14 Prill 2025
9:25
Telesport
Liverpool arriti një fitore të vuajtur 2-1 ndaj West Ham në kampionat dhe afrohet më shumë me titullin kampion në Premier League. Trajneri i “reds” Arne Slot e vlerëson shumë këtë fitore.
“Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, patëm ritëm të kënaqshëm dhe duhej të kishim shënuar më shumë gola për të qenë më të qetë. Ndërsa në pjesën e dytë shpëtuam falë Alisson”, tha Slot.
“Ata mund të kishin shënuar dy ose tre gola, por ishim me fat që Alisson shpëtoi shumë mirë disa raste. Mënyra se si pësuam ishte një zhgënjim i madh, por djemtë reaguan menjëherë”, tha Arne Slot.
“Me këtë mentalitet fituam 2-1 në momentet e fundit. Mbetet një rezultat i rëndësishëm, sepse na duhen edhe dy fitore për titullin. Mendoj se ndeshjet e deritanishme kanë treguar se sa e vështirë është për ne të fitojmë një ndeshje futbolli”, tha Slot.
“Kjo është Premier League. Tani e dimë se duhet të fitojmë vetëm dy herë. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë: gjë që është e vështirë, por ne do të luftojmë për ta arritur atë me të gjitha forcat tona”, deklaroi Arne Slot.
