Karlovy Vary, ÇekiReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Me ftesë të homologut çek, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtues Elidon Çela, së bashku me shefat e Sektorit të Policisë Rrugore dhe të Hetimit të Narkotikëve, zhvilluan një vizitë zyrtare në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Karlovy Vary, në Republikën Çeke. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Kjo vizitë kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave profesionale, forcimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe njohjen me praktikat e avancuara të Policisë Çeke në fushat e rendit publik, sigurisë rrugore, hetimit kriminal dhe menaxhimit të kufijve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Gjatë takimit me Drejtorin e Policisë Rajonale të Karlovy Vary, Kol. Mgr. Michal Šavrňa, u diskutua mbi mënyrat e bashkëpunimit në hetimet ndërkufitare, përdorimin e teknologjisë moderne në shërbimet policore dhe shkëmbimin e përvojave për rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar, narkotikëve dhe në fushën e sigurisë rrugore.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Përfaqësuesit e Policisë së Vlorës u njohën nga afër me praktikat, mjetet dhe pajisjet e Policisë Çeke, veçanërisht në drejtim të monitorimit të trafikut, menaxhimit të aksidenteve dhe përdorimit të teknologjisë inteligjente në shërbimet rrugore.
Në kuadër të kësaj vizite, drejtuesit e Policisë së Vlorës u pritën edhe nga Prefektja e Rajonit Karlovy Vary, znj. Jana Mračková Vildumetzová, e cila vlerësoi kontributin aktiv të Policisë Shqiptare në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përmirësimin e politikave të sigurisë.
Prefektja theksoi se Shqipëria po ecën me hapa të sigurt drejt vlerave evropiane, duke nënvizuar rëndësinë e takimeve të tilla për forcimin e partneritetit ndërmjet institucioneve të sigurisë të të dy vendeve. Karlovy Vary, Çeki
Me ftesë të homologut çek, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtues Elidon Çela, së bashku me shefat e Sektorit të Policisë Rrugore dhe të Hetimit të Narkotikëve, zhvilluan një vizitë zyrtare në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Karlovy Vary, në Republikën Çeke.
Kjo vizitë kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave profesionale, forcimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe njohjen me praktikat e avancuara të Policisë Çeke në fushat e rendit publik, sigurisë rrugore, hetimit kriminal dhe menaxhimit të kufijve.
Gjatë takimit me Drejtorin e Policisë Rajonale të Karlovy Vary, Kol. Mgr. Michal Šavrňa, u diskutua mbi mënyrat e bashkëpunimit në hetimet ndërkufitare, përdorimin e teknologjisë moderne në shërbimet policore dhe shkëmbimin e përvojave për rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar, narkotikëve dhe në fushën e sigurisë rrugore.
Përfaqësuesit e Policisë së Vlorës u njohën nga afër me praktikat, mjetet dhe pajisjet e Policisë Çeke, veçanërisht në drejtim të monitorimit të trafikut, menaxhimit të aksidenteve dhe përdorimit të teknologjisë inteligjente në shërbimet rrugore.
Në kuadër të kësaj vizite, drejtuesit e Policisë së Vlorës u pritën edhe nga Prefektja e Rajonit Karlovy Vary, znj. Jana Mračková Vildumetzová, e cila vlerësoi kontributin aktiv të Policisë Shqiptare në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përmirësimin e politikave të sigurisë.
Prefektja theksoi se Shqipëria po ecën me hapa të sigurt drejt vlerave evropiane, duke nënvizuar rëndësinë e takimeve të tilla për forcimin e partneritetit ndërmjet institucioneve të sigurisë të të dy vendeve.