Author: Fieriweb.com

  • Bankers Petroleum Albania: Kompani model për sigurinë, mirëqenien dhe respektin ndaj punonjësve

    Bankers Petroleum Albania: Kompani model për sigurinë, mirëqenien dhe respektin ndaj punonjësve

    Fier – Bankers Petroleum Albania ka bërë publik një deklarim zyrtar ku riafirmon përkushtimin e saj ndaj punonjësve, sigurisë në punë dhe standardeve të larta të industrisë, duke u shprehur se rreth 70% e stafit janë pjesë e kompanisë prej më shumë se 10 vitesh.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në njoftimin për shtyp, kompania thekson se suksesin e saj e ka ndërtuar mbi marrëdhënie të ndershme dhe të qëndrueshme me punonjësit, duke i vlerësuar ata si “asetet më të rëndësishme dhe forcën lëvizëse të së ardhmes”. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Bankers Petroleum deklaron se operon në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar të punës dhe me Marrëveshjen Kolektive të firmosur me sindikatën në dhjetor 2024, duke siguruar transparencë, bashkëpunim dhe mirëkuptim të ndërsjellë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sipas kompanisë, asnjë punonjës nuk paguhet më pak se 150% e pagës minimale kombëtare, ndërsa përfitimet përfshijnë bonuse performance, shpërblime dhe sigurim shëndetësor privat për punonjësit dhe familjarët e tyre.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në fokus të veçantë mbetet shëndeti dhe siguria, fusha në të cilën Bankers mban disa nga standardet më të larta në vend dhe në rajon. Kompania ofron shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë në zonat operative, sigurim jete, mbulim të plotë mjekësor për sëmundje të rënda brenda dhe jashtë vendit, si dhe kontrolle mjekësore vjetore.

    Në 21 vite aktivitet, Bankers thekson se nuk ka regjistruar asnjë incident fatal në vendin e punës, çka e konsideron një dëshmi të qartë të angazhimit të saj për sigurinë.

    Punonjësit kryejnë mbi 2,100 orë trajnimi çdo vit në tema që lidhen me ndërgjegjësimin për sigurinë, punën në lartësi, hapësira të kufizuara dhe reagimin ndaj emergjencave.

    Përveç pagave, kompania ofron edhe dietë ushqimore mujore prej 13,200 lekësh, transport për punonjësit në terren, si dhe mbështetje financiare për raste sëmundjesh, lindjesh apo fatkeqësish familjare.

    Në përfundim, Bankers Petroleum Albania riafirmon rolin e saj si një ndër kompanitë më të qëndrueshme dhe më të përgjegjshme në vend, duke theksuar se “kultura e fortë e sigurisë, mbulimi gjithëpërfshirës shëndetësor dhe respektimi i Kodit të Punës mbeten themeli i suksesit tonë të përbashkët.”

  • Seanca në Kushtetuese, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatë

    Seanca në Kushtetuese, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatë

    TIRANË– Ish-kryebashkiaku, Erion Veliaj, mbërrin në Gjykatën Kushtetuese.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Këtë të premte, në orën 10:00, do të nisë seanca për ankimin e tij për shkarkimin nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Nga paraburgimit të Durrësit, Veliaj u shoqërua në Tiranë me urdhër të Drejtorisë së Burgjeve, pas kërkesës së gjykatës për t’i mundësuar pjesëmarrjen.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Dy vrasje, një plagosje dhe asnjë ditë burg — derisa vrau sërish, në mes të kalasë së Beratit

    Dy vrasje, një plagosje dhe asnjë ditë burg — derisa vrau sërish, në mes të kalasë së Beratit

    Vrasesi Kristo Mema dhe viktima e fundit, Keli Hoxha. Një histori që turpëron drejtësinë dhe trondit ndërgjegjen.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Një vend ku një njeri me dy vrasje dhe një plagosje ecën i lirë, punon me turistët dhe fëmijët, nuk është më një vend normal.Është një sistem që ka dështuar. Një shtet që e ka kthyer lirinë e kriminelëve në simbol të pafuqisë së vet. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Kristo Mema, 63 vjeç, në vitin 1994 vrau një njeri në Berat dhe u arratis në Greqi për t’i shpëtuar dënimit. Aty, në shtetin fqinj, vrau sërish një person tjetër dhe, siç ndodh vetëm në Shqipëri, arriti të rikthehej në vendin tonë pa vuajtur asnjë ditë burg.Në Roshnik plagosi një tjetër qytetar, dhe përsëri — asgjë. As drejtësi, as përgjegjësi, as ndëshkim.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Prej më shumë se pesë vitesh, Mema shërbente në kalanë e Beratit, duke u marrë me turistë e fëmijë, ndërkohë që mbi supe mbante dy vrasje dhe një plagosje.Derisa ndodhi tragjedia e radhës.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në mes të kalasë, në sy të dhjetëra njerëzve, Mema vrau me thikë Keli Hoxhën, 42 vjeç, një baba që deshi t’i bënte vajzës së tij 9-vjeçare një foto me kalin.E vrau në sy të fëmijëve, të nënës dhe të bashkëshortes së tij.Për një foto. Për një mosmarrëveshje absurde.Për shkak se shteti nuk bëri detyrën e tij.

    Ky nuk është një lajm për një krim të rradhës.Ky është aktakuzë ndaj drejtësisë shqiptare, që e ka lënë një vrasës të lirë të kthehet në kriminel të përsëritur.Një sistem që hesht, që mbyll sytë, që falet me arsyetimin “nuk është më i rrezikshëm”.Por ja ku jemi: një jetë tjetër e marrë, një familje tjetër e shkatërruar.

    Pyetjet duhen bërë me zë të lartë dhe publikisht:Kush lejoi që Kristo Memën të mos vuante asnjë dënim?Kush mban përgjegjësi për mosarrestimin e tij?Kush do të mbajë përgjegjësi për vrasjen e Keli Hoxhës?

    Sepse kjo nuk është thjesht një vrasje në Berat.Është vrasja e drejtësisë në Shqipëri.Dhe ajo ndodhi në mes të kalasë, në sytë e të gjithëve.

    Editorial nga FieriWeb.com

  • Fier – Policia nis procedime penale dhe bllokime automjetesh në lagjen “Konferenca e Pezës”

    Fier – Policia nis procedime penale dhe bllokime automjetesh në lagjen “Konferenca e Pezës”

    Screenshot

    Në vijim të denoncimeve të banorëve të kompleksit “Mërtiri Tragjas”, në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, Policia ka ndërmarrë masa të ashpra ndaj drejtuesve të automjeteve që bllokojnë parkimet dhe kalimet për rezidentët.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Pas verifikimeve në terren, strukturat e Policisë Rrugore dhe ato të rendit kanë konstatuar një sërë shkeljesh të përsëritura nga drejtues mjetesh që parkojnë në mënyrë të paligjshme, duke penguar lëvizjen e mjeteve të tjera dhe madje edhe hyrjen e automjeteve të emergjencës. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në disa raste, janë regjistruar edhe konflikte dhe debate mes banorëve dhe drejtuesve të mjeteve, çka ka detyruar Policinë të ndërhyjë dhe të nisë procedime penale për pengim të qarkullimit publik dhe prishje të rendit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Gjithashtu, janë bllokuar disa automjete që kishin krijuar pengesa të përsëritura në hapësirat e parkimit të kompleksit, ndërsa kontrollet po vijojnë çdo ditë në zonë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Policia e Fierit thekson se do të vijojë me masa ndëshkuese dhe administrative ndaj çdo drejtuesi që shkel rregullat e qarkullimit dhe krijon problematika për banorët e zonës.

  • Policia e Shtetit paralajmëron: Kujdes nga mesazhet mashtruese që imitojnë faqen e Postës Shqiptare

    Policia e Shtetit paralajmëron: Kujdes nga mesazhet mashtruese që imitojnë faqen e Postës Shqiptare

    Tiranë – Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik pranë Policisë së Shtetit ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët, pas rasteve të shumta të mesazheve dhe lidhjeve (linqeve) të rreme që po qarkullojnë në internet dhe që imitojnë faqen zyrtare të Postës Shqiptare apo subjekteve të tjera publike dhe private.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas njoftimit zyrtar, këto janë tentativa mashtrimi kibernetik (phishing), me qëllim përfitimin e paautorizuar të të dhënave personale, të numrave të kartave bankare dhe të kodeve të aksesit në llogari online. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    📢 Policia apelon për kujdes të shtuar:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Mos klikoni në lidhje (linqe) të dyshimta të dërguara përmes email-it, SMS-ve apo rrjeteve sociale.

    Mos jepni kurrë të dhëna personale, numra kartash, PIN apo fjalëkalime në faqe që nuk janë zyrtare.

    Kontrolloni gjithmonë adresën e saktë të faqes përpara se të kryeni çdo veprim online.

    Mos shpërndani mesazhe të dyshimta, për të shmangur përhapjen e mashtrimeve.

    Policia thekson se faqe të tilla mashtruese shpesh paraqiten me njoftime të rreme si “Paketa juaj nuk mund të dorëzohet pa pagesën e tarifës postare” apo “Klikoni këtu për të konfirmuar adresën e dërgesës”, për të joshur qytetarët që të japin të dhënat e tyre.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik kujton se faqja e vetme zyrtare e Postës Shqiptare është www.postashqiptare.al, ndërsa çdo faqe tjetër me emër të ngjashëm duhet konsideruar si e dyshimtë.

    Në rast dyshimi, qytetarët këshillohen të raportojnë menjëherë pranë Policisë së Shtetit ose në adresën elektronike: cybercrime@asp.gov.al.

    Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për mbrojtjen e qytetarëve nga veprimtaritë e paligjshme në hapësirën digjitale dhe apelon për rritje të ndërgjegjësimit mbi sigurinë kibernetike.

  • Shega, “mbretëresha” e vjeshtës — në Fier shtohen plantacionet dhe tregu lulëzon

    Shega, “mbretëresha” e vjeshtës — në Fier shtohen plantacionet dhe tregu lulëzon

    Edhe pse në fund të sezonit, fruti i shegës vazhdon të mbushë stendat e tregjeve në Fier. E cilësuar si “mbretëresha” e vjeshtës, për vlerat e saj kurative dhe shijen e veçantë, shega po bëhet gjithnjë e më e kërkuar nga konsumatorët.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Tregtarët në Fier tregojnë se furnizohen me shegë kryesisht nga fermerët e zonave përreth, ndërsa shitjet me shumicë janë të larta. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    🎙️ “Ka shumë kërkesë, shega është frut që blihet me sasi, veçanërisht për lëngje dhe për konsum ditor”, shprehen tregtarët.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në fshatrat e Fierit, thuajse çdo oborr shtëpie ka një pemë shege, por vitet e fundit fermerët kanë kaluar në kultivim intensiv, duke ngritur plantacione të tëra me dhjetëra hektarë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    🎙️ “Tani nuk është më vetëm për konsum familjar, po kthehet në biznes”, shton një tregtare.

    Sipas të dhënave të Drejtorisë së Bujqësisë në Fier, kultivimi i shegës është përqendruar kryesisht në Divjakë me 74 hektarë, Rremas me 46 hektarë dhe Levan me 42 hektarë. Në total, në gjithë qarkun janë rreth 172 hektarë me shegë – një rritje e ndjeshme që tregon potencialin e këtij fruti të çmuar në tregun vendas.

  • Fier/ Biblioteka “Dritëro Agolli” dhuron libra për Burgun e Fierit

    Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, e drejtuar nga znj. Klodjana Gjata, ka dhuruar një fond të ri librash për bibliotekën e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (I.E.V.P) Fier.

    Ky gjest i vlerësueshëm u prit me mirënjohje nga drejtori i institucionit, z. Arben Qalliu, i cili falënderoi Bibliotekën për kontributin e çmuar në pasurimin e fondit të librave dhe në mbështetjen e edukimit të personave të privuar nga liria.

    Nisma ka për qëllim nxitjen e kulturës së leximit, zhvillimin personal dhe reflektimin përmes librit, si një urë e dijes dhe e shpresës.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

  • Fier – Parkimi i gabuar bllokon rrugën, procedohet penalisht 39-vjeçari

    Fier – Parkimi i gabuar bllokon rrugën, procedohet penalisht 39-vjeçari

    Screenshot

    Ok Një rast tjetër i parkimeve të parregullta që pengojnë qarkullimin ka rënë në sy në lagjen “29 Nëntori” në Fier. Automjeti i shtetasit J. H., 39 vjeç, banues në Fier, ishte parkuar në mënyrë të tillë që pengonte lëvizjen e mjeteve të tjera, duke krijuar shqetësim për banorët dhe përdoruesit e rrugës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier ndërhynë menjëherë, bllokuan automjetin dhe nisën procedimin penal ndaj 39-vjeçarit për veprën “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Materialet u referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Policia e Fierit paralajmëron se kontrollet ndaj parkimeve të parregullta do të jenë të vazhdueshme dhe çdo shkelës do të përballet me masa ligjore, për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin normal në rrugët e qytetit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Operacioni “The Van”/ Zbulohet një arsenal armësh në Tiranë, falënderon Drejtori i Përgjithshëm i Policisë

    Operacioni “The Van”/ Zbulohet një arsenal armësh në Tiranë, falënderon Drejtori i Përgjithshëm i Policisë

    Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The Van”, në kuadër të punës parandaluese dhe goditëse kundër armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve që mund të përdoreshin për kryerjen e krimeve të rënda kundër jetës dhe pronës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në përfundim të operacionit, i zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u zbulua dhe u godit një bazë e fshehur me arsenal armësh të dyshuara të trafikuara. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Gjatë kontrollit u sekuestruan 23 armë zjarri, mes tyre 5 snajperë, 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, pajisje për shpërthime në distancë, pajisje për bllokimin e valëve, uniforma të ngjashme me ato të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, përgëzoi strukturat e DVP Tiranë për profesionalizmin dhe vendosmërinë në parandalimin e krimeve të mundshme.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    “Ky është një tjetër operacion i suksesshëm që tregon përkushtimin dhe profesionalizmin e Policisë së Shtetit. Çdo armë e paligjshme është një rrezik real për jetën dhe rendin publik. Falënderoj të gjithë efektivët që kontribuan në këtë sukses. Policia nuk do të ndalet asnjë ditë në luftën kundër armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve,” – theksoi Proda.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin punën e Policisë, duke bashkëpunuar dhe denoncuar çdo rast që cenon rendin dhe sigurinë publike, pasi çdo informacion ndihmon në ndërtimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë.

  • Tragjedi në Tepelenë – Humb jetën 25-vjeçari pas aksidentit me motor

    Një aksident i rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Tepelenës. 25-vjeçari Ergest Qenani ka humbur jetën në aksin rrugor “Tepelenë–Bënç”, pasi motomjeti që drejtonte doli nga rruga.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas policisë, i riu dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin, është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime të rënda. Ai u transportua menjëherë drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”