Kryeministri Edi Rama ishte në Gjirokastër ku zhvilloi një takim për prezantimin e ekipit me të cilin PS garon në 11 maj në këtë qark.
“Nëse hyjmë në BE nuk kemi më nevojë as të negociojmë marrëveshjen për pensionet me Greqinë, se pse kjo është diçka që kryhet automatikisht…Minjtë në këtë vend i kapim vetëm ne. Madje jemi aq të zotë sa kapim edhe minjtë tanë. Këtë na këndojnë si një gjë për të cilën duhet të ulim kokën , në fakt duhet ta mbajmë kokën më lart se ç’e kemi mbajtur deri tani edhe për këtë arsye”, tha ai.
Author: Argjiroja.net
-

Arrestimet nga SPAK, Rama në Gjirokastër: PS është një mace që kap edhe minjtë e vet…
-

Kualifikueset e botërorit, Shqipëria shënon kundër Andorrës
Shqipëria pret Andorrën në sfidën e dytë kualifikuese të Botërorit 2026, pas disfatës me Anglinë tre ditë më parë në Wembley.
Kuqezinjtë vijnë me vetëm një qëllim, fitoren kundër skuadrës më të dobët në letër dhe për të marrë tre pikët e para.
Në portë është Strakosha, teksa në mbrojtje janë rreshtuar Balliu, Gjimshiti, Ajeti dhe Aliji. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laço dhe debutuesi Juljan Shehu. Krahët do të mbulohen nga Broja dhe Hoxha, ndërsa në qendër të sulmit do të luajë Manaj.
Teksa ka nisur të luhet ndeshja për kualifikueset e Botërorit mes Shqipërisë dhe Andorës, kombëtarja shqiptare ka marrë avantazhin duke shënuar golin e parë në minutën e 9 me Rei Manaj. -

Shqipëria nuk ndalet, Manaj shënon golin e dytë kundër Andorrës
Shqipëria pret Andorrën në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjve nuk u lejohen hapat fals, pas disfatës së pësuar në Angli.
Pak më parë janë publikuar formacionet zyrtare, me të dy trajnerët që kanë vendosur për formacionet zyrtare. Ashtu siç pritej, trajneri Sylvinho ka bërë disa ndryshime, në përbërjen e 11-shes titullare.
Shqipëria, në kualifikueset e Botërorit, është në një grup me ekipe si Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra.
Shqipëri: Strakosha; Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Aliji; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja.
Pas golit të shënuar në minutën e 9, me një asis të Brojës, Rei Manaj ka shënuar golin e dytë, duke çuar rezultatin në 2-0 për Shqipërinë. -

Këlcyrë/Mbetën të izoluar në malin e Priskës, policia shpëton 3 turistët grek
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, pas njoftimit të marrë nga 3 turistët grekë, të cilët kërkonin ndihmë pasi kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në fshatin Pavar dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë të malit, kanë shkuar në zonë për t’u ofruar ndihmë.
Turistët pasi janë lokalizuar, janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një hotel në Ballaban, në gjendje të mirë shëndetësore. Motomjetet e tyre do të transportohen ditën e nesërme në Këlcyrë.
Njoftimi:
Pavar, Këlcyrë
Shërbimet e Policisë u shkojnë në ndihmë 3 turistëve grekë, të cilët kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në malin e Priskës, në fshatin Pavar, Ballaban, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, terrenit të thyer dhe errësirës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, pas njoftimit të marrë nga 3 turistët grekë, të cilët kërkonin ndihmë pasi kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në fshatin Pavar dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë të malit, kanë shkuar në zonë për t’u ofruar ndihmë.
Turistët pasi janë lokalizuar, janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një hotel në Ballaban, në gjendje të mirë shëndetësore. Motomjetet e tyre do të transportohen ditën e nesërme në Këlcyrë.
Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesional.
Policia e Gjirokastrës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që, për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
#Policiapranëjush#pushimetësigurta✅️#kërkondihmë112 -

Kombëtarja shqiptare arrin fitoren e parë në kualifikueset e botërorit, triumfon ndaj Andorrës
Kombëtarja kuqezi lë pas humbjen ndaj Anglisë në Wembley, teksa fiton pastër 3 me 0 ndaj Andorrës, duke i’u gëzuar fitores së parë në këtë fushatë eliminatoresh.
Shqipëria e nisi menjëherë vrullshëm sfidën dhe me motivimin për të imponuar lojën menjëherë ndaj kundërshtarit.
Dhe në fakt ndeshja nis në mënyrën më të mirë të mundshme. Minuta e 9 një goditje dënimi nga e djathta e krosuar në mënyrë pefekte nga Asllani, shfrytëzohet nga sulmuesi Rey Manaj që me kokë e çon topin në rrjetë, për golin e avantazhit. Në minutën e 20 do të vinte edhe goli i dytë, pas një aksioni të përkyer, me Brojën që merr një top nga e djathta i ç’markohet mbulimit të mbrojtësit bën një finte ndaj portierit mik, e më pas vendos të pasojë për Rey Manaj, me bomberin e Sivasspor që nuk fal teksa gjen golin e dytë për kuqezinjtë. Falë kësaj dopiete Rey Manaj shkon në kuotën e 10 golave me fanellën kuqezi duke barazuar dy legjenda në historinë e kësaj kombëtareje: Sokol Kushtan dhe Igli Taren.
Avantazh i dyfishtë brenda 20 minutash lojë që u jep lojtarëve të Sylvinhos qetësinë dhe besimin e duhur. Asllani tentoi dy herë nga distanca portën e miqve por pa sukses, me fraksionin e parë që mbyllet me shifrat 2-0. -

Dropull, makina merr flakë në lëvizje e sipër
Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Policia bën me dije se makina e drejtuar nga një 31-vjeçar është përfshirë nga flakët teksa ka qënë duke qarkulluar në këtë aks.
Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin N. G., 31 vjeç, banues në Fier dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. -

Arlind Qori: Lëvizja Bashkë e vetmja që nuk merr financim nga oligarkët
Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori tha se të gjitha partitë politike në Shqipëri, me përjashtim të forcës që ai drejton, marrin financime nga oligarkët. Në edicionin e lajmeve në MCN TV, Qori mohoi kategorikisht mundësinë që Lëvizja Bashkë të bëjë një koalicion qeverisës pas 11 majit cilëndo prej partive në Shqipëri.
I pyetur mbi deklaratat e Berishës që nëse vjen në pushtet do anulohen koncesionet dhe PPP-të, Qori tha se zotime të tilla nuk duhen besuar, pasi PD ka qenë disa herë në pushtet, dhe thjesht po kopjohet programi i Lëvizjes Bashkë.
“Z.Berisha gjithmonë para se të vijnë zgjedhjet kopjon programin e Lëvizjes Bashkë! Merr atë guxim që s’e ka 4 vjet dhe premton gjithçka dhe të kundërtën e gjithçkaje. Berisha ka qenë njëherë në pushtet dhe asokohe ka pasur koncesione, ka pasur PPP. Është e vërtetë që nën qeverisjen Rama këto janë shtuar, e gjithçka ka shkuar keq e më keq, por kjo logjikë ka nisur më herët dhe vazhdon. Partitë e vjetra ndajnë të njëjtën ide, ndajnë të njëjtën frymë, u shërbejnë kryekëput oligarkëve, edhe në këtë sens s’duhen marrë shumë seriozisht se çfarë thonë një muaj para zgjedhjeve. U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos ua vënë veshin hajdutëve dhe gënjeshtarëve të vjetër, por të shohin me seriozitet programin e Lëvizjes Bashkë!”I pyetur nëse ka dijeni për ndonjë skenar bashkëqeverisje PS-PD pas 11 majit, kreu i Lëvizjes Bashkë tha:
“S’kam asnjë teori konspirative, jam i fundit që i marr vesh thashethemet, as interesohem për thashetheme, por di të arsyetoj politikisht. Dimë me siguri që Rama dhe Berisha kanë disa interesa bazike të përbashkëta, si psh. fakti që duan të zhdukin institucionet e reja të drejtësisë se po u shtrëngohet litari, dhe e dyta që janë bashkëpunëtorë të ngushtë me oligarkinë ekonomike. Oligarkët i kanë bashkë, urrejtjen për drejtësinë e kanë bashkë.
Çfarë do të ndodhë në rast se asnjë parti s’ka 71 mandate Parlamentin e ardhshëm? Tre janë skenarët e logjikshëm. Partia që del e para dhe i duhen pak deputetë për të bërë shumicën do kërkojë të blejë deputet në merkaton e deputetëve. Po s’eci versioni i blerjes së deputetëve për të siguruar shumicën, alternativa e dytë është që PS dhe PD të lënë mënjanë teatrin 30 e ca vjeçar të grindjes dhe të bashkëqeverisin.
Mund të gjejnë një fasadë, ta quajnë qeveri teknike, Berisha e ka kërkuar para zgjedhjeve qeverinë teknike, Rama ka thënë do hyjmë në BE, kështu që e ndërtojmë një legjendë të bukur, narrativë, që për hatër të atdheut dhe integrimit bëjmë disa vite bashkëqeverisje. Alternativa e tretë që Lëvizja Bashkë do të çojë përpara në Parlamentin e ardhshëm në rast s’e s’ka shumicë do jenë zgjedhjet e reja, derisa të kemi një frymë të re, dhe vërtet një qeverisje të re”.I pyetur nëse mazhorancës aktuale apo opozitës do t’i duhet qoftë edhe një mandat për të formuar qeverinë, a mund të jetë nga Lëvizja Bashkë, Qori tha:
“Më kollaj do ta gjejnë në Mongoli atë mandat se sa në Lëvizjen Bashkë, te Lëvizja Bashkë s’do kenë vota për asgjë. Ne i konsiderojmë këto parti fund e krye të korruptuara, fund e krye të kapura nga oligarkia, nga njerëz që e kanë vendin në burg. Ne jemi alternativa morale që i ka munguar deri më sot Shqipërisë, përveç se programore. Asnjë parti s’do sigurojë mbështetje për të qeverisur nga Lëvizja Bashkë”.I pyetur a prisni që oligarkët të kenë kontribut në favor të mazhorancës në këto zgjedhje, Qori tha:
“Ata kanë kontribut në favor të çdo partie, përveç Lëvizjes Bashkë. Çdo parti përveç Lëvizjes Bashkë, shpenzon shuma marramendëse në këtë fushatë, që janë të pajustifikuara me mbështetjen shtetërore, ose të vet anëtarëve. Oligarkët janë të pranishëm në media. Dhe mediat e mëdha të oligarkëve paracaktojnë kohën televizive të çdo partie, mundësojnë financimet e pista të gjithandej. E vetmja parti anti-oligarkike dhe për demokraci të shëndetshme është Lëvizja Bashkë, prandaj ne kemi më pak mjete se të tjerët. Prandaj ne fushatën do ta bëjmë të thjesht në maksimum sa i përket mjeteve dhe të pasur sa i përket ideve”.