Author: Argjiroja.net

  • 8 sekrete nga dasma mbretërore e Princeshës Diana dhe Princit Charles

    8 sekrete nga dasma mbretërore e Princeshës Diana dhe Princit Charles

    Kanë kaluar më shumë se 40 vite, por dasma mbretërore e Princeshës Diana me Princin Charles më 29 korrik 1981 mbetet një nga ngjarjet më të komentuara në historinë moderne.
    Ja disa nga sekretet më të pazakonta e prekëse që ndodhën në prapaskenat e asaj dite:
    1. Diana humbi shumë peshë para dasmësNga stresi, Diana ra ndjeshëm në peshë. Stilistja Elizabeth Emanuel tregoi se ajo nga një bel 66-68 cm, përfundoi në 58 cm. Diana e pranoi më vonë se çrregullimi ushqimor nisi pasi Charles i kishte bërë një koment për trupin e saj.
    2. Derdhi parfumin mbi fustanNdërsa po përgatitej, Diana pa dashje derdhi disa pika parfum mbi fustanin e bardhë. Grimerja e saj i sugjeroi që të mbante dorën mbi njollën, duke bërë sikur po ngrinte fustanin për të mos e shkelur.
    3. Fustani i saj i gjatë i vuri në siklet shoqëruesetPjesa e pasme e fustanit (bishti) ishte shumë i gjatë dhe kërkonte koordinim të kujdesshëm. Shoqërueseve të vogla Diana u tha thjesht: “Bëni më të mirën tuaj”, ndërsa ato përpiqeshin të mos e tërhiqnin shumë dhe të mos prishnin pamjen.
    4. U përgatitën dy buqeta për nusenPër të shmangur ndonjë incident si në dasmën e Mbretëreshës Elizabeth (ku humbi buqeta), për Dianën u përgatitën dy buqeta identike, një për të mbajtur, dhe një rezervë, në rast se ndodhte ndonjë problem.
    5. Diana ngatërroi emrin e Charles gjatë betimitNga emocionet, ajo gaboi dhe e quajti “Philip Charles” në vend të “Charles Philip”. Me kaq shumë emra mbretërorë, ishte një lapsus njerëzor.
    6. Fustani kishte një simbol për fat të mirëBrenda fustanit ishte fshehur një patkua i vogël prej ari 18 karatësh, zbukuruar me diamante, një simbol klasik për fat në martesë.
    7. Kishin përgatitur një çadër të veçantë në rast shiuNëse do të binte shi, stilistët kishin krijuar një ombrellë të dekoruar me të njëjtën dantellë si fustani. Për fat të mirë, koha qëndroi e kthjellët.
    8. Camilla ishte në listën e të ftuarvePavarësisht lidhjes së mëparshme me Charles, Camilla mori pjesë në dasmë, për shkak të rolit zyrtar të burrit të saj në ushtri. Thuhet se Charles kishte shpërthyer në lot natën para ceremonisë,  ende i paqartë mes detyrës dhe ndjenjave për Camillën.

  • VIDEO/ Pas komenteve në rrjet, Don Xhoni dhe Loredana shfaqen së bashku!

    VIDEO/ Pas komenteve në rrjet, Don Xhoni dhe Loredana shfaqen së bashku!

    Prej disa ditësh, ndjekësit kanë vënë re një afrim virtual mes Don Xhonit dhe Loredanës, ku nuk kanë munguar as komentet me nota lozonjare nga ana e reperit në postimet e saj.
    Por sot, Don Xhoni ka shtuar dhe më shumë “benzinë në zjarr”, duke postuar një video ku shfaqet së bashku me Loredanën. Shikimi i tij ndaj saj është gjithçka për të cilën po flasin rrjetet…

  • VIDEO/ Pas komenteve në rrjet, Don Xhoni dhe Loredana shfaqen së bashku!

    VIDEO/ Pas komenteve në rrjet, Don Xhoni dhe Loredana shfaqen së bashku!

    Prej disa ditësh, ndjekësit kanë vënë re një afrim virtual mes Don Xhonit dhe Loredanës, ku nuk kanë munguar as komentet me nota lozonjare nga ana e reperit në postimet e saj.
    Por sot, Don Xhoni ka shtuar dhe më shumë “benzinë në zjarr”, duke postuar një video ku shfaqet së bashku me Loredanën. Shikimi i tij ndaj saj është gjithçka për të cilën po flasin rrjetet…

  • Vllaznia që sot në Islandë, klubi shkodran nuk i lë gjë rastësisë për ndeshjen e kthimit në Europë

    Vllaznia që sot në Islandë, klubi shkodran nuk i lë gjë rastësisë për ndeshjen e kthimit në Europë

    Ekipet shqiptare do jenë sërish në aktivitet ditën e enjte, ku skuadra si Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia do të kërkojnë një kualifikim tresh në turin e tretë të Conference League.
    Një arritje e cila nëse do vijë do ishte historike për futbollin shqiptar. Misionin më të vështirë për një kualifikim nga ekipet e sipër përmendura e ka Vllaznia. Që do udhëtojë drejt Islandës për të ruajtur avantazhin 2-1 të ndeshjes së parë ndaj Vikingur në Shkodër.

    Me shkodranët që do luajnë në ishullin më verior të Europës dhe pranë tyre nuk do kenë as tifozët, duke pasur parasysh largësinë e madhe mes dy vendeve. Por, nga ana e tyre shkodranët duket se nuk kërkojnë t’i lënë asgjë rastësisë dhe për skuadrën kërkohet komoditet i plotë. Kështu ekipi do të jetë që ditën e martë në Islandë, në mënyrë që të ketë edhe mundësi rikuperimi nga udhëtim i largët dhe futbollistët të mos ndjejnë lodhjen. Po ashtu kuqeblutë kërkojnë të kenë edhe një përshtatje më të mirë me klimën në Islandë.
    Ku janë të parashikuara 2 stërvitje në tokën islandeze. Me 9 herët kampionët e vendit tonë që do kërkojnë të ruajnë avantazhin minimal të 90 minutave të para, për të arritur një kualifikim historik në turin e tretë të kompeticioneve europiane.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Amber Candy: Nuk rri pa një bashkëjetesë, por s’mund të adoptoj një fëmijë!

    Amber Candy: Nuk rri pa një bashkëjetesë, por s’mund të adoptoj një fëmijë!

    E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber Candy, foli për jetën e saj pas daljes nga formati dhe planet që ka për të ardhmen, si në aspektin profesional ashtu edhe atë personal.
    E pyetur nga moderatori nëse mendon të krijojë një familje dhe të ketë fëmijë, Amber u tregua e sinqertë, duke theksuar se ndonëse nuk e përjashton mundësinë e një bashkëjetese, nuk është gati për të marrë përsipër një përgjegjësi kaq të madhe si rritja e një fëmije vetëm.
    Pjesë nga biseda:
    Ronaldo: A do të krijosh një familje, të kesh fëmijë?
    Amber: Në momentin që unë jam realiste, e marr jetën ashtu si më vjen. Nëse në jetë bëra një ndryshim, kjo nuk do të thotë që të deliroj me mendjen time. Absolutisht nuk mund të rri dot pa një familje, pa një bashkëjetesë, por fëmija është një përgjegjësi e madhe, nuk mendoj të adoptoj… Më duket shumë e vështirë. Ai fëmijë duhet të rritet normalisht, me nënë e me baba, natyral. Nuk duhet të deliroj në këtë jetë. Në këtë jetë ne nuk do të thotë që t’i bëjmë të gjitha dhe të marrim përsipër gjëra që mund të mos i bëjmë dot dhe që të rrezikojmë për një të tretë, për jetën e një të treti.Ronaldo: Mendon për pasojat që mund të ketë tek fëmija?
    Amber: Absolutisht që po.
    Ronaldo: E lidh këtë me mentalitetin shqiptar?
    Amber: Jo, sepse nëse unë do të ecja me mentalitetin shqiptar, nuk do të isha kjo që jam. Por ai fëmija, duhet të rritet me një nënë e baba natyral dhe duhet të ketë një jetë të lumtur e të mos ketë trauma.

  • Tirana projektohet me tetë të huaj në formacionin e ri, shumë lojtarë duhet të luftojnë për një vend titullari

    Tirana projektohet me tetë të huaj në formacionin e ri, shumë lojtarë duhet të luftojnë për një vend titullari

    Tirana vazhdon me afrime të merkato. Dhe sërish me lojtarë të huaj. Sulmuesi Oluvabori Falaje pritet të jetë përforcimi i radhës te Tirana. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se kanadezi tashmë ka ardhur në kryeqytet dhe është në provë. Nëse gjithçka shkon ashtu siç pritet nga drejtuesit bardheblu, sulmuesi do të firmosë me ekipin.
    Prej shkurtit të këtij viti, ai është pa skuadër dhe tashmë duket i gatshëm për një aventurë të re. 26-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrave si FSV Frankfurt, Hilden dhe së fundmi te TSC Aubstadt. Lojtari ishte një nga ata që u nis për fazën përgatitore në Greqi, pikërisht në vendin ku po stërvitet edhe Elbasani. Deri tani te Tirana janë afruar Tsotne Patsatsia, Serge Uilliam Tabekou Ouambe, Kleandro Lleshi, Angelo Tafas, Georgios Valerianos, Etien Tare e Karabeci. Në skuadër pritet të ketë edhe të paktën dy afrime.

    Emrat e lojtarëve do të zyrtarizohen në ditët në vijim. Me mungesat e Ernestit, Abah, por edhe të Ismailit dhe Gjumsit, skuadra vuan stolin. U pa që ekipi nuk kishte alternativa në stol dhe për të rinjtë është akoma shpejt. Tiranës i duhet një afrim në mesfushë dhe një në mbrojtje, për të mos folur që edhe në krahun e djathtë duhet një lojtar. Gjithsesi, deri në mbyllje të merkatos ka ende kohë, me bardheblutë që kanë objektiva të qartë. Afrimet nuk do të ndalen dhe Miles do t’i vihet në dispozicion organika e duhur për të qenë pretendentë për kampionatin e ri.
    FORMACIONI – Tirana projektohet me tetë të huaj në formacionin e ri, por bardheblutë në këtë moment kanë dy ekipe që mund të hedhin në fushën e lojës. Merkatoja ka sjellë në skuadër gjashtë lojtarë, duke nisur nga porta deri në sulm. Nga janari e në vazhdim ekipi është bërë i gjithi në repartin e sulmit. Kanë ardhur Tabekou, Patsatsia, Tare, Falaje, ndërsa Abah, Haxhiu, Gjumsi, Mihana duhet të luftojnë për një vend titullari.
    Mesfusha ka disa ndryshime të vogla, por garda e vjetër, me Metën, Solerin dhe Rafaelin, qëndron në këmbë. Marku, Tola dhe Vogli, pa harruar Duron, duan një shans nga trajneri Mile. Në mbrojtje ka një ose dy dilema. Valerianos ose Ismajli, si dhe ku do të pozicionohet Lleshi. Porta do të jetë një luftë mes Tafasit dhe Kozit, ku secili e nis me shanset e tij. Shkurt, kjo Tiranë ka shumë emra të huaj. Me një formacion të dubluar, bardheblutë duan që të ndryshojnë për mirë

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Vëllai i Nico Williams: Jo vetëm Barcelona, atë e kanë kërkuar disa skuadra

    Vëllai i Nico Williams: Jo vetëm Barcelona, atë e kanë kërkuar disa skuadra

    Saga e Nico Williams te Barcelona, pas takimeve midis agjentit të tij dhe drejtuesve të katalanasve po shkonte drejt një fundi të lumtur, por si duket nuk ishte e thënë.
    Williams në mënyrë krejt të papritur rinovoi kontratën e tij me Athletic Bilbaon deri në vitin 2035, me lojtarin që tregoi se dëshiron t’i përkushtohet klubit bask për një kohë të gjatë.

    Vëllai i tij  dhe kapiteni i Bilbaos, Iñaki Williams, foli sot në konferencë për shtyp rreth thashethemeve të verës.
    “Ishte pak e komplikuar në nivel familjar, sepse u fol shumë për vëllain tim dhe shumë nga gjërat e thënë për Nicon janë të rreme. E vetmja gjë që bëri ishte të heshtte. Të gjithë kanë të drejtë të reflektojnë mbi të ardhmen e tyre. Në shumë momente këtë verë, njerëzit nuk ishin të drejtë me vëllain tim. Kur dikush shkon në një restorant dhe i sillet menyja, ndonjëherë i duhen minuta për të zgjedhur. Vendimi i vëllait tim nuk ishte i lehtë. Ai kishte kaq shumë mundësi përpara tij dhe zgjodhi Athleticon”.

  • Sulmuesi i Realit merr vendimin, ikën nga Madridi

    Sulmuesi i Realit merr vendimin, ikën nga Madridi

    Të reja të rëndësishme te Real Madridi. Sipas FootMercato, sulmuesi brazilian, Rodrygo, me sa duket ka vendosur të largohet nga klubi spanjoll.
    Sulmuesi ka refuzuar  gjithashtu ofertën e bërë nga Tottenham, pasi kërkon të kalojë në një klub më të madh dhe më ambicioz se Spurs.

    Arsyeja e vendimit të lojtarit për t’u larguar nga Madridi thuhet të jetë mungesa e respektit që i është treguar atij nga trajneri i ri Xabi Alonso, i cili e ka përjashtuar atë në mënyrë të përsëritur nga skuadra.

  • Thashethemet s’ndalen: Johnny Depp dhe Angelina Jolie në një lidhje të fshehtë?

    Thashethemet s’ndalen: Johnny Depp dhe Angelina Jolie në një lidhje të fshehtë?

    Prej kohësh në media qarkullojnë zëra për një lidhje të mundshme mes Johnny Depp dhe Angelina Jolie dhe së fundmi, spekulimet janë shtuar ndjeshëm.
    Dy yjet e Hollywood-it, të cilët u njohën gjatë xhirimeve të filmit The Tourist në vitin 2010, thuhet se janë rikthyer në kontakt të ngushtë dhe po takohen fshehurazi mes Londrës dhe Los Angeles-it.
    Sipas burimeve të huaja, takimet e tyre zhvillohen në dhoma private të restoranteve dhe klubeve luksoze, larg syrit të publikut.
    Një burim i afërt me çiftin dyshon se marrëdhënia është ende në fazat e para, por shton se Johnny ka pasur ndjenja për Angelinën prej vitesh dhe është i hapur për një lidhje serioze.
    Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar publikisht, por fansat janë në pritje… a do të kemi çiftin më të papritur të vitit?

  • Princi William dhe Kate Middleton po kërkojnë vendbanim të ri, një opsion se ku mund të zhvendosen

    Princi William dhe Kate Middleton po kërkojnë vendbanim të ri, një opsion se ku mund të zhvendosen

    Pas tre vitesh në Adelaide Cottage në Windsor, Princi William dhe Princesha Kate Middleton po shqyrtojnë mundësinë e një zhvendosjeje në një rezidencë të re mbretërore. Sipas burimeve pranë çiftit, Adelaide Cottage është bërë e vogël për nevojat e familjes së tyre dhe ata janë në kërkim të një shtëpie që ofron më shumë hapësirë dhe privatësi.
    Një nga opsionet që po konsiderohet është Fort Belvedere, një rezidencë historike nga shekulli i 18-të, e ndodhur në një zonë të izoluar të Parkut Windsor. E njohur për stilin e saj gotik dhe historinë mbretërore, Fort Belvedere ka qenë dikur në pronësi të Mbretit Edward VIII. Ajo përfshin ambiente si një pishinë e jashtme, fushë tenisi, serë, dy pellgje dhe tre shtëpi për stafin.
    Më herët, u përfol për një zhvendosje të mundshme në Lozhën Mbretërore, por kjo nuk ndodhi pasi Princi Andrew nuk pranoi të largohej. Një tjetër mundësi ishte edhe një nga krahët e Kështjellës Windsor, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.
    Aktualisht, William dhe Kate jetojnë me tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, në Adelaide Cottage, në pronën e Windsor-it.