Author: Fieriweb.com

  • Tragjedia në Maliq/ Dëshmitarët: Vajza u hodh nga dritarja, nëna dhe djali u bllokuan, zjarri erdhi nga…

    Tragjedia në Maliq/ Dëshmitarët: Vajza u hodh nga dritarja, nëna dhe djali u bllokuan, zjarri erdhi nga…

    Kryefamiljari i banesës së djegur në Maliq nuk ndodhej në shtëpi për arsye se ishte në punë, dhe sipas saj , është marrë në pyetje nga efektivët e policisë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas deklaratës së një fqinje e cila ishte dëshmitare në këtë ngjarje deklaroi se vajza ka arritur të shpëtojë për shkak se u hodh nga dritarja e banesës në momentin e zjarrit. Kurse nëna dhe djali u bllokuan brenda banesës. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    “Familje punëtorë, ishin me ekonomi të dobët. Babai i fëmijëve punonte, ajo mbante dy fëmijët, i ushqente me aq sa kishte mundësi. Bashkia i ndihmonte çdo muaj plus që merrnin dhe ushqime dhe ndihmë ekonomike. Vajza ishte më e vogël se djali, djali në këmbë, vajza nuk lëvizte dhe aq. Nëna nuk kujdesej shumë për fëmijët. Ne të lagjes i flisnim, i thoshim “laji, shpëlaji”. E ndihmonim, çdo gjë i çonim.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Si binte në qafë askujt. Të dy fëmijët ishin autikë.Unë për momentin nuk isha por aty ajo ka një krevat sfungjeri dhe ata fëmijët trazonin zjarrin. Ka rënë zjarri aty, kishte djegur sfungjerit dhe dihet që bëri shumë tym, pa flakë. Vajza është hedhur nga dritarja, kurse ata të dy nuk mundën të dilnin. Vajzën e shpëtoi një zonjë kurse djali mbaroi me të ëmën. Doli kjo zonja rastësisht se e mora në tel për të marrë diçka. Në atë kohë dëgjoi të thirrurat dhe vajza i binte derës. I binte me shkelma. Dëgjoi komshia, doli dhe komshia tjetër dhe pastaj arritën atje ku kanë arritur.”, tha fqinja e dy viktimave, Benereta Pashollari.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Sipas shkencës, ky është emri më i bukur në botë!

    Sipas shkencës, ky është emri më i bukur në botë!

    Një studim i ri shkencor, i cili është zhvilluar së fundmi, ka shpallur “Sofia”-n si emrin më të bukur në botë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Kërkimi u udhëhoq nga Dr. Bodo Winter, gjuhëtar njohës në Universitetin e Birminghamit, i cili analizoi 100 emra të përhapur ndërkombëtarisht, duke u fokusuar te tingulli, ritmi dhe emocioni që ato përcjellin. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas Dr. Winter, “Sofia” dallohet për tingujt e butë dhe harmonikë, kombinimin melodik të zanoreve dhe mënyrën e ëmbël si tingëllon ky emër në shumë gjuhë. Por bukuria e emrit nuk qëndron vetëm në tingull.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Fjala rrjedh nga greqishtja e lashtë “sophía”, që do të thotë “urtësi”, dhe është thellësisht e lidhur me idealet filozofike dhe kulturore të Greqisë antike. Në mitologji, ajo lidhet me perëndeshën Athena, ndërsa në krishterimin e hershëm, me Shën Sofinë e Romës, një shenjtore e njohur për qëndresën dhe besimin e saj.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Forma të ndryshme të këtij emri, si Sophia, Sophie apo Sofie, janë të njohura globalisht për elegancën dhe universalitetin e tyre. Emri është i lehtë për t’u shqiptuar në shumë gjuhë dhe shpesh shoqërohet me bukuri shpirtëroredhe inteligjencë.

    Një nga simbolet më të njohura të këtij emri mbetet monumenti Hagia Sophia në Stamboll – një thesar i arkitekturës dhe trashëgimisë botërore.

  • Shqiptari tenton të kalojë kufirin me 700,000 euro të fshehura, arrestohet në Kroaci!

    Shqiptari tenton të kalojë kufirin me 700,000 euro të fshehura, arrestohet në Kroaci!

    Një shtetas shqiptar u arrestua në pikën kufitare Karasoviq, mes Kroacisë dhe Bosnjës, pasi u kap duke tentuar të kontrabandonte një shumë të madhe parash.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Gjatë një kontrolli rutinë në dalje nga Kroacia, oficerët e doganës dhe policisë zbuluan 702,435 euro të fshehura në automjetin e tij. Sipas Doganës së Kroacisë, kjo është një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme të kryera ndonjëherë në kufijtë e vendit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Kontrolli u zhvillua si pjesë e masave të shtuara të mbikëqyrjes nga Shërbimi Kundër Kontrabandës dhe njësitë mobile të Dubrovnikut, në bashkëpunim me Administratën e Policisë Dubrovnik–Neretva.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Hetimet treguan se shqiptari nuk kishte deklaruar shumën në Administratën Doganore apo Policinë Kufitare, as me shkrim dhe as në mënyrë elektronike. Paratë ishin fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Hapet për herë të parë programi Master Shkencor “Siguria Publike dhe Hetimi i Krimit”, në Akademinë e Sigurisë.

    Hapet për herë të parë programi Master Shkencor “Siguria Publike dhe Hetimi i Krimit”, në Akademinë e Sigurisë.

    Kjo iniciativë, që do të pasurojë armatën e Policisë me profesionistë të pajisur me dije të mirëfillta shkencore, u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i cili u shpreh:Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    “Fakti që Akademia ofron një program master shkencor është një arritje shumë e madhe, akademike dhe vlerësuese për shkollën. Quajeni veten të privilegjuar! Kam besim se ky është një produkt që do t’i japë vlera të shtuara organizatës sonë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ofrimi i këtij masteri nga Akademia e Sigurisë është një gjë madhore, për shkak të faktit se deri dje e ofronin universitete që në fakt nuk kishin asnjë lidhje me informacionet profesionale në fushën e rendit, sigurisë dhe metodikave të hetimit.Në Akademi ka ekspertë profesionistë me një karrierë të gjatë profesionale, që mund ta ofrojnë eksperiencën e tyre gjatë zhvillimit të programit mësimor në nivelin “Master Shkencor”. Gjithashtu, ju keni përvojë në fushën e sigurisë dhe jam i bindur që produkti në përfundim do të jetë i shkëlqyer. Suksese të gjithëve!”Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ndërkaq, Rektori i Akademisë së Sigurisë, Profesor Ilirjan Mandro, theksoi se pas akreditimit institucional dhe programor të kësaj Akademie, hapja e programit të nivelit të dytë të arsimimit “Master Shkencor” konsolidon këtë Akademi në përgatitjen e kapaciteteve profesionale jo vetëm në Policinë e Shtetit, por edhe në strukturat e tjera ligjzbatuese.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Mandro: “I gjithë ky proces për hapjen e këtij programi është kryer në përputhje me standardet më të mira të arsimimit dhe kualifikimit. Certifikimi në nivelin “Master” është kërkesë edhe për ecurinë në karrierë të punonjësve të Policisë së Shtetit në nivelet e larta drejtuese.”

    Akademia e Sigurisë, institucioni elitë i formimit policor, angazhohet të vijojë me këmbëngulje dhe përkushtim punën, me qëllim ofrimin e një arsimimi cilësor dhe me standarde europiane, për të gjithë ata që synojnë t’i shërbejnë misionit të Policisë së Shtetit dhe sigurisë së qytetarëve.

  • Dhunuan policët dhe oficerët e BKH-së/ Prokuroria dërgon për gjykim dy nipërit e Agron Kapllanajt dhe një tjetër

    Dhunuan policët dhe oficerët e BKH-së/ Prokuroria dërgon për gjykim dy nipërit e Agron Kapllanajt dhe një tjetër

    Goditën oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokuroria Fier dërgon për gjykim shtetasit K.K., L.K., dhe G.K. Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit K.K., L.K. dhe G.K. për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 237/3 dhe 25 të Kodit Penal. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 509 të vitit 2025, të kryera në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u arrit të provohet se, më datë 15.04.2025, punonjësit e policisë pranë Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sëbashku me oficer të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në qytetin e Fierit të planizuar me shërbim, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Gjatë ditës sipas dinamikës kanë lëvizur në vende të ndryshme në qytetin e Fierit. Po në këtë datë, punonjësit e policisë janë ndjekur dhe më pas ndaluar nga të pandehurit, ku pavarësisht prezantimit të tyre si punonjës policie, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprimeve aktive kanë ushtruar dhunë fizike ndaj oficerëve të policisë, për shkak të ushtrimit të detyrës së ligjshme të tyre.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në lidhje me ngjarjen e mësipërme, të pandehurit janë arrestuar në flagrancë dhe janë hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier mbetet e angazhuar për të garantuar veprimtarinë e rregullt shtetërore, autoritetin shtetëror dhe shëndetin e personave që kryejnë një detyrë shtetërore, nga veprimet kriminale.

  • Aksident i rëndë në mbikalimin e Plepave, disa të plagosur

    Aksident i rëndë në mbikalimin e Plepave, disa të plagosur

    Screenshot

    Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në zonën e mbikalimit të Plepave, ku disa persona kanë mbetur të plagosur.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin, është përplasur dhe ka përfunduar në korsinë e kundërt të lëvizjes. Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i bllokuar brenda në automjet, ndërsa të tjerët kanë marrë dëmtime të ndryshme. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë rrugore, zjarrfikësit dhe autoambulancat, të cilat po japin ndihmën e parë të plagosurve dhe po punojnë për të normalizuar qarkullimin në zonë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës

    Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës

    Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së biznesmenit italian në Salari të Tepelenës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    48-vjeçari Kamber Sulçe ka deklaruar se ka qenë i vetëm duke lëvizur me automjet dhe është konfliktuar për dritat e gjata të makinës me Gazment Braçin dhe personat e tjerë që ishin me të. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sulçe pretendon se e kanë dhunuar dhe se e kanë qëlluar ata të parët dhe më pas është larguar me makinë ku ka marrë armën dhe ka nisur t’i qëllojë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sulçe ka deklaruar se ka qenë i dehur kur ka ndodhur ngjarja. Madje ka dhënë dëshmi në polici edhe një dëshmitar, i cili atë natë ka konsumuar alkool me Sulçen dhe se ky i fundit kur ishte i dehur humbiste kontrollin.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Sipas policisë, ai njihet si një person problematik në zonë kur konsumonte alkool. Policia e ka marrë me rezerva dëshminë e tij pasi nuk është provuar që pala tjetër e ka dhunuar dhe të ketë qëlluar me armë.

    Gjatë kohës që ishte shpallur në kërkim 48-vjeçari ka qëndruar i fshehur në stane në male

  • Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, në Forumin Kombëtar Urban në Azerbajxhan

    Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, në Forumin Kombëtar Urban në Azerbajxhan

    Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, po merr pjesë në Forumin Kombëtar Urban që po zhvillohet në Azerbajxhan, në rajonin e Karabakut, një zonë që deri para pak vitesh ishte arenë konfliktesh mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Forumi, i organizuar me mbështetjen e Qeverisë së Azerbajxhanit dhe UN-Habitat (OKB), ka në qendër transformimin e jashtëzakonshëm urban dhe rindërtimin e Karabakut, i cili tashmë është shndërruar në një nga kantieret më të mëdha ndërtimore të rajonit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në këtë aktivitet ndërkombëtar po diskutohen projektet e zhvillimit urban, arkitekturës moderne dhe qyteteve të qëndrueshme, duke sjellë së bashku kryetarë bashkish, arkitektë, urbanistë dhe studio të njohura projektimi nga vende të ndryshme të botës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Subashi ka falënderuar Qeverinë e Azerbajxhanit dhe veçanërisht Ambasadorin e Azerbajxhanit në Tiranë, z. Anar Huseynov, për ftesën dhe mundësinë e pjesëmarrjes në këtë forum frymëzues që synon shkëmbimin e përvojave dhe ideve për ndërtimin e qyteteve më të zhvilluara e të banueshme.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Prokuroria e Tiranës merr të pandehur dy mjekë gjinekologë për neglizhencë mjekësore, humbi jetën një e sapolindur

    Prokuroria e Tiranës merr të pandehur dy mjekë gjinekologë për neglizhencë mjekësore, humbi jetën një e sapolindur

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur dy mjekë gjinekologë të Maternitetit “Koço Gliozheni”, shtetasit E.V. dhe A.H., të akuzuar për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Hetimet janë zhvilluar mbi bazën e procedimit penal nr. 6713, të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.Z., e cila humbi foshnjën e saj gjatë procesit të lindjes. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Nga aktet hetimore dhe ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se vdekja e të sapolindurës është shkaktuar nga dëmtime të rënda gjatë lindjes, si pasojë e përdorimit të forcepsit, mjet që zakonisht përdoret në raste lindjesh të vështira.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se dëmtimet që çuan në shok traumatik hemorragjik nuk kanë qenë pasojë e një komplikacioni të paparashikueshëm, por rrjedhojë e mungesës së ndërhyrjes në kohë nga ana e mjekëve. Sipas ekspertëve, nëse lindja do të ishte kryer me seksio cezarian (operacion cezarian), siç ishte planifikuar paraprakisht, përdorimi i forcepsit do të ishte shmangur dhe jeta e foshnjës mund të ishte shpëtuar.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Prokuroria thekson se mosveprimi i të pandehurve — mjekes që ka ndjekur shtatzëninë dhe mjekut roje të gatshëm — në kundërshtim me detyrimet e tyre profesionale, ka qenë faktori vendimtar që çoi në zhvillimin e një procesi të rrezikshëm të lindjes dhe në humbjen tragjike të jetës së një fëmije të sapolindur.

  • Moti i keq, pezullohet lëvizja e mjeteve lundruese dhe të peshkimit në Vlorë

    Moti i keq, pezullohet lëvizja e mjeteve lundruese dhe të peshkimit në Vlorë

    Moti i keq ka sjellë reshje shiu, pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Në Vlorë është njoftuar ndalimi i mjeteve të vogla lundruese dhe të peshkimit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Kjo masë është marrë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar do të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”