Investimi i Trump, turizëm luksi për të huajt, në vitet e ardhshme do të sjellë zhvendosje të vendasve Opinion nga Antonio Leggieri[i]Sipas The Guardian, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner kanë ndërmend të shndërrojnë ishullin e Sazanit në një destinacion të ri të turizmit ultra-luksoz.Kemi një problem me Amerikën. Disa mund të thonë se, veçanërisht në këtë moment historik, problemet janë më shumë se një. Por unë merrem me udhëtime, ndaj do të përqendrohem te sektori im. Problemi – që e konsideroj serioz dhe, për fat të keq, pa një zgjidhje në horizont – është ky: turizmi amerikan po i rrit ndjeshëm çmimet në shumë qytete të botës.Nuk ka nevojë të jesh ekonomist i diplomuar në Cambridge për ta kuptuar arsyen: pavarësisht inflacionit galopant që u ka cenuar fuqinë blerëse vitet e fundit, pagat e amerikanëve – sidomos të atyre që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Lindor, pra dhjetëra miliona njerëz – janë dukshëm më të larta se pagat në vendet që ata vizitojnë çdo vit.Kjo diferencë në të ardhura krijon një efekt që mund të quhet “gentrifikim[ii] turistik”: kur turistë nga ekonomi me të ardhura më të larta, si ajo amerikane, pushtojnë destinacione të caktuara, ata janë të gatshëm të paguajnë çmime më të larta për akomodim, restorante dhe shërbime. Operatorët vendas, si pasojë, rrisin çmimet për të maksimizuar fitimet, duke e bërë përvojën të paarritshme ose më pak të përballueshme për turistët nga vende me të ardhura më të ulëta – dhe, në shumë raste, edhe për vetë banorët vendas.Në 15 vitet e fundit kam vizituar 60 shtete dhe kam vënë re se amerikanët janë kudo. Megjithatë, ata kanë disa destinacione të preferuara: Meksikën, Karaibet (Costa Rica është kthyer në një enklavë të tyre), Japoninë, Tajlandën dhe shumë vende evropiane, përfshirë Anglinë, Spanjën, Francën dhe Italinë. Vendi ynë ndodhet në top 3 të preferencave të yankee-ve: rritjet e kostos së jetesës në qytete si Milano, Roma dhe Venecia – kjo e fundit e “monopolizuar” së fundmi nga Jeff Bezos dhe bashkëshortja – janë dëshmi e qartë. Sigurisht, jo çdo faj bie mbi turistët amerikanë dhe pagat e tyre të larta. Si gjithmonë, politika është bashkëfajtore kryesore në këtë proces të turistifikimit.Në qytetin ku jetoj, Bologna, e majta e “kaviarit” është protagoniste e një sërë vendimesh që u kanë mbyllur derën qytetarëve të zakonshëm dhe kanë hapur portat për investitorët e pasur, të cilët synojnë ta bëjnë qytetin më tërheqës – por vetëm për ata që e vizitojnë dhe shpenzojnë për mallra dhe shërbime. Për ta thënë me një shprehje tipike amerikane: Talk left, live right.Tani le të kthehemi tek ne. Kam frikë se, brenda pak vitesh, një tjetër destinacion – gjeografikisht shumë pranë Italisë – do të përfundojë në vorbullën e destinacioneve të mbingarkuara nga turizmi. Po flas, për ata që ende nuk e kanë kuptuar, për Shqipërinë. Zërat që qarkullonin prej kohësh mbi interesin e Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner për ishullin e Sazanit, në gjirin e Vlorës, më në fund janë konfirmuar. Sipas The Guardian, vajza e Donald Trump dhe sipërmarrësi i pasurive të paluajtshme nga Neë Jersey kanë ndërmend – sapo të përfundojë pastrimi i zonës nga municionet e pashpërthyera, pasi Sazani u përdor për dekada nga regjimi si zonë ushtarake – ta shndërrojnë ishullin në një “mekë” të re të turizmit ultra-luksoz. Investimi, që kap shifrën e rreth një miliard dollarëve, do t’i shtohet portofolit të pasurive të paluajtshme të çiftit që përfaqëson më qartë se kushdo turbokapitalizmin neosionist në stilin trumpian.Kështu, ndërsa Leonardo DiCaprio ka blerë së fundmi ishullin Guafo në Kili për ta mbrojtur nga shfrytëzimi minerar dhe shpyllëzimi, Sazani është gati të rikthehet si një parajsë ekskluzive për të pasurit, ndërkohë që e gjithë Shqipëria rrezikon të shndërrohet në laboratorin e radhës të një gentrifikimi të maskuar si zhvillim turistik.E kam thënë më parë: politika ka gjithmonë një pjesë të madhe të fajit. Sipas kryeministrit shqiptar Edi Rama, “Shqipërisë i duhet turizmi i luksit siç i duhet shkretëtirës uji”. Por Rama nuk e di, ose bën sikur nuk e di, se ardhja e kapitalit sjell gjithmonë me vete inflacion: në vitet e ardhshme, investimi i Trump dhe bashkëshortes së tij do të shkaktojë një zhvendosje të ngadaltë, por të pandalshme të shumë banorëve nga rrethi i Vlorës, të shtyrë drejt periferisë nga një ekonomi që favorizon vetëm ata që mund të blejnë, të ndërtojnë apo të spekulojnë.Sipas revistës Monitor, në vitin 2024 në Shqipëri është shënuar një rritje mesatare e çmimeve të strukturave akomoduese me 25–30 për qind. Rritjet më të mëdha janë regjistruar në jug – nga Vlora, qyteti kryesor i rrethit me të njëjtin emër, deri në Ksamil e Sarandë: nëse në vitin 2023 mund të rezervoje një hotel në qendër të Vlorës me 40–50 euro nata, sot – mjafton një kërkim në Booking.com – është e vështirë të gjesh diçka nën 70–90 euro, edhe për struktura të kategorisë së mesme. Dhe nuk është aspak e rrallë që çmimet të kalojnë edhe 200 euro nata për hotele me pamje nga deti.Dua ta theksoj, në përfundim, se amerikanët nuk janë të vetmit turistë që shkaktojnë këtë dinamikë. Gjermanët, për shembull, janë bërë indirekt përgjegjës për rritjen e madhe të çmimeve në Kroaci gjatë 10–15 viteve të fundit: shumë italianë – pasi fuqia jonë blerëse është ndjeshëm më e ulët krahasuar me atë të gjermanëve, amerikanëve, anglezëve dhe shpesh madje edhe me atë të spanjollëve e “kushërinjve” francezë – nuk kanë pasur zgjidhje tjetër veçse ta përjashtojnë Kroacinë nga lista e destinacioneve të preferuara.Një nga vendet e fundit pranë nesh dhe me çmime të përballueshme ishte Shqipëria. Mjafton pak kohë që dinamika e turizmit ndërkombëtar të ndjekë rrjedhën e vet, dhe pastaj – me rrogat tona modeste – nuk do të mund të shkojmë dot me pushime as te ata që deri dje i konsideronim “fqinjtë e varfër”. [i] Antonio Leggieri – gazetar dhe kontribues i rregullt në seksionin Viaggi të Il Fatto Quotidiano.[ii] Gentrifikimi është një proces urban që ndodh kur një vend apo lagjet e vjetra ose të deprimuara fillojnë të transformohen për shkak të investimeve të reja dhe vlerës së rritur të pasurive të paluajtshme. Ky fenomen shpesh sjell përfitime ekonomike për disa, por gjithashtu ka pasoja negative për vendasit dhe banorët e vjetër të lagjes. Ata shpesh përballen me rritjen e kostove të jetesës, që mund t’i detyrojë të largohen nga shtëpitë e tyre.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Author: Monitor.al
-

Mali i Zi, ekonomi blockchain prej 2 miliardë eurosh
Në foto – Milojko SpajićNën drejtimin e kryeministrit Milojko Spajić, qeveria e Malit të Zi synon ta shndërrojë këtë shtet të vogël ballkanik në një fuqi të teknologjisë blockchain që shkon përtej madhësisë së vet.Në prapaskenë, Agile Dynamics po luan një rol të madh në formësimin dhe nxitjen e ambicieve kombëtare.Jo shumë kohë pas marrjes së postit, Milojko Spajić, ish-bankier investimesh dhe …
-

Rumania, në vendin e 49-të në renditjen globale të konkurrueshmërisë
Rumania renditet në vendin e 49-të në edicionin 2025 të “World Competitiveness Yearbook”, një raport i përpiluar nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillimin e Menaxhimit (IMD) mbi konkurrueshmërinë botërore dhe i publikuar në Rumani nga CIT-IRECSON, Qendra për Informacion Teknologjik.Sipas një njoftimi për shtyp të cituar nga agjencia e lajmeve Agerpres, tre vendet më konkurruese në botë janë Zvicr…
-

Rumani, fond i përbashkët investimi për energjinë nga fitimet e kompanive shtetërore
Qeveria e re e Rumanisë planifikon të shfuqizojë rregulloren aktuale, që kërkon nga kompanitë shtetërore të shpërndajnë shumicën e fitimeve vjetore si dividentë, sipas strategjisë zyrtare të qeverisjes të nënshkruar nga koalicioni katërpartiak.Në vend të kësaj, fitimet e gjeneruara nga kompanitë shtetërore të energjisë do të riinvestohen nëpërmjet një fondi të ri të përbashkët për investime në en…
-

Kryeministri Rama: Në Theth janë goditur 40 ndërtime pa leje, nuk u hapet rrugë resorteve
Kryeministri Edi Rama në një takim me deputet e qarkut të Tiranës foli edhe për problematikën e krijuar nga prishja e ndërtimeve në zonën turistike të Thethit.Kryeministri Rama tha se në Theth janë goditur 40 ndërtime në shkelje me ligjin.“Dua të sqaroj që këtu nuk bëhet fjalë për disa të shkretë, këtu bëhet fjalë për njerëz, individë që janë ngjitur deri atje në një pjesë të konsiderueshme të rasteve nuk janë banorë të atij vendi dhe madje në rastin flagrant që u bë dhe shkak i këtij procesi, bëhet fjalë për individë që as nuk janë shfaqur që të pretendojnë çfarëdo qoftë dhe Policia e Shtetit po merret me hetimin e si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të qendrës së zemrës së Thethit që është kartolina e njohur e Thethit dhe bëhet fjalë për ndërtime të cilat nuk janë për të futur kokën, por janë për qëllim fitimi.Nga ana tjetër unë nuk e di që të ketë ndonjë teori që e amniston shkelësin e ligjit duke ia ngarkuar fajin strukturave të shtetit nëse nuk e parandalojnë shkeljen e ligjit ose nëse nuk e kapin shkelësin në sekondën kur ai fillon të bëjë shkeljen.Natyrisht që edhe strukturat kanë përgjegjësinë e tyre dhe e kanë marrë këtë përgjegjësi, mbetet për tu parë se çfarë përgjegjësie do të marrë Këshilli i Lartë i Prokurorisë ligjor me zonjën Gjeli, e cila nuk ka pranuar as të fillojë hetimin bazuar në denoncimet e bëra dhe dua të them që në Theth janë goditur 40 subjekte të cilat në një sërë rastesh kanë pasur më shumë sesa një ngrehinë, pra kanë pasur dhe nga dy dhe nga tre dhe Policia e Shtetit ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh të bëra në Prokurori lidhur me këto subjekte dhe Prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.Gjithsesi Policia e Shtetit e ka marrë pjesën e vet të përgjegjësisë ashtu sikundër edhe bashkia e Shkodrës e ka marrë pjesën e vet të përgjegjësisë lidhur me inspektoratin për mbrojtjen e territorit”.Kreu i qeverisë hodhi poshtë edhe aludimet se prishja e ndërtimeve në Theth bëhet me qëllim ngritjen e resorteve.“Dhe të gjithë këto ndërtime që janë prishur deri në gurin e fundit janë ndërtime të bëra në muajt e fundit, nuk janë ndërtime të kohës kur ne kemi qenë aty. Ka pasur një turravrap të madh në Theth dhe e përsëris jo vetëm nga disa prej banoreve por nga individë që s’kanë lidhje fare me Thethin, që janë ngjitur atje lart për të ndërtuar. Ne kemi bërë legalizimet, kemi bërë planin urbanistik siç e kemi premtuar, kemi vendosur dhe financimin për të realizuar transformimin e nevojshëm në zonën qendrore të Thethit dhe ajo është një zonë e mbrojtur ku ndryshe nga çfarë dëgjova që predikohet po ashtu që me demek po i hapim rrugë oligarkëve megjithëse ne Shqipëri s’ka asnjë oligark, aty nuk bëhet fjalë për te lejuar ndërtime dhe për të bëre resorte turistike, është absolutisht jashtë çdo lloj opsioni”.Prej gati 1 javë operacioni i institucioneve shtetërore për prishjen e ndërtimeve në Theth po has në kundërshtimin e banorëve të zonës të cilët në disa raste janë konfrontuar me punonjësit e IKMT dhe policisë së shtetit. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Si do të ndryshojë forca punëtore globale nga emigrantët e Afrikës?
Deri në vitin 2030, afërsisht gjysma e punëtorëve të rinj që hyjnë në fuqinë punëtore globale, do të jenë nga Afrika Nënsahariane. “Mbarë bota do të përfshihet nga një ‘valë e re’ e rënies së popullsisë në moshën e punës”, shkruan revista “The Economist” në shkrimin me titull “Emigrimi nga Afrika do të ndryshojë botën.Ndërsa vendet e tjera plaken, do të kenë nevojë për të rinj afrikanë”.D…
-

Norma tavan e interesit për kreditë e vogla konsumatore ulet më tej në 62.2%
Norma maksimale e interesit (NEI maksimal) për kreditë konsumatore është ulur ndjeshëm për gjysmën e dytë të këtij viti.Sipas normave të reja të miratuara nga Banka e Shqipërisë, për kreditë konsumatore me vlerë deri në 200 mijë lekë, institucionet financiare nuk mund të aplikojnë normë efektive interesi më të lartë se 62.2%, nga 70.9% që kishte qenë në gjysmën e parë të vitit dhe nga 95.1% që kishte qenë një vit më parë.Norma efektive maksimale e interesit përfshin normën nominale të interesit, komisionet e aplikuara nga huadhënësi dhe të gjitha kostot e kredisë që i transferohen klientit.Sipas ndryshimeve të miratuara në fillim të këtij viti nga Banka e Shqipërisë në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”, norma maksimale e interesit për kreditë konsumatore me këste deri në vlerën e 200 mijë lekëve do të jetë sa mesatarja e thjeshtë e normës efektive të interesit për kredinë e dhënë në 6-mujorin paraardhës, pa u shtuar me një të tretën, siç parashikohej më parë.Ndërkohë, për kreditë në vlerë më të lartë se 200 mijë lekë mënyra e llogaritjes do të vazhdojë të jetë e njëjtë, duke i shtuar mesatares së 6-mujorit të kaluar një të tretën, për të përcaktuar vlerën e NEI-t maksimal.Pjesë e ndryshimeve në rregullore ishte edhe shtimi i detyrimit për kryerjen e pagesës nga ana e konsumatorit të komisioneve të aplikuara nga subjektet në momentin e dhënies së kredisë konsumatore, duke mos lejuar shpërndarjen e këtyre kostove përgjatë jetëgjatësisë së kredisë.Gjithmonë për shumat deri në 200 mijë lekë, NEI maksimal për overdraftet (paradhëniet) është ulur lehtë në 18.3%, nga 18.54% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë.NEI maksimal për kreditë nga 200 mijë lekë deri në 600 mijë lekë ka pësuar gjithashtu një ulje të mëtejshme në 35.21%, nga 36.55% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë.Për overdraftet në intervalin 200-600 mijë lekë, NEI maksimal është ulur në 18.41%, nga 18.5% që kishte qenë në gjashtëmujorin paraardhës.Ndërkohë, për kreditë me vlerë nga 600 001 deri në 2 000 000 lekë NEI maksimal është rritur në 14.93%, nga 14.67% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë të vitit.Aplikimi i një norme tavan interesi për kreditë konsumatore në Shqipëri nisi në fillim të vitit të vitit 2022. Sipas Bankës së Shqipërisë, arsyeja kryesore ishte mbrojtja e konsumatorit nga normat potencialisht abuzive të interesit, të aplikuara kryesisht nga disa institucione financiare jobanka.Që prej aplikimit për herë të parë, NEI maksimal ka pësuar një rënie të ndjeshme. NEI i parë maksimal për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë, që u vendos në fillim të vitit 2022, ishte në nivelin 171.41%, ndërsa sipas publikimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë ky tregues ka zbritur tashmë në 62.2%./ E.ShehuBurimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Paradoksi, turizmi në rekordin e rritjes, bujqësia të rënies
Shqipëria po thyen rekorde vizitorësh të huaj, ndërsa bujqësia, në anën tjetër, po thyen rekordet e rënies së prodhimit. Mishi i dhisë e djathi i bardhë nuk arrijnë dot në tavolinat e hoteleve, sepse çmimi i paketës turistike duhet të jetë sa më i lirë. Në katër vitet e fundit, vendi ynë është vizituar nga 35 milionë turistë, të cilët kanë ndikuar pozitivisht në konsum. Në anën tjetër, ritmet e rë…
-

Bregdeti, si po e ridimensionojnë markat, por a mjafton?
Markat hoteliere ndërkombëtare që po vendosen në bregdetin shqiptar duket se po krijojë “ishujt” e parë të strukturave që sjellin bashkë me emrin, standardet dhe orientimin drejt atij që cilësohet si segmenti luksoz. Teksa kjo tendencë e sektorit privat shkon në harmoni me rritjen e vëmendjes turistike për Shqipërinë, duket se aspekte të tjera të lidhura me infrastrukturën e dobët, menaxhimin prob…
-

Rritja e çmimeve të qirave u përshpejtua në maj 2025
Presioni në rritje në tregun e qirave është reflektuar edhe në nivelin e përgjithshëm të çmimeve.Në muajin maj 2025 mesatarja e qirave ishte 4.7 për qind më e lartë se në maj 2024, raporton INSTAT. Kjo ishte rritja më e lartë që nga dhjetori 2023.Grafiku i mëposhtëm se rritja e qirave është përforcuar pas pandemisë si rrjedhojë e tkurrjes së ofertës së qirave afatgjata, orientimit të tregut drejt turizmit, mungesës së ndërhyrjeve shtetërore për të rregulluar tregun e strehimit, dhe ndryshimeve demografike ku gjithnjë e më shumë të rinj nga rrethet transferohen në Tiranë.Para 10 viteve në 2015-2016, ndryshimet vjetore në çmimet e qirave ishin të papërfillshme, me norma rritjeje nën 1% ose edhe negative. Megjithatë, që nga fundi i vitit 2016 dhe veçanërisht gjatë vitit 2017, ritmi i rritjes u përshpejtua ndjeshëm, duke arritur mbi 4% në disa muaj.Periudha e pandemisë, në vitin 2020, shënoi një ngadalësim të fortë të tregut, me norma rritjeje afër zeros ose negative. Izolimet, pasiguria ekonomike dhe emigrimi i përkohshëm i shumë qytetarëve ndikuan ndjeshëm në kërkesën për qira.Nga mesi i vitit 2021 filloi një rritje graduale, që shfaqet më e qartë në vitin 2022, me norma rritjeje që kapërcyen 2–3%.Megjithatë, zhvillimi më i theksuar ndodhi gjatë vitit 2023, kur ritmi i rritjes vjetore të çmimeve të qirasë arriti kulmin në rreth 4.9% në muajin shkurt.Kjo fazë pasqyron një rikthim të fortë të kërkesës në treg, ndoshta i ndikuar nga turizmi në rritje dhe zhvendosja e të huajve që punojnë në vend, veçanërisht në Tiranë.Pas këtij kulmi, tendenca filloi të zbutet, sidoqoftë, nga muaji mars 2024 nisi një tjetër fazë rritjeje e fortë, duke kulmuar në maj 2025 me një normë vjetore prej 4.7%, shumë pranë nivelit më të lartë të regjistruar dy vite më parë. Kjo tregon se presioni mbi tregun e qirave është rikthyer me intensitet.Pas vitit 2022 u vu re një rritje e numrit të shtetasve të huaj sidomos ukrainas, rusë, italianë dhe nomadë që marrin me qira prona në Shqipëri, për shkak të çmimeve ende të ulëta të qirave në Kryeqytet në krahasim me pjesën tjetër të Europës.Gjithashtu shumë pronarë i kthyen banesat në njësi për turistë, duke ulur ofertën për qira afatgjatë dhe duke rritur çmimet për banorët vendas.Teksa ndërtimet e reja janë përqendruar në segmente luksoze, mungon oferta për banesa me qira të përballueshme për familjet me të ardhura mesatare ose të ulëta. Ky çekuilibër po shtyn çmimet lart, veçanërisht në zona urbane kryesisht në Tiranë.Burimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
