Category: Art

  • Trungu Ilir – Nga Sabri Hamiti

    Trungu Ilir – Nga Sabri Hamiti

    Sabri HAMITI

    TRUNGU ILIR

    Rri i verbuar nën Dhé në Mes-Dheun plakPi ujin e zi të rrjedhës në qivurKur shtrydh dorë e huaj a del gjakNga zemra e fundosur gurëzuar në gurDetet e llahtarshëm a i bashkon urëApo fjalët e dashjes shprishen në jehonëRri strukur rri dru nuk flet rri gurNë vitet e reja ndër shekujt e vonëRrënjët nën dhé rjepin lëkurën një këmbonëPrish gjumin e rëndë në tokë e qiellDegët lidhin kurorë si thikë si këmbonëSe pijnë ujin tjetër i nxen tjetër diellNis këngën e vajin e klith mallshëm me fyellO valë e tmerrshme o ujë turbull o detE shpie zërin e tretur rrugës nëpër pyllNë udhën e bashkimit nisu o vij vetëKy shurdhim i moçëm veshët po m’i vretNisur në dhenë e njohjes ndër fusha e maleZgjimi symbyllë solli gjumin mbet shkretI shtrirë në zhurmë u zhduk dalëngadaleNë zjarrin e dashurisë së një fjaleU skuq u poq molla portokalli e fikuLëngun e jetës vala i dha një valeFrika e heshtja nën dry mbet o ikuKur ja nëpër terr qeshja e një mikuE rëndë sa kujtesa do shqiptim në lojëNë sofrën e drurit rrethuar lajmi pikuFusha mori veshët e mali mori gojëE rrjetohet biseda thua thue thojVëllai i madh ta mban dhembjen në kokëPa shih o zot si qajmë qeshim flasim njësojDhembjen klithjen vdekjen i mbjellim në tokëKur dielli shkrumohet në det e në bokëE i skuq gjurmët në udhëtimin pluhurakErren mendimet plas klithja në kokëGjaku yt të ndjek në botë e në prakRri i verbuar nën Dhé në Mes-Dheun plakPi ujin e zi të rrjedhës në qivurKur shtrydh dorë e huaj a del gjakNga zemra e fundosur gurëzuar në gur

  • 5 filmat më të mirë të “Kosovafilmit”

    5 filmat më të mirë të “Kosovafilmit”

    “Kosovafilmi”, i themeluar në vitin 1969, ishte institucioni kryesor filmik në Kosovë dhe një ndër qendrat më të rëndësishme të krijimtarisë kinematografike shqiptare gjatë shekullit XX.Në rreth 25 vjet veprimtarie, ai prodhoi filma artistikë, dokumentarë dhe vizatimorë që trajtonin jetën, kulturën dhe rezistencën e shqiptarëve nën rrethana historike të vështira. Shumë prej këtyre filmave arritën të mbeten referencë e qëndrueshme në historinë e kinemasë ballkanike.

    Më poshtë përzgjidhen 5 filmat më përfaqësues të “Kosovafilmit”, bazuar në vlerën e tyre artistike, ndikimin kulturor dhe rëndësinë në kujtesën kolektive.

    1. “Kur pranvera vonohet” (1979)
    Regjia: Ekrem KryeziuZhanri: Dramë historikeNjë nga filmat më emblemë të kinemasë kosovare. Ngjarjet zhvillohen në një fshat shqiptar ku njerëzit jetojnë nën shtypje, duke pritur “pranverën” e lirisë. Simbolika poetike dhe rrëfimi i ndjeshëm e bëjnë një film themelor për kuptimin e rezistencës shpirtërore shqiptare.
    2. “Proka” (1984)
    Regjia: Isa QosjaZhanri: Dramë filozofikeNjë kryevepër e kinemasë shqiptare dhe ballkanike. Me stil minimalist e ngarkesë të thellë ekzistenciale, filmi pasqyron absurditetin e sistemit shtypës dhe tragjedinë njerëzore të njeriut që përpiqet të ruajë dinjitetin nën dhunë.Fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, ndër të cilat në Festivalin e Montreux dhe Manheim.

    3. “Era dhe lisi” (1979)
    Regjia: Besim SahatçiuZhanri: Dramë psikologjikeNjë portret i fuqishëm i qëndresës individuale dhe identitetit moral. Filmi dallon për mjeshtrinë regjisoriale, ritmin e ngadalshëm dhe fotografinë poetike që e kanë bërë të paharrueshëm.
    4. “Kur pranvera vonohet II – Në çdo stinë” (1980)
    Regjia: Ekrem KryeziuZhanri: Dramë socialeVazhdimi i filmit të parë përforcon temën e durimit dhe shpresës. Një vepër e ndërtuar mbi kontrastin mes fatit individual dhe realitetit kolektiv, me një ritëm të butë, reflektues dhe emocional.
    5. “Rojet e mjegullës” (1988)
    Regjia: Isa QosjaZhanri: Dramë poetike / simbolikeNjë film i dendur me metafora për kujtesën, frikën dhe izolimin. Nëpërmjet një stili vizual të errët e të heshtur, Qosja paraqet njeriun e vogël të zënë në labirintin e pushtetit dhe harresës.Ky film shënon fundin e periudhës klasike të “Kosovafilmit”.

  • “Thirrja”, një sukses tjetër i madh i filmit kosovar në arenën ndërkombëtare

    “Thirrja”, një sukses tjetër i madh i filmit kosovar në arenën ndërkombëtare

     

    Nje sukses tjeter i madh i filmit kosovar ne Arenen Nderkombetare.

    Filmi i shkurter artistik THIRRJA ne regji te Mirak Zymberaj dhe skenar te Mentor Zymberaj perzgjedhet te merre pjese ne nje Festival te rendesishem te filmit te shkurter artistik ne bote – Aleksandria Short Film Festival ne Egjipt, i cili Festival eshte Festival i Kualifikimeve per OSKAR. Pos suksesit artistik te filmit edhe selektimi dhe prezantimi i filmit ne nje konkurence te madhe boterore eshte nje sukses i madh i filmit i cili perfaqeson dhe promovon Kosoven.
    Pas Premieres se Filmit ne korrik te vitit 2024 ku filmi THIRRJA u selektua ne Festivalin – IN PALACE International Short Film Festival i cili poashtu i takon kategorise me te larte artistike te Kualifikimeve per OSKAR, ky Festival eshte i dyti me radhe qe selekton filmin THIRRJA te jete ne mesin e filmave me te mire boteror te Kualifikimeve per OSKAR.Ketij suksesi te madhe ia bashkangjesim edhe ÇMIMIN E DYTE te Festivalit Green Montenegro International Festival 2024 te cilin e fitoi regjisori i filmit Mirak Zymberaj.Filmi THIRRJA realizim i Shtepise Teatrore Filmike AKT do te vazhdoj rrugetimin artistik edhe ne Festivale tjera me renome boterore.

    Ne film moren pjese aktoret: Mentor Zymberaj, Albina Osmani, Miran Zymberaj, Art Pasha; DOP Blerim Gjinovci, Montazha Ermal Duli, Muzika Memli Kelmendi; Skenografia Zeni Ballazhi, Kostumet Mrike Zymberaj& Monda Beqiri; Audio Muha Veseli; Color Joni Mithi&Lorena Sopi, Fotograf Dardan Kabashi; Asistent Regjie Granit Dragaj; Skenari Mentor Zymberaj; Regjisor Mirak Zymberaj
     

  • Një letër pa adresë

    Një letër pa adresë

    Nga: Hys Shkreli

    I nderuar dhe i dashur Bekim Fehmiu,

    Na thanë se ke vrarë veten. E pabesueshme! Ti Bekim nuk mund ta vrisje Bekim Fehmiun. Ai ishte i madh për t’u vrarë. E deshe ti atë apo nuk e deshe, ai nuk ishte vetëm yti. Ishte edhe yni. Ti linde në një qytet tragjik, ku filloi një luftë botërore e disa të tjera ballkanike. Ti linde në një kohë të pakohë, kur shqiptarët nuk kishin film, as ekran e as shtet të konsoliduar. Linde me shumë lindje shqiptare. Ato ishin lindje plotë dhembje, disa edhe të përgjakshme. Ndaj u detyrove, njësoj si Uliksi, të rrugëtoje e shpërnguleshe nga njëri qytet në tjetrin: nga Sarajeva, Shkodra, Prizreni, Prishtina… Udhëtove nga njëra kulturë në tjetrën, nga njëri front në tjetrin. Fole në shumë gjuhë, e megjithatë disa nuk të kuptuan. Ti zgjodhe të jetosh në një skenë e vend të turbullt. Kjo ishte beteja jote, në të cilën ishe i gatshëm për sulme e plagë. Ti nuk zgjodhe skenarin e jetës sate. Atë ta shkroi e imponoi koha e gjeneratës sate. Jeta jote ishte plotë shkëlqim e dallgë, guxim e frikë, sfida e fitore.

    I ngjan fatit të shqiptarit. I ngjan historisë sonë. Si komb, ne përherë ishim në luftë mbrojtëse, ashtu siç ishe ti. Gjatë historisë, ndonjëherë në lidhëm edhe aleanca të gabuara, mirëpo arritëm edhe shkëlqime në civilizimin evropian. Megjithëkëtë, shpesh na bënë fajtor. Ishim të akuzuar, ishim të abuzuar. Jo rrallë e zgjodhëm tkurrjen si mbrojtje.

    Ti jetove në Beograd, në kryeqytetin e vuajtjeve shqiptare. Aty ku shqiptarët i quajtën “sharrëxhinj”, “njerëz me bisht”, “primitivë”… Në qytetin ku shqiptarët përherë ishin të përbuzur e nënçmuar. Aty ku shpesh u morën vendime të kobshme për shqiptarët. Mirëpo, ti dëshmove se ne nuk ishim njerëz me bisht, por njerëz me njëqind shpirtra. Nuk ishim sharrëxhinj, por vetë sharra: ajo që hapë udhë edhe aty ku nuk ka. U ngrite mbi urrejtjen e përbuzjen në një yll hollivudian. Na bëre të ndihemi krenarë edhe atje ku s’na njihnin ose ku s’na donin. I munde përçmimet që iu bënë kombit tënd. U tregove edhe armiqve të kulturës sonë se shqiptarët kanë talent dhe mund të ngrihen edhe mbi kulturën e tyre. U dëshmove atyre se ne kemi kulturë edhe për kulturën e tyre. U bëre idol i tyre dhe yni.

    Kritikët e tu të qortuan pse zgjodhe Beogradin si qytet tëndin akademik. Po ç’zgjidhje tjetër kishe? Ta studioje filmin në Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj?!… Kosova asokohe nuk kishte shkollë për ty. Ndoshta mund të zgjidhje Tiranën. Po të zgjidhje Tiranën, s’ka dyshim se rruga jote jetësore do të ishte tjetër. Mirëpo, asokohe Tirana ishte e ndaluar për ty e për ne. Madje, edhe kineastët më të njohur të Shqipërisë në ato vite shkolloheshin në Rusi. Ndaj mbase Beogradin e pate një udhë të imponuar nga rrethanat, në të cilat jetove. Disa shtruan pyetjen e kundërt: pse jo Beogradin?
    Ne kishim intelektualë të shquar në të gjitha qendrat e Ballkanit. Nëse kishim një Moisi në Vjenë, një Gjika në Bukuresht, një Luaras në Sofje, një Frashër në Selanik, pse të mos kishim edhe një Bekim në Beograd? Në atë qytet jetuan dikur, e jetojnë edhe sot, më dhjetëra mijë shqiptarë. Në Beograd u shkolluan edhe intelektualë të shquar shqiptarë, si Anton Çeta, Idriz Ajeti e deri të Mark Krasniqi… Beogradi gjendet në Ballkan, e ky Ballkan u takon edhe shqiptarëve.

    Të kritikuan pse nuk u shpërngule. Pse nuk e lëshove Beogradin, atëherë kur edhe intelektualë serbë u larguan në shenjë proteste për politikën e luftën që u udhëhoq e u drejtua nga ky qytet. Vendimi yt mbase ishte protesta jote. Apo lufta jote kundër tkurrjes shqiptare. Në të kaluarën ne u shpërngulëm me mijëra nga Bujanoci, Nishi, Beogradi. Mjaft na shpërngulën! Ndoshta është koha të rrimë e mbijmë aty ku duam për të dëshmuar praninë tonë në të katër anët e Ballkanit.
    Gjithnjë dëshiruam te të shihnim në një film shqiptar, mirëpo kjo nuk ndodhi. Sigurisht që nuk ishe kundër filmit shqiptar, mirëpo ishe kundër provincializmit primitiv shqiptar, i cili nganjëherë preku kulturën tonë. Ne kishim heronj e role për ty, mirëpo nuk kishim filma për ty. Sepse ti ishe më i madh se filmat që bënim. Kosova nuk mundte të ofronte atë që nuk e kishte. Ndaj na kritikove e të kritikuam. Donim te të shihnim të përsosur, doje të na shihje më të mirë. Kritikat, ngado që erdhën, nuk ta humbën madhështinë. Ti mbete vigan në artin tënd e kulturën tonë. Kosova nuk ka intelektualë për të gjykuar apo hedhur.

    Jeta jote ishte një rrjetë sfidash. Ti rrënove ose kapërceve shumë mure. Vizitove Shqipërinë në një kohë të turbullt, kur të tjerët e kishin të ndaluar. E theve kështu murin shqiptaro-shqiptar për të dëshmuar burimin e gjakut tënd. Shkove në Francë dhe me suksesin tënd në Kanë theve murin filmik midis Evropës Komuniste dhe Evropës Perëndimore, të cilat i kishte ndarë lufta e po i bashkonte arti. Më vonë, me filmat tu theve edhe murin kulturor midis Evropës Lindore dhe Hollivudit. Edhe atje ishe shqiptar.

    Deshën të ta ndryshojnë emrin për shqiptim më të lehtë, ose qëllime komerciale, mirëpo ti nuk pranove. Emri yt kishte kuptim vetëm në gjuhën tënde. Mbete Bekim Fehmiu në çdo ekran ku zure jetë. Ti hyre në Hollivudin e Xhon Belushit, në kohën kur akoma nuk dihej se edhe ai ishte shqiptar. Pas Elena Qiriqit ti ishe i pari emër shqiptar në dyert e Hollivudit.

    Bekim, ti nuk e vrave Bekim Fehmiun. Nuk mund ta vrisje. Nuk kishe fuqi vrasësi për të vrarë Bekim Fehmiun. Dikush apo diçka vetëm u dha fund dhembjeve e vuajtjeve të trupit tënd. Shpirti yt gjallëron e inspiron.
    Ty, apo trupin tënd, e vrau koha e ligë, koha e dhunës, koha e kobit, të cilën e sollën ata që deshën një Ballkan tjetër. Ty të vrau dëshpërimi, vetmia, zhgënjimi, politika… Ty të vranë ata që plagosën Evropën, ata që ngulfatën Ballkanin, ata që dogjën Kosovën, ata që shpërndanë vdekje nga Kroacia deri në Kosovë. Ty të vrau shovinizmi serb, primitivizmi Ballkanik, dhuna mbi humanizmin, urrejtja midis njerëzve. Ty të vranë armiqtë e artit tënd. Ata të gjithë së bashku nuk mund te të vrisnin me një plumb, ndaj të vranë me zymtësinë, me errësirën e tmerrin që krijuan rreth teje.

    Ti besove se kultura është mbi politikën, mirëpo politika shpesh e dhunoi kulturën. Ti besove se arti është mbi ndasitë midis njerëzve, mirëpo njerëzit krijuan kufi gjaku. Ty të vrau rrënimi i kalasë sate të paqes. Ty të vrau lufta pa luftëtarë. Të vrau paqja që nuk ishte. Të vrau koha e pakohë. Të vranë… apo besojnë se të kanë vrarë!
    Ti jetove në dy brigje që nuk takoheshin dot, sepse urat rrënoheshin çdo ditë. I besove kohës në të cilën jetove, mirëpo ajo të zhgënjeu ty dhe ne. Zgjodhe heshtjen si armë kundër armiqve të tu, zgjodhe izolimin si protestë, mbylljen si mburojë. Ishin këto armë shumë njerëzore e të civilizuara për armiqtë e tu primitivë.
    Ti vendose ta bëje këtë luftë i vetmuar. Megjithëkëtë ne ndihemi fajtorë: të lamë të vetmuar atëherë kur më së tepërmi kishe nevojë për miq. Ne të kishim ty në ekran, mirëpo ti nuk na kishe pranë.

    Të kërkojmë ndjesë.
    Ti e le Kosovën si Uliksi Penelopën për të luftuar për artin tënd. Kosova të priti me vite. Po kthehesh nga Troja jote në Kosovë hi e shpirt, yll e famë. Vdekja jote na kujton kohën kur kolosë të kulturës sonë vinin në arkivole nga dheu i huaj.
    Ti le porosi të kremohesh. Ndoshta pse trupi yt ishte në flakë prej vitesh. Ndaj varri yt nuk do të jetë në Beograd, as në Prishtinë, në Tiranë, as në Holivud. Varri yt do të jetë në qiell, atje ku pushojnë yjet. Sepse ti ishe një yll. Atje të pret Aleksandër Moisiu e emra të tjerë shqiptarësh të bekuar. Në historinë tonë nuk është hera e parë që yjet shqiptarë lindin ose vdesin në dhe të huaj. E rëndësishme është që ata shkëlqejnë mbi tokën e tyre. Ne, jo rrallë u kemi dhënë krijues e heronj edhe kulturave të tjera, ashtu siç bën bota e civilizuar.

    Ti ishe një shkollë e Moisive të rinj. Familja jote ishte një universitet shqiptar: tempulli i Ibrahim Fehmiut. Sot familja jote, jemi të gjithë adhuruesit e filmit tënd.
    Thanë se jetove 74 vjet. Themi se jetove më mijëra vjet e do të bësh edhe shumë jetë të tjera në të katër anët e botës, kudo që do të arrijnë filmat e tu.
    Prizreni të dha djalërinë, ti po i jep emrin: Bekimin.
    Ti nuk po i kthehesh tokës së Kosovës, ajo ka varre tepër. Po i kthehesh qiellit të Kosovës. Engjëjt dhe artistët jetojnë në qiell. Prej sot ai qiell ka një yll më tepër. Të gjithë ata që ëndërrojnë Olimpin tënd le të shikojnë kah ai yll.
    Të qoftë i kaltër qielli i Kosovës!

    Qoftë e pafund bota e artit tënd!
    Qoftë i ndritshëm ylli yt në atë qiell!
    (22 qershor, 2010)

  • Ndrek Luca, Malësori nga Dukagjini që kur vdiq, Adem Jashari shkoj për ngushëllim në familjen e tij

    Ndrek Luca, Malësori nga Dukagjini që kur vdiq, Adem Jashari shkoj për ngushëllim në familjen e tij

    Nga Albert Vataj

    Vitet ikin, por emri dhe vepra e të madhit Ndrek Luca mbetet emblematike e traditës së artit skenik shqiptar. Tipat dhe karakteret që ai solli me një mjeshtëri të admirueshme, e kanë shndërruar Ndrek Lucën në një prej korifejve të artit skenik. Rolet e tij, pavarësisht se shumicën prej tyre e përbëjnë personazhet negativ, mbeten të papërsëritshëm dhe konkurues përnga niveli interpretativ, plastika dhe origjinaliteti i jetësimit.

    Ndrek Luca, malësori që dashuronte librat po me të njëjtën forcë sa dhe pasionin për skenën. Shpirtin e tij e blatoi në themelet artit të bukur të aktrimit, duke besuar se jeta që ai u dha personazheve që luajti, ishte të gjallët që lartësoi në eterin e lavdisë.
    Përgjatë gjithë rrugëtimit të tij të stuhishëm, nga jeta në skenë, nga e zakonta e një bashkëshorti të dashur dhe prindi të përkushtuar, ai e mbrujtin atë emër dhe dinjitet që përfaqësoi me një krenari malsori dhe përkushtim të talentit. Nga skenta e Teatrit “Migjeni” në sheshxhirimet e filmave, ai ofroi përgjegjësi të lartë dhe një pasion që i shndërroi gjithë ato personazhe dhe karaktere në një identitet të ri, me të cilat ai jetoi sa ishte gjallë, dhe kujtohet ende.

    Në kujtesën e kolegëve, regjisorëve dhe operatorëve, familjarëve gjithashtu, ai, Ndrek Luca ka mbetur shpirtërisht ai, malsori me karakter të fortë dhe artisti me një zjarr të pashuar pasioni. Loja e tij në teatër dhe në kinematografi, morën njëjtë prej tij, energji dhe forcë, shpirt shpërthyes dhe ndjenjë delikate.

    Ndrek Luca ka lindur në 3 shtator të vitit 1927 në Dukagjin. Familja e tij shpërngulet në Shkodër qysh kur ai ishte në moshë të vogël. Që në fëmijëri ai ka pasur pasion për aktrimin. Ky pasion do ta shtyjë atë që në vitin 1950 të kërkojë nga organet e kohës të aktivizohet më Teatrin e Ushtrisë pas mbërritjes së tij në atdhe në përfundim të Shkollës e Aviacionit kryer në Jugosllavi . Falë talentit të jashtëzakonshëm dhe përkrahjes së regjisores ruse të këtij teatri Zina Andro, kalon në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në vitin 1950 si aktor profesionist. Roli i tij i parë në këtë Teatër do të ishte po atë vit në 11 Nëntor roli i Shpend Gjeto Plakut në dramën “Halili dhe Hajria” të Kolë Jakovës. Më tej do të vazhdonin një galeri e tërë personazhesh, mbi 100, që do ta bënin Ndrek Lucën një nga aktorët më të dashur të publikut shqiptar. Këtu mund të përmendim rolin e Xhirit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, rolin e Jagos në tragjedinë “Otello” i Shekspirit, rolin e Bacës së Gjetajve në dramën “Baca i Gjetajve” të Fadil Krajës, rolin e Lekës në dramën “Toka jonë” të Kolë Jakovës, rolin e Brung Trolit në dramën “Përmbytja e madhe” e Kolë Jakovës e shumë të tjera. Përveç interpretimit ai ka shkruar edhe pjesë teatrale ku më e njohura është “Shtatë Shaljanët” si dhe “Votra e huaj”, të interpretuara në skenën e Teatrit “Migjeni” si dhe pjesët “Andra në diell”, “Bardha”, “Histori Irkutase” etj. Del në pension në vitin 1987.
    Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë ai i Tomorrit në filmin “Detyrë e posaçme” në vitin 1963. Më tej do të vazhdonin më se 30 role ndër më të spikaturat këtu mund të përmendim rolin e Dom Palit në filmin “Komisari i Dritës”, rolin e Kapter Rahmiut në filmin “Duel i heshtur” , rolin e Gjinit në filmin “Plagë të vjetra”, rolin e Pjetër Mustaqekuqit në filmin “Operazioni Zjarri”, rolin e Ndrios në filmin televiziv “ Udha e shkronjave” etj.

    Të shumta kanë qenë Medaljet dhe Çmimet që ai ka marrë gjatë karrierës së tij. Kështu për rolin e Gani Herrit në filmin e “Rrugicat që kërkonin diell” ai do të vlerësohej me Çmimin e I-rë dhe me Medaljonin e Festivalit në Festivalin e I-rë të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 5 deri në 11 prill të vitit 1976 në Tiranë.
    Për rolin e Mark Sokolit në filmin televiziv “Flaka e Maleve” ai do të vlerësohet me Medaljonin e Festivalit në Festivalin e V-të të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 19 deri në datën 23 prill të vitit 1983 në Tiranë.

    Për rolin Vuhan Pashait në filmin “Balada e Kurbinit” ai do të vlerësohej me Medaljonin Festivalit në Festivalin e IX-të të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 12 deri në 17 nëntor të vitit 1991 në Tiranë.

    I martuar me aktoren Mimika Luca. Ndahet nga jeta dhe nga familja e tij e dashur në 13 Janar të vitit 1993.
    Për nder të tij Bashkia e Tiranës në vitin 2005 ka titulluar me emrin e tij një nga rrugët e kryeqytetit.
    Për meritat e tij artistike Ndrek Luca është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”.
    Kinematografi:1996 — Viktimat e Tivarit (Film TV)1989 — Balada e Kurbinit….Vuhan Pasha1986 — Guri i besës….Gjini1984 — Koha nuk pret (Film TV)…Cen Vrapi1984 — Lundrimi i parë…Qazimi1983 — Fundi i një gjakmarrjeje….Shpendi1982 — Flaka e maleve….Bardh Sokoli, zejtari1982 — Qortimet e vjeshtës…..Rasim Aga1981 — Një natë pa dritë….Filipi1980 — Nusja…Dem Mareci1979 — Mysafiri…Gjergji1978 — Nga mesi i errësirës….Meti1978 — Udha e shkronjave (Film TV)….Ndrio1976 — Pylli i lirisë…Lam Shllapi1976 — Thirrja….Vat Marash Bregasi1976 — Tinguj lufte….Selimi1975 — Në fillim të verës….Gjeneral Piçioni1975 — Rrugicat që kërkonin diell (Film TV)….Gani Herri1974 — Shpërthimi….Hasani1974 — Shtigje lufte….Ramadan Daci1973 — Brazdat – Vellai i Ademit1973 — Operacioni “Zjarri”….Pjetër Mustaqekuqi1970 — Gjurma…..Kasemi1969 — Njësiti Guerril…..Çekani,Komandanti i Njësitit Guerril1969 — Plagë të vjetra….Gjini1968 — Prita….Komandanti Partizan1967 — Duel i Heshtur…Kapter Rahmiu1966 — Oshëtimë në bregdet…..Jonuz Bruga1966 — Komisari i Dritës….Dom Pali, prifti i fshatit1963 — Detyrë e posaçme….Tomori
    Teatër:“Baca i Gjetajve” e Fadil Krajës…..Baca i Gjetajve“Makbeth” e Shekspirit14/12/1980 — “Epoka para gjyqit” e Ekrem Kryeziut26/05/1977 — “Përmbytja e madhe” e Kolë Jakovës… Brung Troli07/03/1974 — “Toka jone” e Kolë Jakovës…..Leka24/01/1973 — “Sinjali i kuq” e Bashkim Kozelit27/11/1971 — “Trimi i mirë me shokë shumë” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit)04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit…..Xhiri26/05/1968 — “Çatia e të gjithëve” e e Kiço Blushit07/03/1967 — “Cuca e Maleve” e Kolë Jakovës27/11/1960 — “Dragoi i Dragobisë” e Xhemal Brojës13/11/1959 — “Në tufan” e Fadil Paçramit21/03/1959 — “Në anën tjetër” e Bajramovit30/03/1958 — “Shtatë shalianët” e Ndrek Lucës03/11/1957 — “Orët e Kremlinit” e N. Pagodin01/02/1956 — “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit)….Jonuz Bruga25/05/1955 — “Përleshja” e Xhemal Brojës18/09/1953 — “Përmbysja” e Llavranjev21/03/1953 — “Otello” e Shekspirit……Jago17/11/1950 — “Heronjtë e heshtur” e Kasem Trebeshinës11/11/1950 — “Halili dhe Hajria” e Kolë Jakovës……Shpend Gjeto Plaku
    AutorTeatër“Andra në diell”“Bardha”“Histori Irkutase”“Shtatë shalianët”“Votra e huaj”
    Çmime e Tituj
    Artist i Popullit17 Nëntor 1991Medaljoni i Festivalit për rolin Vuhan Pashait në filmin “Balada e Kurbinit” në Festivalin e IX-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 12 deri në 17 Nëntor të vitit 1991.
    23 Prill 1983Medaljoni i Festivalit për rolin e Mark Sokolit në filmin televiziv “Flaka e Maleve” në Festivalin e V-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 19 deri në 23 Prill të vitit 1983.
    11 Prill 1976Medaljoni i FestivalitÇmimi i I-rë për rolin e Gani Herrit në filmin televiziv “Rrugicat që kërkonin diell” në Festivalin e I-rë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë.
    Dukagjinasi që superonte dhe donte origjinën
    Nuk ishte malësori i ashpër që ecte me mentalitetin e kohës, por megjithatë Dukagjinin e kishte të ngulitur thellë në mendje dhe zemër. “Ndreka ka lindur në thelb të varfërisë materiale. Ka lindur në Dukagjin, e më pas ka zbritur në Shkodër”, thotë gruaja e tij, Mimika, duke shtuar se Ndreka gjithmonë ka ndier një detyrim shpirtëror ndaj prejardhjes së tij. “Njerëzit e veriut e kanë pasur derën të hapur dhe rrinin me ditë në shtëpinë tonë, aq sa edhe sot djali, Gjergji, thotë se është dukagjinas”.
    Miqtë e paktë të Ndrekës
    Qëndronte shumë me njerëzit, por miqtë e ngushtë ishin të paktë. Kishte një shok të ngushtë në Shkodër, një punëtor në Tiranë. Me Petro Markon ishte shumë i lidhur, si dhe kompozitorët shkodranë Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi etj. Shumë mik kishte edhe Halim Gjakovën, me të cilin hanin çdo mëngjes bukë misri me djathë”, kujton bashkëshortja e aktorit të madh, Mimika, duke shtuar se Ndreka nuk ishte natyrë që pinte dhe ishte tepër familjar.
    Kur Luca interpretonte Makbethin
    Pavarësisht nga shkollimi si pilot, ai ishte autodidakt në drejtim të artit. Në bibliotekën e tij i gjen të gjithë veprat filozofike të të gjitha rrymave. “Duke lexuar jashtëzakonisht shumë, ishte ai që ishte. Kur u kthye nga studimet në Jugosllavi kishte vetëm valixhe me libra dhe asnjë gjë tjetër”, kujton duke shtuar se edhe më i madh ishte pasioni i tij për skenën. “Edhe kur ka qenë në reanimacion, pasi ka pësuar infarkt mbante “Makbethin” nën jastëk. Jam tmerruar kur e kam parë. Pas tri ditësh shkoi në Shkodër të luante”.
    Vlerësimi i vonuar i shtetit
    Shteti vendosi ta nderonte, atëherë kur të gjithë e quanin Artist i Popullit, edhe pse nuk ia kishin dhënë këtë titull. E ndjente këtë vlerësim ngado, te njerëzit që e përshëndesnin rrugës dhe tek ata qindra kartolina që i dërgonin, sidomos shqiptarët e Kosovës. “Vlerësimi shtetëror, megjithatë iu dha, edhe pse me vonesë. Por ka vuajtur shumë për të arritur deri atje. Ishte çdo moment i shqetësuar. Për një natyrë të drejtë, çdo padrejtësi ishte dhimbje. Këtu qe një popull i tërë që i qe bërë një padrejtësi e madhe, e llahtarshme”, thotë Mimika, duke shtuar se Ndreka ishte titanik në forcën e tij.

  • Kënga e humbur shkodrane për Ali Pashë Tepelenën

    Kënga e humbur shkodrane për Ali Pashë Tepelenën

    Figura magjepsëse dhe hijerëndë e Ali Pashë Tepelenës është studiuar nga shumë romancierë europianë perëndimorë të cilët kanë shprehur vlerësime të merituara për të.

     

     
    Për të janë kënduar këngë dhe poema nga më të ndryshmet por ndër to spikat dhe një këngë jo edhe aq e njohur për këtë kolos, e krijuar dhe e kënduar nga artisti i madh shkodran Bik Ndoja.

    Edhe pse ky këngëtar, që me të drejtë quhet “Bilbili i Shkodrës”, ka kompozuar për figura të mëdha të Veriut të Shqipërisë si: Oso Kuka, Dedë Gjo Luli, Luigj Gurakuqi, ai me të drejtë tregon admirimin e tij për Ali Pashën nëpërmjet këtyre vargjeve:
    O të hanën kur topi krisi, amaneIa dha kalasë anë o për anë, amaneO mbreti pashallarët i nisi, more mbi vezirMbi vezir Ali Pashën, amaneAli Pasha i ngratëLufton ditë e natëÇu ba muhaserëBini gegë e biniSe fishekë tek kiniBini toskë e gegëFishekë ju nap vetë
    Njizetekatër pashallarë, amaneO dojn me i hi kalasë përmrendë, amaneAli Pasha del i parë, o more Ali PashëAli Pashë TepelenaAli Pashë BeratiÇ’po luftonte i atiAli Pashë tërhallaÇ’po t’shkëlxhente pallaBini gegë e biniSe fishekë tek i kiniBini toskë e gegëFishekë iu nap vetë.

  • “Beteja e Anghiarit”, kryevepra e humbur e titanit të Rilindjes, Leonardo da Vinçit

    “Beteja e Anghiarit”, kryevepra e humbur e titanit të Rilindjes, Leonardo da Vinçit

    Në vitin 1505, Firence dëshmoi një përballje të paparë artistike. Dy titanë të Rilindjes, Leonardo da Vinci dhe Michelangelo, u ngarkuan të pikturonin muret kundërshtare në Sallën e Madhe të Pesëqindëshit të Palazzo Vecchio-s. Ajo që pasoi do të bëhej një nga misteret më intriguese të historisë së artit.

    Kontributi i Leonardos, “Beteja e Anghiarit”, premtoi të ishte vepra e tij më e madhe dhe më ambicioze. Pjesa qendrore përshkruan katër kalorës në një luftë të tërbuar për një standard beteje, duke kapur intensitetin e papërpunuar të luftës.

    Skena u interpretua me aq mjeshtëri sa Giorgio Vasari, historiani i njohur i artit, vlerësoi “aftësinë e jashtëzakonshme” të Leonardos për të përshkruar “guxim, muskuj dhe bukuri të këndshme” të kuajve.

    Por fryma novatore e Leonardos rezultoi se ishte zhbërja e pikturës. Duke refuzuar të përdorë teknikat tradicionale të afreskut pas përvojës së tij zhgënjyese me Darkën e Fundit, ai eksperimentoi me ngjyra vaji direkt në mur.
    Kopje e Betejës së Anghiarit e bërë në shekullin e 16-të dhe në pronësi dhe zgjeruar nga Rubens . Me sa duket, nga e majta në të djathtë janë Francesco Piccinino , Niccolò Piccinino , Ludovico Trevisan dhe Giovanni Antonio Del Balzo Orsini .
    Qasja e tij romantike përfshinte një shtresë të trashë të trashë, ndoshta të përzier me dyll. Teksa boja filloi të pikonte, Leonardo u përpoq me dëshpërim të shpëtonte punën e tij duke varur mangale me qymyr pranë murit për të shpejtuar procesin e tharjes. Vetëm pjesa e poshtme mbijetoi e paprekur, ndërsa pjesa e sipërme humbi pasi ngjyrat u bashkuan së bashku.
    Për shekuj me radhë, historianët e artit besonin se kryevepra humbi përgjithmonë kur Vasari rinovoi sallën në vitet 1560. Megjithatë, në vitin 2012, studiuesit e udhëhequr nga Maurizio Seracini bënë një zbulim joshës – dëshmi që sugjerojnë se piktura mund të ekzistojë ende pas një zgavër në murin e ri të Vasarit. Kërkimet u ndërprenë përfundimisht për shkak të konflikteve mes palëve hetuese.

    Megjithatë, historia mori një kthesë tjetër në vitin 2020 kur historianët e artit propozuan një teori tjetër: piktura mund të mos jetë përfunduar fare. Hulumtimi i tyre sugjeroi se teknika eksperimentale e Leonardos do ta kishte bërë të pamundur ngjitjen e duhur të bojës në mur.
    Sot, ne mund të shohim vetëm vizionin e Leonardos përmes studimeve përgatitore dhe një kopje të famshme në pronësi të Rubens. Këto vepra të mbijetuara lënë të kuptohet për atë që mund të ketë qenë një nga arritjet më spektakolare të Rilindjes – një kryevepër që vazhdon të magjeps imagjinatën tonë pesë shekuj më vonë.

    Përgatiti: Albert Vataj

  • Gerôme, piktori i dashuruar me arnautët e fustanellës

    Gerôme, piktori i dashuruar me arnautët e fustanellës

    Në 30 tetor të këtij viti (2019), në Christi’s të Nju Jorkut do të nxirret në ankand një nga tablotë e piktorit francez të shekullit XIX, Jean-Léon Gérôme, e vlerësuar midis 2.800.000 dhe 3.800.000 dollarë. Eshtë tabloja që ai krijoi për Marko Boçarin, në studion e tij në Paris, në vitin 1874, pas udhëtimeve të tij në Egjipt dhe Greqi. Shqiptari i sotëm, menjëherë mund të pyesë se cili është ky piktor dhe pse kjo lidhje e tij me shqiptarët?

     

    Në historinë e artit të pikturës është e rrallë që një piktor i njohur t’i jetë drejtuar me aq pasion dhe adhurim shqiptarëve. Leon Gerôme (Zherom), në pikturën franceze të gjysmës së dytë të shekullit XIX, njihet si një piktor akademik dhe realist, që ka bërë aq shumë nudo („nu“) të njohura në temën erotike franceze, si dhe temën biblike dhe greko-romake. Por, ajo që ka mbetur si një gjurmë dalluese dhe e pashlyeshme dhe që është arritja e tij më e mirë pikturale, janë personazhet e tij arnautë, shqiptarët që ai i pikëtakoi në udhëtimet e tij në Egjipt. Eshtë e çuditshme, se ky piktor mund të ishte mjaftuar me dhjetëra tablo që pikturoi gjatë apo pas udhëtimit të tij të parë në Egjiptin modern të Mehmet Ali Pashës, por ato portrete e personazhe, veshur me fustanella të bardha, të hedhura aty si nga një dorë qiellore, midis piramidave, mamlukëve, beduinëve dhe koptëve të vjetër, e kishin tërhequr me një fuqi të pashpjegueshme. Ndoshta ishte dhe vetë enigma se përse ata njerëz me fizionomi të skalitur dhe të prerë, që qëndronin natyrshëm në sfonde shkëmbore e malesh, gjendeshin tashmë në ato toka rrafshore, mes shkretëtirës dhe duhive të erës që sillnin vetëm rërë./Konica.al
     

     

     

     
    Jean Léon Gerôme lindi në Vesoul të Francës, më 11 maj të vitit 1824, në një familje artizanësh, ku i jati vazhdonte traditën e argjendarit. Që në adoleshencë, Gerome pëlqente pikturën dhe studimet e para i bëri pranë atelierit të piktorit të njohur të asaj kohe në Paris, Paul Delaroche. Më pas shkoi në Itali për të njohur nga afër traditën e pasur të pikturës italiane, siç ndodhte shekuj me radhë kur piktorë francezë, anglezë, nordikë, flamandë apo gjermanikë, shkonin të shihnin Mikelanxhelon, Da Vinçin, Rafaelon, Ticianin, afresket e Sikstinës dhe piktorët e „Quatroçentos“, apo ata të mëvonshmit. Por pikëtakimi me Egjiptin do të ishte ai që, jo vetëm do të linte gjurmë në pikturën e tij, por do të përbënte një nga sukseset më të mëdha të pikturës së tij. Në mesin e shekullit XIX, Egjipti ishte kthyer në një vend pelegrinazhi artistik, apo vend i një itinerari ekzotik për të gjithë artistët francezë, për faktin edhe sepse dinastia e Mehmet Aliut i nderonte dhe i sajdiste këta udhëtarë të dijes e të kulturës. Madje, ata i prisnin në audienca të veçanta në pallatin e mbretit, i ruanin me arnautë trima dhe i shoqëronin deri në burimet e Nilit.

    Udhëtimin e tij të parë, ai e ndërmori në vitin 1856 dhe në ekipin e tij kishte me vete dramaturgun Emil Augier, dy piktorët Leon Belly dhe Narcisse Berchère si dhe skulptorin August Bartholdi, autorin e statujës së mëvonshme të Lirisë, që do të ngrihej shumë kohë më vonë në New York. Ai do të ishte dhe fotografi i këtij ekipi. Ata qëndruan në Egjipt tetë muaj, ku katër muaj udhëtuan përgjatë Nilit, nëpër qytezat e ndryshme arkeologjike dhe katër muaj të tjerë qëndruan në Kajro, në shtëpinë e mikut të tyre, francezit Octave Sevès, i cili për besnikëri ndaj Mehmet Aliut ishte kthyer në musliman dhe tashmë quhej Sulejman Pasha. Pikerisht të kësaj periudhe janë dhe një sëri pikturash që Gerome i prezantoi në sallonin e pikturës së Parisit në vitin 1957. Oficeri arnaut me pushkën e gjatë në qafë do të lerë mbresa ndër kolegët e tij artistë si dhe amatorët e artit, ashtu si dhe tabloja tjetër Rekrutët egjiptianë në shkretëtirë (64×109 cm), ku shquhen shqiptarët me fustanellat e bardha dhe pushkët e gjata në krahë, duke u prirë rekrutëve të mbledhur nëpër shkretëtirë. Katalogët e veprave të Gerôme-i, shkruajnë dhe për një vepër tjetër të kësaj natyre, ku shquhet një kalorës shqiptar mbi kalë duke udhëhequr rekrutët, por kjo pikturë sot është zhdukur. Por akoma më impresionante është tabloja Lutja tek një prijës arnaut (66X95,25), që sot gjendet në një galeri londoneze. Personazhet e tij arnautë dhe skena nga jeta e Kajros, ai i paraqet edhe në sallonin e pikturës së Parisit të vitit 1859, i cili hapej çdo vit. Siç duket, ajo bën pjesë në vizatimet e shumta që ai kishte bërë në Kajro dhe buzë Nilit dhe që në atelierin e tij parizian kishte marrë ngjyrat e vërteta. Eshtë fjala për tablonë Arnautë që luajnë shah (43×29 cm), një tjetër tabllo e mrekullueshme e tij. Qyteti i Kajros në atë kohë vazhdonte të mbetej i rrethuar me porta guri, që ruheshin përgjithësisht nga arnautët e armatosur dhe garda besnike e dinastisë së Mehmet Aliut. Dhe padyshim, këta shqiptarë të habitshëm ai i ka fiksuar në portat e qytetit, siç është tabloja e njohur e tij Roje arnautë në Kajro (50×37,5 cm), apo tabloja tjetër që i paraqet arnautët e armatosur e me fustanellat e bardha në portën e famshme Bab-el-Nasar. Në peizazhin e larmishëm të kostumeve të popujve që përbënin Egjiptin në atë kohë, dy ishin kostumet më me ngjyra dhe variacion artistik: kostumi i shqiptarëve, me jelekët, xhamadanët dhe qostekët e tyre dhe ai i grekëve, të cilët ishin të paktë dhe mbanin dhe ata fustanellën e shqiptarëve. Në Kajro, arnautët ishin kudo, siç i gjejmë ata dhe në tablonë tjetër të Gerôme Një kafene në Kajro, ku mes kafenesë shquhen jo vetëm shqiptarët, por dhe dy shqiptarë me fustanella që hedhin valle shpatash.

     
     
     

     
     
    Arnautët e kësaj periudhe ishin mjaft tërheqës për udhëtarët e huaj që shkelnin Egjiptin. Udhëtari anglez Georg Schweinfurth, një natyralist i njohur dhe që i njihte gjuhët e afrikanëve, në kohën e sundimit të Ismail Pashës kishte udhëtuar drejt Kartumit dhe Nilit të Bardhë dhe pastaj ishte kthyer drejt liqenit të Çadit, mespërmes kanibalëve të Kongos. Siç shkruan ai, për udhëtimet e tij (1868-1875)[1], mes të tjerash, ai kishte takuar atje „pigmetë“ dhe mbretin e tribusë Mambutos, „i cili ndiqej pas nga një rresht vajzash që ishin gratë e tij si dhe shoqëruesi Abd-es-Samate“. Ky i fundit, siç e përshkruan Schweinfurth, „mbante uniformën e bukur të një prijësi të trupave shqiptare“…Imagjinoni për një çast se deri ku kishin depërtuar shqiptarët në Afrikë, të cilët, dhe në vëndet e kanibalëve mbaheshin atëhere si luftëtarë të rreptë por trima. Lidhur me shqiptarët, shkrimtari i njohur aglez Wiliam Thackery, gjatë udhëtimit të tij në Kajro më 1844 (Notes of a Journey from Cornhill to Grand Cairo), na lë mbresat e një skene të jashtëzakonëshme, e cila tregon për natyrën kryeneçe dhe herë herë të mbrapshtë të disa shqiptarëve që pikaseshin atë kohë në gjithë Egjiptin. Madje Mehmet Aliu ndaj bashkëpatriotëve të vet kishte vendosur ligje të forta për t’i disiplinuar ata. Ja çfarë shkruan ndër të tjera ai: «Një ditë më parë një nga anëtarët e ekipit tonë e kishte parë shqiptarin e vrarë në cepin e hotelit, në kohën kur po e sillnin një tufë ushtarësh të cilët e kishin arrestuar. Gjithë lecka të grisura e me këmbët e lidhura, ai përpiqej të çlirohej. Trupi i tij i xhveshur që përdridhej, i ngjante një modeli mjaft tërheqës. Ky njeri, pak kohë më parë, duke shëtitur nëpër rrugët e qytetit kishte pikasur një grua të bukur dhe e kishte ndjekur atë. Duke ja mbathur vrapit, ajo ishte futur në një kazermë policësh që fatmirësisht ishte aty pranë. Por pa u trëmbur, shqiptari e ndoqi atë deri tek policët. Njëri nga ta u ngrit dhe donte ta ndalonte, por ai nxorri pistoletën dhe e vrau atë. Ai vrau kështu nja tri-katër prej tyre, deri sa më në fund kishin munduar ta mbërthenin. Arnauti e dinte se e priste vdekja, se nuk do ta shtinte kurrë në dorë atë grua dhe se nuk mund ti rezistonte një gjysëm regjimenti policësh. Por ndjenja e fortë dhe instikti i vrasjes ishin më të forta te ai. Në mëngjesin e ditës tjetër, ai e la veten qetësisht që ti prisnin kokën, i rrethuar nga shokët e tij që kishin ardhur aty për të qënë të pranishëm. Ai as që shqetësohej nga vdekja, madje u gjunjëzua dhe gjakftohtë i la ata ti prisnin kokën, sikur të shihte ceremoninë mortore të një tjetri. Sapo koka ra dhe gjaku vërshoi në tokë, një grua doli nga turma dhe filloi të përlyente trupin me gjakun e shqiptarit. Lyerja me gjakun e një vrasësi konsiderohej si një mjet shërimi për gratë që nuk lindnin. Por njëri nga shqiptarët që ishte ngjitur me të, i u drejtua asaj: «Pra, ti e dashke gjakun? Pa të shohim sesi do të mpikset gjaku tënd me gjakun e shokut tim». Dhe duke nxjerrë pistoletën ai e qëlloi në vend mes gjithë atyre policëve që ishin të pranishëm. Sigurisht ata e kapën dhe të nesërmen edhe atij do t’i pritej koka. Do të ishte interesant të shkruhej një kapitull «Vdekja e arnautit»…
     
     

     
     
     
    Ngjarje rrënqethëse e skena të pabesueshme sot për epokën tonë. Prerja e një koke përballohej atëhere në mënyrë sfiduese dhe Gerôme e ka paraqitur një skenë të tillë, por jo me një kokë shqiptari. Një pjesë e trupës së shqiptarëve ishte vërtet e ashpër në një mjedis të tillë të panjohur për ta dhe në një gjëndje të përherëshme lufte me mamlukët, të cilët do të shfaroseshin gjithnjë e më shumë gjersa më në fund ata pranuan nënshtrimin. Ishte një ekzistencë për jetë a vdekje. Sigurisht, në fillim askush nga shqiptarët nuk mendonte të qëndronte përjetësisht në Egjipt, e akoma më shumë në viset e largëta të Nilit gjer në Nubi, Asuan e kufijtë e Sudanit. Siç thoshte populli, ata kishin ikur « nizam » në Misir apo shkretëtirat e Arabisë. Dekadat shkonin dhe pinjollët e gjeneratave të shumta prisnin kthimin e atyre që s’do të ktheheshin më kurrë.
    Një tjetër skenë interesante përshkruan Chateaubriand gjatë udhëtimit të tij të parë me anije nëpër Nil. Më 1806, ai është veçse 38 vjeçar dhe shoqërohej në anije nga një grup luftëtarësh shqiptarë. « Me zhurmën më të vogël, shqiptarët merrnin pushkët dhe shkonin në bordurat e anijes. Ata ngjanin sikur luftonin me armiq imagjinarë. Gjysma e atyre shqiptarëve ishin muslimanë dhe gjysma tjetër të krishterë. Të gjithë thërrisnin « Muhamet » apo « Shën Mëri». Ata hidhnin gllënka vere duke klithur në frëngjisht ca fjalë të rënda dhe duke qëlluar në ajër…»
    Në vitin 1861, në sallonin e pikturës së Parisit ai ekspozon tablonë e madhe I burgosuri (45×78 cm), ku duket një varkë e gjatë që shket mbi Nil e drejtuar nga shqiptarë që mbartin një të burgosur turk. Kjo tablo është cilësuar nga kritika e kohës si kryevepra e periudhës egjptiane të Gerôme, dhe sot ajo gjëndet në Muzeun e Arteve të Bukura të Nantes, në veri të Francës. Në vitin 1862, Gerôme ndërmori dhe një udhëtim tjetër drejt Egjiptit por për një kohë të shkurtër. Në kthim ai u fejua me vajzën e një tregëtari të njohur pikturash, Adolph Goupil, i cili do të tregëtojë më vonë pikturën e tij në galeritë e Amerikës, Anglisë, Austrisë, Italisë, etj. Kjo martesë për pak do të prishej si pasojë e një flirti tjetër të Gerôme në prag të martesës. Atëherë Gerôme kërkoi një duel dhe madje u plagos, por kjo nuk e pengoi të martohej me të fejuarën e tij. Ekspedita e tij e tretë do të fillojë në vitin 1868. Kësaj rradhe udhëtimi do të jetë më i gjatë dhe më i vështirë, një „safari“’ i vërtetë. Bashkë me miqtë e tij Albert Goupil, Leon Bonnat, Ernest Journault, Jean-Richard Goubie dhe Paul-Marie Lenoir, ata lanë Marsejën dhe në 9 janar të atij viti u nisën drejt Aleksandrisë, qytetit hijerëndë të perandorit të famshëm Aleksandrit të Madh. Më pas shkojnë në Kajro ku i pret vetë kedivi, mbreti i Egjiptit, Ismaili, i cili kishte studjuar në Paris, djali i Ibrahimit dhe nipi i Mehmet Ali Pashës. Arnautët jane kudo : në gardën e afërt të pallatit mbretëror, në portat e qytetit, në kazermat, në portet dhe rrugët kryesore. Pasi vizitojnë xhamitë e mëdha të qytetit, ata nisen në Gizeh për të parë nga afër piramidat dhe pasi kthehen andej marrin udhën drejt Suezit, kalojnë në shkretëtirë, shkojnë drejt Jaffa-s buzë Mesdheut dhe pastaj në Jeruzalem, nga ku më vonë do të kthehen drejt Marsejës. Gerôme kthehet në Paris me shumë piktura, por dhe me qindra vizatime që ka bërë gjatë udhëtimit në Egjipt. Madje dhe në Siri, ai nuk ka munguar të pikturojë shqiptarët që ka gjendur atje, si në tablonë ….
     
     

     
     
     
    Në Paris, në sallonet e pikturës së atyre viteve, arnautët shfaqen vazhdimisht me hiret e tyre. Kuptohet menjëherë se Gerôme është i impresionuar nga tiparet dhe fizionomia e tyre: fytyra të mprehta dhe hijerënda, here-herë të vrazhda, por të urtë dhe tepër miqësorë kur të pranojnë si mikun e tyre. Në Paris, ai prezanton tablonë Arnaut me fustanellë, ku duket një arnaut shtatlartë me fustanellën e bardhë ulur në minder, i cili çuditërisht ka një kapuç jeshil në kokë. Tabloja tjetër që ai paraqet është Skenë rruge në Kajro (23,33×36,5 cm) e vitit 1870, ku para një hani shquhen shqiptarët me fustanella. Në vitin 1874, Leon Gerôme ndërmerr fillimin e një tabloje që s’ka lidhje me shqiptarët e Egjiptit. Kësaj radhe bëhet fjalë për Marko Boçarin, heroin e Revolucionit grek të rënë në Mesallongj, i cili kishte frymëzuar për disa tablo dhe piktorin e famshëm Eugène Delacroix, ashtu siç kishte frymëzuar për poemat dhe elegjitë e tyre lord Byron (Bajron) dhe Victor Hugo-në. Në tablonë Markos Botsaris e vitit 1874 (27,56×21,26 cm), që sot ndodhet në Amerikë në një koleksion privat (e blerë në Londër), shquhet figura e Boçarit ulur në një poltron hijerëndë dhe me shpatën ngjeshur. Një tablo e panjohur nga ne shqiptarët e sotëm e cila padyshim na intrigon se në çfarë imazhi është mbështetur Gerôme për të krijuar portretin e tij. Në vitin 1869, Gerôme do të marrë përsëri udhën drejt Egjiptit, por kësaj rradhe është qeveria franceze që e dërgon bashkë me disa artistë të tjerë për inagurimin e Kanalit të Suezit. Në këtë periudhë, piktura e Gerôme është bërë mjaft e njohur, aq sa kritiku Hamerton thoshte për të se „Pikturat e Gerôme janë për artin e pikturës siç janë romanet e Flobert për letërsinë“. Katalogu i veprave të Gerôme na tregon dhe për dy vepra të tjera që sot quhen të humbura. Eshtë tabloja Vallja e shpatave në një kafene dhe Vallja e shpatave tek një pasha. Nuk dihet gjithashtu dhe për tablonë tjetër Shqiptari dhe qeni i tij, e vitit 1883 apo Vallja pirike e vitit 1878 (81x65cm), e cila u prezantua po atë vit në Ekspozitën Universale të Parisit. Dhe kuptohet që Franca të prezantohej me një tablo të tillë, ajo duhej të ishte tepër e veçantë. Ndërkohë Gerôme vazhdon të punojë me ngulm për temën shqiptare, siç e shohim në tablonë simpatike Arnauti që i hedh qenit tymin e duhanit  (jo rrallë e gjejmë dhe me titullin Qeni që nuk i pëlqen duhani) apo Valle me shkop, ku duket një valltare, që atëhere quheshin « almé », shpesh kirkize, e cila hidhte vallen për të dëfryer një grup shqiptarësh. Më 1881 ai ekspozon në Paris tablonë Prijës arnaut (25,4×20 cm), ku pranë një arnauti ulur në minder është dhe qeni i tij. Një tjetër tablo është dhe Arnaut me dy qen whippets, e vitit 1870-1871, e cila sot është një koleksion privat në Beverly-Hills të Kalifornisë. Ka ende shumë vepra të Gerôme që sot nuk dihet ku janë apo konsiderohen si të humbura, siç është edhe tabloja Arnauti që luan me një qen e vitit 1890, ose Arnauti në hyrje të një dyqani (40,6×31,7cm) e shitur në Sotheby’s të Londrës në vitin 1975.
     
     
     

     
     
    Pasuria pikturale e temës shqiptare të Gerome dhe të shumë piktorëve të tjerë të huaj që kanë piktakuar shqiptarët në Shqipëri apo gjetkë, na ngre sot një problem kulturor për administratën shqiptare që merrret me promovimin e trashëgimisë kulturore. Këto vepra shiten në ankandet e artit apo në galeritë e mëdha përmes katalogësh të caktuar dhe shumat e tyre nuk janë aq të mëdha, aq sa mund të përballohen normalisht nga një buxhet i Ministrisë së Kulturës, dhe njohës dhe ekspertë të kësaj fushe ka, siç mund të ishte Ferit Hudhri që e ka qëmtuar këtë fushë. Kjo do të sillte që Shqipëria të grumbullonte në Galerinë Kombëtare apo në një muze të posaçëm për „Veprat e autorëve të huaj me temë shqiptare“, veprat e këtyre artistëve të shpërndara sot në të gjithë botën. Ky mund të ishte dhe një vektor i veçantë brënda strategjisë së zhvillimit të turizmit kulturor, për ta bërë Shqipërinë tërheqëse për vizitorin e huaj edhe përmes trashëgimisë artistike./Konica.al
     
     
    Luan Rama
     
     
     
     
     
    [1] Voyages de découvertes en Afrique, Alain Ricard, Anthologie, Edition Robert Lafont, 2000, Paris.

  • 5 pikturat më të hhtrenjta në botë: Kryeveprat që thyen rekorde

    5 pikturat më të hhtrenjta në botë: Kryeveprat që thyen rekorde

    Në botën e artit, pikturat janë më shumë se thjesht vepra arti; ato janë investime, simbole të statusit dhe shpesh histori që frymëzojnë breza të tërë. Në dekadat e fundit, disa piktura kanë thyer rekorde çmimesh në ankande dhe shitje private. Më poshtë renditen pesë pikturat më të shtrenjta që janë shitur ndonjëherë.

    1. “Salvator Mundi” nga Leonardo da Vinci

    Çmimi: 450.3 milionë dollarë
    Data e Shitjes: Nëntor 2017
    Vendndodhja: Ankandi i Christie’s, Nju Jork

    Kjo pikturë e Jezuit, e cila konsiderohet si një nga vetëm 20 veprat që i atribuohen Leonardos, është piktura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë. “Salvator Mundi” u shit për një çmim rekord nga ankandi Christie’s dhe besohet se tani ndodhet në koleksionin e princit Mohammed bin Salman të Arabisë Saudite.

    2. “Interchange” nga Willem de Kooning

    Çmimi: 300 milionë dollarë
    Data e Shitjes: Shtator 2015
    Shitja: Shitje private

    “Interchange” është një pikturë abstrakte nga artisti amerikan-holandez Willem de Kooning, e realizuar në vitin 1955. Kjo vepër u ble nga Kenneth C. Griffin, një miliarder amerikan, dhe është një shembull i rëndësishëm i ekspresionizmit abstrakt.

    3. “The Card Players” nga Paul Cézanne

    Çmimi: 250 milionë dollarë
    Data e Shitjes: Prill 2011
    Shitja: Shitje private

    Kjo pikturë nga Cézanne, pjesë e një serie prej pesë veprash, u ble nga familja mbretërore e Katarit. Ajo përfaqëson një moment historik në artin modern dhe është vlerësuar për kompozicionin e saj të thjeshtë, por plot fuqi emocionale.

    4. “Nafea Faa Ipoipo” (“Kur do të martohesh?”) nga Paul Gauguin

    Çmimi: 210 milionë dollarë
    Data e Shitjes: Shkurt 2015
    Shitja: Shitje private

    Kjo pikturë e vitit 1892, që portretizon dy gra tahitiane, është një nga veprat më të njohura të Gauguinit. U ble nga një koleksionist i pasur i Katarit dhe reflekton interesin e Gauguinit për kulturat ekzotike dhe natyrën.

    5. “Number 17A” nga Jackson Pollock

    Çmimi: 200 milionë dollarë
    Data e Shitjes: Shtator 2016
    Shitja: Shitje private

    Jackson Pollock, një nga pionierët e artit abstrakt amerikan, krijoi “Number 17A” në vitin 1948. Kjo vepër u ble nga Kenneth C. Griffin, duke konfirmuar fuqinë e tregut të artit modern amerikan.

  • Testamenti i rrallë i aktorit të madh

    Testamenti i rrallë i aktorit të madh

     “Njeriu këndon pas luftës” nga Dushan Vasiljev, është poezia që Bekim Fehmiu e kishte lënë testament, për t’u recituar në mbledhjen komemorative në Prishtinë.

     

     

     
     
    Unë kam shkelur në gjak deri në gjuDhe ëndrra më nuk kam.Motra ime është shitur, nënës flokët e thinjur ia kanë prerëUnë nuk kërkoj hise në këtë botë lavire dhe të baltosur.Unë jam i etshëm për ajër, qumështDhe për këtë vesë të bardhë mëngjesi.Unë kam shkelur në gjak deri në gjunjëDhe nuk kam ditur pse?Vëllanë armik të madh e kam quajturDhe jam sulur në errësirë përpara duke klithurDhe atëherë edhe Zoti, edhe njeriu, edhe istikamiFluturojnë në ferr.Dhe sot i qetë shikoj se si cikërrimtari zgjebanTë dashurën grua ma përqafonSe si vërshima pullazin ma shpartallonDhe nuk kam dëshirë e as fuqi që t’i hakmirrem.Oh, më jepni vetëm një grusht ajër dhe qumështDhe pakëz vesë,Vesë të bardhë mëngjesiTë tjerat i paçit për nder.

     
    Aktori Bekim Fehmiu është një nga emrat më të dëgjuar shqiptarë të aktrimit. I lindur në Sarajevë në vitin 1936, ai do të bëhej i famshëm me filmin “Unë kurrë nuk kam parë ciganë të lumtur”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.

     

     
     
    Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga përsonalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.