Author: Monitor.al

  • “Vrulli” i kredisë, BSH paralajmëron rritje të mëtejshme të kërkesave për kapital

    “Vrulli” i kredisë, BSH paralajmëron rritje të mëtejshme të kërkesave për kapital

    Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën e shtesës kundërciklike të kapitalit për bankat tregtare, por ka paralajmëruar për një rritje të mëtejshme, nëse kreditimi vazhdon të rritet me ritme të shpejta.Në rivlerësimin periodik të shtesës kundërciklike të kapitalit, të fundit të tremujorit të dytë, Banka e Shqipërisë ka arritur në përfundimin se zhvillimet e shpejta në kreditim, normat konkurruese të interesit, përfitueshmëria e veprimtarisë bankare dhe vijimi i rritjes ekonomike, dëshmojnë për ciklin financiar pozitiv të përshpejtuar që po përjeton ekonomia.Ndonëse zhvillimet e treguesve të analizuar mbështesin një rritje të mëtejshme të normës së shtesës kundërciklike, mund të jetë e nevojshme që më parë të analizohet efekti i rritjeve të kryera tashmë. Për këtë arsye, norma e shtesës kundërciklike të kapitalit për Shqipërinë do të mbetet në nivelin 0.5% deri në vendimmarrjen e ardhshme, në fund të tremujorit të tretë.Megjithatë, Banka e Shqipërisë paralajmëron që, nëse cikli pozitiv financiar vijon me ritme te shpejta, rritje të mëtejshme të shtesës kundërciklike të kapitalit duhet të jenë të pritshme për pjesëmarrësit e tregut.Vendimmarrja mbi nivelin e shtesës kundërciklike mbështetet kryesisht në ecurinë e vlerave të treguesit të hendekut të raportit të kredisë ndaj PBB-së. Vlerat e treguesit parësor mbeten negative deri në tremujorin I, por madhësia e vlerës negative vijon të zvogëlohet me ritme të përshpejtuara. Konkretisht, vlera e treguesit parësor është ngushtuar me përkatësisht rreth 3.5 dhe 1.2 pikë përqindjeje ndaj një viti më parë dhe ndaj tremujorit paraardhës.Megjithëse “hendeku i raportit të kredisë ndaj PBB-së” është treguesi kryesor, praktika e zbatimit të tij në vende të tjera dhe në Shqipëri ka evidentuar ngadalësinë e reagimit të këtij treguesi në përgjithësi, dhe pamjaftueshmërinë e tij për të kapur dhe evidentuar zhvillime të shpejta në segmente të caktuara të kredisë.Ndaj, kuadri rregullator dhe metodologjik i Bankës së Shqipërisë, parashikon që vendimmarrja për shtesën kundërciklike të mbështetet edhe mbi Treguesin e Paralajmërimit të Hershëm Plotësues (TPHP).Në fund të tremujorit të parë të vitit 2025, vlera e indeksit TPHP arriti në nivelin 0.59, duke kapërcyer në mënyrë më të dukshme kufirin maksimal të sugjeruar nga metodologjia e përcaktimit të normës kundërciklike (mesatarja historike prej 0.5) dhe ka qenë kryesisht mbi këtë kufi që prej fundit të vitit 2021, duke sinjalizuar rreziqe potenciale që burojnë nga një mbinxehje në tregun e kredisë dhe kryesisht të aktiveve jofinanciare.Zhvillimet e periudhës pasqyrojnë një ritëm më të lartë të rritjes së portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme kundrejt një tremujori më parë, por në terma vjetorë norma e rritjes është ngadalësuar. Madhësia e rritjes së kësaj kredie mbetet e krahasueshme me rritjen e tepricës së përgjithshme të kredisë bankare, dhe regjistron vlera më të larta se rritja nominale e PBB-së. Megjithatë, vlera e periudhës për këtë nëntregues nuk tejkalon mesataren e tij historike.Edhe indeksi i çmimit të banesave vijon të regjistrojë një përshpejtim të ritmit të rritjes për të katërtin tremujor në radhë, duke shënuar vlera mbi mesataren e tij historike.Ecuria e raportit të indeksit të çmimit të banesave kundrejt atij të qirasë është rritur, me kontribut tërësor nga ecuria e çmimit të banesave. Për këtë arsye, ndryshimi vjetor i vlerave të këtij nëntreguesi regjistron për të dytin tremujor radhazi një vlerë më të lartë se mesatarja historike.Ndryshimet në kredinë për pasuri të paluajtshme dhe në indeksin e çmimit të banesave, priren të përforcojnë ecurinë e njëri-tjetrit dhe prej kohësh monitorohen ngushtësisht.Analiza e ecurisë së vlerave të këtyre dy nëntreguesve, së bashku me informacionin e tërthortë që përftohet nga vrojtimi i ngarkesës me borxh të familjeve, shërbejnë për të identifikuar dhe parandaluar situata në të cilat ecuria e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme mund të përbëjë një rrezik të shtuar sistemik.Edhe nëntreguesi i intensitetit të kredisë për ekonominë (vlera absolute e rritjes vjetore të kredisë për ekonominë, si raport ndaj vlerës së vjetorizuar të PBB-së) ruan trajektoren e tij rritëse duke u rritur me përkatësisht 2.1 dhe 0.5 pikë përqindjeje në terma vjetorë dhe tremujorë. Edhe në këtë rast, vlerat e treguesit qëndrojnë mbi mesataren historike./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rama kërkon shkarkimin e drejtuesve vendorë; Do ngrihet qendër dixhitale kundër ndërtimeve pa leje

    Rama kërkon shkarkimin e drejtuesve vendorë; Do ngrihet qendër dixhitale kundër ndërtimeve pa leje

    Kryeministri Edi Rama  po zhvillon një takim me kryetarët e bashkive nga e gjithë Shqipëria në Durrës. Takimi vjen pas aksionit të nisur nga qeveria për çlirimin e hapësirave publike dhe rritjen e bashkëpunimit me pushtetin vendor për zbatimin e masave konkrete në terren.Gjithashtu, ai njoftoi se do të ngrihet një qendër monitorimi dixhitale për të kontrolluar ndërtimet pa leje në kohë reale, si dhe krijimin e një korporate për menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve urbane.Të gjitha kantieret e ndërtimit do të pajisen me kamera sigurie që do të funksionojnë 24 orë në ditë. Kryeministri shtoi se një tjetër masë do të jetë ndalimi i lidhjes së energjisë elektrike dhe ujit për ndërtimet pa leje.“Të gjitha kompanitë e ndërtimit do të detyrohen që janë për qëllime fitimi, flasim për pallate e ndërtime që kanë impakte te caktuara në jetën e banorëve gjatë kohës së ndërtimit, që s’mund të lejojnë të kalojnë kufijtë  e lejeve që kantieret të pajisen të gjitha me kamera online 24 orë dhe të ndiqen në kohë reale nga forcat e inspektimit. Ashtu sikundër kantieret qoftë të gjitha llojet kantieret e ndërtimit të pajisen me GPS që të monitorohet i gjithë trafiku i tyre edhe në funksion të hedhjes aty ku duhet të mbetjeve të kantierit dhe materialeve që hyjnë edhe dalin nga kantieri ku ka evazion të konsiderueshëm.”“Duhet të ndërtojmë një tjetër ndërmarrje si ajo që kemi sot në fushën e energjisë. Kemi një kakofoni strukturash për mbetjet. Bazuar në mësimet me atë që ndodhi me mbetjet në tre bashki ku përtej gjithë benefiteve, pasi problematika të lidhur me gjithëfarlloj arsyesh na duhet një Koorporatë Kombëtare që të merret me pjesën e gjithë sistemit të trajtimit të mbetjeve.Në fjalën e tij, Rama kërkoi shkarkimin e të gjithë kryetarëve të njësive administrative, duke e cilësuar këtë një hap të domosdoshëm për të rritur përgjegjshmërinë dhe efikasitetin në nivel vendor.“Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithnjë duhet të shkarkohen. T’iu ri jepet mundësia, por duke iu dhënë mundësi e të tjerëve që mund të jenë më të zotë se ata. Vota që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër, e kanë rritur diferencën mes sa jemi në anëtarët partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye. Tu japim mundësi të re njerëzve që të kontribuojnë për këtë vend, drejtorë dhe kryetarë njësish nuk i fus të gjithë me një thes, se me siguri ka siç është kryetari i njësisë së Novoselës, që mund të ketë 30 vite, por është ditën dhe natën në krye të detyrës. Të tjerët, mjafton të shohësh  si lulëzojnë barërat e këqijave për ta kuptuar që nuk janë në funksion, kryetari i njësisë që ka varrezat e elbasanasit, duhet shkarkuar pa kthim”, tha Rama. Në PërditësimKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • ‘”Vrulli” i kredisë, BSH paralajmëron rritje të mëtejshme të kërkesave për kapital

    ‘”Vrulli” i kredisë, BSH paralajmëron rritje të mëtejshme të kërkesave për kapital

    Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën e shtesës kundërciklike të kapitalit për bankat tregtare, por ka paralajmëruar për një rritje të mëtejshme, nëse kreditimi vazhdon të rritet me ritme të shpejta.Në rivlerësimin periodik të shtesës kundërciklike të kapitalit, të fundit të tremujorit të dytë, Banka e Shqipërisë ka arritur në përfundimin se zhvillimet e shpejta në kreditim, normat konkurruese të interesit, përfitueshmëria e veprimtarisë bankare dhe vijimi i rritjes ekonomike, dëshmojnë për ciklin financiar pozitiv të përshpejtuar që po përjeton ekonomia.Ndonëse zhvillimet e treguesve të analizuar mbështesin një rritje të mëtejshme të normës së shtesës kundërciklike, mund të jetë e nevojshme që më parë të analizohet efekti i rritjeve të kryera tashmë. Për këtë arsye, norma e shtesës kundërciklike të kapitalit për Shqipërinë do të mbetet në nivelin 0.5% deri në vendimmarrjen e ardhshme, në fund të tremujorit të tretë.Megjithatë, Banka e Shqipërisë paralajmëron që, nëse cikli pozitiv financiar vijon me ritme te shpejta, rritje të mëtejshme të shtesës kundërciklike të kapitalit duhet të jenë të pritshme për pjesëmarrësit e tregut.Vendimmarrja mbi nivelin e shtesës kundërciklike mbështetet kryesisht në ecurinë e vlerave të treguesit të hendekut të raportit të kredisë ndaj PBB-së. Vlerat e treguesit parësor mbeten negative deri në tremujorin I, por madhësia e vlerës negative vijon të zvogëlohet me ritme të përshpejtuara. Konkretisht, vlera e treguesit parësor është ngushtuar me përkatësisht rreth 3.5 dhe 1.2 pikë përqindjeje ndaj një viti më parë dhe ndaj tremujorit paraardhës.Megjithëse “hendeku i raportit të kredisë ndaj PBB-së” është treguesi kryesor, praktika e zbatimit të tij në vende të tjera dhe në Shqipëri ka evidentuar ngadalësinë e reagimit të këtij treguesi në përgjithësi, dhe pamjaftueshmërinë e tij për të kapur dhe evidentuar zhvillime të shpejta në segmente të caktuara të kredisë.Ndaj, kuadri rregullator dhe metodologjik i Bankës së Shqipërisë, parashikon që vendimmarrja për shtesën kundërciklike të mbështetet edhe mbi Treguesin e Paralajmërimit të Hershëm Plotësues (TPHP).Në fund të tremujorit të parë të vitit 2025, vlera e indeksit TPHP arriti në nivelin 0.59, duke kapërcyer në mënyrë më të dukshme kufirin maksimal të sugjeruar nga metodologjia e përcaktimit të normës kundërciklike (mesatarja historike prej 0.5) dhe ka qenë kryesisht mbi këtë kufi që prej fundit të vitit 2021, duke sinjalizuar rreziqe potenciale që burojnë nga një mbinxehje në tregun e kredisë dhe kryesisht të aktiveve jofinanciare.Zhvillimet e periudhës pasqyrojnë një ritëm më të lartë të rritjes së portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme kundrejt një tremujori më parë, por në terma vjetorë norma e rritjes është ngadalësuar. Madhësia e rritjes së kësaj kredie mbetet e krahasueshme me rritjen e tepricës së përgjithshme të kredisë bankare, dhe regjistron vlera më të larta se rritja nominale e PBB-së. Megjithatë, vlera e periudhës për këtë nëntregues nuk tejkalon mesataren e tij historike.Edhe indeksi i çmimit të banesave vijon të regjistrojë një përshpejtim të ritmit të rritjes për të katërtin tremujor në radhë, duke shënuar vlera mbi mesataren e tij historike.Ecuria e raportit të indeksit të çmimit të banesave kundrejt atij të qirasë është rritur, me kontribut tërësor nga ecuria e çmimit të banesave. Për këtë arsye, ndryshimi vjetor i vlerave të këtij nëntreguesi regjistron për të dytin tremujor radhazi një vlerë më të lartë se mesatarja historike.Ndryshimet në kredinë për pasuri të paluajtshme dhe në indeksin e çmimit të banesave, priren të përforcojnë ecurinë e njëri-tjetrit dhe prej kohësh monitorohen ngushtësisht.Analiza e ecurisë së vlerave të këtyre dy nëntreguesve, së bashku me informacionin e tërthortë që përftohet nga vrojtimi i ngarkesës me borxh të familjeve, shërbejnë për të identifikuar dhe parandaluar situata në të cilat ecuria e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme mund të përbëjë një rrezik të shtuar sistemik.Edhe nëntreguesi i intensitetit të kredisë për ekonominë (vlera absolute e rritjes vjetore të kredisë për ekonominë, si raport ndaj vlerës së vjetorizuar të PBB-së) ruan trajektoren e tij rritëse duke u rritur me përkatësisht 2.1 dhe 0.5 pikë përqindjeje në terma vjetorë dhe tremujorë. Edhe në këtë rast, vlerat e treguesit qëndrojnë mbi mesataren historike./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Projekti te onkologjiku, 350 gra në vit do marrin protezë gjiri falas nga 2026

    Projekti te onkologjiku, 350 gra në vit do marrin protezë gjiri falas nga 2026

    Pas shumë vitesh kërkesë nga pacientet e diagnostikuara me kancer, për herë të parë në spitalin onkologjik shtetëror parashikohet financimi për ndërhyrjen rindërtuese të gjirit pas mastektomisë (heqjes së gjirit).Ky programi i ri i Ministrisë së Shëndetësisë do të mbulojë falas vendosjen e protezës së gjirit për 350 gra në vit, për vitet 2026-2028.Të dhënat për ofrimin dhe financimin e shërbimit për rikonstruksionin e gjirit janë bërë publike në “Projektdokumentin e programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2026-2028”.“Për herë të parë parashikohet një produkt i dedikuar për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit. Trajtimi me rikonstruksionin e gjirit për këto gra, tregon jo vetëm vëmendjen e veçantë ndaj tyre, por edhe krijimin e mundësisë për të pasur një jetë normale në vijim”, citohet në dokument.Deri më sot ky lloj shërbimi nuk është ofruar asnjëherë në spitalin publik të onkologjikut, pavarësisht kërkesës së grave që kishin kryer ndërhyrjet kirurgjikale për heqjen e gjirit, ndërsa kostoja e vendosjes së protezës në spitalet private mbetet e papërpallueshme për shumë paciente.Në klinikat apo spitalet private në vend kjo ndërhyrje kushton 5 mijë deri në 8 mijë euro. Ministria e Shëndetësisë llogarit që shpenzimet për 1 pacient të shkojnë 200 mijë lekë apo rreth 2 mijë euro.Nga financimi i programit të ndërhyrjes falas në spitalin publik parashikohet të përfitojnë 350 gra në vit, përgjatë viteve 2026-2028 me një kosto mesatare prej 70 mln lekë në vit.Fondi për shpenzimin e trajtimit të shërbimit do të mbulohet nga buxheti i shtetit.Modeli i financimit të kësaj ndërhyrjeje ndjek praktikat ndërkombëtare të disa shteteve. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga viti 1998, ligji i njohur si “Akt për Shëndetin e Grave dhe të Drejtat e Kancerit” detyron kompanitë e sigurimeve të mbulojnë edhe ndërhyrjet rindërtuese pas heqjes së gjirit për shkak të kancerit. Kostoja për mbulimin e shërbimit ndryshon sipas shteteve.Pse mungon në spitalin publik operacioni për protezën e gjiritDeri më sot, ky shërbim nuk është ofruar asnjëherë në sistemin publik, për shkak të kostos së lartë dhe mungesës së fondeve. Në spitalet apo klinikat private në vend, një ndërhyrje e tillë kushton nga 7,000 deri në 8,000 euro, duke e bërë të papërballueshme për shumicën e grave të prekura.Shefja e shërbimit onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dr. Silvana Çeliku, ka deklaruar më herët për Monitor se spitali publik nuk ka mundur ta përfshijë këtë shërbim për shkak të fokusit te trajtimet bazike dhe kostos së lartë të ndërhyrjes. “Në disa raste, kjo ndërhyrje cilësohet edhe si kozmetike. Më e rëndësishme është që të sigurojmë mbulimin me trajtime bazike për pacientet”, u shpreh ajo.Sipas Çelikut, mënyra më e mirë për të shmangur ndërhyrje të tilla është zbulimi i hershëm i sëmundjes. “Është shumë e domosdoshme që çdo grua të bëjë të paktën një herë në vit një eko të gjirit, për të parandaluar agravimin dhe për të shpëtuar gjirin”, theksoi ajo./ D.Azo Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • 2024, pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale

    2024, pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale

    Pensionet e reja të pleqësisë vitin e kaluar ishin dukshëm më të ulëta se pensioni mesatar ekzistues.Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore pensioni mesatar i pleqërisë në nivel kombëtar për vitin 2024 arrin në 19,609 lekë, ndërsa masa mesatare e pensioneve për përfituesit e rinj të lidhur në të njëjtin vit është vetëm 17,022 lekë.Një diferencë prej afro 2,600 lekësh  ose 13% sugjeron se qytetarët që dalin në pension në vitin 2024 kanë pagesa shumë më të ulëta krahasuar me gjeneratat e mëparshme.Kjo tendencë mund të ketë pasoja sociale dhe ekonomike afatgjata, veçanërisht nëse nuk shoqërohet me masa mbështetëse për përfituesit më vulnerabil. Sistemi publik i pensioneve është përballë sfidës për të siguruar një nivel të drejtë dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët, pavarësisht se kur dalin në pension.Burimet nga ISSH-ja bëjnë me dije se pensionet e reja po dalin më të ulëta pasi nga periudhat të paplotësuara me vite sigurimi si rrjedhojë e informalitetit të lartë në tregun e punës gjatë tranzicionit.Shumë prej përfituesve nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën e  sigurimit të kërkuar për pension të plotë. Reforma, për të cilën u punua një dekadë dhe nisi të zbatohej në fillim të vitit 2015, pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2032 dhe rritjen graduale të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032 dhe për të arritur 67 vjeç për të dy sekset në vitin 2056.Vitin e kaluar duheshin më shumë se 38 vite me sigurime për të përfituar pension të plotë, por të dhënat zyrtare tregojnë se më 2024 vitet mesatare të sigurimit për pensionet e reja ishin 26.7, shumë më poshtë kriterit për pension të plotë.52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-nNë totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e tyre mbi 52 për qind morën pagesa të pjesshme në vitin 2024 sipas të dhënave zyrtare më 2024. Kjo përqindje u zgjerua me tej nga niveli 49.7% në vitin 2023.Për të mbyllur hendekun mes pensionit mesatar ekzistues dhe pensioneve të reja të lidhura në 2024, nevojiten politika disa drejtime.Ekspertët dhe institucionet ndërkombëtarë rekomandojnë kombinim të politikave kundër informalitetit në tregun e punës, politika fiskale mbështetëse dhe një reforme të thelluar të formulës së pensioneve si mënyra më efektive për të ngushtuar hendekun mes pensioneve të vjetra dhe atyre të reja. Në të kundërt, ky hendek do të rritet në dëm të brezave të ardhshëm të pensionistëve./ B.HoxhaBurimi: ISSHKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Uji i pijshëm, 57% ujësjellësve nuk kanë laborator për analizat që të mbikëqyrin sigurinë

    Uji i pijshëm, 57% ujësjellësve nuk kanë laborator për analizat që të mbikëqyrin sigurinë

    Nga 14 shoqëri ujësjellës-kanalizimesh të paktën 8 prej tyre, ose 57%, nuk kanë një laborator për të kryer analizat e ujit të pijshëm.Mungesa e kësaj hallke cenon sigurinë e ujit që mbërrin në shtëpitë e qytetarëve. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve nënvizon ndër të tjera edhe këtë pikë.“Nga auditimi i laboratorëve për analizimin e ujit të pijshëm, nga 14 shoqëri ujësjellësish, 6 shoqëri (Berat, Elbasan, Korçë, Lushnjë, Pogradec dhe Sarandë) kanë ambiente për laborator, ndërsa 8 shoqëritë e tjera nuk kanë ambiente të përshtatshme për ndërtimin e laboratorëve ose e thënë ndryshe nuk ka laboratorë çka sjell mos kryerjen e analizave të ujit të pijshëm dhe mos garantimin e sigurisë tek qytetarët” thuhet në auditim.Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve janë përfshirë në dy vitet e fundit në një proces reformimi ku ndërmarrjet më të vogla rajonale kanë krijuar ndërmarrje më të mëdha dhe nga 58 të tilla janë reduktuar në 14 ndërkohë që ende mbetet Vora dhe Tirana jashtë kësaj reforme.Audituesit e KLSH kanë gjetur edhe problematika të tjera të lidhura me procedurat e prokurimit ku nga 3 procedura “Punë dhe Mallra” të marra në analizë, në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) është konstatuar se, jo të gjithë kriteret kualifikuese janë argumentuar teknikisht në përputhje me grafikun, volumin, natyrën e punës apo zërave të preventivit.Po kështu janë konstatuar mangësi në kërkesa për drejtuesit teknik, licenca, mangësi në përcaktimin e specialistëve dhe të specifikimeve teknike.Në auditimin e 6 procedurave të tjera të prokurimit “Punë dhe Mallra”, nuk janë zbatuar aktet ligjore e nënligjore të Ligjit të Prokurimit Publik  në vlerësimin e ofertave nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, duke kualifikuar operatorë ekonomikë fitues, në mosplotësim të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta të DST.Një tjetër problem është ai i detyrimeve të prapambetura të cilat pavarësisht vendimeve të dhëna nga gjykata kanë mbetur pa ekzekutuar duke rritur kështu faturën finale si efekt i kamatëvonesave.Konkretisht audituesit vlerësojnë se procesi i shpronësimit për projektin “Përmirësimi i Sistemit të Kanalizimeve të Tiranës së Madhe” ka mbetur pothuajse në të njëjtin nivel ecurie dhe pa progres të dukshëm.“Vlerat e përllogaritura të efekteve financiare që burojnë nga vendimet gjyqësore të formës së prerë për ekzekutim, nuk janë njohur në kontabilitet si detyrime për t’u shlyer sipas parimit të të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara, por janë njohur në momentin e likuidimit, me efekt financiar në buxhetin e shtetit nga AKUK, për 2021-2024/06, për vlerën 71.6 milionë lekë, dhe ende pa u shlyer vlera 159.9 milionë lekë, e cila përbën risk të shtuar me efekt negativ financiar në buxhetin e shtetit sepse duke mos u planifikuar për t’u shlyer, mbart edhe kamatëvonesa që mund të kërkohen nga subjektet kreditorë.Përveç shumës së përcaktuar më lart në vlerën 159.9 milionë lekë për dëm shpërblim ndaj gjyqe fituesve, AKUK ka edhe një shumë tjetër të pritshme me vendime të shkallës së dytë për likuidim të të shpronësuarve në vlerën 56.8 milionë lekë” thuhet në auditim. / N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Hyn në fuqi rregullorja; Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

    Hyn në fuqi rregullorja; Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

    Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudhave të punës në ish ndërmarrjet shtetërore përpara vitit 1993, për efekt përfitimi tw pensionit.Sipas rregullores “Për zbatimin e ligjit nr. 7/2025, “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore përkatëse”, përfitojnë nga ky ligj të gjithë ata persona që kanë punuar në: Ish-institucione apo ndërmarrje shtetërore (deri më 1 tetor 1993), Ish-ndërmarrje bujqësore (deri më 17 tetor 1992), Kooperativa bujqësore (deri më 19 korrik 1991).Ligji u vjen në ndihmë qytetarëve të cilëve u është refuzuar pensioni për mungesë vitesh sigurimi, ose atyre që kanë pasur periudha të punës që nuk janë njohur më parë nga ISSH, apo zvarriten prej vitesh në çështje gjyqësorë.Rregullorja përcakton se kërkesa për trajtim bëhet vetëm nëpërmjet portalit e-Albania, në shërbimin “Aplikim për pension”, ku kërkuesi duhet të përzgjedhë opsionin për t’u trajtuar sipas ligjit nr. 7/2025.Kategoritë që përfitojnë nga zbatimi i ligjit janë:Ata që kanë plotësuar moshën për pension pas hyrjes në fuqi të ligjit;Persona që ende nuk kanë marrë pension, edhe pse kanë mbushur moshën;Aplikantë të cilëve u është refuzuar pensioni për mungesë periudhe sigurimi;Përfitues të pensionit, të cilëve nuk u janë njohur disa vite pune dhe kanë bërë ankim;Persona që janë në proces gjyqësor për vërtetimin e periudhave të punësimit.Për të përfituar nga ligji, rregullorja përcakton se aplikantët duhet të dorëzojnë dokumente si:Certifikata familjare e periudhës përkatëse, që provon vendbanimin; Vërtetim penal, që provon se kërkuesi nuk ka qenë i dënuar për arsye jo-politike gjatë asaj kohe etj.Çdo kërkesë për njohje të viteve të punës për efekt pensioni do të shqyrtohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore sipas procedurave standarde të përfitimit të pensionit.PJESË NGA RREGULLORJAPeriudhat e punësimit në ish ndërmarrjet shtetëroreNjihet periudhë e përgjithshme sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore:a) koha e punësimit në institucionet apo në ish-ndërmarrjet shtetërore; i) nga mosha 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, deri më datë 1.10.1993, datë në të cilën ka hyrë në fuqi ligji nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”; ii) nga data e përfundimit të shkollës së lartë deri më datë 1.10.1993;b) koha e punësimit në ish-ndërmarrjet bujqësore, nga mosha 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, por jo më herët se data e krijimit të ish-ndërmarrjes bujqësore sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në zbatim të pikës 1, të nenit 9, të ligjit nr. 7/2025, deri më datë 17.10.1992, datë në të cilën ka hyrë në fuqi vendimi nr. 452, datë 17.10.1992, të Këshillit të Ministrave, “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore”;c) koha e punësimit në ish-kooperativat bujqësore nga mosha 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, por jo më herët se viti i krijimit të kooperativës bujqësore, deri më datë 19.7.1991, datë në të cilën ka hyrë në fuqi ligji nr. 7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”.Kush përfitonNeni 5a) personave që iu ka lindur e drejta për pension nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7/2025 e në vazhdim;b) deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7/2025, nuk u është caktuar ende një pension pavarësisht datës së plotësimit të moshës për pension pleqërie apo të kritereve ligjore për pensionet e tjera të administruara nga sigurimet shoqërore;c) iu është refuzuar kërkesa për caktim pensioni për shkak të mos plotësimit të kriterit ligjor të periudhës minimale të sigurimit, pavarësisht nëse vendimi i Degës së Përfitimeve është apo nuk është shqyrtuar në hallkat e ankimit administrativ sipas nenit 86, të ligjit nr. 7703/1993, të ndryshuar;ç) iu është caktuar pensioni, por përfituesit i është dërguar vendim/shkresë zyrtare për mos konfirmimin e periudhave të punësimit të deklaruara, objekt i ligjit nr. 7/2025, ndaj të cilit ai (përfituesi), ka bërë ankim dhe praktika në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji është në shqyrtim në KRA, KQA ose kur kërkesa për rishqyrtim bëhet brenda vitit nga data e plotësimit të moshës për pension pleqërie apo të kritereve ligjore për pensionet e tjera të administruara nga sigurimet shoqërore;d) janë në proces gjyqësor për njohjen/vërtetimin e periudhave të punësimit objekt i ligjit nr. 7/2025.Si bëhet kërkesaNeni 61. Kërkesa për tu trajtuar sipas ligjit nr. 7/2025, realizohet nëpërmjet kërkesës për caktim pensioni në e-Albania, në shërbimet “Aplikim për pension….”, duke zgjedhur në formularin që shfaqet me përdorimin e këtij shërbimi elementin përkatës për t’u trajtuar me ligjin nr. 7/2025.2. Administrimi, shqyrtimi, vlerësimi dhe vendimmarrja, lidhur me kërkesën e paraqitur sipas pikës 1, të këtij neni, realizohet sipas të njëjtave rregulla dhe procedura që parashikohen për caktimin, administrimin dhe pagesën e pensioneve në sistemin e sigurimeve shoqërore.Kriteret dhe dokumentacioniNeni 71. Njohja për efekt pensioni e periudhës së sigurimit sipas ligjit nr. 7/2025, bëhet me kusht që kërkuesi: a) gjatë periudhës objekt i ligjit nr. 7/2025, të mos ketë qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie për arsye jo politike;b) të ketë qenë me vendbanim në qytet, sipas deklaratës së kërkuesit për njohjen e periudhave të sigurimit në institucione shtetërore apo në ish-ndërmarrjet shtetërore;c) të ketë qenë me banim në territorin ku ushtronte aktivitetin ndërmarrja bujqësore, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në zbatim të pikës 1, të nenit 9, ligjit nr. 7/2025, sipas deklaratës së kërkuesit për njohjen e periudhave të sigurimit në ish-ndërmarrje bujqësore;d) të ketë qenë me vendbanim në fshat, sipas deklaratës së kërkuesit për njohjen e periudhave të sigurimit në kooperativë bujqësore.2. Vërtetimi i vendbanimit për efekt të njohjes së periudhës së punësimit sipas ligjit nr. 7/2025, bëhet më anë të certifikatës familjare të periudhës së kërkuar dhe objekt i këtij ligji, e cila administrohet nëpërmjet sistemeve elektronike nga punonjësit përgjegjës të strukturave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.3. Për rastet e periudhave të kërkuara në institucione shtetërore, siç parashikohet në shkronjën “b”, të pikës 1, të nenit 3, të ligjit nr. 7/2025, kërkuesi paraqet kopje të njësuar me origjinalin të diplomës së shkollës së lartë.4. Punonjësit përgjegjës të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, për efekt të njohjes së periudhave të sigurimit sipas ligjit nr. 7/2025, në zbatim të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 3; të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 4 dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 5, të këtij ligji, administrojnë edhe vërtetimin e gjendjes gjyqësore që vërteton se kërkuesi nuk ka qenë i dënuar për arsye jo politike në periudhën e kërkuar objekt i këtij ligji.      Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tregtia e paligjshme e pesticideve në Europë rritet ndërsa fermerët ulin kostot

    Tregtia e paligjshme e pesticideve në Europë rritet ndërsa fermerët ulin kostot

    Ndërsa spërkatja e kulturave me pesticide bëhet gjithnjë e më e kushtueshme, fermerët në rajonet bujqësore të Greqisë kanë gjetur një alternativë më të lirë: produkte të lëngshme në shishe plastike pa etiketë, që kontrabandohen nga toka dhe deti.Një duzinë fermerësh në fushën e Thesalisë thonë se këto produkte janë më efektive. Por ato janë edhe potencialisht më të dëmshme: testet laboratorike tregojnë se shishet përmbajnë pesticide të ndaluara në Bashkimin Europian prej vitesh, për shkak të rreziqeve të dyshuara për njerëzit ose mjedisin.Situata në Greqi, e shpjeguar nga fermerë, zyrtarë, oficerë ligjzbatues dhe ekspertë të industrisë së pesticideve, pasqyrohet në të gjithë BE-në, ku autoritetet thonë se përdorimi i pesticideve të ndaluara dhe të falsifikuara është më i lartë se kurrë. Kjo ndodh pikërisht kur blloku synon të ulë madje edhe përdorimin e produkteve të lejuara për kulturat, si pjesë e tranzicionit të gjelbër.Të paktën 14 % e pesticideve të përdorura sot në fushat bujqësore të BE-së janë të paligjshme, nga rreth 10 % në vitin 2015, tregojnë të dhënat e vetë BE-së. Në disa zona të Greqisë, kjo shifër arrin 25 %, sipas Shoqatës Greke të Mbrojtjes së Bimëve (ESYF), që përfaqëson kompanitë e pesticideve në vend. Një rekord prej 2 040 tonësh pesticide të paligjshme u sekuestruan nga policia në Europë në vitin 2022, sipas të dhënave më të fundit të Europol-it, katërfish më shumë se në 2019.Problemi ka gjasa të jetë edhe më i madh, pasi shumë mallra kontrabandë kalojnë pa u zbuluar, thanë autoritetet në Greqi dhe në disa nga prodhuesit kryesorë bujqësorë të Europës, si Francë, Gjermani dhe Spanjë.“Ky është një shqetësim i hershëm”, tha një zëdhënës i Komisionit Europian. Ai shtoi se lufta kundër kontrabandës u takon shteteve anëtare, por Komisioni po përpiqet të përshpejtojë miratimin e substancave të reja, për t’i ndihmuar fermerët të luftojnë në mënyrë ligjore.Ministri grek i Bujqësisë, Kostas Tsiaras, tha se Greqia po punon për të mbrojtur shëndetin publik, për të mbështetur fermerët dhe për të promovuar një prodhim bujqësor të sigurt e të ligjshëm.Fermerët grekë janë veçanërisht të cenueshëm ndaj tregtisë së pesticideve të paligjshme, për shkak të pasojave të krizës financiare 2010-18 dhe ndryshimeve klimatike, që kanë tharë tokën dhe kanë sjellë përdorime të gjera të substancave të ndaluara për produktet bujqësore.Pesticidet mund të arrijnë deri në 50 % të kostove vjetore, pohuan disa fermerë. Një litër insekticidi grek i përdorur gjerësisht kushton deri në 380 euro; një imitim në tregun e zi mund të blihet për 200-230 euro.Çmimet e larta rrezikojnë jetesën në Thesali, zonë kryesore bujqësore në Greqinë qendrore, që prodhon mollë, bajame, drithëra dhe pambuk. Pemishtet janë braktisur teksa fermerët kërkojnë punë diku tjetër.“Për të mbijetuar duhet të bëhesh kriminel?”, pyet Giorgos Zeikos, fermer i gjeneratës së katërt i mollëve, që drejton një kooperativë në fshatin Agia. “Është një gjë të thyesh ligjin për të fituar; është tjetër ta bësh thjesht për të mbijetuar”. Zeikos thotë se ka refuzuar oferta për përdorimin e pesticideve të paligjshme. Por fermerë në gjashtë fshatra të luginës pranojnë se ata, apo të afërm a fqinj, i kanë provuar.Shtysa tjetër është efektiviteti i perceptuar i pesticideve të ndaluara. Fermerë pambuku në Metamorfosi kujtojnë se pesticidet e vjetra, tani të ndaluara, ishin aq të forta sa zogjtë nuk fluturonin mbi arat pas spërkatjes. Tani, thonë ata, përdorin dyfishin e dozës së rekomanduar të produktit të ligjshëm.George Pontikas, president i ESYF dhe drejtues i degës greke të gjigantit zviceran Syngenta, mohon pretendimet se pesticidet ligjore janë të shtrenjta dhe joefikase, dhe thotë se autoritetet nuk ndëshkojnë mjaftueshëm shkelësit. “Kush helmon furnizimin tonë ushqimor për fitim duhet trajtuar si kriminel”, thekson ai.Tregtia e paligjshmeProduktet kontrabandohen në Greqi nga Bullgaria, të fshehura në gomat rezervë, ose transportohen me goma të fryra me ajër që trafikantët përdorin për të sjellë emigrantë nga Turqia, thonë fermerët dhe zyrtarët. Në një fshat, një fermer bajamesh tregon se ka udhëtuar vetë në Bullgari për të blerë pesë kuti mall të falsifikuar për të dhe për fqinjët. Në një tjetër fshat, vendasit veprojnë si ndërmjetës për një person të njohur si ‘bullgari’. Pasi marrin porositë, fermerët paguajnë cash, spërkatin natën dhe djegin shishet bosh për të zhdukur gjurmët.“Kush kërkon, gjen”, thotë Thanasis Kostis nga Metamorfosi, i cili vetë thotë se nuk ka përdorur produkte të paligjshme.Autoritetet bullgare thonë se prej tetorit kanë shtuar inspektimet ndaj tregtisë dhe përdorimit të produkteve të paautorizuara. Ministria turke e Tregtisë nuk iu përgjigj kërkesës për koment.Tregtia po bëhet gjithnjë e më e strukturuar, e ngjashme me krimin e organizuar ekonomik, thotë një zyrtar i lartë i policisë greke, nën kushte anonimiteti: rolet ndahen në import, magazinim dhe shpërndarje. Ndërkohë, policia vepron kryesisht pas sinjalizimeve, shtojnë tre zyrtarë policie dhe të industrisë.Dimitris Stavridis, drejtues i Drejtorisë së Bujqësisë në Thesali, pranon se mund të bëhen më shumë kontrolle në tregjet e fermerëve, por thotë se disa rajone vuajnë nga mungesa e personelit.Rreziqet shëndetësoreProduktet e sekuestruara dërgohen për analizë në Institutin Fitopatologjik Benaki në Athinë. Shumë vijnë me etiketa bullgare, turke ose të shkruara me dorë. Disa imitime duken si produkte të miratuara nga BE, por mund të përmbajnë zëvendësues të rrezikshëm. Sipas ligjit grek, vetëm pesticidet me etiketa në gjuhën greke janë të ligjshme.Policia greke dhe Europol thonë se shumë prej këtyre substancave vijnë nga Kina. Ministria e Jashtme kineze thotë se u kërkon kompanive të respektojnë ligjet lokale dhe se Pekini është i gatshëm të forcojë bashkëpunimin me BE-në për doganat.Ndalesat e BE-së lidhen me rreziqe të identifikuara për shëndetin, përfshirë dëmtimet e mundshme në mëlçi, veshka dhe mushkëri ose si kancerogjenë të mundshëm. Disa prej këtyre kimikateve lejohen në vende të tjera, përfshirë SHBA-të. Vetëm në Greqi, testet e vitit 2024 zbuluan më shumë se një duzinë pesticidesh të ndaluara që prej 2009.“Kjo është serioze”, thotë guvernatori i Thesalisë, Dimitris Kouretas, profesor toksikologjie, duke iu referuar kërkimeve për ndikimin e mundshëm shëndetësor.Në vitin e fundit, dhjetë pesticide të ndaluara u zbuluan në prodhime greke si ullinj, qershi, domate, rrush dhe portokaj, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rreziku për konsumatorët nga nivelet e ulëta të pesticideve është minimal, por nga përdorimi i kimikateve të paligjshme mund të përballen me rrezik më të madh.Në fillim të viteve 2000, mjekët pneumologë në spitalin e Universitetit të Larisës vunë re se shumë pacientë, që pinin duhan dhe ekspozoheshin ndaj pesticideve, zhvillonin një formë të rrallë sëmundje të mushkërive. Në vitin 2006, studimet e tyre, së bashku me kërkime të ngjashme në Francë, çuan në njohjen zyrtare të sëmundjes që sot njihet si Fibrozë dhe Emfizemë Pulmonare e Kombinuar (CPFE). “Pothuajse të gjithë pacientët, që pinin duhan dhe ekspozoheshin ndaj pesticideve zhvilluan këtë formë të veçantë sëmundjeje”, thotë mjeku Ilias Dimeas.Në rajone të tjera bujqësore në Greqi, mjekët raportojnë shtim të sëmundjeve respiratore vitet e fundit, që mund të lidhen me ekspozimin ndaj pesticideve dhe kanë nisur të evidentojnë historinë profesionale të pacientëve. / ReutersKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Monitorim i afërt i aktivitetit ekonomik në Bullgari, ndërsa afrohet anëtarësimi në Eurozonë

    Monitorim i afërt i aktivitetit ekonomik në Bullgari, ndërsa afrohet anëtarësimi në Eurozonë

    Aktiviteti ekonomik në Bullgari duhet të monitorohet nga afër nga qeveria dhe Banka Kombëtare Bullgare (BNB), ndërsa vendi po i afrohet anëtarësimit në Eurozonë, thuhet në një analizë të re të publikuar nga Këshilli Bullgar për Analiza Ekonomike (CEA).Raporti, me autor Plamen Nenov, krahason dinamikat ekonomike të Sllovenisë dhe Kroacisë, dy vende me karakteristika të ngjashme, pas fillimit të përdorimit të Euros nga secili prej tyre.Analiza nënvizon mundësinë që Bullgaria të ketë nevojë për një politikë fiskale më të kujdesshme, për të stabilizuar ecurinë e ekonomisë në kushtet e një rritjeje të shpejtë, si dhe për një politikë më agresive makroprudenciale për të kufizuar ritmin e rritjes së kredive. Nëse vendi përballet me presione inflacioniste të ngjashme me ato që u vunë re në Kroaci, do të jenë të nevojshme masa të synuara për shtresat më të varfra të popullsisë, të cilat janë më të ekspozuara ndaj efekteve të mundshme inflacioniste dhe që nuk përfitojnë drejtpërdrejt nga rritja e të ardhurave nga puna, siç janë kryesisht pensionistët, thuhet në raport.Ekspertët e CEA-së theksojnë më tej se rritja e integrimit financiar, që shoqëron adoptimin e Euros, përfaqëson një mundësi të rëndësishme për zbatimin e politikave që nxisin zhvillimin financiar, si për shembull përmirësimi i tërheqjes së Bursës Bullgare për investitorët vendas dhe të huaj.Në të dyja rastet e analizuara, qoftë kur Sllovenia kaloi në përdorimin e Euros, qoftë kur Kroacia e ndoqi vite më pas, u vu re rritje më e shpejtë e PBB-së, punësimit, të ardhurave nga puna, konsumit dhe investimeve, krahasuar me vendin tjetër. Kur Sllovenia futi Euron, ekonomia e saj filloi të rritej më shpejt se ajo e Kroacisë; kur Kroacia e adoptoi monedhën e përbashkët, nisi t’i afrohej ecurisë ekonomike të Sllovenisë. Në rastin e Sllovenisë nuk u vu re asnjë efekt inflacionist, ndërsa Kroacia përjetoi një rritje të moderuar të çmimeve — dukshëm më të vogël sesa rritja reale e të ardhurave nga puna.Analiza thekson se këto trende nuk mund të interpretohen si prova të një lidhjeje shkak-pasojë, por tregojnë një drejtim të mundshëm ndikimi dhe, si të tilla, janë të rëndësishme për debatin publik mbi efektet e mundshme ekonomike të hyrjes së Bullgarisë në Eurozonë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Philip Morris prezanton në Shqipëri IQOS ILUMA i

    Philip Morris prezanton në Shqipëri IQOS ILUMA i

    Teknologji inteligjente për një përvojë të personalizuarTiranë, Korrik 2025 – Philip Morris prezantoi zyrtarisht në tregun shqiptar serinë më të re të pajisjeve inteligjente IQOS ILUMA i, një hap përpara në teknologjinë e ngrohjes së duhanit, e krijuar posaçërisht për përdoruesit e rritur që kërkojnë një përvojë të thjeshtë, të sigurt dhe të personalizuar.IQOS ILUMA i funksionon përmes teknologjisë SMARTCORE INDUCTION™ – një sistem i avancuar ngrohjeje pa teh, i cili siguron përdorim pa tym dhe pa mbetje duhani. Ky sistem ofron një përvojë më të pastër, më të lehtë në përdorim dhe më të përshtatshme për rutinën e përditshme.Pajisja sjell një sërë risish që e bëjnë përdorimin edhe më të thjeshtë dhe funksional. Ekrani inteligjent LED tregon në mënyrë të qartë nivelin e mbetur të konsumit, ndërsa funksioni ‘Pause’ lejon ndalimin e përkohshëm të sesionit deri në tetë minuta, thjesht përmes një rrëshqitjeje gishti në ekran, për ta rifilluar aty ku është lënë. Ndërkohë, risia FlexPuff përfaqëson një arritje të re në teknologjinë e personalizimit, pasi analizon dhe përshtat përvojën e konsumit në kohë reale, sipas stilit të përdorimit të secilit individ.IQOS ILUMA i është projektuar për të përmbushur nevojat e përdoruesve të rritur që vlerësojnë pastërtinë, thjeshtësinë dhe teknologjinë që i përshtatet ritmit të tyre të jetës. Me një ndërfaqe të avancuar, estetikë minimaliste dhe funksionalitete inteligjente, pajisja ofron një nivel të ri personalizimi dhe kontrolli mbi përvojën e konsumit.Lançimi i IQOS ILUMA i në Shqipëri shënon një tjetër hap të rëndësishëm në angazhimin e Philip Morris drejt një të ardhmeje pa tym, duke zëvendësuar produktet tradicionale të duhanit me alternativa më pak të dëmshme, të mbështetura në inovacion dhe teknologji. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.