Author: Vizionplus.tv

  • Shqipëri-Greqi, poezia në mes, zërat poetikë femërorë forcojnë dialogun mes dy vendeve

    Shqipëri-Greqi, poezia në mes, zërat poetikë femërorë forcojnë dialogun mes dy vendeve

    Nga Tea Sadiku 
    Mbrëmjen e së martës u organizua një nga eventet më të veçanta kulturore që bashkoi letërsinë dhe artin poetik, mes Shqipërisë dhe Greqisë.
    Kjo iniciativë e rëndësishme për promovimin e poezisë femërore dhe forcimin e lidhjeve kulturore mes dy vendeve u organizua nga Ambasada e Greqisë ne Tirane.

    Organizatorët theksuan se ky aktivitet kishte qëllim krijimin e një dialogu kulturor dhe vënien në dukje të ndikimit të kësaj poezie në skenën letrare ndërkombëtare.
    “Gruaja sot si në Europë dhe ne mbarë botën, pavarësisht arritjeve dhe përparimit, që mund të ketë, ende nuk e ka arritur të plotë konceptin e barazisë gjinore. Megjithatë Shqipëria ka bërë përpjekje te mëdha vitet e fundit për të promovuar barazinë gjinore si në jetën politike ashtu dhe në atë private. Shihet qartë në përbërjen qeveritare si dhe në institucione gjegjëse ku gratë mbajnë poste me peshë. Këtë vit aktiviteti ynë synon të nxjerr në pah një tjetër prirje dinamike në një tjetër fushë ku spikat aktiviteti dinamik i grave si në Shqipëri ashtu dhe në Greqi, atë të letërsisë. ndikimi dhe roli i tyre sot është më i fortë se kurrë”, tha ambasadorja e Greqisë në Shqipëri Kostandina Kamitsi.
    Pjesëmarrëset kryesore në aktivitet ishin poete të njohura nga Shqipëria dhe Greqia, të cilat përmes poezisë, sollën një formë e fuqishme shprehëse, duke nxjerrë në pah ndjenjat e lirisë, pasionit dhe të sfidave që përjetojnë gratë në jetën e përditshme, si dhe ndikimin që ato mund të kenë në shoqëri nëpërmjet artit dhe krijimtarisë.
    “Lexuesi i sotëm si në Shqipëri dhe Greqi ka shumë të rëndësishëm raportin me historinë. Letërsia femërore është jetë, është ajër dhe ndoshta e pasuron shumë botën”, tha poetja Natasha Lako.
    Poetet kërkojnë që në fokus të jetë roli i gruas në krijimin e një letërsie autentike dhe poezia të shërbejë si mjet për të ngritur ndërgjegjësimin për problemet shoqërore. Gjithashtu ato kërkojnë të mos ketë një ndarje gjinore për krijimtarinë e tyre.
    Po ashtu, gjatë kësaj mbrëmje u bë edhe promovimi i antologjisë poetike “Gjysma tjetër e qiellit” e përkthyer nga Maklena Nika, si një përmbledhje poetike e 160 poeteve greke të shekullit XX dhe XXI./vizionplus.tv

  • Restaurohet pas 58 vitesh “Ngadhnjim mbi vdekjen”, kryeministri Rama: Film ikonë

    Restaurohet pas 58 vitesh “Ngadhnjim mbi vdekjen”, kryeministri Rama: Film ikonë

    Filmi ikonik “Ngadhnjim mbi vdekjen”, i realizuar në vitin 1967 nga regjisorët Gëzim Erebara dhe Piro Milkani, kthehet pas 58 vitesh i restauruar në 4K për publikun shqiptar. Ky film, i dashur për shumë breza, tashmë ofron një pamje të pastër dhe zë të kristaltë, duke pasqyruar plotësisht magjinë e kinematografisë shqiptare të atyre viteve.
    Kryeministri Edi Rama ka theksuar se ky restaurim rikthen shkëlqimin e plotë të imazhit dhe zërit, duke vlerësuar punën e jashtëzakonshme të regjisorëve Gëzim Erebara dhe Piro Milkani.
    “Rikthen shkëlqimin e plotë të imazhit dhe zërit, kamerën e mrekullueshme, lojën e aktorëve dhe muzikën drithëruese”, shprehet Kryeministri.

    “58 vite pas realizimit, vjen i restauruar në 4K, një nga filmat më ikonikë të kinematografisë shqiptare, “Ngadhnjim mbi vdekjen” (1967) me regji të Gëzim Erebara dhe Piro Milkani
    Ky version i restauruar në 4K rikthen shkëlqimin e plotë të imazhit dhe zërit duke rivlerësuar punën regjisoriale të Erebarës dhe Milkanit, kamerën e mrekullueshme të Saim Kokonës, lojën e aktorëve dhe muzikën drithëruese të Feim Ibrahimit”, shkruan Rama.

  • PD: Do të ulim taksën e pronës për emigrantët në 2%

    PD: Do të ulim taksën e pronës për emigrantët në 2%

    Akil Kraja ekspert ekonomie pranë Partisë Demokratike thotë se forca politike ku ai bën pjesë ka në fokus kthimin e emigrantëve në vend.
    Që kjo të ndodhi, PD ka bërë pjesë të programit, lehtësitë fiskale që do të zbatojë në rast se vjen në qeveri. Sipas tij, fokus kryesorë është përjashtimi nga taksat për 5 vite
    “Ne duam që të krijojmë kushtet e duhura që një emigrant të vij dhe të investojë i lirë  në treg. Ne duam që tregu të jetë i lirë dhe jo të monopolizohet nga ministrat apo deputete me statuse të investitorit strategjik. Ndaj cdo emigrant që ka një plan biznesi në cdo sektor do të jetë i lirë të vjë dhe investoje duke u përjashtuar nga taksat në pesë vitet e para”, -tha Kraja në E-ZONE.

    Paralelisht me ketë premtim, PD thotë se një tregu i pronave është në ngërç për shkak të taksave të latra. Mijëra emigrantë nuk i shesin dot banesat e tyre pasi taskat që duhet të paguajnë janë të larta.
    “Sot të shesë një prona paguan 15% tatim fitim. Një taksë që ka bllokuar shitjet dhe rëndon padrejtësisht në çmimin final të pronës.
    Ndaj ne do të ulim këtë taksë në 2 % për ti dhënë më shumë frymarrje tregut, jo vetëm për emigrantët që duan të shesin pornat e tyre por edhe për qytetarët”, u shpreh eksperti i PD.
    Sipas Krajës, PD do të zgjerojë zyrat e konsulltave në botë për ti ardhur në ndihmë me shërbim komunitetit shqiptar, ndërsa për çdo mësues që mban gjall gjuhën shqipe jashtë vendit, do të ketë mbështetje financiare.

  • Propozimi i Ramës për sipërmarrësit e turizmit, Vathi: Do të dëmtonte bizneset që nuk arrijnë kapacitetet

    Propozimi i Ramës për sipërmarrësit e turizmit, Vathi: Do të dëmtonte bizneset që nuk arrijnë kapacitetet

    Kryeministri Edi Rama ju bëri ofroi një marrëveshje të gjitha shërbimeve hoteliere ditën e sotme, duke ju thënë se kush parapaguan taksat për 65% të kapaciteteve të shërbimit për periudhën maj-shtator, nuk do të ketë kontrolle nga ana e shtettit.
    Lidhur me këtë propozim të kreut të qeverisë për biznesin e turizmit, ishte në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Televizionin Kombëtar Vizion Plus të moderuar nga Roland Zili, përfaqësuesi i shoqatës së operatorëve turistikë, Besnik Vathi.
    Ai tha se propozimi i kryeministrit nuk është i drejtë, pasi do të penalizonte bizneset që nuk e arrijnë shifrën 100% të kapaciteteti, dhe do tëq avantazhonte bizneset që e arrijnë dhe e tejkalojnë një shifër të tillë përgjatë sezonit ruristik.

    Sipas tij kontrollet në terren janë të domosdoshme.
    Pjesë nga biseda:
    Zili: Si e shikoni ju kërkesën e kryeministrit të të parapaguani për 65 përqind të kapacitetit që të mos keni kontrolle?
    Vathi: Unë mendoj se konkluzioni që ka një informalitet të madh mendoj që ëhstë i gabuar. Duke nisur nga premisa që ne do të donim të kishim 10 milionë turistë, duke i shumëzuar me numrin e netëve do të dilnin rreth 30 milionë net turistike, pra dalin diku te 3 milionë. Do të thotë që informaliteti dio të ishte diku te 90%. Por ka një pasaktësi, duke nisur nga numri real i turistëve. Vërtetë në Shqipëri hyjnë 10 milionë vizitorë, por jo të gjithë janë turistë.
    Zili: Në çfarë shkalle e vlerësoni ju informalitetin në sektorin e turizmit?
    Vathi: Informaliteti për mendimin tim është diku te 25%. Shifra këto që barazohen me informalitetin në të gjithë ekonominë shqiptyare. Nga ana tjetër vendosja e këtyre shifrave për të gjithë hotelet mendoj se është e gabuar. Nuk mund të nxjerrësh një shifër mesatare dhe ta vendosësh për të gjithë. Pra nëse do të kërkonim që të gjithë hoteleve tu kërkohej 65% do të rëndohej ai që ka koefiçent shfrytëzimi më të ulet, do të shfyrtëzohej ai që do të kishte koefiçent shfrytëzimi më të lartë. Unë mendoj se shteti nuk duhet të heq dorë nga kontrolli.
    Zili: Qeveria është nisur nga të dhënat e një sezoni më parë. Më kujtohet vendosja e pagës së referencës vite më parë, dhe funksioni pasi kishte informalitet të lartë, pse duket i gabuar ky rast?
    Vathi: Po nëse ata janë 95%, 65% duhet të deklarojnë. Shqipëria nuk ka vetëm hoteleri plazhi, ka dhe hotele qytetesh. Ka dhe hotele që gjatë sezonit veror shfrytëzohen 90%, apo edhe 105%, ku në dhomat ekzistuese futen fëmijë, këtu bëhet fjalë që të nxjerrësh mesatre dhe ta nxjerrësh si referencë, kur është më e thjeshtë që të kontrollohen. Ne kemi 3 milionë net turistike, dhe deklarojmë 10 milionë vizitorë. I bie që çdo vititor apo turist, që një në tre nga këta të ketë fjetur vetëm një natë. Nuk është numri dhe shifra e turistëve 10 milionë. Le të zbresim në terrenin real të shifrave. Shqipëria ka turistë të huaj që flenë nëpër hotele jo më shumë se 2-3 milionë.

  • 80 mijë shqiptarë deklaruan të ardhurat, një javë nga mbyllja e afatit mijëra të tjerë nuk e kanë plotësuar ende formularin

    80 mijë shqiptarë deklaruan të ardhurat, një javë nga mbyllja e afatit mijëra të tjerë nuk e kanë plotësuar ende formularin

    Kur ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e afatit zyrtar të deklarimit të të ardhurave, mijëra shqiptarë ende nuk e kanë plotësuar formularin.
    Sipas të dhënave nga tatimet pritshmëritë janë që 140 mijë individë duhet të plotësojnë deklaratën vjetore të të ardhurave. Por deri më tani rreth 50% e tyre e kanë zbatuar këtë detyrim ligjor.
    “Ne kemi evidentuar si individë që kanë të ardhura vjetore sipas kufirit të përcaktuar së bashku me ata që janë të dypunësuar rreth 140 mijë të punësuar. Deri më tani kanë dorëzuar formularin rreth 80 mijë individë. Jemi brenda afatit dhe cilido që ka paqartësi mund të informohet në faqen zyrtare të tatimeve”, deklaroi Rozana Çelmeta nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve.

    Administrata tatimore thotë se në faqen zyrtare të institucionit  gjendet informacioni i nevojshëm për cilindo që nuk ka njohuritë e duhura, lidhur me atë që njihet si DIVA. Por çfarë ndodh në përfundim të afatit zyrtar që është 31 Marsi, për të gjithë ata që nuk e kanë plotësuar formularin?
    “Ndryshe nga vitet e kaluara që ka qenë fundi i Prillit, këtë vit afati i dorëzimit të formularit është 31 Marsi. Për të gjithë ata që do e dorëzojnë këtë formular pas këtij afati, sistemi gjeneron automatikisht një penalitet prej 3 mijë lekësh. Ndërsa për ata që janë të dypunësuar dhe kanë detyrim për të paguar, shoqërohet me kamatëvonesa”, sqaron Çelmeta.
    Por cilido që ka plotësuar gabim deklaratën, ka një mundësi të dytë për korrigjim.
    “Cilido që mendon se i  ka plotësuar gabim të dhënat në deklaratë, ka mundësinë që dy herë brenda tre muajve nga fundi i afatit të mund ta korrigjojë. Më pas korrigjimi do të bëhet pranë drejtorisë rajonale ku individi është i regjistruar”, tha Çelmeta.
    Subjekt i deklarimit të të ardhurave janë të gjithë ata që kanë të ardhura bruto 1.2 milion lekë në vit dhe ata që janë të dypunësuar. Këtë vit detyrim kanë dhe ata që kanë të ardhura bruto mbi 50 mijë lekë të patatueshme, ku  përfshihen të ardhurat nga qira ditore, Air Bnb apo booking./vizionplus.tv

  • Turistët shpenzuan 5 mld euro, vitin e kaluar, edhe shqiptarët shpenzuan jashtë shtetit 2.7 miliardë euro

    Turistët shpenzuan 5 mld euro, vitin e kaluar, edhe shqiptarët shpenzuan jashtë shtetit 2.7 miliardë euro

    Të huajt që erdhën në Shqipëri gjatë vitit 2024 shpenzuan në vendin tonë afro 5 miliardë euro, një shifër rekord kjo krahasuar me vitin 2023.

    Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se tremujori i tretë, që përkon edhe me pikun e sezonit turistik, është periudha me fluksin më të lartë të të ardhurave të shpenzuara nga turistët e huaj në Shqipëri, me 1.9 miliardë euro.

    Nga ana tjetër, edhe shqiptarët që udhëtuan jashtë shpenzuan një rekord prej 2.7 miliardë eurosh për vitin që lamë pas.
    Po ashtu, Banka e Shqipërisë raporton se emigrantët, nga të cilët politika kërkon votën më 11 maj, sollën në familjet shqiptare afro 1 mld euro, përmes transfertave apo dërgesave cash.

    Vetëm në tremujorin e katërt të vitit, emigrantët dërguan 273 mln euro remitanca, ose 8% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

  • “Paguani 65% të kapacitetit”/ Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Vendimi i Ramës prek 25% të bizneseve, konsiderohet masë fiskale

    “Paguani 65% të kapacitetit”/ Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Vendimi i Ramës prek 25% të bizneseve, konsiderohet masë fiskale

    Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj e quan nismën e qeverisë që sipërmarrësit turistikë të parapaguajnë taksën për 65% të kapacitetit dhe të mos kenë kontrolle, si një vendim që do të kufizojë tregun.
    Në studion e Quo Vadis, në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt, Gjokutaj tha se kjo ndërhyrje nga qeveria duhet të ndalohet, pasi sipas tij kjo paracakton sa do të taksohesh.
    Eksperti i ekonomisë u shpreh se kjo do të thotë që xhiron t’a vendos qeveria.

    Gjokutaj deklaroi në Vizion Plus se ky nuk është premtim, por konsiderohet si një masë fiskale
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Zoti Gjokutaj, në 24 orët e fundit kemi pasur dy zhvillime të forta, le të themi. E para është oferta e Ramës për sipërmarrësit turistikë, i cili ju kërkoi që të parapaguajnë taksën për 65% të kapacitetit dhe të mos kenë kontrolle. Si ju duket kjo nismë e qeverisë, e lufton vërtetë informalitetin, si ndikon te biznesi?
    Gjokutaj: Vendimi që doli kufizon tregun. Unë do prisja një reagim nga të gjithë touroperatorët. Është një ndërhyrje që po bëhet rëndom dhe kjo duhet të ndalohet. Kjo paracakton sa do të taksohesh. Nëse nuk deklaron sa duhet, por pa dhënë një shpjegim se pse është lejuar, është toleruar  ky informaliteti, duhen diskutuar disa elemente përpara, e pastaj të vendosësh 65%. Kjo do të thotë që qeveria të vendosë xhiron. Kjo prek 20-25% të bizneseve. Ky nuk është premtim, konsiderohet si një masë fiskale, por të gjithë ekspertët janë kundër referencave. Vendosja e referencës prish barazinë e taksapaguesve.
    Borakaj: BE i jep Shqipërisë  64.5 milionë euro. I merr per shkak të programit dhe mirëqeverisjes së PS, apo nëse ndryshon drejtimi i Shqipërisë, do të jenë sërish këto fonde?
    Gjokutaj: Situata është kontradiktore, tjetër në letër e tjetër në realitet. Në këtë moment BE kërkon të stimulojë dhe të mbajë gjallë atë të antarësimit. Ka shumë elementë, natyrisht në letër jemi shumë mirë, sepse ende nuk ka hyrë grupi i kapitujve në apektet praktike. Por, kur vendi futet në BE, hidhet ideja që do të dyfishohet vlera e pronave. Natyrisht që do të rriten çmimet, por këto nuk janë të mirëqena, duhet të meritohen. Dy partitë e mëdha, natyrisht që janë më konservatore dhe nuk kanë shprehur ide për të ndryshuar modelin ekonomik, për të hedhur qasje ndryshe.

  • Të huajt blejnë prona në Shqipëri, vjet u shpenzuan 380 milionë euro. Interes më i lartë për zonat bregdetare

    Të huajt blejnë prona në Shqipëri, vjet u shpenzuan 380 milionë euro. Interes më i lartë për zonat bregdetare

    Blerja e pronave në Shqipëri mbetet alternativa më e leverdishme për investim nga të huajt.
    Shifrat konfirmojnë se edhe për vitin që lam pas blerja e pasurive të patundshme ka udhëhequr investimet e huaja në vendin tonë.
    Sipas statistikave, në 2024 investimi në tregun e shit-blerjes së pasurive arriti në 380 milion euro nga 325 që ishte kjo shifër në vitin 2023, ose 17 % më shumë.

    Në tre vitet e fundit të huajt janë fokusuar në blerjen e apartamenteve apo vilave, më së shumti në bregdet.
    Kjo ka bërë që çmimi i pronave të rritet ndjeshëm në këto zona.
    Blerja e pronave më së shumti është një alternativë për t’i lënë ato me qira për sezonin turistik, ku Shqipëria po mirëpret gati 10 milion turistë në vit.
    Nëse do tu referohemi të dhënave në vitin që lamë pas, u rregjistruan në agjencinë e kadastrës 31 mijë e 200 kontrata shit-bleje pronash, shifra është 12.5% më pak se vitti 2023.
    Por në të vërtetë shumë prej blerjeve mbyllen fillimisht me kontrata porosie, të cilat në një fazë të dytë konkretizohen me shitje.
    Në total stoku i investimeve të huaja në tregun e pasurive të patundshme arriti në 2 miliard euro.
    Në këto shifra ndikim ka edhe kursi i këmbimit apo dhe rritja e cmimeve në tërësi në ndërtim./vizionplus.tv

  • “Nuk ndryshon norma e interesit”, Sejko: Inflacioni mbetet në nivele të ulëta

    “Nuk ndryshon norma e interesit”, Sejko: Inflacioni mbetet në nivele të ulëta

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në konferencën e përmuajshme për mediat theksoi se ekonomia shqiptare vijon të qendrojë në një trajektore pozitive zhvillimi.
    Sejko bëri me dije se vëllimi i aktivitetit ekonomik, punësimi dhe pagat kanë ardhur në rritje.
    Ndërsa inflacioni qëndron në nivele të ulëta, Sejko tha se tregjet financiare shfaqen të qeta, ndërsa kreditimi ka shënuar një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme.

    Gjithashtu ai theksoi se tensioni i lartë gjeopolitik  dhe rritja e mundshme e barrierave dhe e tarifave tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja potenciale negative në rritjen ekonomike dhe në inflacion.
    Ndëkrohë Sejko u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75%.
    Fjala e plotë e Guvernatorit
    Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare.
    Ndonëse jo të plota, të dhënat e disponuara sugjerojnë se ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trajektore pozitive zhvillimi. Vëllimi i aktivitetit ekonomik, punësimi dhe pagat, kanë ardhur në rritje gjatë dy tremujorëve të fundit, inflacioni qëndron në nivele të ulëta, tregjet financiare shfaqen të qeta, ndërsa kreditimi ka shënuar rritje të shpejtë e të qëndrueshme.
    Politika monetare e kujdesshme dhe konsistente e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, ka pasur një kontribut pozitiv në këto zhvillime. Ajo ka mundësuar kthimin e inflacionit pranë objektivit tonë, pa dëmtuar trendin pozitiv të rritjes ekonomike dhe stabilitetin financiar. Gjithashtu, ajo ka gjeneruar një ambient financiar të qetë, me kushte të favorshme financiare dhe kreditim në rritje.
    Projeksionet ekonomike për të ardhmen mbeten pozitive. Në skenarin bazë, inflacioni pritet të luhatet pranë objektivit, ndërsa ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të qëndrueshme në afatin e mesëm.
    Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është ende i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.
    ***
    Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një rënie të lehtë në dy muajt e parë të vitit 2025, duke qëndruar në nivelin mesatar prej 1.9%. Rënia e inflacionit u diktua nga ecuria e çmimeve të ushqimeve të papërpunuara dhe ulja e çmimit të energjisë për konsum familjar. Nga ana tjetër, inflacioni i çmimeve të artikujve të tjerë të shportës së konsumit ishte relativisht i qëndrueshëm.
    Në aspektin makroekonomik, zhvillimet në inflacion gjatë tremujorëve të fundit janë diktuar – në pjesën më të madhe – nga rënia në nivele të ulëta e inflacionit të importuar, në përgjigje të ecurisë së çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe të forcimit të kursit të këmbimit. Ndërkohë, presionet e brendshme inflacioniste kanë pasur një rënie më të ngadaltë dhe mbeten konsistente me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve. Ecuria e këtyre të fundit pasqyron si kërkesën solide për mallra e shërbime, ashtu edhe rritjen e pagave dhe të kostove të prodhimit.
    Statistikat zyrtare mbi ecurinë e aktivitetit ekonomik gjatë dy tremujorëve të fundit nuk janë ende të plota. Megjithatë, informacioni i disponuar sugjeron se rritja ekonomike ka mbetur solide, në nivele të krahasueshme – ndonëse disi më të ulëta – se ajo e tremujorëve paraardhës. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik duket se është mbështetur në rritjen e konsumit dhe të investimeve të brendshme, si dhe në rritjen e eksportit të shërbimeve, ndërkohë që politika fiskale ka vijuar të qëndrojë në pozita konsoliduese dhe eksporti i mallrave vijon të shfaqë rënie. Kjo ecuri është pasqyruar në zgjerimin e sektorit të shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërkohë që dinamikat e sektorit të industrisë dhe të bujqësisë janë më të dobëta.
    Zgjerimi i kërkesës agregate është shoqëruar me rritjen e punësimit, rënien e normës së papunësisë dhe vijimin e rritjes së pagave në sektorin privat. Kështu, sipas të dhënave të Instat-it, punësimi në tremujorin e katërt shënoi një rritje vjetore prej 1.8%, ndërsa pagat në sektorin privat u rritën me 9.5%. Në të njëjtën kohë, norma mesatare e papunësisë gjatë vitit 2024 zbriti në 8.5%, kundrejt nivelit 9.5% të shënuar gjatë vitit 2023. Sikundër e kemi theksuar dhe më parë, rritja e punësimit dhe e pagave ndihmon zgjerimin e të ardhurave familjare, por ajo tenton gjithashtu të transmetohet në rritje të kostove të punës dhe të çmimeve të konsumit.
    Rritja e konsumit familjar dhe e investimeve të biznesit pasqyron bilancet e shëndetshme financiare, besimin për të ardhmen, si dhe kushtet e favorshme të kreditimit. Këto të fundit janë diktuar si nga niveli relativisht i ulët i normës bazë të interesit dhe i normave të interesit të kredisë, ashtu edhe nga qasja pozitive e sektorit bankar ndaj kreditimit.
    Tregjet financiare kanë qenë të qeta gjatë tremujorit të parë të vitit 2025. Ato vijojnë të karakterizohen nga një nivel i lartë likuiditeti dhe prime të ulëta rreziku, duke shfaqur – në të njëjtën kohë – edhe një qëndrueshmëri më të lartë të kursit të këmbimit.
    Për pasojë, kredia për sektorin privat ka vijuar të rritet me ritme të shpejta – prej mesatarisht 16.7% gjatë dy muajve të parë të vitit – duke shfaqur në të njëjtën kohë një shpërndarje të mirë sektoriale dhe një cilësi të mirë portofoli. Një zhvillim specifik i dy tremujorëve të fundit ka qenë riaktivizimi i kreditimit në valutë, si pasojë e uljes së normave të interesit në tregjet evropiane dhe i rritjes së shpejtë të kredisë akorduar bizneseve për investime. Kjo e fundit shënoi një rritje mesatare prej 20% gjatë dy muajve të parë të vitit, duke mbështetur rritjen e kapaciteteve prodhuese. Gjithashtu, treguesi i kredive me probleme zbriti në 4.06% në muajin shkurt, një minimum i ri historik prej më shumë se një dekade.
    Stabiliteti i sistemit financiar, si dhe përmirësimi i treguesve të qëndrueshmërisë fiskale dhe të huaj të vendit, janë pasqyruar në një përmirësim të mëtejshëm të renditjes së rrezikut të borxhit sovran të Shqipërisë nga agjencia Standard & Poors në muajin mars 2025, duke e çuar atë në BB. Ky përmirësim ul kostot e huamarrjes së sektorit publik e privat në tregjet e huaja, si dhe rrit atraktivitetin e ekonomisë dhe të sistemit financiar shqiptar për investitorët e huaj.
    Përditësimi i parashikimeve sugjeron se trendet pozitive të zhvillimit do të vijojnë edhe në të ardhmen.
    Në skenarin bazë, inflacioni pritet të kthehet gradualisht pranë objektivit gjatë vitit 2025. Ky parashikim faktorizon pritjet tona për një ecuri më të balancuar të kërkesës dhe ofertës agregate për mallra e shërbime, një qëndrueshmëri më të lartë të kursit të këmbimit, si dhe për rënie të mëtejshme të inflacionit në partnerët tanë tregtarë. Paralelisht me të, ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të qëndrueshme dhe pranë potencialit në afatin e mesëm.
    Balanca e rreziqeve rreth këtyre parashikimeve paraqitet – për momentin – neutrale. Megjithatë, tensioni i lartë gjeopolitik dhe rritja e mundshme e barrierave e tarifave tregtare, mund të sjellin një goditje oferte me pasoja potenciale negative në rritjen ekonomike dhe inflacion.
    ***
    Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:
    të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%;
    të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%;
    të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75%.
    Këshilli Mbikëqyrës gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve në të ardhmen.
    Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vëren se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit tonë të inflacionit. Në këtë kontest, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen nga informacioni i ri, dhe në veçanti nga analizat dhe vlerësimet mbi ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste. Këto vendime do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve, si dhe konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit.

  • Rritja ekonomike 4%, ndikim pozitiv nga ndërtimi. Me rënie bujqësia dhe industria

    Rritja ekonomike 4%, ndikim pozitiv nga ndërtimi. Me rënie bujqësia dhe industria

    Ekonomia shqiptare u rrit me afro 4% gjatë vitit 2024, ose 0.02 përqind më shumë se një vit më pare.
    Pozitivisht në rritjen ekonomike edhe në vitin e shkuar vijoi të kontribuojë sektori i ndërtimit, ndërkohë që vend kryesor kishte edhe grupi i administratës publike, falë reformës së pagave e po ashtu edhe tregtia e akomodimi, si rezultat i zhvillimit të mirë turistik.
    Nga ana tjetër, rënia e bujqësisë nuk u ndal as në vitin 2024. Referuar shifrave të INSTAT, bujqësia ra me 1.15%, duke mbyllur kështu vitin e katërt me performancë negative.

    Megjithatë, më e fortë rënia ishte tek industria, me 6.8%, një sektor që po vuan prej zhvlerësimit të euros./vizionplus.tv