Të ardhurat nga tatimet në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, Administrata Tatimore ka mbledhur mbi 524 milionë euro, që është rreth 11% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Administrata Tatimore e Kosovës ka inkasuar mbi 524 milionë euro gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej rreth 51 milionë euro apo 11 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.Kështu ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, në një konferencë për media.Ai ka thënë se ATK-ja ka vazhduar me përkushtim zbatimin e prioriteteve strategjike, përfshirë rritjen e mbledhjes së të hyrave, luftimin e informalitetit, avancimin e teknologjisë dhe përmirësimin e kulturës tatimore në vend.“Gjatë këtyre gjashtë muajve, ATK-ja ka vazhduar me përkushtim të zbatojë prioritetet strategjike që janë, rritja e mbledhjes së te hyrave, luftimi i informalitetit, zgjerimin apo rritjen e përdorimit te teknologjisë në shërbim ndaj tatimpaguesve, dhe përmirësimin e kulturës se përgjithshme tatimore ne vend.ATK edhe në këtë periudhe raportuese, sikurse edhe në katër vitet e fundit, vazhdoi me ngritje te performances pothuajse në të gjithë indikatorët matës.Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 kemi inkasim të te hyrave tatimore mbi 524 milionë euro, që do të thotë se kemi rritur të hyrat mbi 51 milionë apo rreth 11 për qind, në raport me vitin paraprak”.Përveç të hyrave tatimore, ATK-ja ka mbledhur edhe afër 170 milionë euro nga kontributet pensionale gjatë kësaj periudhe.“Dihet që krahas detyrimeve që kemi, me mbledh të hyra tatimore, kemi edhe kontributet pensionale, që po ashtu edhe tek kontributet pensionale shihen të dhënat që pasqyrojnë progres të vazhdueshëm që gjatë këtij gjashtëmujori janë mbledhur afër 170 milionë euro”, ka shtuar Murtezaj.Megjithatë, drejtori i ATK-së theksoi se përkundër përparimeve, institucioni vazhdon të përballet me sfida.“Normalisht e pranojmë se kemi edhe sfida te shumta, e që me kryesoret do i veçoja sfidën në avancimin e digjitalizimit te mëtutjeshëm institucional, si dhe sfidën me resurse humane. E që sfida me resurse humane është e ndarë në dy drejtime, si nga aspekti i rekrutimit te stafit të ri, po ashtu edhe në ruajtjen e resurseve ekzistuese”, ka nënvizuar Murtezaj.I pyetur lidhur për vendimin e ZRRE-së karshi bizneseve, nëse ATK-ja ka marrë ndonjë veprim për të lehtësuar bizneset, ai ka thënë se ky institucion “nuk është organizatë humanitare”.Derisa foli edhe për arkat fiskale që nuk po mund të servisohen askund tjetër përveçse në Pejë.“ATK nuk është as organizatë humanitare e as mbështetëse për të mbështet me financa askënd, jemi për të mbledhur të hyra tatimore. Roli ynë ka qenë për të dhënë informata, për të identifikuar cilat janë bizneset që vinë në atë kategori të kritereve…Tek arka fiskale, operatoret ekzistues, kanë pas mundësi, nuk e di a kanë blerë apo jo, ne si ATK nuk kemi pranuar informatë ose ankesë që nuk ka për të blerë…Ndërsa sa pika, [të servsimit] sa qendra vendos zyre nuk është e përcaktuar me ligj dhe as me udhëzim, në këtë drejtim kemi kërkuar konstruktivitet nga operatorët me qëllim të lehtësojë procesin e mirëmbajtjes së pajisjeve fiskale, por të njëjtën kohë jemi në mbikëqyrje, që në raste kur ka tejkalim të ofrimit të këtyre shërbimeve do të merren masa ndëshkuese ndaj tyre”.Murtezaj foli edhe për reformën në procesin e fiskalizimit, e cila tashmë është në fazën përfundimtare të implementimit.“Dua të ju informoj për një reformë e cila është në proces dhe ne fazën finale të implementimit të saj. Pra fjala është për reformën në procesin e fiskalizimit.Kjo reformë është iniciuar nga ministri i Financave Murati, dhe nën mbështetjen financiare të UNDP-së është zhvilluar moduli apo aplikacioni, i cili krijon je çasje te re të fiskalizimit, nga një qasje harduerike, në qasje softuerike”, ka thënë ai.Sipas të dhënave që Murtezaj i ka prezantuar së bashku, tatimet dhe kontributet kanë kapur shifrën e 693.8 milionë eurove. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Author: Monitor.al
-

Kursi i këmbimit Euro – Lek zbret në një minimum të ri historik
Rënia e kursit të këmbimit Euro-Lek ka arritur një rekord të ri historik ditën e premte. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 97.84 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.Agjentët e këmbimit valutor shprehen se kursi i këmbimit ndodhet nën ndikimin e e szonit turistik, që shoqërohet me rritje prurjeve të monedhës europiane. Efekti i sezonit ka nisur të forcohet që nga tremujori i dytë, ndërsa në këtë periudhë të vitit arrin pikën më të lartë.Presionet mbi kursin e këmbimit duket se po shfaqen edhe më të fortë se parashikimet edhe këtë vit, aq sa qysh prej muajit maj Banka e Shqipërisë ka rinisur operacionet e blerjes së drejtpërdrejtë të valutës, me qëllim moslejimin e rënies së mëtejshme të Euros dhe forcimin e Lekut. Këto ndërhyrje motivohen me objektivin e inflacionit, që prej më shumë se një viti është më i ulët se objektivi prej 3% i Bankës së Shqipërisë. Megjithatë, institucionet partnere ndërkombëtare vazhdojnë të kërkojnë ruajtje të regjimit të lirë të kursit të këmbimit.Në takimin e fundit me Guvernatorin Sejko, misioni i FMN-së theksoi edhe njëherë rëndësinë e vijimit të regjimit të kursit të lirë të këmbimit, duke nënvizuar se ky regjim ofron një instrument mjaft të dobishëm në amortizimin e goditjeve të huaja dhe është përqasja më e mirë në procesin e konvergjencës me standardet e Bashkimit Europian.Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për ta mbajtur Euron pranë kufirit të 98 lekëve, presionet e tregut kanë sjellë shmangie të vogla nga ky nivel dhe kanë bërë që kursi në fund të kësaj jave të regjistrojë një minimum të ri historik.Këtë muaj, Banka e Shqipërisë vendosi, në mënyrë deri diku të papritur, të ulë më tej normën bazë të interesit nga 2.75% në 2.5%. Argumenti kryesor për këtë vendimmarrje ishte vazhdimësia e inflacionit të ulët të importuar, që pjesërisht vazhdon të ndikohet edhe nga forcimi i monedhës vendase në kursin e këmbimit. Megjithëse në teori një ulje e normës bazë duhet të ndikojë në zhvlerësimin e monedhës, ekspertët mendojnë se një efekt i tillë në Shqipëri nuk ekziston, edhe për shkak të stadit të dobët të zhvillimit dhe sofistikimit të tregut financiar.Një efekt shtesë në forcimin e Lekut vazhdon të japë edhe politika fiskale shtrënguese e qeverisë shqiptare. Edhe këtë vit balanca buxhetore vazhdon të jetë në suficit të gjerë. Në fund të 5-mujorit, suficiti buxhetor arriti në më shumë se 39 miliardë lekë, por megjithatë në rënie me 22% krahasuar me suficitin që raportohej në të njëjtën periudhë të një viti më parë.Burimi: Banka e ShqipërisëBurimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Greqia, destinacioni kryesor i rumunëve për pushimet verore 2025
Greqia është shpallur destinacioni ndërkombëtar më i preferuar nga udhëtarët rumunë për verën e vitit 2025.Një sondazh i fundit i realizuar nga Raiffeisen Bank dhe kompania ndërkombëtare e kërkimeve të tregut Appinio, tregon interes të fortë për pushimet bregdetare në Greqi, i shoqëruar me rritje të buxheteve për udhëtime, pavarësisht pasigurive të vazhdueshme ekonomike.Studimi, i zhvilluar gjatë muajve maj – qershor 2025 me pjesëmarrjen e 1,000 të anketuarve, analizoi mënyrën se si zakonet financiare ndikojnë në vendimmarrjen për pushime.Nga të anketuarit, 86% thanë se i kishin planifikuar tashmë pushimet, ndërsa 6% deklaruan se nuk do të udhëtonin fare dhe 12% ende nuk kishin vendosur.Sipas të dhënave, 24% e të anketuarve planifikojnë ta kalojnë pushimin në Greqi, të ndjekur nga 18% që do të shkojnë në Bullgari dhe 15% që kanë zgjedhur Turqinë. Ndërkohë, 70% thanë se do të udhëtonin brenda vendit.Rreth gjysma e atyre që kanë planifikuar pushime parapëlqejnë pushime në vende bregdetare 5 deri në 10 ditë.Fundjavat janë zgjedhja tjetër më e zakonshme, me një prirje më të fortë për destinacionet malore (32%) sesa ato bregdetare (25%). Përveç kësaj, 25% e të anketuarve zgjedhin pushime urbane (city breaks), ndërsa 21%, destinacione të qeta dhe të veçuara, zakonisht për pushime më të gjata deri në tre javë.Të dhënat tregojnë se 63% e rumunëve parashikojnë që shpenzimet për pushime të rriten me 10 deri në 50% krahasuar me vitin e kaluar. Inflacioni dhe konteksti më i gjerë politik e ekonomik vendas, përmenden si arsyet kryesore pas kësaj rritjeje të planifikuar të buxhetit për udhëtime dhe pushime në vitin 2025 në krahasim me 2024.Buxheti mesatar për pushime për dy persona arrin në 7,200 lei (rreth 1,450 euro), ndërkohë që një në pesë rumunë planifikon të shpenzojë më pak se 3,000 lei (rreth 600 euro). Ndërkohë, 35% do të shpenzojnë midis 3,500 dhe 6,000 lei (700–1,200 euro), dhe 5% deklaruan se do të shpenzojnë mbi 15,000 lei (më shumë se 3,000 euro) për pushimet e ardhshme.Megjithatë, 40% e të anketuarve përmendin mungesën e të ardhurave ose pasiguritë financiare si arsye për të mos bërë pushime. Shkaqe të tjera janë mungesa e kohës, angazhimet në punë apo plane të tjera të kushtueshme, si për shembull punime në shtëpi.Pjesëmarrësit në studim përmendin disa mënyra për të përballuar shpenzimet e pushimeve: 58% kursejnë paraprakisht, 43% mbështeten te të ardhurat mujore të disponueshme dhe dy në dhjetë përdorin kartën e kreditit ose kuponë pushimesh të subvencionuar.“Fakti që shumë rumunë po kursejnë posaçërisht për pushime, tregon një qasje më të pjekur ndaj planifikimit financiar”, – tha Mihail Ion, nënkryetar për tregjet e kapitalit, shërbimet bankare të investimit dhe planifikimit të financave personale në Raiffeisen Bank Romania.Ai vuri në dukje se është shenjë pozitive që kursimi po kthehet në një praktikë të zakonshme — edhe kur synon nevoja personale si pushimi dhe rigjenerimi. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Mali i Zi dhe Shqipëria kanë nivelet më të larta të kredive me probleme në Rajon
Me gjithë tendencën e vazhdueshme në rënie gjatë viteve të fundit, Shqipëria ende vazhdon të ketë një raport të kredive me probleme ndër më të lartët në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.Të dhënat krahasuese nga Nisma e Vjenës, projekt i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i takojnë fundit të vitit të kaluar, kur raporti i kredive me probleme për sektorin bankar shqiptar në fund të vitit të kaluar ishte në nivelin 4.17%. Krahasuar me një vit më parë, raporti i kredive me probleme në Shqipëri u përmirësua me rreth 0.6 pikë përqindje krahasuar me një viti më parë.Mbështetur në të dhënat e Nismës së Vjenës për rajonin, vendi me raportin më të lartë të kredive me probleme në fund të vitit 2024 ishte Mali i Zi, në nivelin 4.7%. Edhe në Malin e Zi raporti i kredive me probleme ka pësuar rënie, me rreth një pikë përqindje më pak krahasuar me një vit më parë.Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, në periudhën e pas krizës financiare të vitit 2008 pati nivelet më të larta të raportit të kredive me probleme. Me gjithë uljen graduale, sidomos pas vitit 2017, ende Mali i Zi dhe Shqipëria vazhdojnë të kenë nivelet më të larta të këtij treguesi krahasuar me vendet e tjera të këtij rajoni.Pas Shqipërisë, vijon Bosnje Hercegovina, me një raport të kredive me probleme në nivelin 3.2%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 2.6%, Serbia, me 2.5% dhe Kosova, me 1.8%.Raporti i kredive me probleme në Shqipëri ka ardhur në rënie të vazhdueshme pas vitit 2016. Në fazën e parë, kjo rënie erdhi sidomos falë procesit të nxjerrjes jashtë bilanceve të kredive të humbura, sipas kërkesave rregullatorë të miratuara nga Banka e Shqipërisë. Ndërkohë, në vitet e fundit, ulja po nxitet sidomos nga rritja e shpejtë e portofolit të kredisë për ekonominë dhe gjendja relativisht e mirë e bilanceve të sektorit privat.Megjithatë, sërish Shqipëria ngelet në nivelet më të larta të rajonit për sa i takon treguesit të kredive me probleme. Nga ana tjetër, në pjesën e parë të këtij viti është shënuar një rritje e stokut të kredive me probleme, ndërsa raporti i tyre nuk ka pësuar rënie domethënëse që nga fundi i vitit të kaluar.Banka e Shqipërisë është shprehur disa herë e shqetësuar për rritjen e shpejtë të kreditimit, veçanërisht në segmentin e pasurive të paluajtshme. Qysh vitin e kaluar, Banka Qendrore vendosi aplikimin e shtesës kundërciklike të kapitalit për bankat tregtare. Kjo shtesë ka arritur në nivelin 0.5% (për t’u përmbushur prej 31 dhjetorit 2025), ndërsa Banka Qendrore së fundmi ka paralajmëruar një rritje të mëtejshme të saj.Shtesa kundërciklike e kapitalit ka qëllim posaçërisht ngadalësimin e kreditimit nga sektori bankar, në rastet kur Banka e Shqipërisë gjykon se ndodhemi në kushtet e një rritjeje tepër të shpejtë.Përveç shtimit të kërkesave për kapital, prej korrikut ka hyrë në fuqi edhe aplikimi i masave të posaçme kufizuese për kredinë për blerje banesash, nëpërmjet vendosjes së disa kufizimeve në tregues të veçantë të administrimit të rrezikut. Këto masa synojnë të shtrëngojnë veçanërisht marrjen e një kredie të dytë për blerjen e pasurive të paluajtshme. / E.ShehuBurimi: Nisma e VjenësKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Sejko pret misionin e FMN: Mjedisi i jashtëm krijon pasiguri të mëdha edhe për ekonominë shqiptare
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke Weber, shefe e Misionit për Shqipërinë.Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, qëllimi i vizitës së Misionit në Shqipëri ishte zhvillimi i dialogut periodik me autoritetet shqiptare mbi zhvillimet ekonomike, monetare e financiare, si dhe politikat e duhura për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit monetar e financiar të vendit.Diskutimet u fokusuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, si dhe perspektivën e tyre për të ardhmen; politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë dhe masat e marra për ruajtjen dhe forcimin e shëndetit të sektorit bankar dhe stabilitetit financiar të vendit.Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu bashkëbiseduesit me zhvillimet më të fundit në ekonominë vendase, ku theksoi se aktiviteti ekonomik është rritur me ritme të qëndrueshme, inflacioni i çmimeve të konsumit është stabilizuar në nivele të ulëta, ndërsa tregjet financiare janë shfaqur të qeta dhe kushtet e financimit mbeten akomoduese.Gjithashtu, Guvernatori theksoi se politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka krijuar kushte të përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit të stabilitetit të çmimeve. Në kuadër të angazhimit për kthimin e inflacionit në objektiv në një kohë sa më të shkurtër, Banka e Shqipërisë ndërmori një lehtësim të qëndrimit të politikës monetare në fillim të muajit korrik, në konsistencë me qasjen fleksibël dhe të bazuar në të dhëna të cilën ka ndjekur për të ruajtur stabilitetin monetar dhe financiar.Duke u ndalur në ecurinë e sektorit bankar, Guvernatori u shpreh se veprimtaria e tij karakterizohet nga qëndrueshmëria e shprehur në nivelin e lartë të kapitalizimit, të likuiditetit dhe të përmirësimit të cilësisë së aktiveve. Lidhur me cilësinë e portofolit të kredisë, Guvernatori u shpreh se treguesi i kredive me probleme ka prekur nivelin më të ulët që prej vitit 2008, në fund të vitit të 2024 zbriti në 4.17%, nga 4.74% që ishte në fund të vitit 2023.Kjo rënie është mbështetur nga rritja e kënaqshme ekonomike në vitet e fundit dhe një ecuri e mirë e bilanceve të sektorit privat dhe po vazhdon të ulet edhe në pjesën e parë të vitit 2025.Gjatë takimit, Guvernatori Sejko vuri theksin në sfidat me të cilat përballet ekonomia vendase të tilla si sfida nga mjedisi i jashtëm, rritja e barrierave tregtare, pasiguritë mbi drejtimin e politikave ekonomike e tregtare, si dhe intensifikimi i konflikteve gjeopolitike që krijojnë një mjedis me pasiguri të lartë duke kërkuar vëmendjen e nevojshme dhe fleksibilitet për të reaguar në mënyrë efektive.Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar shprehën mbështetjen e tyre për politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë dhe kontributin e rëndësishëm të saj në stabilitetin monetar e financiar. Gjithashtu, përfaqësuesit e Misionit theksuan rëndësinë e vijimit të regjimit të kursit të lirë të këmbimit, duke nënvizuar se ky regjim ofron një instrument mjaft të dobishëm në amortizimin e goditjeve të huaja dhe është përqasja më e mirë në procesin e konvergjencës me standardet e Bashkimit Evropian.Ata vlerësuan pozitivisht nismat e mara nga Banka e Shqipërisë në drejtim të mbikëqyrjes bankare, të përmirësimit të kuadrit rregullator për mbrojtjen e konsumatorëve, të rritjes së kujdesit makroprudencial, veçanërisht për kontrollin e ekspozimit të sektorit bankar ndaj kredive hipotekare, si edhe në drejtim të nxitjes e zhvillimit të sistemit të pagesave.Së fundi, përfaqësuesit e Misionit theksuan rëndësinë primare që një bankë qendrore e pavarur, profesionale dhe transparente, ka për ruajtjen e stabilitetit monetar e financiar, si parakushte për një zhvillim të shpejtë e të qëndrueshëm të vendit, duke nënvizuar se kjo pavarësi është, gjithashtu, edhe një kriter primar i ruajtjes së besimit të investitorëve vendas e të huaj në ekonominë dhe sistemin financiar shqiptar.Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit konfirmuan marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit midis Bankës së Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të misioneve të FMN-së, asistencës teknike dhe më gjerë. Gjithashtu, ata vlerësuan rëndësinë që do të ketë për vendin zbatimi i një programi të vlerësimit të sektorit financiar (FSAP), puna për të cilin do të fillojë gjatë vitit të ardhshëm. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

AAPSK dhe GIZ organizojnë workshop trajnues për kriptoasetet dhe asetet virtuale
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), në bashkëpunim me GIZ, organizoi sot në Tiranë workshopin “Crypto Currencies and Virtual Assets”, Kriptovalutat dhe Asetet Virtuale, me fokus te kriptoasetet dhe menaxhimi i tyre në kuadër të proceseve të sekuestrimit dhe konfiskimit.Ky aktivitet trajnues, i zhvilluar me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë si Richard Strike dhe Andrew Tennant, synoi të rrisë kapacitetet e stafit të AAPSK-së dhe administratorëve të përfshirë në menaxhimin e pasurive dixhitale, përfshirë mënyrat e gjurmimit, sekuestrimit dhe ruajtjes së sigurt të kriptoaseteve.Trajnimi përfshiu tema thelbësore si ndryshimi mes valutave tradicionale (FIAT) dhe kriptovalutave, struktura e portofolëve dixhitalë dhe siguria e “recovery seeds”, teknologjia blockchain dhe kriptografia, si dhe legjislacioni ndërkombëtar për VASP-et dhe rreziqet e pastrimit të parave përmes kriptoaseteve.Gjatë sesioneve të workshop-it, vëmendje e veçantë iu kushtua proceseve të sekuestrimit, ruajtjes dhe realizimit të kriptoaseteve, duke u ndalur edhe në mekanizmat për ruajtjen e vlerës, rritjen e përfitimeve dhe strategjitë e sigurta të shitjes apo konvertimit të tyre.Ky aktivitet vjen në vijim të trajnimit të mëparshëm të zhvilluar në bashkëpunim me UNICEF dhe është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të AAPSK për të siguruar administrimin profesional dhe të përditësuar të pasurive të sekuestruara apo konfiskuara, në përputhje me zhvillimet më të fundit teknologjike dhe standardet ndërkombëtare.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Pas anulimit, FSHZH rishpall projektin për hotelin e nomadëve në Kodrën e Gjashtës në Sarandë
Fondi Shqiptar i Zhvillimit rishpall këtë të premte procedurën me objekt “Investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë të zhvillimit, Loti 3 “Poli i Zhvillimit turistik në Sarandë – Faza 1” e një fond limit 371 milionë lekë apo 3.7 milionë euro.Kjo procedurë e hapur fillimisht në muajin shkurt u anulua më pas pasi autoriteti kontraktor konstatoi se dokumentet e tenderit përmbanin gabime ose mangësi të rëndësishme.Projekti në fjalë synon rikonceptimin e një zone të njohur si Kodra e Gjashtës dhe ku synohet të ndërtohet ndër të tjera një strukturë akomodimi eco-smart me grup të targëtuar nomadët dixhitalë apo artistët.Sipas dokumentit zona ka sipërfaqe rreth 3 Ha dhe është e njohur për peizazhin e saj të bukur dhe ambientin e qetë. Zona kufizohet në Veri nga Varrezat e Dëshmorëve, Lindje nga Rruga “Sarandë – Kanali i Cukës” dhe në Perëndim nga Rruga “Butrinti”.“Në këtë zonë ndodhet një vile e cila kishte përdorim gjatë periudhës komuniste. Vila qeveritare e ndodhur në “Kodrën e Gjashtës” në Sarandë përfaqëson një nga ndërtimet më të rëndësishme të periudhës socialiste në Shqipëri.E vendosur në një nga pikat më strategjike dhe panoramike të qytetit, kjo vilë përbën një dëshmi të gjallë të arkitekturës dhe estetikës që karakterizonte ndërtimet e asaj periudhe. Kombinimi i tipareve moderniste me funksionalitetin praktik tregon për ndikimin e ideologjisë socialiste në urbanistikën e kohës.Zona ku ndodhet vila ka pasur një rëndësi të veçantë gjatë regjimit komunist. Si një nga vendet më të larta në Sarandë, ajo jo vetëm që ofronte pamje të mrekullueshme të detit Jon dhe qytetit, por gjithashtu shërbente si një pikë simbolike për autoritetet e kohës.Ndërtesa përdorej kryesisht për pushime dhe takime të niveleve të larta qeveritare, duke reflektuar privilegjet dhe rëndësinë strategjike të qytetit të Sarandës në atë periudhë” thuhet në dokument.Projekti i parashikuarProjekti parashikon krijimin e një Poli Turistik të Sarandës, si një kampus Eco-Smart, me qëllim që të transformojë zonën në një qendër të integruar kulturore dhe ekonomike që ndërthur akomodimin, turizmin, artin, edukimin, kulturën dhe jetën e komunitetit.Projekti synon të rigjallërojë asetet e degraduara përmes ndërhyrjeve të qëndrueshme, duke ofruar një platformë për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe promovimin e vlerave unike të rajonit.Ai parashikohet të ketë disa nivele, ku në të parin: Kënd lojërash • Hapësira pushimi • Pishine publike.Në nivelin e dytë objekt qeveritar, restorant dhe hotel : Funksionaliteti i objektit qeveritar. • Restorant i integruar ne terren. • Hotel si rezidence për artistet dhe vizitores e zonës.Në nivelin e tretë shkolla një hapësirë për evente.Në “Kodrën e Gjashtës” Sarandë do ndërtohet hotel për nomadët dhe artistët, FSHZH 3.8 milionë euro Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

IEA parashikon rritjen më të ngadaltë të kërkesës për naftë që nga 2009
Organizata pret që konsumi global të rritet me 700,000 fuçi në ditë këtë vitAgjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) është shprehur se pret, që kërkesa globale për naftë të rritet me ritmin më të ngadaltë që nga viti 2009, duke përjashtuar periudhën e pandemisë së koronavirusit, mes shenjave të hershme se tarifat e SHBA-së po rëndojnë aktivitetin ekonomik global.Organizata tha se pret që konsumi të rritet vetëm me 700,000 fuçi në ditë këtë vit. Kjo do të ishte rritja më e vogël e kërkesës vjetore që nga pasojat e krizës financiare globale, me përjashtim të vitit 2020 kur kërkesa u tkurr me 8.7 milionë fuçi në ditë, ndërsa qeveritë mbyllën pjesë kyçe të ekonomisë për të frenuar përhapjen e Covid-19.Në raportin mujor të tregut të naftës, IEA tha se e kishte ulur parashikimin nga një vlerësim i mëparshëm i rritjes me 720,000 fuçi në ditë, pas kërkesës më të ulët se sa pritej në tremujorin e dytë të vitit, veçanërisht në tregjet në zhvillim.Ndërsa ngadalësimi i rritjes në tre muajt e fundit ishte “pjesërisht i lidhur me motin”, IEA gjithashtu vuri në dukje ndikimin e pasigurisë ekonomike të krijuar nga tarifat surprizë të Presidentit të SHBA-së Donald Trump mbi shumë partnerë tregtarë.“Edhe pse mund të jetë e parakohshme t’ia atribuojmë këtë rritje më të ngadaltë ndikimit të dëmshëm të tarifave që manifestohen në ekonominë reale, tkurrjet më të mëdha për tremujor ndodhën në vendet që ishin në shënjestrën e trazirave tarifore”, tha IEA.Këto vende përfshinin Kinën, Japoninë, Korenë dhe Meksikën, ku kërkesa për naftë kishte rënë nga viti në vit me 160,000 fuçi në ditë, 80,000 fuçi në ditë, 70,000 fuçi në ditë dhe 40,000 fuçi në ditë përkatësisht. Në SHBA, kërkesa për naftë ra me 60,000 fuçi në ditë, ndërsa Europa dhe tregjet në zhvillim jashtë Azisë kishin rezultuar “më elastike”.Parashikimi i IEA e vë atë në kundërshtim me kartelin e naftës Opec+, i cili ka parashikuar se kërkesa do të rritet me 1.3 milion fuçi në ditë këtë vit. Të dy grupet kanë qenë gjithnjë e më shumë në konflikt vitet e fundit për shkak të pritshmërive të tyre të ndryshme për kërkesën e ardhshme, me udhëheqësit e Opec që madje e kritikojnë drejtpërdrejt IEA për njëanshmëri të supozuar politike.Që nga prilli, anëtarët e Opec+ kanë hequr dorë nga shkurtimet e prodhimit, të cilat fillimisht ishin vendosur për të rritur çmimet, duke argumentuar se kërkesa ishte mjaft e fortë për të përthithur furnizimin shtesë.Prodhimi global i naftës ishte 2.9 milionë fuçi në ditë më i lartë në qershor sesa një vit më parë, tha IEA në raport, duke shtuar se 1.9 milionë fuçi në ditë nga ky furnizim i rritur kishte ardhur nga anëtarët e Opec+.Duke qenë se Opec+ po vazhdon me ndalimin e kufizimit të prodhimit, furnizimi botëror me naftë parashikohet të rritet me 2.1 milionë fuçi në ditë këtë vit në 105.1 milionë fuçi në ditë, duke tejkaluar kërkesën 103.7 milionë fuçi në ditë.Shumica e tregtarëve presin që kjo tepricë të ndikojë në çmime në gjysmën e dytë të vitit, me disa analistë që parashikojnë që nafta e papërpunuar Brent, standardi global, të bjerë nën 60 dollarë për fuçi në tremujorin e katërt.Të premten në mëngjes, nafta Brent u tregtua me 68.80 dollarë për fuçi, me 0.2% më lart. / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Ministri Malaj kërkon plane rehabilitimi deri më 20 korrik nga 8 bashkitë me probleme financiare
Për 2024 nga 64 bashki në rang vend, 8 prej tyre paraqiten me probleme financiare ose në vështirësi financiare për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve të prapambetura.Bashkia Vorë, Konispol, Pogradec, Peqin dhe Cërrik paraqiten me probleme financiare, ndërkohë që bashkia e Dimalit, Rrogozhinës dhe Kavajës paraqiten si bashki me vështirësi financiare.Bashkia e Vorës dhe bashkia Cërrik nga bashki me vështirësi financiare në 2023 rezultojnë në bashki me probleme financiare në 2024.Të dhënat u bënë publike nga Ministri i Financave Petrit Malaj në takimin e organizuar me Kryeministrin Edi Rama dhe drejtues të pushtetit vendor me tematikën “Shqipëria 2030 – Sfidat dhe angazhimet vendore-Performanca e bashkive”.“Kemi klasifikuar si bashki të cilat janë me probleme financiare ato bashki që kanë detyrimeve të prapambetura nga 16-25 %, pra detyrime të prapambetura në raport me shpenzimet faktike.Konsiderohen bashki të cilat janë në vështirësi financiare ato bashki që kanë detyrime të prapambetura në masën 80 % në raport me shpenzimet e tyre faktike.Konsiderohen bashki të cilat kanë vështirësi serioze financiare ato bashki të cilat kanë rreth 130 % detyrimeve të prapambetura në raport me shpenzimet faktike.Të gjitha ato bashki që i kanë detyrimet e prapambetura më shumë se 130 % në raport me shpenzimet faktike konsiderohen bashki në paaftësi paguese”, tha Malaj.Ministri Malaj tha tendenca e numrit të bashkive me probleme financiare është në rënie nga 30 që ishte numri i tyre në 2015 në 8 që ka arritur në 2024.Pavarësisht numrit më të ulët të bashkive me probleme financiare, ministri Malaj kërkoi prej tyre që brenda 20 Korrikut të marrin masa për shlyerjen e detyrimeve dhe për rehabilitimin financiar.“Masat që duhen të marrin bashkitë respektive, pra bashkitë që paraqiten me probleme financiare, duhet që të bëjnë hartimin e planit të shlyerjes së detyrimeve deri në datën 20 korrik. Këtë plan duhet ta miratojnë në këshillat e tyre përkatës, plan i cili duhet të paraqitet pranë Ministrisë së Financave dhe MF më tej do të duhet të ndjekë realizimin e shlyerjes së këtyre detyrimeve brenda 12 muajve.Nga ana tjetër, bashkitë që paraqiten me vështirësi financiare duhet të miratojnë planin e rehabilitimit financiar të tyre deri më 20 korrik. Këtë plan duhet ta miratojnë në këshillat e tyre. Më pas ky plan duhet t’i kalohet Ministrisë së Financave për komente dhe rekomandime, plan i cili më pas nga MF do t’i kalohet degëve të Thesarit për tu ndjekur për zbatim.Përveç bashkive që kanë probleme financiare, ministri i Financave Malaj tha se ka edhe bashki të cilat kanë pasur performancë të mirë sa i përket realizimit të të ardhurave vendore dhe investimeve. “Të gjitha ato bashki që kanë realizuar të ardhurat e tyre vendore apo kanë kryer investime mbi 70 % të buxhetit të tyre të miratuar janë bashkia e Tiranës, Kamzës, Durrësit, Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës. Gjithashtu, edhe në aspektin e investimeve, janë po prapë të njëjtat bashki që kanë realizuar investimet e tyre. Këtu mund të shtojmë edhe bashkinë e Lezhës, e cila ka performuar mirë sa i përket çështjes së investimeve”.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Rama: Do të dalin çmimet e reja të referencës; Taksa për shtëpinë e dytë më e madhe se e para
Brenda pak ditësh do të dalin çmimet e reja të referencës, deklaroi kryeministri Rama, ndërsa shtoi se risi do të jetë që taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe se e para.“Punë ditësh ose javësh, do dalin çmimet e reja të referencës. Do kenë dhe një element tjetër të ri, që taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Kështu që, bashkitë, sidomos ato të bregdetit, do ketë një të ardhur të shtuar nga ky proces pasi shumë njerëz në bregdet kanë shtëpitë e dyta.Por, nga ana tjetër, duke marrë parasysh që çmimet e referencës rritën në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë se kush do ta menaxhojë taksën e pasurisë mirë do ketë të ardhura shumë më tepër, sepse ajo është baza kryesore në të gjithë bashkitë e botës.Një gjë duhet patur parasysh se në disa bashki kemi taksa lokale eksesive, gjë që nuk na bën sens. Ne e kemi bërë zero taksën e biznesit të vogël, por në disa bashki taksa e tavolinës psh apo të tjera. ka edhe raste ekstravagante fare i këtyre që merren me miniera apo investime në energji iu vënë taksa lokale të çuditshme por edhe këtu duhet patur parasysh që të ketë një lloj sensi dhe kuptimi dhe për këtë besoj se ministria e Financave do të na japë një udhërrëfyes”, u shpreh kryeministri Rama.Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi se paralelisht me taksën do të prezantohet edhe rivlerësimi i pronave.“Ne jemi drejt finalizimit të çmimeve të reja të referencës. Paralelisht vlera e pronave është rritur rreth 26%. Pra është një rritje që do të shtojë edhe vlerën për sa i përkthehet të ardhurave më bashkitë. Taksa e pronës është një nga taksat më të rëndësishme në bashkitë e Europës, duhet të zë të njëjtën peshë edhe në vendin tonë. Paralelisht që me taksën ne do të bëjmë prezantimin e rivlerësimit të pronave, që do të bëhet me një normë tatimore të reduktuar. Kështu që do t’iu japim mundësi të gjithë qytetarëve shqiptarë, që krahas vlerës së re të pronave të tyre të bëjnë dhe rivlerësimin e pronave që kanë aktualisht”, deklaroi ministri. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
