Author: Fieriweb.com

  • Avioni i nisur nga Prishtina del nga pista në Stamboll, evakuohen pasagjerët

    Avioni i nisur nga Prishtina del nga pista në Stamboll, evakuohen pasagjerët

    Një incident i frikshëm ka ndodhur këtë të dielë, më 7 dhjetor, në aeroportin Sabiha Gökçen të Stambollit, ku një avion i kompanisë AJet, i nisur nga Prishtina, ka dalë nga pista.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ambasada e Kosovës në Turqi ka konfirmuar se të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt dhe nuk ka raportime për persona të lënduar. Udhëtarët janë larguar nga aeroporti drejt destinacioneve të tyre pa ndonjë problem. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas njoftimit të Ambasadës, avioni që realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll, me numër TKJ76Q / VF102, pas prekjes së pistës ka devijuar nga rruga dhe është ndalur në skajin e pistës. Pasagjerët u evakuuan përmes shkallëve të jashtme, pa përdorur rrëshqitësit emergjentë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Si pasojë e këtij incidenti, disa avionë të tjerë u detyruan të kryejnë lëvizje rrethore, ndërsa autoritetet e aeroportit kanë njoftuar se pista do të mbetet e mbyllur deri në përfundimin e operacionit për largimin e avionit nga zona.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ambasada e Kosovës në Turqi ka vënë në dispozicion kontaktet për qytetarët që kanë nevojë për ndihmë. Ndërkohë, ekipet e aeroportit vazhdojnë punën për ta siguruar largimin e avionit në mënyrë të sigurt dhe për të rifilluar fluturimet normale.

  • Avioni i nisur nga Prishtina del nga pista në Stamboll, evakuohen pasagjerët

    Avioni i nisur nga Prishtina del nga pista në Stamboll, evakuohen pasagjerët

    Një incident i frikshëm ka ndodhur këtë të dielë, më 7 dhjetor, në aeroportin Sabiha Gökçen të Stambollit, ku një avion i kompanisë AJet, i nisur nga Prishtina, ka dalë nga pista.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ambasada e Kosovës në Turqi ka konfirmuar se të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt dhe nuk ka raportime për persona të lënduar. Udhëtarët janë larguar nga aeroporti drejt destinacioneve të tyre pa ndonjë problem. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas njoftimit të Ambasadës, avioni që realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll, me numër TKJ76Q / VF102, pas prekjes së pistës ka devijuar nga rruga dhe është ndalur në skajin e pistës. Pasagjerët u evakuuan përmes shkallëve të jashtme, pa përdorur rrëshqitësit emergjentë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Si pasojë e këtij incidenti, disa avionë të tjerë u detyruan të kryejnë lëvizje rrethore, ndërsa autoritetet e aeroportit kanë njoftuar se pista do të mbetet e mbyllur deri në përfundimin e operacionit për largimin e avionit nga zona.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ambasada e Kosovës në Turqi ka vënë në dispozicion kontaktet për qytetarët që kanë nevojë për ndihmë. Ndërkohë, ekipet e aeroportit vazhdojnë punën për ta siguruar largimin e avionit në mënyrë të sigurt dhe për të rifilluar fluturimet normale.

  • “Pse më parakalove?”/ Zbardhet plagosja në Berat, Fabjel Toska shkoi të sqarohej me shoferin e makinës tjetër, por…

    “Pse më parakalove?”/ Zbardhet plagosja në Berat, Fabjel Toska shkoi të sqarohej me shoferin e makinës tjetër, por…

    Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur në Berat ku I lënduar mbeti 37-vjeçari Fabjel Toska (Xhindi).Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Mësohet se 37-vjeçari po udhëtonte me një shok në makinë, kur është parakaluar nga një automjet, të cilit i kanë bërë shenjë me drita të ndalonte. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Toska zbret nga automjeti dhe shkon në xhamin e shoferit të automjetit që I parakaloi, menjeherë pas disa debateve është plagosur prej tij me një plumb në barkReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Arratisje nga burgu i sigurisë së lartë në Itali/ Shqipëtari zhduket pa gjurmë, arratiset për herë të katërt

    Arratisje nga burgu i sigurisë së lartë në Itali/ Shqipëtari zhduket pa gjurmë, arratiset për herë të katërt

    Një tjetër arratisje është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Opera, ku i dënuari shqiptar 41-vjeçar, Toma Taulant, është larguar nga qelia e tij pa lënë gjurmë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Alarmi u dha rreth orës 08:00 të mëngjesit të së dielës, gjatë kontrolleve rutinë, kur efektivët e policisë së burgjeve konstatuan mungesën e tij. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas të dhënave paraprake hetimore, i dënuari dyshohet se ka prerë hekurat e dritares, ka zbritur në oborrin e brendshëm dhe më pas ka kaluar murin perimetral të institucionit, duke u zhdukur brenda pak minutash. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të përcaktuar me saktësi mënyrën dhe kohën e arratisjes.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    41-vjeçari është i dënuar për grabitje, vjedhje dhe trafik droge, me afat vuajtjeje dënimi deri në vitin 2048. Ai njihet për precedentët e mëparshëm të arratisjeve, duke e bërë këtë rast episodin e katërt të largimit të tij nga sistemi penitenciar italian.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Sipas të dhënave, më parë ai:

    Në vitin 2009 u arratis nga burgu i Ternit dhe u arrestua më pas në provincën e Pavias;

    Në vitin 2013 u arratis nga burgu i Parmës dhe u kap në Belgjikë;

    Pas rikthimit në qeli, tentoi sërish arratisjen, deri sa u arrestua përfundimisht në vitin 2015.

    Njësitë e kërkimit janë vënë në gatishmëri si brenda institucionit, ashtu edhe në zonat përreth, ndërsa vijojnë kontrollet e shtuara për lokalizimin dhe kapjen e tij.

  • Aksident në aksin Levan–Tepelenë, përplaset furgoni i FNSH me një automjet tjetër

    Aksident në aksin Levan–Tepelenë, përplaset furgoni i FNSH me një automjet tjetër

    Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor Levan–Tepelenë, në zonën e kthesës së Cakranit, ku është përplasur një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) me një automjet tjetër.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Si pasojë e përplasjes, disa efektivë të policisë kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Forca të shumta policie dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa pritet njoftim zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve dhe shkaqet e aksidentit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Aksident në “Kryqëzimin e Cakranit”, 4 të lënduar, përplaset mjeti civil me automjetin e FNSH-së Fier

    Aksident në “Kryqëzimin e Cakranit”, 4 të lënduar, përplaset mjeti civil me automjetin e FNSH-së Fier

    Screenshot

    Fier – Rreth orës 11:00, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Cakranit”, një automjet me drejtues shtetasin A. Y. është përplasur me automjetin e FNSH Fier, që drejtohej nga punonjësi i policisë K. H.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Si pasojë e përplasjes janë lënduar gjithsej 4 persona: drejtuesi i mjetit civil, A. Y., si dhe tre punonjës të Policisë së Shtetit. Të dëmtuarit ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Durrës/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 24-vjeçari, ishte pjesë e ekuipazhit në anijen “Kyebele”

    Durrës/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 24-vjeçari, ishte pjesë e ekuipazhit në anijen “Kyebele”

    DURRËS- Një shtetas nga Azerbajzhani ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Avaz Yafarov 24-vjeç, elektriçist, ishte pjesë  ekuipazhit në anijen “Kyebele”, me flamurin e Panamasë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarja, por fatkeqësisht i riu nuk ia doli.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Nga 1 janari 2026, siguracion më i lirë për makinat elektrike

    Nga 1 janari 2026, siguracion më i lirë për makinat elektrike

    Duke filluar nga janari 2026, nis edhe aplikimi i parimit bonus-malus, që parashikon çmime më të larta për ata që shkaktojnë dëme (malus) dhe më të ulëta për drejtuesit që nuk shkaktojnë dëme (bonus).Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sistemi i ri që aplikohet prej vitit 2025 parashikon prime më avantazhuese për automjetet elektrike, pavarësisht fuqisë së tyre. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në rastin e mjeteve elektrike, nuk ekziston treguesi i kubikazhit ose madhësisë së motorit, që aplikohet për motorët me djegie të brendshme.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në llogaritjen e primit të sigurimit TPL, mjetet elektrike klasifikohen me koeficientin më të ulët që parashikon sistemi, ai që aplikohet për automjetet me madhësi motorike më të vogël se 1300 cm3. Kjo bën që çmimi i siguracionit të jetë më i ulët, pavarësisht se sa mund të jetë fuqia efektive e motorit elektrik të mjeteve.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Fuqia mund të jetë e ndryshme në varësi të mjetit, por në përgjithësi mjetet elektrike kanë fuqi më të lartë (të shprehur në kuaj fuqi) krahasuar me mjetet që përdorin motorë me djegie të brendshme. Në këtë kuptim, aplikimi i një koeficienti minimal mund të konsiderohet një incentivim që u bëhet mjeteve elektrike.

    Faktor tjetër që përcakton çmime më të ulëta për mjetet elektrike është edhe fakti që ato kanë një moshë mesatare më të re. Në përgjithësi, makinat elektrike janë prodhim i viteve të fundit dhe mosha e mjetit është faktor që diferencohet në llogaritjen e primit të sigurimit. Sa më e re makina, aq më i ulët është primi.

    Për shembull, për një automjet elektrik që sigurohet me parametrat minimalë të riskut (përdorim nga një individ, me moshë mbi 21 vjeç, me moshë mjeti deri në pesë vjet dhe i regjistruar në një nga qarqet me frekuencën më të ulët të aksidenteve), primi vjetor i sigurimit kushton më pak se 15,500 lekë.

    Për të njëjtin mjet, të regjistruar në Tiranë, primi i sigurimit është afërsisht 16 mijë lekë.

    Megjithëse sistemi i llogaritjes së tarifave të TPL-ve nuk përmban incentiva të posaçme për faktin që ato janë elektrike dhe kanë një ndikim më të vogël negativ mjedisor, sërish koeficienti i madhësisë motorike bën që primi i sigurimit të jetë më i ulët krahasuar me një mjet që përdor një motor tradicional me djegie të brendshme.

    Mjetet elektrike, në rritje

    Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në fund të vitit 2024, në Shqipëri rezultonin të regjistruara 5722 mjete elektrike aktive. Numri i mjeteve elektrike aktive është dyfishuar vitin e kaluar, duke treguar një tendencë në rritje të shpejtë.

    Pesha e mjeteve elektrike kundrejt totalit të flotës së mjeteve në qarkullim ngelet modeste, me vetëm 0.6% të totalit.

    Megjithatë, në regjistrimet e reja, pesha e mjeteve elektrike është në rritje të dukshme. Nga 44232 mjete të regjistruara në 6-mujorin e parë 2025, pothuajse 9% e tyre (3901 njësi) ishin mjete elektrike.

    Në pjesën dërrmuese, bëhet fjalë për autovetura. Sipas prodhuesve, mjetet u takojnë në pjesën më të madhe kompanive kineze. Pothuajse gjysma e mjeteve elektrike të importuara këtë vit janë të prodhuesit të madh kinez BYD.

    Shifrat tregojnë se tendencat e përdorimit të mjeteve elektrike në Shqipëri janë në rritje të dukshme. Shtysën kryesore në këtë tendencë duket se e kanë dhënë bizneset.

    Investimi në mjete elektrike po shihet si një mënyrë për uljen e kostove operacionale. Shembulli më i dukshëm janë flotat e kompanive të taksive, që në pjesën dërrmuese funksionojnë me energji elektrike. Por, përdorimi i mjeteve elektrike është në rritje edhe në mjetet e punës të kompanive në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

    Në segmentin e individëve, depërtimi i automjeteve elektrike vlerësohet të jetë më i ngadaltë, për disa arsye. Duke qenë se në përgjithësi, makinat elektrike janë më të reja, çmimi i tyre është mesatarisht më i lartë krahasuar me automjetet me motorë me djegie të brendshme, ku ekziston mundësia për të blerë mjete më të vjetra dhe me çmim më të lirë.

    Një faktor tjetër frenues vlerësohet të jetë infrastruktura ende e pamjaftueshme e pikave të karikimit dhe kufizimet në autonominë e përdorimit të këtyre mjeteve.

    Ndërsa mund të jenë një zgjidhje e mirë për udhëtime në distanca të shkurtra, këto mjete mund të perceptohen ende jo shumë praktike për udhëtime të gjata, edhe duke pasur parasysh mungesën e një rrjeti të gjerë të stacioneve të karikimit të tyre.

  • Tërmet 4.7 Rihter në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në zonat përreth

    Tërmet 4.7 Rihter në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në zonat përreth

    Mbrëmjen e së shtunes, më 6 dhjetor 2025, në orën 21:48, një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter është regjistruar në Greqinë qendrore, rreth 371 kilometra larg territorit shqiptar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas të dhënave paraprake, epiqendra është lokalizuar në koordinatat 38.001°N, 22.046°E, me një thellësi prej vetëm 5 kilometrash, çka ka bërë që lëkundjet të jenë të ndjeshme në zonat përreth epiqendrës. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Tërmete me një thellësi kaq të cekët zakonisht shkaktojnë lëkundje të dukshme të objekteve në ambiente të brendshme, por deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Autoritetet sizmologjike greke po monitorojnë situatën, ndërsa lëkundja është ndjerë në disa qytete greke të rajonit të Peloponezit dhe Greqisë qendrore.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Aksident i rëndë në Zall-Bastar/ Përplasen 2 makina, 4 të plagosur

    Aksident i rëndë në Zall-Bastar/ Përplasen 2 makina, 4 të plagosur

    Një aksident i rëndë rrugor është këtë mbrëmje në aksin rrugor Qafë Murriz-Shkalla e Tujanit, në vendin e quajtur Zall-Bastar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Si pasojë e përplasjes së dy makinave janë plagosur 4 persona. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Kanë qenë drejtuesit e mjeteve të tjera, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën që më pas kanë bërë të mundur dërgimin e të plagosurve drejt spitalit të Traumës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Paraprakisht mendohet lagështira në rrugë si dhe shpejtësia e madhe.