Author: Joq-albania.com

  • Konjufca tregon dy skenarët për formimin e Qeverisë së re

    Konjufca tregon dy skenarët për formimin e Qeverisë së re

    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me partitë politike, tha se ky takim ishte në kuadër të përgatitjeve për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, që mbahet më 15 prill.
    Glauk Konjufca, ka deklaruar se skenarët për formimin e Qeverisë së re, janë ose krijimi i një qeverie të shkurtër ose krijimi i një qeverie që është afatgjatë që e zgjedh edhe presidentin.
    ‘‘Mendoj që një qeveri e ardhshme kur krijohet janë dy skenarë i kemi krejt: Ose është skenari i një qeverie të shkurtë që qeverisë deri në zgjedhjen e presidentit; Ose është skenari i dytë i krijimit të një qeverie e cila është e aftë të zgjedh edhe presidentin. Cilën skenar e përqafon LVV, nuk mund tua them këtë.
    Sa i përket kësaj detajeve se qysh i shohim koalicionet e këto, duhet të vini në LVV dhe japim aty intervistat tona. Janë vetëm dy mundësi, ose do të krijohet një qeveri e shkurtë ose një qeveri afatgjate që mundet me zgjedh edhe presidentin’’, tha ai.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • KESCO i bën thirrje qytetarëve të kursejnë rrymën: Çmimi për megavat ka shkuar mbi 100 euro

    KESCO i bën thirrje qytetarëve të kursejnë rrymën: Çmimi për megavat ka shkuar mbi 100 euro

    Në prag të hyrjes në fuqi të vendimit për rritjen e çmimit rrymës, KESCO qysh sot ka bërë një apel drejt qytetarëve për kursim të energjisë elektrike.
    Siç thuhet në njoftim, kapacitetet vendore të prodhimit aktualisht janë të kufizuara dhe arrijnë deri në 500 megavatë orë për orë, kurse rritje e ndjeshme e kërkesës për energji elektrike ditëve të fundit sipas tyre, po arrin nivele mbi 1000 megavatë në orë.
    ”Ditëve të fundit, Kosova po përballet me një rritje të ndjeshme dhe të paparashikueshme të kërkesës për energji elektrike, duke arritur nivele deri në mbi 1000 megavat në orë.
    Për shkak të rënies së temperaturave, kjo kërkesë është dukshëm më e lartë krahasuar me periudhat tipike të pranverës, kur konsumi zakonisht është më i ulët për shkak të kushteve më të favorshme klimatike.
    Kapacitetet vendore të prodhimit aktualisht janë të kufizuara dhe arrijnë deri në 500 megavatë orë për orë. Për rrjedhojë, një pjesë e konsiderueshme e konsumit duhet të sigurohen përmes importit nga tregjet ndërkombëtare të energjisë elektrike. Çmimet e tregut janë aktualisht të larta, duke kapur shifrat mbi 100 euro për MËh. Kjo ka bërë që kostoja shtesë për të siguruar energjinë e munguar të shkojë në miliona euro – një barrë e rëndë për sistemin energjetik.
    Duke pasur parasysh këto zhvillime, i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal në përdorimin e energjisë elektrike dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në kursimin e saj.
    Përdorimi racional i energjisë është jo vetëm një akt përgjegjësie qytetare, por edhe një nevojë emergjente për të ruajtur stabilitetin energjetik dhe për të ulur kostot për vendin.
    Rekomandojmë shmangien e përdorimit të pajisjeve që shpenzojnë shumë energji elektrike, veçanërisht atyre të ngrohjes gjatë orëve të pikut, në mënyrë që kjo situatë të tejkalohet sa më lehtë.
    Kjo është një kohë kur solidariteti dhe përgjegjësia kolektive janë kyçe për ta kaluar situatën me sa më pak ndikim në ekonomi dhe në jetën e përditshme të qytetarëve”.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Katër persona të lënduar nga zjarri në Koçan sot kthehen nga Bullgaria për kurim shtëpiak

    Katër persona të lënduar nga zjarri në Koçan sot kthehen nga Bullgaria për kurim shtëpiak

    Katër nga të lënduarit nga zjarri në Koçan të cilët janë shtruar në spitalin Pirogov në Sofje sot do të lirohen për trajtim shtëpiak.
    Shefja e Klinikës së Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike në spitalin bullgar, Maja Argirova, për BTA tha se të katër pacientët janë në gjendje të mirë. Ajo theksoi se janë dhënë udhëzime për trajtim të mëtejshëm, po bëhet monitorimi laboratorik i gjendjes së tyre klinike dhe në varësi të gjendjes do të vlerësohet një fazë e re e mundshme kirurgjikale.
    Ndërsa katër persona të tjerë të lënduar në Koçan mbeten për trajtim në “Pirogov”.
    Nga spitali thanë se katër personat që mbeten ene të shtrirë janë në gjendje të rëndë, por stabile dhe janë në terapi intensive. Ndërhyrje të shumta janë duke u zhvilluar për përmirësimin e tyre.
    Ndryshe, nga zjarri në diskotekën Pulse në Koçan, 61 persona kanë humbur jetën dhe afro 200 janë lënduar. Disa nga të plagosurit janë transferuar në vende të tjera për trajtim. Në Bullgari, 15 persona të lënduar u shtruan në spital – tetë prej tyre në spitalin Pirogov dhe tre në spitalet në Plovdiv dhe Varna.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Publikohet një fotografi e Kurtit me Memli Krasniqin shumë vite më parë në Londër

    Publikohet një fotografi e Kurtit me Memli Krasniqin shumë vite më parë në Londër

    Është publikuar një fotografi e rrallë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Kransiqi.
    Fotografia duket se është realizuar shumë vite më parë në qytetin e Londrës.
    Fotografinë e ka publikuar gazetari e publicisti Daut Dauti, i cili kishte qenë zëdhënës i qeverisë në kohën kur Bajram Kosumi ishte kryeministër.
    “Kjo fotografi eshte e kohes kur ne lokalet e Londres ende nuk ka qene e ndaluar pirja e duhanit kurse muhabeti shoqeroro-vellazeror”, ka shkruar Dauti.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Dyshime për salmonelë në mishin e bardhë, AUV-ja në pritje të rezultateve

    Dyshime për salmonelë në mishin e bardhë, AUV-ja në pritje të rezultateve

    Një bakterie e gjetur në mishin e bardh në Shqipëri, alarmoi edhe Kosovën.
    Është fjala për salmonelën e gjetur në llojin e mishit të bardh “Copacol” në shtetin fqinj.
    E të menjëhershëm ishin edhe reagimet në Kosovë, ku filluan kontrolle të rrepta nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për mishin që importohet nga Brazili.
    “Menjëherë pas raportimit në media mbi incidentin për mishin e bardh me origjinë nga Brazili, ne kemi ngrit masat e kontrollit por deri më tani nuk ka asnjë fakt që lidh incidentin e ndodhur në Shqipëri me produktet në Kosovë. Ne kemi marr konfirmim edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të Shqipërisë se nuk ka pasur asnjë ri-eksport të ngarkesave nga Shqipëria në drejtim të Kosovës”, tha zëdhënësi i AUV-së, Lamir Thaçi.
    Tutje, Thaçi tregoi se janë duke pritur rezultatet nga mostrat e mishit që janë marrë në Kosovë.
    “Mbi bazën e kësaj ne menjëherë e kemi ngritur masat e kontrollit duke mostruar secilën ngarkesë që vjen në import, dhe deri më tani kanë ardh shtatë, të gjitha janë mostruar dhe pritet që të dal rezultati. Këto ngarkesa qëndrojnë të bllokuara deri sa të vjen rezultati i analizave, po ashtu në kontrollin e brendshëm kemi kryer kontrollet në pikat shitëses dhe në depon e importuesit të njërit lloj të produktit. Edhe tek depoja edhe tek pikat shitëse është urdhëruar tek pikat shitëse tërheqja nga tregu. Ndërsa tek depoja është urdhëruar që të mos dalin në treg asnjë produkt i cili është në stok”.
    Bakteria salmonelë që është gjetur në mishin e bardh në Shqipëri shkakton disa simptoma, si: diarre, ethe e dhembje barku.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Më në fund, Santiana konfirmon lidhjen e dashurisë

    Më në fund, Santiana konfirmon lidhjen e dashurisë

    Ish-banorja e “BBVK2”, Santiana, ka ndezur rrjetin me postimin e fundit.
    Ajo ka hapur një pyetësor ku ka pranuar pyetje nga më të ndryshmet sa i përket jetës profesionale dhe personale.
    Një pyetje ishte nëse do ta postonte një “story” me dashurinë, teksa përgjigjja ishte e papritur.
    “Nc se qes se e njohin”, shkroi ajo, duke bërë me dije që është fytyrë publike.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Shoqata e Veteranëve dhe Familjeve të Dëshmorëve: Nuk do të të marrim pjesë në asnjë organizim për Ditën e Çlirimit

    Shoqata e Veteranëve dhe Familjeve të Dëshmorëve: Nuk do të të marrim pjesë në asnjë organizim për Ditën e Çlirimit

    Shoqatat e dala nga lufta – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në asnjë aktivitet të përbashkët me Qeverinë e Kosovës për shënimin e Ditës së Çlirimit.
    Ky vendim është marrë si një reagim ndaj asaj që ato e cilësojnë si qasje përbuzëse dhe mosrespektuese të Qeverisë së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ndaj kategorive të dala nga lufta që nga ardhja e kësaj qeverie në pushtet.
    Përmes një njoftimi, këto shoqata theksuan se nuk do të pranojnë ftesën për pjesëmarrje dhe e nënvizuan se respekti për sakrificën dhe kontributin për liri nuk mund të shprehet vetëm me fjalë, por duhet të pasqyrohet edhe në veprime konkrete.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që aplikojnë për vizë

    Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që aplikojnë për vizë

    Ambasada e ShBA’së në Kosovë ka dal me një njoftim lidhur me aplikimet për viza.
    Sipas njoftimit thuhet se seksioni Konsullor në Prishtinë nuk proceson më aplikimet për viza nga disa individë.
    Aplikantët, numri i aplikimit të të cilëve është DS-160, do të largohen nga Ambasada. Ata duhet të caktojnë takim të ri përmes sistemit online.
    “Përditësim për Vizat: Duke filluar nga 7 prilli 2025, Seksioni Konsullor në Prishtinë nuk do t’i përpunojë më aplikimet për vizë nga individë, të cilët kanë numrin e formularit DS-160 (numri i aplikimit online për vizë) të ndryshëm nga ai që është përdorur për të caktuar takimin për vizë. Këta aplikantë do të duhet të largohen nga Ambasada dhe të caktojnë një takim të ri përmes sistemit tonë online, duke përdorur numrin që i korrespondon aplikimit të tyre aktual online për vizë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Qeveria merr vendim që obligon kompanitë ta ulin çmimin e naftës

    Qeveria merr vendim që obligon kompanitë ta ulin çmimin e naftës

    Me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe konkurrencës së ndershme në tregun vendor, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, nënshkroi vendimin për rregullimin e çmimeve dhe vendosjen e masave të tjera mbrojtëse, për produktet e naftës të përdorshme në transport.
    Ministrja Hajdari theksoi se ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të produkteve të naftës, ku si rezultat është evidentuar se, ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi reflektohen menjëherë në rritje të çmimeve shitëse në tregun vendor, por jo edhe kur bien çmimet furnizuese nga importi i produkteve të naftës.
    Këto të dhëna janë nga evidencat e përditshme të Doganës së Kosovës dhe raportet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.
    Sipas këtij vendimi, përcaktohet:

    – marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë në dy (2) eurocentë për litër dhe

    – marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë në dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër.

    Po ashtu, ky vendim i detyron subjektet për t’u furnizuar me produkte dhe për të ofruar për shitje produktet e naftës, pa ndërprerje, si dhe të respektojnë çmimet me marzhën tregtare maksimale të lejuar dhe tjera masa mbrojtëse të përcaktuara.

    Po ashtu, zbatimi i këtij vendimi parasheh mbikëqyrje të shtuar inspektuese, paraqitjen e rasteve të dyshimta te Autoriteti i Konkurrencës, si dhe bashkëpunim të ngushtë të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës.
    Ministrja Hajdari gjithashtu theksoi se ky vendim është një hap tutje drejt promovimit të konkurrencës së ndershme të tregut dhe mbrojtjes së konsumatorëve, duke parandaluar sjelljet antikonkurruese, duke siguruar transparencë dhe kushte të barabarta në tregun e Republikës së Kosovës.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Gjermania në alarm? Shkollave u kërkohet të mësojnë fëmijët si të mbijetojnë në luftë

    Gjermania në alarm? Shkollave u kërkohet të mësojnë fëmijët si të mbijetojnë në luftë

    Gjermania po përgatitet për një skenar lufte. Ministria e Brendshme ka kërkuar që shkollat të përfshijnë trajnime për mbrojtje civile dhe që qytetarët të sigurojnë rezerva ushqimore dhe ujë për të paktën 72 orë. Kjo lëvizje vjen mes paralajmërimeve se Rusia mund të sulmojë territorin e NATO-s brenda pak vitesh.
    Sipas gazetës Handelsblatt, fëmijët gjermanë do të mësojnë se si të veprojnë në raste konflikti apo emergjencash. Një zëdhënës i ministrisë deklaroi se mbrojtja civile duhet të jetë prioritet, sidomos për shkollat. Deputeti i CDU-së, Roderich Kiesewetter, tha se fëmijët janë “veçanërisht të pambrojtur” dhe duhet të trajnohen për skenarë të tillë, duke ndjekur modelin e Finlandës, që për vite me radhë është përgatitur për një konflikt me Rusinë.
    Pavarësisht se arsimi është kompetencë e landeve federale, Berlini është i gatshëm të shpërndajë materiale dhe udhëzime për të gjitha shkollat përmes Zyrës Federale për Mbrojtje Civile (BBK). Ndërkohë, BE ka miratuar një iniciativë të re për përgatitjen ndaj luftës dhe u ka rekomanduar të gjithë qytetarëve të përgatisin një “paketë emergjence” për 72 orë.
    Paketa duhet të përfshijë: ujë, ushqime të thata, ilaçe, radio me bateri, elektrik dore, dokumente identiteti dhe thikë shumëfunksionale. Autoritetet paralajmërojnë se strukturat aktuale të Gjermanisë janë të papërgatitura dhe të mbifinancuara për një krizë madhore, me vlerësime që tregojnë se nevojiten mbi 30 miliardë euro për t’i sjellë ato në standardet minimale të luftës.
    Shefi i ushtrisë gjermane, Carsten Breuer, tha se “sipas analizave tona, Rusia është e aftë të sulmojë NATO-n brenda 4 deri në 7 vitesh”.
    Edhe Britania po përgatitet. Pas zbulimit të anijes ruse Yantar që po hartëzonte infrastrukturën nënujore të energjisë në Detin e Veriut, ekspertët e sigurisë i kanë bërë thirrje qytetarëve të kenë gjithashtu një paketë mbijetese. Thuhet se sabotimi i tubacioneve nga Rusia është një kërcënim real.
    Ndërkohë, disa vende europiane kanë nisur shpërndarjen e udhëzuesve për mbijetesë në rast lufte. BE po ndjek shembullin e Finlandës, që ka theksuar rëndësinë e informimit të popullsisë për të shmangur panikun dhe për të rritur vetëdijen ndaj kërcënimeve.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh