Author: Vizionplus.tv

  • Nga shikimi tek zema, ja përfitimet e trupit nëse konsumoni karrotë

    Nga shikimi tek zema, ja përfitimet e trupit nëse konsumoni karrotë

    E njohur si një nga perimet më të shëndetshme, karota nuk është vetëm e shijshme dhe e lehtë për t’u përfshirë në çdo dietë, por edhe një burim i jashtëzakonshëm përfitimesh për organizmin e njeriut.

    E pasur me vitamina, minerale dhe fibra, karota konsiderohet një “superushqim” që ndihmon në forcimin e imunitetit, përmirësimin e shikimit dhe mbrojtjen e lëkurës.
    Përfitimet kryesore nga konsumimi i karotës:

    Përmirëson shikimin
    Karota është e pasur me beta-karoten, një antioksidant që trupi e shndërron në vitaminë A. Kjo vitaminë është thelbësore për shëndetin e syve dhe ndihmon në parandalimin e verbërisë natën dhe dëmtimeve të retinës.
    Mbron zemrën
    Antioksidantët dhe fibra dietike në karota kontribuojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq (LDL), duke reduktuar rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.
    Forcon imunitetin
    Vitaminat C dhe A, bashkë me antioksidantët e tjerë, ndihmojnë në rritjen e mbrojtjes natyrore të trupit kundër infeksioneve dhe inflamacionit.
    Mban lëkurën të shëndetshme
    Beta-karoteni ka efekte të dukshme në përmirësimin e cilësisë së lëkurës, duke e bërë atë më të butë dhe me një ngjyrë të shëndetshme. Gjithashtu ndihmon në luftimin e akneve dhe në mbrojtjen ndaj dëmtimeve nga rrezet UV.
    Ndihmon tretjen dhe humbjen në peshë
    Me përmbajtje të lartë fibre dhe kalori të ulëta, karota ndihmon në rregullimin e sistemit tretës dhe është ideale për ata që kërkojnë të ruajnë ose ulin peshën trupore.
    Parandalon disa lloje të kancerit
    Studime të ndryshme kanë treguar se antioksidantët në karota, sidomos karotenoidet, mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut për disa lloje të kancerit, si ai i mushkërive, zorrës së trashë dhe prostatës.
    Si ta konsumoni më mirë karotën?
    Karota mund të konsumohet e freskët, në sallata, e zier, e pjekur, në formë lëngu apo edhe si pjesë e gjellëve. Sipas ekspertëve të ushqyerjes, kombinimi i saj me pak yndyrë të shëndetshme (vaj ulliri apo avokado) ndihmon në përthithjen më të mirë të beta-karotenit nga trupi.

  • Pas Trump, Putin zhvillon bisedë telefonike dhe me Papa Leon XIV

    Pas Trump, Putin zhvillon bisedë telefonike dhe me Papa Leon XIV

    Presidenti rus, Vladimir Putin, ka patur një ditë intensive sa i përket telefonata shumë të rëndësishme.

    Kremlini bënë me dije se përgjatë ditës së sotme Putin ka komunikuar me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump si dhe me Papa Leon XIV, kreun e sapozgjedhur të Selisë së Shenjtë.
    Papa Leon XIV ka shprehur më herët shqetësimin e tij për situatën në Ukrainë. “Mendimet e mia shkojnë shpesh te populli ukrainas i prekur nga sulmet e reja serioze kundër civilëve dhe infrastrukturës”, ka deklaruar ai më herët.

  • Zelensky i bën thirrje Putinit për të nënshkruar armëpushimin dhe për ta takuar

    Zelensky i bën thirrje Putinit për të nënshkruar armëpushimin dhe për ta takuar

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një armëpushim për dhënie fund të luftimeve, teksa dy palët punojnë për të organizuar një takim për paqe afatgjatë, pas më shumë se tre vjetëve të luftës së nisur nga Moska.

    Duke folur në një konferencë për media në Kiev, më 4 qershor, Zelensky ka thënë se një takim i tillë mund të përfshijë presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidentin amerikan, Donald Trump, meqë dy runde takimesh mes delegacioneve të nivelit më të ulët nuk kanë arritur sukses në dhënien fund të luftës.
    “Ne jemi gati për shkëmbim, mirëpo për t’i vazhduar takimet diplomatike në Stamboll në një nivel që nuk çon asgjë përpara, më duket diçka pa asnjë kuptim”, ka thënë Zelensky.

    “Propozimi im, që besoj se mund të mbështesin partnerët tanë është që u propozojmë rusëve armëpushim derisa të takohen liderët. Ne jemi për një takim të tillë kurdo”, ka shtuar ai.
    Thirrja e Zelenskyt për një takim vjen pas bisedimeve të zhvilluara më 2 qershor në Stamboll – rundi i dytë i negociatave ballë për ballë mes dy palëve në tre vjetët e fundit – të cilat nuk kanë rezultuar me sukses.
    Delegacionet vetëm i kanë këmbyer propozimet për marrëveshjen për paqe.
    Mes tjerash, Ukraina ka bërë thirrje për armëpushim 30-ditor pa asnjë kusht, plus këmbimin e të gjithë të burgosurve, si dhe kthimin e fëmijëve ukrainas, të cilët Kievi deklaron se janë marrë peng nga Rusia.
    Propozimi i Rusisë, në anën tjetër, bën thirrje për njohje ndërkombëtare të Krimesë, gadishullit ukrainas që Moska e ka aneksuar më 2014, si dhe të katër rajoneve ukrainase që janë pushtuar pjesërisht nga forcat ruse.
    Zelensky e ka akuzuar Kremlinin se nuk ka qenë serioz për negociim të marrëveshjes për paqe – akuzë e përsëritur edhe nga shtete tjera – duke thënë se e gjitha është lojë për të penguar Uashingtonin në zbatimin e rundit të ri të sanksioneve të ashpra ekonomike ndaj Rusisë.
    Duke iu përgjigjur komenteve të Zelenskyt, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, i ka hedhur poshtë deklaratat, duke thënë se procesi i bisedimeve direkte ka qenë duke funksionuar dhe ka prodhuar rezultate.
    Lavrov ka thënë se Moska nuk duhet të bjerë në “provokimet kriminale” të Ukrainës dhe t’i shfrytëzojë negociatat dhe të gjitha mënyrat tjera për t’i arritur qëllimet e veta në Ukrainë./REL

  • Fabregas refuzon Interin, zikaltrit fokusohen te dy emra të tjerë

    Fabregas refuzon Interin, zikaltrit fokusohen te dy emra të tjerë

    Çesk Fabregas i ka thënë jo Interit, duke theksaur se në fokus të tij mbetet vetëm Komo për momentin.

    Pas largimit të Simone Inzaghit, zikaltrit janë hedhur menjëherë në sulm për gjetjen e zëvendësuesit, por deri tani pa sukses.
    Interi nisi bisidedimet një ditë më parë me Fabregas, por spanjoll u tha jo, kjo ka bërë që zikaltirt të fokusohen te dy emra të tjerë.

    I pari është Patrik Viera, 48-vjeç, i cili shikohet si alternativë. Trajneri i lindur në Senegal ka kontratë të vlefshme me Xhenoan edhe për një vit tjetër.
    Tjetër emër mjaft i përfolur mbetet legjenda zikaltër, Kristian Kivu. 44-vjeçari nga Rumania numëron më shumë ndeshje si lojtar i Interit, ndërsa aktualisht është trajner i Parmës. Njëjtë si Viera, ka firmosur deri në vitin 2026. Po ashtu Kivu ka provuar të jetë trajner i Interit te moshat.

  • Disa mënyra për tu ndier gjatë gjithë kohës energjikë

    Disa mënyra për tu ndier gjatë gjithë kohës energjikë

    Nëse filxhani i kafesë në mëngjes (ose pasdite) ju bën të përpëliteni, ekspertët sugjerojnë strategjitë e mëposhtme që mund t’ju ndihmojnë të rrisni energjinë pa u mbështetur në kafeinë:

    Flini mirë natën
    Të tre ekspertët theksojnë se gjumi cilësor është themeli kryesor i energjisë natyrore.

    Mbani higjienë të mirë të gjumit
    Përmbajuni një orari të qëndrueshëm gjumi, zhvilloni një rutinë qetësuese para gjumit (dhomë e freskët dhe e errët, kohë e kufizuar para ekranit), këshillon Braunstein.
    Mos harroni të pini ujë
    Qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës. Ndjesia e lodhjes pas kafesë mund të nënkuptojë që në fakt jeni të dehidratuar, vëren Miller.
    Dilni jashtë më shpesh
    Rrezet e diellit dhe një ecje e shpejtë mund t’ju japin një nxitje natyrale të energjisë, theksojnë ekspertët.
    Kaloni në çaj
    Çaji jeshil ose i zi përmban më pak kafeinë dhe ofron një efekt më të butë, pa dridhjet që mund të shkaktojë kafeja, thotë Miller.
    Ndryshoni planin tuaj të të ngrënit
    Hani vakte të rregullta dhe të ekuilibruara, të pasura me karbohidrate komplekse për të stabilizuar sheqerin në gjak, këshillon Broënstein.
    Zvogëloni konsumin e sheqerit
    Shmangni ëmbëlsimin e kafesë, pasi rritja dhe rënia e sheqerit më vonë mund të kontribuojë në lodhje
    Bëni një sy gjumë
    Një sy gjumë i shkurtër 20-minutësh mund të jetë freskues, por mos e përdorni si zëvendësim për një gjumë të mirë natën, thotë Dr. Lu.
    Mos pini kafe para gjumit
    Shmangni kafeinën të paktën 9 orë para gjumit dhe kini kujdes veçanërisht me suplementet para stërvitjes, të cilat shpesh përmbajnë sasi të mëdha kafeine dhe mund të prishin gjumin deri në 13 orë më vonë.
    Zvogëloni gradualisht kafeinën
    Nëse doni të zvogëloni konsumin e kafesë, bëjeni këtë gradualisht për të shmangur simptomat e abstinencës si dhimbjet e kokës dhe lodhja, këshillon Dr. Lu.

  • Trump bisedë telefonike me Putin mbi 1 orë, zbardhen diskutimet

    Trump bisedë telefonike me Putin mbi 1 orë, zbardhen diskutimet

    Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur përmes një postimi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

    Biseda ka zgjatur rreth një orë e 15 minuta. Temat kryesore të diskutimit ishin sulmet e fundit në Ukrainë, përfshirë goditjet ndaj bazave ushtarake ruse, si dhe programi bërthamor i Iranit.
    Në vijim të bisedës, dy liderët diskutuan edhe mbi tensionet rreth programit bërthamor iranian.

    Trump deklaroi se i ka bërë të qartë Putinit se Irani nuk duhet të lejohet të prodhojë armë bërthamore.
    “Besoj se jemi në një mendje për këtë çështje,” theksoi ai.
    Putin, sipas Trump, është shprehur i gatshëm të marrë pjesë në konsultime për të ndikuar në zgjidhjen e shpejtë të kësaj krize, ndërsa Trump akuzoi udhëheqësit iranianë se po vonojnë me qëllim vendimin e tyre, duke theksuar se është urgjente të merret një qëndrim përfundimtar.
    /vizionplus.tv

  • Tragjedi në Ersekë, 65-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja

    Tragjedi në Ersekë, 65-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së mërkurës fshatin Qinam të Ersekës, ku një banor ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.

    Sipas burimeve paraprake nga policia, viktima është një 65-vjeçar me inicialet A.A., i cili dyshohet se është goditur nga rrufeja gjatë një stuhie që përfshiu zonën. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa mësohet se i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
    Menjëherë pas njoftimit, forcat policore dhe grupi hetimor janë nisur drejt fshatit për të kryer veprimet e nevojshme procedurale dhe për të zbardhur plotësisht dinamiken e incidentit. Trupi i pajetë i viktimës është transportuar për në morg, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

  • Interi transferon talentin e Dinamo Zagreb, Asllani drejt largimit

    Interi transferon talentin e Dinamo Zagreb, Asllani drejt largimit

    Interi ka zyrtarizuar transferimin e Petar Suçiç. Mesfushori i talentuar është afruar nga Dinamo Zagreb.

    Suçiç, 21-vjeç, është përforcim për mesfushën zikaltër. Hapësirat për Kristjan Asllanin sa vijnë e mbyllen, ndërsa vetëm pritet largimi në verë.
    Kroati u afrua nga Dinamo Zagreb për 14 milionë euro. Kontrata është firmosur deri në vitin 2030.

    Interi ndërkohë nuk do të ndalet vetëm me afrimin e tij në mesfushë. Te klubi italian po punojnë edhe për lojtarë më me eksperiencë.

  • Strakosha-Hoxha: E mundim Serbinë! Ndeshje me emocione shtesë, por shumë e rëndësishme për vendin e dytë

    Strakosha-Hoxha: E mundim Serbinë! Ndeshje me emocione shtesë, por shumë e rëndësishme për vendin e dytë

    Nga Ervin Sina

    Shqipëria është futur në fazën kycce të përgatitjeve për ndeshjen e rëndësishme të së shtunës kundër Serbisë në Arenen Kombëtare.
    Kjo është një ndeshje me presion të madh edhe mbi vetë lojtarët kuqezi, gjë e cila pranohet edhe nga vetë protagonistët.

    “Jo, ne jemi profesionistë, do të bëjmë pjesën tonë në fushë. Normal që është pak ndeshje emocionale, nuk diskutohet. Por ne jemi profesionistë dhe do të bëjmë më të mirën në fushë”, u shpreh Hoxha.
    Sulmuesi i Dinamo Zagreb mendon se kjo është një sfide që vendos shumë sa itakon ëndërrës botëror.
    “Kjo ndeshje është e vështirë dhe besoj që vendos për një vend “play-off” për në Botëror. Shpresojmë që do të fitojmë ndeshjen dhe të kemi shpresë në Botëror”, tha sulmuesi kuqezi.
    Ndërsa Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha tha ekipi e ka studiuar mirë Serbinë dhe është gati për të luftuar për tre pikët.
    “Ne e shikojmë nga ana sportive, vlejnë tre pikët. Duhet të tregojmë që e meritojmë një botëror dhe ndeshja me Serbinë është më e rëndësishmja tani për tani për të vazhduar ëndrrën tonë që është Botërori. Ne e kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen deri tani, çunat janë pozitivë. Besoj mund t’ia dalim”, u shpreh Starakosha.
    Trajneri Silvinjo po punon me grup të lojtarësh përpara kësaj sfide. Shqiperia ka zhvilluar dy ndeshje deri më tani duke u mundur nga Anglia e duke fituar me Andorën.

  • Putin: Nuk diskutoj për paqe me dikë që organizon sulme

    Putin: Nuk diskutoj për paqe me dikë që organizon sulme

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka hehdur poshtë kategorikisht ccdo mundësi për bisedime për paqe me homologun e tij ukrainas, Volodymir Zelensky.

    Në një mbledhje qeveritare, Putin i quajti “paradoksale” kërkesat e Kievit për ndalimin e përkohshëm të luftimeve për 30 apo 60 ditë.
    “Si mund të zhvillohen bisedime nën këto kushte? Çfarë do të diskutojmë me dikë që kërkon paqe, por organizon sulme terroriste?”, tha ai.

    Sipas presidentit rus, çdo pauzë në konflikt do të përdorej nga Ukraina për të forcuar arsenalin ushtarak me ndihmën e Perëndimit, për të vazhduar mobilizimet me forcë dhe për të përgatitur sulme të reja.
    “Kush negocion me terroristë? Dhe pse duhet t’i shpërblejmë duke u dhënë kohë për t’u armatosur?” shtoi Putin.
    Akuzat për sabotim të qëllimshëm të paqes
    Putin përmendi sulmet që ndodhën në rajonet Briansk dhe Kursk, vetëm pak para raundit të dytë të bisedimeve të paqes që ishte planifikuar të mbahej në Stamboll. Sipas tij, këto sulme – që përfshijnë edhe viktima në radhët e civilëve – janë kryer qëllimisht për të dështuar dialogun.
    “Akte terroriste ndaj hekurudhave”
    Lideri i Kremlinit iu referua edhe ngjarjeve të fundit që kanë tronditur transportin hekurudhor në Rusi. Më 31 maj, një tren pasagjerësh doli nga shinat në rajonin Briansk, pas shembjes së një ure në itinerarin Klimovo–Moskë. Vetëm disa orë më vonë, në natën e 1 qershorit, një shpërthim në një urë tjetër në rajonin Kursk çoi në shembjen e linjës hekurudhore mbi një aks rrugor.
    Autoritetet ruse i cilësuan të dy incidentet si “akte terroriste”. Sipas raportimeve zyrtare, në këto ngjarje humbën jetën shtatë persona, ndërsa mbi 120 të tjerë u plagosën vetëm në Briansk. Në Kursk u lënduan masinisti dhe dy anëtarë të ekuipazhit.