Author: Monitor.al

  • Faktet dhe mitet për tranzicionin e Bullgarisë drejt Eurozonës në vitin 2026

    Faktet dhe mitet për tranzicionin e Bullgarisë drejt Eurozonës në vitin 2026

    Teksa Bullgaria i afrohet gjithnjë e më shumë anëtarësimit në Eurozonë më 1 janar 2026, pas mbështetjes unanime nga ministrat e Financave dhe krerët e shteteve të Eurozonës në qershor 2025, valë dezinformimi vazhdojnë të qarkullojnë.Narrativa të rreme, që nga paniku ekonomik deri te teoritë konspirative, po përhapen në rrjete sociale, forume dhe madje edhe në disa kanale mediatike. Ekipi i verifikimit të fakteve pranë Radios Kombëtare Bullgare ka shqyrtuar disa nga pretendimet më të përhapura, duke ofruar sqarime dhe fakte të bazuara në analiza ekspertësh dhe deklarata zyrtare.Miti – Çmimet do të rriten pas adoptimit të EurosKjo është një nga frikërat më të përhapura, por që nuk pasqyron realitetin. Kryeministri Rosen Zhelyazkov sqaroi se çmimet e rritura të vërejtura muajt e fundit nuk kanë asnjë lidhje me fillimin e përdorimit të Euros. Përkundrazi, presionet e tregut dhe praktikat oportuniste të disa tregtarëve kanë qenë faktorët kryesorë.Rumen Spetsov, kreu i Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, ndau të njëjtin mendim, duke deklaruar se përpjekjet për të manipuluar çmimet gjatë tranzicionit do të monitorohen nga afër. Qeveria ka vënë në funksion mekanizma për të frenuar rritjet e pajustifikuara.Ekonomisti, profesor Viktor Yotsov, thekson se pjesa më e madhe e konfuzionit publik vjen nga një keqkuptim mbi inflacionin. “Çmime të larta nuk do të thotë domosdoshmërisht inflacion. Inflacioni është një proces i vazhdueshëm rritjeje çmimesh”, – shpjegoi ai. Shumë qytetarë, veçanërisht ata me fuqi më të ulët blerëse, supozojnë se Euro do të sjellë inflacion vetëm sepse kanë frikë se të ardhurat e tyre nuk do të jenë të mjaftueshme.Yotsov gjithashtu vuri në dukje rolin e pritshmërive inflacioniste: sa më shumë njerëzit të besojnë se çmimet do të rriten, aq më shumë ajo bindje ndikon në sjelljen ekonomike. Megjithatë, vetë kalimi në monedhën Euro nuk është shkak për inflacion. “Nëse një tregtar do të rrisë çmimet, ai nuk do të presë që ta bëjë këtë për shkak të Euros. Është konkurrenca, jo kontrolli shtetëror, që mban çmimet nën kontroll”, – tha ai.Për më tepër, nivelet e çmimeve në Bullgari janë ende ndjeshëm më të ulëta se mesatarja e Bashkimit Europian, aktualisht në nivelin 60-70%. Një konvergjencë e pjesshme e çmimeve në afatgjatë është e pritshme, por ajo nuk lidhet me adoptimin e Euros dhe do të ndodhte edhe sikur Bullgaria të vazhdonte përdorimin e monedhës vendase Leva.Miti – Këmbimi i Levës në Euro do të jetë i ndërlikuar ose i kufizuarVite përgatitje kanë garantuar një proces të qetë të këmbimit të valutës, sipas guvernatorit të Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB), Dimitar Radev. Do të ketë një periudhë njëmujore pas hyrjes së Euros, gjatë së cilës të dyja monedhat do të pranohen për pagesa. Kthimi i kusurit do të bëhet në Euro kur të jetë e mundur, dhe çmimet do të shprehen në të dyja monedhat në faturë.Për gjashtë muajt e parë, bankat do të ofrojnë këmbim pa komision dhe pa kufizime, megjithëse për shuma të mëdha (mbi 30,000 leva) do të nevojitet njoftim paraprak. Në qytetet dhe fshatrat e vegjël, mbi 2,000 zyra postare do të mundësojnë gjithashtu këmbim falas, shpjegoi zëvendësdrejtori i Postës Bullgare, Stanimir Belinov.Profesori Yotsov theksoi se këmbimi do të kryhet nëpërmjet disa kanaleve: bankave, postave dhe rrjeteve të mëdha të shitjes me pakicë, të cilat do të jenë të pajisura paraprakisht me Euro. Kalimi automatik i pagave, pensioneve, kursimeve dhe kredive do të bëhet në kursin fiks të këmbimit. Nuk pritet të ketë asnjë vështirësi.Ministri i Brendshëm, Daniel Mitov, konfirmoi se ministria po ndërmerr masa për të parandaluar mashtrimet dhe aktivitetet kriminale të lidhura me kalimin e valutës, duke përfshirë monitorimin e hapësirave online për lajme të rreme dhe operacione me kartëmonedha euro false.Miti – Bullgaria do të humbasë sovranitetin monetarKritikët pretendojnë se adoptimi i Euros do të cenojë sovranitetin e Bullgarisë, por në të vërtetë vendi ka hequr dorë në praktikë nga pavarësia monetare që prej hyrjes së regjimit fiks të kursit të këmbimit. Që prej vitit 1997, kursi i Levës është fiksuar fillimisht me markën gjermane, dhe më pas me euron, duke ia hequr Bankës Kombëtare Bullgare mundësinë për të bërë politikë monetare të pavarur.Siç shpjegoi profesori Yotsov, Banka Qendrore ka kohë që nuk ushtron më funksione të politikës monetare, si operacionet në tregun e hapur, ndikimin në normat e interesit apo dhënien e likuiditetit emergjent. “Ne tashmë e kemi dorëzuar atë pjesë të sovranitetit. Leva ekziston si monedhë, por është plotësisht e lidhur me euron, dhe BNB-ja nuk mund të kontrollojë dot furnizimin me para në mënyrë të pavarur”, – tha ai.Miti – BQE-ja do të marrë kontrollin mbi rezervat valutore të BullgarisëEdhe ky pretendim është i pasaktë. Profesori Yotsov sqaroi se vetëm një pjesë e rezervave të Bullgarisë do të bashkohet me rezervat kolektive të menaxhuara nga Banka Qendrore Europiane. Pjesa më e madhe do të mbetet nën administrimin kombëtar.Për më tepër, shumë nga fondet që aktualisht mbahen nga BNB-ja u përkasin bankave tregtare si pjesë e rezervave të tyre të detyrueshme, që aktualisht janë 12% në Bullgari. Në Eurozonë, kërkesa është vetëm 1%. Me anëtarësimin, këto fonde do t’u kthehen bankave që i kanë depozituar, duke reduktuar bilancin e BNB-së, por pa pasoja negative për ekonominë.Meqenëse mbi 80% e sektorit bankar në Bullgari është në pronësi të huaj, pjesa më e madhe e kapitalit të rikthyer mund të transferohet drejt selive qendrore të bankave në Europën Perëndimore. Ky tranzicion pritet të jetë neutral në aspektin e inflacionit./BNRKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Nis aksioni për produktet ushqimore dhe bujqësore, edhe fermerët me faturë fiskale (E-fatura)

    Nis aksioni për produktet ushqimore dhe bujqësore, edhe fermerët me faturë fiskale (E-fatura)

    Pas nisjes së aksionit për formalizimin e tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministraj e bujqësisë, kanë dhënë detaje se si do të veprojnë subjektet për lëshimin e faturave.Sipas ministrit Malaj detyrimin për raportimin e çdo transaksioni shitjeje në sistemin e faturimit elektronik e ka çdo subjekt.“Faturim i detyrueshëm për produktet ushqimore dhe bujqësore.Ka hyrë në fuqi detyrimi për lëshimin e faturës tatimore për çdo shitje të produkteve ushqimore, përfshirë ato bujqësore dhe blegtorale, edhe nga fermerët.Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Administrata Tatimore përmes këtij aksioni të përbashkët synojnë të rrisin transparencën, të forcojnë sigurinë ushqimore dhe të ulin informalitetin në sektor. Çdo transaksion duhet të raportohet përmes sistemit të faturimit elektronik (E-fatura)”.Sipas Ligjit Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, neni 6, pika 3; neni 7, pika 2 dhe neni 9, tatimpaguesit duhet që:1- Çdo artikull blegtoral dhe bujqësor që disponojnë dhe tregtojnë ta shoqërojnë me faturë të fiskalizuar të blerjes, në të cilën të identifikohet dukshëm dhe qartë shitësi, si rrjedhojë edhe origjina e produktit.2- Çdo artikull që tregtojnë ndaj konsumatorit final ta shoqërojnë me faturë të fiskalizuar, ku të jenë pasqyruar saktë dhe dukshëm emërtimi dhe çmimi i produktit.“Kjo nismë garanton sigurinë mbi origjinën dhe përbërjen e produkteve ushqimore, për të mundësuar mbështetje fiskale për fermerët që zgjedhin të formalizohen, si dhe për të rritur konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregun e brendshëm dhe atë të eksportit.Kjo nismë përfshin:– Çdo operator i biznesit ushqimor, përfshirë fermerët që tregtojnë prodhimin e tyre, do të jetë i detyrueshëm të lëshojë faturë tatimore për çdo shitje.– Faturimi elektronik (E-fatura) do të jetë forma standarde e raportimit dhe do të ndihmojë në uljen e informalitetit dhe garantojë gjurmueshmërinë e tyre.– Subjektet që tregtojnë produkte ushqimore pa faturë do të jenë objekt i kontrollit dhe ndëshkimeve sipas ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore”, tha minsitrja Denaj. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • BE paralajmëron se tarifat 30% të Trump do të eliminojnë tregtinë transatlantike

    BE paralajmëron se tarifat 30% të Trump do të eliminojnë tregtinë transatlantike

    Komisioneri i tregtisë i BE-së Maroš Šefčovič paralajmëron ndërsa ministrat takohen për të shqyrtuar masat hakmarrëse kundër SHBA-së Tregtia midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë “pothuajse e pamundur” nëse Donald Trump vendos tarifat 30% që ka kërcënuar, tha komisioneri i tregtisë i BE-së.“Nëse po flasim për 30% ose 30% e lart, do të ketë një ndikim të madh në tregti. Do të jetë pothuajse e pamundur të vazhdojmë tregtinë transatlantike”, tha Maroš Šefčovič.“Zinxhirët e furnizimit transatlantik do të preken shumë në të dy anët e oqeanit. Më jepni një shembull të një lideri të industrisë që është i kënaqur me këtë politikë tarifore”, tha ai.Šefčovič do të informojë ministrat e tregtisë të BE-së mbi gjendjen e bisedimeve me SHBA-në, ndërsa blloku shqyrton masat hakmarrëse.Ai u tha gazetarëve përpara takimit: “Ndjesia nga ana jonë ishte se jemi shumë afër një marrëveshjeje.” Por Trump e ngatërroi Brukselin, me njoftimin që përmbante kërcënimin e ri tarifor të postuar në platformën e tij Truth Social të shtunën.Tarifat e ashtuquajtura reciproke të Trump fillimisht u vendosën në 20% në prill, pastaj u ulën në 10% për të lënë kohë për negociata, përpara kërcënimit të fundit prej 30%.Šefčovič tha se do të bisedonte me sekretarin e tregtisë së SHBA-së, Howard Lutnick, këtë pasdite në një shtytje për një marrëveshje.Por diplomatët gjithashtu presin, që ai t’u paraqesë shteteve anëtare të BE-së një paketë të re tarifash të mundshme hakmarrëse kundër SHBA-së. Ato do të mbulojnë rreth 72 miliardë euro importe vjetore të SHBA-së, thanë dy diplomatë, pasi qeveritë lobuan për disa përjashtime nga një listë fillestare 95 miliardë euro importe. Komisioni po vonon një plan të veçantë për të arritur 21 miliardë euro të importeve vjetore amerikane, të hartuara në përgjigje të detyrimeve të veçanta të Trump mbi importet e çelikut, aluminit dhe makinave nga BE, deri në mesin e gushtit për të lejuar kohë për bisedime.“30% ose çdo tarifë mbi 30% – çdo kundërreagim shtesë nga Shtetet e Bashkuara – ka pak a shumë të njëjtin efekt. Pra, praktikisht, ndalon tregtinë”, tha ai.Shtetet anëtare më të mëdha kanë ngurruar të kundërsulmojnë SHBA-në, nga frika se mos provokojnë Trump.Friedrich Merz, kancelari gjerman, dhe Giorgia Meloni, kryeministrja italiane, folën të dy për perspektivat e një marrëveshjeje të negociuar dhe paralajmëruan kundër një lufte tregtare në fundjavë.Lars Løkke Rasmussen, ministri i jashtëm i Danimarkës, vendi që ka presidencën e rradhës të BE-së, tha se blloku po shqyrtonte masa kundër shërbimeve. Gjithashtu, ai tha se duhet të marrë në konsideratë përdorimin e mjetit të saj më të fuqishëm, instrumentit anti-shtrëngim (ACI), të quajtur “bazuka tregtare”. ACI i lejon krahut ekzekutiv të BE-së të vendosë kufizime në tregtinë e shërbimeve nëse përcakton se një vend po përdor tarifa mbi mallrat për të detyruar ndryshime në politikë.“Nëse doni paqe, duhet të përgatiteni për luftë”, tha Rasmussen.Por Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian, tha në fundjavë se nuk ishte ende koha për të përdorur ACI-në.Šefčovič tha gjithashtu se Brukseli po konsultohej me partnerë të tjerë tregtarë “me të njëjtat mendime”, për një përgjigje të koordinuar pa përmendur asnjë vend.Trump ka vendosur 10% “tarifa reciproke” për pjesën më të madhe të botës, së bashku me 50% tarifa të sigurisë kombëtare për çelikun dhe aluminin dhe 25% për automjetet dhe pjesët. Deri më tani, vetëm Mbretëria e Bashkuar, Vietnami dhe Kina kanë rënë dakord për marrëveshje të pjesshme me Uashingtonin. / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kuvendi i bllokuar, pagat ecin: Deputetët e Kosovës morën mbi 1 mln euro për 4 orë punë

    Kuvendi i bllokuar, pagat ecin: Deputetët e Kosovës morën mbi 1 mln euro për 4 orë punë

    Paga bazë e një deputeti në Kuvendin e Kosovës është 1,859 euro. Kjo shumë rritet në bazë të viteve të shërbimit, dhe në muajin maj janë regjistruar raste kur deputetë kanë përfituar mbi 2,600 euro, përfshirë këtu edhe të hyrat retroaktive. Bllokada në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që tashmë ka hyrë në muajin e katërt po vazhdon të shkaktojë kosto të larta për buxhetin e shtetit, ndërsa reagimet nga shoqëria civile nuk mungojnë.Atlas Institute ka paraqitur edhe ka kritikuar ashpër këtë situatë, duke theksuar se deri tani janë harxhuar mbi 1 milion euro nga paratë e taksapaguesve për paga të deputetëve që nuk po kryejnë asnjë funksion parlamentar.“Tani që po përfundon edhe korriku pa u konstituuar Kuvendi, ne si taksapagues kemi shpenzuar mbi 1 milion euro për pagat e këtyre 120 të papunëve”.Aty janë publikuar edhe të dhëna specifike për shpenzimet mujore të Kuvendit.“Brenda muajit maj janë shpenzuar 235 mijë euro për pagat e 103 deputetëve të Kuvendit. Ndërkohë, 17 deputetë që vazhdojnë të jenë pjesë e Qeverisë kanë zgjedhur t’u përkushtohen përfitimeve më të majme që ofron ekzekutivi”.Sipas Atlas, paga bazë e një deputeti është 1,859 euro, por ajo rritet në bazë të përvojës.“Për shembull, në muajin maj ka deputetë që i kanë marrë mbi 2,600 euro edhe për të ardhurat retroaktive”.Në të njëjtin postim, janë vë në pah absurditetin e situatës.“Një seancë parlamentare po zgjat mesatarisht rreth 5 minuta. Janë mbajtur 46 seanca të dështuara dhe, që nga prilli, deputetët kanë punuar në total jo më shumë se 4 orë. Për këto 4 orë pune, secili prej tyre ka përfituar rreth 7 mijë euro. Emrat nuk po i përmendim, sepse të gjithë i dini mirë kush janë deputetët dhe kë keni votuar.Tani, ti që merr pagë minimale dhe, për të njëjtën periudhë, ke qenë me fat nëse ke punuar 12 orë në ditë për të siguruar 1,000 euro, herën tjetër dil dhe votoji sërish të njëjtët”.235 mijë euro vetëm për muajin majVetëm gjatë muajit maj janë shpenzuar rreth 235 mijë euro për pagat e 103 deputetëve. Ndërkohë, 17 deputetë të tjerë, që aktualisht janë pjesë e Qeverisë, kanë zgjedhur të përfitojnë nga benefitet më të larta që ofron ekzekutivi.Mbi 1 milion euro për një Kuvend të bllokuarNga prilli e deri në korrik, pa u konstituuar Kuvendi, janë shpenzuar mbi 1 milion euro nga buxheti i shtetit për pagat e 120 deputetëve – pa ndonjë rezultat konkret nga puna e tyre.46 seanca të dështuara, vetëm 4 orë punëGjatë kësaj periudhe janë mbajtur 46 seanca të dështuara, me një kohëzgjatje mesatare prej vetëm 5 minutash për seancë. Në total, deputetët kanë punuar jo më shumë se 4 orë që nga muaji prill.7 mijë euro për 4 orë punëPër këtë kohë minimale pune, çdo deputet ka përfituar afërsisht 7 mijë euro – shumëfish më shumë se një qytetar me pagë minimale.1,000 euro për një muaj punë të rëndëKrahasimisht, një qytetar që punon 12 orë në ditë, për të njëjtën periudhë kohore, arrin të fitojë rreth 1,000 euro – nëse ka fat që është i punësuar.Kuvendi i Kosovës nuk është konsituuar as të dielën e 13 korrikut, dhe kështu deputetët kanë shënuar herën e 46-të që mblidhen, akuzojnë njëri-tjetrin dhe nuk e finalizojnë procesin.Pavarësisht që deputetët e secilës parti insistojë në rëndësinë e formimit të institucioneve të reja, ato prapëseprapë nuk lëkunden nga qëndrimet e kundërta që kanë.Në seancën e 13 korrikut kanë marrë pjesë 82 deputetë.Situata është bllokuar pasi PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun – të propozuar për kryeparlamentare – të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis ndonëse ec afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstitutim të Kuvendit.Përndryshe, nga 26 qershori, deputetët i obligon edhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese për ta konstituuar Kuvendin në një afat prej 30 ditësh, por, deri më tash, nuk duket se ka vullnet politik për ta zbatuar atë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Platforma e-dëmshpërblimet, AKSHI tender për përmirësimin e sistemit

    Platforma e-dëmshpërblimet, AKSHI tender për përmirësimin e sistemit

    Platforma që menaxhon dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve do të përmirësohet për të garantuar disa procese që sot nuk arrijnë të kryhen online.Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi këtë procedurë me një fond limit 330 mijë euro duke përcaktuar në dokumentet që shoqërojnë atë rezultatet që duhet të arrihen.Sipas specifikimeve “qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i Sistemit të Informatizuar të Menaxhimit të Dëmshpërblimit të ish-të Përndjekurve Politik, duke lehtësuar proceset e punës të institucionit, garantuar vazhdimësi dhe siguri në aspektet e ruajtjes së dokumentacionit, shqyrtimit ligjor të dosjeve, saktësinë e aprovimit të pagesave”.Rezultatet që duhet të arrihen nga kontraktori“Duke qenë se aktualisht sistemi e-dëmshpërblimet shfaq problematika mbi të cilat nuk mund të vijohen procese të caktuara të punëve të përditshme në mënyrë dixhitale, Operatori Ekonomik duhet të bëjë përmirësime dhe optimizime të sistemit bazuar sipas specifikimeve teknike të listuara në kapitullin 13, por edhe të tjera të cilat mund të dalin gjatë fazës së analizimit apo përmirësimit të sistemit.Rezultatet që do të duhet të arrihen nga Operatori Ekonomik përmblidhen:Përmirësimi i Sistemit të Informatizuar të Menaxhimit të Dëmshpërblimit të ish të Përndjekurve Politik duke zgjidhur problematikat aktuale funksionale të sistemit.Implementimi i FQDN (Fully Qualified Domain Name) për sistemin, në mënyrë që përdoruesit të aksesojnë sistemin duke përdorur domain name. Mund të jetë një domain i ri ose një subdomain në rast se ky i fundit disponohet nga autoriteti përfitues.Implementimi i certifikatës SSL në mënyrë që sistemi të aksesohet duke përdorur protokollin HTTPS.Implementimi i Single Sign On (SSO) nëpërmjet ENTRA ID, një zgjidhje e implementuar në infrastrukturën e AKSHI-t. Përdoruesit e sistemit duhet të tërhiqen nga Active Directory eGov dhe roli përkatës duhet të përcaktohet në sistem. Metoda/Platforma e përzgjedhur për përmirësimin e sistemit duhet të mbështesë implementimin e ENTRA ID SSO. Implementimi i SSO nëpërmjet ENTRA ID do të rrisë sigurinë e sistemit pasi gjatë logimit të përdoruesve, do të përdoret Multi Factor Authentication.Kalimi i sistemit në infrastrukturën virtuale të Datacenterit Qeveritar.Migrimi i të dhënave historike të sistemit.Trajnimi i përdoruesve.Mirëmbajtja e Sistemit të Informatizuar të Menaxhimit të Dëmshpërblimit të ish të Përndjekurve Politik.”Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Sekreti i lumturisë në Danimarkë: Si pasionet mund të ndryshojnë jetën

    Sekreti i lumturisë në Danimarkë: Si pasionet mund të ndryshojnë jetën

    Pas një vizite në Danimarkë, një nga vendet më të lumtura në botë, Marina Cooley, profesore në Goizueta Business School në Universitetin Emory dhe ish-punonjëse në kompani si Coca-Cola dhe IBM, vendosi të ndryshojë mënyrën si e konceptonte ekuilibrin punë-jetë.Ajo vuri re se danezët i japin rëndësi të madhe pasioneve personale jashtë punës (hoby). Frymëzuar nga kjo kulturë, Marina ndërmori një eksperiment njëvjeçar, ku provoi 17 aktivitete për të zbuluar një mënyrë jetese më të ekuilibruar dhe të qëndrueshme. Në vazhdim renditen rezultatet dhe këshillat e saj pas kësaj përvoje:1. Ndaloi zakonin e “doomscrolling”Për të gjetur kohë për pasionet, hoqi dorë nga zakonet e përdirimit të pajisjeve dixhitale, që i konsumonin vëmendjen dhe kohën. Aktivitetet manuale dhe fizike e ndihmuan të çlirohej nga ekrani dhe stresi, duke e fokusuar në përfshirje të vetëdijshme.2. Mësoi të “ruajë” lumturinë për më vonëJo çdo aktivitet ishte i përshtatshëm në atë fazë të jetës. Në vend që t’i përjashtonte, Marina i konsideroi si pasione të ardhshme, duke i dhënë vetes leje për të ëndërruar pa presion.3. Kuptoi se puna e njërit është relaksimi i tjetritAktivitetet që për ndikë janë barrë ose detyrim, për dikë tjetër mund të jenë terapi. Gatimi, për shembull, për të ishte punë, por për të tjerët ishte një burim qetësie. Çdo gjë që të sjell kënaqësi mund të jetë pasion.4. Rishkroi përkufizimin e “kujdesit për veten”Në vend të rutinave estetike, Marina zbuloi se pasionet që stimulojnë trurin, krijimtarinë dhe trupin i sjellin qetësi të vërtetë. Për të, ato u konkretizuan në Mahjong, punime me dorë dhe tenis.5. U ndje më pak e vetmuarPasionet i sollën njohje të reja. Qoftë në fusha sporti apo aktivitete krijuese, ajo gjeti mbështetje dhe përkatësi që i mungonin më parë.6. Nuk kishte më frikë nga bisedat e voglaPasionet u bënë mënyrë për të njohur të tjerët më thellë. Njerëzit ndanin histori autentike dhe lidhjet sociale u bënë më të sinqerta. Studentët e saj shpesh thonë se do të merren me pasione kur të gjejnë kohë. Por Marina mësoi se ekuilibri ndërtohet përmes këtyre aktiviteteve dhe pasioneve. Sot, edhe pse eksperimenti ka përfunduar, pasionet mbeten pjesë e përditshme e jetës së saj dhe të familjes.“Kam shumë pasione,” i tha një natë djali i saj dhe ajo e kuptoi se kishte krijuar një model të shëndetshëm jetese. / CNBC, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Anulohet koncesioni Milot-Balldre, MIE: Ofertat e dorëzuara nuk përmbushin kërkesat

    Anulohet koncesioni Milot-Balldre, MIE: Ofertat e dorëzuara nuk përmbushin kërkesat

    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë anuloi procedurën e koncesionit me objekt  “Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor “Milot-Balldre” nën argumentin se asnjë ofertë nuk përmbushte kërkesat.Njoftimi i publikuar këtë të hënë në buletinin e APP vlerëson se njoftimi për operatorët që morën pjesë në këtë fazë të parë është bërë në datë 19 qershor.Ftesa për koncesionin u bë në fund të vitit të shkuar ndërkohë që u mbyll në 10 mars. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për disa muaj shqyrtim aplikimet e dorëzuara nga disa kompani por në fund vendosi anulimin.Vlera e koncesionit sipas publikimit të procedurës ishte 364 milionë euro pa TVSH për një kohëzgjatje kontrate 35 vjet.  “Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre” thuhet në dokumentin e MIE.Projekti i rrugësNë dokumentet ministrisë sqarohet se segmenti ekzistues i rrugës që shërben për drejtimin nga Miloti në Balldre dhe zonat përreth, është me dy drejtime (vajtje-ardhje). Rruga ekzistues ka një gjatësi më të madhe nga propozimi i ri, parametra teknik të lëvizjes në këtë rrugë janë të një niveli shumë të ulët.Kjo rrugë kalon nëpër qytetin e Lezhës, me trafik shumë të rënduar dhe rrjedhimisht, ka kohë më të gjatë udhëtimi dhe konsum më të madh karburanti etj. Seksionet e rrugës ekzistuese funksionojnë brenda kapacitetit të tyre, por në periudha të ndryshme sidomos gjatë sezonit veror mbingarkohet jashtë kapacitetit, si efekt i frekuentimit të plazheve që ndodhen në këtë zonë (plazhi i Shëngjinit, plazhi i Tales, plazhi i Velipojës) dhe portit të Shëngjinit.“Sipas parashikimit të kërkesës së trafikut, kapaciteti do të tejkalohet së shpejti, duke rritur numrin e automjeteve në qarkullim, duke sjell pamundësinë e përballimit te këtij kapaciteti nga rruga ekzistuese. Autostrada e re do të shtrihet nga Miloti në Balldre, si vazhdim i autostradës Kashar-ThumanëMilot, duke përmirësuar këtë pjesë nga rrugë kategoria “C” në autostradë të kategorisë “A”.Aksi Milot-Balldre që parashikohet në këtë studim është i gjatë rreth 17 km. Seksioni i propozuar plotëson karakteristikat e një autostrade të kategorisë A.Ky aks do të ketë një karrexhatë dyfishe me nga dy korsi, me një ndarëse korsish dhe korsi të emergjencës, bankine, tunel me dy tuba, vepra arti të mëdha mbi lumin Mat dhe lumin Drin, vepra arti të vogla, rrugët paralele të kategorisë F2, nyjet në disnivel bashkë me rrugët lidhëse, rrugë alternative pa pagesë të kategorisë “C” në një distancë jo më pak se 1 km nga aksi kryesor, si dhe operimin dhe mirëmbajtjen e Infrastrukturës së Operimit përfshirë kabinat, sistemin e portave të automatizuara për lejimin e hyrje daljeve në Rrugë, sensorët e trafikut dhe elementet e tjera matëse, sistemin elektronik për mbledhjen e Tarifave dhe të monitorimit të trafikut, serverat e nevojshëm për mbajtjen dhe përpunimin e të dhënave të trafikut dhe të arkëtimeve përkatëse, si dhe çdo element tjetër të nevojshëm për realizimin e shërbimit të mundësimit të aksesit në Rrugë të Përdoruesve, arkëtimin e Tarifës, kontrollin e trafikut dhe ofrimin e ndihmës për Përdoruesit, parandalimin e shkeljeve, duke përfshirë reagimin në rast ndërhyrjesh urgjente” thuhet në dokument. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pse mallrat po pësojnë luhatje të mëdha dhe të shpejta të çmimeve

    Pse mallrat po pësojnë luhatje të mëdha dhe të shpejta të çmimeve

    Keqardhje për Tommy Norris dhe homologët e tij në botën reale, shkruan The Economist Tommy Norris, një personazh i filmit “Landman” i luajtur nga Billy Bob Thornton, është një ekspert i industrisë së naftës, me një jetë personale të ndërlikuar.Sipas tij, çmimi ideal për një fuçi nafte është 78 dollarë. Në këtë nivel, prodhuesit kanë fitime të mjaftueshme për kërkime gjeologjike, ndërsa ko…

  • Si të shmangni tatimin e aksioneve

    Si të shmangni tatimin e aksioneve

    Investitorët amerikanë nuk kanë nevojë për këshilla — një industri në lulëzim po u vjen në ndihmë Dëshira e investitorëve për të ulur barrën tatimore nuk është gjë e re. “Shmangia e taksave, – thoshte John Maynard Keynes, – është ndoshta i vetmi veprim që sjell ende përfitime të prekshme”.Ajo që ka ndryshuar është shkalla dhe shpejtësia me të cilat kjo dëshirë po transformon ndërmjetësit f…

  • Bilanci i pagesave, T I 2025

    Bilanci i pagesave, T I 2025

    Investimet e huaja direkte në vend po mbahen në këmbë vetëm nga blerjet e pasurive të paluajtshme nga të huajt, që në fakt, përveç valutës që sjellin në Shqipëri nuk ndikojnë në krijimin e vendeve të punës apo në vlerën e shtuar të ekonomisë.Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti, fluksi i investimeve të huaja direkte sipas aktivitetit të pas…