Author: Sarandaweb.net

  • Udhëtonte drejt Sarandës, automjeti përfshihet nga flakët në Qafën e Muzinës

    Udhëtonte drejt Sarandës, automjeti përfshihet nga flakët në Qafën e Muzinës

    Udhëtonte drejt Sarandës, automjeti përfshihet nga flakët në Qafën e Muzinës
     
    Një automjet është përfshirë nga flakët teksa po udhëtonte në drejtim të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në Qafën e Muzinës, në aksin rrugor Jorgucat-Sarandë, ku një makinë tip Mercedes Benz me targa shqiptare ka marrë flakë në lëvizje.
     

     
    Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të qarta, por dyshohet se ai është shkaktuar nga një defekt teknik në sistemin elektrik.
    Fatmirësisht, nga incidenti nuk ka pasur të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
     
    Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të bërë verifikimet e nevojshme dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Ishte shpallur në kërkim, kapet nga Policia e Qarkullimit në Sarandë

    Ishte shpallur në kërkim, kapet nga Policia e Qarkullimit në Sarandë

    Policia njofton se shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë, gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore, me fokus verifikimin e mjeteve dhe identifikimin e personave në kërkim, kapën shtetasin në kërkim K. V., 29 vjeç, banues në Himarë.
     

     
    Për 29-vjeçarin nga Himara, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
     
    Në vijim të veprimeve procedurale, u krye ekzekutimi i vendimit nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë.

  • Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, lirohet 17-vjeçari. Prokuroria: “U vetëmbrojt”

    Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, lirohet 17-vjeçari. Prokuroria: “U vetëmbrojt”

    Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, lirohet 17-vjeçari. Prokuroria: “U vetëmbrojt”
     
    Gjykata e Sarandës ka liruar 17-vjeçarin K. Cora, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ai u arrestua të enjten nga policia si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të 17-vjeçarit B. Kalemi, ngjarje e ndodhur në rrugën “Butrinti” në Sarandë.
     
    Kalemi u godit tre herë me thikë në stomak dhe ije dhe u transportua drejt Spitalit të Vlorës për mjekim të specializuar, ndërkohë që Cora u ndalua nga policia. Në konflikt ishte i përfshirë edhe një person i tretë, shok i Kalemit, i cili u shoqërua në Komisariat për të dhënë deklarime.
     

     
    Pas hetimeve, Prokuroria e Sarandës konstatoi se ngjarja kishte rrjedhë tjetër nga sa u raportua fillimisht. Dyshohet se Kalemi ka tentuar të godasë i pari, ndërsa Cora ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes. Për këtë arsye, prokurorja Esmeranda Basho ndryshoi akuzën ndaj tij në “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe kërkoi vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit në flagrancë, si dhe caktimin e masës “Arrest në shtëpi”.
     
    Gjykatësja e hetimeve paraprake, Edona Vajushi, pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur të njëjtën masë sigurie për Corën, i cili brenda shtatë muajsh mbush moshën madhore. Sipas vendimit, ai duhet të qëndrojë në banesën e tij në lagjen nr. 4, rruga “Guri Nazifi”, Sarandë, me përjashtim të orareve të shkollës dhe aktiviteteve edukative, të cilat duhet të miratohen nga Prokuroria.

  • Sarandë: Burri plagos me thikë bashkëshorten, autori në kërkim

    Sarandë: Burri plagos me thikë bashkëshorten, autori në kërkim

    Sarandë: Burri plagos me thikë bashkëshorten në lagjen nr. 4, autori në kërkim
     
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij. Viktima, e identifikuar si M.  B. ka marrë një plagë në bark dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit të Sarandës. Burime nga spitali bëjnë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.
     
    Ndërkohë, policia ka nisur menjëherë kërkimet për autorin e dyshuar të sulmit, i cili është larguar nga vendngjarja. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit mes çiftit, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
     
    KOMUNIKATA E POLICISË
     
    Sarandë/Informacion paraprak
     
    Rreth orës 17:40, në banesën e tyre, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se shtetasi A. B., 55 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen M. B., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
     
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.