Author: Lajme.al

  • Votat e Diasporës/ Nuk ka ndryshime, PS ruan kryesimin, diferencë e thellë me Partinë Demokratike

    Votat e Diasporës/ Nuk ka ndryshime, PS ruan kryesimin, diferencë e thellë me Partinë Demokratike

    Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës.
    Aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 43229 zarfe.
    Sipas rezultateve nga KQZ, PS ka marrë kryesimin me 23478 vota, e ndjekur nga PD me 12263.

    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet numëron 3585 vota, Lëvizja Bashkë 1086 vota, Partia Mundësia 1360 vota, kurse Partia Social Demokrate nga 410 vota.

  • Zgjedhjet 2025/ Përfundon numërimi i votave në Lezhë, Partia Demokratike kryeson me 45% të votave, siguron 4 mandate

    Zgjedhjet 2025/ Përfundon numërimi i votave në Lezhë, Partia Demokratike kryeson me 45% të votave, siguron 4 mandate

    Në Qarkun e Lezhës ka përfunduar numërimi i votave, teksa janë numëruar 245 kuti nga 245 në total.

    Partia Socialiste e Shqipërisë ka siguruar 27.585 vota ose 42.23%. Socialistët kanë siguruar 3 mandate, ndërsa 4 mandate kanë shkuar për PD.
    Koalicioni opozitar, PD-ASHM numëron 29.484 vota ose 45.13% të totalit të votave.

  • Partia Demokratike rifiton një mandat në Tiranë, Jorida Tabaku kalon pragun nga lista e hapur! Ja kujt ja morën një karrige

    Partia Demokratike rifiton një mandat në Tiranë, Jorida Tabaku kalon pragun nga lista e hapur! Ja kujt ja morën një karrige

    Partia Demokratike ka rifituar një mandat në Tiranë duke bërë që Jorida Tabaku të kalojë pragun e listës së hapur.
    PD i rimori mandatin Partisë Mundësia të Agron Shehajt, duke e çuar totalin e mandateve në Tiranë në 14 mandate.
    Ndërsa në rang vendi ka siguruar 51 ulëse në Kuvend, sipas rezultateve paraprake.
    LISTA E QARKUT TE TIRANES
    PD-ASHM –14
    Sali BerishaFlamur NokaAlbana VokshiBelind KelliciTedi BlushiJozefina TopalliFatmir MediuEdi PalokaErisa XhixhoMesila DodaKlevis BalliuBesart XhaferiIlir Alimehmeti (1115)Jorida Tabaku (996)
    Jashte Parlamentit deri tani

    Myslim Murrizi (761)Asllan Dogjani (671)Loranca Hoxha (633)Petrit Gjorgji (431)Ilir Metaj (340)Lili Sula (196)Adriana Kalaja (195)Arjan Hoxha (183)Edit Harxhi (177)Ilda Zhulali (169)Albi Jahelezi (163)Grigels Mucollari (161)Petrit Doda (151)Altin Goxhaj (148)Salvador Kacaj (140)Mimoza Hajdarmataj (119)Lisander Hoxha (118)Elton Rroshi (114)Shpetim Idrizi (113)Akil Kraja (103)Sali Shehu (103)Xhulia Xhekaj (75)Mhill Gecaj (71)Erisa Bajaziti (71)Kreshnik Collaku (67)Jonathan Pano (66)Julia Ilirjani (60)Pranvera Kurpalaj (51)Eduart Caca (50)Arnold Kariqi (33)Rivelino Cuno (22)Besim Kuka (18)Ethem Aga (10)Rudin Hylviu (7)Dhurata Cupi Tyli (0)

  • Nuk do të shkoj më në Parlament nëse Rama fiton sërish zgjedhjet, a do t’a mbajë premtimin Edi Paloka?

    Nuk do të shkoj më në Parlament nëse Rama fiton sërish zgjedhjet, a do t’a mbajë premtimin Edi Paloka?

    Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit dhe rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë, në vëmendje po rikthejmë një deklaratë të deputetit demokrat Edi Paloka.
    Ky i fundit në një intervistë disa ditë më parë, u shpreh se nëse Rama fiton zgjedhjet ai nuk do të shkoje më në Parlament.

    Me PS-në në krye të garës që duket se do ta qeverisë dhe për katër vitet e ardhshme, pritet të shihet nëse Paloka do të mbajë premtimin apo do harrohet.
    “Për mua ajo që ka rëndësi dhe e kam thënë e po e përsëris, mua një karrige deputeti në një parlament që ta drejtojë Elisa apo Taulant Balla apo nuk e di çfarë lloji tjetër nga këta që mban Rama rrotull me kryeministër akoma atë, mua as nuk më duhet”, tha Paloka.

  • Ndërpritet numërimi i votave në Klos, largohen komisionerët e PD, pretendojnë se ka shkelje

    Ndërpritet numërimi i votave në Klos, largohen komisionerët e PD, pretendojnë se ka shkelje

    Situatë e tensionuar është raportuar në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) Nr. 17 në Klos, ku komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e Partisë Demokratike janë larguar nga procesi, duke pretenduar për shkelje gjatë numërimit të votave.
    Burime nga vendngjarja, bëjnë me dije se përfaqësuesit e PD-së kanë denoncuar parregullsi në procesin e numërimit, të cilat sipas tyre cënojnë integritetin e zgjedhjeve.
    Ata kanë braktisur ambientet e KZAZ-së në shenjë proteste, ndërsa situata pritet të marrë përmasa më të mëdha nëse nuk ndërhyhet për verifikimin e pretendimeve.

    Largimi i përfaqësuesve të opozitës rrezikon të çojë në përsëritjen e zgjedhjeve në këtë zonë, nëse konstatohet se procesi është zhvilluar në kundërshtim me ligjin zgjedhor.
    Ndërkohë, autoritetet zgjedhore nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi situatën e krijuar, por mësohet se janë duke vlerësuar hapat e mëtejshëm për të garantuar ligjshmërinë e procesit.
    Zhvillimet në Klos, vijnë në një kohë kur procesi i numërimit të votave po vijon në të gjithë vendin dhe janë në vëmendjen e opinionit publik.

  • Sali Berisha: PS ngriti zyra ilegale pranë qendrave të votimit, 100 euro një votë, presim rezultatin

    Sali Berisha: PS ngriti zyra ilegale pranë qendrave të votimit, 100 euro një votë, presim rezultatin

    Në një deklaratë për mediat, kreu i PD Sali Berisha, ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit, duke ngritur akuza të forta ndaj Partisë Socialiste, për parregullsi dhe manipulim të zgjedhjeve.
    Berisha tha se Partia Demokratike po pret rezultatin, por do të bëjë një vlerësim të plotë për situatën.
    “Presim rezultatin, PD do bëjë gjithë vlerësimin e saj. Kur mbillen dhjetëra hektarë kanabis për votë, kur punësohen me mijëra persona për të blerë vota, kur ngrihen zyra ilegale të PS pranë qendrave të votimit, kjo nuk është më garë e ndershme”, deklaroi Berisha.
    Ai gjithashtu, përmendi faljen e 150 milionë eurove gjoba për mbi 170 mijë qytetarë, si një tjetër formë e ndikimit elektoral.

    Berisha theksoi se “bandat kanë ndërhyrë në zgjedhje” dhe përmendi raste të pretenduara të blerjes së votës për 100 euro.
    “Kjo nuk është përgjegjësi e opozitës”, tha ai, duke lënë të kuptohet se PD do të mbajë qëndrim pas përfundimit të numërimit të plotë.
    Sali Berisha në deklaratë për mediat: Presim rezultatin, PD gjithë vlerësimin e saj do ta bëjë. Nëse mbillen dhjetarë hektarë kanabis për votë, nëse punësohen dhjetëra e mijëra punonjës për votë, nëse patë zyrat ilegale të PS-së pranë qendrave të votimit, nëse patë faljen e 150 milionë euro gjoba, të mbi 170 mijë qytetarëve, emrin zgjedhjeve ia vini vetë. Të numërojmë çdo votë. Bandat kanë ndërhyrë në zgjedhje. Nëse jepet 100 euro për votë, kjo nuk është përgjegjësi e opozitës. Nuk ka forcë në botë që pengon shqiptarët të votojnë të lirë.

  • Përfundon numërimi në Himarë, PS-ja fiton me mbi 800 vota ndaj demokratëve

    Përfundon numërimi në Himarë, PS-ja fiton me mbi 800 vota ndaj demokratëve

    Në Himarë ka përfunduar numërimi i votave ku fituese është shpallur Partia Socialiste.
    Në këtë bashki, e cila i përket Qarkut të Vlorës, socialistët kanë marrë 3196 vota.

    Nga ana tjetër, PD-ASHM ka marrë 2370 vota, 826 më pak se socialistët, ndërsa forcë e tretë në këtë bashki është renditur Nisma Shqipëria Bëhet me 358 vota.

  • U arrestua për korrupsion zgjedhor me urdhër të SPAK, përfundon në spital babai i kandidates së Tom Doshit

    U arrestua për korrupsion zgjedhor me urdhër të SPAK, përfundon në spital babai i kandidates së Tom Doshit

    Babai i kandidates së PSD-së, Limonera Bozhës u arrestua gjatë natës, pasi akuzohet nga SPAK për “dhënie parash në këmbim të votës”.
    Ndërkohë, së fundmi burime për mediat bëjnë me dije se pas arrestimit ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe si pasojë ka përfunduar në spital.
    Më herët reagoi dhe vetë kandidatja e Partisë SocialDemokrate, ku në një prononcim për gazetaren Klodiana Lala, Bozha u shpreh se ky nuk është rasti i parë që pa pasur presione dhe ndalime ndaj familjarëve të saj dhe kandidatëve të tjerë, me qëllim që ata të heqin dorë nga kandidatura.
    Ajo shpjegoi se familja e saj ka qenë subjekt i presioneve në të kaluarën, duke shtuar se edhe tani po përballen me një trajtim të papërgjegjshëm dhe mungesë shpjegimesh.
    Ndër të tjera, lidhur me arrestimin e të atit Bozha ka drejtuar gishtin nga “ish-kolegët” e saj socialistë, por pa dhënë emra të përveçëm.

    “Nuk është hera e parë që përdoren presione dhe intimidime ndaj kandidatëve dhe familjarëve të tyre për tu tërhequr nga gara. Familja ime është ndaluar dhe një herë tjetër në mënyrë jo të rregullt, kjo është hera e dytë që trajtohen në një formë jo normale dhe jo njerëzore dhe nuk na japin asnjë lloj shpjegimi.
    Unë shpresoj që të funksionojnë ligjet sepse kjo është një formë shumë e shëmtuar. Personalisht unë kam qenë pjesë e PS për 12 vite kështu që indirekt ata që nuk janë të kënaqur me zgjedhjen time më 12 mars duke kaluar si kandidate janë pikërisht ata të PS pa dashur të them emra të përveçëm, por kjo është një gjë shumë e shëmtuar”, thotë ajo, duke shprehur më tej për drejtësi dhe se procesi zgjedhor duhet të jetë i drejtë dhe pa presione.
    “Shpresoj të ketë drejtësi dhe të funksionojë ligji”, përfundoi Limonera Bozha.