Task Forca e Përbashkët për Migracionin, një model bashkëpunimi rajonal kundër migracionit të paligjshëm dhe veprimtarive të krimit ndërkufitar, zhvilloi sot në Tiranë sesionin e radhës me pjesëmarrjen e drejtuesve më të lartë të policive të vendeve partnere dhe agjencive britanike të sigurisë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, Zëvendësdrejtoresha e Inteligjencës dhe Operacioneve Ndërkombëtare në Ministrinë e Brendshme të Britanisë së Madhe, znj. Vikki Pullen, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, Drejtori në detyrë i Policisë së Malit të Zi, z. Lazar Ščepanović, dhe Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike të Maqedonisë së Veriut, z. Aleksandar Janev. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Ky sesion nënvizoi angazhimin e përbashkët të vendeve të rajonit dhe partnerëve britanikë për të luftuar migracionin e paligjshëm, krimin ndërkufitar dhe qarkullimin e aseteve kriminale, përfshirë kriptomonedhat. Gjatë punimeve, u forcua më tej shkëmbimi i menjëhershëm i informacioneve, patrullimet e përbashkëta në kufijtë e gjelbër, koordinimi operativ në pikat e kalimit kufitar, përdorimi i pajisjeve të avancuara teknologjike dhe krijimi i skuadrave të përbashkëta hetimore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda theksoi rezultatet konkrete të bashkëpunimit me autoritetet britanike: 49 operacione riatdhesimi dhe kthimi me procedura transparente të 2099 shtetasve shqiptarë, si dhe një ulje drastike të tentativave për kalim me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar, nga 12 753 raste në vitin 2022 në vetëm 644 raste në vitin 2024. Ai theksoi se “asnjë vend i rajonit nuk mund të përballet i vetëm me këto sfida” dhe se është jetike forcimi i mekanizmave të përbashkëta.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Partnerët rajonalë ndanë po ashtu arritjet konkrete të Task Forcës, si parandalimi i kontrabandimit të emigrantëve, shkatërrimi i grupeve kriminale, sekuestrimi i dokumenteve të falsifikuara, goditja e trafikimit të armëve dhe rasteve të kontrabandës së duhanit.
Drejtuesit e policive të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut vlerësuan bashkëpunimin me Policinë e Shtetit dhe theksuan rëndësinë strategjike të operacioneve të koordinuara dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale.
Task Forca Rajonale për Migracionin do të vijojë punën e përbashkët operacionale dhe hetimore me objektiv goditjen e krimeve kufitare, gjurmimin e aseteve kriminale dhe forcimin e sigurisë publike në të gjithë rajonin.









