Category: Sociale

  • Magjia e ndau nga burri? Edona e sjell në studio, Ardit Gjebrea ikën me vrap…

    Magjia e ndau nga burri? Edona e sjell në studio, Ardit Gjebrea ikën me vrap…

    Deri në këtë pikë të diskutimit mes nënë e bijë, Bukuries dhe Edonës në “Shihemi në Gjyq” kanë dalë kryesisht në pah problematikat e jetës bashkëshortore të vajzës. Bukuria është mjaft e shqetësuar dhe përmend vazhdimisht  detaje të ndryshme, por duke humbur në to, anashkalohet tema kryesore.

    Në fakt, Bukuria akuzohet nga ish-krushqia se ka ndarë çiftin. Edona e shfajëson sepse thotë që ka  gjetur magji, madje e ka sjellë në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, duke bërë që Gjebrea të largohet me të katra.

    Eni Çobani: Bukurie çfarë të ka ngarkuar ty se unë e shoh që je shumë e ngarkuar ti? Ty të kanë thënë që e ndave ti çiftin?

    Bukurie: Po.

    Eni Çobani: Ky është problemi, kështu thuaj që vajzën e ke ndarë ti.

    Ardit Gjebrea: Po pse e ndau?

    Eni Çobani: Kanë ardhur në Bilisht pas 3 vjetëve bashkëjetesë në Greqi, erdhën në Bilisht. Kanë ardhur në nëntor të vitit të kaluar. Në dhjetor ka ardhur te ti. Pse e ke pranuar në dhjetor? Kësaj i thotë iku nga shtëpia vetë, më ka marrë edhe djalin dhe ka shkuar te Bukuria.

    Edona: Unë s’kam ikur vetë sepse ja ku është magjia që unë i gjeta…

    Eni Çobani: Çfarë është?

    Edona: Magji është, magji! E kam gjetur te trikoja

    Eni Çobani: Pa sille këtu atë!

    Ardit Gjebrea: Jo, jo,  jo! Unë do të bëj publicitet! Çfarë magjie aty, je në vete?

  • “Histori e ndritshme”/ Kush është Joan Pelushi, kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare

    “Histori e ndritshme”/ Kush është Joan Pelushi, kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare

    Të dielën e dytë të Kreshmës, më 16 mars 2025, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë zgjodhi me votë unanime kanonike kryepeshkopin e ri. Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani u zgjodh kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë dhe Primat i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Në programin “Rudina” në Tv Klan, gazetari Ferdinand Samarxhi dha disa informacione të mëtejshme  mbi kryepeshkopin e ri, Joan Pelushin. Ai theksoi aspektet kryesore të jetës dhe punës së tij në kishë, si dhe kontributin fetar i cili solli emërimin e tij si kryepeshkop.

    “Ai lindi më 2 janar të 1956-ës dhe në vitin 1975 do të pagëzohej fshehurazi, do të krijonin kishën e nëndhenshme, mendoni që në atë kohë po të përmendje fjalën Zot përfundoje prapa hekurave, kurse ai u pagëzua në terrin e egër komunist, pra ishte një dritë që atij i kishte lindur në zemeër për dashurinë për Krishtin dhe do të merrte një dashuri që ai do të përballej, do të përjetonte kalvarin e egër të kryqit dhe  ai do të prodhonte e punonte në Shqipëri, pastaj në viti ’90 duke parë edhe dritën te Krishti që kërkonte që ai t’i shërbente më tej Krishtit, të hynte në rrugën e tij baritore, ai do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të  Amerikës, do të studiojë atje pikërisht në vitet  ’90 kur të gjithë shqiptarët kushdo që ikte e quante një lavdi ose fitore të madhe, ky njeri, ky klerik, me dashuri te Krishti, duke përqafuar atë rrugë të rëndë të  kryqit që prevaloi vlerat e dashurisë më të skajshme për kryqin, ai do të kthehej në Shqipëri dhe do të kontaktojë me kryepeshkopin Anastas ku me dëshirën e tij të madhe do të kthehet në Shqipëri dhe menjëherë do të bëhet pedagog në Akademinë Teologjike, pastaj do të shërbejë dhe brenda atij viti do të bëhet eksar, pastaj dekan i Akademisë Teologjike dhe në 1998 si Metropolit i Korçës. Pra një biografi e udhës së kryqit, e përshkallëzuar në rritje, në ecjen e tij të devotshmërisë drejt Jezusit dhe kjo është një diagramë e shkëlqyer ndryshe nga të gjitë klerikët e tjerë. Fati i madh që kryepeshkopi përgatiti një sinod shqiptar dhe sinodi me unanimitet, e përzgjodhi që më parë atë, kur do t’i jepej lamtumira e fundit kryepeshkopit  Anaastas për gjithë veprën madhështore që bëri që është një  vepër e  lavdishme që gjithmonë historia do ta krenojë, ai do të quhet mëkëmbës kryepeshkopal, do të emërohet para se Sinodi i Shenjtë ta  emërojë, ta zgjedhë me dekret. Para një jave e patë që u dekretua dhe më datë 28 do të bëhet fronëzimi  ku do të vijnë patriarkët më të mëdhenj të gjithë botës. Do të vijnë, kanë kërkuar me insistim, ashtu siç erdhi një pjesë e madhe edhe gjatë ceremonisë mortore dhe në zgjedhjen nga Sinodi i Shenjtë do të shihni që kanë ardhur telegrame nga të gjithë hierarkët, patriarkët më të mëdhenj të botës së krishterë, të katolicizmit, të ortodoksisë, kudo. Historia e imzot Joanit është shumë e ndritshme në fushën e tij. Ai është një akademik, ka botuar, ka përkthyer, është autor i librave dogmatikë të besimit të krishterë. Krahas kryepeshkopit Anastas, ata të dy vunë themele të rëndësishme dogmatike të rrugës së krishterimit shqiptar që ka vlera të veçanta në historinë e krishterimit”, tha Samarxhi.

  • Vendi përfshihet nga reshje shiu, sinoptikanët: Rrebeshe në kryeqytet, Shkodër dhe Lezhë

    Vendi përfshihet nga reshje shiu, sinoptikanët: Rrebeshe në kryeqytet, Shkodër dhe Lezhë

    Shqipëria është përfshirë nga reshje shiu, ku në disa qarqe nuk do të mungojnë edhe rrebeshet.

    Sipas sinoptikanëve, kryeqyteti, Shkodra dhe Lezha janë qarqet që do të kenë më shumë reshje shiu dhe përmbytje lokale.

    Për pasojë nuk do të mungojnë edhe temperaturat e ulëta.

    “Nga e marta në vijim kemi rënie graduale të temperaturave të ajrit si në vlerat minimale edhe ato maksimale”, tha sinoptikani Hakil Osmani.

    Në disa zona malore të vendit nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës.

    “Në zonat e thella malore në pjesën e dytë të javës do kemi prezente edhe reshje dëbore në verilindje dhe juglindje”, tha Osmani.

    Herë pas here problem do të jetë edhe era duke krijuar dallgëzim në det të hapur. Sipas sinoptikanëve, kjo situatë moti i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëborë pritet të na shoqërojë deri në fund të muajit Mars.

  • Një metro për të lidhur Europën, pjesë edhe Tirana! Projekti synon të bashkojë 39 destinacione kryesore

    Një metro për të lidhur Europën, pjesë edhe Tirana! Projekti synon të bashkojë 39 destinacione kryesore

    Europa mund të ketë një rrjet hekurudhor të integruar në të gjithë kontinentin deri në vitin 2040. Një projekt i ri inovativ synon të lidhë 39 destinacione kryesore në të gjithë kontinetin që siç duket në këtë hartë ka bërë pjesë edhe Tiranën, e cila është në linjën që lidh Lisbonën me Kievin.

    Ky propozim ambicioz i quajtur Starline vjen nga instituti “21st Europe” me qendër në Danimarkë dhe synon të krijojë një sistem të ndërlidhur treni më një shpejtësi të lartë që do të funksionojë si një “metro kontinentale”.

    Rrjeti hekurudhor prej 22 mijë kilometrash arrin gjithashtu edhe në Britani, Turqi dhe Ukrainë.

    Trenat parashikohen të udhëtojnë me shpejtësi 300-400 km/h.

    Ky sistem do të mundësonte reduktimin drastik të kohës së udhëtimit mes qyteteve kryesore evropiane. Për shembull, një udhëtim nga Helsinki në Berlin do të zgjaste vetem 5 orë.

    Projektuesit e sistemit synojnë të krijojnë një rrjet efikas dhe të qëndrueshëm, duke u bazuar në energjinë elektrike të pastër, si dhe duke ulur ndotjen e shkaktuar nga trafiku ajror dhe rrugor.

  • Kushte të paqëndrueshme atmosferike! Si parashikohet moti këtë të martë

    Kushte të paqëndrueshme atmosferike! Si parashikohet moti këtë të martë

    Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

    Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 24 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 4-5 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 5 deri 17°C

    në zonat e ulëta 5 deri 20°C

    dhe në bregdet 8 deri 20°C

  • 15-20 pacientë me tuberkuloz në vit në Shkodër, rriten rastet pas pandemisë së Covid

    15-20 pacientë me tuberkuloz në vit në Shkodër, rriten rastet pas pandemisë së Covid

    Në Shkodër rastet e pacientëve të diagnostikuar me tuberkuloz, vit pas viti po shënojnë rritje. Mjekja pneumuloge tregon për A2 CNN rastet e diagnostikuara me tuberkuloz si dhe grup-moshat e prekura, ku nuk mungojnë as të rinjtë.

    “Në Shkodër situata vitet e fundit, pas Covid vihet re 15-20 raste të reja të diagnostikuara në vit për shkak të përdorimit të kortikoterapisë. Pamë rritje të pacientëve të moshave të reja që na vijnë në fazën fillestare. Me prekje pulmonare. Ka pacientë me mosha të avancuara me forma më të rënda të tuberkulozit. Janë të shpeshta rastet te të rinjtë”, u shpreh për A2 CNN Genta Smaja mjeke pneumologe.

    Ndonëse në popullatë vijon të ekzistojë ende një stigmë, sikur sëmundja sjell pasoja të rënda, mjekja pneumologe sqaron se tuberkulozi është plotësisht i trajtueshëm, mjafton të kapet në kohë.

    “Tuberkulozi është i shërueshëm, por ka rëndësi të ndiqet në mënyrë të rregullt dhe të afërt me pneumologun dhe të trajtohet sipas skemave të përcaktuara ndërkombëtarisht. Është stigmë, por është e trajtueshme dhe e shërueshme”, tha për A2 CNN mjekja Smaja.

    Sipas të dhënave,në rang kombëtar në Shqipëri gjatë një viti diagnostikohen rreth 250 persona me turbekuloz, ndërsa në rang botëror kjo shifër shkon deri në 11 milionë raste në një vit.

  • Mbyllja e TikTok, Asocacioni për Gazetarët Shqiptarë dërgon çështjen në “Kushtetuese”: Krijon precedent të rrezikshëm

    Mbyllja e TikTok, Asocacioni për Gazetarët Shqiptarë dërgon çështjen në “Kushtetuese”: Krijon precedent të rrezikshëm

    Asocacioni për Gazetarët Shqiptarë dërgon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen anti-kushtetuese të vendimit të qeverisë shqiptare për mbylljen e TikTok.

    Isa Myraj, në një deklaratë para GJK u shpreh se legjitimimi i një vendimi të tillë, do të sillte një precedent të rrezikshëm që mund t’i hapte më pas rrugën edhe mbylljen e rrjeteve të tjera sociale apo edhe mbyllje përfundimtare të Internetit.

    “Nuk mund të shkohet në censurë të plotë dhe mbyllje të rrjeteve sociale. Kjo cënon lirinë e shprehjeve dhe të drejtën ekonomike të qytetarëve shqiptarë. Jemi besimplotë që anëtarët e GJK nuk do ta legjitimojë sepse kjo do të krijojë precedent që mund të çojë në mbylljen e rrjeteve të tjera sociale, apo mbylljen e internetit nga kjo qeveria apo qeveri të tjera që do të vijnë më pas”, tha kreu i Asocacionit për Gazetarët Shqiptarë.

  • Dallgët deri në 3.5 metër dhe era e fortë, në Vlorë lundrimi pezullohet edhe për 24 orë

    Dallgët deri në 3.5 metër dhe era e fortë, në Vlorë lundrimi pezullohet edhe për 24 orë

    Situata hidro-meterologjike në Vlorë ishte parashikuar që të përmirësohej duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit të kësaj të marte. Kohë kjo kur mjetet e vogla lundruese si dhe mjetet e peshkimit do të lejoheshin të dilnin në det. Ishte parashikuar fillimisht që pas mëngjesit të kësaj të marte të kishte një përmirësim të kushteve, por parashikimet në vijimësi treguan krejtësisht të kundërtën.

    Moti i përkeqësuar, me reshje shiu dhe erë të fortë bregdetare bëri që pezullimi i lundrimit detar për këto mjete të shtyhej.

    Sipas informacioneve, shkak për pezullimin e lundrimit është bërë era me shpejtësi 35-40 metër për sekondë. Shpejtësi e erës e cila edhe në brendësi të qytetit të Vlorës shkon deri në 25 metër për sekondë. Pikërisht era bregdetare e cila ka prekur prej ditësh qytetin, shkakton në det të hapur dallgë deri në 3.5 metra në det të hapur ndërsa në gji deri në 2 metër duke e bërë të pamundur lundrimin detar.

    Era bregdetare me drejtim jug-juglindje, bënë që forca e detit të shkojë deri në 8 ballë në det të hapur dhe 6 ballë në gji duke e patur të pamundur këto mjete lundrimin.

    Mësohet se trageti i linjës me Brindisin i është kthyer udhëtimeve në destinacionin me Italinë në normalitet. Për shkak se në krahasim me të hënën, ka një përmirësim të lehtë të kushteve hidro-meterologjike me forcë deti deri në 8 ballë çka mund ta përballojë ky traget. Por për shkak të motit, është vonuar disa orë më tepër për të mbërritur në Vlorë seç e ka të parashikuar në orarin zyrtar.

    Sipas kapitenerisë së portit detar të Vlorës, pezullimi i lundrimit detar është shtyrë me 24 orë. Pritet që mëngjesin e së mërkurës të ketë një ulje të intensitetit të erës, duke ulur forcën e detit dhe duke bërë që këto mjete të dalin në lundrim.

  • Shqiptari që jeton në Itali: Të hapen arkivat! Shumë venecianë kanë prejardhje shqiptare dhe nuk e dinë

    Shqiptari që jeton në Itali: Të hapen arkivat! Shumë venecianë kanë prejardhje shqiptare dhe nuk e dinë

    Në studion e emisionit “Një Shqipëri”, Mentor Nazarko kishte në lidhje me Skype një shqiptar shumë të suksesshëm në Itali. Ai është tashmë tërësisht i përfshirë në jetën sociale, ekonomike dhe politike të qytetit që lidhet hershëm me shqiptarët, si Venecia. Emiljano Biraku ka treguar mes të tjerash, se ka fatin dhe nderin që të jetë mik i studiueses Lucia Nadin prej shumë vitesh.

    Ai theksoi se në arkivat e Venecias gjendet një thesar i jashtëzakonshëm me dokumente, jo vetëm nga shqiptarët e vendosur atje, por edhe mbi lidhjet politike dhe strategjike që ka pasur Venecia me Shqipërinë, apo edhe gjithë ato vepra arti, që ende nuk dihen, nuk njihen. Ai tregon sesi Luçia Nadin pretendon që pavarësisht gjithë punës dhe përpjekjeve të saj, ka arritur të bëjë vetëm 10% të asaj se çfarë gjenden në ato arkiva për shqiptarët.

    Kjo, pasi diferencat mes emigrimit shqiptar të atëhershëm me të sotmin, janë politikat. Dhe politikat në Republikën Serenisima, kanë qenë asgjësuese.

    “Sot ka shumë venecianë me prejardhje shqiptare, dallohen nga emrat, por ata nuk e dinë. Unë mendoj se ne duhet të kemi njerëz, profesorë apo studentë në Venecie, që të merren pikërisht me këtë gjë, qoftë edhe për të çuar në vend amanetin e të parëve tanë. Sepse, duke qenë te mbyllur për 50 vjet, jemi privuar nga shumë të dhëna, të drejta dhe prestigje që na janë mohuar. Duhet ta rikthejmë historinë, duhet ta rishkruajmë atë”, tha ai.

    “Rrethimin e dytë të Venecias”, Biraku e ndan në tre lloje: ai i viteve ’90, të integruar në fushat e turizmit, restoranteve, ndërtimit. Ndërsa, aktualisht, mund të ketë rreth 80-100 restorante në pronësi të shqiptarëve në Venecie.

    Valën e dytë, ai do të konsideronte atë viteve 2000, përgjithësisht për studime dhe të bashkimeve familjare. Ndërsa, shqiptarët e ardhur në Venecie vitet e fundit, janë ata që mund të kategorizohen si  pjesa, ose vala e tretë e emigrimit.

    Ai rrëfeu edhe për projektet e mëdha në të ardhmen e afërt, duke veçuar atë për kinematografinë në Venecie, qyteti ku mbahet festivali i filmit, më I rëndësishmi pas Hollywood-it. Po ashtu edhe të një akademie rreth aktrimit e me gjerë.