Author: Fieriweb.com

  • Fier/ Të shtëna me armë zjarri në zonën e ETC, policia blindon perimetrin

    Fier/ Të shtëna me armë zjarri në zonën e ETC, policia blindon perimetrin

    Screenshot

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar para pak minutash në zonën e quajtur ETC, pranë lokalit “Monte Cristo” në Fier. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se është qëlluar në drejtim të lokalit, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Zona është rrethuar dhe aktualisht ndodhet nën masa të shtuara sigurie, teksa nga pamjet e siguruara nga FieriWeb shihet prania e lartë e efektivëve që po kryejnë kontroll dhe po mbledhin prova në terren. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ende nuk raportohet për të plagosur ose për autorët e ngjarjes. Policia vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Të shtëna me armë në Fier, Policia në kërkim të 2 personave pas konfliktit të ndodhur në një lokal në lagjen “8 Shkurti”

    Të shtëna me armë në Fier, Policia në kërkim të 2 personave pas konfliktit të ndodhur në një lokal në lagjen “8 Shkurti”

    Fier/Informacion paraprakReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Nuk i justifikonin pasuritë – Prokuroria Fier sekuestron 15 prona dhe llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli për prodhim narkotikësh

    Nuk i justifikonin pasuritë – Prokuroria Fier sekuestron 15 prona dhe llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli për prodhim narkotikësh

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur sekuestrimin e 15 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si edhe llogari bankare, në pronësi të shtetasve N.B., E.B. dhe familjarëve të tyre. Ata dyshohen për përfshirje në veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr. 270 të vitit 2019, mbi bazën e referimit të Policisë së Fierit, pas dyshimeve se vlerat monetare të përfituara nga veprimtaria kriminale jashtë vendit ishin investuar në Shqipëri në formë pasurish të patundshme dhe të tundshme. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Mbi bazën e provave të administruara, Prokuroria regjistroi procedimin pasuror nr. 2, datë 13.11.2025, duke thelluar verifikimet mbi asetet dhe burimet financiare të familjes.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Gjatë hetimeve është dokumentuar se:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    N.B. është dënuar më 19.06.2017 nga Gjykata e Kurorës së Shrewsbury-t (MB) për prodhim të lëndëve narkotike.

    E.B. është dënuar më 19.04.2024 nga Gjykata e Kurorës në Leeds (MB) për të njëjtën vepër penale.

    Nga verifikimet financiare rezulton se pasuritë e krijuara nga të dy vëllezërit dhe familjarët e tyre nuk justifikohen me të ardhurat e deklaruara, duke ngritur dyshime të forta për origjinë kriminale të fondeve.

    Pasuritë e sekuestruara me vendim të Gjykatës së Fierit:

    Apartament 108.56 m², Yzberisht, Tiranë – në pronësi të N.B.

    Garazh 18.04 m², Yzberisht, Tiranë – në pronësi të N.B.

    Garazh, Yzberisht – në pronësi të E.B.

    Apartament 69.11 m², Golem, Kavajë – në pronësi të E.B.

    Njësi 136.1 m², Yzberisht – në pronësi të M.B.

    Apartament 90.2 m², Yzberisht – në pronësi të M.B.

    Garazh 25.33 m², Yzberisht – në pronësi të M.B.

    Apartament 111.70 m², Yzberisht – në pronësi të Z.B.

    Garazh 28.40 m², Yzberisht – në pronësi të Z.B.

    Apartament 119.30 m², Tiranë – në pronësi të K.B.

    Apartament 105.9 m², Yzberisht – në pronësi të L.B.

    Garazh 24.60 m², Yzberisht – në pronësi të L.B.

    Llogari bankare të E.B. deri në 205,029.41 euro.

    Llogari bankare të K.B. deri në 100,000 euro.

    Llogari bankare të J.B. deri në 63,000 euro.

    Prokuroria Fier: Hetimet për pasuritë e paligjshme do vijojnë

    Prokuroria deklaron se procesi hetimor ndaj rasteve të pasurimit të paligjshëm do të vijojë me intensitet, duke marrë masa për sekuestrimin dhe konfiskimin e çdo pasurie që rezulton e përfituar nga veprimtaria kriminale.

  • Policia e Fierit njofton arrestime dhe procedime penale për drejtim mjeti në gjendje të dehur, përplasje me automjet dhe dh*në ndaj të mi*urve

    Policia e Fierit njofton arrestime dhe procedime penale për drejtim mjeti në gjendje të dehur, përplasje me automjet dhe dh*në ndaj të mi*urve

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se gjatë ditëve të fundit specialistët e saj kanë ndërmarrë një sërë veprimesh për sigurinë rrugore dhe hetimin e krimeve, duke çuar në arrestime, referim në Prokurori dhe hetim për ngjarje të ndryshme.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Po ashtu, materialet iu referuan Prokurorisë për shtetasin A. Z., 40 vjeç, banues në fshatin Frashër, i cili me automjetin që drejtonte ka përplasur një 15-vjeçar. Viktima ka marrë asistencë mjekësore dhe më pas është larguar në banesë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në të njëjtën kohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan në Prokurori shtetasit G. H., 22 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, dhe një 17-vjeçar, të dyshuar se për motive të dobëta kanë goditur me grushte një 15-vjeçar.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Policia njofton gjithashtu se po punohet intensivisht për gjetjen e shtetasit Dh. V., 63 vjeç, i cili u largua nga banesa më 17 nëntor 2025, sipas kallëzimit të nipit të tij, E. V.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Të gjitha materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

  • Rriten prurjet e Vjosës në Novoselë, lumi arrin nivelin 8.2 metra

    Rriten prurjet e Vjosës në Novoselë, lumi arrin nivelin 8.2 metra

    Screenshot

    Ndërsa në Memaliaj raportohet për rënie të nivelit të lumit Vjosa, në territorin e Novoselës situata paraqitet e kundërta. Matjet e fundit tregojnë se Vjosa ka arritur kuotën 8.2 metra, duke sinjalizuar rritje të vazhdueshme të prurjeve.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas monitorimeve në terren, nëse intensiteti i prurjeve vijon me të njëjtin ritëm, pritet një rritje e mëtejshme e nivelit të lumit, çka mund të shtrihet edhe në zona të tjera të ulëta përgjatë lumit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave janë në gatishmëri dhe u bëjnë apel banorëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme pranë lumit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • UT vlerëson me Medalje Ari dhe Argjendi dy drejtues të Policisë së Shtetit

    UT vlerëson me Medalje Ari dhe Argjendi dy drejtues të Policisë së Shtetit

    Universiteti i Tiranës ka nderuar me Medalje Ari dhe Medalje Argjendi dy oficerë të Policisë së Shtetit, Drejtuesin Altin Mena dhe Kryekomisarin Oliger Torba, të cilët kanë përfunduar me rezultate të larta programin “Master Ekzekutiv në Kriminalogji”. Ceremonia u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në prani të Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtuesit Madhor Ilir Proda, dhe Rektorit të UT-së, Artan Hoxha.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Gjatë fjalës së tij, Proda vlerësoi arritjen akademike të dy punonjësve dhe theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve profesionale përmes shkollimit dhe trajnimeve. Ai bëri me dije se këtë vit, në Akademinë e Sigurisë, është hapur për herë të parë Masteri Shkencor “Siguria Publike dhe Hetimi i Krimit”, ndërsa janë rritur edhe kuotat për maturantë dhe punonjës policie. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Nga ana tjetër, rektori Artan Hoxha çmoi bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit dhe Universitetit të Tiranës, duke e konsideruar edukimin e vazhdueshëm një vlerë të rëndësishme në forcimin e institucioneve të sigurisë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Gjatë ceremonisë, oficerët e vlerësuar Torba dhe Mena shprehën mirënjohjen për mbështetjen institucionale, duke theksuar se përmes trajnimit dhe shkollimit të vazhdueshëm rritet cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Sipas Policisë së Shtetit, ky vlerësim është një dëshmi e profesionalizmit dhe angazhimit të punonjësve të saj në misionin për ofrimin e një shërbimi sa më dinjitoz dhe efektiv për publikun.

  • Vlorë – Rritet niveli i Vjosës, përmbyten toka në Novoselë

    Vlorë – Rritet niveli i Vjosës, përmbyten toka në Novoselë

    Screenshot

    Niveli i lumit Vjosa ka arritur aktualisht në 7.75 metra, duke shkaktuar përmbytje në disa toka bujqësore në zonën e Novoselës. Si pasojë e prurjeve të mëdha, uji është afruar gjithashtu në zonën pranë thertores, duke rritur shqetësimin për mundësinë e përhapjes së mëtejshme të përmbytjeve.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Autoritetet lokale ndodhen në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa u kërkohet banorëve të zonave të rrezikuara të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencave civile. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, dy automjete përfundojnë jashtë rruge për shkak të shpejtësisë

    Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, dy automjete përfundojnë jashtë rruge për shkak të shpejtësisë

    Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të fshatit Mashkullorë, në rrugën nacionale Gjirokastër–Tepelenë. Shpejtësia e lartë dyshohet të jetë shkaku kryesor që ka bërë që dy automjete, një BMW dhe një Volkswagen, të humbasin kontrollin dhe të përfundojnë jashtë rruge.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Çarjet në argjinaturën e Bistricës përmbytin Çukën, katër barinj të izoluar – dëme të mëdha në banesa dhe tokat bujqësore

    Çarjet në argjinaturën e Bistricës përmbytin Çukën, katër barinj të izoluar – dëme të mëdha në banesa dhe tokat bujqësore

    Screenshot

    Situata paraqitet kritike në fshatin Çukë, ku argjinatura e lumit Bistrica është çarë si pasojë e prurjeve të larta, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme në zonë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas informacioneve paraprake, katër barinj janë izoluar në një stallë me dele. Shërbimet e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po punojnë për t’i shpëtuar në mënyrë të sigurt, megjithëse terreni i vështirë dhe vërshimi i ujit e pengojnë ndërhyrjen. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Përmbytjet kanë përfshirë qindra hektarë tokë bujqësore, duke shkaktuar dëme të mëdha në parcelat e mbjella dhe në infrastrukturën vendore. Po ashtu, pesë banesa në fshatin Çukë janë përmbytur, me dëme të konsiderueshme materiale. Banorët janë evakuuar ose po asistohen nga autoritetet.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”