Author: Fieriweb.com

  • Tronditet Durrësi, atentat 29-vjeçarit, humbet jetën në spital. E shkuara e “errët” e të riut

    Tronditet Durrësi, atentat 29-vjeçarit, humbet jetën në spital. E shkuara e “errët” e të riut

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku sipas Informacionit paraprak të policisë mësohet se një atentat me armë i është bërë shtetasit Ermir Dedja, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.Reklama në FieriWeb

    Dedja mësohet se ka qenë një person me precedentë penalë, pasi në vitin 2017 ai është arrestuar në Durrës për një bashkëpunim me Ismail Nuredinin në plagosjen e një të riu në Shijak.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Njoftimi i Policisë:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Më datë 20.05.2025, në orën 00:50,  në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet  për  kapjen e autorit/ve.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

    KUSH ËSHTË VIKTIMA ERMIR DEDJA?

    Më 11 prill të vitit 2017 në Shijak do të plagosej me pistoletë një 25-vjeccar dhe për ngjarjen në fjalë do të arrestoheshin autori i dyshuar i plagosjes, Ismail Nuredini, 30 vjeç në atë kohë, dhe personi që e ka përkrahur, konkretisht shtetasi: Ermir Dedja 21 vjeç, banues në Durrës.

    Sipas raportimeve të kohës në media Nuredini më 17 prill 2017, rreth orës 08:30, në hyrje të qytetit të Shijakut, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur në këmbë, me armë zjarri tip pistoletë, shtetasin B.K. 25 vjeç, banues në Shijak. Ky i fundit do të shtrohej në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

    Gjatë kontrolleve që ka kryer policia, me qëllim kapjen e autorit, kanë kapur në një automjet “Taxi”(shtetasit e mësipërm kanë qenë pasagjerë) dhe arrestuar në flagrancë shtetasit e lartpërmendur.

    Ndërkohë, gjatë kontrollit që i është ushtruar të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: arma e zjarrit tip pistoletë, në çantën e krahut (marsup) të shtetasit Ismail Nuredini dhe një thikë, gjatë kontrollit fizik të shtetasit Ermir Dedja.

    Shtetasi Ismail Nuredini është person me precedent penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës (I arrestuar në vitin 2009 për tentativë vrasje dhe 2016 për shkatërrim prone me zjarr). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të shtetasit Ismail Nuredini parashikuar në nenet 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal; “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe”Përkrahja e autorit të krimit”, në ngarkim të shtetasit Ermir Dedja parashikuar në nenet 279 dhe 302 të Kodit Penal.

  • Ekzekutimi në Durrës, zbardhen dëshmitë e para/ Viktima nga Shijaku, po ecte në trotuar kur u qëll*a me aut*matik

    Ekzekutimi në Durrës, zbardhen dëshmitë e para/ Viktima nga Shijaku, po ecte në trotuar kur u qëll*a me aut*matik

    Mbrëmjen e djeshme, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Ermir Dedja, 29 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.Reklama në FieriWeb

    Raportohet se, “ngjarja ka ndodhur pranë qendrës shëndetësore të lagjes, ku viktima po lëvizte në këmbë, i veshur me kostum sportiv. Persona të maskuar kanë shfrytëzuar momentin që ai po ecte në trotuarin e një pallati dhe e kanë qëlluar me armë automatike nga pas, në zonën e shpatullave, bëhet me dije sipas burimeve.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ermir Dedja për t’i shmangur plumbave ka tentuar të futet në qendër Shëndetësore por nuk ia ka dalur pasi e kanë kapur plumbat. Shenjat e plumbave janë dhe në derën prej xhami të qendrës shëndetësore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Dëshmia Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Një banor i një pallati përballë vendit të ngjarjes ka deklaruar se dëgjoi breshëri arme zjarri dhe në fillim mendoi se bëhej fjalë për fishekzjarrë. Nga dritarja ka parë një person të shtrirë në tokë dhe ka kuptuar se bëhej fjalë për një vrasje. Sipas tij, pak më vonë mbërritën forcat e policisë dhe më pas autoambulanca që transportoi trupin e të riut drejt Spitalit Rajonal Durrës, ku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Hetimet

    Nga informacionet e para, autorët kanë qenë në gjurmim të viktimës dhe pasi janë koordinuar për itinerarin e viktimës, kanë sinjalizuar njëri-tjetrin për të kryer vrasjen e tij dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet. Viktima, me origjinë nga Shijaku, por banues në Durrës, jetonte në një banesë në lagjen nr. 11 i vetëm. Ai rezulton person me precedentë penalë.

    Në vitin 2015, Ermir Dedja është arrestuar pasi i kishte shitur drogë një grupi personash që synonin ta transportonin atë nga pika kufitare e Morinës drejt Kosovës. Rasti ishte pjesë e operacionit policor të koduar “Jupa 1”. Në një tjetër rast, në vitin 2017, ai është arrestuar pasi kishte përkrahur Ismail Nuredinin në një plagosje në Shijak.

    Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po zhvillohen hetime intensive për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes dhe sigurimin e provave për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Policia deklaron se po shqyrton pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë për të kuptuar më mirë dinamikën e ngjarjes. Hetimet janë në vijim dhe aktualisht po shqyrtohen disa pista, por ende nuk ka një pistë të saktësuar për motivin e vrasjes

  • Ervin Toro falënderon mbështetësit e qarkut Fier: “Ky është vetëm fillimi – jemi gati për ndryshimin e vërtetë”

    Ervin Toro falënderon mbështetësit e qarkut Fier: “Ky është vetëm fillimi – jemi gati për ndryshimin e vërtetë”

    Fier – Kandidati për deputet i Nismës Shqipëria Bëhet, Ervin Toro, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj qytetarëve të qarkut Fier për mbështetjen gjatë fushatës elektorale. Në një reagim publik pas përfundimit të procesit zgjedhor, Toro tha se angazhimi në terren i ka dhënë më shumë besim dhe vendosmëri për të vazhduar rrugën drejt ndryshimit të sistemit politik në vend.Reklama në FieriWeb

    “Jam vërtet mirënjohës për mësimet e marra dhe realitetet që përjetova në terren. Si parti e re, ne frymëzuam mbi 70,000 njerëz që kërkojnë ndryshim të vërtetë. Këto zëra më japin shpresë dhe më forcojnë besimin se mund të ndërtojmë një sistem më të drejtë, më demokratik”, u shpreh Toro.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e rolit që duhet të luajë diaspora shqiptare në këtë proces transformimi, duke i bërë thirrje të angazhohet më fort dhe të mos ndjehet e përjashtuar apo komplekse për të ndikuar në rrjedhat politike në vend.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    “Në një moment kritik për identitetin dhe kulturën tonë, është thelbësore që të mos largohemi, por të qëndrojmë e të luftojmë për të ardhmen tonë. Të jemi përkrahës të popullit tonë, të inatosjes së drejtë dhe të shpresës”, deklaroi ai. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Duke e cilësuar këtë si vetëm fillimin e një rruge më të gjatë, Toro premtoi se angazhimi i tij për një Shqipëri ndryshe do të vazhdojë me të njëjtën forcë dhe përkushtim.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Mesazhi i Ervin Toros:

    “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen!

    Jam vërtet mirënjohës për mësimet e marra dhe realitetet që përjetova në terren. Si parti e re, ne frymëzuam mbi 70,000 njerëz që bënin thirrje për ndryshim të vërtetë. Këto zëra më japin shpresë dhe më forcojnë besimin se mund të ndërtojmë një sistem më të drejtë, më demokratik.

    Mirënjohës ndaj takimit me shumë njerëz pasionantë dhe të përkushtuar të angazhuar për transformimin e atdheut tonë ishte vërtet frymëzuese. Të gjithëve që më mbështetën, votuan dhe besuan në mua — faleminderit. Ky është vetëm fillimi, dhe unë jam i përkushtuar për të vazhduar këtë luftë.

    Diaspora jonë duhet të luajë rol më aktiv në drejtimin e ndryshimit dhe jo të jetë komplekse. Ne kemi mjetet, burimet dhe lirinë për të sfiduar sistemin aktual. Ju bëj thirrje të mos i mbyllim sytë ndaj asaj që po ndodh në atdheun tonë – jemi në një pikë kritike ku rrezikohet identiteti dhe kultura jonë. Ne duhet të jemi përkrahës të inatosjes dhe inkurajimi i popullit tonë të qëndrojë dhe të mos largohet nga vendi është thelbësore për të ardhmen dhe ekzistencën tonë si popull shqiptar.

    Le të qëndrojmë të angazhuar, të punojmë së bashku dhe të vazhdojmë të shtyjmë për ndryshimin që të gjithë duam të shohim.”

  • FOTO/ Ky është Ermir Dedja, 29-vjeçari që u vra mbrëmë në Durrës

    FOTO/ Ky është Ermir Dedja, 29-vjeçari që u vra mbrëmë në Durrës

    Publikohet fotoja e viktimës së atentatit të mbrëmshëm në qytetin e Durrësit.Reklama në FieriWeb

    Ermir Dedja sapo kishte zbritur nga automjeti i tij kur autorët, ende të paidentifikuar, i zunë pritë dhe e qëlluan me breshëri kallashnikovi.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    I riu ishte me origjinë nga Shijaku, por jetonte në Durrës. Ai kishte jetuar kohët e fundit në Gjermani, ku dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminaleReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Fier – Dita Botërore e Bletëve: Vlerësohet bletaristi fierak Fredinand Muskaj, një nga më të mëdhenjtë në vend

    Fier – Dita Botërore e Bletëve: Vlerësohet bletaristi fierak Fredinand Muskaj, një nga më të mëdhenjtë në vend

    Sot, më 20 maj, bota kremton Ditën Ndërkombëtare të Bletëve, një datë që ka për qëllim të ndërgjegjësojë opinionin publik mbi rëndësinë jetike që kanë bletët dhe insektet e tjera polenizuese për ekosistemin dhe sigurinë ushqimore. Kjo ditë është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 2017, për të nderuar ditëlindjen e Anton Janša, pionier i bletarisë moderne nga Sllovenia, dhe për të theksuar rolin e bletëve në ruajtjen e biodiversitetit dhe në bujqësinë e qëndrueshme.Reklama në FieriWeb

    Në këtë kuadër, në Fier u vlerësua puna e Fredinand Muskajt, një prej bletarëve më të njohur të qarkut, i cili me përkushtim e pasion prej shumë vitesh kontribuon në zhvillimin e kësaj fushe kaq të rëndësishme. Muskaj është administrator i mbi 500 kosheresh, të shpërndara në tre parqe të mëdha bletësh në Dhërmi, Seman dhe Pojan.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Përvoja dhe serioziteti i tij e kanë bërë atë një pikë referimi për bletarinë në Fier dhe më gjerë, duke sjellë produkte natyrale cilësore në treg dhe duke ndihmuar në ruajtjen e ekosistemit përmes polenizimit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    “Bletët nuk janë vetëm prodhues të mjaltit, por janë punëtore të heshtura që mbajnë në këmbë gjithë zinxhirin ushqimor dhe jetën në planet,” tha Muskaj në një prononcim të shkurtër për mediat lokale. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Dita Botërore e Bletëve është një thirrje për veprim ndaj rënies së numrit të bletëve në botë për shkak të pesticideve, ndotjes dhe humbjes së habitateve. Ajo na kujton se mbështetja për bletarinë dhe fermerët si Fredinand Muskaj është më e rëndësishme se kurrë më parë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Fituesi i madh dhe humbësit e padukshëm të 2025-ës: Demokracia në krizë përfaqësimi!

    Fituesi i madh dhe humbësit e padukshëm të 2025-ës: Demokracia në krizë përfaqësimi!

    Zgjedhjet e majit 2025 vulosën një shumicë absolute për Partinë Socialiste, por ekspozuan njëherazi mangësitë e thella të sistemit zgjedhor shqiptar. Vota nuk u përkthye gjithmonë në përfaqësim, dhe demokracia mbeti peng e një kodi që i shërben më shumë partive të mëdha sesa qytetarëve.Reklama në FieriWeb

    Zgjedhjet parlamentare të majit 2025 shënuan një rezultat të qartë politik, por njëherazi hodhën dritë të ashpër mbi dështimet e sistemit tonë zgjedhor për të përfaqësuar drejt vullnetin qytetar. Me 83 mandate të siguruara, Partia Socialiste u rikonfirmua si shumicë absolute në Kuvend, duke lënë në opozitë një bllok të fragmentarizuar e të paqëndrueshëm, të përçarë më shumë nga interesat personale sesa nga ide apo alternativa serioze. Megjithatë, përtej kësaj fitoreje numerike, rezultati dëshmon se përfaqësimi real në Kuvend mbetet i deformuar, i cunguar dhe larg standardeve që një demokraci funksionale duhet të garantojë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Kodi zgjedhor në fuqi, me sistemin proporcional rajonal, me lista të mbyllura në thelb dhe me një formulë ndarjeje që favorizon në mënyrë të njëanshme forcat e mëdha politike, ka prodhuar sërish një parlament që nuk pasqyron mozaikun real të votës qytetare. Shembulli më domethënës i këtij deformimi është kandidatura e Ilir Alimehmetit, i cili arriti të sigurojë mbi 16 mijë vota preferenciale në qarkun e Tiranës, por mbeti jashtë Kuvendit, ndërkohë që kandidatë me më pak mbështetje, të renditur më lart në listë nga partia, siguruan mandate. Ky fenomen vërteton se listat e ashtuquajtura të hapura janë, në praktikë, të mbyllura, dhe qytetari, ndonëse i jepet e drejta e zgjedhjes, në fakt nuk ka ndikim real në përbërjen përfundimtare të përfaqësimit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Edhe formula e përdorur për shpërndarjen e mandateve, e njohur si d’Hondt, vazhdon të jetë një tjetër mekanizëm që favorizon disproporcionalisht partitë e mëdha, duke e bërë thuajse të pamundur për forcat politike të reja ose të vogla të konvertojnë votat në mandate, edhe kur ato përfaqësojnë një numër të konsiderueshëm zgjedhësish në nivel kombëtar. Kjo situatë ushqen një sistem të mbyllur politik, pengon qarkullimin e elitave dhe demotivon pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në jetën publike. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Megjithatë, një risi pozitive e këtyre zgjedhjeve ishte pjesëmarrja e diasporës shqiptare, e cila për herë të parë arriti të votojë nga jashtë vendit. Ky ishte një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes së një komuniteti jetik për vendin, i cili prej vitesh ka kërkuar me ngulm të drejtën për të ndikuar në vendimmarrje. Pavarësisht se ky proces u shoqërua me probleme teknike dhe logjistike, ai tregoi se vota e emigrantëve është jo vetëm e mundur, por edhe e domosdoshme për një sistem më gjithëpërfshirës dhe më të drejtë. Pikërisht për këtë arsye, ky drejtim duhet përmirësuar dhe forcuar në të ardhmen, jo lënë në harresë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në këtë kontekst, nevoja për një reformim të thellë dhe të sinqertë të Kodit Zgjedhor bëhet më shumë se një kërkesë politike – është një domosdoshmëri demokratike. Duhet kaluar drejt një sistemi që i jep qytetarit të drejtën reale për të zgjedhur përfaqësuesin e tij dhe jo vetëm partinë. Duhet një formulë më e drejtë për shpërndarjen e mandateve, që vlerëson votën e çdo individi njësoj, pa dallim nëse ai voton për një forcë të madhe apo për një alternativë të re.

    Duhet një sistem që nuk i sheh partitë si pronare të votës, por qytetarët si themel të çdo përfaqësimi. Vetëm kështu mund të shpresojmë për një klasë politike më të përgjegjshme, një opozitë më të fortë dhe një Kuvend që flet me të vërtetë në emër të të gjithëve.

    Nga Vladimir Muçaj – newsalbania.al

  • Zegjine Çaushi falënderon qytetarët e Fierit pas fitores: “Një fitore e përbashkët, një rrugëtim i ri me përgjegjësi”

    Zegjine Çaushi falënderon qytetarët e Fierit pas fitores: “Një fitore e përbashkët, një rrugëtim i ri me përgjegjësi”

    Pas konfirmimit të fitores së saj në zgjedhjet parlamentare, kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun Fier, Zegjine Çaushi, ka shprehur falënderimet e saj për qytetarët që i besuan votën dhe mbështetjen.Reklama në FieriWeb

    Në një mesazh publik, Çaushi u shpreh se kjo fitore nuk është personale, por e përbashkët, duke e konsideruar atë si një mandat besimi për të vijuar punën me përkushtim dhe përgjegjësi në shërbim të qytetarëve.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    “Zëri juaj u dëgjua dhe u kthye në forcë për të ecur përpara. Kjo fitore është e çdo qytetari që beson tek puna, të rinjtë dhe vizioni për një Shqipëri më të fortë dhe më të drejtë,” u shpreh Çaushi.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ajo falënderoi në mënyrë të veçantë Kryeministrin Edi Rama për vizionin dhe mbështetjen, si dhe drejtuesen politike të qarkut Fier, znj. Belinda Balluku, për udhëheqjen dhe energjinë që sipas saj ishin vendimtare në këtë sukses elektoral. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    “Mirënjohje për znj. Belinda Balluku për udhëheqjen, energjinë dhe fitoren spektakolare që u arrit falë punës së saj,” theksoi Caushi.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Po ashtu, ajo vlerësoi punën e strukturave të Partisë Socialiste në Fier, duke e cilësuar rezultatin si një dëshmi të qartë të bashkimit dhe përkushtimit të ekipit.

    Zegjine Caushi mbylli mesazhin me zotimin për të qenë zëri i qytetarëve në Kuvend dhe për të përfaqësuar çdo të ri, grua dhe familje që aspiron për më shumë.

    Mesazhi i Plotë:

    ❤️🙏 Faleminderit nga zemra!

    Faleminderit çdo qytetari në qarkun Fier dhe në diasporë që më dha votën, besimin dhe mbështetjen! Zëri juaj u dëgjua dhe u kthye në forcë për të ecur përpara me më shumë përgjegjësi dhe përkushtim.Kjo fitore nuk është personale – është e jona, e çdo njeriu që beson tek puna, tek të rinjtë, dhe tek vizioni për një Shqipëri më të fortë dhe më të drejtë! 🇦🇱

    Një falënderim të veçantë për Kryeministrin Edi Rama për vizionin, besimin dhe forcën që na jep çdo ditë për të punuar me zemër për vendin tonë. 🙌

    Mirënjohje për znj. Belinda Balluku, drejtuese e jashtëzakonshme e qarkut Fier, për udhëheqjen, energjinë dhe fitoren spektakolare që u arrit falë punës së saj. 🌟

    Dhe për gjithë ekipin e mrekullueshëm të Partisë Socialiste në qarkun Fier – kjo fitore është dëshmi e bashkimit tonë, e përkushtimit dhe e punës së përbashkët. 🌹

    Me besim dhe përulësi, nis një rrugëtim i ri për të qenë zëri juaj në Kuvend. Do të jem aty për ju – për çdo të ri, për çdo grua, për çdo familje që ka ëndrra dhe kërkon më shumë.Faleminderit Fier! Faleminderit Diasporë! Faleminderit Shqipëri! 🇦🇱❤️”

  • Do të çelni seancën në shtator si deputeti më i vjetër? Berisha: Nuk do mund të ndodhë ndonjëherë

    Do të çelni seancën në shtator si deputeti më i vjetër? Berisha: Nuk do mund të ndodhë ndonjëherë

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur poshtë mundësinë që të jetë ai deputeti që do të çelë seancën e re parlamentare në shtator, edhe pse është deputeti më i vjetër.Reklama në FieriWeb

    Pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të masës “detyrim paraqitje”, Berisha deklaroi se nuk mund të marrë një rol të tillë në një parlament që, sipas tij, është produkt i një procesi zgjedhor të manipuluar. Ai e konsideroi këtë si pjesë të një beteje më të gjerë kundër asaj që e quan vjedhje e organizuar e votës dhe shprehu vendosmërinë për të vijuar përballjen politike me mazhorancën.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Sali Berisha: Unë vazhdoj betejën kundër kësaj vjedhje më monsturoze në 32 vite në historinë pluraliste. Vjedhja ka qenë e paralajmëruar, pasi është denoncuar në 4 rezoluta ndërkombëtare. Vijojmë betejën deri në kthimin e votës së lirë për qytetarët. Nuk do mund të ndodhë ndonjëherë që të hap seancën. Vjedhja ka ndodhur me vendime qeverie, pa e fshehur.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Takimi i Vance me Papa Leon, zv.presidenti i dorëzon letrën e Trump me ftesë në Uashington

    Takimi i Vance me Papa Leon, zv.presidenti i dorëzon letrën e Trump me ftesë në Uashington

    Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance u takua sot në Vatikan me Papa Leo XIV, udhëheqësin e parë të Kishës Katolike nga Shtetet e Bashkuara, të cilit i dërgoi një ftesë zyrtare për të vizituar Shtetet e Bashkuara.Reklama në FieriWeb

    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se Papa priti zëvendëspresidentin, Vance në Vatikan këtë mëngjes.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    “Ishte një takim i mirë dhe produktiv”, tha Caroline Levitt, e cila tha se Trump shpreson ta vizitojw Papa Leon në Uashington “sa më shpejt që të mundet”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Vance, i cili u kritikua ashpër nga i ndjeri Papa Françesku për politikën e ashpër të imigracionit të administratës Trump, i dorëzoi Papës një letër, duke thënë se ishte nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe zonja e Parë, Melania Trump. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Papa, i cili ishte ulur përballë Vance në zyrën e tij zyrtare në Pallatin Apostolik në Vatikan, mori letrën dhe u dëgjua të thoshte “Ndonjëherë”, sipas një videoje të publikuar nga Vatikani.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Selia e Shenjtë konfirmoi në një deklaratë se Vance dhe Papa Leo ishin takuar, por nuk dha detaje rreth diskutimeve të tyre. Një zëdhënës i Vance tha se ata u takuan ballë për ballë përpara se të shkonte, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i cili është gjithashtu katolik.

    Si pjesë e takimit, Vance i dhuroi Papa Leos një fanellë blu marine dhe portokalli të Chicago Bears, me emrin “Papa Leo” dhe numrin “XIV”.

    Pas takimit me Papa Leon, Vance u takua me zyrtarë nga Sekretariati i Shtetit i Vatikanit, zyra më e lartë diplomatike e Kishës. Një deklaratë e Vatikanit i përshkroi bisedimet si “të përzemërta”.

    “Pati një shkëmbim pikëpamjesh mbi disa çështje aktuale ndërkombëtare, të cilat kërkojnë respekt për të drejtën humanitare dhe ndërkombëtare në zonat e konfliktit dhe për një zgjidhje të negociuar midis palëve të përfshira”, tha deklarata e Vatikanit.

  • Tentoi të vr*ste inspektorin e IMT-së pasi i shembën shtëpinë, gjendet i pajetë në paraburgimin e Fushë-Krujës, Qani Muça

    Tentoi të vr*ste inspektorin e IMT-së pasi i shembën shtëpinë, gjendet i pajetë në paraburgimin e Fushë-Krujës, Qani Muça

    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton vdekjen tragjike të shtetasit Qani Hamit Muça në ambientet e paraburgimit në Fushë-Krujë.Reklama në FieriWeb

    IMT-ja shembi shtëpinë e Qani Muçës dhe 55-vjeçari në atë kohë qëlloi me armë në drejtim të inspektorëve.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Plumbi kapi 52-vjeçarin Ilirjan Gavelli, ndërsa Muça është vënë në pranga.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    DEKLARATË PËR SHTYP Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Vendi ku Qani Muça plagosi inspektorin Ilirjan Gavelli

    Sot, më datë 19 maj 2025, rreth orës 03:34, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë-Krujë, i paraburgosuri Qani Hamit Muça është gjetur i vetëvarur në tualetin e dhomës ku qëndronte, në pjesën e grilës së ajrimit. Ngjarja ka ndodhur në sektorin 2, kati i dytë, godina B, ku i ndjeri qëndronte së bashku me pesë të paraburgosur të tjerë.

    Sipas informacionit paraprak, rreth orës 03:34 është vënë re nga një prej të paraburgosurve që Muça po vonohej më shumë sesa zakonisht. Ky i fundit ka hapur derën dhe ka konstatuar Qani Muçën të vetëvarur në grilën e dritares. Menjëherë është njoftuar shërbimi i sigurisë, ndihmës-mjeku i institucionit, si dhe janë njoftuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Burgje (SHKBB).

    Grupet hetimore kanë mbërritur në ambientet e institucionit rreth orës 04:00 dhe kanë nisur procedurat për dokumentimin dhe hetimin e ngjarjes.

    I ndjeri, Qani Hamit Muça, i datëlindjes 02.07.1967, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, ishte i divorcuar, me arsim të mesëm dhe i padënuar më parë. Ai ishte arrestuar më datë 12.08.2024 për veprat penale: “Vrasje e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” (nenet 79/a–22 dhe 278/1 të Kodit Penal). Në IEVP Fushë-Krujë ishte transferuar më datë 28.09.2024 nga IEVP “Jordan Misja”.

    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes!