Author: Lajme.al

  • Tensione në afërsi të “Petro Ninit” në Tiranë, Këlliçi: Është shkelur ligji

    Tensione në afërsi të “Petro Ninit” në Tiranë, Këlliçi: Është shkelur ligji

    Një situatë tensioni raportohet në afërsi të ‘Petro Nini’ në kryeqytet. Partia Demokratike pretendon se kanë dokumentuar një rast ku disa persona zotërojnë materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare.
    Drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi, në një deklaratë për mediat pretendon se disa të rinj kanë qenë prezent aty duke intimiduar qytetarët.

    Këlliçi: 5-6 të rinj me çanta në krah dhe me kapuç janë larguar me vrap. Dera ka qenë e hapur. Menjëherë u kam bërë thirrje se kush janë si individë. Kanë hequr hartat nga muri, kanë mbledhur plaçkat dhe kanë ikur. Nëse dikush nuk ka shkelur ligjin, nuk ka pse ikën me vrap. Kanë intimiduar votuesit. Kemi telefonuar 6 herë Policinë e Shtetit.

  • Del exit-poll i parë i zgjedhjeve, PS kryeson me 79 mandate, PD 54

    Del exit-poll i parë i zgjedhjeve, PS kryeson me 79 mandate, PD 54

    Exit poll e para flasin për një fitore të thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme në Shqipëri.
    Albania Post ka publikuar pak minuta pas mbylljes së qendrave të votimit, exit poll në rang kombëtar nga ku rezulton se socialistët kanë marrë 79 mandate, ose pesë më shumë se katër vjet më parë.
    Demokratët e Sali Berishës rezultojnë me 54 mandate me 38% të votave në rang vendi.
    Nga ana tjetër PSD-ja e Tom Doshit mund të marrë tre mandate, ku dy i ka në Shkodër dhe një në Tiranë me 2.2% të votave në rang vendi.

    Partia Mundësia e Agron Shehaj merr 3.6% të votave në rang kombëtar, por arrin të marrë vetëm 2 mandate, për shkak të shpërndarjes së gjerë të votave në gjithë Shqipërinë dhe përqendrimit vetëm në qarkun e Tiranës.
    Në 1 mandat është Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, në qarkun e Tiranës, por që Qorin do ta shihte vetë jashtë Parlamentit.
    Një mandat mund të marrë edhe Lulzim Basha në Tiranë, ndërkohë që Adriatik Lapaj dhe koalicioni i tij rezultojnë pa asnjë mandat.
    Rezultatet e exit-poll
    PS 79 mandate
    PD 54 mandate
    PSD 3 mandate
    Mundësia 2 mandate
    Lëvizja Bashkë 1 mandat
    KEA (Partia e Bashës) 1 mandat
    Nisma Shqipëria Bëhet 0 mandate

  • Shqipëria votoi, Fevziu: Këto ishin zgjedhjet më të qeta e rutinore ndonjëherë

    Shqipëria votoi, Fevziu: Këto ishin zgjedhjet më të qeta e rutinore ndonjëherë

    Emisioni “Opinion” në TV Klan do të jetë me ju këtë të dielë, ku do të diskutohen në kohë reale të gjitha informacionet dhe zhvillimet që lidhen me procesin e votimit.
    Që në nisje të emisionit, moderatori Blendi Fevziu tha se në optikën e tij, zgjedhjet parlamentare të këtij viti janë më të qetat e rutinoret ndonjëherë.

    “Zgjedhje pa ndonjë kulm! Pjesëmarrje më e vogël se zgjedhjet paraardhëse, megjithatë pritet edhe vota e diasporës për të bërë një krahasim më të saktë. Pritet të numërohen paralel me votat e qarqeve, në Parkun Olimpik në Tiranë”, u shpreh ai.
    Fevziu foli edhe përmes rezultateve të pasqyruara në zgjedhje.tvklan.al, që kanë një tjetër logjikë nga ajo e KQZ-së. Numri i pjesëmarrësve në qendrat e votimit, referuar numrit total të shqiptarëve me të drejtë vote.

  • Vota e Diasporës/ Pjesëmarrja deri në orën 15:00

    Vota e Diasporës/ Pjesëmarrja deri në orën 15:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar të dhënat sa i përket pjesëmarrjes në votim deri në orën 15:00, të shqiptarëve brenda vendit dhe atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë.
    Në Shqipëri, nga 3.467.962 persona me të drejtë vote, kanë votuar 32.6 përqind e tyre.

    Në Diasporë, nga 245.935 shtetas me të drejtë vote, kanë votuar 73.5 përqind e tyre.
    Ndryshe nga interesi relativisht i ulët brenda vendit, në diasporë interesi për të votuar është shumë i lartë.

  • Librazhd/ U kap duke fotografuar votën, qytetari tenton “të arratiset” nga dritarja

    Librazhd/ U kap duke fotografuar votën, qytetari tenton “të arratiset” nga dritarja

    Këtë të diel qytetarët Shqiptarë po u drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre, por nuk kanë munguar incidentet.
    Disa raste të fotografimit të votës janë raportuar deri më tani.
    Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Librazhd.

    Një qytetar i cili ka fotografuar votën, është pikasur nga komisionerët.
    Megjithatë qytetari nuk e ka pranuar një gjë të tillë dhe ka tentuar të të dalë nga dritarja e qendrës së votimit.
    Për këtë arsye për më tepër se 30 minuta në këtë qendër është ndërprerë votimi.

  • E pazakontë në Lushnjë! Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

    E pazakontë në Lushnjë! Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

    Një situatë e pazakontë po ndodh në fshatin Zhamë të Lushnjës.
    Një dollap i vjetër në qendrën shëndetësore të fshatit Zhanë në këtë ditë zgjedhjesh është kthyer në dhomë votimi.

    Qytetarët janë futur në dollapin e kthyer në dhomë votimi dhe kanë ushtruar të drejtën.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00

    Zgjedhjet e 11 majit/ Pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00

    Sot, më 11 maj, qytetarët shqiptarë votojnë për përbërjen e re të Parlamentit. Mbi 3.7 milionë shtetas kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.

    Sipas përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 14:00 pjesëmarrja në rang vendi është raportuar në 27.22%. Të dhënat janë mbledhur nga 1389 qendra votimi, nga gjithsej 5225 në të gjithë vendin.
    Në këto qendra, nga 930,271 zgjedhës në listat përkatëse, kanë votuar 119,697 persona.

  • Zgjedhjet e 11 Majit/ Edi Rama: Sot dita e Shqipërisë, shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre

    Zgjedhjet e 11 Majit/ Edi Rama: Sot dita e Shqipërisë, shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre

    Ditën e sotme, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, u bëri apel qytetarëve t’i drejtohen qendrave të votimit për të votuar për zgjedhjet parlamentare.
    Rama tha se shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre.
    “Sot është dita e Shqipërisë. Shqiptarët kanë në dorë të ardhmen e tyre. Votoni”, shkruan Rama.

    Në Shqipëri ka nisur sot votimi për zgjedhjet e 11-ta parlamentare. Janë 5,225 qendra votimi në të gjithë vendin, të cilat do të mbyllen në orën 19:00.
    Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme do të votojnë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, nga të cilët 114,642 të rinj do të votojnë për herë të parë.

  • Zgjedhjet parlamentare 2025/ Reagon Berisha: Mirëmëngjes njisha, jeni gati?

    Zgjedhjet parlamentare 2025/ Reagon Berisha: Mirëmëngjes njisha, jeni gati?

    Ditën e sotme, ndërkohë që sapo ka nisur procesi i votimit në disa qendra votimi, përmes një reagimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë reagimin e parë lidhur me zgjedhjet parlamentare.

    “Mirmëngjes njisha, jeni gati”? – shkruan Berisha.
    Kujtojmë se PD-ASHM mban numrin 1 në fletën e votimit, ndaj edhe kreu i PD i drejtohet qytetarëve dhe simpatizantëve të kësaj force politike si “njisha”.
    Në këto zgjedhje parlamentare 11 subjekte politike me 2 mijë e 46 kandidatë do të jenë në garë për 140 ulëse në Kuvend.

  • Probleme me pajisjen e identifikimit biometrik, qytetarët nuk mund të votojnë në një QV në Tiranë

    Probleme me pajisjen e identifikimit biometrik, qytetarët nuk mund të votojnë në një QV në Tiranë

    Në pjesën më të madhe të vendit, procesi i votimit ka nisur, por janë hasur disa probleme.
    Qytetarët në qendrën e votimit te shkolla “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë, nuk mund të votojnë për shkak të problemeve me pajisjen e identifikimit biometrik.

    Anëtarët e komisionit në këtë QV, thanë se nëse pajisja nuk rregullohet për 3 orë, atëherë identifikimi do bëhet në mënyrë manuale.