Befasi! Po sikur Rashford të përfundojë në Serie A? Negociatat kanë nisur

Befasi! Po sikur Rashford të përfundojë në Serie A? Negociatat kanë nisur

3 Qershor 2025 16:30 Telesport Marcus Rashford mund të mos përfundojë te Barcelona, por në kampionatin italian. Sulmuesi anglez dihet se nuk ka asnjë raport me trajnerin Ruben Amorim dhe kjo qe arsyeja pse u huazua tek Aston Villa në janar, kështu që në verë nuk ka shans të vijojë në “Old Trafford”. Nëse Barcelona nuk paguan 40 milionë paundët e kërkuar nga Manchester United, Rashford ka një opsion tjetër: Interin. The Sun raporton se klubi italian është i interesuar për transferimin e Rashford këtë verë, si një përpjekje për t’u ringritur pas dështimit sezonal.
Burimi: Telesport.al