Author: Joq-albania.com

  • S’ngroh dielli veç në Dubai, Adelina përvëlon më shumë!

    S’ngroh dielli veç në Dubai, Adelina përvëlon më shumë!

    Këngëtarja dhe influencuerja shqiptare, Adelina Tahiri, ka ndezur rrjetin me postimin e saj të fundit nga Dubai.
    E veshur me bikini të zeza, Adelina duket më në formë se kurrë, ndërsa shijon pushimet në një ambient luksoz buzë detit.
    “Nxehtësia nuk vjen vetëm nga dielli… sezoni ka filluar”, ka shkruar ajo në përshkrimin e postimit, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me pamjen e saj tërheqëse.
    Fotot janë realizuar para një restoranti elegant, ku duket se artistja po shijon jetën me stil dhe vetëbesim.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Donin të thyenin rekord, varka me shpejtësi 200 mhp fluturon dhe përmbyset

    Donin të thyenin rekord, varka me shpejtësi 200 mhp fluturon dhe përmbyset

    Një event në liqenin Havasu të Arizonës për pak sa nuk përfundoi në tragjedi për dy garues, të cilët po pilotonin një varkë të tipit “Skater 388” me fuqi të jashtëzakonshme prej 10 000 kuaj-fuqi.
    Garuesit, të njohur me pseudonimet John Wayne dhe Clint Eastwood, synonin të thyenin një rekord shpejtësie prej 206 milje në orë, por tentativa e tyre mori një kthesë të rrezikshme kur varka doli jashtë kontrollit.
    Në pamjet që janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, varka shihet duke lundruar me shpejtësi të madhe, ndërsa ndiqej nga një helikopter që po e filmonte. Gjatë lundrimit, pjesa e përparme e mjetit shkëputet nga sipërfaqja e ujit, dhe brenda pak sekondave, një erë e fortë e ngrit të gjithë varkën në ajër.
    Mjeti fluturon disa metra mbi liqen, duke kryer rrotullime gati 360 gradë në horizont, përpara se të përplaset fuqishëm kur cepi i parë prek ujin.
    Dyshohet se era e fortë ka qenë një nga faktorët kryesorë që çoi në rrëzimin e varkës, por ironikisht, po ajo erë mund të ketë ndihmuar në shmangien e një tragjedie, duke amortizuar përplasjen dhe shpëtuar jetën e garuesve në bord.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Policia njofton se si po identifikohen përmes dronit shoferët që po kryejnë kundërvajtje

    Policia njofton se si po identifikohen përmes dronit shoferët që po kryejnë kundërvajtje

    Policia e Kosovës ka publikuar pamje se si janë identifikuar kundërvajtësit në trafik përmes dronit.
    Gjobat janë dërguar në adresë të pronarit të automjetit.
    “Identifikimi i kundërvajtjeve përmes DRONIT “Mos respektimi i shenjave të trafikut” dhe dërgimi i gjobave në adresë të pronarit të automjetit! Respektoni rregullat e trafikut dhe kontribuoni në sigurinë rrugore! Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!”, thuhet në njoftim.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Mbyllen dy lokale në veri për shkelje sanitare

    Mbyllen dy lokale në veri për shkelje sanitare

    Komuna e Mitrovicës Veriore me mbështetjen e inspektoratit sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë fundjavës kanë kryer kontrollin e disa objekteve gastronomike.
    Sipas një njoftimi të komunës, aktiviteti i dy objekteve u pezullua përkohësisht për shkelje sanitare, ndërsa të tjerët duhet të dorëzojnë dëshmi të përmbushjes së kushteve.
    “Inspektorati vazhdon paralelisht lirimin e hapësirave publike, duke përmirësuar rendin urban dhe sigurinë e këmbësorëve.
    Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen. Ftojmë shfrytëzuesit e hapësirave publike të pajisen me lejet e nevojshme pranë Drejtorisë së Urbanizmit”, thuhet në njoftim.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Elektrosever: Shtrenjtimi i rrymës prej 16.1% nuk vlen për katër komunat veriore

    Elektrosever: Shtrenjtimi i rrymës prej 16.1% nuk vlen për katër komunat veriore

    Kompania serbe “Elektrosever” ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike prej 16,1 % nuk vlen për katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.
    Madje nga kjo kompani kanë thënë se as nuk planifikojnë shtrenjtim të çmimit të rrymës.
    “Informacioni se çmimet e energjisë elektrike në Kosovë po rriten me 16.1 përqind nuk vlen për katër komunat veriore, pra për konsumatorët që ne furnizojmë me energji elektrike”, kanë thënë nga Elektrosever për “KoSSev”
    Zyra e Rregullatorit të Energjisë ditë më parë ka vendosur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 16,1%. Ky vendim është përcjellë me reagime e kritika të shumta, derisa janë organizuar edhe protesta. Ndërkohë efektet e para të rritjes së çmimit të rrymës kanë nisur të vërehen me shtrentjim të çmimeve nëpër kafiteri dhe furra të bukës.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Kapet një kg marihuanë në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

    Kapet një kg marihuanë në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

    Policia e Kosovës kapi në Vushtrri një kilogram marihuanë dhe arrestoi të dyshuarin.
    Aksioni u zhvillua pasi Policia e Kosovës pranoi një informacion për aktivitet të dyshuar të shitblerjes së narkotikëve në rrugën “Zymer Haziri” në Vushtrri.
    Njësitë policore reaguan menjëherë duke identifikuar një automjet me targa vendore.
    Pronari i automjetit, E.F., 28 vjeç, fillimisht kishte refuzuar të hapte veturën, duke pretenduar se nuk e kishte çelësin. Megjithatë, për shkak të dyshimeve të bazuara, policia konfiskoi automjetin dhe shoqëroi të dyshuarin në stacionin policor.
    Pas shoqërimit, E.F. pranoi të hapte automjetin, ku në bagazhin e veturës u gjetën 10 pako të mbështjella, secila me rreth 100 gram substancë që dyshohet të jetë marihuanë – në total rreth një kilogram.
    Njësitë policore kanë kryer edhe kontrolle në banesën e të dyshuarit.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • “ChatGPT” i shpëton jetën 40-vjeçares amerikane

    “ChatGPT” i shpëton jetën 40-vjeçares amerikane

    ChatGPT i shpëtoi jetën një gruaje – zbuloi kancerin që mjekët nuk e kishin vënë re.
    Lauren Bannon, 40 vjeçe, kaloi dy vite duke marrë diagnoza të gabuara, shkruan nypost.
    E dëshpëruar, amerikania nga North Carolina iu drejtua ChatGPT-së, i cili sugjeroi se mund të vuante nga sëmundja e Hashimotos — një sëmundje autoimune që sulmon tiroiden.
    Pavarësisht skepticizmit të mjekëve, ajo këmbënguli për një ekzaminim të tiroides — dhe u diagnostikua me kancer.
    Bannon beson se, pa ndihmën e ChatGPT-së, gjendja e saj dhe kanceri do të kishin mbetur të pazbuluar.
    Ajo tani përballet me monitorim dhe rehabilitim të përjetshëm.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Agjentes ruse i ndalohet hyrja në zonën Shengen- AKI’ja kishte udhëzuar ndalimin e futjes së saj në Kosovë që nga 2016-a

    Agjentes ruse i ndalohet hyrja në zonën Shengen- AKI’ja kishte udhëzuar ndalimin e futjes së saj në Kosovë që nga 2016-a

    Dragana Trifkoviq është dëbuar nga Austria dhe i është ndaluar hyrja në zonën Schengen, ka bërë të ditur avokati i saj, Cedomir Stojkoviq në profilin e tij në Facebook.
    Stojkoviq ka thënë se e njëjta ka lidhje me Shërbimin e Sigurisë Ruse (FSB).
    Trifkoviqit i është ndaluar hyrja në Kosovë që nga viti 2016, ku Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) e ka kategorizuar atë si agjente me ndikim të FSB-së, përmes një operacioni kibernetik, kur u publikua fotografia e saj me një letër ku ishin dhënë meritat nga shërbimi rus.
    Ajo ishte deputete e Kuvendit të Serbisë para se të kalonte në partinë ekstremiste “Dveri”.
    Gjithashtu, institucionet e sigurisë së Ukrainës dhe mediat e këtij vendi e kanë akuzuar Trifkoviqin se ka marrë pjesë si vëzhguese e rreme e zgjedhjeve në Krimenë e pushtuar nga rusët.
    Trifkoviq shoqërohej me Oleksiy Yuriyovych Milchakov, sadist dhe dhunues i ushtarëve ukrainas të zënë rob. Po ashtu Milchakov ishte instruktor në kampet serbe në Serbi, në përgatitje të ‘’luftërave serbe” për të luftuar përkrah rusëve në Ukrainë.
    Milchakov ishte i dhunshëm edhe në fëmijëri ku në një video shihej duke e bërë copë-copë një qen.
    Në vitin 2019 në kampet e trajnimit të të rinjve në Serbi dhe Rusi, adoleshentëve u mësohen vlerat “patriotike” pro-ruse dhe u jepen udhëzime ushtarake nga ekstremistët e krahut të djathtë me lidhje me konfliktin në Ukrainën lindore.
    Një kamp i ashtuquajtur ‘ushtarako-patriotik’ ishte krijuar për të rinjtë në zonën malore Zlatibor të Serbisë. Kampi u bashkëorganizua nga një organizatë ruse me lidhje me luftëtarët separatistë në konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainën lindore. Disa nga trajnerët në kurset e mëparshme e kanë deklaruar hapur veten si neonazistë.
    Në kampe të këtij lloji, fëmijët mësuan për teknikat e mbijetesës në natyrë – dhe për mbajtjen e armëve. Faqja e disa pjesëtarëve në Facebook ishte plot me fotografi me uniformë, dhe përmbajtjet që kishin shpërndarë fokusohet kryesisht në dashurinë për Rusinë, Kosovën dhe organizatat ekstremiste serbe dhe pro-ruse.
    Aleksei Milchakov, të cilin Bashkimi Evropian e vendosi në listën e sanksioneve në vitin 2015 për përfshirjen e tij në një grup të armatosur separatist që luftonte në Ukrainën lindore, ishte një anëtar dhe instruktor i shquar i ENOT Corp.
    Ai u bë i njohur në qarqet e krahut të djathtë pasi u qarkulluan foto të tij duke prerë kokën e një qeni dhe duke veshur simbole neo-naziste.
    Përpara se të shkonte për të luftuar në Donbas në vitin 2014, Milchakov ngarkoi përmbajtje që lavdëronte Zeljko Raznatovic, komandantin serb të njohur si Arkan, në faqen e tij në rrjetin social të njohur rus VK (VKontatke). Më vonë, fotografitë e tij në frontin e betejës në Ukrainë filluan të shfaqen gjithashtu. Në ato fotografi ai ka pozuar, me buzëqeshje, pranë trupave të ushtarëve të vdekur ukrainas.
    Ndërsa ishte në Donbas, Milchakov drejtoi njësinë Rusich, anëtarët e së cilës deklaruan publikisht mbështetjen e tyre për ideologjinë neo-naziste. Një video incizim i marrë gjatë një seance stërvitore të mbajtur në Rusi në shtator 2017, ku Shoqata Serbe e Pjesëmarrësve në Konfliktet e Armatosura çoi fëmijë, përshkruan një instruktor rus duke shpjeguar, me ndihmën e një përkthyesi, se si të përdorin armët. Në krahun e tij të majtë është logoja e njësisë Rusich.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Viti 2025, më i rëndi për fatalitetet në vende pune, që nga paslufta

    Viti 2025, më i rëndi për fatalitetet në vende pune, që nga paslufta

    Viti 2025 është viti me numrin më të lartë të fataliteteve në vendet e punës që nga paslufta.
    Kështu ka deklaruar, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës.
    Sipas tij, gjatë gjithë vitit 2024 janë shënuar 12 raste të vdekjes në vendin e punës, ndërsa vetëm në tremujorin e parë dhe pjesën e parë të muajit prill të këtij viti, janë regjistruar tashmë 10 raste.
    “Vetë këto shifra tregojnë se nuk i kushtohet rëndësi e duhur kësaj çështjeje dhe organet përgjegjëse nuk po përkujdesen fare”, theksoi Azemi.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe e Shëndetit në Punë

    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe e Shëndetit në Punë

    28 prilli shënon Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
    Në këtë ditë zakonisht mbahen aktivitete dhe fushata ndërgjegjësimi me qëllim përqendrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet në vendin e punës.
    Sindikatat po ashtu përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave nga aksidentet dhe trajtimi jo i duhur në punë.
    Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë është një pjesë integrale e strategjisë globale mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e drejtuar nga ILO-ja, e cila promovuan krijimin e një sigurie globale parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të gjithë aktorëve.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh