24 Qershor 2025
22:39
Telesport
Tashmë nuk ka më vend për dyshime, Ansu Fati sezonin e ri do të luajë me francezët e Monaco-s. Spanjolli i aktivizuar shumë pak këtë sezon te Barcelona, ka pranuar të largohet nga katalanasit dhe klubi i Principatës do jetë destinacioni i tij i ri.
Por, sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, Barcelona po punon për të rinovuar kontratën me sulmuesin para se ai të transferohet te Monaco. Kontrata aktuale e 22-vjeçarit skadon në vitin 2029, drejtuesit e Barcelonës po punojnë për të rinovuar edhe për një vit tjetër.
Sipas raportimit në fjalë, te Barcelona shpresojnë se Ansu Fati do “rilindë” te Monaco dhe rinovimi i kontratës me të do i ndihmojë katalanasit ta rrisin vlerën e tij në treg dhe të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij e mundshme.
Ansu Fati do të huazohet te Barcelona. Gjatë javës që vjen, ai do të kryejë testet mjekësore dhe më pas pritet të vijë njoftimi zyrtar nga të dy klubet.
