bërë këtë bashki një nyje të rëndësishme pritjeje. Bashkia Kolonjë ofron gjithashtu hapësira strategjike.

    Në Bashkinë Maliq parashikohet shfrytëzimi i ish-depove të Rezervave Shtetërore në Lozhan, ndërsa në Bashkinë Pustec janë evidentuar tre hapësira: Njësia Zaroshkë, fusha sportive e Pustecit dhe fusha sportive e Goricës së Vogël. Në total, qarku Korçë përfshin të paktën 10 pika akomodimi emergjent.

    Në qarkun e Gjirokastrës, fokusi është vendosur mbi rikonfigurimin e strukturave ekzistuese, kryesisht ish-Rezervat Shtetërore, të cilat kanë treguar funksionalitet gjatë krizës së vitit 1999.

    Në Bashkinë Memaliaj, pranë Stadiumit “Karafil Çaushi” është parashikuar vendosja e strukturave të përkohshme, ndërsa në Bashkinë Përmet janë evidentuar spitali i qytetit dhe konviktet, që mund të akomodojnë deri në 102 shtretër. Në këtë qark parashikohen të paktën tre pika të rëndësishme pritjeje, të cilat mund të shtohen në varësi të vlerësimeve të infrastrukturës.

    Në qarkun e Vlorës është parashikuar një shpërndarje më e gjerë e kapaciteteve. Në Bashkinë Vlorë janë identifikuar disa hapësira kryesore: konviktet e “Qytezës së Studentit” dhe të Shkollës Industriale, si dhe objekte që mund të përshtaten për akomodim si Pallati i Sportit “Flamurtari”, Shkolla e Marinës dhe zyrat e Njësisë Administrative Novoselë. Secila prej këtyre hapësirave ka kapacitet deri në 300 persona, duke e kthyer qytetin e Vlorës në një qendër kryesore pritjeje. Në Bashkinë Selenicë, fshati Peshkopi ofron një terren me kapacitet deri në 250 persona. Në Bashkinë Delvinë është identifikuar stadiumi i qytetit. Në Himarë janë parashikuar stadiumi dhe ambientet e shkollave publike, ndërkohë që vijon procesi i vlerësimit për hapësira të tjera. Në Bashkinë Konispol, tre shkolla dhe Qendra Komunitare në Mursi ofrojnë një kapacitet total prej rreth 410 personash.

    Kostoja

    Plani Kombëtar i Kontigjencës parashikon shpenzime për paga, shpenzime korrente dhe investime për periudhën 2026–2028, sipas katër skenarëve të migracionit dhe emergjencave kostoja parashikohet të variojë nga 195,6 mln lekë që është skenari normal deri në 708.7 mln lekë që parashikohet kostoja për ngritjen e qendrave në rast krize. /Marrë nga Monitor

  • Pas analizave rezultuan me aflatoksinë/ AKU kthen 51 ton misër të ardhur nga Serbia

    Pas analizave rezultuan me aflatoksinë/ AKU kthen 51 ton misër të ardhur nga Serbia

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU, njofton se, në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, ka kryer kontrolle dhe mostrime në dy ngarkesa me misër, ushqim për kafshë, të ardhura nga Serbia.

    Analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e Aflatoksinës B1, një mykotoksinë e dëmshme për shëndetin.

    Nga totali prej 51 tonësh, njëra ngarkesë është kthyer në vendin e origjinës, ndërsa tjetra është bllokuar dhe do të asgjësohet sipas protokolleve të sigurisë ushqimore.