Author: Joq-albania.com

  • ZRRE me njoftim zyrtar: Shtrenjtohet rryma për 16%

    ZRRE me njoftim zyrtar: Shtrenjtohet rryma për 16%

    ZRRE në Kosovë ka dal me njoftim edhe zyrtarisht, duke treguar se është marrë vendimi për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike.
    “Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%”, kanë shkruar nga ZRRE.
    Seanca III e Bordit të ZRRE-së në 2025
    Më 11.04.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e tretë për vitin 2025. Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar dhe aprovuar të Hyrat e Lejuara Maksimale për operatorët e licencuar, si në vijim:
    – Kërkesa/propozimi fillestar i KOSTT-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OST/OT – ka qene 101.878 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 88.198 mil€;
    – Kërkesa/propozimi fillestar i KEDS-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OSSH ka qenë 214.45 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 180.653 mil€;
    – Kërkesa/propozimi fillestar i KESCO-s për të Hyrat e Lejuara Maksimale për FSHU ka qene 447.626 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 435.626 mil€, ku përfshihen operatorët e licencuar OSSH dhe OST/OT.
    Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%.
    Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera të lidhura me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
    Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike www.ero-ks.org.
    Ndërkohë që sot në orën 12:00, ka filluar protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës.
    Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste, duke kundërshtuar paralajmërimin për një rritje të çmimit të rrymës nga ZRrE.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Ky është 42-vjeçari i cili dyshohet për vrasjen e gruas në Zvicër

    Ky është 42-vjeçari i cili dyshohet për vrasjen e gruas në Zvicër

    Mëngjesin e djeshëm, fshati Epagny në Zvicër është tronditur pas lajmit për vdekje të dyfishtë.
    Një shtetas i Kosovës (nga Malisheva) ka shtënë me armë zjarri ndaj bashkëshortes së tij 38-vjeçare, po ashtu shtetase e Kosovës nga një fshat i Malishevës, duke e lënë të vdekur atë.
    Më pas, raportohet se shtëpia ku gjendeshin çifti ka marrë flakë, dhe zjarrfikësit kanë gjetur në fund dy trupa të pajetë.
    E Klani tash ka mësuar se i dyshuari për vrasjen e djeshme është 42-vjeçari, Ramiz Berisha, nga Malisheva.
    Ndërkaq, mediat në Zvicër kanë raportuar se rasti është ende nën hetime, teksa ende nuk është konfirmuar as identiteti i viktimave.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Vodhën 420 mijë franga zvicerane nga disa bankomata, tre kosovarë pranojnë aktakuzën

    Vodhën 420 mijë franga zvicerane nga disa bankomata, tre kosovarë pranojnë aktakuzën

    Tre kosovarë kanë thyer disa bankomate në rajon dhe në Zvicrën perëndimore. Në gjykatë kanë pranuar veprën dhe morën një ndalim për shtatë vjet hyrje në Zvicër.
    Gjykata penale e Basel-Landschaft në Muttenz ka miratuar të enjten dënime pjesërisht me kusht për tre burra nga Kosova.
    Në qendrën e drejtësisë penale në Muttenz tre burrat, të moshës 43, 47 dhe 48 vjeç, nga Kosova morën miratimin për “marrëveshjen” e tyre me zyrën e prokurorit publik Basel-Landschaft të enjten.
    Në verën e vitit 2022, grupi kishte përdorur presa hidraulike për të thyer disa ATM (bankomate) në të gjithë Zvicrën, duke përfshirë ato në Hofstetten dhe Allschwil.
    Ata kishin jetuar në një kasolle në Francë. Bashkëpunimi i policisë zvicerane dhe franceze përfundimisht çoi në arrestimin e tyre. Megjithatë, një pjesëtar i katërt i grupit arriti të arratisej dhe ende nuk është kapur, shkruan gazeta Aargauer Zeitung. Në Francë, të tre personat ishin dënuan menjëherë, për krijimin e një organizate kriminale dhe u ekstraduan në Zvicër pas vuajtjes së dënimit.
    Batuta dhe atmosferë relaksuese në sallën e gjykimit: “Lëreni atë me ne edhe për një kohë”
    Të hënën, dhoma me tre gjyqtarë e Gjykatës Penale të Basel-Landschaft miratoi dënimin e negociuar për vjedhje të kryera nga bandat dhe “vjedhje komerciale” si dhe dëmtim të rëndë të pronës: Personat morën dënime pjesërisht me kusht nga 34 deri në 36 muaj. Konkretisht, ata duhet të shërbejnë nga 16 deri në 18 muaj secili. Një nga të përfshirët qe ekstraduar në Zvicër në nëntor 2023 dhe tani ka vuajtur dënimin; prandaj ai u lirua të enjten.
    “Lëreni atë me ne edhe për një kohë,” bënë shaka dy të akuzuarit tjerë në gjykatë.
    Megjithatë, “liruar” do të thotë se Zyra e Migracionit e merr përsipër dhe e shoqëron deri në aeroport, ku e hipin në aeroplan për në Prishtinë. Të gjithë të dënuarit e kanë të ndaluar hyrjen në Zvicër për shtatë vjet dhe gjykata e bëri të qartë se marrëveshja do të miratohet vetëm nëse ndalimi zbatohet për të gjithë zonën Schengen.
    “Ne pranojmë çdo vendim,” komentuan tre burrat duke qeshur.
    Pavarësisht nga të gjitha batutat që bënë, ata ishin dukshëm të lumtur të enjten që çdo gjë tashmë kishte marrë fund. Njëri prej tyre theksoi se dënimi i tij gati tre vjet burg në Francë i kishte mjaftuar: ai nuk donte të përjetonte më një gjë të tillë.
    Gjykata: Delikti i tyre nuk është i krahasueshëm me shpërthimin e bankomatëve
    Normalisht, në procedurën e shkurtuar, gjykatat mund të miratojnë ose refuzojnë vetëm marrëveshjen, por ndryshimet e vogla janë të zakonshme në praktikë. Nëse kërkesa refuzohet, ekziston rreziku i procedurave të rregullta që përfshijnë shumë më shumë përpjekje për prokurorin publik dhe gjykatën.
    Ajo që ishte gjithashtu vendimtare, ishte se nuk u përdor dhunë ndaj njerëzve gjatë vjedhjeve.
    “Këto raste nuk janë të krahasueshme me shpërthimet shumë të rrezikshme në ATM,” tha Grange.
    Plaçka e personave tashmë të dënuar arrinte në rreth 420.000 franga. Bankat pësuan dëme materiale që kapin vlerën e gati gjysmë milioni frangave.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Zvicër: Dyshohet se një kosovar ka vrarë bashkëshorten, ndërkohë ka vdekur edhe vetë ai

    Zvicër: Dyshohet se një kosovar ka vrarë bashkëshorten, ndërkohë ka vdekur edhe vetë ai

    Një shtetas i Kosovës po dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, po ashtu kosovare, në një fshat të Zvicrës, e më pas ka vdekur edhe vetë.
    Siç mëson Klan Kosova, i dyshuari mësohet të jetë nga Malisheva, ndërsa thuhet se ai ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës, e cila po ashtu është nga një fshat i Malishevës.
    I dyshuari, sipas mediave në Zvicër, se ka shtënë me armë zjarri edhe jashtë shtëpisë, në të cilën ka hyrë më pas dhe e njëjta më vonë është kapluar nga zjarri.
    Raportohet se në shtëpi janë gjetur dy trupa të pajetë dhe thuhet se njëri nga ta mund të jetë i dorasit.
    Mësohet se burri është i moshës 42 vjeçe, ndërsa gruaja 38.
    Gjithashtu, mësohet se çifti ka lënë pas katër fëmijë.
    Mediat në Zvicër raportojnë se rasti është ende i dyshimtë dhe se viktimat ende nuk janë identifikuar.
    Televizioni ka mësuar se çifti është përballur me probleme me vete për një kohë të gjatë dhe kanë pasur një lidhje me ndarje e bashkime.
    E ndjera thuhet ta ketë denoncuar bashkëshortin e tij për dhunë, ndërsa ai ka qëndruar i mbyllur për 1 muaj. E me të dalë në liri, dyshohet të ketë ndodhur rasti tragjik.
    Media zvicerane laliberte.ch ka dhënë detaje nga ky rast i rëndë, i ndodhur të enjten në mëngjes në fshatin Epagny në Zvicër.
    Dy persona janë gjetur pa shenja jete në rrënojat e një shtëpie të shkatërruar nga zjarri. Policia thotë se njëri nga dy trupat e vdekur mund të jetë i të dyshuarit për të shtënat me armë zjarri në afërsi të shtëpisë para zjarrit.
    “Megjithatë, rrethanat e sakta të ngjarjes tragjike mbeten, në këtë fazë, të papërcaktuara”, ka thënë policia kantonale e Fribourgut të enjten mbrëma.
    Dy viktima ende nuk janë identifikuar.
    Policia kantonale është njoftuar për një rast të shtënash rreth orës 9:15 të enjten nga një person afër një shtëpie. Sipas informacioneve që ka siguruar policia, një burrë, me një armë të gjatë, ka hyrë në shtëpi. Zjarri ka shpërthyer më pas në atë shtëpi, e ndodhur afër disa bizneseve të cilat shpëtuan.
    Zjarrfikësit kanë intervenuar në fikjen e zjarrit, i cili u vu nën kontroll në mesditë. Vetëm në orët e pasdites, policia arriti të identifikonte njërin nga trupat në rrënojat e mbetura nga zjarri, ndërsa u gjet edhe një armë zjarri.
    Trupi i dytë i pajetë është gjetur në mbrëmje.
    Hetimet po vazhdojnë nga Zyra e prokurorit publik. Në këtë fazë, shumë pyetje mbesin pa përgjigje derisa identifikimi formal i dy viktimave po vazhdon.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Sot protesta e radhës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

    Sot protesta e radhës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

    Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet protesta e radhës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
    Protesta nis nga ora 12:00 në sheshin Zahir Pajaziti.
    Po ashtu sot gjatë ditës në ora 10:00, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban mbledhjen e radhës.
    Në këtë mbledhje pos pikave të tjera të diskutmi do të shqyrtohet dhe miratohet propozimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen reciproke të patentë shoferëve ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

    Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen reciproke të patentë shoferëve ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

    Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe ka njoftuar zyrtarisht sot përmes një Note Verbale, të dërguar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi, se ka hyrë në fuqi Marrëveshja për njohjen reciproke të patentë shoferëve ndërmjet dy vendeve.
    Kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që të konvertojnë patentë shoferët e tyre pa pasur nevojë t’iu nënshtrohen provimeve teorike apo praktike në vendin pritës. Ajo përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt lehtësimit të lëvizjes dhe integrimit të qytetarëve të të dyja vendeve.
    “Ky zhvillim është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve përkatëse të të dyja shteteve dhe dëshmon për përkushtimin e ndërsjellë në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale.

    Marrëveshja është nënshkruar më 4 dhjetor 2024 në Abu Dhabi, nga Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Xhelal Sveçla, dhe Ministri i Punëve të Brendshme i Emirateve të Bashkuara Arabe, H.H. Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga MPJD.
    MPDJ shton se kjo është marrëveshja e dytë me rëndësi të veçantë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, pas marrëveshjes së janarit 2024 që mundësoi heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, duke forcuar më tej lidhjet me një shtet me ndikim të rëndësishëm politik dhe ekonomik në rajon dhe në skenën globale.
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohjen dhe konsideratat më të larta për autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm dhe konstruktiv, thuhet në njoftim.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Lidhja e Bizneseve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

    Lidhja e Bizneseve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës, në emër të anëtarësisë së saj dhe komunitetit të gjerë të biznesit në vend, shpreh shqetësimin e thellë dhe kundërshtimin e qartë ndaj propozimeve për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
    “Energjia elektrike është shtyllë themelore e funksionimit të ekonomisë kombëtare. Çdo shtrenjtim i saj ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës për qytetarët, rrezikon prodhimin vendor dhe pengon zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Në vend të barrës shtesë, ekonomia jonë ka nevojë për politika që nxisin rritjen, fuqizojnë konkurrencën dhe mbështesin sektorin privat.
    Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka adresuar zyrtarisht shqetësimet e saj pranë Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke kërkuar që të merren në konsideratë ndikimet negative që rritja e tarifave do të kishte në sektorin e prodhimit, shërbimeve dhe mirëqenien sociale.
    Kërkojmë nga ZRRE dhe institucionet relevante që të veprojnë me përgjegjësi të plotë, duke u fokusuar në ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës. Politikat energjetike duhet të jenë në funksion të zhvillimit dhe jo pengesë për të.
    Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbetet e përkushtuar në përfaqësimin e interesave të bizneseve dhe në angazhimin aktiv për një eko.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Shtrenjtimi i rrymës, paralajmëron AKB: Çmimet do të rriten për 4-5 për qind

    Shtrenjtimi i rrymës, paralajmëron AKB: Çmimet do të rriten për 4-5 për qind

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shprehu shqetësimin për paralajmërimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike 15 për qind.
    Kryetari i kësaj organizate biznesesh, Agim Shahini, tha se shtrenjtimi i rrymës do të ndikojë negativisht te bizneset dhe qytetarët, duke i shtuar vështirësitë ekonomike dhe varfërinë. Ai vuri në dukje se mbi 1300 biznese, përfshirë ato me mbi 50 punëtorë, do të detyrohen të blejnë energji elektrike në tregun e hapur, që do të çojë në shtrenjtimin e produkteve dhe shërbimeve.
    “Ngritja e çmimit të energjisë dhe paralajmërimet e saj për ngritje për 15% është një goditje për bizneset dhe qytetarët. Kjo do të varfërojë edhe më tutje shportën konsumuese të qytetarëve të vendit, por edhe të bizneseve që do të detyrohen të shtrenjtojnë shërbimet e veta, sidomos kur të hyjë në fuqi blerja e energjisë nga 1 qershori në tregun e hapur. Mbi 1300 biznese do të detyrohen të blejnë energji elektrike. Kjo i detyron të gjitha bizneset që kanë më shumë se 50 punëtorë. Ne e vlerësojmë se kjo është një ngarkesë për bizneset dhe prodhuesit dhe në anën tjetër do t’i faturohet konsumatorit”, tha Shahini.
    Ai kërkoi nga institucionet shtetërore që të mbajnë tarifat aktuale të energjisë elektrike për të shmangur pasojat e rritjes së çmimit.
    “Nëse bizneset detyrohen ta blejnë energjinë, ato do të duhet të shtrenjtojnë produktet, për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Ende bizneset nuk e kanë mundësinë për të blerë energji kaq të shtrenjtë, kur kemi KEK-un, ku nuk u lejohet bizneseve vendore të blejnë energjinë elektrike. Vetë ngritja e çmimit do të ndikojë në rritjen e varfërisë në Kosovë. Kërkesa jonë ndaj institucioneve shtetërore është që të vazhdojnë me tarifat e mëparshme, në mënyrë që të tejkalohen këto vështirësi” shtoi kryetari.
    Shahini gjithashtu vuri në dukje se rritja e çmimit të energjisë do të ketë pasoja të mëdha në konsum dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
    “Sipas standardeve të Bankës Botërore, që bëjnë hulumtime në të gjitha vendet, nëse energjia elektrike në një shtet rritet për 10 për qind tërë konsumi në atë shtet rritet nga 1.5 deri 2 për qind. Nëse rritet . Nëse rritet si rasti i Kosovës për shembull 15- 20 për qind, atëherë gjithçka rritet në ekonominë e Kosovës 4-5% për qind. Kosova dhe konsumatorët me këto paga nuk do të mund të përballojnë këtë rritje të çmimit të energjisë elektrike,” përfundoi Shahini.
    Kryetari i AKB-së tha se edhe protestat duhet të japin një mesazh të qartë që të mos ngritet çmimi i energjisë elektrike.
    “Tregu i hapur duhet të jetë i barabartë për të gjithë operatorët ekonomikë, sepse ne kemi më shumë se 19 operatorë. Mbi 90 për qind është një operator ekonomik që furnizon gjithë tregun me energji. Ende nuk dihet se si do të përdoret infrastruktura energjetike për bizneset, që do të detyrohen të blejnë energji jashtë shtetit dhe çfarë kostoje do të ketë kjo” tha Shahini.
    Për nesër është paralajmëruar protestë e re e qytetarëve kundër shtrenjtimit të rrymës, që do të mbahet në Prishtinë, që vjen pas protestës që ditë më parë u mbajt po në kryeqytet dhe që kishte një pjesëmarrje mjaft të gjerë të qytetarëve, madje, sipas disa vlerësimeve, përtej parashikimeve.
    Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka njoftuar se vendimi për çmimin e energjixë elektrike do të merret nesër, më 11 prill.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Policia e RMV-së dhe e Kosovës në një aksion të përbashkët parandaluan kontrabandën me rroba dhe këpucë

    Policia e RMV-së dhe e Kosovës në një aksion të përbashkët parandaluan kontrabandën me rroba dhe këpucë

    Ministria e Punëve të Brendshme RMV-së njofton se në një aksion të përbashkët të policisë kufitare të Maqedonisë dhe Kosovës është parandaluar kontrabanda e veshjeve dhe këpucëve
    “Dje (09.04.2025), në zonën e kufirit shtetëror afër fshatit Tanushë, Shkup, në anën e Kosovës dhe Maqedonisë, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim të Byrosë për Siguri Publike dhe Policia Kufitare e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët dhe të koordinuar për parandalimin e kontrabandës me mallra të ndryshme”.
    “Kështu, në anën kosovare është kontrolluar një furgon Volkswagen me targa nacionale të Kosovës dhe janë gjetur mbi 100 pako me mallra tekstili dhe mallra të tjera, pas së cilës shoferi është privuar nga liria”.
    “Më vonë, pas bastisjes së objekteve të braktisura përreth vijës kufitare, nëpunësit policorë në fshatin Tanushë rreth orës 19:00 gjetën më shumë se 130 kuti me këpucë të ndryshme, si dhe rreth pesë metër kub dru zjarri. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, kutitë e këpucëve do t’i dorëzohen Agjencisë për menaxhim me pronat e konfiskuara, ndërsa drutë do t’i dorëzohen Policisë Pyjore”, thonë nga MPB.
    Gjithashtu theksojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të bëhet kallëzimi përkatës.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Hakerët rusë e serbë sulmojnë faqen e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë

    Hakerët rusë e serbë sulmojnë faqen e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka njoftuar më 09.04.2025 se faqja e saj në internet është nxjerrë jashtë funksionit si masë sigurie për shkak të sulmeve kibernetike që dyshohet se po ndodhin nga grupe hakerësh të lidhura me rrjetet ruse dhe ato serbe.
    QKSS bën të ditur se përkundër këtyre tentativave, faqja e saj mbetet e paprekur edhe pse momentalisht është jashtë funksioni për shkaqe sigurie.
    “Ky aktivitet keqdashës duket se e ka origjinën nga grupe hakerash të lidhura me rrjetet ruse dhe serbe. Si masë paraprake, ne e kemi nxjerrë përkohësisht faqen jashtë linje për të siguruar zbatimin e masave efektive të sigurisë dhe për të parandaluar ndërprerje të mëtejshme”- thuhet në njoftimin e QKSS-së.
    Ndërsa ekipi i IT-së në kuadër të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë është duke e trajtuar rastin me qëllim të funksionalizimit të faqes në internet.
    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) merret me analiza dhe hulumtime në fushën e sigurisë në Kosovë.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh