Author: Standard.al

  • Manuali i ri i gazetarit investigativ, hape gojën, merr leje, pastaj shkruaj. SPAK si kryeredaktor: Liria e shtypit me regji të posaçme!

    Manuali i ri i gazetarit investigativ, hape gojën, merr leje, pastaj shkruaj. SPAK si kryeredaktor: Liria e shtypit me regji të posaçme!

    Manuali i ri i gazetarit investigativ, hape gojën, merr leje, pastaj shkruaj. SPAK si kryeredaktor: Liria e shtypit me regji të posaçme!

    Nga Flamur Vezaj

    Përfaqësuesit e kryeprokurorit Altin Dumani në Gjykatën Kushtetuese, prokurori Bledar Maksutaj, bashkë me kolegun e tij Ols Dado, u paraqitën si dy kalorës të rendit kushtetues, ose më saktë, si “avokatët e moralit të ri të medias”. Në qendër të sulmit të tyre nuk ishte ndonjë grup kriminal, por një gazetar: Elton Qyno. Dhe arma që përdorën? Epo, një arsenal të tërë: izolim për orë të tëra në zyrat e SPAK, kontroll në banesë, në makinë, në vendin e punës, madje edhe lodrat e fëmijëve u konsideruan potencialisht “me ndikim kriminal”. Sepse, siç e dimë tashmë, çdo gazetar që shkruan pa leje, mund të fshijë prova me ndihmën e një makine lodër të fëmijëve…

    Por spektakli kulminant nisi në sallën e Gjykatës Kushtetuese, disa ditë më parë, ku dy prokurorët u kthyen në mësues të gazetarisë dhe shpikën një rregull të ri loje: para se të shkruash një lajm, duhet të marrësh leje nga SPAK. Po, po. Gazetarët, sipas tyre, duhet të rreshtohen si nxënës para bordit editorial të Prokurorisë së Posaçme dhe të kërkojnë miratim për çdo fjali.

    Kur gjyqtarja, me një kuriozitet që s’guxon të shfaqet shpesh në këtë sistem, pyeti:A ekziston ndonjë dispozitë ligjore që kërkon një gjë të tillë?”

    Prokurori, me një siguri që të bën të dyshosh për natyrën e arsimit juridik në vend, u përgjigj:

    – “Jo, znj. Kryetare. Por kemi të bëjmë me një detyrim etik…”

    Ah, etikë! Fjalë magjike që përdoret sa herë ligji mbaron e imagjinata fillon. Me këtë justifikim, mund të sekuestroni gjithçka, përfshirë laptopët, celularët, e ndoshta herën tjetër edhe kujtesën RAM të gazetarit. Sepse “në emër të etikës” gjithçka është e lejueshme sipas SPAK-ut!

    Ironia nuk ndalet këtu: në një moment “Oscar-worthy”, prokurori shpjegoi që gazetari, duke qenë “i vjetër dhe me eksperiencë”, duhet ta kishte nuhatur vetë që ishte subjekt hetimi. Domethënë, në Shqipëri nuk të njofton askush për hetim, duhet të kesh një antenë të brendshme, një aplikacion në shpirt që të të bëjë ping kur je nën vëzhgim.

    Një tjetër perlë: prokurori pranoi me qetësi se nuk ka asnjë kompetencë për të ndërmarrë masa ndaj “shkeljeve etike”, sepse ligjërisht s’kanë të drejtë – por kjo nuk i ndaloi të sekuestronin, izolonin, dhe ushtronin presion sikur të kishin në duar një armik të shtetit. Po, prokuroria nuk ka kompetenca për etikën – por mesa duket, kur bëhet fjalë për gazetarët, mjafton një dyshim dhe fillon parada.

    Kështu që, përmbledhtazi: nëse je gazetar dhe ke informacion, nuk ke të drejtë ta publikosh pa u lutur më parë në zyrën e ndonjë “eksperti” në prokurori. Nëse e publikon, do të përfundosh në ndonjë skenar alla “SPAK Studios”, me hetim, sekuestrim dhe ndonjëherë edhe analizë të lodrave të fëmijëve për ndonjë USB të fshehur brenda.

    Në këtë betejë për fjalën e lirë, Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një arenë ku nuk vendoset vetëm fati i Elton Qynos, por i çdo gazetari që guxon të ketë një laptop, një mikrofon dhe një pyetje të pakonfirmuar nga “etikologët” e drejtësisë.

    Nesër është dita vendimtare: fjala e fundit në këtë proces do të jetë ose një deklaratë në mbrojtje të medias së lirë, ose një vulosje zyrtare që SPAK jo vetëm të ndjekë penalisht, por edhe të redaktojë, miratojë, dhe ndoshta nesër të botojë editorialin e radhës në vend të redaksive.

    Kolegë, mos mungoni! Sepse herën tjetër, nëse kjo kalon, lajmi juaj do të nisë me: “Titulli në pritje të miratimit të prokurorit. Shkrimi do të vijojë sapo të japë dritën jeshile etikën e SPAK.”

  • Zgjedhjet në Shqipëri alarmojnë Brukselin/ Zgjedhjet, drejtësia, korrupsioni, trafiku i drogës’/ Eurodeputetët Michael Gahrel dhe Rihards Kols skanojnë Shqipërinë në PE

    Zgjedhjet në Shqipëri alarmojnë Brukselin/ Zgjedhjet, drejtësia, korrupsioni, trafiku i drogës’/ Eurodeputetët Michael Gahrel dhe Rihards Kols skanojnë Shqipërinë në PE

    Zgjedhjet në Shqipëri alarmojnë Brukselin/ Zgjedhjet, drejtësia, korrupsioni, trafiku i drogës’/ Eurodeputetët Michael Gahrel dhe Rihards Kols skanojnë Shqipërinë në PE

    Në seancën dëgjimore për Shqipërinë mbajtur sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg, eurodeputetët Michael Gahrel dhe Rihards Kols, u shprehën të shqetësuar në lidhje me lirinë e zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen në 11 maj.

    Në fjalën e tyre në Komisionin e Jashtëm të PE-së, Michael Gahrel ngriti shqetësimet konkrete për sa i përket zgjedhjeve, ku theksoi se listat e manipuluara dhe abuzimi me pushtetin janë çështje që duhet të ishin zgjidhur.

    Gjithashtu, Michael Gahrel u ndal te drejtësia e cila nuk funksionon, korrupsioni, krimi i organizuar, trafiku i drogës, tema të cilat kanë prekur administratën dhe qeverinë.

    Eurodeputeti tjetër, Rihards Kols, u ndal te vota e diasporës, listat gjysmë te hapura, si dhe problemi me lirinë e medias, apo intimidimet politike.

    Eurodeputeti Michael Gahrel: Pyetja ime ka të bëjë me nje aspekt të veçantë, nga një anë janë çështjet që lidhen me zgjedhjet, sepse ka pasur çështje të diskutueshme për sa i takon zgjedhjeve, si për shembull lista të manipuluara, abuzim me pushtet, pyetja ime është, këto çështje janë zgjidhur?

    Por mund të ketë edhe çështje të tjera gjatë këtyre ditëve zgjedhore, mund të ketë edhe gabime, por duhet të përqendrohemi të çështjet negative në këto momente gjatë garës zgjedhore.

    Një tjetër çështje thelbësore ka të bëjë me drejtësinë, dhe kur dëgjoj që sistemi nuk funksionon siç duhet, ku thuhet se ka rreth 150 mije çështje të pezulluara. Nëse drejtësia nuk funksionon, atëherë kjo do të ketë një ndikim negativ të qytetarët, por gjithashtu do të ndikojë negativisht edhe te investimet e huaja. Por për sa i takon korrupsionit, krimit te organizuar, si e vlerësoni situatën, siç është ajo e trafikut të drogës, ka të bëjë me një situatë që ka lëshuar rrënjë dhe që ka prekur administratën dhe qeverinë. Gjithashtu edhe boom-in në sektorin e ndërtimi që është e lidhur me sektorin e pastrimit të parave, a ka mekanizma që funksionojnë në mënyrë efikase për këto çështje?

    Eurodeputeti Rihards Kols: Në këto zgjedhje pati risi. Vota e diasporës, listat gjysmë te hapura, por mbetet problem liria e medias, intimidimet politike, por edhe për sa i takon pavarësisë së gjyqësorit dhe standardet demokratike.

    Nga viti 2013 në Shqipëri dominon Partia Socialiste dhe përçarjen e opozitës, të cilat nënvizojnë nevojën për një reformë zgjedhore të mirëfilltë për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe përfaqësim.

  • Berisha u premton fermerëve: Do pesëfishohen subvencionet, do mbrojmë çdo sezon prodhimet tuaja

    Berisha u premton fermerëve: Do pesëfishohen subvencionet, do mbrojmë çdo sezon prodhimet tuaja

    Berisha u premton fermerëve: Do pesëfishohen subvencionet, do mbrojmë çdo sezon prodhimet tuaja

    Gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e kandidatëve për deputetë në Lushnje, kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se, qeverisja e Partisë Demokratike do të subvencionojë fermerët.

    Berisha tha se, së pari do ta barazojmë me fermerët e tjerë të rajonit. Do subvencionojmë pesë herë më shumë. Do rrisim fondin e subvencionimeve 5 herë për çdo fidan, për bimët e arave, për njësi prodhimi, për çdo krerë bagëti.

    “Të dashur miq, PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore vjen tek ju me programin më të mirë, me programin të cilin kurrë ndonjëherë nuk e kanë paraqitur më parë para shqiptarëve.

    Me programin që shqiptarët nuk e kanë njohur kurrë, programin e Shqipërisë Madhështore.

    Dua t’u garantoj se ky program fillon nga zemra, dhembshuria e njeriut.

    Sepse ne në një mënyrë ose në një tjetër, jemi një vend sot, ku qindra e mijëra qytetarë derdhin lot të ftohta nga mjerimi.

    Jemi një vend në të cilin dhjetëra në mos qindra mijëra familje nuk ushqejnë dot si duhet fëmijët e tyre sepse paratë e tyre vidhen nga qeveritarët.

    Sot ne jemi një vend ku me qindra e mijëra të sëmurë nuk marrin dot ilaçet.

    Sot jemi një vend ku nuk janë të pakta familjet që shtrojnë sofrën por nuk kanë ushqimin për fëmijët e tyre dhe detyrohen t’u thonë, paç fatin, merr rrugët, gjej fatin. Dhe fëmijët vetëm largohen nga Shqipëria.

    Sot jemi i vetmi vend nga i cili u larguan mbi 45 përqind e shqiptarëve nga Shqipëria, ndaj dhe ne do fillojmë aty ku është dhimbja.

    Ne kemi vendosur që 3 muajt, çdo shqiptar që merr nën 200 euro, do marrë 200 euro. Çdo shqiptar nuk do firmosë nën 200 euro në borderotë e këtij vendi.

    200 euro nuk janë shumë, por në standardin ndërkombëtar, 200 euro janë jashtë varfërisë ekstreme. Janë 6.3 euro në ditë dhe ai që merr kaq, nuk është në varfëri ekstreme.

    Por mjerimit, numërimit të kafshatës i japim fund.

    Jo vetëm me këto, përkundrazi të gjithë këtyre do u japim kartën e konsumatorit. Karta e konsumatorit do të thotë që ata ushqimet do i blejnë 20 përqind më lirë se sa të tjerët me rroga të mesme dhe të larta.

    Të gjithë këtyre do u rimbursohen 100 përqind ilaçet.

    Pensionistët do kenë të drejtë të bëjnë analiza të plota falas 2 herë në vit.

    Lista e barnave do të jetë identike, 1 për 1 me Italinë. Nuk matemi ne me Italinë, por në ilaçe do matemi. I sëmuri në Shqipëri do mjekohet po me ato ilaçe që mjekohet italiani në Itali.

    Pra, do vendosim disa standarde të tjera sepse është krijuar një hendek i tmerrshëm midis atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë.

    Rroga të ulëta në Shqipëri nuk do të ketë në asnjë rrethanë nën 500 euro.

    Garantoj sipërmarrësit se do t’u kompensohet me ulje taksash rritja e rrogave në 500 euro të punonjësve.

    Ekziston një e drejtë, e cila duhet të respektohet.

    Rroga mesatare do jetë 1200 euro.

    Mësuesit do arrijnë në rrogën 1500 euro gjersa ata të paguhen më shumë se çdo mësues tjetër në Ballkan.

    Energjia, bizneseve do t’u shitet me 6 lekë nga 18 që u shitet sot. Familjarëve do u shitet me 7 lekë.

    Tarifa e ujit do përgjysmohet.

    Pra, me këto masa ne besojmë se e lehtësojmë në një shkallë ët caktuar jetën e qytetarëve tanë që janë në nevojë.

    Kjo sigurisht nuk është Shqipëria Madhështore, por e ka thënë Gandi se madhështia e një kombi matet me qëndrimin që ata kanë ndaj atyre që janë në nevojë.

    Dhe ne do kemi një ndryshim rrënjësor në qëndrimin ndaj tyre.

    Nuk ka të varfër nga dembelizmi. Të varfrit i ka bërë politika të varfër dhe ne këtë politikë do e ndryshojmë.

    Miqtë e mi, nuk ka rreth, nuk ka qytet, nuk ka qark që mund të bëhet më madhështor se qarku i Fierit, se rrethi i Lushnjes.

    Gjithçka në këtë rreteh natyra e ka bërë madhështore.

    Lushnja ka potenciale të jashtëzakonshme bujqësore.

    Lushnja ka fermerë të mrekullueshëm, njerëz të zotë të punës, të djersës.

    Lushnja ka brigjet turistike ndër më të bukurat.

    Ka çdo potencial.

    Pra, Made in Lushnja, Made in Albania, krenari kombëtare, krenari lushnjare.

    Miqtë e mi, askush nuk mund të prodhojë më shumë se fermeri lushnjar në qoftë se ti i largon atij të këqijat që i ka brë regjimi.

    Në qoftë se ti i garanton atij kushtet që djersa e tij të japë prodhimet, suksesin që meriton. Dhe ne këtë do bëjmë.

    Së pari, do ta barazojmë me fermerët e tjerë të rajonit. Do subvencionojmë pesë herë më shumë.

    Do rrisim fondin e subvencionimeve 5 herë për çdo fidan, për bimët e arave, për njësi prodhimi, për çdo krerë bagëti.

    Po, atëherë të maten fermerët e tjerë me fermerin e Lushnjes dhe të shohin kush prodhon më shumë dhe më lirë.

    Sot, ky regjim për t’i hapur dyert shkatërrimit të prodhimit bujqësor, ka vendosur TVSH-në asimetrike te grumbulluesit dhe përpunuesit e prodhimeve.

    Unë iu jap fjalën ju se tre muajt e parë do vendoset taksa simetrike, e cila bën që përpunuesi t’i kthejë fermerit, të marrë ai TVSH-në 20 përqind për prodhimet që shet.

    Ballkani i Hapur, kjo marrëveshje që shkatërroi me mijëra ferma, që solli vërshimin e prodhimeve të subvencionuara 8 herë më shumë se prodhimet në Shqipëri për shkak të vëllazërisë Rama-Vuçiç, do hidhet në kosh të plehrave javën e parë të qeverisjes së PD.

    Linjë krediti të butë, në të cilën qeveria do paguajë 80 përqind të interesit, do u ofrohet fermerëve të Lushnjes dhe mbarë Shqipërisë.

    Nuk ka tokë më pjellore se toka shqiptare askund. Ky vend nuk ka asnjë pëllëmbë tokë pa frut.

    Lushnjes po i kripëzohen tokat se nuk ka investime në asgjë.

    Vaditja, kullimi dhe mbrojtja e tokës do jenë tre përparësi madhore të qeverisë së ardhshme.

    Kudo në botë që ndodh mbiprodhimi, ndodh që fatkqësitë dëmtojnë. Edhe tani më informuan se janë dëmtua prodhimet.

    Qeveria do ketë fondin e kompensimit me çmimin bazë të të gjithë dëmtimeve që vijnë nga faktorë natyrorë ose stoku i mbiprodhimit dhe mosshitja e tyre.

    Ndonëse u them këtu, e deklaroj këtu botërisht se do mbrojmë në çdo sezon prodhimet tuaja.

    Çdo vend e bën këtë, përveç Shqipërisë sot.

    Po, do t’i mbrojmë ato. Çdo vend i mbron. Përveç Edi Ramës që i shkatërroi prodhimet. 2 mijë ton patate iu kalbën një fermeri në Pogradec për shkak të Ballkanit të Hapur. Mijëra ferma falimentuan. Kjo merr fund”, u shpreh Berisha.

  • Berisha: Nga Strasburgu në Bruksel, miqtë tanë presin me padurim votën e lirë dhe fitoren e opozitës

    Berisha: Nga Strasburgu në Bruksel, miqtë tanë presin me padurim votën e lirë dhe fitoren e opozitës

    Berisha: Nga Strasburgu në Bruksel, miqtë tanë presin me padurim votën e lirë dhe fitoren e opozitës

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në prezantimin e kandidatëve për deputetë në Lushnje është shprehur se, miqtë e demokratëve kudo që janë, mezi po e presin votën e lirë të shqiptarë dhe fitoren e opozitës.

    Ndërkaq, Berisha ka folur edhe për takimet e tij në Strasburg dy ditë më parë, dhe dëgjesën e sotme të zhvilluar në Parlamentin Europian.

    “Të dashur qytetare dhe qytetarë, banore dhe banorë të qytetit dhe rrethit të Lushnjes, nderimin tim më të madh për ju, përuljen më të thellë para jush, burra dhe gra, të rinj dhe të reja, njerëz punëtorë, njerëz të mirë, njerëz të cilët jeni të gatshëm për sakrifica sa pari për një jetë më të mirë për secilin prej jush, për një Lushnje më të mirë, për një Shqipëri më të mirë, për një Lushnje Madhështore, për një Shqipëri Madhështore.

    I dashur zoti Gazment Bardhi udhëheqës politik i qarkut, të dashur kandidate dhe kandidatë për deputetë, kam nder të veçantë që vij sot këtu për t’u paraqitur ju, burra dhe gra, individë të shquar, njerëz të suksesit, njerëz me dinjitet, që përfaqësoni vlerat më të arrira të familjeve, të komunitetit, të qytetit dhe fshatrave të këtij rrethi.

    Do përfaqësoni në parlament me dinjitet interesat e tyre më jetike dhe më të mira.

    Krahasimi juaj me deputetët e Lubisë, deputetët e Shytëve, janë të krahasosh natën me ditën.

    Demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë, askush nuk mendonte kurrë para 4 vitesh se forca politike, të cilës ju i dhatë besimin për të mbrojtur idealet tuaja, për të mbrojtur parimet, do të vinte sot në prag të fitores më e fortë se kurrë, më e fuqishme se kurrë.

    Pas përpjekjeve që u bënë për ta fshirë atë si forcë politikë, ju e ngritët PD-në, e ngritët opozitën si Feniksi nga hiri dhe ja ku jemi sot, më të kthjellët, më të qartë, më të guximshëm se kurrë në ekzistencën tonë.

    Miqtë e mi, këto 2 ditë që kaluan, kanë qenë për herë të parë në histori ditët e Europës për Shqipërinë, ditët evropiane për shqiptarët, në Strasburg dhe Bruksel, në rendin e ditës ishin qytetarët shqitparë, ishin të drejtat tuaja, ishte dinjiteti juaj, ishte vota juaj, ishte e ardhmja juaj.

    Mirënjohje të pakufishme miqve tanë në Europë, që bënë kauzë të tyre, kauzën elirisë së shqiptarëve, kauzën e votës së lirë të lushnjarëve dhe mbarë shqiptarëve.

    Këto 2 ditë, dielli shkëlqeu më shumë se kurrë mbi vlerat, parimet dhe idalet që ju mbrojtët.

    Unë isha në Strasburg dhe nga mëngjesi gjer natën vonë paraqita Shqipërinë, situatën e saj, por paraqita edhe vendosmërinë e opozitës, projektin e saj për një Shqipëri madhështore.

    Miq, a e dini ju se ndonjëherë, njeriu turpërohet edhe për atë që nuk duhet të turpërohet kurrë.

    U turpërova kur mora vesh se kreut të narkoshtetit shqiptar ia kishin anuluar darkën zyrtare në Këshillin e Europës sepse ishte sjellë si brigand, jo si kryeministër.

    Ishte sjellë në mënyrën më të padenjë dhe këtë ua ka fshehur shqiptarëve.

    Sot në Parlamentin Europian ishte dëgjesa për Shqipërinë, dëgjesa e dytë në historinë e këtij vendi.

    E para u zhvillua në vitin 2001, kur me mekanizmin e famshëm të Dushkut i morën opozitës 11 mandate. Ngelën në klasë, mbetën, u rrëzuan.

    E dyta u zhvillua tani pikërisht, 3 ditë para fillimit të fushatës elektorale sepse Europa e ndjeu se padrinoja e Shqipërisë nuk ka nxjerrë mësime.

    Pra, ju e shihni, miqtë tanë kudo që janë, presin me padurim votën e lirë të shqiptarëve dhe fitoren e opozitës”, tha Berisha.

  • Bardhi: T’i japim fund të keqes që sundon prej 12 vitesh!Në prezantimin e kandidatëve për deputet të PD në Lushnjë

    Bardhi: T’i japim fund të keqes që sundon prej 12 vitesh!Në prezantimin e kandidatëve për deputet të PD në Lushnjë

    Bardhi: T’i japim fund të keqes që sundon prej 12 vitesh!Në prezantimin e kandidatëve për deputet të PD në Lushnjë, drejtuesi politik i qarkut Fier, Gazment Bardhi, ka shprehur optimizëm dhe besim në entuziazmin e qytetarëve të këtij qarku për zgjedhjet e 11 majit.

    Në fjalën e tij, Bardhi akuzoi qeverinë e Edi Ramës për dështime të shumta, veçanërisht në fushat e infrastrukturës, arsimit dhe bujqësisë.

    Bardhi: Të dashur bashkëqytetarë, jam shumë i lumtur për entuziazmin dhe energjinë tuaj. Bashkë me ekipin më të mirë për Fierin dhe lidershipin e PD, Profesor Doktor Sali Berishën, jam i sigurt se ky entuziazëm, kjo energji kaq pozitive, ky vullnet për ndryshim, janë arma jonë më e fortë për të na çuar drejt fitores në zgjedhjet e 11 Majit. Ne jemi sot këtu të bashkuar si misionarë për të bërë Shqipërinë, një vend ku punohet, një vend që shpërblen punën, një vend ku jetohet më mirë. Ne jemi sot të bashkuar kudo. Në Lushnjë, në Fier, në Patos, në Roskovec, në Divjakë e Mallakastër ashtu sin ë gjithë Shqipërinë, për t’i dhënë fund me votë, të keqes që prej 12 vitesh po sundon shqiptarët me metodat më mafioze dhe më poshtëruese.

    Kam takuar shumë prej jush këtë javë, në qytete dhe shumë fshatra të qarkut Fier. Mesazhi i parë dhe kryesor që marrin nga secili qytetar është ‘se u ka ardhur në majë të hundës.

    Janë të zhgënjyer deri në pikën ku mallkojnë veten pse kanë votuar një parti që vetëm i ka shfrytëzuar për votën pa mbajtur as më të voglin premtin. Është e papranueshme që të kesh në dorë qeverinë prej 12 vitesh me radhë dhe të mos bësh një ujësjellës të ri, një kanalizim, të mos shtrosh një rrugë të re, të mos japësh subvencione për fermerët pa interesa korruptive. Është e papranueshme që të kesh 12 vjet çdo pushtet dhe të mos rrisësh pensionet, të mos hapësh një vend pune, të mos ndihmosh bujqësinë me investimet e duhura. Ky nuk është thjesht një dështim i një qeverie. Ky është shkatërrim i një vendi, ky është shkatërrimi I Shqipërisë, ne duhet ta shpëtojmë.

    Dështimi i Edi Ramës dhe maronetave të tij, që kandidojnë këtu në Lushnjë dhe gjithë qarkun e Fierit, përkthehet në humbjen e disa gjeneratave në shpërbërjen e një kombi. Edi Rama erdhi para katër vitesh në qarkun e Fierit dhe premtoi hapjen e një universiteti ndërkombëtar në Fier, por ju jeni dëshmitar që jo vetëm nuk hapi universitet ndërkombëtar siç premtoi por vetëm në Lushnjë këtu ku jemi sot, nën drejtimin e 12 viteve janë mbyllur mbi 18 shkolla, në nivel drejtorie arsimore. Në të gjithë Fierin, ka më shumë se 30 shkolla të mbyllura, sepse nuk ka më nxënës. Kanë ikur bashkë me familjet nga sytë këmbët, sepse këtu korrupsioni u ka mbyllur çdo derë e çdo mundësi.

    Na takon ne, Partisë Demokratike, t’i japim fund kësaj fatkeqësie ndërkombëtare. E dëgjoj pafund çdo ditë nga shumë Lushnjarë e fierakë, në të gjithë qarkun, që më thonë se këtë herë do të votojnë kundër Edi Ramës. E kuptoj protestën e tyre, zhgënjimin e partisë që u premtoi parajsën dhe u dha ferrin.

  • Berisha: Nuk ka motiv më të madh sot se të luftosh për një Shqipëri Madhështore

    Berisha: Nuk ka motiv më të madh sot se të luftosh për një Shqipëri Madhështore

    Berisha: Nuk ka motiv më të madh sot se të luftosh për një Shqipëri MadhështoreKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për rikthimin e tij. Gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e kandidatëve në Lushnje, Berisha u shpreh se, është rikthyer për të luftuar për një Shqipëri Madhështore.

    ‘Miqtë e mi, unë vij këtu para jush dhe u siguroj se në këtë udhëtim timin, në këtë rikthim timin kam pasur zero ambicie personale, kam pasur dhe kam zero ambicie për luks dhe para. Jo. Në këtë moshë, në këtë vjeshtën time, interesat e mia janë krejt tjera.

    Berisha: Miq, këto ditë që kanë ngelur, u ftoj të ulemi me çdo fermer, me çdo qytetar, me çdo biznesmen, të bashkohemi në këtë betejë duke i garantuar se nuk do ketë të humbur përveç atyre që kanë kryer krime duke vjedhur paratë tuaja.

    Të tjerët do dalin të fituar, pavarësisht nga bindjet e tyre politike.

    Do u thonë, ku do i gjeni paratë që i premtoni në këtë mënyrë?

    Po, fare thjesht. Këto para janë të gjitha në buxhet, por nuk do ndërtohen më djegësa, nuk do vidhen më 130 milionë euro për djegësin e Tiranës për djegësin që nuk ekziston.

    130 milionë euro janë 812 mijë pensione.

    Nuk do mund të mendojë kurrë një ministër që të shpenzojë 10 mijë euro për të larë sediljen e makinës së vet.

    Nuk kisha dëgjuar kurrë në jetën time, as kush lexuar. Pyeta një milioner, më tha shoferi po të ketë nevojë, kur bëhet me baltë, e çon në lavazh.

    Kurse Lubia që vjen këtu për të kërkuar votat ka bërë tenderin 10 mijë për të pastruar makinën e saj çdo ditë.

    Këta janë edhe hajdutë xhepash, i ndan paratë me pronarin e lavazhit.

    Një gjë do u them, në një nga masat e qeverisë së mëparshme, zëvendësministrave ua hoqa veturat. Sa u fitua? 40 milionë euro.

    Po sigurisht se qeveria nuk ka para të veta, janë të gjitha tuajat.

    Po a mund të vendosen 8 miliardë euro, duhet të jesh i çmednur, të mos kesh zemër, të mos kesh shpirt, që vë këtu 8 miliardë dhe thua pensionistëve do u jap 16 milionë.

    Po si mund ta bësh këtë?

    16 milionë për 700 mijë shquptarë, të cilët marrin sot sa merr një qen shtëpie nga qeveria në Gjermani.

    Në vitin 2013, nuk merrnin shumë, por merrnin më shumë se malazezi, maqedonasi, serbi apo shqiptari në Kosovë dhe Maqedoni.

    Sot pensionisti malazez merr 450 euro, në vitin 2013 merrte 138 euro.

    Po si arritën? Arritën sepse kishte kryeministër të përgjegjshëm që e kuptonte se në buxhet, një pjesë të mirë të parave duhet t’ua kthejë qytetarëve.

    Kurse këtu lukse për qeveritarët.

    21 milionë me avion ky se nuk mund të udhëtojë me linja tregtare.

    Shishe vere 33 mijë euro se nuk u garantoj se nuk ka kryeministër në botë që hap shishen e verës, nuk them për mbretër apo princër, por kryeministri i një vendi nuk ia lejon vetes kurrë.

    Sigurisht, këtyre nuk u dalin paratë.

    Por ama një gjë, u kanë marrë taksa në këto 12 vite 67 miliardë euro. Nga këto 67 miliardë euro, kanë paguar gjithsej 16 miliardë rroga. Të tjerat ku shkuan? Çfarë u bënë?

    90 përqind e tyre u vodhën dhe u shpërdoruan.

    Merr fund kjo.

    U garantoj se rrugë do ndërtohen shumë më tepër, vepra publike do ndërtohen shumë më tepër, shqiptarët do punësohen gjithnjë e më shumë, rrogat do rriten çdo vit gjersa të dalim në krye.

    Por nuk do ndërtojmë kurrë rrugë, nuk do ndërtojmë kurrë shkolla me çmime 8-10 herë më të larta se në BE.

    Këta janë të papërmbajtur.

    Këta nuk dinë të ndalen kurrë.

    Ndaj t’i ndalim me 11 maj.

    T’i ndalim të shpëtojmë Shqipërinë.

    T’i ndalim se po shkretohemi çdo ditë e më shumë.

    Të krijojmë mundësinë për këtë program, programin më të mirë që kanë pasur shqiptarët.

    Edhe dy fjalë do u them për Sali Berishën.

    Miqtë e mi, unë vij këtu para jush dhe u siguroj se në këtë udhëtim timin, në këtë rikthim timin kam pasur zero ambicie personale, kam pasur dhe kam zero ambicie për luks dhe para. Jo. Në këtë moshë, në këtë vjeshtën time, interesat e mia janë krejt tjera.

    Por u ktheva sepse e pashë që kërkonin një Shqipëri pa opozitë.

    Po Shqipëria pa opozitë ishte pastaj si ai lisi që vetëm thahet dhe pret shtrëngatën e parë për t’u rrëzuar.

    E pashë e kërkon një opozitë të kontrolluar nga Edi Rama, siç e shihni ju tani që e bën si lolo atë Bravën, e merr pas vetes.

    E pashë që kërkonin të bënin të tjerët listat e deputetëve tuaj.

    Këtu pastaj ishte tjetër kjo.

    Dhe kjo ishte arsyeja pse unë ndërmora këtë udhëtim. Asnjë shkak tjetër.

    Natyrisht nuk ka motiv më të madh sot se të luftosh për një Shqipëri Madhështore.

    Nuk ka motiv më të madh sot se të bësh gjithçka t’u kthesh shqiptarëve paratë e tyre në rroga, pensione dhe shërbime.

    Nuk ka motiv më të madh sot se t’u tregosh zero tolerancë me ligjin kriminelëve, të cilët terrorizojnë qytetarët, vjedhin dhe plaçkisin ata.

    Se t’u tregosh vendin qeveritarëve më kriminelë se kriminelët ordinerë, që bashkëpunojnë me bandat dhe plaçkisin qytetarët.

    Nuk ka mision më të madh se ta kthejmë Lushnjen, ta kthejmë Shqipërinë në vendin e ëndrrave të lushnjarëve, në vendin e ëndrrave të shqiptarëve.

    Të rikthejmë djemtë dhe vajzat tona, të vijnë këtu me një sistem fiskal 5 vite pa taksa.

    Të bëjmë çdo gjë për suksesin e fermave të tyre, për suksesin e bizneseve të tyre.

    Ëndrra shqiptare është ëndrra më fisnike për çdo qytetar, për çdo shqiptar, për kombin në tërësi.

    Rroftë Lushnja, rroftë Shqipëria.

    Fitore, fitore, fitore!

  • Berisha: Garantoj lushnjarët dhe shqiptarët se bandat dhe banditët do dalin të gjithë para ligjit

    Berisha: Garantoj lushnjarët dhe shqiptarët se bandat dhe banditët do dalin të gjithë para ligjit

    Berisha: Garantoj lushnjarët dhe shqiptarët se bandat dhe banditët do dalin të gjithë para ligjit

    Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në Lushnje ku dhe ka prezantuar kandidatët për deputetë, se Zaka do të ketë fatin e ish-deputetit të Ramës, Çyrbja. Ai tha gjithashtu se, të gjithë banditët dhe bandat do të dalin atje ku e kanë vendin, para ligjit.

    “Miqtë e mi, Made in Albania do jetë krenaria jonë kombëtare.

    Memeja e gjallë, se kështu po e quajmë ne atë, ai që më quan mua buf, po ai nuk e kupton se më ka dhënë një epërsi të jashtëzakonshme dhe unë u garantoj se do përdor të gjithë eksperiencën dhe mençurinë time për ta përzënë me datën 11 maj së bashku me ju.

    Lëre mos e pyet!

    Kopjon dhe imiton si majmuni, sot deklaronte se do prodhojmë makina ushtarake Made in Albania.

    Jo mo jo, do e fillojmë me qumështin, me misrin, me frutat, me zarzavatet, me biznesin e vogël, me biznesin e madh.

    Do prodhojmë edhe makina, do prodhojmë çdo gjë.

    Shqipëria do jetë prodhuese, prodhuese dhe vetëm prodhuese.

    Biznesit të vogël, tavanin nga 140 mijë euro do e ngremë në 180 mijë euro për TVSH-në dhe tatim-fitimin. Zero nën 180 mijë euro do kenë TVSH apo tatim-fitim.

    Biznesi i vogël do paguajë asnjëherë më shumë se 1 të dhjetën e xhiros, taksë që i vë bashkia e Shytëve këtu, apo bashkia e Erionëve në Tiranë, apo e atij tjetrit në Fier.

    Jo, jo, 1 përqind, nuk do i vënë dot më shumë.

    Do të diktohet sipërfaqja publike.

    Isha në treg, një keqardhje të madhe, njerëz që sakrifikonin shumë, në këmbë gjithë ditën, në kushte të vështira, dhe paguanin nga 120 mijë lekë që e kishin pasur sipërfaqen publike, e paguanin tani 1500 lekë, rritur 15 fish. Merr fund batërdia mbi bizneset e vogla.

    Biznesi i madh dhe bizneset e tjera do kenë taksën 10 përqind.

    TVSH do ulet në 15 përqind.

    Do hiqen një seri masash shtrënguese, inspektoriatet do marrin karakter krejt tjetër.

    Pra, Made in Albania do jetë hapi i madh drejt Shqipërisë Madhështore.

    Miq, por Shqipëria Madhështore e ka kusht të të gjitha kushteve pastrimin e shtëpisë tonë.

    Në qoftë se nuk ndahemi me krimin dhe hajnat, me hajdutët që pinë gjakun tuaj si shushunja ditë për ditë, ne të ardhme nuk kemi.

    Ndaj u jap fjalën se me forcën e ligjit do vendoset përpara drejtësisë çdo lidhje krimi, çdo kriminel, çdo qeveritar i inkriminuar.

    Këtu banda ka rrëmbyer tregun e ndërtuar me paratë tuaja, taksat tuaja. Ndan paratë me kryetarin e bashkisë dhe fshatarëve u merr sa frëngu punën.

    11 maji është zgjidhja. Pa le, kishte kandiduar edhe deputetin për ta sjellë në parlament.

    Fatin e Çyrbjes do të ketë Zaka. Se edhe Çyrbjen, Avdylajt e sollën, po ja ku është atje. Edhe Zaka atje do të shkojë.

    Nuk keni të drejtë të kandidoni ju në parlament, ju e keni vendin aty ku e keni për veprat që keni kryer.

    Ndaj u jap fjalën e nderit lushnjarëve dhe shqiptarëve, se një nga një, bandat dhe banditët, kudo që janë, edhe në shpellat më të thella po u futën, do vendosen para ligjit.

    Shqipëria Madhështore është Shqipëria e ligjit, e të drejtave të qytetarëve, e dinjitetit të tyre. Nuk ka bandit, nuk ka ministër, nuk ka njeri që mund t’i shkelë ato”, u shpreh Berisha.

  • Eurodeputeti social demokrat: Pse Rama nuk do hetimet parlamentare, çfarë kërkon të fshehë?

    Eurodeputeti social demokrat: Pse Rama nuk do hetimet parlamentare, çfarë kërkon të fshehë?

    Eurodeputeti social demokrat: Pse Rama nuk do hetimet parlamentare, çfarë kërkon të fshehë?Në seancën dëgjimore për Shqipërinë mbajtur sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg eurodeputeti social demokrat, Sebastião Bugalho shprehu shqetësim pse qeveria nuk lejon hetimet parlamentare, kur ka shumë deputetë që duan ti bëjnë këto hetime.

    “Doja të bëja një ndërhyrje të vogël dhe e kuptoj shqetësimin e disa kolegëve këtu, për mbajtjen e kësaj seance para zgjedhjeve, por ne në fakt nuk jemi dy javë para zgjedhjeve, por më shumë se 1 muaj.

    Dua të them, dhe është ironike se, jemi kritikuar që po e mbajmë këtë takim para zgjedhjeve, por unë e di se disa anëtarë të këtij komisioni do të thonë se, nëse ne e mbajmë këtë takim pas zgjedhjeve, do të thonë se nuk e njohim rezultatin, dhe mbajtja e këtij takimi do të ishtë ndërhyrje.

    Nëse ne nuk do ta mbajmë këtë takim, pas para por as pas zgjedhjeve, atëherë kur do të mund ta mbanim? Asnjëherë!

    Zgjidhja për të mos kritikuar dhe po flas për deputetët jo anëtarë të këtij komisioni, është thjeshtë të mos flasin.

    Dy çështje të vogla.

    Është e njohur se qeveria aktuale nuk është në fanse e hetimit parlamentar dhe ka refuzuar ngritjen e komisioneve hetimore. Dua të di nëse kjo është çështje principi, është një zakon, apo është diçka për të cilën ata nuk duan të flasin.

    Pse ata nuk duan hetime parlamentare, kur ka shumë deputetë që duan ti bëjnë këto hetime.

    Dhe pyetja e dytë e imja është për të gjithë ju folës këtu që marrin pjesë në këtë takim është e thjeshtë; sipas mendimi tuaj, Kremlini apo Uashingtoni janë më të interesuar që Shqipëria të mos jetë pjesë e BE-së që sot” deklaroi eurodeputeti Sebastião Bugalho

  • Me qytetarët e Medresë/ Xhixho: Voto nr 1, për ti dhënë frymarrje ekonomisë shqiptare

    Me qytetarët e Medresë/ Xhixho: Voto nr 1, për ti dhënë frymarrje ekonomisë shqiptare

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Si e shpërdoruan socialistët mundësinë e artë që la qeveria Berisha me TAP-in

    Si e shpërdoruan socialistët mundësinë e artë që la qeveria Berisha me TAP-in

    Gazsjellësi Trans Adriatik prej 10 vitesh kalon në Shqipëri, por vendi mbetet pa përfitime direkte nga gazi apo taksat. Fermerët janë të pakënaqur me dëmshpërblimet ndërsa në stacionin e TAP në Italinë jugore është konstatuar rrjedhje të gazit të metanit, i cili është i dëmshëm për jetën e popullsisë vendase.

    Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), që transporton gaz natyror nga Azerbajxhani drejt Evropës përmes Shqipërisë dhe disa vendeve të tjera të Ballkanit, vijon të mbetet një projekt i rëndësishëm ndërkombëtar, por pa përfitime të prekshme për Shqipërinë në drejtim të gazit apo të ardhurave si “vendkalim”.

    Me një gjatësi totale prej rreth 3,500 kilometrash, TAP nisi ndërtimin në territorin shqiptar në vitin 2016. Megjithatë, ndryshe nga vendet e tjera tranzite, Shqipëria nuk përfiton as gaz për përdorim të brendshëm dhe as të ardhura nga një taksë vjetore kalimi.

    Të vetmet përfitime të deritanishme për vendin janë kufizuar në investime infrastrukturore në zonat ku kalon tubacioni, si dhe në sektorët e bujqësisë, edukimit dhe sigurisë në komunitet. Sipas të dhënave zyrtare nga TAP në Shqipëri, përgjatë gjithë jetëgjatësisë së projektit në territorin shqiptar, TAP do të investojë 14 milionë euro për këto qëllime.

    Ndërkohë, fermerë dhe pronarë tokash në zonat e prekura kanë ngritur shqetësime të shumta. Sipas intervistave me banorët, dëmshpërblimet për tokat janë vlerësuar shumë poshtë vlerës reale, nga 1 deri në 5 euro për metër katror. Për më tepër, ndikimi i punimeve në pjellorinë e tokës është përshkruar si negativ nga shumë fermerë.

    Një pjesë e pronarëve ende nuk është dëmshpërblyer për shkak se ndodhen jashtë vendit dhe nuk kanë përfunduar procesin e dokumentacionit. Vetë kompania TAP ka ndërmarrë hapa për t’i pajisur banorët me certifikata pronësie, për të mundësuar firmosjen e marrëveshjeve që lejuan ndërtimin e gazsjellësit.

    Ndërsa TAP përçon gazin drejt Evropës, Shqipëria duket se ka mbetur thjesht një vendkalim, pa mundësinë për të përfituar nga pasuritë natyrore që i kalojnë nën tokë.

    TAP, shpresa që u venit shpejt

    Stacioni lidhës i TAP, Shqipëri-Itali

    Në shtatorin e vitit 2016, kur makineritë e rënda të TAP-it nisën të lëviznin tokën në fshatrat e Fierit, Shpresa, një fermere e zonës, priste që ky projekt të sillte përmirësim në jetën e saj dhe të komunitetit. Tubacionet që do të përçonin gazin nga Azerbajxhani drejt Evropës, i kaluan fare pranë arës së saj. “Na thanë që gazi do të sillte zhvillim… por ne as sot nuk e kemi parë as gazin, as ndonjë përfitim të madh,” kujton ajo.

    Në të njëjtën ditë, përfaqësues të lartë të projektit dhe qeverisë shpallnin TAP-in si një mundësi historike për Shqipërinë. Menaxheri i TAP për Shqipërinë dhe Greqinë, Karl Robert, deklaronte se gazsjellësi do të përshkonte 555 rrugë, 514 lumenj dhe një hekurudhë në territorin shqiptar. Ish-ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri premtonte se TAP do t’i jepte Shqipërisë qasje në gaz dhe do të nxiste ndërtimin e infrastrukturës për shfrytëzimin e tij.

    Por dhjetë vite më vonë, Shqipëria nuk përfiton as gazin e premtuar dhe as ndonjë tarifë kalimi për faktin që është vend tranzit. Në një intervistë në vitin 2022, vetë Gjiknuri e pranoi se vendi ynë nuk përfiton asgjë nga TAP në aspekt ekonomik apo energjetik.

    Ky mospërfitim sipas Naskë Afezollit, një prej themeluesve të TAP me origjinë shqiptare dhe ekspert i energjisë në Zvicër, vjen për shkak të mungesës së negocimit të duhur nga pala shqiptare. Ai thekson se ndryshe nga Shqipëria, Greqia, pavarësisht se vend i BE-së, përfiton tarifa kalimi, njësoj si Italia dhe Turqia.

    Afezolli propozon rinegocimin e marrëveshjes me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe ngritjen e një grupi koordinues shqiptar që do të kërkonte zbatimin e një formule të drejtë për përfitime ekonomike. “Shqipëria ka qenë shumë gjeneroze me TAP-in dhe nuk ka marrë asnjë lloj kompensimi. Ky është momenti që të ngrihet zëri për një marrëveshje të re që reflekton të drejtat e Shqipërisë si vend pritës,” – thotë ai.

    Sot, ndërsa gazi i TAP përshkon nëntokën shqiptare drejt tregjeve evropiane, shumë shqiptarë si Shpresa vazhdojnë të shohin vetëm makineritë që kaluan dikur, ndërsa përfitimet mbetën një premtim i paplotësuar.

    Fermerë të penduar

    Fermeri nga Mujalli, Petraq Golemi

    Petraq Golemi, një fermer nga fshati Mujalli në Fier, i mirëpret gazetarët në të vetmin lokal të zonës, me një kafe të qetë, por me brengën e gjatë të një beteje të pafituar. Me zërin që i dridhet pak nga zemërimi dhe zhgënjimi, ai kujton ditën kur punonjësit e gazsjellësit TAP filluan gërmimet në tokën e tij. “Tokën ku më ka kaluar TAP-i unë e quaj të vdekur. Nuk është më në gjendjen e mëparshme,”- thotë ai, duke treguar për një realitet ku, dikur, kultivonte bimë mjekësore dhe produkte sezonale.

    Ai nuk është i vetëm. Dhjetë vite më parë, dhjetëra banorë të Mujallit dolën në protesta kundër punimeve të TAP, të indinjuar nga dëmtimi i mbjelljeve bujqësore dhe mungesa e transparencës. Megjithëse shumë prej tyre paraqitën dokumente pronësie, zëri i tyre nuk u dëgjua në kohë. Dëmet e para u kompensuan pjesërisht, por sipas vetë banorëve, problemi më i madh u shfaq më vonë: ulja e ndjeshme e prodhimtarisë së tokës.

    Petraq Golemi rrëfen se, përveç dëmtimit të pjellorisë, puna në terren nuk është bërë sipas standardeve.

    “Kur ata nisën punimet, nuk punuan thellë. Tubi u vendos njëherë dhe më pas u hoq dhe e vendosën sërish, por më thellë,” – shpjegon ai. Një nga kushtet e kontratës me TAP, sipas tij, ishte rikthimi i tokës në gjendjen e mëparshme, por kjo nuk ndodhi. “Edhe sot aty ka çakull e gurë. Çakulli është gur i madh, që nuk lejon të mbjellësh gjë,” – thotë ai me zhgënjim.

    Fermerët thonë se janë vizituar disa herë nga komisione të Bashkisë Fier dhe përfaqësues të TAP, por nuk kanë marrë asnjë shpjegim të qartë për uljen e prodhimit. Nga ana tjetër, profesori Sulejman Sulçe, që ka qenë pjesë e vlerësimit të ndikimit të TAP mbi tokat bujqësore, thotë se gjatë 107 konsultimeve publike me banorët nga Korça në Fier, është sqaruar se në një hapësirë prej katër metrash mbi tubacion nuk mund të mbillen prodhime bujqësore, veçanërisht pemët frutore.

    Për të verifikuar pretendimet e fermerëve, gazetarët kërkuan disa herë një koment nga zyra e medias së TAP, por nuk morën përgjigje për më shumë se dhjetë muaj. Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit vendosi në shkurt 2022 që projekti të mos i nënshtrohej një procedure të thelluar të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis. Sipas dokumentacionit, agjencitë rajonale në Fier, Vlorë dhe Gjirokastër dhanë miratimin për ndërtimin, me kushte që përfshinin menaxhimin e inerteve dhe ruajtjen e rrugëve publike.

    Megjithatë, për fermerë si Petraqi, të gjitha këto vendime nuk kanë sjellë asnjë zgjidhje reale.

    Fshatra të ndryshme, problematika të njëjta

    STACIONI I TAP NË FIER

    Në fshatin Topojë të Fierit, aty ku ndodhet stacioni dalës i gazsjellësit Trans Adriatik në Shqipëri, nën vëzhgimin e përhershëm të kamerave, fermerët vazhdojnë të ndjejnë pasojat e një projekti që, sipas tyre, nuk u solli përfitime të qëndrueshme. Ashtu si në fshatin Mujalli, edhe këtu jo të gjithë janë të kënaqur me vlerësimin financiar që morën për dëmet në tokë dhe bujqësi.

    Tokat u vlerësuan me 4 euro për metër katror, por shumë prej atyre që ndodheshin në emigrim nuk u kthyen për të përfituar nga kompensimet, jo për mungesë dëshire, por për shkak të vlerës së ulët të dëmshpërblimit.

    Një prej banorëve, ish-agronom, thekson se edhe pse toka në këtë zonë klasifikohet si e kategorisë së dytë, më pak pjellore, mosdakordësia me çmimin ka qenë e përhapur.

    “Unë nuk jam prekur nga TAP, por shumë të tjerë nuk janë të kënaqur. U dëmshpërblyen deri në 4 euro për metër katror, aq sa është në Shqipëri,” – thotë ai.

    Ndërkohë që një tjetër banor i moshuar, Aleksandër Rina tregon se ndryshe nga vëllai i tij, që është larguar prej vitesh nga Shqipëria, ai arriti të dëmshpërblehej për prodhimet bujqësore të dëmtuara gjatë punimeve dhe tokën në të cilën u kryen punimet. Ndërkohë, sipas Rinës, vëllai i tij në emigrim nuk e pa të arsyeshme ardhjen në Shqipëri për të marrë dëmshpërblimin nga TAP.

    Procedurat dhe kostoja për të udhëtuar në Shqipëri për të marrë 700 mijë lekë të vjetra nuk ia vlejnë.

    “Të shkon më shtrenjtë të vish se sa lekët që do marrësh,” – shpjegon ai.

    Sipas informacioneve të dhëna nga TAP, fondi i kompensimit do të ruhet për 20 vjet, por pronarët pa dokumentacion të rregullt duhet të ndjekin vetë procedurat për regjistrimin e pronës.

    Kadrie Gjeci, fermere në fshatin Otllak

    E njëjta ndjesi zhgënjimi dhe humbjeje është e pranishme edhe në fshatin Otllak të Beratit, ku gjurma e gazsjellësit ka prekur tokat e Kadrie Gjecit. Ajo rrëfen se për tokën e saj u dëmshpërblye vetëm me 1 euro për metër katror, ndërkohë që kompensimi kishte vlerë tjetër për këputjen e 33 rrënjve të ullinjve. Por dëmi real, sipas saj, është më i madh: humbja e pjellorisë së tokës. “Ne tokën ku kalon TAP-u nuk e përdorim më, ullinjtë nuk i kemi më,” – thotë ajo me trishtim, duke shtuar se tre dynymët në zonën malore janë bërë të papërdorshëm për bujqësi.

    Ashtu si Petraqi në Mujalli, edhe Kadria në Otllak dhe Aleksandri në Topojë flasin për një realitet të përbashkët: mungesën e konsultimit të thelluar, kompensime që nuk reflektojnë dëmin real, dhe mbi të gjitha, tokë që dikur ushqente familjet, e që sot është lënë pas dore – pa prodhim, pa jetë.

    Pakënaqësia ndaj TAP nuk vërehet vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, ku në fshatin Melendugno-s shpronësimet e tokave ku ndodhet stacioni i gazsjellësit ia ka lënë vendin largimit të banorëve, ndërkohë që nga investigimi i realizuar me mbështetjen e Journalismfund Europe, në stacionin e gazsjellësit rezulton të rrjedhë një sasi metani. Rrjedhja e metanit, çka është filmuar përmes termokamerave, përbën rrezik për shëndetin public dhe ndikon në ngrohjen globale, megjithatë kompanitë në Itali nuk kanë raportuar më parë një problematikë të tillë duke mos respektuar procedurat e Bashkimit Evropian për sigurinë shëndetëse dhe mjedisore.

    /Shteg.org