Author: AgroWeb.org

  • Gjendet në Shqipëri – Bima që Pastron Tokën Nga Metali i Dëmshëm

    Gjendet në Shqipëri – Bima që Pastron Tokën Nga Metali i Dëmshëm

    Shqipëria është një nga vendet me prodhimin më të lartë të disa metaleve në Evropë por edhe me sasinë më të larmishme të bimëve mjekësore.

    Së fundmi, vendi ynë është përzgjedhur krahas vendeve si Greqia, Spanja dhe Austria në implementimin e një projekti të quajtur Life Agromine.

    Ky projekt synon mbjelljen e bimëve me aftësi të larta përthithëse të mineraleve të nëntokës.

    Një prej këtyre bimëve quhet “Alyssum murale”, ose në shqip “Sericë Muresh”.

    Bima Pastruese e Tokave Djerrë

    Bima hiper akumulatore Alyssum Murale e ka origjinën në vendet e Ballkanit.

    Ajo është tejet e përhapur në tokat e mineralizuara të Shqipërisë.

    Këto toka zënë një sipërfaqe të konsiderueshme në vendin tonë.

    Ato karakterizohen nga një  përmbajtje e lartë e metaleve të rënda dhe përmbajtje të ulët të elementëve ushqyes.

    Bima luleverdhë gjen përdorim të gjërë në teknologjitë më të ndryshme për rehabilitimin e tokave me nikel.

    Ajo përthith metalet e rënda dhe pastron tokën nga çdo ndotje.

    Në këtë mënyrë bima rikthen mundësinë e shfrytëzimit të tokës për shumë prej fermerëve në vend.

    Nxjerrja e Nikelit Nga Bima

    Veç pastrimit të tokës, kërkesa për nikel është gjithnjë e në rritje në mbarë Evropën.

    Ky kontinent prodhon sasi të vogla të këtij metali ndërkohë që prodhimtaria e Greqisë, Spanjës dhe Finlandës zë 8.6% të sasisë globale të nxjerrë nga nëntoka.

    Si rrjedhojë e kërkesës së lartë për nikel dhe ofertës së ulët, shkencëtarët po mendojnë të shfrytëzojnë bimën në fjalë për të rritur sasitë e nxjerra të nikelit.

    Ekstraktimi do të bëhët në mënyrën më organike të mundshme.

    Projekti Life Agromine 

    Në vazhdën e projektit Life Agromine, fushat e Pojskës e Domosdovës buzë liqenit të Ohrit, u pasuruan me bimën me veti të çmuara pastruese.

    Varietete të ndryshme të saj u mbollën në distance të ndryshme dhe rezultatet ishin befasuese.

    Sipas Departamentit të Agromjedisit dhe Ekologjisë në UBT, në një hektar të mbjellë me këtë bimë u mblodhën deri në 120 kilogramë nikel.

    Bimët u përpunuan dhe hiri i akumuluar ishte i pasur me metalin e çmuar.

    Ky i fundit më pas përpunohet për të nxjerrë kripërat e nikelit.

    Kjo metodë është shumë interesante sepse përmirëson ekosistemin dhe gjallëron tokat djerrë.

    Të dhënat shkencore të shumë laboratorëve të huaj tregojnë se tokat me përqindje të madhe metalesh zënë një hapësirë të madhe në vendin tonë.

    Për më tepër, 10% e të gjithë sipërfaqes së Ballkanit ka një përmbajtje të lartë mineralesh.

    Analizat kanë treguar se Hudenishti, Cervenaka dhe Gurit të Kuq kanë një përqendrim të lartë të metaleve të rënda.

    Ndërkohë depozitat më të mëdha të nikelit vihen re në Librazhd, Bilisht, Has dhe Kukës.

    Kjo bimë konsiderohet një gjetje shumë e rëndësishme për pastrimin e Tokave nga metalet e dëmshme./AgroWeb.org

  • Çfarë Ndodh me Trupin Tuaj Nëse Konsumoni Çdo Ditë Lëng Frutash

    Çfarë Ndodh me Trupin Tuaj Nëse Konsumoni Çdo Ditë Lëng Frutash

    Shumë njerëz konsumojnë rregullisht lëngje frutash, si pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm.

    Por edhe pse lëngu i frutave siguron vitamina dhe minerale, ka një numër të metash të cilat janë mbuluar nga ideja e vlerave të shuma shëndetësore që ato ofrojnë.

    Kjo sepse konsumo i lëngjeve të frutave nuk ofron të gjitha përfitimet që ofron  konsumi i një fruti të plotë.

    Një frut, krahas vitaminave dhe mineraleve, ju fal gjithashtu shumë fibra, që mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

    Megjithatë kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i hiqni plotësisht ato nga regjimi juaj, sepse një lëng frutash pa sheqerna të shtuara mund të jetë ende pjesë e një regjimi të shëndetshëm.

    Ju mund të pyesni me të drejtë se çfarë ndodh kur pini lëng frutash çdo ditë dhe si ta përshtatni atë në një regjim të shëndetshëm, AgroËeb.org ju njeh me përgjigjen në vijim.

    Mund të rritet sheqeri në gjak

    Sa herë që pini lëng frutash, sheqernat që gjenden natyrshëm në lëng, shpejt në trupin tuaj. Kjo përthithje e shpejtë çon në një rritje të sheqerit në gjak.

    Kjo mund të rrisë shkaktojë probleme tek personat që kanë diabet ose kanë probleme me menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak.

    Ka nivel të lartë glicemie

    Ushqimeve u caktohet një numër matës, bazuar në atë se sa ngadalë ose shpejt rrisin nivelet e glukozës në gjak, që njihet si indeksi glicemik.

    Njerëzit që kanë diabet ose para-diabet duhet të shmangin pirjen e lëngjeve, pasi kjo mund të shkaktojë një rritje të sheqerit në gjak që mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës.

    Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që në vend të lëngjeve të konsumoni frutat.

    Ju mund të merrni më shumë vitamina dhe minerale

    Lëngjet e frutave vlerësohen për përfitimet në vitamina dhe mierale, dhe kjo ende qëndron, pavarësisht se rrisin sheqerin në gjak.

    Lëngje si ai i portokallit dhe i mollës ofrojnë vitaminë C, e cila ndihmon në përthithjen e hekurit, reduktimin e inflamacionit dhe forcimin e imunitetit.

    Disa lëngje janë gjithashtu të fortifikuara me kalcium dhe hekur, të cilët ndihmojnë qarkullimin e gjakut dhe densitetin mineral të kockave.

    Nuk do të merrni sasinë e rekomanduar të fibrave

    Nëse jeni duke pirë lëng frutash si një zëvendësues për frutat e plota, ju do të humbisni fibrat e frutave, të cilat janë një nga lëndët ushqyese që i bëjnë këto produkte kaq të shëndetshme.

    Fibra luan një rol të rëndësishëm në shëndet: ul nivelin e kolesterolit, normalizon lëvizjet e zorrëve dhe ruan shëndetin e tyre, ju ndihmon të mbani një peshë të shëndetshme dhe ndihmon në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak.

    Fibrat gjithashtu mund të reduktojnë gazrat dhe fryrjen.

    Sipas studimeve në të cilat AgroWeb.org mbështetet, konsumi i frutave të plota, veçanërisht mollët, rrushi dhe boronicat, lidhen ndjeshëm me një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2.

     Ndërsa konsumi i rregullt i lëngjeve të frutave është shoqëruar me një rrezik më të lartë të diabetit të tipit 2.

    Mund të shtoni në peshë

    Lëngu i frutave mund të jetë i lartë në kalori, gjë që me kalimin e kohës mund të çojë në shtim në peshë nëse pini shumë prej tij.

    Dhëmbët tuaj mund të dëmtohen

    Ajo që hani dhe pini mund të ndikojë në shëndetin e dhëmbëve tuaj, në rastin e lëngjeve të frutave, është e mundur që ju mund të rrisni rrezikun për prishjen e tyre.

    Pijet acidike si lëngu i mollës dhe portokallit mund të kontribuojnë, kështu që është më mirë t’i konsumoni rrallë dhe jo në përditshmëri.

    Përfundimi

    Në veçanti, konsumi i lëngjeve të frutave çdo ditë mund të jetë e rrezikshme për ata me diabet.

    Por edhe nëse nuk keni diabet, ju do të humbisni përfitimet e shumta shëndetësore, ai fibrat e tretshme.

    Këshilla më e mirë është që të konsumoni sa më tepër fruta të plota dhe sa më rrallë lëgjet e tyre.

  • Sa Ndikojnë Qepa dhe Specat në Përkeqësimin e Simptomave të Urthit

    Sa Ndikojnë Qepa dhe Specat në Përkeqësimin e Simptomave të Urthit

    Urthi është një çrregullim tretës që prek stomakun dhe ezofagun.

    Ndjesia e djegies është e dhimbshme dhe e parehatshme.
    Kjo sëmundje shoqërohet nga simptoma të tjera që përfshijnë fryrjen, të vjellat, të përzierat, lemza, rënie në peshë, kollë e thatë dhe tharje e fytit.
    Urthi kërkon një disiplinë të fortë në regjimin ushqimor.
    Disa ushqime e nxisin atë dhe disa të tjera i zbusin simptomat.
    Në këtë artikull do të mësoni për rolin e qepës dhe specit në simptomat e urthit .
    Roli i Qepëve Tek Urthi
    Prej  kohësh, qepët kanë qenë në listën e ushqimeve të ndaluara për njerëzit që vuajnë nga urthi.
    Qepa e pagatuar, ka tendencën të nxisë urthin tek njerëzit që nuk vuajnë prej tij dhe ta përkeqësojë atë tek ata që janë të prekur nga ky problem.
    Substancat e qepëve ndikojnë tek ezofagu dhe përshpejtojnë episodet e urthit.
    Roli i Specave Tek Urthi
    Deri më tani, nuk ka asnjë studim shkencor që të fajësojë specat për simptomat e urthit.
    Në fakt, udhërrëfyesit e Qendrës Mjekësore të Universitetit të Merilandit në SHBA, këshillojnë pacientët e prekur nga urthi që të konsumojnë ushqime të pasura me antioksidantë, ku përfshihen edhe specat.
    Niveli i pehashit tek specat është nga 4.8 deri në 5.2, që do të thotë se ato janë alkalinë pra nuk shkaktojnë aciditet të tepërt në organizëm.
    Por kur vjen puna tek urthi, disa speca që përmbajnë kapsaicinë mund të përkeqësojnë simptomat e tij.
    Specat për mbushje nuk përmbajnë kapsaicinë.
    Sidoqoftë, njerëz të ndryshëm kanë toleranca po aq të ndryshme ushqimore.
    Nëse vëreni që specat ju shkaktojnë urth, atëherë mos i konsumoni ato.
    Ushqimet Më Të Përshtatshme Për Njerëzit Që Vuajnë Nga Urthi 
    Disa ushqime të caktuara zbusin simptomat e urthit dhe janë ideale për shëndetin tuaj.
    Selinoja
    Kjo barishte arrin të neutralizojë aciditetin në stomak.
    Ajo është e pasur me proteina dhe antioksidantë që mbrojnë shtresat e stomakut dhe ulin rrezikun e ulçerës në këtë organ.
    Mund ta konsumoni në sallata ose lëng bashkë me mollë.
    Tërshëra
    Ushqimet e pasura me fibër ulin rrezikun e simptomave të aciditetit të stomakut.
    Këto ushqime, siç është tërshëra dhe drithërat e plota duhen konsumuar rregullisht për të parandaluar urthin.
    Xhenxhefili
    Ky zhardhok është i pasur me substanca që luftojnë inflamacionin dhe fuqizojnë imunitetin.
    Xhenxhefili ul prodhimtarinë e aciditetit në stomak.
    Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj ose ta përfshini në gatime.
    Shafrani
    Kjo erëz është plot me antioksidantë aktivë që luftojnë kancerin dhe bakteret.
    Studimet kanë konfirmuar se këto antioksidantë luftojnë dhe parandalojnë inflamacionin në ezofag.
    Salmoni
    Salmoni është një burim i shkëlqyer i astaksanthinës.
    Ky antioksidant, bashkë me të tjerët munden të pakësojnë ndjeshëm simptomat e urthit.
    Salmoni shkatërron bakteret që shkaktojnë ulçerën në stomak.
    Salmoni i egër në veçanti përmban pak yndyrë dhe rekomandohet të konsumohet rregullisht nga njerëzit që vuajnë nga urthi./AgroWeb.org

  • Bukë me Qiqra – Shija e Traditës në Tryezë

    Bukë me Qiqra – Shija e Traditës në Tryezë

    Në raste të veçanta festash apo gëzime familjare, amvisat kujdesen që në mesin e përgatitjeve me receta të veçanta të mos mungojë buka me qiqra.

    Ky gatim special i traditës shqiptare është fantastik dhe sigurisht të kënaq nepsin dhe oreksin teksa lezetos shijen në tryezë.
    AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë përgatitjen e bukës me qiqra në shtëpi, një recetë fantastike që sigurisht do mbledhë gjithë familjen rreth tryezës.
    Përgatitja e Bukës me Qiqra Krejt Lehtë  
    Përbërësit

    1 kg miell gruri
    250 ml qumësht
    1 filxhanë e gjysmë çaji me qiqra
    1-2 lugë gjelle vaj ulliri
    Kripë
    Një lugë gjelle maja buke

    Përgatitja
    Qiqrat i vendosim në një enë me ujë dhe i lëmë aty përreth 4-5 orë që të zbuten. Më pas i kalojmë në një tenxhere të vogël dhe i vëmë në zjarr që të ziejnë.
    Pasi kanë zierë i shtypim me një lugë druri.
    Në një tas të madh, shtojmë me rradhë të gjithë përbërësit me të cilët do përgatitet buka.
    Më parë, majanë treteni në pak ujë të vakët e më pas shtojeni tek përbërësit.
    I përziejmë të gjithë bashkë dhe nisim të punojmë brumin me dorë. Brumi është gati kur të mos ngjitet në duar, nëse ngjitet duhet të shtoni edhe pak miell tjetër.
    Punojeni mirë me duart dhe më pas lëreni të pushojë përreth 1 orë në një vend të errët duke e mbuluar me një pecetë të pastër kuzhine.
    Pas një ore, AgroWeb.org ju sugjeron ta punoni sërish brumin me dorë dhe më pas vendoseni në një tepsi të lyer me shumë pak vaj.
    Hapeni në të gjithë sipërfaqen e tepsisë dhe lëreni ashtu edhe për një orë tjetër.
    Më pas, jepini bukës formën që preferoni dhe futeni të piqet në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë derisa sipërfaqja e bukës të marrë ngjyrë të kuqërremtë./AgroWeb.org

  • Mentja për Shëndetin e Trurit dhe Stomakut – Si ta Rrisni në Shtëpi

    Mentja për Shëndetin e Trurit dhe Stomakut – Si ta Rrisni në Shtëpi

    Mentja është një barishte shumë e pasur në ushqyes e vlera për shëndetin.

    Vitaminat dhe mineralet që ajo përmban e rendisin atë ndër erëzat dhe barishtet më të shëndetshme për organizmin.
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org konsumi i gjetheve të mentes jo vetëm përmirëson funksionet e trurit por edhe të sistemit tretës.
    Vlerat Shëndetësore Të Gjetheve Të Mentes
    Sistemi Tretës
    Konsumi i rregullt i gjetheve të mentes ndihmon në përmirësimin e sistemit tretës.
    Mentoli është një përbërës që gjendet tek të gjitha barishtet e familjes botanike ku bëjnë pjesë mentja dhe nenexhiku qetësojnë muskujt e aparatit tretës duke zbutur dhimbjet.
    E Ftohura
    Vlerat e mentes janë përgjithësisht pozitive në zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes të prekura nga e ftohura dhe gripi.
    Higjena E Gojës
    Mentja ndihmon në largimin e erës së keqe të gojës.
    Ajo është efikase kundër mikrobeve që akumulohen në dhëmbë dhe qiellzë dhe optimizon higjenën e gojës.
    Funksionet E Trurit
    Aroma e mentes mjafton për të përmirësuar fuqinë e trurit dhe përmirësuar funksionet dhe aftësitë e tij.
    Mentja Për Tretje Të Shkëlqyer
    Vaji esencial i mentes dhe nenexhikut përshpejton zbrazjen e stomakut nga mbetjet ushqimore dhe shmang pengesat në aparatin tretës.
    Mentja Në Mjekësinë Popullore
    Në mjekësinë popullore kineze, mentja përdoret gjërësisht për vlerat e saj qetësuese dhe aromatike.
    Ajo konsiderohet shumë e dobishme në përmirësimin e shëndetit të mëlçisë, mushkërisë dhe zorrës së trashë.
    Shpesh mentja përdoret për të trajtuar diarenë apo dhimbjet menstruale.
    Si Ta Rrisni Menten Në Kushtet E Shtëpisë
    Mentja është një barishte që lulëzon shpejt dhe kërkon përkujdesje minimale.
    Ju mund të blini një filiz të bimës ose të këpusni një degë nga bima origjinale.
    Futeni në një enë qelqi me ujë dhe prisni deri sa të lëshojë rrënjë.
    Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon ta transferoni në një vazo dhe rriteni në ballkon ose parvazin e dritares.
    Ajo kërkon ujitje të mjaftueshme por edhe një sistem të mirë kullimi.
    Mentja duhet mbrojtur nga rrezet e forta të diellit.
    Gjethet e saj kanë një aromë të fortë dhe nëse mbahen në ujë mund të qëndrojnë të freskëta për disa ditë.
    Gjethet e mentes mund të ngrihen ose të thahen dhe të përdoren gjatë gjithë vitit./AgroWeb.org

  • Amareta Shtëpie me Ëmbëlsi Fantastike – Gati për t’u Shijuar

    Amareta Shtëpie me Ëmbëlsi Fantastike – Gati për t’u Shijuar

    Nëse doni të provoni diçka të thjeshtë dhe të shpejtë, AgroWeb.org ju sugjeron recetën e këtyre amaretave.

    Me pak përbërës dhe me aromë fantastike portokalli, këto ëmbëlsira do të kthehen në të preferuarat tuaja.
    Mund t’i shoqëroni me kafe, kakao, çaj apo edhe për fëmijët më qumësht në mëngjes.
    Janë vërtetë të thjeshta dhe piqen për vetëm 15 minuta.
    PËRBËRËSIT
    Përgatiten rreth 40 amareta

    400 gr miell
    100 gr sheqer pluhur
    300 gr gjalpë me temperaturë ambienti
    1 pako vanilje
    2 të verdha vezësh
    100g lajthi ose arra
    lëkurën e 1 portokalli

    PËRGATITJA
    Për të përgatitur amaretat e shijshme AgroWeb.org ju sugjeron që të filloni duke rrahur në mikser gjalpin me sheqerin dhe vaniljen.
    Sapo të shihni që kokrrizat e sheqerit kanë filluar të shkrihen, shtoni vezët gjithmonë duke i punuar në mikser.
    Kremi duhet të ketë një ngjyrë të verdhë shumë të hapur gati në të bardhë dhe sheqeri duhet të jetë tretur plotësisht.
    Më pas vazhdoni me lëkurën e portokallit dhe miellin duke e situr.
    Përziejeni ngadalë me mikser dhe sigurohuni që nëse masa ju ka mbetur në anët e tasit ta bashkoni në mes.
    Brumi do të jetë porsi ai i biskotave në lidhje me butësinë dhe elasticitetin.
    Nisni ta ndani brumin në toptha me madhësinë e një arre dhe vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekjeje.
    Në mes të tyre vendosni një lajthi apo arrë sipas preferencës dhe piqini në furrë të ngrohur në 180 gradë.
    Këto amareta janë gati për 10-15 minuta, ndaj tregoni kujdes pasi mund të digjen fare lehtë.
    PAsi të jenë pjekur lërini të ftohen në një pjatë dhe shijojini me të dashurit tuaj./AgroWeb.org

  • Keku Magjik Vetëm me Ujë – Ëmbëlsira me Butësi dhe Aromë të Mrekullueshme

    Keku Magjik Vetëm me Ujë – Ëmbëlsira me Butësi dhe Aromë të Mrekullueshme

    Nëse do të kishim një listë të ëmbëlsirave më të njohura e të preferuara nga të gjithë, me siguri që keku do të ishte në majë të saj.

    Mund të përgatisni kek thuajse me gjithçka, kombinimet e kësaj ëmbëlsire i janë përshtatur çdo shije dhe pikërisht kjo e bën shumë popullore.
    Por nga të gjitha ato që mund të keni dëgjuar e provuar, AgroWeb.org ju tregon më të veçantën.
    Mos u shqetësoni edhe nëse nuk i keni të gjithë përbërësit tradicional të kekut në shtëpi, pasi ky kek magjik kërkon shumë pak prej tyre.
    Emërtimi magjik vjen sepse tek lista e përbërësve të tij nuk do të gjeni, as vezë as gjalpë e as qumësht.
    Prandaj nisni menjëherë me përgatitjen e tij për ta shijuar sa më parë.
    Përbërësit

    200 gr miell
    30 gr kakao pluhur
    120 gr sheqer
    40 ml vaj
    200 ml ujë
    5 ml uthull molle
    1 lugë çaji pluhur pjekje

    Përgatitja
    Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të ndizni furrën në temperaturën 180 gradë C dhe ta lini të ngrohet.
    Në një enë të thellë hidhni miellin, pluhurin e kakaos, sheqerin, pak kripë, pluhurin e pjekjes vajin dhe uthullën e mollës.
    Përzieni mirë dhe hidhni ujin e freskët pak nga pak, duke vazhduar përzierjen me duar ose me rrahës elektrik.
    Bëjeni këtë derisa të shikoni që është formuar një masë brumi e hollë dhe pa kokrriza.
    Më pas përgatisni një tavë pjekje rreth 20-22 cm të mbuluar me letër pjekje dhe në të hidhni me kujdes të gjithë brumin e kekut.
    Tundeni me kujdes, në mënyrë që të dalin bulëzat e ajrit që mund të kenë mbetur brenda dhe futeni në furrë.
    Lëreni të piqet në temperaturë 180 gradë për 17-20 minuta, derisa të shikoni që ka marrë ngjyrë të kafenjtë.
    Pasi ta nxirrni nga furra, lëreni të ftohet 10 minuta më pas mund ta hiqni nga tava e ta prisni.
    Sipas dëshirës sipër mund të shtoni sheqer pluhur, copëza çokollate të grirë apo pak çokokrem./AgroWeb.org

  • Ushqimet Më Të Mira Për Trurin Që Ju Ndihmojnë Me Përqendrimin

    Ushqimet Më Të Mira Për Trurin Që Ju Ndihmojnë Me Përqendrimin

    Fjalë të shumta rreth ushqimeve dhe suplementeve që thonë se ato mund të bëjnë gjithçka për shëndetin tuaj që nga rritja e fokusit e deri tek përmirësimi i kujtesës, vëmendjes dhe i funksioneve të trurit.

    Por a janë të vërteta? Nuk mund të mohohet se me kalimin e viteve plakemi dhe shëndeti nuk është më i njëjë. Lajmi i mirë është se ju mund të përmirësoni shanset për të mbajtur trurin e shëndetshëm nëse shtoni ushqime dhe pije të shëndetshme në regjimin tuaj.
    Më poshtë AgroWeb.org iu njeh me ushqimet më të mira për një mendje të shëndetshme.
    Kafeina mund t’ju bëjë më vigjilent
    Nuk ka asnjë ushqim që mund të rrisë inteligjencën e një njreiu, por disa substanca, si kafeina, mund t’ju japin energji dhe t’ju ndihmojnë të përqendroheni. E gjetur në kafe, çokollatë, pije energjike dhe disa ilaçe, kafeina ju jep atë ndjesi zgjimi, megjithëse efektet janë afatshkurtra.
    Sheqeri mund të rrisë përqëndrimin
    Sheqeri është burimi i preferuar i ushqimit për trurin tuaj. E nuk bëhet fjalë për sheqerin e tryezës, por glukozën, të cilën trupi juaj e përpunon. Kjo është arsyeja pse një gotë me lëng të freskët frutash mund të ofrojë një nxitje afatshkurtër të kujtesës.
    Hani mëngjes për të ushqyer trurin
    Studimet kanë zbuluar se ngrënia e mëngjesit mund të përmirësojë kujtesën dhe vëmendjen afatshkurtër. Sipas tyre u vu re se studentët që hanë mëngjes priren të performojnë më mirë se ata që nuk e hanë. Ushqimet më të mira përfshijnë drithërat me fibra të larta, bulmetin dhe frutat. Vetëm mos e teproni! Studiuesit zbuluan gjithashtu se mëngjeset me kalori të larta duket se e pengojnë përqendrimin.
    Peshku është ushqimi më i mirë për trurin
    Kjo sepse peshqit janë të pasur me acide yndyrore omega-3 që janë shumë të rëndësishme për shëndetin e trurit. Këto yndyrna të shëndetshme kanë fuqi të mahnitshme në uljen e rrezikut të demencës dhe goditjes në tru. Plus, ato mund të luajnë një rol jetik në përmirësimin e kujtesës, veçanërisht kur plakeni. Për shëndetin e trurit dhe zemrës, rekomandohet të hani dy racione peshk në javë.
    Konsumoni një dozë ditore me arra dhe çokollatë
    Arrat dhe farat janë burime të mira të vitaminës E, e cila është lidhur në disa studime me frenimin e rënies se aftesive njohëse me kalimin e moshës. Çokollata e zezë gjithashtu ka veti të tjera të fuqishme antioksiduese dhe përmban stimulues natyralë si kafeina, të cilat mund të rrisin fokusin. Shijoni deri në një gram në ditë arra dhe çokollatë të zezë për të marrë të gjitha përfitimet që ju nevojiten.
    Shtoni avokado dhe drithëra të plota
    Çdo organ në trup varet nga qarkullimi i gjakut, veçanërisht zemra dhe truri. Një regjim i pasur me drithëra dhe fruta si avokado mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të ulë kolesterolin e keq. Kjo zvogëlon rrezikun e krijimit të pllakave dhe rrit rrjedhjen e gjakut, duke ofruar një mënyrë të thjeshtë dhe të shijshme për të ndezur qelizat e trurit. Drithërat integrale, si kokoshkat dhe gruri i plotë, kontribuojnë gjithashtu në fibra dietike dhe vitaminë E.
    Boronicat janë super ushqyese
    Hulumtimet tregojnë se boronicat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe mund të zvogëlojnë efektet e padeshiruara të lidhura me moshën, si sëmundja e Alzheimerit ose demenca. Studimet tregojnë gjithashtu se regjimi i pasur me boronica përmirëson funksione të ndryshme të tru.
    Përfitimet e një regjimi të shëndetshëm
    Mund të duket e rëndomtë, por është e vërtetë: nëse regjimit tuaj i mungojnë lëndët ushqyese thelbësore, kjo mund të dëmtojë aftësinë tuaj për t’u përqendruar. Të ngrënit shumë ose shumë pak gjithashtu mund të dëmtojnë fokusin tuaj. Një vakt i rëndë mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, ndërkohë që shumë pak kalori mund të rezultojnë në uri të shtuar. Përpiquni të ndiqni një regjim të ekuilibruar, plot me një shumëllojshmëri të gjerë të ushqimeve të shëndetshme. /AgroWeb.org

  • Dozat e Duhura të Magnezit Sipas Çdo Moshe – Këshillat e Mjekut

    Dozat e Duhura të Magnezit Sipas Çdo Moshe – Këshillat e Mjekut

    Ndryshimi i stinës dhe temperaturave ndikon ndjeshëm në organizëm, duke shteruar energjitë, përkeqësuar humorin dhe prekur edhe muskujt.

    Këto të fundit përkeqësohen edhe me kalimin e moshës dhe një nga mënyrat për t’i mbajtur nën kontroll është përkujdesja ndaj marrjes së dozave të caktuara të magnezit.
    Mjekët paralajmërojnë se njerëzit që ndihen të plogësht, të lodhur e pa fuqi, duhet të tregojnë kujdes me sasinë e magnezit ose mungesat e tij.
    Çfarë Është Magnezi ?
    Magnezi është një mineral luan një rol thelbësor për sistemin imunitar, nervat, muskujt, zemrën dhe kockat. Ai është i përfshirë në më shumë se 300 reagimet biokimike të trupit.
    Mungesa e magnezit ndikon fort në vyshkjen e çdo organizmi të gjallë dhe vlen për bimët dhe sidomos për njerëzit.
    Ku Gjendet Magnezi?
    Magnezi gjendet në shumë prej ushqimeve që konsumojmë çdo ditë.
    Atë e gjeni me shumicë tek fasulet e zeza, spinaqi dhe kikirikët.
    Njerëzit që ushqehen shëndetshëm mund të arrijnë të plotësojnë nevojat e organizmit për këtë mineral.
    Ata që ushqehen me produkte të shpejta, e të përpunuara nuk arrijnë dot të plotësojnë nevojat e tyre për magnez.
    Sasitë e Domosdoshme Të Magnezit
    Sasia e rekomanduar ditore e magnezit, e marrë nga ushqimet apo suplementet është si më poshtë:
    Fëmijët nga 1 në 3 vjeç kanë nevojë për 80 mg/ditë
    Fëmijët nga 4 në 8 vjeç kanë nevojë për 130 mg/ditë
    Fëmijët nga 9 në 13 vjeç kanë nevojë për 240 mg/ditë
    Gratë dhe vajzat nga 14 në 18 vjeç kanë nevojë për 360 mg/ditë
    Gratë dhe vajzat nga 19-30 vjeç kanë nevojë për 310 mg/ditë
    Gratë mbi 31 vjeç kanë nevojë për 320 mg magnez në ditë.
    Gratë shtatzënë nga 19-30 vjeç kanë nevojë për 350 mg magnez në ditë
    Ato mbi 31 vjeç kanë nevojë për 360 mg magnez në ditë.
    Djemtë nga 14 në 18 vjeç kanë nevojë për 410 mg magnez në ditë
    Burrat nga 19 në 30 vjeç kanë nevojë për 400 mg magnez në ditë
    Burrat mbi 31 vjeç kanë nevojë për 420 mg magnez në ditë.
    Si Të Merrni Suplementin Më Të Mirë Të Magnezit
    Përpara se të vendosni për një suplement të magnezit është e udhës të përcaktoni nevojat e organizmit sepse marrja e suplementit të gabuar mund të shkaktojë probleme serioze me tretjen e të manifestohet edhe me diare.
    Konsultohuni me një mjek dhe ai mund t’ju këshillojë cilin suplement magnezi të përdorni në rast se ju duhet për muskujt, trurin, konstipacionin, apo gjumin./AgroWeb.org

  • Trahanik – Receta Maqedonase me Jufka dhe Trahana

    Trahanik – Receta Maqedonase me Jufka dhe Trahana

    Trahaniku është një pjatë që në Maqedonë lindore përgatitet duke përdorur trahana dhe jufka.

    Kur moti është shumë i ftohtë, kjo recetë është perfekte sepse jo vetëm që të ngop nepsin por të ngroh edhe shpirtin.

    Edhe pse jufkat mund të blihen të gatshme, kur përgatiten vetë kanë një shije të pazëvendësueshme.

    Megjithatë është në dorën tuaj se si do t’i përdorni në këtë recetë.

    Interesante është se kjo recetë mund të përgatitet në 2 versione të ndryshme.

    Njëra nga recetat përfshin vetëm jufkat, ujin, kripën dhe vajin.

    Ndërsa receta e pasuruar përfshin më tepër përbërës të tillë si: djathi i bardhë, gjiza dhe vezët.

    AgroWeb.org ju sugjeron të provoni t’a përgatisni vetë këtë pjatë duke ndjekur recetën si më poshtë.

    Përbërësit:

    rreth 300 g jufka

    150 gr trahana

    5 lugë gjelle djathë i bardhë i grimcuar

    5 lugë gjelle gjizë

    2 vezë

    vaj dhe ujë sipas nevojës (mund të përfshihet edhe qumështi)

    Përgatitja:

    Filloni këtë recetë duke lyer me vaj një tavë dhe më pas duke shtruar në të jufkat.

    Pas kësaj shtoni edhe gjysmën sasisë së trahanasë dhe spërkateni me vaj dhe pak kripë.

    Shtroni përsëri një shtresë me jufkat e gatshme ose të bëra vetë.

    Spërkasini sërish trahana dhe pak vaj e kripë.

    Në fund shtroni edhe pjesën tjetër të mbetur të jufkave dhe spërkatni me vaj.

    Futeni tavën në furrë dhe lëreni të piqet në 200 gradë C derisa shtresa e sipërme të piqet pak.

    Pasi të jetë gati, hiqeni tepsinë nga furra dhe shtoni sipër djathin e bardhë dhe gjizën.

    Hidhni ujë rreth 2/3 e lartësisë së tavës dhe shtoni qumësht për të mbuluar tërësisht jufkat.

    Kthejeni në tavën sërisht furrë dhe lëreni derisa të piqet dhe të mbarojë lëngu.

    Në këtë moment nxirreni nga furra dhe hidhni sipër përzierjen e vezëve dhe djathit.

    Kthejeni sërisht në furrë që të piqet dhe lëreni derisa të marrë një ngjyrë të artë fine./AgroWeb.org