Author: Joq-albania.com

  • Pasi paralajmëroi rikthimin në muzikë, Fero fshin të gjitha postimet lidhur me fenë në rrjetet sociale

    Pasi paralajmëroi rikthimin në muzikë, Fero fshin të gjitha postimet lidhur me fenë në rrjetet sociale

    Reperi i njohur Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, ka paralajmëruar rikthimin e tij në skenën muzikore pas një kohe të gjatë mungese.
    Përmes rrjeteve sociale, ai ka ndarë me ndjekësit disa sekuenca nga kënga e re, e cila pritet të publikohet shumë shpejt.
    Në këto pamje, Fero shihet duke performuar vargje që përmbajnë ofendime ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli, me të cilën është ndarë mes shumë polemikave publike.
    Kujtojmë se Fero u tërhoq nga muzika me arsyetimin se do t’i përkushtohej plotësisht fesë islame, duke deklaruar në atë kohë se kishte lënë pas jetën artistike për të ndjekur rrugën e besimit. Madje, për një periudhë të gjatë, ai postonte rregullisht përmbajtje me përmbajtje fetare në platformat e tij online.
    Megjithatë, pas njoftimit për rikthimin në muzikë, vërehet se të gjitha postimet e tij të mëparshme që lidhen me fenë janë fshirë nga rrjetet sociale, duke lënë hapur pyetjen për ndryshimin e papritur në qëndrimet e reperit.
    Ky rikthim ka ngjallur reagime të shumta në publik, veçanërisht për faktin se përmbajtja e këngës së paralajmëruar përfshin sulme personale ndaj një figure tjetër publike si Arbenita.
    Ndjekësit mbeten kuriozë për të parë nëse ky rikthim do të shënojë një fazë të re të karrierës së Feros apo vetëm një tentativë për të provokuar vëmendje në rrjet.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Nis rënia e çmimeve të naftës në Kosovë

    Nis rënia e çmimeve të naftës në Kosovë

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nënshkroi vendimin që rregullon çmimet dhe vendos masa mbrojtëse për produktet e natës, të përdorshme në transport.
    Në njoftimin e MINT-it u bë e ditur se ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të produkteve të naftës, ku si rezultat është evidentuar se, ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi reflektohen menjëherë në rritje të çmimeve shitëse në tregun vendor, por jo edhe kur bien çmimet furnizuese nga importi të produkteve të naftës.
    Sipas këtij vendimi përcaktohet marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë në 2 eurocentë për litër, dhe marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë në 12 eurocentë për litër.
    Tashmë ka nisur aplikimi i këtij vendimi, me shumë pompa që kanë zbritur lehtë çmimet e derivateve të naftës.
    Çmimet e Dieselit luhaten mes 1.19 dhe 1.25 euro, ndërkaq ato të Benzinës mes 1.19 dhe 1.23 euro.
    Këto çmime, megjithatë, nuk përkojnë me interesat e naftëtarëve.
    Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, tha dje se vendimi i Ministrisë është i gabuar dhe po shkatërron bizneset.
    “Vendimin të cilin e ka nxjerr MINT-i është shumë gabim dhe i paqëlluar. Ju e dini se unë kam qenë shumë transparent, kur ka pas vendime të sakta. Ky vendim është i paarsyeshëm dhe pa u konsultuar me Shoqatën e Naftëtarëve. Vendim i gabuar me ketë vendim i shkatërron bizneset. Kompanitë e mëdha mundet vetëm me i lodhë pak, por kompanitë e mesme dhe te vogla mundet apo është qëllimi me i bankrotu”, thotë Berjani.
    Sa i përket uljes së çmimit të derivateve të naftës në nivel global pas vënies së tarifave nga Trumpi, Berjani deklaroi se rënia e çmimit të naftës për 4 centë në Kosovë, është si pasojë e uljeve të tarifave nga Trumpi, dhe jo nga vendimi i MINT-it.
    Më poshtë keni të ilustruar variantet e çmimeve të derivateve, në pika të ndryshme në vend.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • 17 vjet Kushtetuta e Kosovës

    17 vjet Kushtetuta e Kosovës

    Sot bëhen 17-vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
    Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008. Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve.
    Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaarit, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
    Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë – neni 8. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.
    9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë që do të thotë se institucionet sot e kanë ditë pushimi.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Arrestohet shoferi që tentoi t’u jepte ryshfet policëve

    Arrestohet shoferi që tentoi t’u jepte ryshfet policëve

    Një shofer problematik u ndalua dje nga policia, në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq.
    Ndaj tij, policia përgatiti një tiketë për kundërvajtje, por i dyshuari tentoi t’i ikte obligimit, duke u ofruar para zyrtarëve policorë.
    Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka shoqëruar në stacion policor.
    Pas intervistimit, ai u dërgua në mbajtje.
    Rasti është iniciuar si “Dhënie e ryshfetit”.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • 26 vjet nga beteja e Koshares

    26 vjet nga beteja e Koshares

    Shënohet sot 26 vjet nga beteja e Koshares, një nga përballjet më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri.
    Më 9 prill 1999, luftëtarët e UÇK-së, të udhëhequr nga brigada 138 “Agim Ramadani”, arritën të thyenin kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke hapur rrugën për furnizimin me armatim dhe mbështetje logjistike.
    Kjo betejë, që zgjati deri më 10 qershor 1999, u zhvillua në kushte të vështira, por me një vendosmëri të jashtëzakonshme nga luftëtarët shqiptarë.
    Thyerja e kufirit, jo vetëm që kishte rëndësi strategjike, por edhe simbolike, duke shënuar një hap të madh drejt çlirimit të Kosovës.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Google i paguan njerëzit që të mos bëjnë asgjë, tregojnë edhe arsyen pse e bëjnë këtë

    Google i paguan njerëzit që të mos bëjnë asgjë, tregojnë edhe arsyen pse e bëjnë këtë

    Google thuhet se po paguan disa punonjës në departamentin e tij të AI që të mos bëjnë asgjë, dhe arsyeja është mjaft interesante.
    Kompania, në fakt, nuk dëshiron të rrezikojë t’i humbë këta punëtorë duke i bërë ata të lëvizin për të punuar për rivalët, siç raporton Business Insider.
    Kjo është veçanërisht e vërtetë për punonjësit në departamentin e zhvillimit të teknologjisë DeepMind, sepse konkurrenca midis Google, OpenAI dhe të tjerëve është kaq e ashpër.
    DeepMind në fakt po përdor “marrëveshje agresive jo-konkurruese” për disa nga punonjësit e saj në këtë sektor në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo, logjikisht, i pengon ata të punojnë për konkurrentët.
    Në SHBA rregullatori ndaloi shumicën e kontratave të tilla vitin e kaluar, por kjo nuk vlen për Mbretërinë e Bashkuar.
    Informacioni u publikua muajin e kaluar, kur një ekzekutiv i Microsoft tha se stafi i DeepMind po e kontaktonte atë, sepse e kishin të vështirë të sqaronin klauzolat e tyre.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Bashkëshorti e rrah dhe e kërcënon gruan në Podujevë, në shtëpi i gjenden armë, fishekë e sprej

    Bashkëshorti e rrah dhe e kërcënon gruan në Podujevë, në shtëpi i gjenden armë, fishekë e sprej

    Një burrë dyshohet se e ka rrahur dhe kërcënuar gruan të martën pasdite në Podujevë.
    Policia thotë në raportin 24-orësh se atij i është kontrolluar shtëpia dhe i janë gjetur dhe konfiskuar një armë me 50 fishekë dhe një sprej.
    “Podujevë / 08.04.2025 – 18:00. Raportohet se bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se i ka shkaktuar dhunë fizike, psikike dhe kanosje viktimës femër kosovare.
    Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri-pistoletë me 50 copë fishekë dhe një sprej. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Eurostat: Gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së vetëm në vitet 2022-2023

    Eurostat: Gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së vetëm në vitet 2022-2023

    Ritmet e emigracionit janë përshpejtuar ndjeshëm vitet e fundit, duke tejkaluar dhe nivelin e vitit 2015, kur u konstatua një ikje masive.
    Teksa në 2015-n e dhëna u reflektua direkt në kërkesat për azil në Bashkimin Evropian, treguesi real tashmë jepet nga e dhëna tjetër për emigrantët që kanë hyrë në vendet e BE-së, e publikuar nga Eurostat.
    Instituti Evropian i Statistikave referoi në publikimin e fundit për emigracionin në BE, se në vitin 2023 janë regjistruar rreth 49 mijë emigrantë të hyrë nga Shqipëria. Edhe në 2022-n emigrimi nga vendi ynë kishte qenë në nivele të ngjashme, duke bërë që vetëm në dy vjet, 2022-2023 të emigrojnë gati 100 mijë persona nga vendi. (Të dhënat nuk përfshijnë Greqinë, që është një destinacion kryesor i shqiptarëve).
    Kjo shifër është dhe më e lartë se në vitin 2015, kur emigrantët nga Shqipëria në BE arritën në 44 mijë, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor (shiko grafikun). Më pas tendenca ishte në rënie, por një valë e re emigracioni nisi pas pandemisë.
    Këtë herë ikjet nuk po reflektohen më përmes kërkesave për azil. Po sipas Eurostat në 2022-n kishte vetëm 13 mijë kërkesa për azil dhe në 2023-n numri i tyre zbriti në 9,145, ndryshe nga 2015-a, kur aplikimet për azil arritën rekordin në 68 mijë.
    Ndërsa aplikimet për azil të krijojnë idenë që tendenca e emigracionit është në tkurrje, duket se shqiptarët tashmë nuk ikin më përmes kësaj forme, por me bashkimet familjare (kryesisht Itali), apo për punë (Gjermani).
    Në vitin 2023, rreth 30 mijë emigrantë u regjistruan në Itali, ose 62% e totalit. Edhe në 2022-n, ku shtet regjistroi rreth 29 mijë emigrantë. Italia ka një numër të lartë të bashkimeve familjare, si një nga destinacionet kryesore historike të shqiptarëve që ikin jashtë, por nuk mungojnë as të rinjtë. Në 2023-n, 59% e emigrantëve ishin të grupmoshës deri në 34 vjeç, ndërsa 21% të grupmoshës mbi 50 vjeç.
    Gjermania është destinacioni i dytë, me rreth 15 mijë emigrantë në 2022 dhe 14 mijë në 2023. Vitet e fundit Gjermania ka qenë e preferuar nga të rinjtë që ikin në kërkim të një pune. Më shumë se gjysma e atyre që emigruan në Gjermani në 2023-n, (55%), sipas të dhënave ishin të grupmoshës 20-34 vjeç, me dominim të 25-30 vjeç.
    E treta është Kroacia, që ka parë vitet e fundit emigrimin e mbi 1 mijë personave nga Shqipëria, teksa ky shtet po tërheq punonjës në ndërtim dhe në turizëm.
    Siç u theksua, Greqia nuk i raporton të dhënat, çka nënkupton se numri i të emigruarve në vendet e Bashkimit Evropian është edhe më i lartë sesa raportohet.
    Sipas Eurostat. në vitin 2023, 4.3 milionë persona imigruan në BE nga vendet që nuk janë anëtarë të BE-së. Kjo shifër nuk përfshin kërkuesit për azil dhe/ose refugjatët nga Ukraina që kanë marrë mbrojtje të përkohshme në disa vende.
    Për më tepër, 1.5 milionë persona migruan midis vendeve të BE-së. Krahasuar me vitin 2022, numri i personave që imigruan në BE ka rënë me 17.9% (nga 5.3 milionë), ndërsa numri i personave që migruan midis vendeve të BE-së mbeti i qëndrueshëm në 1.5 milionë.
    Në total, në BE u vlerësua se kishte rreth 10 imigrantë nga vendet jo-anëtare për çdo 1,000 banorë në vitin 2023.
    Në raport me madhësinë e popullsisë rezidente, Malta regjistroi normën më të lartë të imigracionit nga vendet e BE-së dhe ato jo-anëtare në vitin 2023 (76 imigrantë për çdo 1,000 banorë), ndjekur nga Qipro (43) dhe Luksemburgu (40).
    Nga ana tjetër, Sllovakia regjistroi normën më të ulët të imigracionit, me 1 imigrant për çdo 1,000 banorë, ndjekur nga Franca (6) dhe Italia (7).

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Trump i shpall “luftë” tregtare Kinës: Vendos tarifa 104% mbi mallrat e tyre

    Trump i shpall “luftë” tregtare Kinës: Vendos tarifa 104% mbi mallrat e tyre

    Lufta tregtare SHBA–Kinë po përshkallëzohet me ritme të shpejta. Ish-presidenti amerikan dhe kandidati aktual për 2024, Donald Trump, ka vendosur tarifa të reja shkatërruese ndaj importeve kineze, duke i rritur ato në 104%, në një vendim që hyn në fuqi në orën 12:01 të mëngjesit të së mërkurës.
    Vendimi vjen pas një paralajmërimi të drejtpërdrejtë nga vetë Trump, i cili u shpreh se nëse Kina nuk hiqte tarifat hakmarrëse ndaj mallrave amerikane brenda 8 prillit, Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjeshin fuqishëm.
    “Kina ka kohë deri nesër në mesditë për të hequr tarifat e tyre 34% mbi produktet tona. Nëse nuk e bëjnë, SHBA do të vendosë tarifa shtesë prej 50% mbi mallrat kineze, duke nisur nga 9 prilli. Dhe çdo bisedim me ta do të ndërpritet menjëherë!”, deklaroi Trump në rrjetin e tij “Truth Social”.
    Pekini ka refuzuar t’i nënshtrohet presionit amerikan dhe ka bërë të ditur se nuk do të heqë tarifat ekzistuese. Kina u shpreh se është e gatshme të përballet me çdo skenar, duke e konsideruar këtë një “luftë tarifash të hapur”.
    Ky zhvillim rrezikon të përkeqësojë më tej marrëdhëniet tregtare midis dy ekonomive më të mëdha të botës dhe mund të ndikojë ndjeshëm në tregjet globale.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Pas pushimit luksoz, Butrinti ndahet nga e dashura?

    Pas pushimit luksoz, Butrinti ndahet nga e dashura?

    E papritura ka ndodhur mes Butrintit dhe së dashurës së tij turke.
    Pas shumë postimeve dedikuar njëri-tjetrit, duket se mes tyre ka përfunduar gjithçka.
    Kështu na lanë të kuptojmë më lëvizjen e fundit që kanë bërë në Instagram.
    Ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin, gjë e cila ka shqetësuar ndjekësit e dyshes.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh