Author: Joq-albania.com

  • Edona Llalloshi shkon e lumtur në Kuvend- Regjistrohet si deputete për herë të parë

    Edona Llalloshi shkon e lumtur në Kuvend- Regjistrohet si deputete për herë të parë

    Deputetja e Vetëvendosjes, Edona Llalloshi është regjistruar për herë të parë si deputete në Kuvendin e Kosovës.
    Para mediave ajo tha se do të bëjë maksimunim, duke vënë theksin te arti dhe kultura.
    “Jam shumë e lumtur. Sot është një ditë e jashtëzakonshme për mua dhe familjen time. Do të presim në ditët në vazhdim… Përgjigje tjetër për momentin nuk kam. Do të bëjë maksimunim për vendin tim: për komunitetin artistik, për artin dhe kulturën në përgjithësi”, tha deputetja Llalloshi.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Nëse e shihni këtë person lajmëroni policinë

    Nëse e shihni këtë person lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për gjetjen e një të dyshuari për vjedhje.
    “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën vjedhje.
    Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].”

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Dalin para gjykatës tiktokeri me shokë në Pejë, Prokuroria i akuzon për dhunimin e një 14-vjeçare

    Dalin para gjykatës tiktokeri me shokë në Pejë, Prokuroria i akuzon për dhunimin e një 14-vjeçare

    Influenceri Arizon Rrustemaj bashkë me Agon Golajn, Leoment Çekun dhe Edison Fazliun po akuzohen nga Prokuroria Themelore në Pejë për dhunimin seksual të një 14-vjeçareje përgjatë vitit 2021. Ndërkaq, Petrit Llugaliu po akuzohet për degradim të integritetit seksual. Përgjatë ditës së enjte kanë dalë para gjykatës në seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Pejë.
    Të akuzuarit do të deklarojnë fajësinë apo pafajësinë e tyre lidhur me rastin.
    Të apostrofuarit po akuzohen për dhunim dhe degradim të integritetit seksual një të miture përgjatë vitit 2021.
    Në aktakuzën e Prokurorisë, tiktokeri Rrustemaj, Golaj, Çeku dhe Fazliu akuzohen se në periudha të ndryshme kanë kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e viktimës së mitur.
    “Gjatë muajit Gusht 2021 pikërisht në villat … në Pejë, me detyrim ka kryer akt seksual pa pëlqimin e viktimës se mitur e moshës katërmbëdhjetë (14) vjeçare, në atë mënyrë që pasi i pandehuri njoftohet më viktimën përmes rrjeteve sociale, arrin ta bindë të njëjtën që të dalin së bashku, ashtu që pasi e takon viktimën tek …, e merr të njëjtën më automjetin e tij dhe e dërgon tek villat e lartcekura ku e kryen aktin”, thuhet në akuzat ndaj tiktokterit pejan.
    Po ashtu, Agon Golaj akuzohet se në maj të vitit 2021 e ka marrë viktimën, e ka çuar në villë dhe ka kryer akt seksual pa pëlqimin e saj. Me viktimën, sipas, prokurorisë është njohur në rrjetin social “Snapchat”.
    Ndërkaq në qershor të 2021-ës, Leoment Çeku akuzohet po ashtu se ka kryer akt seksual me të miturën pa pëlqimin e saj, duke e dërguar atë në villa.
    “Gjatë muajit Korrik të vitit 2021 në kohë të panjohur në Pejë, me detyrim ka kryer akt seksual pa pëlqimin e viktimës se mitur A.H e moshës katërmbëdhjetë (14) vjeçare, në atë mënyrë që pasi i pandehuri njoftohet më viktimën përmes rrjeteve sociale, më pas i njëjti vjen në qytetin e Pejës dhe takohet më viktimën për t’u njoftuar më për se afërmi, dhe pas këtij takimi, i pandehuri prapë vjen në qytetin e Pejës dhe pasi takohet më të dëmtuarën, e merr të njëjtën dhe e dërgon në villat tek rrethi i Ukaj në Pejë, ku e kryen aktin seksual”, thuhet në akuzën ndaj Edison Fazliut.
    Ndërkaq Petrit Llugaliu akuzohet se në gusht të 2021-ës, kishe cytur të miturën 14-vjeçare t’i ekspozojë pjesët intime të trupit, ku më pas e kanos me fjalët “Kur të bahet 1 minut nuk të shoh tu hi me shkru e sheh çka bahet k… mos të han” dhe “Vonohesh e sheh, ej ku hamami je, qe spo fol a, ku je, Hiq mos i kthe bravo të qoftë nesër të tregoj unë ty”.
    Njëri nga të akuzuarit nuk ishte paraqitur fare në gjykatë, nën pretendimin se është në Gjermani dhe s’po e lënë familja e bashkëshortes të kthehet në Kosovë.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Gjermania do të përgjysmojë numrin e termineve për viza pune

    Gjermania do të përgjysmojë numrin e termineve për viza pune

    Qeveria e re në ardhje e shtetit gjerman, do të ndryshojë edhe disa ligje që prek Ballkanin Perëndimor në lidhje me vizat.
    Gazetari shqiptar në Gjermani, Bahri Cani, përmes një video adresimi në rrjetin e tij social në facebook, ka bërë të ditur se programi i partisë CDU-SPD që kanë publikuar gjatë ditës së sotme parasheh të përgjysmojë numërin e punëtorëve pa kualifikime.
    “Gjermania do të përgjysmojë numërin e punëtorëve pa kualifikime që do të vijnë në këtë vend sipas rrëgullores për Ballkanin Perëndimor, kështu thuhet në programin qeverisës të partisë CDU-SPD që e kanë hartuar dhe e kanë publikuar sot”, është shprehur Cani.
    Cani, ka shtuar se numri i punëtorëve nga 50 mijë puntorë do të përgjysmohet në 25 mijë.
    “Në këtë program që është edhe si një lloj kornize për bashkëpunim në katër vitet e ardhshme thuhet se numri i punëtorëve pa kualifikime që mund të vijnë në Gjermani nga vendet Ballkanit Perëndimor do të përgjysmohet për nga 50mijë në 25 mijë punetorë në vitë”, ka thënë Cani.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • KRU ‘‘Prishtina’’ njofton për zonat që do të mbesin pa ujë sot

    KRU ‘‘Prishtina’’ njofton për zonat që do të mbesin pa ujë sot

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të intervenohet në disa zona.
    ‘‘Sot, ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë në këto zona shërbimi:
    Rr.”Rexhep Luci”
    Rr.”Xhavit Ahmeti”
    Rr.”Fadil Vata”
    Rr.”Ndue Përleshi”
    Fshati Sllatinë
    Rr.”Asllan Berisha”
    Rr.”Zagrebi”’’, thuhet në njoftim.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Kosovari në Gjermani e therr gruan me thikë në sy të djalit të tyre 7-vjeçar

    Kosovari në Gjermani e therr gruan me thikë në sy të djalit të tyre 7-vjeçar

    Një kosovar ka therrur pesë herë me thikë gruan e tij, po ashtu kosovare, në Mynih të Gjermanisë. Rasti ka ndodhur dje.
    Siç raporton BILD, S.K e ka therrur gruan e tij S.K, para syve të djalit të tyre 7-vjeçar.
    Ky medium ka publikuar edhe një fotografi të dyshuarit, të cilit i shihet gjak në atlete, teksa telefonon dikë, pranë gruas së tij të therrur e të shtrirë përtoke.
    Raportohet se ata janë të martuar tash e sa vjet dhe se kanë dy fëmijë bashkë, një vajzë 4-vjeçe dhe një djalë 7-vjeçar.
    I dyshuari raportohet se ka të kaluar kriminale.
    Ai kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij edhe më parë. Në janar të vitit të kaluar, ai e kishte goditur dhe tërhequr viktimën për flokësh.
    Me urdhër të Gjykatës, atij nuk i lejohej të kishte kontakt me viktimën. Ai nuk lejohej të afrohej 100 metra rreth banesës, mirëpo e kishte shkelur urdhrin katër herë. Urdhëri ka qenë në fuqi deri më 19 korrik 2024.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Kjo është gruaja nga Kosova që dyshohet se u therr 5 herë me thikë nga burri i saj në sy të fëmijës 7 vjeç

    Kjo është gruaja nga Kosova që dyshohet se u therr 5 herë me thikë nga burri i saj në sy të fëmijës 7 vjeç

    I dyshuari pas sulmit nuk u largua nga vendi i ngjarjes, por qëndroi aty dhe fliste në telefon, teksa gruaja e tij ishte në gjendje kritike.
    Çifti ka qenë prej vitesh në një martesë të vështirë dhe kanë së bashku dy fëmijë, një vajzë 4 vjeçe dhe një djalë 7 vjeç.
    Sipas raportimeve, marrëdhënia e tyre ishte përkeqësuar me kalimin e viteve, dhe Samson K. ishte dënuar më parë për dhunë në familje, si dhe për shkelje të urdhrit të mbrojtjes me një dënim prej 300 ditësh gjobë.
    Në janar 2024, ai e kishte dhunuar fizikisht bashkëshorten, duke i shkaktuar plagë në fytyrë dhe gjakosje, çka kishte çuar në një vendim gjyqësor që i ndalonte t’i afrohej asaj apo banesës së tyre brenda një rrezeje prej 100 metrash – vendim që ai e kishte shkelur katër herë.
    Sipas hetimeve paraprake, sulmi i së martës ndodhi kur burri tentoi të merrte vajzën nga kopshti, por nuk iu lejua nga stafi. Ata njoftuan nënën, e cila shkoi, mori vajzën dhe e la tek një shoqe në të njëjtën ndërtesë. Më pas, ajo shkoi të merrte djalin nga shkolla.
    Gjatë kthimit në shtëpi, pak metra para banesës, Samson K. e priti dhe e sulmoi me një thikë të vogël 5 herë përpara syve të djalit të tyre.
    Sabrina K. u rrëzua në tokë e plagosur rëndë, ndërsa burri i saj qëndroi aty deri në momentin e arrestimit nga policia.
    Ai u raportua të ketë thënë para dëshmitarëve, “Nuk e dini çfarë më ka bërë ajo”.
    Kurse në mike e viktimës deklaroi për gazetën gjermane “Më pa me një shikim të ftohtë gjatë arrestimit”.
    Gruaja e plagosur u dërgua në spital në gjëndje të rëndë.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Çmimi i specave djegës në Kosovë ka arritur 6,49 euro, pothuajse sa kg i mishit

    Çmimi i specave djegës në Kosovë ka arritur 6,49 euro, pothuajse sa kg i mishit

    Në valën e rritjes së çmimit të produkteve ushqimore, rritje e çmimit është vërejtur edhe në speca.
    Një kilogram speca djegës po shitet me çmim deri në 6,49 euro nëpër marketet e Kosovës.
    Ndryshe, ngritje çmimesh ka pasur vazhdimisht në muajt e fundit në Kosovë në disa produktet si: miell, vaj, patate e shumë të tjera.
    Qytetarët janë ankuar për këto çmime pasi pagat nuk janë rritur dhe nuk po arrijnë t’i përballojnë.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Kujdes për shoferë: Kanë ndodhur dy raste të vjedhjes, hajnat po i thyen xhamat e veturave

    Kujdes për shoferë: Kanë ndodhur dy raste të vjedhjes, hajnat po i thyen xhamat e veturave

    Dy raste të vjedhjes kanë ndodhur në Kosovë. Njëra në Graqanicë e tjetra në Gllogoc. Në të dy rastet hajnat kanë thyer xhamat e veturës dhe kanë vjedhur gjësendet që i kanë gjetur brenda.
    Te rasti në Graqanicë janë vjedhur këto gjëra: dy çanta të dorës me dokumente personale, patent shofer, çelësa të veturës , kartela bankare, disa kartëmonedha-Lekë dhe një telefon
    Ndërsa në rastin në Gllogoc janë vjedhur ‘gjësende të ndryshme dhe pasaportën e bashkëshortes së tij femër.
    Detaje nga rastet:
    VJEDHJE E RËNDË
    · Graqanicë / 08.04.2025 – 17:40-18:00. Ankuesi mashkull shtetas i Shqipërisë ka raportuar se person-a të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe nga aty i kanë vjedhur dy çanta të dorës me dokumente personale, patent shofer, çelësa të veturës , kartela bankare, disa kartëmonedha-Lekë dhe një telefon, rasti është duke u hetuar.
    · Gllogoc / 08.04.2025 – 20:16. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur i kanë thyer dy xhamat e veturës dhe nga aty i kanë vjedhur gjësende të ndryshme dhe pasaportën e bashkëshortes së tij femër, rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • 10 fakte për Betejën e Koshares

    10 fakte për Betejën e Koshares

    Beteja e Kosharës njihet si beteja më e lavdishme e luftës së fundit në Kosovë. Sot shënohet 26 vjetori i saj.
    Më poshtë po rendisim disa fakte të kësaj beteje:
    1. Beteja e Kosharës ka simbolikën e bashkimit të dy krahëve të luftës në një organizim të përbashkët për vazhdimin e luftës për çlirimin e Kosovës.
    2. Beteja e Kosharës ishte e organizuar nën operacionin luftarak të titulluar “Shigjeta”. Operacioni ishte i planifikuar në përpikmëri, dhe në koordinim me oficerë të ushtrisë shqiptare.
    3. Sulmi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi pozicionet e ushtrisë serbe kishte filluar në orën 3 të mëngjesit të datës 9 prill 1999. Baza ushtrake jugosllave e njohur si “Karaulla e Kosharës” ra në dorë të forcave të UÇK’së ditën e nesërme.
    4. Beteja e Kosharës zgjati nga data 9 prill 1999 deri më 10 qershor 1999. Gjatë kësaj periudhe në luftime ranë 187 dëshmorë.
    5. Beteja e Kosharës shënon edhe thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri i cili ishte vendosur dhunshëm me pushtimin e Kosovës nga Serbia.
    6. Në betejën e Kosharës kanë marrë pjesë rreth 6000 mijë ushtarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga mërgata.
    7. Brigada 138, mori emrin e komandantit Agim Ramadani pas rënies heroike të tij në këtë betejë.
    8. Oficerët serbë e përshkruajnë Betejën e Kosharës si më të rëndën dhe sulmin mbi bazën ushtarake të tyre si sulm i ngjashëm me sulmet guerile të luftës së Vietnamit.
    9. Në anën e ushtrisë serbe gjatë betejës kishte edhe mercenarë të ndryshëm që vinin nga Rusia dhe shtetet tjera sllave.
    10. Më 22 Maj 1999, gjatë fushatës ajrore për të bombarduar caqet serbe aeroplanët luftarakë të NATO-s gabimisht bombarduan pozicionet e UÇK-së duke shkaktuar vdekjen e 67 ushtarëve.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh