Author: Fieriweb.com

  • Gazmend Boranji, përfitues i ndihmës nga Bashkia, regjistroi fshehurazi bisedën me Majlinda Bufin dhe në bashkëpunim me PD e dorëzoi në SPAK

    Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është dërguar për gjykim nga SPAK, pasi një audio-përgjim i regjistruar fshehurazi nga Gazmend Boranji, qytetari të cilit Bashkia i kishte ardhur në ndihmë me rindërtimin e banesës, u bë prova kryesore në hetim. Sipas të dhënave, Boranji është pajisur me mikrofon regjistrimi dhe ka realizuar bisedën që më pas është dorëzuar pranë SPAK-ut, në bashkëpunim me përfaqësues të Partisë Demokratike, degës Roskovec, dhe me mbështetjen e një televizioni pranë PD-së.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Gazmend Boranji

    Bashkia Roskovec kishte përfshirë Gazmend Boranjin në programin social të përmirësimit të kushteve të banimit, duke e ndihmuar në momentet më të vështira. Megjithatë, sipas burimeve vendore, ndihma e marrë u kthye pas shpine, duke u përdorur politikisht për të futur në kurth kryebashkiaken. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Audioja e regjistruar fshehtazi përmban këtë bisedë të plotë midis Bufit dhe Boranjit, të zhvilluar në ambientet e Bashkisë Roskovec:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Majlinda Bufi: Këtë që të them ty, nuk ja them njeriu tjetër. Nuk i takon kujtdo, ty të takon. Të kam ndihmuar se më ke ardhur në zyrë dhe më ke thënë që je nevojtar, që para dy vitesh.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Gazmend Boranji: Po.

    Majlinda Bufi: Prit të mbaroj unë.

    Gazmend Boranji: Kam ardhur për atë kutinë…

    Majlinda Bufi: Prit.

    Gazmend Boranji: Po.

    Majlinda Bufi: Për kutinë të kemi ndihmuar. Nuk e kemi bërë për shumë njerëz. E para. E dyta, pas kësaj të kemi ndihmuar, të kemi futur në listën e personave në bazë të një programi për ndonjë riparim shtëpie — jo për shtëpi të re. Kur kam ardhur tek shtëpia jote, bashkë me mamanë tënde, ti nuk më pritët mirë. Dhe jo vetëm që nuk ma dhe për nder ndihmën që të kam dhënë, nuk the as faleminderit, por jeni sjellë edhe ndryshe.

    Të kam nisur mesazhe kur ti, me dy gishta, i thoje “fitore” kandidatit tjetër. Të kam nisur te Messenger-i yt.

    Gazmend Boranji: Kur?

    Majlinda Bufi: Nuk jam fëmijë unë që të gënjej ty. Unë nuk kam nevojë për votën tënde, por kam nevojë për respekt. Nëse unë humb nga vota jote, unë iki që tani nga këtu. Para një muaji kam qenë tek shtëpia jote me ekipin, dhe më priti mamaja jote. Mbas atij takimi, ke ardhur në zyrë bashkë me gruan dhe më the “faleminderit për ndihmën që më dhe”. Por ato i the sa për sy e faqe.

    Ndërkohë që mua më thoje faleminderit, nga ana tjetër vazhdoje me atë… Të gënjen Dhurata. Çfarë kujton ti? Se bar ha unë? Pse nuk më thonë mua njerëzit çfarë bën ti ose të tjerët?

    Ore ti bëj çfarë të duash, unë nuk kam jetën tënde në dorë. As tënden, as të askujt. Se unë nuk kam lindur dhe s’do vdes kryetare. Por ty që të kam ndihmuar, të më sillesh kështu, me këtë lloj mosmirënjohjeje…

    Gazmend Boranji: Ë… hajde…

    Majlinda Bufi: Çfarë “hajde”, ore? “Hajde” ti mua?

    Gazmend Boranji: Më mirë mos ta kisha kërkuar atë ndihmë.

    Majlinda Bufi: Çfarë? Mos ta kishe kërkuar 100 herë.

    Gazmend Boranji: Po, ishte më mirë…

    Majlinda Bufi: Ti e di si shpëton nga kjo gjë? Ja, po ta them unë tani:

    Nga ky moment deri sa të mbarojnë zgjedhjet, mos ta hapësh gojën dhe shiko punën tënde. Nuk dua votë, mos dil fare për votim. Rri në shtëpinë tënde. Vetëm kaq — dhe mos flisni asnjë fjalë, as ti, as familja jote.

    Mos dil për votim, nuk dua votë. E bëj këtë vetëm se ti je mosmirënjohës, je gënjeshtar. Nuk vazhdohet kështu…

    Gazmend Boranji: Unë…

    Majlinda Bufi: Po, ti je gënjeshtar.

    Gazmend Boranji: Gabim…

    Majlinda Bufi: Unë gabim?! Ti vazhdon akoma me atë punë. Më thua mua “gabim”? Më gënjen mua sy për sy? Pse, e vdekur jam unë, të më gënjejnë njerëzit si puna jote?

    Edhe një herë po të them: faleminderit, 100 herë. Dil përballë meje! Por ti të më mashtrosh mua kështu? Të gënjejë ty buçja?!

    Reagimi i plotë zyrtar i SPAK-ut

    SPAK njoftoi zyrtarisht se ka përfunduar hetimet dhe më datë 14 nëntor 2025 ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 98/2023 në ngarkim të Majlinda Bufit, për veprën penale “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a/3 i Kodit Penal.

    Sipas SPAK:

    Majlinda Bufi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë Roskovec, i ka kërkuar shtetasit G.B. (Gazmend Boranji) të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit 2023 dhe të mos përfshihet në aktivitete politike të palëve të tjera.

    Regjistrimi u publikua fillimisht në media më datë 6 maj 2023, me titullin: “Mos guxo të votosh – Publikohet audio përgjimi tjetër skandaloz i kryebashkiakes së Roskovecit”.

    Hetimi konstatoi se familja e G.B. ishte përfituese e programit social të Bashkisë, megjithëse objekti i ndërtimit kishte mangësi dokumentare dhe nuk ishte banesë ekzistuese.

    Para takimit të regjistruar, në banesën e G.B. kishin shkuar punonjës të IMT-së për ta paralajmëruar për ndërtime pa leje.

    Në takim, Majlinda Bufi e ka vënë Boranjin nën presion duke i përmendur pikërisht këto probleme administrative.

    Bufi i ka kërkuar atij që “të rrijë në shtëpi, të mos hapë gojën dhe të mos shkojë fare të votojë”.

    SPAK thekson se kërkesa e Bufit është bërë nën presion dhe kundër vullnetit të qytetarit.

    Pavarësisht kësaj, SPAK konfirmon se Gazmend Boranji ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit 2023.

    Çështja tashmë i kalon gjykatës, ndërsa në Roskovec debati është ndezur fuqishëm. Qytetarë të shumtë shprehen të indinjuar se një person që ka marrë ndihmë konkrete nga Bashkia, përfshirë ndërtim shtëpie dhe mbështetje sociale, është përdorur dhe instrumentalizuar politikisht për të goditur kryebashkiaken.

    Nga ana tjetër, SPAK do të vlerësojë në gjykatë nëse Majlinda Bufi ka ushtruar presion politik në kundërshtim me ligjin, apo nëse regjistrimi i realizuar me qëllim politik ka manipuluar rrethanat reale.

  • U plagos me 10 plumba në atentatin ndaj Gilmando Danit, ndërron jetë te Trauma, Muçi Shaljani

    U plagos me 10 plumba në atentatin ndaj Gilmando Danit, ndërron jetë te Trauma, Muçi Shaljani

    Muçi Shaljani i cili u plagos në atentatin ndaj Gilmando Danit më 11 nëntor në rreth rrotullimin e Rinasit, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Shaljani, i njohur me mbiemrin Sheqeri, u plagos me 10 plumba, 2 prej të cilave në kokë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sheqeri ishte shofer i Gilmando Danit, ndërsa prej disa muajsh ishte emërur dhe oficer i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Kujtojmë se viktimë e atentatit mbeti shtetasi Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Dani ishte arrestuar bashkë me Shullazin në vitin 2015 dhe ishte liruar në vitin 2023 me kusht pasi kishte kryer 2/3 e dënimit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Gilmando Dani, emër i njohur për autoritetet ligjzbatuese, njihet prej vitesh si një nga njerëzit më të afërt të Emiljano Shullazit, shpesh përmendur si “krahu i tij i djathtë”. Edhe pse ndaj tij nuk janë ngritur akuza të rënda në vite, prania e tij në disa episode të përbashkëta me Shullazin dhe në ngjarje të natyrës kriminale e kanë bërë figurë të dyshuar e të monitoruar vazhdimisht nga policia.

    Tiranë/Informacion shtesëNë vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës.

  • Aksident i rëndë në aksin Fier – Roskovec te Kthesa e Verbasit, 6 të lënduar dërgohen në spital

    Screenshot

    Një aksident automobilistik me disa të lënduar ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Roskovec, në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe, si pasojë, kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit dhe katër pasagjerët që udhëtonin me ta.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Ndërron jetë në Spitalin e Fierit, mjekja procedohet penalisht për neglizhencë

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases B. B., 56 vjeçe, mjeke në spitalin e Fierit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ajo dyshohet se, si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor, më datë 30 tetor 2025, ka humbur jetën pacienti A. Z., 63 vjeç, në spitalin e Fierit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme ligjore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • I biri u gjet i pajetë në humnerë, familja Çokaj kallëzim në AMP për 4 efektivë që raportuan rastin si aksident: U vra nga bashkëpunëtorët për… 

    I biri u gjet i pajetë në humnerë, familja Çokaj kallëzim në AMP për 4 efektivë që raportuan rastin si aksident: U vra nga bashkëpunëtorët për… 

    Familja Çokaj ka bërë një kallëzim në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore për 4 punonjës të policisë Malësi e Madhe lidhur me Mirel Çokaj që u gjet i pajetë në një humnerë në fshatin malor Kozhnje.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Familjarët kanë dyshime të forta se Mirel Çokaj është vrarë nga bashkëpunëtorët e tij me të cilët kishte një parcelë droge që më pas policia e asgjësoi. Ngjarja ndodhi më 18 shtator ndërsa trupi i pajetë u nxor nga humnera një ditë më pas nga Forcat e Ushtrisë që erdhën me një helikopter. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Katër efektivët janë denoncuar nga familja Çokaj për shkak se sipas tyre nuk kanë kryer procedurat hetimore dhe kanë dyshime se kanë shpërdoruar detyrën duke mos vepruar siç duhet për mbledhjen e provave dhe hetimin e kësaj ngjarje të rëndë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Policia e Malësisë së Madhe dhe më pas drejtoria vendore e Shkodrës e kanë raportuar si ngjarje aksidentale fillimisht por familja që në momentet e para ka dyshuar se Mirel Çokaj është vrarë dhe nuk ka rrëshqitur në mal siç u pretendua në fillim.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ndërkohë prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes” duke mos pushuar e çështjen që policia e referoi si aksidentale

    Organi i akuzës ka ngritur dyshimet e veta pas denoncim të familjarëve dhe është duke marrë në pyetje të gjitha palët si dhe duke mbledhur të gjjtha provat e mundshme për të vërtetuar se a kemi të bëjmë me një vrasje apo jo.

    Nëna dhe motra e viktimës bashkë me një kushëri të tyre në SHBA, ish oficer policie edhe publikisht kanë deklaruar se janë të bindur për një vrasje të Mirel Çokaj nga bashkëpunëtorët e tij në parcelën e drogës dhe kërkojnë me ngulm që kjo çështje të zbardhet plotësisht dhe sipas tyre të marrin drejtësi dhe autorët të dënohen.

    Familjarët pretendojnë se e kanë vrarë për të mos i dhënë hisen që i takonte duke qenë se bimët narkotike ishin në prag të korrjes dhe thuajse gati për t’u shitur.

    Tashmë përveç denoncimit në prokurori familja Çokaj ka ndërmarrë edhe këtë hap tjetër duke bërë një kallëzim në AMP për 4 punonjësit e policisë të Malësisë së Madhe, dy oficerë krimesh dhe dy të tjerë trupë shërbimi të komisariatit atje. Kallëzimi është dërguar me postë nga familjarët tek AMP.

    AMP do ta shqyrtojë këtë rast për të parë nëse ka patur shkelje të procedurave hetimore apo abuzim dhe shpërdorim detyre nga ana e 4 efektivëve.

  • Vrau gruan dhe më pas veten në Francë – flet nëna e autorit të dyshuar

    Vrau gruan dhe më pas veten në Francë – flet nëna e autorit të dyshuar

    Ka reaguar këtë të premte nëna e Andon Janaqit, 36-vjeçarit shqiptar që dyshohet se vrau partneren e tij, Anjeza Zeneli, 30 vjeçe, në Brest të Francës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Floresha Janaqi ka rrëfyer momentet pas ngjarjes tragjike, duke shpjeguar se lajmin e mori nga nusja e djalit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    “Sapo më mori nusja e djalit dhe më tha se Andoni ka vrarë veten dhe më pas atë. Flisja vazhdimisht me djalin dhe i thosha t’i rregullonin gjërat. Ata ziheshin shpesh. Ai kishte shumë dashuri për të, deri në marrëzi. Kishte rreth katër vjet në Francë. Nuk e di pse janë zënë, sepse ekonomikisht nuk kishin probleme”, u shpreh ajo.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Nëna e 36-vjeçarit kërkon ndihmë nga autoritetet shqiptare për të sjellë trupin e të birit në atdhe.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    “Kam edhe vajzën të sëmurë. I lutem shtetit të më ndihmojë për kthimin e trupit të djalit. Edhe familjes së vajzës i kërkoj falje. Më thanë të mos i marr, se nuk kam fytyrë t’u flas”, deklaroi e ëma.

    Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten, kur rreth orës 16:30 një banor i lagjes “Europe” njoftoi policinë pasi kishte dëgjuar dy të shtëna arme në adresën 101 Rue Général-Paulet.

    Pasi policia mbërriti në vendngjarje, trupat e çiftit u gjetën të pajetë, ndërsa pranë tyre ndodhej një pushkë gjahu. Hetuesit po e trajtojnë ngjarjen si vrasje të gruas, e ndjekur nga vetëvrasja e autorit të dyshuar.

    Çifti ishte prindër i dy fëmijëve. Njëri prej tyre nuk kishte mbërritur ende në shtëpi në momentin e ngjarjes, ndërsa fëmija më i vogël ndodhej në shkollë kur ndodhi tragjedia.

  • Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi merret e pandehur nga SPAK

    Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi merret e pandehur nga SPAK

    Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është marrë e pandehur nga SPAK.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ajo është marrë e pandehur për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike”, parashikuar nga neni 328/a/3, raporton për Klan News, gazetarja Glidona Daci, Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Hetimi, i cili nisi pas një kallëzimi penal kundër saj, është përfunduar nga SPAK dhe dosja tashmë është dërguar në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të shortohet dhe më pas të kalojë në fazën e shqyrtimit paraprak.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Gjatë dy viteve të fundit, ndaj Bufit janë depozituar tre kallëzime në SPAK, dhe të paktën dy herë ajo është paraqitur për të dhënë deklarime.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Sipas kallëzimeve, kryebashkiakja ka ushtruar qëllimisht dhe vetë gjatë fushatës për zgjedhjet lokale shkelje të rënda ndaj punonjësve të administratës publike, me qëllim që të pengojnë ato të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë të lirë, duke përdorur kërcënime, presione dhe shantazhe.

    Gjithashtu, PD Roskovec ka depozituar një kallëzim tjetër penal në SPAK ndaj saj, duke e akuzuar për keqpërdorim të tenderave.

  • Fier / Prokuroria dërgon për gjykim shtetasin italian që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën një i mitur

    Fier / Prokuroria dërgon për gjykim shtetasin italian që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën një i mitur

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin italian M.G., i akuzuar për dy vepra penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” (neni 290/4 i Kodit Penal) dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” (neni 273 i Kodit Penal).Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas hetimeve të kryera mbi procedimin penal nr.1207, datë 10.08.2025, në bashkëpunim me policinë gjyqësore, rezulton se ngjarja ka ndodhur më 08.08.2025, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Fier–Levan. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Automjeti me targa të huaja, i drejtuar nga i pandehuri M.G., është përfshirë në një përplasje me automjetin tip “Mercedes Benz” që drejtohej nga shtetasi E.Sh.. Menjëherë pas aksidentit, i pandehuri është larguar nga vendi i ngjarjes, duke iu shmangur përgjegjësisë administrative dhe penale.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Pasojat e aksidentit kanë qenë tragjike:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Humbi jetën i mituri E.Sh.

    U plagos rëndë shtetasi F.T.

    U plagosën lehtë i mituri K.D. dhe drejtuesi i “Mercedes Benz”

    Hetimet kanë provuar se shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e të pandehurit kanë qenë determinante në shkaktimin e fatkeqësisë.

    Prokuroria Fier deklaron se mbetet e angazhuar për të çuar përpara drejtësisë çdo person që, përmes shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, cenon jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

  • Arsenali në Fushë-Krujë, policia: U gjetën 3 kallëpe tritol, 12 granata dore, 4 armë zjarri, 6 mijë fishekë, lëndë plasëse dhe mbi 2 kg kanabis

    Arsenali në Fushë-Krujë, policia: U gjetën 3 kallëpe tritol, 12 granata dore, 4 armë zjarri, 6 mijë fishekë, lëndë plasëse dhe mbi 2 kg kanabis

    Policia ka dalë me njoftim zyrtar për arsenalin e sekuestruar në Nikël.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Njoftimi i policise:  Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Tiranë/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Operacioni, ende në vijim në rrethin Krujë, në kuadër të punës intensive hetimore dhe operacionale, me objektiv zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së datës 12.11.2025, te rrethrrotullimi i Rinasit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Zbulohet një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, ku mbahej arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni.

    Gjatë kontrolleve, u gjetën në këtë banesë:

    -3 kallëpë tritol;

    -12 granata dore sulmuese;

    -sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);

    -3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;

    -4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;

    -6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

    -2 kg e 25 gramë Cannabis.

    Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç.

    Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.

    Operacioni policor i koduar “Tracking”, vijon.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Tragjedi në SHBA, 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

    Tragjedi në SHBA, 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

    Një 41-vjeçar shqiptar, Burim Havolli nga Kosova, humbi tragjikisht jetën në Brooklyn, Nju Jork, pasi u përpoq të ndalonte një person që po vidhte pako në hollin e ndërtesës ku punonte si mbikëqyrës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ngjarja ndodhi të mërkurën në mëngjes në Ocean Avenue, në zonën Flatbush. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Policia u thirr rreth orës 08:00 dhe gjeti 41-vjeçarin me lëndime të rënda në kokë. Ai u dërgua menjëherë në spitalin Kings County, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Fqinjët thanë se Havolli u sulmua teksa tentonte të ndalonte grabitësin e pakove. Banorët e zonës u shprehën të tronditur, duke theksuar se lagja po bëhet gjithnjë e më e pasigurt.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Familjarët e viktimës e përshkruan Burimin si një njeri punëtor dhe të respektuar, i cili humbi jetën duke bërë detyrën e tij.

    Policia po heton motivin e sulmit. Një person i interesuar është marrë në pyetje, por ende nuk janë ngritur akuza.