Author: Vizionplus.tv

  • Vlorë, sfidë gjetja e një shtëpie, agjentët imobiliarë: Kërkesë e lartë për apartamente me qira dhe për blerje

    Vlorë, sfidë gjetja e një shtëpie, agjentët imobiliarë: Kërkesë e lartë për apartamente me qira dhe për blerje

    Gjetja e një shtëpie, qoftë me qira apo për blerje, është kthyer në një sfidë të vërtetë për shumicën e njerëzve në qytetin e Vlorës. Kjo situatë po prek veçanërisht të rinjtë, çiftet e reja dhe familjet me të ardhura mesatare, të cilët nuk përballojnë dot çmimet e tregut të lirë.
    Agjenti imobiliar Spartak Tozaj thotë se çmimet e qirave janë rritur me mbi 30% krahasuar me vitet e kaluara.
    “As blerja e një apartamenti nuk është zgjidhje. Ndërsa ndërtimet e reja janë të shumta, çmimet nuk janë të përshtatshme për të ardhurat e qytetarëve. Banesat shpesh blihen nga emigrantë dhe të huaj që i përdorin për pushime apo investim për të krijuar struktura Airbnb. Banorët vendas nuk arrijnë të marrin kredi për të blerë një shtëpi në qytet.”, thot agjenti imobiliar Spartak Tozaj.

    /vizionplus.tv

  • Fronëzohet Kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi: Forcojmë unitetit brenda kishës, domosdoshmëri

    Fronëzohet Kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi: Forcojmë unitetit brenda kishës, domosdoshmëri

    Është fronëzuar në Katedralen Ngjallja e Krishtit këtë të shtunë Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi. Ky moment i hap rrugë ushtrimit të plotë të detyrës si drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
    Gjatë fjalimit të tij të parë si kryepeshkop, Johan Pelushi u shpreh se forcimi i unitetit brenda kishës është një nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj. Fortlumturia e tij nënvizoi se diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por jo zemrat e besimit.
    “Falenderojmë martirët e lirisë që përhapën dritën e besimit. Diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërrojë zemrat e besimit. Çdo kohë ka patur sfidat e saj. Shekulli ku jetojmë me teknologjitë e reja paraqet sfida të reja dhe nga këto nuk përjashtohet as kisha jonë. Na duhet të përballemi jo vetëm për tu mbrojtur, por edhe të gjejmë zgjidhje. Përpjekja dhe përqendrimi ynë, ruajtja dhe mbrojtja nga Perëndia, forcimi i unitetit brenda kishës është një nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj”, tha Kryepeshkopi  Joan.

    Të pranishëm në ceremoni ishin qindra besimtarë, si dhe personalitete jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Greqia. Fronëzimi i kryepeshkopit Joan shënon një kapitull të ri në jetën shpirtërore të vendit tonë, u shpreh presidenti Bajram Begaj, ndërsa shtoi se shteti do të jetë gjithmonë në mbështetje të kishës.
    “Fronëzimi shënon një kapitull të ri të jetës shpirtërore të vendit tonë që nis me shpresë dhe përgjegjësi. Kisha nuk është vetëm një institucion fetar, por një udhërrëfyes mbrojtës i vlerave shpirtërore dhe kulturore të vendit. Fronëzimi i Fortlumturisë së tij, Kryepeshkopit Joan, shënon një kapitull të ri në jetën shpirtërore të vendit tonë, me shpresë dhe përgjegjësi. Është një moment solemn që përmbledh në vetvete vazhdimësinë. Nuk mund të mos ndalem për të shprehur mirënjohjen tonë të thellë për kryepeshkopin Anastas, i cili për dekada me radhë shërbeu me urtësi dhe përkushtim, duke i dhënë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë forcë dhe dritë”, u shpreh presidenti Bajram Begaj.
    Të dielën, kryepeshkopi do të mbajë në Katedralen Ngjallja e Krishtit shërbesën e parë si kryepeshkop tashmë i fronëzuar, ndërkohë që duhet të zgjedhë pasuesin e tij në Mitropolinë e Korçës, aty ku shërbeu pa ndërprerje që nga viti 1998.
    /vizionplus.tv

  • Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë iftar në xhaminë e Ballies në Elbasan: Këtë muaj e shijoj si fëmijë

    Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë iftar në xhaminë e Ballies në Elbasan: Këtë muaj e shijoj si fëmijë

    Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama, kanë shtruar mbrëmjen e sotme në xhaminë e Ballies në qytetin e Elbasanit një iftar, ku të ftuar ishin përfaqësues të klerit, diplomatë dhe zyrtarë të lartë.
    Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama uroi besimtarët myslimanë për muajin e bekuar të Ramazanit, ndërsa kujtoi edhe hapjen e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë pas shumë kohësh pritjeje.
    “Imazhi i këtij iftari është imazhi i xhamisë së bukur të Ballies në Elbasan, që u vlerësua me një çminim ndërkombëtar për arkitekturën. Sot në Tiranë ka hapur dyert më në fund, pas shumë vitesh pritje edhe xhamia e madhe e Namzagjasë.

    Kjo sofër tradicionale më jep ndjesi fëmijënore gëzimi dhe e shijoj këtë muaj pasi na jep mundësi të ndjehemi mirë, ku paudhësitë dhe shëmtitë e kohës na duken të kapërcyeshme dhe të papërfillshme, kudo ku politika anon nga tensionimi e shoq shoqit, dhe bëjnë dua që të jetë gjithmonë kështu, fqinji me fqinjin dhe komshiu me komshiun”, tha Rama.
    Më tej Rama u shpreh se është interesi i këtij vendi për të banuar në çatinë e shtëpisë, ku ky komb ka themelet.
    Megjithëse për pak vite, tha Rama, BE do ketë 60 milion myslimanë si shtetas të tij, popullsia e besimit mysliman është disafish më i lartë, se popullsia myslimane shqiptare në Ballkan.
    “Myslimanët e Shqipërisë, nuk janë problem, por vlerë e shtuar, një vend i denjë për të qenë vend anëtar i BE”, theksoi ai.
     

  • Zgjedhjet, Ilir Alimehmeti zbulon armën më të fortë të opozitës që do të “fundosë” mazhorancën në 11 maj

    Zgjedhjet, Ilir Alimehmeti zbulon armën më të fortë të opozitës që do të “fundosë” mazhorancën në 11 maj

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti përshkroi sloganin dhe logon për fushatën elektorale, “Shqipëria Madhështore”.
    Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Televizionin Kombëtar Vizion Plus të moderuar nga Melisa Mehmetaj, Alimehmeti renditi armët më të forta të opozitës në këto zgjedhje përballë PS që ka fituar 3 mandate.
    Ai komentoi gjithashtu edhe sfidat që opozita do të ketë për të fituar besimin e skeptikëve dhe për të arritur rezultate konkrete në zgjedhjet e ardhshme.

     Intervista e plotë:
    PD prezantoi sot sloganin dhe logon për fushatën elektorale, “Shqipëria Madhështore”; a funksionon në Shqipëri ky slogan i huazuar nga amerikanët dhe fushata e Trump, “Make America Great Again”?
    Alimehmeti: Ne duhet ta shohim këtë slogan se si mund të jetë. Por si mund ta përshkruajmë, është që një shqiptar të jetojë në Shqipëri me dinjitet, me kokën lartë, të bëjë një jetë dinjitoze dhe që Shqipëria mos ta shohë vendet e tjera të rajonit nga bishti, por të jemi lider. Shqiptari të ketë vendin e vet dinjitoz brenda Ballkanit.
    Cila është arma më e fortë e opozitës në këtë fushatë zgjedhore, përballë një kryeministri që ka fituar 3 mandate?
    Alimehmeti: Ju e dini fare mirë se si kanë shkuar zgjedhjet e kaluara dhe se çfarë raportesh ka me OSBE/ODHIR. Ne e dimë se si funksionon, i kemi politikat të qarta pro familjare dhe jo politika të tipit prindi 1, prindi 2. Jemi të qartë që nëse kemi një person që është ekonomikisht i mbështetur, ai mund të ngritë një familje, mund të mbështet mosha e tretë. Ndaj çdo mandat që ka fituar Rama, grupi i emigrantëve që kanë shkuar jashtë është rritur.
    Çfarë mesazhi do t’u çoni skeptikëve, që thonë se PD nuk merr mandate përtej listës së mbyllur? Ju vetë garoni në listën e hapur në Tiranë
    Alimehmeti: Skeptikët përgjigjen do e marrin në 11 maj. Unë do i ftoj ata të mendojnë për veten e tyre më parë. Janë aty ku i keni familjarët apo janë larguar, kanë ikur nga Shqipëria. Ekonomikisht si jeni? Jeni të vjedhur apo jeni të pasuruar? Këto pyetje duhet t’i bëjnë njëri-tjetrit shqiptarët. Nëse PS i merr këto zgjedhje, sepse nuk i fiton, i merr, atëherë ky vend nuk ka më shpresë. Do votojmë Partinë Demokratike më 11 maj.
    Grupi i këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës i dërgoi një letër Kongresit të Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës, ku akuzonte kryeministrin Edi Rama se ka cenuar pavarësinë e pushtetit vendor me ndërhyrjet në Bashkinë e Tiranës. Cilat janë shkeljet që ju keni konstatuar?
    Alimehmeti: Është antikushtetutshmëri madhore. Kryeministri nuk ka fare të drejtë të ndërhyjë në pushtetin vendor. Janë të pavarura me Kushtetutë. Kjo është shkelje direkte e kryeministrit. Po letra e Anduela Ristanit, ku është firmosur? Ku është shkresa?
    /vizionplus.tv

  • “Drejtësia armë politike në duart e regjimit”, Berisha: Dhunuan publikisht në mes të rrugës Ilir Metën!

    “Drejtësia armë politike në duart e regjimit”, Berisha: Dhunuan publikisht në mes të rrugës Ilir Metën!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një fjalim në tryezën e zhvilluar për vlerësimin e Reformës në Drejtësi.
    Gjatë fjalës së tij kryedemokrati tha se kjo drejtësi është shndërruar në një armë politike të fuqishme në duart e regjimit kundër opozitës.
    Berisha: Kjo Drejtësi është shndërruar në një armë politike të fuqishme në duart e regjimit kundër Opozitës. Është zhdukur në këtë sistem prezumimi i pafajësisë, parimi themelor i prezumimit të pafajësisë. Po të shkoni në popullatën e burgjeve, 62 përqind e të burgosurve në këtë vend janë të paraburgosur, persona nën hetim, persona që absolutisht shumica e tyre nuk duhet të ishin aty ku janë. Por ky është një sistem strikt policesk, të arreston polici dhe të lënë aty, nuk flet më kush me ty. Dhe aty janë bërë 62 përqind të burgosurve janë të paraburgosur.

    As diktaturat më të ashpra nuk kanë këtë përqindje. Po kjo ekziston se këtu nuk ka prokurorë dhe gjykatës. Për të zbardhur vendimin i duhen 4 apo 5 muaj apo të fusësh mik për të zbardhur vendimin. Tani, këto janë konsekuencat e rënda për qytetarin shqiptar.Kemi edhe një problem tjetër të dokumentuar, faktik. Kjo drejtësi ka krahun e saj politik të pamohueshëm. Krahun politik, i cili në një moment të caktuar, në një vit elektoral, së pari në mënyrë antikushtetuese bën amnistinë e krimit elektoral. Dosjet që ju i dini të gjithë, janë dosje të bazuara në regjistrime zyrtare, konform procedurave ligjore, 100 përqind të vlefshme. Dy dosjet, e Peshkopisë dhe e Durrësit.
    Por ato, kreu i afërmendshit i hedh në kosh sepse aty del kryeministri në të dy dosjet. Del kryeministri si kapo i krimit elektoral në ato dosje. Mirëpo nuk ka akt më të rëndë se sa amnistimi i krimit elektoral. Sepse ajo faktikisht përbën licencë për bllokimin e rotacionit të pushtetit. Përbën licencë për përdorimin e krimit dhe manipulim të vullnetit të zgjedhësve.
    Së dyti, e thashë edhe më sipër, një drejtësi e cila në vitin elektoral, arreston si persona nën hetim drejtuesit e tre partive kryesore opozitare. Sjellje identike me Zajedin e Tunizisë. Por Zajedi, në dallim me Zajedin e Tiranës, asnjërin prej tyre nuk e dhunoi publikisht në mes të rrugës siç veproi Lukashenko i Tiranës me Ilir Metën. Apo siç vepruan me marrje mandatesh të Fredi Belerit dhe Ervin Salianjit. Pra, është shndërruar në një armë politike e fuqishme në duart e regjimit.

  • Zgjedhjet e 11 majit, Rama prezanton nesër programin e PS: Shqipëria 2030!

    Zgjedhjet e 11 majit, Rama prezanton nesër programin e PS: Shqipëria 2030!

    Kryeministri Edi Rama  ka njoftuar se ditën e nesërme më 29 mars në orën 11 do të prezantojë programin e PS për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Përmes një postimi që ka ndarë në rrjetet sociale kreu i qeverisë, ka publikuar një foto ku ndodhet ai dhe në sfond është flamuri shqiptarë dhe në një tjetër ku duket ai i BE.
    “Shqipëria 2030, nesër në 11”, shkruan ai.

    /vizionplus.tv

  • Rama shpalos programin e PS: Ngritëm lart e më lart emrin e Shqipërisë, brenda kësaj dekade jemi ne BE

    Rama shpalos programin e PS: Ngritëm lart e më lart emrin e Shqipërisë, brenda kësaj dekade jemi ne BE

    Kryeministri Edi Rama, gjithashtu kryetar i Partisë Socialiste, po prezanton sot programin e PS-së për Shqipërinë 2030, me të cilin do të kërkojë mbështetjen e shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit.
    Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, duke ofruar shqiptarëve mundësinë për të pasur pasaportën e BE-së, mbetet një prioritet kryesor i Partisë Socialiste në këtë fushatë elektorale.
    Rama theksoi: “Çdo vit kemi ngritur emrin e Shqipërisë lart dhe lart. Tani kemi mundësi reale për t’u bashkuar me BE-në. Nuk është vetëm dëshira jonë, por edhe e BE-së që të na pranojnë. Po punojmë me intensitet për të mbyllur negociatat sa më shpejt. Kemi mundësinë historike t’i përfundojmë ato në 2027, dhe nuk duhet të humbim asnjë minutë, prandaj duhet të dërgojmë një mesazh të fuqishëm më 11 maj.”

    Programi “Shqipëria 2030” i PS-së synon t’u ofrojë shqiptarëve një perspektivë reale, duke prezantuar një qeverisje të bazuar në strategji të qarta për çdo fushë të jetës.
    Në zgjedhjet e 11 majit, Rama kërkon votën e shqiptarëve për një mandat të katërt.

  • Rama: PS siguria e vetme për SPAK, bufi i kënetës përbetohet ta kthejë përmbys

    Rama: PS siguria e vetme për SPAK, bufi i kënetës përbetohet ta kthejë përmbys

    Kryeministri Edi Rama ka theksuar gjatë prezantimit të programit elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit se vetëm PS është e aftë të garantojë vijueshmërinë e reformës në drejtësi dhe të mbrojë arritjet e saj. Ai theksoi se shqiptarët për herë të parë po shohin përpjekjen e parë reale për barazi para ligjit, një arritje që ka ardhur falë kësaj reforme.
    “Ne i kemi dorëzuar drejtësisë vullnetarisht, me një vizion të qartë dhe vullnet të palëkundër, vetëdije të qartë se çdo të sillte për ne, shpatën e drejtësisë. Ajo shpatë ka qëndruar në zyrën e parit të qeverisë deri kur arrita unë në atë zyrë.
    Sot ajo shpatë është në duart e SPAK, peshorja tek GJKKO, sot jemi garantët e vetëm të kësaj historie të re, që bufi i kënetës përbetohet që do ta kthejë përmbys, duan votën më 11 Maj që të rimarrin shpatën dhe ta zhveshin zonjën e drejtësisë nga fuqia për të imponuar drejtësinë para ligjit.”, tha Rama.

     

  • Rama takim sot me diasporën shqiptare në Kretë, nesër në Athinë

    Rama takim sot me diasporën shqiptare në Kretë, nesër në Athinë

    Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tjetër takim me shqiptarët në Greqi këtë të shtunë, në kuadër të votës së diasporës.
    Rama do të takohet sot (29 mars)  me emigrantët në Kretë. Takimi nis në orën 18:00 në stadiumin “Kladiddos”.
    Gjithashtu të dielën, më 30 Mars, kryesocialisti do të jetë në Athinë, ndërsa më 13 Prill do të jetë në Milano, ku edhe do të përmbyllë turin e diasporës.

    Ky do jetë takimi i tretë që kryeministri bën me diasporën shqiptare në shtetin fqinj.

    /vizionplus.tv

  • Rama shpalosi programin e PS, reagon PD: Kryeministri gënjeshtrën ka të vetmin mjet në politikë!

    Rama shpalosi programin e PS, reagon PD: Kryeministri gënjeshtrën ka të vetmin mjet në politikë!

    Kryeministri Edi Rama, gjithashtu kryetar i Partisë Socialiste, prezantoi sot programin e PS-së për Shqipërinë 2030, me të cilin do të kërkojë mbështetjen e shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit.
    Menjëherë ka reaguar edhe Partia Demokratike, duke e quajtur këtë program një kopje të atij të opozitës.
    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale tha se Rama prezantoi programin e tyre dhe se ai pranoi që është i realizueshëm.

    Ai shtoi se tashmë është koha për një Qeveri të re, një qeveri të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, që ka altenativën dhe idetë për të zhvilluar Shqipërinë.
    Postimi i plotë:
    Nuk është asfare e çuditshme që Edi Rama ka mbetur pa ide, pa alternativë dhe pa vizion. Nuk është as e papritur që ka marrë alternativën dhe programin e PD dhe ka nisur ta prezantojë si të vetin. Pas 12 vitesh në pushtet, jo vetëm lodhesh, mbetesh pa ide, nuk të shërben dot as propaganda, por punët e shtetit të duken të parëndësishme!
    Padashur sot, duke prezantuar programin e PD, Edi Rama ka pranuar se programi ynë është I REALIZUESHËM, ashtu siç PD ka premtuar që ditën e parë kur e ka prezantuar. Çdo premtim i yni bazohet në një analizë të kujdeshme, të kryer nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtar.
    Por për tu realizuar, duhet të largohet Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar në 11 Maj, që kishin mundësinë ta bënin për 12 vjet, por as nuk deshën dhe as nuk ditën. Një punë që nuk bëhet për 12 vjet, nuk ka asnjë shans pa ndryshim që të bëhet më nga i njëjti person që gënjeshtrën ka të vetmin mjet në politikë.
    Tashmë është koha për një Qeveri të re, një qeveri të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, që ka altenativën dhe idetë për të zhvilluar Shqipërinë. Gjithmonë zhvillimi nis nga ekonomia, nga mirëqenia e qytetarëve, nga përparimi dhe mbështetja e biznesit dhe fermerëve.
    Me PD pas 11 Majit:
    Do të vendosim minimumin jetik 200 euro.
    Do të rrisim pagën minimale në 500 euro.
    Do të rrisim pagën mesatare në 1200 euro.
    Do të dyfishojmë pensionet.
    Voto nr.1: Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

    /vizionplus.tv